Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Per A.G dhe R.P

    Ajo kishte lekure te lemuar, shume te lemuar, e ai per ore te tera harrohej i mrekulluar mbi trupin e saj te zhveshur, projektonte qytete imagjinare mbi nishanet e saj e u vinte atyre emra perendish, bashkonte qukat e shpines e krijonte me to konstelacione yjore, u vinte emra lumejsh damareve, e shperthente si i marre ne te qeshura Vespuciane pas cdo zbulimi te ri qe bente mbi trupin e saj deri sa gjumi e ankoronte anijen e tij diku mbi ndonje breg gjinjsh.
    Per ta kam gjithmone mall, gjithmone deshire per te folur, per te thene dicka te re, dicka te vertete.
    Ai ishte piktor ndersa ajo memece.

    Me ta u njoha fare rastesisht ne hollin e nje hoteli te nje qyteti bregdetar ne jug te vendit ku isha derguar me sherbim nga kompania e udhetime per te cilen punoja asokohe. Me duhej qe gjate qendrimit tim 2 javor ne qytetin Y te pergatisja nje raport te gjate ne lidhje me vlerat turistike e kulture te ketij qyteti. Raporti duhej te hidhte drite mbi hotelet, me te njohura te qytetit, muzeumet, si dhe jeten artistike te qytetit duke u ilustruar gjithashtu me fotografi te cilat duhej ti beja gjate qendrimit tim atje. Te them te drejten e prita me kenaqesi kete sherbim, pasi gjithmone kisha dashur ta vizitoja qytetin Y qe shquhej per vlerat e shumta turistike dhe per traditen e mikpritjes. Diten time te pare aty pothuajse nuk bera azgje. Kohen me te madhe e kalova ne dhome ku pasi sistemova gjithcka kisha marre me vete u shtriva qe te clodhesha pak. Aty nga mbremja mora aparatin fotografik dhe vendosa te shkoja te beja disa foto nese do te mundja te kapja perendimin i diellit qe sic kisha degjuar ishte i madherishem.
    Piktori, nje mesoburre i veshur shike, jo shume i gjate qendronte i ulur ne holl, dhe shfletonte pa deshire nje reviste, plot foto. Dukej se priste dike, pasi here pas here i hidhte nje sy ores, e me pas kalonte shikimin shkarazi nga shkallet e hotelit. Ne cepin e murit ishin mbeshtetur kanavaci dhe tripoidi, ndersa perpara kembeve te tij ishte hedhur shkujdesur nje valixhe e vogel ku ishin sistemuar bojerat dhe penelat. Ky duhet te jete piktor mendova, dhe me siguri edhe ky po shkon te kapi perendimin e diellit. Ai me hodhi nje veshtrim te shpejte, pa serish oren, dhe iu drejtua recepsionit. Recepsionistja ishte nje gjatoshe bjonde e grunjte e cila u drejtohej klienteve me nje miresjellje te shtirur qe aq shume stononte me zerin e saj hundor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 22-05-2002 mė 10:50

  2. #2
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    hey boy

    Uli nervat nitROSHI se lala t'do fort dhe te respekton. Po ka dhe gjera qe te bejne kurioz. Ti e di si themi ne

    Curiosity kills the cat.
    The Truth will set you "Free"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Vazhdimi

