Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Ashtu si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe Komisioni Europian vlerëson se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim i rëndësishëm i rrezikut makroekonomik, por rregullimet fiskale pritet ta ulin atë. Niveli i borxhit të Shqipërisë, në më shumë se 70% të PBB-së, ekspozon vendin ndaj rrezikut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative. Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset.

    Ulja e rrezikshmërisë së perceptuar ndaj atyre që mbajnë borxhin e qeverisë mund të kenë impakt pozitiv në ekonominë reale. Megjithatë, rreziqet janë përkeqësuar nga fakti se gati gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, duke rezultuar në nevojën për rifinancimin vjetor të borxhit me një shumë gati sa 20% e PBB-së, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të investitorëve kryesisht nga bankat vendase. Për më tepër, edhe pse një pjesë e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, e cila arrin në 29.1% të PBB-së dhe është me kushte lehtësuese përbën rrezik nga ndryshimi i normave të interesit. Programi është plotësisht i vetëdijshëm për këto rreziqe dhe është e angazhuar për trajtimin e tyre. Konsolidimi fiskal dhe ringjallja e rritjes pritet të fillojë uljen e raportit të borxhit ndaj PBB-së këtë vit, dhe programi përcakton objektivin e uljes, atë për më pak se 66% në 2017 dhe nën 60% deri në fund të 2019-s.

    Strategjia e menaxhimit të borxhit synon në periudhën afatmesme të zgjasin profilin e maturimit të borxhit, të reduktojë varësinë nga normat jo fikse të interesit, duke zhvilluar tregun sekondar dhe duke zgjeruar bazën e investitorëve, si dhe duke mbajtur borxhin e jashtëm në kontroll.

    Në afat të shkurtër, Shqipëria ka në plan të përdorë një garanci të Bankës Botërore për të zgjeruar huamarrjen e jashtme, duke liruar tregun e brendshëm dhe të lehtësojë ringjalljen e kreditimit të ekonomisë. /Monitor/


    .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. ...........

    Çuditerisht Arben Ahmetaj na sjell analiza te tjera ne daljet e tij publike!

    Me pak fjale jemi drejt fundosjes, pavaresisht se vazhdojme te marrim para borxh per palmat ne autostraden Tirane-Durres, duke i hequr mbas disa javesh sepse shkaktonin anomali!!!

    Go on like this Rampalla!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Rama di se çfare ben. Kot nuk u votua nga me shume se gjysma e gomereve qe ka Shqiperia !!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    Rama di se çfare ben. Kot nuk u votua nga me shume se gjysma e gomereve qe ka Shqiperia !!
    Çdo popull meriton qeverine e tij!!!

    Fundja fundit ishim po ne qe mbajtem 50 vjet ne pushtet nje dylber sadisto-gjakatar si Enveri!

    Jemi po prape ne sot qe vume ne krye te shtetit nje debil me kartele skizofreni...

    Gjithesesi shifrat dhe faktet tregojne se po shkojme gjithmone e me shume drejt rrenimit...

    Mire te na behet, pis milet!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Keto jane diskutime kot,por borxhi nuk eshte faji i Rames. Rama nga borxhi sa erdhi ne qeveri ngriti taksat dhe detyroi miletin te paguante dritat.Per borxhin duhet ti drejtoheni shokut Sali.
    Si per çdo gje gjate ketyre 25 viteve,si te thuash;nuk mund te shash asnje socialist pa mallkuar shokun Sali.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto jane diskutime kot,por borxhi nuk eshte faji i Rames. Rama nga borxhi sa erdhi ne qeveri ngriti taksat dhe detyroi miletin te paguante dritat.Per borxhin duhet ti drejtoheni shokut Sali.
    Si per çdo gje gjate ketyre 25 viteve,si te thuash;nuk mund te shash asnje socialist pa mallkuar shokun Sali.
    Ti shoku e ke gjet fajtorin, s'ka gje eshte çeshtje vazhdimesie historike!
    Edhe Enveri 50 vjet rrjesht fajin e gjente njehere tek Bashkimi Sovjetik, njehere tek Jugosllavia dhe njehere tjeter tek vellezerit kinez!

    Saliu e la borxhin, por ky pafillua ne dy vjet vetem e ka thelluar ate! Referohu statistikave...

    Qafsh mua kur flet per taksa qe po mbledh Rampalla, behesh shume qesharak!
    70 % te borxhlinjve qe nuk kishin paguar energjine elektrike ishin bizneset e rruges Tirane Durres.
    Jo vetem qe nuk i shlyen borxhet dhe as kamatvonesat, por shumica vazhdon te jete debitore tek OSHEE-ja!
    Çfare beri shoku Rampalla, iu tha atyre mos paguani se na financoni fushatat elektorale, se une iu marr fakireve dhe fukarenjeve! I burgos prinderit se nuk kane 15 mije leke te vjetra qe te pakten te lidh masken e oksigjenit per djalin azmatik... (Mund te te sjell dhjetera raste te ngjashme por pertoj t'i citoj me rradhe). Dhe si perfundim OSHEE-ja vazhdon te kete difiçite te medha ne bilancet e fundit te vitit. Dhe kur mendon qe nje qeveri e majte, e cila duhet te kete planin dhe reformat sociale ne ADN e saj, fal e mban me hater milioneret dhe miliarderet per shkelje ligjore edhe ndjek penalisht fukarenjte, e kupton se kemi te bejme me nje republike bananesh!
    Premtimi elektoral ishte se nuk do rriste faturat e energjise dhe cmimin e karburantit por si mashtrues ordiner qe eshte beri te kunderten!
    Edhe arkat e shtetit vazhdojne te ngelin bosh pikerisht fare ketyre anomalive ne informalitet, fal reformave gjysmake te rilindaxhinjve!

    Sa per Saliun, bihemi dakort se kishte ardhur koha te mbyllte ciklin e tij, perndryshe do behej bajat, ndaj edhe populli i dha verdiktin ta dergonte ne opozite!
    Mirepo edhe me ato borxhe qe mori, beri rruget kryq e terthor (sigurisht edhe me te metat e tyre), anetaresoj shqiperine ne Nato nderkohe qe Rampalla lobonte qe Shqiperia te mos futej, punoj per pavaresine e Kosoves nderkohe qe Rampalla sajonte barcaleta per Viziten e George Bushit te tipit ´sa ula doren me vodhen oren', iu dha shqiptareve liberalizimin e vizave nderkohe qe Rampalla dergonte letra edhe me ngjarje te fallsifikuara qe shqiptaret do dergjeshin europes pavaresisht se per ironi te fatit shqiptaret po dergjen jashte gjate qeverise se Rilindaxhinjve, plotesoj me shume se çdo qeveri tjeter kushte per te qene shtet kandidat ne BE nderkohe qe Rampalla nuk argumentoj per 2 vjet rrjesht 4 ligjet e famshme dhe pranoj t'i firmos ato vetem kur e kuptoj qe do vinte ne pushtet!!!

    Nuk duhet as lupe dhe as llogjike per te pare ndryshimin, pavaresisht se idealet nuk i tradhtojme!

    Gjithesesi ky Rampalla qe po merr borxhe edhe per palmat e rruges se Rinasit e qe ne fund i hoqi de nuk ishin funksionale, çfare ka bere deri tani me ato?

    Asgje, varferi, papunesi, rritje cmimesh, korrupsion, mungesa te te drejtave te lirise ne ekonomi dhe masmedia etj etj (fakte qe i harton bashkimi europian çdo vit dhe jo une e ti apo Rama me Bashen)....


    Nejse nderkohe qe vendi po shkon drejt falimentit, ne shikojme mbrapa duke pretenduar se po ecim mbrapa! Por siç ta thashe edhe me larte, s'ka asgje te keqe, e kemi bere 50 vjet kete gje e do vazhdojme ta bejme edhe sot...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Kjo eshte rezultat i keshillave dhe formules magjike te Ajnshtajnit te ekonomise Toni Blerit
    dhe Rama i zbaton keshillat pike per pike dhe borxhi thellohet me shume.
    Brilante fare,lol.
    Si ka mundesi qe Toni Bleri nuk i merr askujt borxh,per te paguar per
    qerane e shtepise ,ushqimet rrobat vakancat etj?
    Buxheti i tij personal eshte surplus kurse buxheti i shtetit na del minus.
    Formula magjike eshte,use common sense,perdor llogjiken e shendoshe,
    shtri kembet sa ke jorganin,me fjale te tjera mos shpenzo asnjehere me
    shume se sa te ardhurat vjetore qe krijon ekonomia dhe nuk do marresh borxh asnjehere.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Borxhi si perqinde e PBB-së

    Emri:  Albania National Debt 2015   countryeconomy.com.png

Shikime: 470

Madhësia:  15.3 KB

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    @Qyfyre: Nuk më duken edhe aq e saktë ëpamja e grafikut që sjell. Nga e ke gjetur?

    Ti qartësisht si socialistofil që je po bën apologji për Rama-Metën duke dashur të thuash se është vetëm faji i Sali Berishës. Në fakt Berisha ka fajet e tij, por e vërteta e hidhur është se qeverisja socialiste Rama-7%Meta është ajo që e ka çuar borxhin në qiell... në më pak se dy vite qeverisje...

    Ja shikoji statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto jane diskutime kot,por borxhi nuk eshte faji i Rames. Rama nga borxhi sa erdhi ne qeveri ngriti taksat dhe detyroi miletin te paguante dritat.Per borxhin duhet ti drejtoheni shokut Sali.
    Si per çdo gje gjate ketyre 25 viteve,si te thuash;nuk mund te shash asnje socialist pa mallkuar shokun Sali.
    Borxhi është edhe fajii i Ramës, o tipi. Jam i sigurt se ti jo vetëm që nuk ia ke idenë, siç nuk ia kanë idenë mediat që përsërisin propagandë dylekëshe, por je edhe aq budalla dhe shfaqesh guximtar duke përsëritur broxkulla që as vetë nuk i kupton.

    Shiko këto statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp Kjo është një mënyrë relative e tregimit të borxhit të një vendit, duke e raportuar atë, pra borxhin qeveritar, me PBB. Kjo në terma absolutë është një farsë, sepse edhe ta kesh borxhin 20% të PBB është gjë e keqe, jo vetëm moralisht dhe etikisht por edhe keonomikisht për ekonominë dhe brezat e ardhshëm...

    Psh imagjino, ti jeton dot duke patur borxh një % të caktuar të fitimevve të tua? Jo nuk jeton dot...! Atëherë përse idiotët si ti dalin me radhë, sa herë ndryshohen qeveritë dhe mbrojë Berishën, Metën, Ramën etj për borxhin që këta ndyrësira marrin në emrin tënd dhe timin? Përse more njeri?

  10. #10

    Për: Alarmi i KE për Shqipërinë: Borxhi publik nuk mban më!

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    @Qyfyre: Nuk më duken edhe aq e saktë ëpamja e grafikut që sjell. Nga e ke gjetur?

    Ti qartësisht si socialistofil që je po bën apologji për Rama-Metën duke dashur të thuash se është vetëm faji i Sali Berishës. Në fakt Berisha ka fajet e tij, por e vërteta e hidhur është se qeverisja socialiste Rama-7%Meta është ajo që e ka çuar borxhin në qiell... në më pak se dy vite qeverisje...

    Ja shikoji statistikat këtu: http://www.tradingeconomics.com/alba...nt-debt-to-gdp
    Lum si ti per trut qe ke qe te duket grafiku ndryshe ngaqe nje eshte me vije e tjetri me shtylla. Zgjidh opsionin per ta bere grafikun me vije te faqja qe solle dhe te del po i njejti grafik per te njejtat vite. Ti me verte kujton se gjith bota ka synim te shtremberoje grafiket shqiptare per arsye politike.

    Emri:  Albania Government Debt to GDP   1997 2015   Data   Chart   Calendar.jpg

Shikime: 545

Madhësia:  13.4 KB

    Ramen e Salen ke ti per detyre ti mbrosh e ti shash. Une postova nje grafik dhe secili me mend ne koke nxjerr konkluzione.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •