Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ironia e jetes..

    Emri:  22687724_1684824714869107_2830188256876020563_n.jpg

Shikime: 1306

Madhësia:  45.4 KB

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Rracdhjerve Rilindas me ne krie alabakun anadollak Ram Veliaj arrixhiu ju doli boja ! Felliqesira tha !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 24-10-2017 më 05:40

  3. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Mbërtheckat e Pangos dhe qarjet e Saimir langos

    Këto ditë përplasjesh në se ka prova për Tahirin apo jo,m’u kujtuan mbërtheckat e Pangos. Një fjalë që përsëritej atëherë e kori i socialistëve namusqarë u ngrit në zenith. Si Ku Klus Klani donin linçimin e Pangos. T’u thoje atyre ato mote se mbërthecka nuk ishte provë të bënin copash,mbase të hidhnin dhe përtej malit me gropa.
    U mbërthyen tek mbërtheckat dhe nuk u ngopën nga dorëheqja e ministrit. Nuk pyetën për djalin e tij e për plot sentimentalizma që sot i shfaqen si argumente. E ndodhi normalja. Berisha e shkarkoi në çast, Pango iu drejtua gjykatës, mori vendim pafajësie e qysh atëherë mbërtheckat i harroi partia e grackave televizive.
    Pas tyre u shfaq një video me zë të montuar sikur Meta merrte 700 mijë euro. Rilindja e quajti provë, u ngrit në protesta të dënonte hajdutin që e kishte të provuar tashmë. Dhe e dënoi rëndë Metën. E bëri president!!!!!!!!!

    Por Meta iu drejtua gjykatës e cila provën e Rilindjes e quajti flluskë.

    Pas kaq e kaq dështimesh tani vijmë tek provat e Tahirit. Thuhet se ka trafikuar, ka marrë ryshfet 5 milionë euro çdo muaj, i duheshin 20 milionë për fushatë, me makinën e tij bëhej transporti i drogës, me... Por, jo, shokët e tij këto nuk i quajnë prova. Mbase duan të dëgjohet në përgjime fjala mbërtheckë, ose shifra 700 mijë, se ata e dinë më të madhe se 5 milionë.

    Kaq janë dhjerë sa që edhe provat quhen prova vetëm po tha Rilindja. Ndryshe quhen sajime, luftë politike e hakmarrje tropojanësh.

    Dua të kujtoj se kjo histori është mjaft e thjeshtë dhe shumë e qartë. Ja sepse.

    Tahiri bëri sikur e shiti, por nuk e shiti makinën 003. Se kështu quhej e ministrit dhe shërbente si kartat e trarit në porte dhe aeroporte. Pas kësaj shitje-mos shitje ia hypte disa herë vetë që kudo riverifikohej se kjo makinë është ende e ministrit, kujdes.

    Më pas Zagani, polici i antidrogës informoi shtetin se me ketë makinë kushërinjtë e ministrit bëjnë trafik narkotikësh. Dhe në vend të nisë hetimi ndaj ministrit nis reprezalja ndaj informatorit të shtetit. Burgoset, kërcënohet, fyhet e poshtërohet dhe nga kryeministri deri sa për fatin e tij të mirë ia del të arratiset me grua e tre fëmijë e të marrë azil në Zvicër.

    Ja, pra prova e qartë. Një informatë e dhënë nga një polic shteti, u injorua, nuk u hetua, u fsheh dhe heroi që guxoi u burgos. A është kjo më shumë se mbërthecka e Pangos?
    Tahiri ka ditë që sillet si lango. Qan e qurravitet se ka fëmijë, është i ri, nuk shkon në burg e kryeministri përlotet njësoj. Se prova që përmendëm është e përbashkët. Krimin e kanë kryer të dy.
    Beson kush se Tahiri trafikonte e mbillte hashash pa marrë porosi nga Rama?! Njësoj si të besosh se Taulant Balla është francez. Lindur e rritur në Paris.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #34
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Tahiri përdor skemën e Elvis Rroshit


    Ish-ministri Tahiri ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e Kuvendit.
    Tahiri tregoi një dokument të marrë nga Prokuroria e Katanias, duke pretenduar se ndaj tij nuk ka asnjë hetim apo kërkesë për procedim penal në asnjë rast, duke përfshirë këtu edhe hetimet 4-vjeçare ndaj bandës së Habilajve.
    ‘Sigurova një dokument nga Prokuroria e Katanias që mban datën 23 tetor 2017, që thotë se për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri nuk ka asnjë hetim apo procedim penal deri në këtë datë. Si ka mundësi që prokuroria shqiptare aëherë kërkon arrestimin tim, ku nuk asnjë fakt ndaj meje. Prokuroria e Katanias ka 4 vite që heton për bandën e Habilajve dhe nuk ka gjetur asgjë për personin tim. Pra, Prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vjet grupin kriminal ku “bëja pjesë dhe unë”, nuk ka gjetur asgjë për të nisur procedimin penal ndaj meje e thotë se nuk është hetuar kurrë ndaj meje deri më sot. Po si është e mundur që Prokuroria jonë kërkon arrestimin tim?! Në atë përgjim flitet për një tjetër Saimir që ka kampion dhe kompani kampionash. S’mund të isha edhe bosi i drogës dhe hamalli i saj. Kaq të vështirë e ka prokuroria jonë që të kërkonte një dokument të cilin unë e sigurova brenda 48 orësh.’
    Pyetjes së çfarë e bëri Ramën që të ndryshonte qëndrim ndaj tij, Tahiri iu përgjigj duke thënë se:
    ‘Me PS-në e bashkonte vetëm e vërteta dhe përpjekja për ta bërë këtë vend më të mirë dhe jo konjuktura e vëllazëria e njerëzve që në korridore bëjnë paçavure interesat e shqiptarëve.’
    Ish-ministri theksoi se ndaj tij po bëhej gjyq politik dhe juridik, ndërsa shtoi se një pjesë politikanësh e bëjnë atë njëherë fajtor dhe njëherë viktimë.
    ‘Ndaj meje po bëhet gjyq politik dhe juridik e publik. Politikanët po më bëjnë njëherë fajtor dhe një herë tjetër viktimë. Politika po hedh mbi mua llumin e 25 viteve. Ata që vranë e prenë për 25 vite sot hedhin baltë mbi mua. Nga njëra anë politikanët e nga ana tjetër analistët e gjithologët. Për çmimin e së vërtetës jam i gati të paguaj gjithçka kam e gjithçka jam.’
    Më tej Tahiri shtoi se i kishte kërkuar prokurorisë që t’i shkonte deri në fund hetimit për të zbardhur të vërtetën.
    ‘Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë ndaj llumit në media dhe llumit në politik. Do bëj gjithçka që çështja ime të mos mbetet në kanalet e ndryshkura të drejtësisë.Nëse ka deputetë edhe nga Partia Socialiste që mendojnë se unë duhet të arrestohem, i ftoj ta bëjnë këtë punë. Unë jam një njeri i lirë dhe nuk kam asnjë mbrojtje. I kërkoj prokurorisë të hetojë deri në fund.’
    Rreth një vit më parë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, u akuzua nga opozita për të shkuarën e tij kriminale në Itali e Gjermani.
    Por në datën 26 maj, Rroshi publikoi një dokument të ardhur nga Gjermania, ku tregonte se nuk kishte asnjë problem me drejtësinë gjermane.
    ‘Pas sulmit dhe baltës së shtrigave të SHQUP-it, ju bëj me dije se sapo ka ardhur ashtu siç edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtësisë Gjermane, kartela penale e imja. Për çdo merak e kam kërkuar në dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi. që Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra të rrinë rehat. Kartela thotë mbi emrin tim ‘asnjë shënim’, ç’ka do të thotë që unë dhe drejtësia gjermane nuk jemi takuar në asnjë pikë në jetën tonë’, – deklaronte në maj të vitit të shkuar, Elvis Rroshi.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Alibeaj: Dritan Zagani nuk është dënuar asnjëherë, dyshja Rama-Tahiri të zhytur në krim mbrojnë Habilajt

    Deputeti i Partisë Demokratike, Alibeaj, ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat nga selia blu, ku ka deklaruar se pavarësisht shpifjeve të Ramës, ndaj ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë.
    Alibeaj theksoi se Rama dhe Tahiri po mbrojnë Habilajt, pasi jo vetëm kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së tyre kriminale, por edhe i kanë ndihmuar dhe kaë përfituar prej tyre.
    Deklarata e plotë
    Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
    E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.
    Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.
    Para dy ditësh Edi Rama gēnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.
    Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.
    E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!

    Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!
    Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.
    Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Brari (07-11-2017)

  7. #36
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Pse prokuroria nuk hap nje hetim se ku shkuan tonelatat e droges qe sekuestri Tahiri kur ishte minister i brendshem?

    Sepse do dale qe drogen e sekuestruar e ka shit Tahir Habilaj!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Brari (07-11-2017)

  9. #37
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Ja patentat në emër të Saimir Tahirit, janë të dyja leje drejtimi për anije 20 dhe 100 tonëshe

    Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij. "Lapsi.al" publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

    Burime thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.

    Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton e publikuar janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.
    Emri:  auto_asd66as6d1509731398.jpg

Shikime: 1158

Madhësia:  34.6 KB
    Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota? Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete./Syri.net

  10. #38
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Vetingu-Vetingu, pellasin te dyja palet!!
    Nga ana tjeter e ndajne parat e droges...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    dhe vellai i pjerinit ndreu kryekapiteni i porteve del i lidhur me mafien e droges

    biznesmen lefteri po mundohet te ndihmoj tahirin.

    mirpo ska det e lum qe e lan tahirin ton te dashur.

  12. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    krim dhe kriminele do te kete sa here te kete pakenaqesi por standarti i burgjeve len per te deshiruar sidomos banjot ku nuk te vjen te dalesh ne banjo se te rrasin sallamin dhe te rrofte heroizmi negativ apo rebelimi kunder shoqerise qe ke bere!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •