Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Hetimi nga Italia/ Emri i Tahirit në regjistrin hetimor, 1 i penduar në dosjen Habilaj...

    Emri:  auto_tahiri_habilaj1513105295.jpg

Shikime: 1945

Madhësia:  37.3 KB

    Gazetarja Alba Kepi, nga Italia tha se nga informacioni që ka, ndonëse nuk është i konfirmuar zyrtarisht, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është i përfshirë në regjistrin e hetimit të autoriteteve italiane.

    “Në regjistër, në njërën anë shënohen veprat penale, në tjetrën personat nën hetim. Përfaqësues të prokurorisë shqiptare kanë ardhur në Catania dhe kanë kërkuar hetimin e Tahiri në kuadër të dosjes Habilaj”, tha gazetarja për Oranews.

    Sa i takon çështjes nëse ka të penduar dosja "Habilaj", gazetarja tha se, thuhet se është një i penduar.

    Sa i takon dokumentit italian që publikoi Tahiri pak kohë më parë, gazetarja tha duhet pyetur studio e avokatisë nëse dokumenti është marrë me faks apo me internet.

    Syri

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    FOTO/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit Habilaj. Emri

    Emri:  auto_Screenshot_21508595191.jpg

Shikime: 1991

Madhësia:  36.6 KB

    Drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti, i cili është pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Mosisi Habilaj. Seiti u arrestua dy ditë më parë gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës.

    Sipas drejtësisë italiane, shtetasi Nazer Seiti, luante dhe rolin e financierit në fupin e strukturuar të drogës.

    Kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e krimeve të rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton kanabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë.

    Në rast ekstradimi të Seitit në Itali, ai do tu bashkëngjitet dhe pjesës tjetër të të pandehurve, ku mes tyre është dhe drejtuesi i grupit Moisi Habilaj.

    Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të Italisë në territorin shqiptarë janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

    Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

    Emri:  auto_Screenshot_11508595192.jpg

Shikime: 1862

Madhësia:  48.7 KB

    Syri

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Sekuestrohen pasuritë e Habiljave në Vlorë, ja çfarë u është gjetur

    Emri:  auto_pasuria_e_habilajve1509447189.jpg

Shikime: 1753

Madhësia:  47.3 KB

    Pasuritë e Habilajve në Vlorë janë vënë sot nën sekuestro. Njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë!

    Sekuestrimi i pasurive si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Vlorës, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë !

    Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

    Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ''28 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

    Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ''29 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

    Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

    Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në pronësi të K.H..

    Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

    Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

    Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

    Syri

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    PËRGJIMET/ Filozofia e bosit të drogës Moisi Habilaj dhe Roleksi që i mbeti ‘fiksim’

    Emri:  auto_rolex1509794334.jpg

Shikime: 1816

Madhësia:  26.1 KB

    Moisi Habilaj kreu i një bande që trafikoi sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shpenzonte shuma të konsiderueshme parash për mallrat e luksit.

    Në dhjetor të vitit 2013, sipas hetimeve të autoritete italian, ai merr një sasi prej 270 mijë eurosh nga Antonio Riela, pasi ky i fundit morri një sasi droge e trafikuar nga Shqipëria, nga banda e drejtuar prej Moisi Habilajt.

    Pas kësaj, Moisi Habilaj bën ‘shopping’ dhe në një bisedë të regjistruar, ai i thotë Sabaudin Ccelajt se harxhoi 9.000 euro vetëm për blerjen e dy byzylykëve, “një për gruan dhe një për nënën e Saimirit”.

    Por Mosisi Habilaj i mbetet një peng atë ditë: “Një orë Roleks e bukur 6.000 euro që herën tjetër do ta blejë për vetë”.

    Në këtë rast, “kushëriri i rrethit të 10-të” të Tahirit, siç e ka cilësuar vetë ish ministri, përdor edhe një filozofi: Paratë mund ti shpenzojnë, gjithsesi problemet nuk mbarojnë kurrë.

    Emri:  auto_roleksi1509795709.jpg

Shikime: 1965

Madhësia:  74.8 KB

    Syri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë: Fola unë me atë, i thashë të mos i fusë hundët

    Emri:  auto_1231508256846.jpg

Shikime: 2147

Madhësia:  57.4 KB

    Përgjime të shumta janë bërë nga policia italiane në lidhje me hetimin e ‘Grupit Habilaj’, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.

    Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:

    Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

    Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

    Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

    Moisi Habilaj: Ah ... ai i fole me ti

    Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi

    Moisi Habilaj: Çfarë tha

    Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto ... çfarë kanë ... si janë punët’ ... e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

    Moisi Habilaj: Atëherë...

    Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni ... është çështje orësh.

    Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

    Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne ... për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

    Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

    Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar ... dhe më tha...I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

    Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

    Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) ... i kishte marrë në celular, më dëgjon?

    Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

    Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit ... u kishte thënë.

    Moisi Dalipaj: Po...

    Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) ... porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt ... i kishte thënë.

    Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë ... po ... dhe pastaj

    Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

    Moisi Dalipaj: ... të qeshura ...

    Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh ... ik e mos mendo më asgjë.

    Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

    Florian Dalipaj: E ka si jo ... ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

    Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

    Florian Dalipaj: I thashë ... ne nuk goditemi ... na kanë shqetësuar ... na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

    Moisi Dalipaj: Në rregull.

    Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso ... ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

    Marrë nga dosja e Policisë Italiane - Përgatiti: SYRI.net

    Emri:  auto_shefi_i_madh_21508256836.jpg

Shikime: 2051

Madhësia:  74.7 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_31508256838.jpg

Shikime: 1998

Madhësia:  30.1 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_41508256839.jpg

Shikime: 1967

Madhësia:  58.9 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_51508256840.jpg

Shikime: 1997

Madhësia:  49.7 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_61508256841.jpg

Shikime: 1854

Madhësia:  59.8 KB

    Syri

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    'Habilaj u ofrua të paguajë drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro'

    Emri:  auto_anduena-11508274179.jpg

Shikime: 1244

Madhësia:  26.8 KB

    Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore.

    Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

    Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro).

    “Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

    Syri

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: I patë policët, janë tanët, kam njeriun tim tek radarët në Durrës.

    Emri:  auto_moisi_dalipaj_-_radareet1508316189.jpg

Shikime: 2080

Madhësia:  26.7 KB

    Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.

    Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

    Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. "Kam njeriun tim në sallën e radarëve", i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. "I patë policët? Janë tanët", vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

    Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

    ‘I patë policët? Janë tanët’, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

    Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. Një ditë më parë mediat italiane publikuan dosjen prej 410 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës i cili kryesohej nga Habilaj.

    Gjatë bisedave Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke theksuar se gjatë një muaji ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.

    Syri

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Moisi Habilaj del para gjykatës së Katanias: Më lironi. Jam i pafajshëm si Tahiri...

    Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie Moisi Habilaj, i dyshuari si kreu i grupit të trafikut ndërkombëtar është paraqitur përpara tre gjyqtarëve Iarato, Benanti dhe Catena.

    Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit e Katanias mori në shqyrtim ankimimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ata u arrestuan në aksionin e quajtur “Venti Dei Rosi”.

    I vetmi nga të arrestuarit që nuk ka kërkuar rishikimin e arrestimit ishte italiani Antonino Riela, i cili sipas dosjes së hetimit rezulton të jetë një nga kontaktet më të besuara në Catania të Moisi Habilajt.

    Moisi Habilaj është paraqitur i fundit përpara gjyqtarëve. Por siç konfirmoi dhe avokati i tij Biagio Maurizio Catalano, Habilaj i ka mohuar akuzat, duke kërkuar lirimin.

    Syri

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Zbardhen emrat, ja kush janë 4 të kërkuarit e dosjes ‘Habilaj’

    Emri:  auto_moisi_habilaj_me_shoke1508160646.jpg

Shikime: 1948

Madhësia:  39.1 KB

    Autoritet italiane kanë shpallur në kërkim katër persona, si pjesë të një grupi që trafikonte sasi të madhe droge si dhe armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.

    Në kërkim janë shpallur: Nezir Seiti, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj dhe Armando Sulaj.

    Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ata janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku bënte pjesë edhe Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i arrestuar në Itali.

    Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

    Syri

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Gjykata ‘ngujon’ Saimir Tahirin në Shqipëri. Replika në sallën e gjyqit

    Emri:  tahiri-maks-haxhia.jpg

Shikime: 1249

Madhësia:  30.2 KB

    TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda pas vendimit për t’i bllokuar pasaportën. Pas dëshmisë 60-minutëshe, gjykatësja ka firmosur vendimin që lë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës, çka pengon ish-ministrin Tahiri të dalë jashtë vendit.

    Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur nga afër seancën, raporton se Saimir Tahiri është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit. Që në nisje të seancës, ai është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel.

    “Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. Gjykata është kthyer në noter të Prokurorisë”, u shpreh avokati Haxhia.

    Gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se pas qëndrimit të shprehur nga avokati i tij mbrojtës, fjalën e ka marrë ish-ministri Tahiri.

    “Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, ka deklaruar Tahiri.

    Ndërsa pjesën e parë të seancës Tahiri është shfaqur i qetë, gazetarja thotë se në pjesën e dytë është shfaqur emocional. Madje, sipas saj, nuk kanë munguar batutat mes Saimir Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës teksa linin sallën e gjyqit.

    Balkanweb

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •