Paper ‘n’ Sound- emisioni që ndërthur poezinë & muzikën në një krijim të vetëm
Paper ’n’ Sound është konceptuar si emisioni i vetëm radiofonik në Shqipëri që ndërthur poezinë, muzikën dhe artin vizual në një krijim të vetëm artistik. Ky emision transmetohet në platformat dixhitale (vimeo&mixcloud& youtube) duke përjashtuar nevojën e frekuencave. Materiali radiofonik përfundimtar përqafon tema të ndryshme, bazuar në boshtin filozofik të poezive të përzgjedhura.
Ky emision synon të kthejë poezinë si gjini elitiste në lehtësisht të asimilueshme nga dëgjuesi, dhe duke nënvizuar që poezia, nuk është edhe aq e padobishme siç janë shprehur disa poet syresh, por përkundrazi, e ndërthurur me muzikën e veçantë dhe të re që ndjek çdo fjalë dhe i jep një gjymtyrë imagjinare më të fortë poezisë, ky emision kthehet në kthinën intime reflektuese të dëgjuesit.
Me poshte do te gjeni linkun ne te cilen mund ta shihni (vimeo)&/ degjoni (mixcloud)
Krijoni Kontakt