Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ore Lazo pa hyre ne detajet e temes ne fjale se nuk jemi jurist per ta gjykuar.

    Por nuk nevojitet asnje lloj prove per te kuptuar se Rama e ka mbushur te gjithe vendin me droge dhe bashkepunon ngushtesisht me kriminele.
    Eshte e njejta polici shteterore e cila arrin te gjurmoje edhe ate fshatarin ne maje te malit kur nuk paguan energjine elektrike dhe nderkohe nuk e ve ujin ne zjarr kur ne mes te te njejtit fshat vijne dy tre here ne dite furgone me punonjes sezonal hashashi, qe mbjellin e prashisin hashash gjate gjithe vitit..

    Prove me te madhe se kjo nuk ka..

    Ps: Me siguri Habilajt do jene xhelozuar me suksesin e kushuririt te tyre te dhjete, ne luften ndaj droges. Ndaj edhe do jene vete-ofruar per vete-pergjim kur kalonin kufirin me makinen plot me droge te kushuririt te tyre te dhjete.
    Te xhelozuar me sukseset e Tahirit do kene qene edhe sherbimet sekrete italiane te cilat bashkepunuan me nje oficer te ndershem shqiptar qe çuditerisht kishte kurajon te denonconte arritjet virtuale te policise se Saje Qorrit.
    Bashkefajtore ne gjithe kete histori xhelozie kundra arritjeve te Sajes na qenkerka edhe shteti Zviceran qe i dha azil politik ketij oficeri policie per ta mbrojtur nga hakmarrja e trafikanteve qe ishin prekur edhe ata nga lufta e pashoq e policise se Tahirit kundra trafiqeve te droges..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-10-2017 më 13:01
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (31-10-2017)

  3. #22
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Droga/ Përplasja e Edi Ramës me Lapsi.al. Si është e vërteta ?

    Pasi plasi skandali i Dritan Zaganit, i cili e akuzoi ish ministrin e brendëshëm se mbronte trafikantë droge si kushërinjtë e tij Habilaj, dyshja Rama – Tahiri organizoi një manifestim popmoz dhe mashtrues për të fashitur skandalin. Ata, me miratimin e diplomatëve dordolecë të Tiranës, mblodhën në sallën e pallatit të kongreseve të gjithë hierarkët e policisë në një koferencë të titulluar me emrin që sot ngjan qesharak : «Antidroga, një histori suksesi ». Po ti ktheshesh sot kësaj butaforie të denjë për një teatër kukllash do shikosh gjëra monstruoze. Aty u shfaqën Tabela që tregonin se 99% të teritorit të vendit ishte pastruar nga droga. Aty jepeshin shifrat e nënpunësve të blerë të Guardia di Financa që tregonin një Shqipëri të pambjellë.

    Dy grafike te paraqitur nga Edi Rama ne 16 shtator 2015, ne nje mbledhje ne Pallatin e kongreseve me mbi 2000 police, te organizuar pas denoncimeve te Dritan Zaganit. Aty u tentua te tregohej se akuzat se qeveria mbronte trefikantet ishin pjese e skenarit te makinerise se baltes dhe mediave te kazanit dhe se kanabisi ishte shfarosur ne masen 99.2% (tabela lart) dhe se policia e çunave te tahirit kishte shkaterruar nje sasi disa fish me te madhe se gjate kohes se Berishes (tabela poshte). Pasi shpalli se betejen e kishte fituar ne 2015, Rama “harroi” dhe e shpalli te fituar edhe dy vite me pas.
    Emri:  6BDB461E-EC8C-47D6-92F9-8F60CB198324.jpg

Shikime: 1555

Madhësia:  24.3 KB

    Nejse, aty Rama foli edhe për Dritan Zaganin ku në vend që ta merrte në konsideratë si një denoncues, e shpalli armik dhe bashkëpunëtor të trafikantëve.

    Gjatë kësaj periudhe Lapsi.al i kishte bërë jehonë dëshmive të Zaganit. Kishte denoncuar me forcë censurimin që iu bë intervistës së tij nga Nevs 24. Ishte tallur me butaforinë e shfaqes së shëmtuar të 16 shtatorit 2015.

    Dhe për të gjitha këto, pati privilegjin të futej nga Rama në aradhën e makinerisë së baltës që shpif për punën e policisë.

    Në këtë shfaqe të ngritur në këmbë nga makineria gëbelsiane e propogandës Rama e goditi Lapsin mes atyre mediave “që shfrytëzojnë pushtetin e të pasurit një LAPS në dorë për të nxirë punën e policisë” duke e futur në grupin që “përdor gjuhën e LAPS-ave populli nuk e beson”, – shtoi ai. (Poshtë videoja e fjalimit te Ramës)

    Ne atëherë, pas këtyre shpifjeve të ulta të kryeministrit, u përgjigjëm me një editorial: “Një përgjgje për Ramën: “Ne do vazhdojmë me Laps në orë”. (lexo poshtë).

    Sot fiks dy vite më pas, jemi krenarë që vazhduam ta bëjmë atë që i premtuanm lexuesve tanë. Sepse së pari Rama e kishte shpallur të fituar betejën me drogën në 2015, haroi se çkishte thënë dhe e rishpalli edhe njëherë në 2017. Dhe së dyti sepse denoncimet e Zaganit, të cilave ne i kushtuan gjithë hapsirën e mundshme, dolën të vërteta dhe kryeministri rrezultoi gënjeshtar.

    Sot gjithkush mund të bëjë me lehtësi diferencën se kush është “makineri balte”, kush “përdor një gjuhë që populli se beson” dhe kush bën detyrën e vet duke treguar të vërtetën.

    ©Lapsi.al

    Video e Ramës 16.09.2015

    http://www.dailymotion.com/video/x65kre1
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    5 pyetjet që ‘i zunë frymën’ Saimir Tahirit sot pasdite


    Seanca e padites në Këshillin e Mandateve pati një moment kur Tahiri u vu me shpatulla për muri. Kur ai mërmëriti, nuk diti të japë asnjë përgjigje dhe madje kërkoi ndihmën e Gramoz Ruçit duke krijuar kakofoni.

    Ky qe momenti kur deputeti Eduart Halimi hartoi pesë pyetjet azgjesuese për ish ministrin. Duke qenë se as Tahiri dhe as avokati i tij Hajdari nuk pati asnjë përgjigje për to, Lapsi.al po i rrimer dhe po i zbardh të plota…

    E Para:

    Grupi kriminal i strukturuar i habilajve kanë trafikuar të qetë me skaf, me gomone, me peshkarexhë dhe me makinë drogë dhe armë. Sot a jeni të bindur ju vetë se ka prova të mjaftueshme se makina AA 003 GB është përdorur për trafik?! Bazuar në dosjen jo të prokurorëve shqiptarë që ka paragjykime, po në dosjen e gjyqtarëve të Katanias?

    E dyta:

    A jeni i bindur ju sot se Habilajt përfaqësojnë së paku një familje kriminale që për 4 vjet kanë trafikuar drogë dhe armë dhe që për 4 vjet policia nuk trokiti po sipas përgjimeve segmente të policisë dhe politikës ishin pjesë?

    E treta:

    Dritan Zagani u hapi luftë dhe i denoncoi publikisht duke rrezikuar jetën e vet, të gruas dhe tre fëmijëve, sot si deklaroheni fajtor apo i pafajshëm që burgosët Zaganin? Kush është llumi në këtë histori?! Ata që e lanë familjen klanin kriminal Habilaj nga shtator 2013-shtator 2017 që të lëvizte lirshëm drejt Italisë, policia shqiptare, politika shqiptare apo policia italiane që për 4 vjet e përgjoi dhe e coi para drejtësisë?!

    E katërta:

    Kkomisar Zagani ka patur luftë të hapur, kryeministri e quajti zagar përvec burgosjes, nga ana tjetër ju nuk bëtë asnjë veprim të vetëm për të çuar Habilajt para drejtësisë. Sot ato që tha Zagani dolën tërësisht të vërteta! Nëse ju dhe kryeministri Rama do mbanit anën e komisar Zaganit ju gjykoni se Habilajt do trafikonin këto 2 vjet? Kush është llumi në këtë mes?! Ju që mbajtët anën e Habiljat apo komisar Zagani?!

    E fundit:

    Ka provë se një nga anëtarët e Habilajt ka ardhur në Tiranë dhe ka biseduar me shefin e madh, koha rezulton me aksionin Fundi i Marrëzisë. A ka pasur Habiljat dorë në luftën kundër lojrave të fatit?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Historia e plotë e Audit që zbuloi lidhjen e Tahirit me Habilajt

    5 nëntor 2013. Dy muaj pasi ishte bërë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri vendos të shesë makinën e tij.

    Ishte një Audi A8, me xhama të zinj, që e kishte blerë vetëm 9 muaj më parë për 21 mijë euro nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja.

    Targa AA 003 GB.

    S’dihet arsyeja e vërtetë përse vendosi të heqë dorë nga makina luksoze, por edhe pse e largoi ajo do ta ndjekë gjatë nga pas për t’i dhënë së fundi një goditje të fortë karrierës së tij politike.

    Blerës është Artan Habilaj, anëtar i një familje mafioze, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve, në Itali e Greqi, vëllai i Moisi Habilajt.

    Ai e përfiton atë, sipas dokumentave, për vetëm 7 mijë euro.

    Vlera dyshohet se është deklaruar e ulët për të shmangur taksat dhe deklarimin e këtyre të ardhurave në regjistrin e pasurisë.

    Ministri i Brendshëm nuk e deklaron shitjen. Blerësi nuk ia ndryshon pronësinë.

    Për dy vjet me radhë grupi mafioz i Habilajve e përdor atë i pashqetësuar.

    Asnjë efektiv policie nuk kishte guxuar ta ndalonte makinën që në pronësi figuronte në emër të Ministrit të Brendshëm. Të gjithë shefat e policisë e njihnin atë targë.

    Për dy vjet me radhë askush nuk flet për këtë skandal. Derisa Dritan Zagani, ish –shefi i antidrogës së Fierit dhe ish –shef i kufirit në Vlorë, e denoncon publikisht.

    4 shtator 2015. Dritan Zagani flet nga arratia. Ai kërkohej nga policia shqiptare se i kishte dhënë informacione sekrete një drejtuesi të Guardia di Financa, të quajtur Giuliani.

    Thotë se makinën e përdornin trafikantë të njohur në Vlorë.

    Dritan Zagani: “Në një moment desha të verifikoja me kë do takohej A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u fut te Audi. U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin. Makinën e ministrit e përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me kë u takua A.D.

    Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushërinjtë e ministrit në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”

    Denoncimi publik e vë para një skandali Ministrin e Brendshëm.

    Ai nis menjëherë mbrojtjen, duke vënë në jetë një plan që do ta mbyllte ngjarjen jo vetëm para opinionit publik, por edhe para organeve të rendit.

    Në krah i del fuqishëm Edi Rama. Të dy e sulmojnë Zaganin për ta bërë dëshminë e tij të pabesueshme.

    Janë ata që dyshohet ndërprenë në mes publikimin e intervistës në Neës 24.

    Edi Rama zgjedh një fjalim para qindra policëve, në një aktivitet të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”, një nga ato takimet e shoqëruar me video me bazë muzikore, që tregonte “sukseset” e qeverisë.

    Ja çfarë deklaronte ai pak ditë pas denoncimit të Zaganit.

    Edi Rama: “Një kriminel, një nga ata të cilët policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë nga radhët e veta; një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte opreacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi! Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por është paraqitur për azil politik, në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar se sa poshtë ka rënë ky pazar. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë. Kaq mjafton për ta kuptuar se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës.” (shih videon në fund të lajmit në faqen e lapsi.al)
    Edhe pse kërkohej në Shqipëri, edhe pse kryeministri i vendit e quan kriminel, Dritan Zagani e përfiton azilin politik, një akt ky i shtetit të Zvicrës që i bën akoma më të besueshme akuzat e tij ndaj Saimir Tahirit dhe lidhjes së tij me Habilajt që trafikonin drogë me makinën e Ministrit të Brendshëm.

    Në Shqipëri, në vend që akuzat të verifikoheshin dhe Habilajt të viheshin nën hetim, vijonte plani për t’i zhvlerësuar ato.

    Saimir Tahiri zgjedh të bëjë të paditurin deri në naivitet për Habilajt edhe pse ishte Ministër i Brendshëm, në krye të dikasterit që ka të dhëna për të gjitha grupet kriminale apo individët e përfshirë në aktivitete të paligjshme. Ai jep këtë version për makinën.

    Saimir Tahiri: “Çështja e makinës sime, shkurt dhe pastër është kjo: makinën e kam shitur në 6 nëntor 2013, dy muaj pasi u bëra ministër. U akam shitur kushërinjve të mi mjaft të largët dhe, në dijeninë time si ministër i Brendshëm, zotërinjtë që akuzohen nga opozita si kryetrafikantët e drogës, nuk kanë qenë kurrë të proceduar, nën hetim, të arrestuar apo të gjykuar për trafik droge. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës edhe pse u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimi e kredisë unë e shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time?”

    Pyetja që lind vetiu është se për çfarë arsye do t’ua rimerrte makinën disa kushërinjve kaq të largët? Dhe po ashtu, përse do t’ua linte në pronësi kur as i njihte e as kishte lidhje me ata?

    Por ajo çfarë e kompromenton më shumë pozicionin e tij në lënien në përdorim të makinës një grupi trafikantësh ndërkombëtarë të lëndëve narkotike është fakti se Tahiri jo vetëm e ka përdorur Audin pasi e ka shitur, por Habilajt ia kanë dorëzuar atij çelësat në dorë sa herë e ka dashur.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se Tahiri e ka përdorur 4 herë makinën pasi e ka shitur dhe në njërin prej këtyre rasteve është Artan Habilaj personi që e nxjerr makinën nga Shqipëria në Greqi dhe është Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri që e fut nga Greqia për në Shqipëri.

    Mediat greke shkruajnë se Audi ka trafikuar drogë edhe në Greqi.

    “Hetimet nga vendi fqinjë kanë prova të forta se droga është transportuar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kufirit grek, shpesh me një nga makinat shtetërore të ish-ministrit”.
    Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron më tej se ka prova që Tahiri dhe Habilajt kanë udhëtuar të njëjtën makinë.

    Prokuroria: “Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj.”

    Moisi Habilaj rezulton që ta ketë përdorur makinën e Ministrit të Brendshëm edhe në Itali.

    Ai lëvizte me një prokurë të posaçme, të firmosur nga Saimir Tahiri, si pronar i ligjshëm i makinës.

    Ministri kishte rënë dakord që Habilajt, këta kushërinj të largët, ta përdornin Audin pa i ndërruar pronësinë e të lëviznin lirshëm sa nëpër Shqipëri apo vende të tjera.

    Por a dinte ai se çfarë aktiviteti kishin këta persona? Si i kishin venë pasuritë? Për çfarë e përdonin makinën? A ishte në dijeni të faktit se edhe gjobat që mund të merrte Audi do t’i shkonin atij në shtëpi? A e dinte se për çdo shkelje që mund të bënin “kushërinjtë e largët” policëve që do ta nsalonin Audin do t’u rezultonte se ajo ishte në pronësi të Ministrit të Brendshëm?

    Kush tjetër në Shqipëri ua ka lënë makinën në përdorim personave të panjohur apo pak të njohur dhe ua marrë sërish?

    A ishte ky një farë “imuniteti” që ai u jepte “kushërinjve të 7 apo të 10” përballë policisë, duke i bërë të paprekshëm?

    Saimir Tahiri nuk iu përgjigjet as pyetjeve të opozitës në Këshillin e Imunitetit se përse në kohën kur Audi AA 003 GB denoncohej nga Dritan Zagani si mjeti me të cilin trafikohej drogë nuk urdhëroi policinë të kryente hetime mbi Habilajt?

    Mosveprimi i tij është çelësi i dyshimeve. Audi A8 me targa AA 003 GB është prova e lidhjes së tij me familjen mafioze Habilaj.

    “Për 4 vjet me radhë derisa Saimir Tahiri ishte në krye të Ministrisë së Brendshme Habilajt janë lënë të qetë të trafikojnë tonelata me drogë dhe armë në drejtim të Italisë dhe Greqisë”, thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Antimafia e Katanias i ka përgjuar prej vitit 2013. Guardia di Finanza ishte vënë në ndjekje të Habilajve që kur agjentët e saj në Itali e Tiranë ranë në gjurmët e Habilajve, si persona që, pa u trazuar, dërgonin tonelata me drogë drejt klaneve mafioze siçiliane, me gomone, skaf, peshkarexha e makina.

    Në përgjimet e italianëve Moisi Habilaj konstatohet shpesh të flasë për kushëririn e tij të largët, ministrin e Brendshëm.

    U ka blerë dhurata nënës dhe bashkëshortes së tij, kërkon 30 mjë euro cash për t’ia dërguar, thotë se përfiton 5 milionë euro në muaj, se nuk i dalin as 20 milionë për fushatë elektorale.

    I gjendur përballë këtyre fakteve Saimir Tahiri provoi të gjente mirëkuptim duke pranuar vetëm një faj, atë se “nuk kishte kontrolluar kujt ia kishte shitur makinën”.

    Gjithçka tjetër është gjyq politik, shprehet ai.

    Prokuroria ka gjetur një dëshmitare. Edhe ajo ka fakte për përdorimin e Audit nga “kushërinjtë e largët” trafikantë dhe mbrojtjen që u jepte atyre Tahiri.

    Gjithçka vërtitet rreth Audit AA 003 GB, makinës që zbuloi lidhjet Tahiri – Habilaj, në drejtimin e të cilit janë ulur në mënyrë të alternuar herë anëtarët e një organizate mafioze, herë Ministri i Brendshëm.

    Në çdo rast, kjo autoveturë ka qenë një leje kalimi për Habilajt, e firmosur nga Saimir Tahiri, një firmë e hedhur në prokurën që autorizonte ata si përdorues të mjetit. /Lapsi.al

    https://www.dailymotion.com/video/x659aib
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #25
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    PS voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

    Fjalë të rënda, kërcënime dhe fyerje rënduan mbi gazetarët, të cilët qenë në krye të detyrës duke pyetur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mbi kërkesën e prokurorisë, ndërkohë që maxhoranca socialiste përdori taktika të ndryshme për të zvarritur dhënien e lejes për arrestimin dhe kontrollin e Tahirit dhe në fund deputetët e saj në Këshillin e Rregullores votuan kundër.

    Autor: Gjergj Erebara | BIRN | Tiranë






    Saimir Tahiri duke përshëndetur mbështetësit e tij pasi këta të fundit kërcënuan dhe fyen gazetarët më 21 tetor 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

    Deputetët e maxhorancës socialiste votuan kundër kërkesës së prokurorisë për lejimin e arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërkohë që jashtë parlamentit, një turmë e prezantuar si mbështetës të Tahirit u regjistrua duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, në dukje të pakënaqur për pyetjet që gazetarët po i bënin Tahirit.

    Deputeti socialist Ulsi Manja deklaroi: “Lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova.”

    Vendimi i Këshillit të Rregullores nuk ka vlerë praktike, pasi vendimi final duhet të merret në seancë plenare, por vota kundër e socialistëve të komisionit sinjalizon një votë të mundshme kundër deputetëve socialistë në seancë plenare, në një votim që me rregullore duhet të jetë i fshehtë.

    Incident jashtë seancës

    “Trutharë”, “shëmtira e dreqit”, “çjanë këto pyetje”, “plehrë” shoqëruar me kërcënimet “të marr për leckash”, “na del si lugat në televizor”, qenë disa nga fjalët që mitingashët e Tahirit i bërtitën gazetarëve të pranishëm mesditën e 21 tetorit, ndërkohë që Tahiri pati dalë për të komentuar për mediat dhe për të përshëndetur mbështetësit e tij. Gazetarët e pranishëm në vendngjarje thanë se Tahirit nuk i bënë përshtypje fyerjet dhe kërcënimet e mbështetësve të tij, ose nuk i dëgjoi ato dhe nuk reagoi ndaj tyre. Përkundrazi, ai i përshëndeti mbështetësit e tij me ngrohtësi.

    Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga dhjetë anëtarë dhe në të maxhoranca dhe opozita përfaqësohen në mënyrë të barabartë me nga pesë vota. Vota kundër e socialistëve do të thotë se e majta dhe e djathta do të dërgojnë në seancë plenare dy raporte paralele, ndërsa seanca plenare do të përcaktojë fatin e Tahirit.

    Por deputetë socialistë kanë dhënë shenja se kanë ndër mend ta vonojnë dërgimin e çështjes në seancë plenare ndërsa maxhoranca parlamentare kreu një sulm në front të gjerë ndaj prokurorëve që kanë kërkuar arrestimin e Tahirit duke u përpjekur t’i diskretitojnë ata si “kushërinj të Berishës” apo si të manipuluar politikisht.

    Prova sekrete

    Saimir Tahiri u konsiderua person nën hetim nga prokuroria shqiptare pasi emri i tij përmendej si një person që mund të ketë përfituar dhurata dhe shuma monetare nga një organizatë kriminale me bazë në Vlorë, në shkëmbim të garantimit të mosgoditjes nga ana e policisë e kësaj organizate kriminale duke shfrytëzuar postin e tij si ministër i brendshëm.

    Deputetët socialistë, avokati i Tahirit Artan Hajdari dhe vetë Tahiri kanë deklaruar se sipas mendimit të tyre, provat e sjella nga Prokuroria nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar një arrestim. Prokurorët nga ana e tyre kanë detyruar të gjithë anëtarët e Këshillit të Rregullores të nënshkruajnë një deklaratë që i detyron të ruajnë sekretin hetimor dhe i kanë dorëzuar deputetëve një seri provash të tjera, përveç atyre që janë bërë publike, për të cilat maxhoranca thotë se nuk bëjnë ndërsa opozita pretendon se e “fundosin Tahirin”.

    Kuvendi i Shqipërisë është përballur disa herë përgjatë dy dekadave të fundit me kërkesa nga prokuroria për arrestime deputetësh dhe është bindur deri tani në të gjitha rastet. Në rast se kërkesa për Tahirin do të mohohet, kjo do të jetë hera e parë që Kuvendi vepron në këtë mënyrë.

    “Shkelje e të drejtave të njeriut”

    Një debat teknik i larmishëm brenda dhe jashtë dy seancave të Këshillit të Rregullores shoqëroi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit. Socialistët pretenduan se prokurorët po shkelnin të drejtat e njeriut duke kërkuar arrestim në bazë të provave të cilat, sipas mendimit të tyre, janë të pavlera. Sipas avokatit të Tahirit, mosdhënia e autorizimit për arrestim do të jetë një precedent pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të deputetit Tahirit ndërsa për opozitën, ky është një precedent shumë i rrezikshëm, përmes të cilit, kuvendi mund t’i japë të drejtë vetes të funksionojë si gjykatë, duke rrëzuar çdo kërkesë të ardhshme të prokurorisë për arrestimin e një deputeti apo ministri të dyshuar për çfarëdolloj vepre penale.

    Burimi reporter.al

  7. #26
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    E bukura e kesaj historie qe opozita ka filluar ben edhe prokurorine edhe gjygjesine ndaj tahirit.

    Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera..

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    E bukura e kesaj historie eshte se sikur te vendosesh perpara nje drejtesie te vertete ;qeverine-maxhorancen,opoziten,prokurorin,policin dhe Habibajt.... ata qe teorikisht dalin me te pafajshmit jane keta te fundit.

  9. #28
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Asnje prove nuk ka ndaj tij pervec se disa komente ndaj dy trafikante qe disktutojne me njeri tjetrin per disa mijera euro..

    Nese do te duhej te arrestohej cdo kush qe permendet ne nje cope leter per trafikim droge me teorira konspiracioni nga me te ndryshmet, imagjinoni ku do ishim sot.. !?

    Sa per temen ke te drejte kemi edhe obligime te tjera per ti sjelle lajmet flash.
    O Lazo,

    ti ka dhene provat Zagani, por qe ti nuk do esht muhabet tjeter...

    - Prova e pare peshon 1.9 ton (audi a 8 esht perdorur nga trafikantet e droges kur akoma ishte ne pronesi te Tahirit). Me ke do te tallet Tahiruci..., ministri i brendshem nuk na e ditka qe kusheriret e tij merren me trafik nderkombetar droge?! Ministri i brendshem?!
    - Pasi Zagani e beri publike, nuk u mor asnje mase per Habilajt eTahirit, por rrasen ne burg Zaganin... Po flasim per burgosjen e nje oficeri te larte policie, qe u burgos per ti lene fushe te lire trafikanteve. Mjafton ky fakt qe Tahiri te kalbet ne burg.


    - Do jemi ketu, kur italianet te nisin materiale shtese, qe do e fundosin Tahirucin aq thelle sa nuk do dale dot...
    Materialet qe kane nisur deri sot, jane sa per nxemje...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    2053 (19-11-2017)

  11. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ramës i rrezikohet pushteti, sulmon drejtësinë

    Me fjalimin që mbajti nga selia e Partisë Socialiste duke mbrojtur Tahirin dhe sulmuar prokurorinë, Edi Rama i dha fund përpëlitjeve ,që iu desh të bënte mes drejtësisë dhe Saimir Tahirit.
    Në fakt, vendimi që mori Rama është dëshmia më e fortë se ai nuk i shpëton dot modelit të politikanit tradicional, që sa herë kapet në gabim, nis të sulmojnë drejtësinë.
    Në momentin e parë që pa t’i kanosej rreziku ndaj pushtetit, Rama nuk bëri asgjë ndryshe nga paraardhësit.
    Sjelljen e kryeministrit shumëkush e kishte parashikuar.
    Pjesa e parë e lojës së tij, ajo e reagimit të prerë dhe parimor në krah të drejtësisë, ishte e gjitha pjesë e një strategjie. Siç u pa nga ajo që ndodhi më pas, Tahiri dhe Rama janë të pandashëm.
    Të njëjtën lojë, Rama e ka bërë edhe me deputetë të tjerë socialistë që patën probleme me ligjin. Ishte Rama që pranoi largimin e Arben Ndokës nga dekriminalizimi, për ta katapultuar atë në krye të strukturave të degës së PS në Lezhë.
    Ishte po Rama që tallej dhe ironizonte akuzat për Elvis Rroshin, deri kur u zbuluan krimet e tmerrshme në Itali. Ishte po i njëjti, që i dha ultimatum Mark Frrokut t’i kërkonte falje Jozefina Topallit. Asgjë nuk ndodhi deri kur erdhi dosja e vrasjes në Belgjikë.
    Të njëjtin skenar po vë në zbatim Edi Rama sot në rastin e Saimir Tahirit.
    Sulmet që lëshoi kundër prokurorisë nuk janë aksidentale. Gjithçka është në vazhdën e një sjelljeje të vjetër të kryeministrit që mbron të inkriminuarit e tij, deri kur këta i kapen me presh në duar.
    Në fund të fundit është e njëjta sjellje që bëjnë të gjithë liderët autoritarë kur i rrezikohet pushteti nga konflikti me drejtësinë.
    Nga e gjithë kjo, sot është e qartë për këdo se Saimir Tahiri është vetë Edi Rama. Ai nuk ka asnjë rrugë tjetër vetëm të sulmojë drejtësinë. © Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Paradoksi eshte se arrestimi i Tahirit demton me shume pushtetin e opozites se sa pushtetin e qeverise. Eshte kjo opozite qe jo e jo Tahirin e ben te paprekshem por eshte kjo opozite qe eshte e detyruar qe Ramen ta mbaje ne pushtet.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (23-10-2017)

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •