...hmmm..fajin e ka Tahiri!
...hmmm..fajin e ka Tahiri!
Halucinations.
Halucinations in bad times.
I nderuar Piro 10, Megjithese analiza jote eshte e lodhshme , prapagandistike, e dobet, e varfer etj, e lexova germe per germe cdo fjale qe ke shkruar ne kete teme.
Cfare mendoj une pas leximit te saj?
Mendoj se kryesisht perpiqesh te besh fajtore opoziten apo aleatet e dikurshem per tere te zezat qe e kane pllakosur sot kete vend.
Kjo behet ne nje kohe kur qeveria ka me shume se 4 vite ne pushtet. dhe pas nje periudhe te tille eshte absurde te fajesosh qeverine e shkuar, por ti si zedhenes i saj e ben kete me vetedije dhe me te njejten demagogji qe e ben edhe Rama cdo dite ne daljet e tij apo ne portale.
Kuptoje i nderuar se s'mund te jesh i besueshem ne ato qe thua per rritje ekonomike, apo per luften ndaj krimit, pasi ke ende deputete me te shkuar kriminale, apo edhe kryetare komunash e bashkish qe i perkasin PS te cilet ja kane nxire faqen cdo dite PS. Nuk jane raste sporadike por nje mendesi, nje fryme qe i pershkon pothuaj te gjithe te zgjedhurit e PS.
Dhe tmeri me i madh sikurse brenga me e madhe, ajo qe i largon cdo dite shqiptaret nga atdheu i tyre i lashte sa bota, eshte se krimi ketu nuk ndeshkohet, ketu ndeshkohen ata qe shesin spinaq ne rruge, por jo ata qe mbjellin e shesin tonelata kanabis, Ketu futen ne burg ata qe nuk paguajne faturen minimale te energjise , por asnje nga boset e firmave te medha nuk eshte arestuar per evazion fiskal, pavaresisht se edhe kryeministri e di shume mire qe firmat punojne me dy bilance. Quhet evazion fiskal mosleshimi i nje fature tatimore nga shitesi i patateve, por jo nga ai qe punon me dy bilance duke fshehur miljona.
E keqja shqiptareve nuk u erdhi vetem nga kjo qeveri sigurisht, Te gjithe kane kontribuar ne rradhen e tyre dhe kontributi me i madh eshte shkaterimi i modelit arsimor.
Por ajo qe e dallon qeverine aktuale eshte se te keqiave te ketij vendi u vurri kapakun e pusetes se ujrave te zeza dhe e nxiu ne nje menyre katastrofike shpresen e njerezve se mund te jetohet e te prosperohet ketu.
Nese kerkon deshtimet e qeverise ne sjelljen e opozites je dogmatik, i papjekur, servil, hipokrit dhe nje kriminel i popullirt tend.
E keqja e ketij vendi e ka emrin RILINDJE. Kjo rilindi komunistat me gjithe agresivitetin e tyre kriminal genetik por vrau shpresat e nje popolli te tere, edhe te socialisteve te thjeshte , te cilet sot i gjen edhe ushtarake te dezertuar. Dezertimi i tyre nuk turperron ata, por shtetin qe i katandisi ne ate derexhe sa te shohin aratine si te vetmen menyre mbijetese.
Duke_Of_Arberia (19-11-2017)
Eshte konstatim shume i sakte dhe i goditur. Por per fatkeqesine tone eshte nje e vertete qe vret, nje e vertete qe e ka kthyer vendin tone gjithnje e me te pabanueshem.
Dhe ajo qe te irriton pa mase ne kete histori jane disa servile, hajna apo te brumosur me keto dreq propagandash te lodhura partiake shqiptare, te cilet nuk rrjeshtin kurre me llafollogji te dala boje, me qellim shitjen e sapunit per djathe.
Mjer ne ku po jetojme!
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
2053 (05-12-2017)
..u tallen ne kohen e ilireve, u vrane prinderit ne kohen e iskanderit, i vrane bastardet tashme ne luftra partizane nen drejtimin e kushedi se kujt dhe tani duan te bejne edhe nje here drejtesi apo masaker ne te mbijetuarit e gjakut shqiptar!
'populli iso do dhe nuk ka rrace apo ndasi!'
Krijoni Kontakt