    Biseda e tyre ishte e shkurter, por duket se piktori nuk ngeli i kenaqur nga shpjegimet qe kishte marre. Ai mi nguli syte serish, por kesaj here shikimi i tij ishte i shtruar. Me buzeqeshi dhe me nje ze shume familjar mu drejtua:" Perendimi i diellit do te jete i fantastik sot. Ju me siguri po shkoni te merrni disa foto." Po ia ktheva, por te them te drejten nuk e di se ku mund te gjej pejsazhet me te bukura, pasi eshte hera e pare qe vije ketu. Ashtu, tha piktori i habitur, ndersa une u perpoqa te kuptoja habine e tij. Une kojtova se ju ishit fotograf profesionist, dhe kishit ardhur enkas per te bere fotografi artistike, foli ai me te njetin ton familjar dhe ia nguli syte aparatit fotografik, i cili ishte aparat shume profesional. Punoj per nje kompani udhetimesh dhe me duhet te pergatis nje album fotografik me pamje nga kjo treve. Albumi do te expozohet ne agjensite tona kudo ne bote, e keshtu me duhet te bej nje pune te paster e profesionale, i shpjegova piktorit i cili ia kishte ngulur syte aparatit dhe dukej se nuk po e degjonte fare caprashitjen time. Midis nesh u ra heshtja, ndersa ai neroz pa serish oren, nje sahat i lare floriri i cili dukej se duhet te ishte goxha i shtrenjte.
    Nese deshironi mund te vini me mua, e theu ai qetesine disa sekondeshe qe kishte filluar te me vinte ne pozit. Une pikturoj vetem mbremjeve, dhe e njoh si ne pellembe te dores kete zone. Shkoj gjithmone per te pikturuar nga shkembijte, se atje edhe pamja eshte e mrekullushme. Buze-mbremjeve dielli rreflektohet mbi det, e perflak shkembijte qe vitet dhe dallget u kane dhene forma te ndryshme. Gjithe asaj qetesie i shtohet zhurma e perplasjeve dhe klithmat e pulebardhave te cilat shkeputen pingulthi nga faqja e malit ne drejtim te detit, per te perqafuar qiellin aty ku rete thyejne rrezet e diellit. Me rrenqethi pasioni me te cilin piktori pershkroi pejsazhin qe me shume se ne fjalet e tij, arrita ta lexoj ne shkendijat e syve te perflakura, qe leviznin me shpejtesine e nje gjuhe gjarpri. U ndjeva i plote pas pershkrimit te piktorit, dhe i thashe se do te ishte me te vertete nje kenaqesi e madhe per mua te shkoje me te. Bile jo vetem kaq, por nga deshira per te shkuar sa me pare atje mora rrugen per nga dalja e hotelit por piktori me ndaloi me nje buzeqeshje ne fytyre. Kisha dashur ta shihja me syte e mij mrekullin per te cilen ai me kishte folur, dhe isha treguar fare pa takt, bile i paedukate. Ai ktheu koken nga shkallet, pa serish oren, dhe me nje ze vagullt tha. Jam duke pritur R. Ajo vjen gjithmone me mua nga shkembijte, sa here qe shkoj te pikturoj. Me habiti menyra se si e shqiptoi emrin e saj, sikur po me fliste per dike shume te njohur. Ndersa po prisnim qe R te zbriste ne honin e hotelit une propozova te pinim dicka ne barin qe ishte vetem disa metra larg recepsionit. Piktori pranoi ftesen time dhe nuk harroi te porosiste disa here recepsionisten qe ti tregonte R se ku mund te na gjente.

    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 22-05-2002 mė 11:04

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    31

    did i ever tell you that...

    i love you...?
    engjell sic jam vet

  5. #5
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    love nitin the

    A.S.j.V

    I'm not surprised....

    everybody loves him here too.
    Only me uncle Xhumali dont love him. you no me saying?

    respect.
    The Truth will set you "Free"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Vazhdimi

    Bari ndodhej ne nje salle jo shume te madhe te lyer me nje te verdhe te lehte, qe shkonte shume me karriget e thururura te kashtes. Ne qoshe te salles ishte vendosur nje akuarium shume i madh, e jo shume larg prej tij nje gramafon i vjeter, i mbajtur shume mire luante disa melodi te trishtuara bluz. Piktori porositi nje dopio Bells, ndersa une nje dabell expres. Ai i hodhi nje shikim te shpejte salles dhe me nje levizje shume energike iu drejtua tavolines qe ndodhej prane dritares. Pasi u rahatua ne karrigen e kashtes, ai kaloi anash me nje levizje shume femerore floket e gjate, ndezi nje cigare rothmans, ktheu nje gellenjke te vogel wiski dhe buzeqeshi. Kishte dicka te pashpjegueshme tek ai njeri. Dicka qe te habiste dhe te bente pervete njekohesisht. E shikoja ashtu te heshtur tek pinte duhan, dhe nuk arrija ta kuptoja se i nga buronte tere ajo force terheqjeje. Me sa kisha arritur te vija re gjate takimt tone te shkurter ai nuk fliste shume, por edhe kur fliste, e bente me shume pasion. Nuk e di pse te krijonte pershtypjen e saj mokres qe i bluan gjera perbrenda nen ate trokun ritmik, deri sa i binte mbi fytyre nje e qeshur aq e pafajshme qe si me dore ja largonte nga balli rrudhat qe i krijonte thellesia e mendimit. Edhe frazat qe arrinte te shqiptonte mbyturazi te jepnin pershtypjen e copezave te shkeputura monologjesh qe flakuriteshin pa deshire nga nje ze rrebel e i thumbuar pasioni. Ato nganjehere nuk kishin fare lidhje me njera tjetren, e kjo me beri te besoj se ai tashme e kishte harruar fare prezencen time, dhe dic ishte duke menduar. E gjitha kjo pershtypjen kthehej ne hi kur e shihja pas cdo gjeje qe thoshte te me dretohej mua me ate shikimin e tij pyetes i cili nuk me ndahej derisa une ti jepja nje aprovim te heshtur me koke.
    Kishim kaluar me shume se gjysem ore me piktorin, dhe te vetmet gjera qe kisha arritur te mesoja rreth tij kishin te benin me shume me shijet e tij personale reth muzikes, artit, e pijeve, se sa rreth personit te tij. Piktori nuk me kishte lene fare te flisja. Ai ose kishte folur vete ose ishte zhytur ne nje heshtje perendish te cilen une nuk kisha patur guximin ta cenoja. Po cishte me e cuditshmja une nuk e kisha humbur durimin, dhe per me teper nuk isha merzitur se qeni i heshturi i dialogut tone te pare qe u nderpre vetem atehere kur ajo hyri ne sallen ku ndodhej bari....

    Mbase vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 27-05-2002 mė 10:25

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nitROSH

    Dikush me lart ka thene....(ne anglisht)
    "te gjithe te duan"
    Dua te them se une jam tek ato te gjithe qe te duan....
    dhe te cmoj.....

    Ti thua-"mbase vazhdon"

    Vazhdon apo nuk vazhdon....
    me lejo te te lutem....:
    -mos rri gjate pa u kthyer
    se mungon

    me shume se me respekt macia _blu

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Vazhdimi (ajo)

    Ajo kishte nje trup te paket, i cili humbiste midis atij lumi flokesh qe i derdhej mbi vithet e rrumbullakosura. Fustani i kalter i mishezuar pas kofsheve te plota ishte mjaft i hapur ne gryke, dhe te lejonte bujarisht ti hidhje nje sy gjokseve te kercyer. Ecte me hapa te vegjel, dhe plot delikates iu afrua tavolines sone, me nje buzeqeshje drite ne fytyre. Me pershendeti vetem duke perkulur koken, dhe u perkul per ti dhene nje te puthur te lehte mbi buze piktorit. Pastaj levizi me shpejtesi duart delikate dhe ashtu shuarazi beri disa shenja qe une nuk arrita ti merrja vesh ne hapesiren e ajrit qe u mbush sa kaq me aromen e parfumit te saj.
    Piktori e pa ne sy, buzeqeshi, dhe iu pergjigj edhe ai me disa levizje duarsh, pastaj mu drejtua mua dhe tha " kjo eshte R, Muza ime".
    Si te gjitha muzat edhe ajo nuk fliste, por vetem shfaqej, leshonte aromen e trupit te saj, dhe lundronte ne syte e tij i cili sa kaq edhe ai behej rob i heshtjes, rob i prezences se saj. Syte e tij ishin te uritur, bile me shume se te uritur. Ata trokonin mbi relievet e trupit te saj si drite hene mbi siperfaqen e shkretetires ne nje nate arabe.
    Ata nuk kishin nevoj per fjalet. I pikturonin germat mbi ajer, dhe te dy se bashku i gezoheshin atij baleti duarsh, ku te vetmet koreografe ishin mendimet. Nga delikatesa e levizjes se duarve e kuptoja se ishin duke thene dicka te embel, te bukur, te magjishme, qe zhdukej sa kaq ne ajer, por qe merrte nje tjeter forme jete ne syte e tyre, ne buzet e tyre, e qe rreflektohej ne tere qeniet e tyre. Kurre nuk kisha pare duar me te bukura, kurre sy me shprehes.
    A ju ka qelluar ndonjehere te deshironi te thoni shume, te shfryni lumin e mendimeve, ndjenjave tuaja?
    Sigurisht qe po.
    Lumenj fjalesh jetime, na rrjedhin nga buzet, por sakaq asgjesohen ne vrimen e zeze te indiferentizmit te tjetrit. Ato perpiqen me te tere forcen ta sheshojne malin e mos-vemendjes, e te zgjojne sadopak kureshtjen shurdhe te bashkebiseduesit, por ashtu te pafuqishme paliten pa mundur as edhe ta gerrvishtin sadopak interesin e tij. Ka raste qe flasim per ore te tera me miqte apo te dashurit tane , e prape nuk arrijme te kuptohemi, te merremi vesh, bile jo shume rradhe edhe fillojme ta urrejme njeri tjetrin per fjalet e thena pa vend, per kembungljet e kota kapricoze qe pjellin kuptimet e fiksuara te fjeleve.
    Ja te gjitha keto po mendoja teksa shikoja ata te dy qe shprehnin ndjenjat e tyre ne menyren me primitive, ashtu sic bejne dhe kafshet, me sy, duar, qenie.

    Vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 28-05-2002 mė 09:17

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    niti

    sa per te te falenderuar qe je ketu, edhe pse nuk duhet te jesh ketu.... ose duhet te jesh edhe gjetiu. Po une te falenderoj....
    nderkohe po te flas ketu sepse nuk dua te ike kjo faqe po pres vazhdimin..duke te uruar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    nitROSHIT

    eja te lutem te vazhdosh.kam dite qe po mbaj frymen pezull.
    ti me ke premtuar... vazhdimin.po e pres.
    nuk jam vetem.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •