Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Citim Postuar mė parė nga lace Lexo Postimin
    o xhemo,ku e ke pare ti qe luti eshte profet?vetem kurani e thote .nuk ka lidhje beslidhja per ismaelin qe te quhet profet,nqs eshte keshtu atehere edhe abdulallahu babai i muhamedit eshte profet.mos ja fusni kote .o hoxhe ju keni probleme me te verteten,zoti te ndimofte te gjesh te verteten,kurani nje corap i madh,nje trillim nga fsntazia e nje njeriu te demonizuar
    Ju keni probleme te medha me profetet.Ju ju krishteret dhe hebrenjte.Hebrenjte e quajne Jezusin magjistar ne talmud.Ju e adhuroni jezusin si zot.Ne muslimanet as e adhurojme as e ofendojme por vetem e nderojme si profet te Zotit.

    Pra kur profetin e beni Zot e keni me te lehte qe profetin ta beni dhe njeri te thjeshte.Kjo eshte llogjika juaj.

    Lutin apo Lotin thoni qe nuk eshte profet dhe i keni shtuar se gjoja paska kapur vajzat e tij e paska be seks me to.Jeni ne metro ju? E keni mbush biblen me peralla hebreje dhe mendoni se eshte libri i Zotit.Per Abrahamin thoni u martua me hallen e vet, per Jakubin thoni se beri ndeshje mundjeje me Zotin si Herkuli dhe Zeusin.Per Sulejmanin thoni si adhuronte idhujt.Po keshtu shpifni per Harunin(Aronin), Musain, e shume e shume profete te tjere duke i vendosur profeteve gabimeve qe nuk i kane bere.Per Davudin-Davidin thoni se i mori komandantit gruan e tij dhe u martua me te.Profet qe vjedh grate e komandanteve vetem ne bibel gjen, profet qe ben seks me vajzat e tij vetem ne bibel gjen.profet qe ben mundje me Zotin vetem ne bibel gjen.Profet qe adhuron idhujt vetem ne bibel gjen.Profet qe ben idhuj vetem ne bibel gjen. Hiqni dore prej ketyre besimeve te shpikura dhe te shpifura kunder profeteve.Kurani si liber i Zotit i pastron profetet nga shpifjet e njerzve te bibles.Profeti ne Islam eshte tamam profet pa u hyjnizua dhe pa iu ofenduar.

    Pra corapi i madh eshte tek libri juaj dhe jo tek Kurani.Kurani as i mohon profetet e vertete as nuk i ofendon ato, as nuk i vendos vepra te pamoralshme dhe te pallogjikshme sikurse i beni ju profetet duke i be dhe pagane, kurani nuk i hyjnizon profetet sikurse hyjnizoni ju Jezusin pastaj hyjnizoni dhe keto shenjtoret duke iu lutur atyre.

    Kurani eshte libri i Zotit i fundit erdhi sepse e deformuat librin e Zotit dhe e mbushet biblen me letrat e Palit, qe ishte nje armik i Jesusit dhe apostujve.U mblodhen ne keshillit e Nikeas disa prifterinj dhe e shpallet Jezusin Zot.Pra ju e shpallet, sepse ai ishte njeri qe ecte ne toke.Prandaj dhe Danieli e profetizon ke enderra tjeter bririn qe do beje blasfemi dhe do te ndryshoje ligjet dhe kohen.

    E ke idene cdo thote profet? Ta kam shpjeguar me lart ne fillim te shkrimit po spaske lexuar asgje.
    Ismaeli kishte beselidhje me Zotin merr lexo biblen mire qe te solla lart tek Galasatve 4/22-25.Ju mendoni se vetem israelitet kane pasur profete.Jo jo cdo popull ka pasur por ato me se shumti se ishin popull i zgjedhur ne fillim pastaj u bene popull rebele dhe zemer gur prandaj perfunduan aty ku perfunduan.Aq sa vete jezusi i krahason se denimi i tyre do jete me i madh se Gamorra dhe Sadoma.

    Merr lexo shkrimin se kush quhet profet.

    A pati Loti komunikim me engjejt e Zotit, E permend Jezusi tek Luka 17 mbasi permend profetin Nuh, po Ismailin nuk ia vune engjejt emrin dhe e ndihmuan dhe bibla e quan besellidhje.Cdo beselidhje ne bibel i drejtohet profecise.Nuk eshte faji im qe nuk njihni biblen tuaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 25-10-2017 mė 09:02
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Emri:  11062740_1643265815896792_597840318968361012_n.jpg

Shikime: 4177

Madhėsia:  82.2 KB

    Ka thenie se numri i profeteve(nebij) jane 124 mije profete(nebij) gjate gjithe kohes qe nga Ademi deri tek profeti i fundit .Ato qe kane ardhur me libra quhen te Derguar(resul) paqa e Zotit qofte mbi to.
    Allahu thote ne Kuran se jo te gjithe profetet jane permendur ne Kuran.Shume prej tyre jane permendur ne hadithe.
    40:78. Ne kemi dėrguar pejgamberė para teje, pėr disa prej tyre tė kemi njoftuar me rrėfimet e tyre, e pėr disa sish nuk tė kemi njoftuar, e asnjė pejgamberi nuk i takoi tė sjellė ndonjė argument, vetėm se me urdhrin e All-llahut. E kur tė vijė koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtėsi dhe aty atėherė dėshtojnė ata tė kotit.
    16:36.
    Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largonu djajve (adhurimit tė tyre)!" Por, pati nga ata qė All-llahu e udhėzoi dhe pati nga ata qė ishte i gjykuar me humbje, pra udhėtoni nėpėr botė dhe shihni se si ishte fundi i gėnjeshtarėve?
    1) Ademi
    Persa i pėrket Ademit, ai pėrmendet shpesh nė Kur’an sikurse:
    “Allahu zgjodhi Ademin...” (3:33)
    Pėrsa i pėrket sunetit, edhe aty Ademi pėrmendet shpesh si profet i Allahut sikurse nė hadithin e saktė tė transmetuar nga Ibn Hiban nė sahihun e tij si edhe nga Tabarani nė “Muxham el-kebir” e tė tjerė nga Abu Dharr se ai e pyeti Rrasulin: “A ishte Ademi profet?! Rrasuli iu pėrgjigj: “Po. Dhe njė nga ata tė cilėve Allahu u foli”.
    2) Idrisi
    Po ashtu nė Kur’an pėrmendet edhe Idrisi:
    “Dhe pėrmend nė libėr Idrisin. Ai ishte njeri besnik dhe profet (nebij)” (19:56)
    Pėrsa i pėrket sunetit, Idrisi pėrmendet nė vende tė ndryshme dhe nga kėto nė hadithin e natės sė Israsė ku Rrasuli takoi Idrisin nė qiellin e katėrt.
    3) Nuhu
    Nuhu ėshtė i dėrguari (Rrasuli) i parė i Allahut ndėrkohė qė Ademi ėshtė profeti (Nebiji) i parė i Allahut.
    “Ne tė sollėm shpalljen ty (Muhamed) sikurse i dhamė shpalljen Nuhut dhe profetėve pas tij...” (4:163)
    Nė sunnah ėshtė pėrmendur shpesh Nuhu dhe ndėr tė tjerat, nė hadithin e ndėrmjetėsimit tė transmetuar nga Imam Bukhari nga Enes ibn Melik se Ademi do u thotė njerėzve qė do t’i kėrkojnė atij qė tė ndėrmjetėsojė:- “Shkoni tek Nuhu se ai ėshtė i dėrguari i parė qė Allahu dėrgoi...”.
    Ndėrmjet Ademit dhe Nuhut ka pasur dhjetė breza dhe tė gjithė ishin muslimanė sikurse transmetohet nga Hakimi si sahih nga Ibn Abazi se mes Nuhut dhe Ademit ka pasur dhjetė breza dhe qė tė gjithė ndiqnin sheriatin me vėrtetėsi. Por ata ranė nė mosmarrveshje dhe Allahu dėrgoi tė dėrguar si pėrgėzues dhe qortues”.
    4) Hudi
    “dhe Adit u dėrguam vėllanė e tyre Hud” (11:50)
    Ibn Hiban nė sahihun e tij dhe Ibn Kethir nė “Bidajah wa nihajah” transmetojnė nga Abu Dharr nė hadithin qė flet pėr tė dėguarit e Allahut se Rrasuli tha: “Ndėr ta (profetėt), katėr janė Arabė. Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profeti yt (Muhamedi) o Abu Dharr”.
    5) Salihu
    “ dhe Themudit u dėrguam vėllanė e tyre Salih” (11:61)
    Bukhari transmeton nga Abdullah Ibn Umar: “Njerėzit bashkė me Rrasulin pushuan tek njė tokė e Themudit e quajtur el-Hixhr dhe ata morėn ujė pėr tė pirė dhe pėr tė zėnė brumin. (Kur Rrasuli dėgjoi rreth kėsaj), i urdhėroi ata tė derdhnin ujin qė kishin mbushur nė puset e tyre (puset e Themudit) dhe brumin t’ua jepnin deveve pėr tė ngrėnė. I urdhėroi ata tė mbushnin ujė (pėr vehtet e tyre) nga pusi ku deveja (e Salihut) pinte ujė”.
    6) Ibrahimi
    “Pėrmend nė libėr Ibrahimin, njeri i sė vėrtetės dhe profet” (19:41)
    Bukhari transmeton nga Aisha se Resuli i tha asaj: “Unė e di kur je e kėnaqur dhe kur je e zemėruar me mua. Unė i thashė:- nga e di Ai u pėrgjigj: Kur je e kėnaqur me mua ti thua:- Jo pasha Zotin e Muhamedit. Kur je e zemėruar me mua thua:- Jo pasha Zotin e Ibrahimit. Unė thashė:- Po (ke tė drejtė), por Uallahi o Rrasulullah unė nuk braktis veēse emrin tėnd (dhe asgjė veē emrit)”.
    7) Luti
    “...dhe Lutin....” (6: 86)
    Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasulilahi tha: “Allahu e mėshiroftė Lutin. Dėshiroi tė kishte mbėshtetje tė fortė (kundėr kufarėve)......”.
    8) Ismaili
    “ E kujto Ismailin, njeri i sė vėrtetės dhe i dėrguar profet (rrasulun nebij)” (19:54)
    Bukhari transmeton nga Ibn Abaz se kur Rrasuli erdhi nė Mekė (nė marrjen e saj), ai nuk donte tė hynte nė Kabė ndėrkohė qė kishte idhuj nė tė. Ai urdhėroi qė idhujt tė nxirreshin jashtė. Kėshtu qė i nxorrėn jashtė. Nxorrėn jashtė edhe piktura tė Ibrahimit dhe Ismailit me shigjeta (falli) nė duar. Rrasuli tha: “Allahu i mallkoftė kėta njerėz (qė kanė bėrė kėto piktura). Wallahi, as Ibrahimi e as Ismaili kurrė nuk i pėrdorėn shigjetat (e fallit) pėr konsultim.....”.
    9) Is’haku
    “E pėrgėzuam me Is’hakun, profet dhe nga tė drejtėt” (37:112)
    Bukhari transmeton nga Ibn Abazi se Rrasuli kėrkonte strehim tek Allahu pėr Hasanin dhe Husejnin dhe thoshte: “Stėrgjyshi juaj (Ibrahimi) kėrkonte strehim tek Allahu pėr Ismailin dhe Is’hakun duke thėnė:- Allahuma! Kėrkoj strehim me fjalėt e Tua tė plota nga ēdo shejtan dhe kafshė helmuese dhe nga ēdo sy i keq i dėmshėm e ziliqar”.
    10) Jakubi
    “ ... i dhamė atij, Is’hakun dhe Jakubin, secilin prej tyre e bėmė profet” (19:49)
    Bukhari transmeton nga Umm Ruman qė ishte e ėma e Aishes se kur e akuzuan Aishen pa tė drejtė ajo tha: “ Shembulli im dhe shembulli juaj ėshtė si shembulli i Jakubit dhe bijve tė tij:- Jo! Por mendjet tuaja kanė sajuar kėtė histori. Durimi ėshtė mė i mirė pėr mua. Ėshtė vetėm ndihma e Allahut qė duhet kėrkuar kundėr asaj qė ju sajoni” (12:18)....”.
    11) Jusufi
    “...Jusufin” (6: 84)
    Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se njerėzit thanė: “O Rrasulullah. Kush ėshtė mė i ndershmi nga njerėzit?! Ai tha:- mė i drejti ndėr ta. Ata thanė:- Nuk po tė pyesim pėr kėtė. Ai u pėrgjigj:- Jusufi, profeti i Allahut, i biri i profetit tė Allahut (Jakubit), i birit tė profetit tė Allahut (Is’hakut), i biri i khalilit (Ibrahimit).....”.
    12) Shuajbi
    “ dhe Midianit i dėrguam vėllanė e tyre Shuajbin...” ( 11:84)
    Ibn Hiban nė sahihun e tij dhe Ibn Kethir nė “Bidajah wa nihajah” transmetojnė nga Abu Dharr nė hadithin qė flet pėr tė dėguarit e Allahut se Rrasuli tha: “Ndėr ta (profetėt), katėr janė Arabė. Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profeti yt (Muhamedi) o Abu Dharr”.
    13) Ejubi
    “....frymėzuam....Ejubin.....” (4:163)
    Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: “ Ndėrkohė qė Ejubi ishte i zhveshur duke u larė, njė tufė karkalecash tė artė ra mbi tė dhe ai fillojė ti mblidhte ata nė kėmishėn e tij. Zoti i tij i thirri atij:- O Ejub! A nuk tė kam bėrė mjaft tė pasur sa tė mos ndikohesh nga ē’po sheh?! Ai tha:- Po patjetėr o Zot. Por unė nuk mund tė jem indiferent ndaj bekimit Tėnd”.
    14) Dhul-Kifl
    “...dhe kujto Ismailin, Idrisin dhe Dhul-Kiflin. Tė gjithė nga durimtarėt.” (21:85)
    Disa nga mufesirinėt si Ibn Xharir thanė se Dhul-kifl nuk ishte profet por nga njerėzit e drejtė. Megjithėatė mufesirinė tė tjerė sikurse Ibn Kethir thanė se ai ishte profet duke u bazuar nė kontekstin e tekstit tė mėsipėrm ngase ai ėshtė pėrmendur me profetėt dhe kjo tregon se edhe ai ishte profet. Allahu e di mė mirė.
    15) Musa
    “ Dhe pėrmend Musėn, i zgjedhur dhe ishte i dėrguar dhe profet. (rrasulun nebij)” (19:51)
    Bukhari transmeton nga Ibn Mas’ud se: “Njėherė i dėrguari i Allahut ndau plaēkėn e luftės. Njė burrė prej ensarėve u ngrit dhe tha:- Wallahi. Muhamed, kjo ndarje nuk ėshtė bėrė pėr tė kėnaqur Allahun. Unė erdha tek i dėrguari i Allahut dhe e informova pėr kėtė. Fytyra e tij ndryshoi nga nervat dhe tha:- Allahu e mėshiroftė Musėn. Atė e lėnduan me mė tepėr se kaq, e prapė bėri durim”.
    16) Haruni
    “Dhe me mėshirėn Tonė i dhamė atij (Musės) vėllanė e tij Harunin si profet.
    Muslim transmeton nga Mughira ibn Shuba: “Kur erdha nė Nexhran, tė krishterėt e Nexhranit mė thanė:- Ju recitoni: “O motra e Harunit” nė Kur’an, ndėrkohė qė Musa ka lindur shumė kohė pėrpara Isės. Kur u ktheva tek Rrasuli e pyeta pėr kėtė dhe mė tha:- Njerėzit (e asaj kohe) vinin emrat e profetėve dhe tė njerėzve tė devotshėm para tyre”.
    17) Dawudi
    “ Zoti yt e di mė mirė se kush ėshtė nė qiell e nė tokė dhe Ne i kemi ngritur disa profetė mbi tė tjerė dhe Dawudit i dhamė zeburin” (17:55)
    Bukhari transmeton nga Abdullah Ibn Amr ibn el-Ass se Rrasuli tha: “Namazi mė i dashur pėr Allahun ėshtė namazi i Dawudit. Ai flinte gjysmėn e natės, falej pėr 1/3 e natės pastaj flinte pėr 1/6 e natės dhe agjeronte njė ditė po e njė ditė jo”.
    18) Sulejmani
    “...Sulejmanin...” (6:84)
    Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: “Njėherė Sulejmani i biri i Dawudit tha:- Sonte do tė bėj mardhėnie me njėqind (ose 99) gra e secila tė lindė njė kalorės qė tė luftojė nė rrugė tė Allahut. Por nuk tha inshallah. Kėshtu qė vetėm njė nga gratė mbeti shtatzėnė dhe lindi njė mashkull gjysmak. Pasha Atė nė duart e tė cilit ėshtė jeta e Muhamedit, sikur tė kishte thėnė inshallah (do tė kishte pasur djem) tė gjithė do tė luftonin nė rrugė tė Allahut”.
    19) Iliasi
    “ Dhe Ilijasi ishte nga tė dėrguarit...” (37:123)
    20) El-Jasa
    “Dhe Ismaili, El-Jasa, Junusi dhe Luti. Tė tėrė i preferuam mbi krijimin” (6:86)
    21) Junusi
    “...edhe Junusi ishte nga tė dėrguarit...” (37:139)
    Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: “Kush thotė se unė jam mė mirė se Junus Ibn Matta ėshtė gėnjeshtar”.
    22) Zekerijah
    “Dhe Zekerijah...” (6:85)
    Muslim transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: “Zekeria ishte zdrukthėtar”.
    23) Jahja
    “...Allahu tė pėrgėzon ty me Jahja-n, qė vėrteton fjalėn nga Allahu, profet dhe nga tė drejtėt” (3:39)
    Ahmed dhe Tirmidhi transmetojnė nga Harith el-Ash’ari se Rrasuli tha: Allahu urdhėroi Jahja ibn Zekerijah-n qė tė zbatojė pesė urdhėra dhe tė urdhėrojė beni-Israilėt ti pėrmbushin ato, por Jahja po tregohej i ngadaltė. Isa i tha Jahjah-s: Ti u urdhėrove me pesė urdhėra dhe ti urdhėroje beni-Israilėt ti pėrmbushin ato. Kėshtu ose urdhėroji ato ose do ta bėj unė. Jahja tha: O vėllai im! Kam frikė se po ta bėsh ti kėtė pėrpara meje, unė do tė ndėshkohem ose toka do tė mė shembet poshtė kėmbėve. Kėshtu Jahja thirri beni-Israilėt nė Bejtul Makdis derisa xhamia u mbush plot. U ul tek mimbari, lertmadhėroi Allahun dhe tha: Allahu mė urdhėroi tė zbatoj pesė urdhėra dhe mė urdhėroi tu them ju qė ti zbatoni: E para ėshtė qė tė adhuroni Atė dhe tė mos i bėni shirk asgjė. Shembulli i kėtij urdhėri ėshtė si shembulli i njė njeriu qė bleu njė skllav me paratė e tij prej letre apo floriri. Ai filloi tė punojė pėr zotėrinė e tij por i jepte fitimet dikujt tjetėr. Cili prej jush do tė donte qė shėrbėtori i tij tė bėnte kėtė? Allahu u ka krijuar dhe u furnizon ju prandaj adhuroni vetėm Atė dhe mos i bėni shirk Atij, askėnd. U urdhėroj qė tė faleni, ngase Allahu drejton Fytyrėn e Tij nga fytyra e robit tė Tij qė falet derisa robi tė mos e kthejė fytyrėn e tij mėnjėanė. Kur tė faleni mos i ktheni kokat sa andej kėtej. Po ashtu u urdhėroj tė agjeroni. Shembulli i kėsaj ėshtė si i njeriut mes njė grupi njerėzish dhe ai ka ca misk tė mbėshtjellė me njė leckė dhe si rrjedhim tėrė grupi e ndien erėn e miskut tė mbėshtjellė. Vėrtetė era e gojės sė agjeruesit ėshtė mė e mirė pėr Allahun se era e miskut kundėrmues. Po ashtu u urdhėroj qė tė jepni sadaka. Shembulli i kėsaj ėshtė si shembulli i dikujt qė ėshtė zėnė rob nga armiku. Ia kanė lidhur duart nė qafė dhe e kanė sjellė pėr ti prerė kokėn. Ai u tha atyre: A mund tė paguaj kompensim pėr vehten time? Vazhdoi tė ēlirojė vehten e tij me shuma tė vogla e tė mėdha derisa u lirua plotėsisht. Po ashtu u urdhėroj tė pėrkujtoni Allahun. Shembulli i kėsaj ėshtė si i atij qė armiku po e ndjek pa lodhje. Ai strehohet nė njė kėshtjellė tė fortifikuar. Kur robi kujton Allahun, ai i ėshtė drejtuar mbrojtjes dhe strehimit mė tė mirė kundėr shejtanit. El-Harith pastaj tha se Rrasuli tha:- E unė u urdhėroj ju me pesė urdhėra me tė cilat Allahu mė ka urdhėruar mua: Ngjitjuni xhematit, dėgjoni dhe respektoni (emirėt) dhe bėni hixhrah dhe xhihad nė rrugė tė Allahut. Kushdo qė braktis xhematin edhe sa njė pėllėmbė do ta ketė hequr hallkėn e Islamit nga qafa e tij pėrveē nėse kthehet. Kushdo qė thėrret me thirrjet e xhahiljetit do tė jetė nga ata qė gjunjėzohen nė xhehenem. Ata thanė: O Rrasulullah! Edhe nėse falet dhe agjeron?! Ai tha: Edhe nėse falet dhe agjeron dhe pretendon se ėshtė musliman. Pra thėrritini muslimanėt me emrat e tyre me tė cilėt Allahu i ka thirrur ata: Muslimanėt, robėt besimtarė tek Allahu. (Ibn Kethir tha nė tefsirin e tij se ky hadith ėshtė hasan. Albani e konsideron sahih nė sahih el xhami).
    24) Isa i biri i Merjemes
    “ Dhe pėr thėnien e tyre: Ne vramė Mesihun, Isėn tė birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut....” (4:157)
    Muslim transmeton nga Xhabir ibn Abdilah se Rrasuli tha: “Njė pjesė e umetit tim nuk do tė ndalen nga tė luftuarit pėr hakun dhe do tė jenė ngadhėnjimtarė deri ditėn e gjykimit. Ai tha:- Isa ibn Merjam do tė zbresė dhe emiri i tyre (i muslimanėve) do ta ftojė qė tė udhėheqė namazin por ai do tė pėrgjigjet:- Jo! Disa nga ju janė emirė pėr ju. Ky ėshtė njė nder nga Allahu pėr kėtė umet”.
    25) Muhamedi
    “Muhamed ėshtė i dėrguari i Allahut” (48:29)
    Profeti Muhamed a.s ka thene "..Ēdo profet u dėrgua tek kombi i tij, ndėrsa unė jam dėrguar tek tėrė njerėzimi”.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    BESIMI NĖ PROFETET DHE LAJMĖTARĖT E ZOTIT

    Besimi vijues nga bazat e imanit ėshtė edhe besimi nė Pejgamberėt(Profetet) e All-llahut xhel-le shanuhu. Nė kėtė bazė bėn pjesė besimi nė tė gjithė Pejgamberėt dhe Lajmėtarėt tė cilėt i ka emėrtuar All-llahu xhel-le shanuhu nė Kur’an dhe besimi se All-llahu xhel-le shanuhu pėrveē tyre ka dėrguar edhe Pejgamber tė tjerė, numrin e tė cilėve nuk e di askush, pėrveē All-llahu xhel-le shanuhu. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Ne, me tė vėrtetė, para teje kemi dėrguar Pejgamberė dhe prej tyre disa t’i kemi treguar, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar.” (El-Mu’min: 78)
    “... Nuk ka pasur asnjė popull qė tė mos i ketė ardhur paralajmėrues.” (Fatir: 24)
    “Ēdo popull ka pasur Pejgamber.” (Junus: 47)


    Pejgamberėt dhe Lajmėtarėt
    Disa alimė konsiderojnė se Pejgamber ėshtė ai tė cilit i ėshtė shpallur ligji i ri fetar (Sheriati), kurse Lajmėtar ai i cili ėshtė dėr¬guar tė vėrtetojė ligjin paraprak fetar.
    Nė Kur’an janė pėrmendur njėzet e pesė Pejgamberė dhe Laj¬mė¬tarė: Ademi, Nuhu, Salihu, Ibrahimi, Hudi, Luti, Junusi, Is-mai¬li, Is’haku, Ja’kubi, Jusufi, Ejjubi, Shu’ajbi, Musai, Haruni, Eljesani, Dhulkifli, Davudi, Zekerijjai, Sulejmani, Iljasi, Jahjai, Isai dhe Mu¬hammedi, salevatullahi ve selamuhu ‘alejhim exhme’in.

    Tetėmbėdhjetė prej tyre janė pėrmendur nė kėto ajete:
    “Kėto janė argumentet Tona qė ia dhamė Ibrahimit kundėr popullit tė tij. E Ne e ngremė nė shkallė mė tė lartė kė tė duam. Me tė vėrtetė, Zoti yt ėshtė i Plotdijshėm dhe i Gjithėdijshėm. Ne ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Ja’kubin. Tė dy kėta i kemi udhėzuar nė rrugė tė drejtė. Dhe Nuhun e patėm udhėzuar mė parė nė rrugė tė drejtė dhe nga pasardhėsit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musanė dhe Harunin. - Dhe kėshtu Ne i shpėrblejmė ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira - dhe Zekerijjanė, Jahjanė, Isanė, Iljasin, tė gjithė kėta kanė qenė nga njerėzit tė mirė; dhe Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin tė gjithė kėta i veēuam nga tė tjerėt; edhe disa nga prindėrit e tyre, nga pasardhėsit e tyre dhe nga vėllezėrit e tyre - i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhėzuar nė rrugė tė drejtė.” (El-En’am: 83-87)
    E tė tjerėt pėrmenden nė vende tė ndryshme tė Kur’anit:
    “Ia dėrguam (popullit) Adit vėllanė e tyre - Hudin.” (A’raf: 65)
    “Dhe (Ne, ia dėrguam popullit) Themudit vėllanė e tyre – Salihun.” (El-A’raf: 73; Hud: 61)
    “Dhe Ne (ia dėrguam) popullit tė Medjenit vėllanė e tyre - Shuajbin.” (El-A’raf: 85; Hud: 84)
    “All-llahu e zgjodhi Ademin, Nuhun.” (Ali Imran: 33)
    “Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Tė gjithė kėta kanė qenė tė durueshėm.” (El-Enbija’: 85)
    “Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut. E, ata qė ja¬nė me tė (shokėt e tij) janė tė ashpėr ndaj mo¬hues-ve, e tė mėshirshėm ndėrmjet vete.” (El-Fet’h: 29)
    Pra, duhet tė besojmė se tė gjithė tė pėrmendurit kanė qenė Pejgamberė ose Lajmėtarė, ēdonjėri prej tyre veē e veē. Kėshtu qė nėse dikush do tė pyetet pėr cilindoqoftė prej tyre, nuk do ta mohojė pejgamberllėkun ose ferrėfimin e tyre. E, ai i cili mohon pejgamberllėkun e cilitdoqoftė prej tyre a shpalljen e tij, ai ėshtė jobesimtar.
    Pėr sa i pėrket Pejgamberėve dhe Lajmėtarėve tė cilėt Kur’ani nuk i ka pėrmendur personalisht, jemi tė obliguar qė atyre t’u besojmė pėrgjithėsisht. Dhe ne nuk kemi tė drejtė tė konfirmojmė se cilitdo prej njerėzve i ka zbritur Shpallja, po qe se nuk ėshtė i pėrmendur nė mesin e Pejgamberėve dhe Lajmėtarėve, ose nėse pėr kėtė nuk na ka informuar Pejgamberi s. a. v. s.
    Pejgamberėt mė tė zgjedhur (Ulul‘adhm)
    Njė numėr i madh alimėsh, nė grupin e Pejgamberėve mė tė zgjedhur numėrojnė pesė prej tyre: Muhammedin, Ibrahimin, Musanė, Nuhun dhe Isanė ‘alejhim efdalus salati ues selam. All-llahu xhel-le shanuhu i permend kėta nė kėtė ajet:
    “(Kujtoje ti o Muhammed) kur nga Pejgamberėt Ne morėm zotimin, edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, tė birit tė Merjemės. Ne, prej tyre kemi marrė zotimin e fortė.” (El-Ahzab: 7)

    PĖRMBAJTJA E SHPALLJES

    Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu u ka dėr¬guar njerėzve Pejgamberėt e Vet pėr t’i sihariquar ata dhe pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen; pėr t’i sihariquar me kėnaqėsinė e All-llahut xhel-le shanuhu, me shpėrblim dhe me Xhenet - nėse i be¬sojnė Atij dhe Pejgamberėve tė Tij dhe nėse i nėnshtrohen Atij. E, t’ua tėrheqin vėrejtjen pėr hidhėrimin e All-llahut xhel-le shanuhu nėse bėhen jobesimtarė dhe tė padėgjueshėm. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Ne ua dėrguam Pejgamberėt vetėm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo qė beson dhe bėn vepra tė mira, mos tė frikėsohet e as nuk do tė pikėllohen. Pėr ata qė pėrgėnjeshtrojnė argumentet Tona, ata do t’i godet dėnimi pėr mėkatet e bėra.” (El-En’am: 48-49)
    Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka dėrguar tė gjithė Pejgamberėt pėr realizimin e qėllimit qenėsor: tė adhurohet vetėm All-llahu xhel-le shanuhu dhe tė rivendoset ligji i Tij, tė besohet All-llahu xhel-le shanuhu si i Vetmi Krijues, i Vetmi tė Cilit i bėhet ibadet dhe i Vetmit tė Cilit i pėrkasin tė gjithė emrat e bukur dhe tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Ne nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e tė mos ia kemi shpallur atij se: “Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Meje, andaj adhuromėni Mua!” (El-Enbija’: 25)
    “Ai ju ka urdhėruar nga feja atė qė ia ka urdhėruar Nuhut dhe atė qė ta shpallėm ty, dhe me atė qė e ur-dhėruam Ibrahimin, Musanė dhe Isanė: “Predikoni fe-nė e drejtė dhe mos u pėrēani nė tė!...” (Shuara: 13)
    “Ne ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber. (Ata u thoshin atyre): “Adhuroni All-llahun e shmangiuni idhujve!” (En-Nahl: 36)
    Jemi tė obliguar t’i besojmė tė gjithė Pejgamberėt dhe Shpall¬jet e tyre. Nuk guxojmė tė bėjmė dallime mes tyre. E, kush bėn dallime ndėrmjet tė Dėrguarve tė All-llahut - disa prej tyre i beson e disa i mohon, ose disa i mbėshtet e disa i pėrgėnjeshtron - ai, sipas tekstit kur’anor, konsiderohet si jobesimtar.
    "Me tė vėrtetė, ata qė mohojnė All-llahun dhe Pejgamberėt e tij dhe dėshirojnė tė ndajnė All-llahun nga Pej¬gam¬berėt e Tij (nė besim) dhe tė cilėt thonė: "Ne diēka besojmė, e diēka nuk besojmė", dhe dėshirojnė qė nė mes tė kėsaj tė zgjedhin njė rrugė - (ndėrmjet besimit e mohimit) - ata, me siguri, janė mohues tė vėrtetė. Ne kemi pėrgatitur dėnim poshtėrues pėr mohuesit." (En-Nisa’: 150-151)
    Jemi tė obliguar t’u bindemi atyre dhe tė mos punojmė nė kundėrshtim me urdhrat e tyre, ngase bindja atyre ėshtė pjesė e bindjes ndaj All-llahut xhel-le shanuhu All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur All-lla-hut.” (En-Nisa’: 80)
    “Dhe ne kemi dėrguar Pejgamber vetėm me qėllim qė njerėzit, me lejen e All-llahut, t’u pėrulen atyre...” (En-Nisa’: 64)
    Jemi tė detyruar tė besojmė se ata janė krijesat mė tė pėr-krye¬ra, edhe pėr nga dijenia edhe pėr nga veprat, se janė mė tė sinqertit dhe se janė mė tė pėrsosurit sipas edukimit dhe sjelljes sė tyre dhe se All-llahu xhel-le shanuhu i ka dekoruar ata mbi tė gjitha krijesat e tjera me veēori qė nuk i ka askush tjetėr pėrveē tyre.

    Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka mbrojtur ata dhe i ka larguar nga gėnjeshtra, mashtrimi, fshehja dhe nga tė gjitha tė metat e tjera, sa i pėrket kumtimit tė Shpalljes, dhe nga tė gjitha mėkatet e mundshme.
    Gjithashtu, jemi tė obliguar tė besojmė se tė gjithė Pejgamberėt kanė qenė njerėz - meshkuj. Nuk kanė qenė engjėj, e as qė All-llahu xhel-le shanuhu pėr Pejgamber ka dėrguar femėr. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Edhe para teje kemi dėrguar vetėm njerėz, tė cilėve u kemi shpallur (ashtu si ty).” (El-Enbija’: 7)
    Besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu nuk u ka dhuruar atyre kurrfarė cilėsish mbinatyrore, por i ka zgjedhur nga mesi i njerėzve qė hanė dhe pinė, ecin rrugėve, flenė, rrinė ulur dhe qeshin. Kanė gra dhe fėmijė, u kanosen mynxyra tė ndryshme, i arrin dora e dhunuesve dhe u ndodhin persekutime dhe trysni. Vdesin sikurse edhe njerėzit e tjerė, e ndodh qė ndokush prej tyre tė vritet nė mėnyrė tė padrejtė. Ndiejnė dhembje dhe i godet sėmundja, si dhe pėrjetojnė ēdo gjė tjetėr qė zakonisht u ndodh njerėzve, e qė nuk bie nė mospajtim me pozitėn e lartė tė autoritetit nė mesin e njerėzve. Nė kėtė na udhėzojnė shumė ajete kur’anore:
    “Muhammedi ėshtė vetėm Pejgamber, e edhe para tij ka pasur Pejgamberė. E, nėse ai vdes ose vritet, a mos do tė ktheheni ju prapa? Kushdo qė kthehet prapa (nė fe tė gabuar) nuk i bėn kurrfarė dėmi All-llahut. Se All-llahu do t’i shpėrblejė mirėnjohėsit.” (Ali Imran: 144)
    “E, Ne edhe para teje kemi dėrguar vetėm Pejgamberė, tė cilėt hanin ushqimin dhe shėtisnin nėpėr tregje...” (El-Furkan: 20)
    “Ne, me tė vėrtetė, edhe para teje kemi dėrguar Pejgamberė dhe u kemi dhėnė gra dhe pasardhės...” (Er-Ra’d: 38)
    “Mesihu - i biri i Merjemės, ėshtė vetėm Pejgamber, - edhe para tij kanė kaluar Pejgamberė. Nėna e tij kurdoherė ka qenė e drejtė. Qė tė dy hanin ushqim...” (El-Maide: 75)
    Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Por, unė agjėroj dhe ha, falem, fle dhe bėj jetė bashkėshortore!” Ngjante qė Pejgamberi i All-llahut tė sėmurej dhe tė ndiente dhembje, ndiente uri, etje, hidhėrohej, pezmatohej, lodhej dhe tė ngjashėm me kėtė, gjė qė nuk paraqet kurrfarė tė mete reale.
    Ne besojmė se Pejgamberėt nuk kanė asgjė nga cilėsitė hyjnore, se nuk ndikojnė nė lėvizjet nė kozmos, e as qė mund ta ndihmojnė ose ta dėmtojnė dikė, se nuk kanė ndikim nė vullnetin e All-llahut xhel-le shanuhu, e as qė e dinė gajbin (fshehtėsinė), pėr¬veē asaj qė i ka informuar All-llahu xhel-le shanuhu, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Thuaj: “Unė nuk mund t’i sjell vetes as dobi as dėm, pėrveē atė qė do All-llahu. E sikur t’i dija fshehtėsitė, do t’i shumėzoja tė mirat dhe nuk do tė mė prekte asnjė e keqe. Unė jam vetėm paralajmė-rues dhe sihariques pėr njerėzit qė besojnė.” (El-A’raf: 188)
    “Vetėm Ai i di fshehtėsitė dhe Ai nuk ia zbulon fshehtėsitė e Veta askujt; pėrveē atij tė cilin Ai e ka zgjedhur pėr ta dėrguar (Pejgamber).” (El-Xhin: 26-27)
    Mirėpo, atyre All-llahu xhel-le shanuhu u ka dhėnė aftėsi tė posaēme dhe virtyte dhe cilėsi tė cilat i kanė bėrė tė gatshėm pėr ta pranuar Shpalljen dhe barrėn e saj, nė mėnyrė qė t’u jenė shembuj njerėzve tė tjerė nė ēėshtjet e fesė dhe tė mėnyrės sė jetesės nė kėtė botė. Prandaj, jemi tė obliguar tė besojmė se Pejgamberėt janė tė mbrojtur nga ēfarėdo e mete, e cila do ta gjymtonte besimin e tyre dhe bindjen ndaj All-lla-hut xhel-le shanuhu, ose aftėsinė e tyre qė ta dorėzojnė Shpall-jen, e t’ua kumtojnė njerėzve. All-llahu xhel-le shanuhu pėr ta thotė:
    “Kėta janė ata qė u kemi dhėnė libėr, dijeni tė hollė dhe pejgamberllėk. E, nėse ata (banorėt e Mekės) i mohojnė kėto, Ne do t’ia besojmė njė populli tjetėr qė nuk di t’i mohojė. Kėta janė ata (Pejgamberėt e pėrmendur), tė cilėt All-llahu i ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė, andaj edhe ti (o Muhammed!) ndiqe rrugėn e tyre.” (El-En’am: 89-90)
    Pra, All-llahu xhel-le shanuhu flet pėr besnikėrinė e tyre, pėr sinqeritetin, pėr mendjemprehtėsinė, pėr konsekuencėn nė dorė¬zimin e Shpalljes dhe pėr cilėsitė e tjera, tė cilat janė tė ne¬vojshme pėr kryerjen e obligimeve dhe detyrave tė parashtrua¬ra. Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu pėr Ismailin alejhis-selam thotė:
    “Dhe pėrmende (o Muhammed!) nė Libėr (Kur’an), Ismailin! Me tė vėrtetė, Ai plotėsonte premtimin e dhėnė dhe ka qenė Pejgamber, Lajmėtar.” (Merjem: 54)
    E pėr Ibrahimin alejhis-selam thotė:
    “(O Muhamed!) Pėrmende nė Libėr (Kur’an) Ibrahi-min! Ai ka qenė (njeri) i sinqertė dhe Lajmėtar.” (Merjem: 41)
    Edhe nė shumė ajete tė tjera All-llahu xhel-le shanuhu dėshmon pėr sinqeritetin dhe tė udhėzuarit e Pejgamberėve alejhis-selam.
    Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka ndihmuar ata me mu’xhize (vepra tė jashtėzakonshme tė cilat i bėn All-llahu xhel-le shanuhu me anė tė Pejgamberėve tė Vet me tė cilat ata i studjojnė njerėzit qė tė bėjnė diēka tė ngjashme nėse nuk u besojnė atyre) tė llojllojshme dhe me argumente tė qarta tė cilat udhėzojnė nė vėrtetėsinė e asaj me ēka kanė ardhur nga Zoti i tyre. Ne u besojmė tė gjitha mu’xhizeve tė pėrmen¬dura nė Kur’an dhe nė hadithe autentike dhe me kėto veēori janė tė barabartė tė gjithė Pejgamberėt qė i ka zgjedhur All-llahu xhel-le shanuhu. Mirėpo, edhe krahas kėsaj barazie, ne besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu disa prej tyre i ka dekoruar mbi tė tjerėt. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Disa nga ata Pejgamberė i kemi dekoruar mė shumė se disa tė tjerė. Me disa prej tyre ka folur (biseduar) All-lla¬hu, kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė shkallė tė lartė. E Isait, birit tė Merjemės, i kemi dhėnė argumente tė qarta dhe e kemi forcuar me Xhibrilin.” (El-Bekare: 253)
    Dhe besojmė se mė i zgjedhuri ndėr ta dhe mė i zgjedhuri prej tė gjitha krijesave ėshtė Pejgamberi Muhammed bin Abdull-llah, alejhis-selam. Disa nga selefėt (gjenerata e parė e muslimanėve), Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu “kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė shkallė tė lartė” i komentojnė se kjo ka tė bėjė me Pejgamberin tonė, Muhammedin alejhis-selam. Lidhur me kėtė ekzistojnė shumė hadithe, ndėr tė cilat ėshtė edhe hadithi i tran¬smetuar nga Ebu Hurejre radijAll-llahu anhu se Pejgam-beri alejhis-selam ka thėnė: “Unė jam kryepar i tė gjithė njerėzve nė Ditėn e Kiametit, i pari do tė dal nga kaburi (varri) dhe i pari qė do tė bėj shefa’at (ndėrmjetėsim), e shefa’ati im do tė pranohet.” Vasil bin Eska radijAll-llahu anhu transmeton: “E kam dėgjuar Pejgamberin e All-llahut qė ka thėnė: “All-llahu xhel-le shanuhu i ka zgjedhur kenanėt prej bijve tė Ismailit, kurejshitėt prej ken’anėve, be¬nu hashimėt prej kurejshitėve, e mua mė ka zgjedhur prej benu hashimėve.” Hadithet e pėrmendura dhe hadithet e tjera lidhur me kėtė temė tregojnė qartazi se Muhammed bin Abdull-llahu alejhis-selam, ėshtė mė i miri nga tė gjitha krijesat.




    BESIMI NĖ MUHAMMEDIN ALEJHIS-SELAM


    Jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammed bin Abdull-llahu, paqja qoftė mbi tė, ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe rob i zgjedhur i Tij. Se kurrė nuk i ka adhuruar idhujt, se asnjėherė nuk i ka bėrė shirk All-llahut xhel-le shanuhu dhe se kurrė nuk ka bėrė ndonjė mėkat, qoftė tė vogėl e as tė madh. Dhe besojmė se ai ėshtė Pejgamberi i fundit, ngase pėr kėtė na flet Kur’ani dhe hadithet autentike. All-llahu xhel-le shanuhu thotė nė Kur’an:
    “... por ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe vulė e Pejgamberėve.” (El-Ahzab: 40)
    E Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Shembulli im dhe i Pej-gam¬berėve tė tjerė ėshtė si shembulli i njė njeriu qė ka ndėrtuar shtėpinė, pastaj e ka pėrfunduar dhe e ka stolisur mirė, pėrveē njė tulle qė s’e ka vėnė nė njė qoshe. Njerėzit e vizitonin shtėpinė dhe tė mrekulluar me tė thoshin: “Sikur ta vinte edhe kėtė tulle(guri qoshes).” Unė jam ajo tulle, tha unė jam Pejgamber i fundit.” Nė njė hadith tjetėr Resulull-llahu alejhis-selam thotė: “Unė jam Muhammedi, unė jam Ahmedi, unė jam Mahiu, me tė cilin fshihet kufri, unė jam Hashir, pas tė cilit do tė ringjallen njerėzit e tjerė dhe unė jam Akib, e Akib ėshtė ai pas tė cilit mė nuk do tė ketė Pejgamberė.” Ne fuqimisht besojmė se mė nuk do tė ketė Pejgamber pas Muhammedit alejhis-selam dhe se ėshtė gėnjeshtar ēdokush qė thotė pėr vete se ėshtė Pejgamber. Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Nuk do tė vijė Dita e Kiametit derisa tė paraqiten dexhalėt (rrenacakėt), numri i tė cilėve do tė jetė gjithsej tridhjetė dhe ēdonjėri prej tyre do tė pohojė se ėshtė i Dėrguar i All-llahut.” Gjithashtu jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammedi alejhis-selam ėshtė imam (prijės) i muttekijėve (besimtarėve tė vėrtetė), i cili ėshtė shembull i ēdo mirėsie. Vetėm ai ėshtė i denjė qė ta marrim si shembull dhe askush tjetėr. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Thuaj (o Muhammed!): “Nėse ju e doni All-llahun, ejani pas meje, atėherė All-llahu ju do ju dhe ju fal mėkatet tuaja!...” (Ali ‘Imran: 31)
    “Betohem nė Zotin tėnd, se ata nuk do tė jenė besimtarė tė vėrtetė, pėrderisa nuk tė marrin ty pėr arbitėr, pėr ato konflikte qė ekzistojnė ndėrmjet tyre, e pastaj tė mos ndiejnė kurrfarė dėshpėrimi ndaj gjykimit tėnd dhe tė tė binden ty plotėsisht.” (En-Nisa’: 65)
    Gjithashtu besojmė se Muhammedi alejhis-selam ėshtė i dashu-ri i All-llahut xhel-le shanuhu dhe se ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė dashurisė sė All-llahut ndaj dikujt (shkallė e veēantė e miqėsisė dhe dashurisė). Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Sikur tė zgjidhja pėr vete ndonjė halil (mik - dost mė i ngushtė), do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Por ai ėshtė vėllai im dhe shoku im. E All-llahu xhel-le shanuhu si halil tė Vetin ka zgjedhur shokun tuaj (duke treguar nė veten e vet).”
    Jemi tė obliguar tė besojmė se ai i ėshtė dėrguar tė gjithė xhinėve dhe njerėzve, me udhėzimin dhe me tė vėrtetėn. All-llahu xhel-le shanuhu i transmeton fjalėt e xhinėve nė Kur’an:
    “O populli ynė, pėrgjigjuni ju grishtarit tė All-llahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua falė disa mėkate tuaja dhe do t’ju shpėtojė prej dėnimit tė dhembshėm.” (El-Ahkaf: 31)
    Se ai i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit e vėrtetojnė kėto ajete:
    “Ne tė kemi dėrguar ty pėr tėrė njerėzimin – sihariques dhe paralajmėrues, por shumica e njerėzve nuk e dinė.” (Sebe’: 28)
    “Thuaj: “O njerėz, unė jam Pejgamber i All-llahut pėr tė gjithė ju...” (El-A’raf: 158)
    “I lartė ėshtė Ai, qė i ka shpallur Kur’anin (i cili ndan tė vėrtetėn prej sė pavėrtetės) robit tė Vet (Muham-medit), qė tė jetė paralajmėrues pėr tė gjithė botėt.” (El-Furkan: 1)
    Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “Unė jam i dekoruar mbi Pejgamberėt e tjerė me gjashtė gjėra: mė ėshtė dhėnė aftėsia e tė shprehurit tė veēantė, jam i ndihmuar me frikė (ndaj tė tjerėv), mė ėshtė lejuar preja (plaēka) e luftės, e gjithė toka mė ėshtė bėrė mesxhid dhe e pastėr (pėr kryerjen e namazit nė ēdo vend), unė i jam dėr¬guar pėr tė gjitha krijesat dhe me mua ka pėrfunduar pejgamberllėku.” Komentuesi i Tahaviut thotė: “Se Muhammedi alejhis-selam i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit, bėn pjesė nė gjėrat domosdo tė njohura nė Islam.” Ne jemi tė obliguar qė dashu¬rinė ndaj Pejgamberit alejhis-selam ta vėmė para dashurisė ndaj prindėrve, fėmijėve dhe vetes sonė. Enesi radijAll-llahu anhu transmeton se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: “Askush prej jush nuk do tė jetė besimtar pėrderisa nuk bėhem pėr tė mė i rėndėsishėm se prindėrit e tij, fėmijėt e tij dhe tė gjithė njerėzit e tjerė.” E, Abdull-llah bin Hishami transmeton: “Kemi qenė te Pejgamberi i All-llahut kur e mban-te Umerin pėr dore, e Umeri i tha: “O Pejgamber i All-llahut, me tė vėrtetė, ti mė je mė i dashur se tė gjithė tė tjerėt, pėrveē vetes sime.” Atėherė Resulull-llahu alejhis-selam tha: “Jo, pasha All-llahun, pėrderisa nuk tė tė bėhem mė i dashur se vetja jote.” Umeri tha: “Tani, pasha All-llahun, mė je mė i dashur edhe se vetja ime.” Pejgamberi i All-llahut tha: “Tani, o Umer?!”
    Gjithashtu, jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur atė me mu’xhize, tė cilat nė mėnyrė tė padyshimtė argumentojnė vėrtetėsinė e tėrė asaj me ēka ka ardhur ai. Dhe se Kur’ani Madhėshtor ėshtė mu’xhizja e tij me tė cilėn e ka provokuar tėrė njerėzimin, por askush nuk ka mundur tė bėjė diēka tė ngjashme me Kur’anin, madje as njė pjesė tė ngjashme me atė tė Kur’anit. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Nėse dyshoni ju nė atė (Kur’anin) qė ia kemi dėrguar robit Tonė (Muhammedit), atėherė hartojeni njė sure tė ngjashme si atė qė ia kemi shpallur atij, dhe nėse jeni tė drejtė thirrni dėshmitarėt tuaj, (hyjnitė qė i adhuroni), pėrveē All-llahut. Nėse nuk mundeni, e kurrsesi nuk do tė mundeni (t’i bėni shembull Kur’anit), atėherė ruajuni zja¬rrit, lėndė djegėse e tė cilit do tė jenė njerėzit dhe gurėt. Ai ėshtė pėrgatitur t’i ndėshkojė mohuesit.” (El-Bekare: 23-24)
    Dhe besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur me mu’xhize ndijore, tė cilat janė pėrmendur nė hadithe autentike, siē ėshtė: ēarja e Hėnės, thirrja e selamit nga ana e gurėve, rrjedhja e ujit nga gishtėrinjtė e tij, ngopja e shumė njerėzve me fare pak ushqim, lajmėrimi se delja e pjekur ėshtė e helmuar (kur hebrenjtė patėn provuar ta helmojnė atė), reja e cila gjithnjė i bėnte hije para pejgamberllėkut, pastaj rasti i Ebu Xhehlit dhe i gurit me tė cilin pat tentuar ta godasė Pejgamberin alejhis-selam nė kokė, rasti i deles Ummu Ma’bed, kur me dorėn e vet e pat fėrkuar gjirin e saj, gjuajtja e pluhurit nė fytyrat e mushrikėve dhe goditja nė sytė e tyre, paralajmėrimi pėr gjėrat qė do tė ndodhin, tė cilat janė realizuar ashtu siē kishte thėnė, plotėsimi i lutjes sė tij nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu, mbrojtja e tij nga vrasja dhe shumė gjėra tė tjera, pėr tė cilat janė shkruar libra dhe vepra voluminoze. Pėr mu’xhizet e tij ndijore na flasin shumė hadithe, prej tė cilave ka edhe hadithe muttevetir, e shumė prej tyre janė meshhur (shumė tė njohura). Kėto hadithe japin dituri tė padyshimtė (el ilmul jekin) se kėto ngjarje kanė ndodhur me tė vėrtetė dhe se Muhammedi alejhis-selam ėshtė me tė vėrtetė Pejgamber i All-llahut. Siē besojmė edhe nė atė se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur me argumente tė pakontestueshme dhe me shenja tė qarta, tė cilat pasqyrohen nė cilėsitė e tij dhe nė virtytet morale tė tij.
    Besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu i ka dhuruar atė kons-truk¬sion dhe pamje trupore, saqė ēdo njeri mendjehollė nga pamja e tij mund tė ketė kuptuar se ka tė bėjė me Pejgamberin dhe se ėshtė e vėrtetė gjithēka qė flet ai. E, sa tė bukura janė fjalėt e Has¬san bin Thabitit radijAll-llahu anhu: “Edhe sikur tė mos posedon¬te shenja tė qarta, pamja e tij tėrėsisht do ta thoshte kėtė.”
    Dhe besojmė se All-llahu xhel-le shanuhu ia ka dhuruar tė gjitha virtytet morale qė i rekomandon Kur’ani dhe se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur atė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Askush nuk ka dėgjuar asnjė gėnjeshtėr nga goja e tij, qoftė pėr ndonjė ēėshtje tė fesė, qoftė pėr ēfarėdo ēėshtje tjetėr tė jetės sė tij, as para pejgamberllėkut(Profecise), e as pas pejgamberllėkut. E, sikur t’i ndodhte atij ēkadoqof¬tė nga kjo, mad¬je edhe vetėm njė herė, armiqtė e tij do tė bėnin ēmos pėr t’ua trumbetuar kėtė edhe tė tjerėve. Nuk ka bėrė kurrė vepėr tė keqe ose tė pahijshme, as para pejgamberllėkut, as pas pejgamberllėkut. E, as qė ka ikur ndonjėherė prej cilitdo armik, pa marrė parasysh se nė ēfarė situatė tė rrezikshme e tė vėsh¬tirė gjendej, siē ka ndodhur nė Betejėn e Uhudit dhe nė Betejėn e Hendekut. Ka qenė tejet i mėshirshėm dhe shumė i kujdes¬shėm ndaj umetit tė tij, saqė edhe All-llahu xhel-le shanuhu, pėr ta zbutur kėtė, i ka thėnė:
    “... e mos u shkatėrro ti pėr humbjen e tyre!” (Fatir: 8)
    “Nga gjiri juaj ju erdhi njė Pejgamber. Atij i vjen rėndė pėr mėkatet qė bėni ju, por ai pėrpiqet qė ju tė shkoni rrugės sė drejtė, dhe ndaj besimtarėve ėshtė i butė dhe mėshirues.” (Et-Teube: 128)
    Ka qenė nė nivelin mė tė lartė tė fisnikėrisė dhe tė dorė-dhėnėsisė. Nuk ishte lakmues pėr kėtė botė, kėnaqej me pak, nuk kursente asgjė (nuk ka pasur kursim). Ka pasur elokuencė tė jashtėzakonshme dhe fuqi tė posaēme tė shprehjes. Ishte shumė i butė dhe falte shumė. Nuk hidhėrohej kurrė, vetėm se pėr hir tė All-llahut xhel-le shanuhu. Ishte modest ndaj besimtarėve, i devot¬shėm ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe muxhahid nė rrugėn e Tij. I ka mbetur konsekuent cilėsive dhe virtyteve tė veta fisni-ke qė nga fillimi i jetės sė tij e gjer nė vdekje. Nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė ndryshuar ose korrigjuar. Pėrkitazi me kėtė Allahu xhel-le shanuhu na flet nė kėtė ajet:
    “Thuaj (o Muhammed!): “Unė prej jush nuk kėrkoj kurrfarė shpėrblimi pėr tė (Kur’anin), e as nuk jam nga ata qė paraqiten tė atillė (ēfarė nuk janė).” (Sad: 86)
    Ėshtė e sigurtė se ai i cili paraqitet dhe dėshiron tė tregohet ē’nuk ėshtė nė realitet, nuk mund tė mbetet i tillė gjatė tėrė jetės sė tij. E Pejgamberin alejhis-selam e kanė stolisur tė gjitha cilėsitė pozitive, ēdonjėra nė pikėarritjen e nivelit mė tė lartė tė saj, gjė qė nuk i ėshtė mundėsuar askujt tjetėr pėrveē atyre qė i ka ruajtur All-llahu xhel-le shanuhu.
    Bashkimi i tė gjitha kėtyre cilėsive dhe i virtyteve nė personalitetin e Pejgamberit alejhis-selam gjithsesi ėshtė njė nga argu-mentet mė tė mėdha tė pejgamberllėkut tė tij. Prandaj, shohim se njė numėr i madh i mendimtarėve, pasi janė njof¬tuar me sjell¬jen dhe sinqeritetin e tij dhe me tė gjitha detajet e jetės sė tij, kanė konkluduar se ai flet tė vėrtetėn. Ta pėrkuj-tojmė vetėm rastin e Hatixhes radijAll-llahu anha, e cila e ka njohur mirė sinqeritetin dhe besnikėrinė e Pejgamberit alejhis-selam, kur ai e pat informuar atė se i ka ardhur Shpallja, duke i thėnė: “Unė frikėsohem pėr veten time”, e ajo kishte thėnė: “Jo, pėr Zotin, kurrsesi. All-llahu nuk tė turpėron dhe nuk tė braktis kurrė, sepse ti i viziton tė afėrmit, i ndihmon bonjakėt dhe ata qė nuk janė tė aftė, u jep tė varfėrve, je mikpritės dhe po u ndihmon atyre tė cilėt e mbrojnė tė vėrtetėn.” Kėshtu ka ndodhur edhe me Herakliun - mbretin e bizantinėve. Kur Pejga-mberi alejhis-selam i pati dėrguar njė mesazh me anė tė tė cilit e thėrriste nė Islam, ai kishte kėrkuar njėrin nga arabėt qė ato ditė gjendeshin nė mbretėrinė e tij. Atėbotė Ebu Sufjani sė bashku me disa kurejshitė tė tjerė ishte nė kalim e sipėr pėr nė Sham, e Herakliu e ftoi nė pallatin e tij, ndėrsa rreth tij ishin njerėzit mė autoritativ tė mbretėrisė. Ky e thirri pėrkthyesin, e pastaj filloj tė pyesė pėr Pejgamberin alejhis-selam. Kur dėgjoi pėrgjigjet, ai nxori konkluzionin e sigurtė se ajo qė kishte dėgjuar pėr Muhammedin alejhis-selam dhe pėr cilėsitė e virtytet e tij ėshtė argument i mjaftueshėm, se ėshtė e vėrtetė ajo me ēka ka ardhur dhe se ai ėshtė Pejgamber. Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe tė kėsaj bisede, e cila ėshtė zhvilluar mes Herakliut dhe Ebu Suf¬janit, ne do ta citojmė kėtu nė tėrėsi ashtu siē e transmeton muhaddithi mė i njohur dhe emiri i tė gjithė muhaddithėve, Buhariu, nė Sahihun e vet. Nė kėtė hadith do tė gjejmė shumė mėsime dhe udhėzime dhe argumentin se All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrkrahur tė Dėrguarin e Vet me dėshmi tė qartė dhe me shenja tė duk¬shme tė vėrtetėsisė sė tij, qė pasqyrohet pėrmes moralit dhe sjelljes sė tij gjatė jetės sė tij, me gjithė Kur’anin dhe mu’xhizet e qarta.

    Buhariu rahimehullahu te’ala thotė: “Na ka treguar Ebu-l-Je¬man El-Hakem b. Nafiu, duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. ‘Abdull-llah b. Utbe b. Harbi b. Mea’udi, kėtij i ka thėnė ‘Abdull-llah b. ‘Abbasi, se e ka njoftuar Ebu Sufjani se Herakliu e kishte ftuar nė rezidencėn e tij sė bashku me disa kurejshitė, qė kishin ardhur nė Sham pėr tregti, gjatė periudhės sė Marrėveshjes Paqėsore tė Hudejbijes, dhe vajtėm nė Ilija, ku gjendej ai sė bashku me njerėzit mė autoritativ tė Bizantit. E thirri pėrk¬thyesin e tha: “Pyeti, cili ėshtė mė i afėrt pėr nga origjina me atė njeri qė po pretendon se ėshtė Pejgamber?” Ebu Sufjani u pėrgjigj: “Unė jam mė i afėrmi i tij.”
    Herakliu tha: “Ma afroni atė, e shokėve tė tij thojuni qė tė radhiten prapa tij.” Pastaj Herakliu i tha pėrkthyesit: “Kėtė njeri kėtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes pėr atė njeri (Resulull-llahun alejhis-selam), e nėse e fsheh tė vėrtetėn, shokėt e tij le tė reagojnė.”
    Ebu Sufjani tha: “Pasha Zotin, sikur tė mos mė vinte turp qė prej meje tė dėgjojnė gėnjeshtra, unė do tė gėnjeja pėr tė”, - tha Ebu Sufjani pėr vete, - pastaj pyetja e parė qė ma shtroi ishte:
    - Ēfarė origjine ka ai nė mesin tuaj?
    - Ndėr ne ai ėshtė me origjinė tė ndershme”, - i thashė.
    - Herakliu: “A ka folur ndonjėherė dikush prej jush fjalė tė tilla para tij?”
    - Ebu Sufjani: “Jo.”
    - Herakliu: “A ka qenė ndokush prej etėrve tė tij mbret?”
    - Ebu Sufjani: “Jo.”
    - Herakliu: “A e pasojnė atė njerėzit e pasur apo njerėzit e varfėr?”
    - Ebu Sufjani: “Njerėzit e varfėr.”
    - Herakliu: “A ėshtė duke u shtuar numri i tyre apo duke u pakėsuar?”
    - Ebu Sufjani: “Duke u shtuar.”
    - Herakliu: “A e lėshon ndonjėri prej tyre fenė e tij nga urrej¬tja ndaj saj pasi ta ketė pranuar atė?”
    - Ebu Sufjani: “Jo.”
    - Herakliu: “A e keni akuzuar pėr rrenė, para se tė thotė kėtė qė ėshtė duke thėnė tani?”
    - Ebu Sufjani: “Jo.”
    - Herakliu: “A ėshtė mashtrues?”
    - Ebu Sufjani: “Jo, por qė prej kur nuk jemi bashkė nuk dimė se ē’ėshtė duke bėrė.”
    Ebu Sufjani rrėfen: “Nuk munda tė shtoj mė asgjė tjetėr, pas kėsaj fjalie.”
    - Herakliu: “A keni luftuar kundėr tij?”
    - Ebu Sufjani: “Po.”
    - Herakliu: “Si ka qenė rezultati i luftės mes jush?”
    - Ebu Sufjani: “Ndėrmerrnim lufta tė ndėrsjella, lufta garu-ese, herė fitonin ata, herė fitonim ne.”
    - Herakliu: “Ēfarė ju urdhėron?”
    - Ebu Sufjani: “Na urdhėron tė adhurojmė vetėm All-llahun dhe tė mos i pėrshkruajmė shok Atij. Tė braktisim atė qė thonė prin¬dėrit tanė, ta kryejmė namazin, tė jemi tė sinqertė, tė ndershėm dhe tė kujdesshėm ndaj tė afėrmve tanė.”
    Pastaj Herakliu i tha pėrkthyesit: “Pėrktheja atij: Tė pyeta pėr origjinėn e tij, e ti mė the se ėshtė me origjinė tė ndershme ndėr¬ jush. Kėshtu ėshtė me tė gjithė Pejgamberėt, ata zgjidhen nga familjet e ndershme. Tė pyeta a ka folur dikush prej jush fjalė tė tilla, para tij, ti the jo. Sikur tė kishte folur ndokush fjalė tė tilla pa¬ra tij, do tė kisha menduar se ky njeri ėshtė duke imituar tė tjerėt. Tė pyeta se a ka qenė ndokush prej tė parėve tė tij mbret, ti mė the jo. Sikur tė kishte qenė dikush prej tė parėve tė tij mbret, do tė kisha men¬duar se qenka njeri i cili kėrkon sundimin - pushtetin e tė parėve tė tij. Tė pyeta se a jeni duke e akuzuar pėr gėnjeshtėr para se tė thotė kėtė qė ėshtė duke thėnė, ti mė the jo, e unė e di se ai nuk mund tė ketė qenė i sinqertė ndaj njerėzve e rrenacak ndaj All-llahut. Tė pyeta se a janė duke iu pėrgjigjur thirrjes sė tij paria e popullit apo shtresa e ulėt (masa e gjerė) e tij, ti mė the se ėshtė duke iu pėrgjigjur populli i thjeshtė dhe i pambrojtur, e zakonisht tė tillė kanė qenė ithtarėt e tė gjithė Pejgamberėve. Tė pyeta se a janė duke u shtuar apo duke u pakėsuar, e ti mė the se numri i ithtarėve tė Pejgamberit ėshtė duke u rritur. Kjo ndodh zakonisht me besimin, derisa shpallja tė plotėsohet tėrėsisht. Tė pyeta se a e ka lėshuar ndonjėri prej tyre fenė nga pakėnaqėsia ndaj saj pasi e ka pranuar atė, ti mė the se jo. Kėshtu ndodh kur njerėzit e pra¬nojnė besimin me gjithė zemėr. Tė pyeta se a ėshtė mashtrues, ti mė the se jo. Kjo ėshtė cilėsi e tė gjithė Pejgam-berėve, ata kurrė nuk janė mashtrues. Pastaj tė pyeta se ēka ju urdhėron tė besoni, e ti mė the se ju urdhėron tė besoni All-llahun dhe tė mos i pėrshkruani shok Atij, qė do tė thotė se ju ndalon t’i adhuroni idhujt. Pastaj ju urdhėron ta kryeni nama-zin, tė jeni tė sinqertė dhe tė ndershėm, e nėse ėshtė kėshtu siē thua ti, atėherė ai sė shpejti do tė sundojė edhe nė kėtė vend ku tani gjenden kėmbėt e mia. E kam ditur se ai do tė paraqitet, por nuk e kam ditur se do tė jetė njėri prej jush (arab). Sikur ta dija se do tė mund tė arrija tek ai, mu tani do tė nisesha nė rrugė pėr t’u takuar me tė. E sikur tė isha pranė tij, do t’ia kisha larė edhe kėmbėt.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 02-11-2017 mė 00:42
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Profeti i fundit dhe me i madhi do jete nga siria me emrin ahmed apo i dalluar qe do denohet nga populli i tij si djall. Nje mbret sirie me gjak hebre. Por duhet me pare qe klanet e fshehta te Sidrit te perpiqrn te helmojne pushtojne me helm zotin dhe pastaj do i jepet leja edhe ketij profeti ne kuader te levizjeve kunder armiqve te tij per te shmangur luften qe ai e fiton por nuk do te vrase sidrin sepse ndjen keq apo mallkim natyre sepse sidri eshte zoti i vertete mirepo eshte pak si budalla dhe i eger.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2019
    Postime
    10

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Nese e pranoni Danielin si ma shpjegoni kete?
    Daniel 9:24-26
    24Shtatėdhjetė javė janė caktuar pėr popullin tėnd dhe pėr qytetin tėnd tė shenjtė, pėr tė t'i dhėnė fund shkeljes, pėr t'i dhėnė fund mėkatit, pėr tė shlyer paudhėsinė, pėr tė sjellė njė drejtėsi tė pėrjetshme, pėr tė vulosur vegimin dhe profecinė, pėr tė vajosur vendin shumė tė shenjtė. 25Prandaj dije dhe kuptoje se, qė kur ka dalė urdhri tė restaurohet dhe tė rindėrtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do tė duhen shtatė javė dhe gjashtėdhjetė e dy javė tė tjera; ai do tė ndėrtohet pėrsėri me sheshe dhe me ledhe, por nė kohėra plot ankth. 26Mbas gjashtėdhjetė e dy javėve Mesia do tė vritet dhe askush nuk do tė jetė me tė. Dhe populli i njė princi qė do tė vijė ka pėr tė shkatėrruar qytetin dhe shenjtėroren; fundi i tij do tė vijė me njė pėrmbytje, dhe deri nė mbarim tė luftės janė dekretuar shkatėrrime. 27Ai do tė lidhė gjithashtu njė besėlidhje me shumė njerėz pėr njė javė, por nė mes tė javės do t'i japė fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahėt e veprimeve tė neveritshme do tė vijė njė shkatėrrues, deri sa shkatėrrimi i plotė, qė ėshtė dekretuar, do tė bjerė mbi shkatėrruesin".

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-12-2019
    Postime
    10

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Ju mė quani Mėsues dhe Zot, dhe mirė thoni, sepse jam.
    Jezusi, Gjoni 13:13

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Citim Postuar mė parė nga nekalvikamberi Lexo Postimin
    Jezusi, Gjoni 13:13
    Problemi i ketij verseti eshte perkthimi.Theo ne greqisht i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne anglisht Lord i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne gjermanisht Herr i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne italisht Signore i thojne dhe Zotit dhe zoterise.Per ta kuptuar kete i kthehemi gjuhes origjinale te Jezusit dhe ajo e jep shume qarte se fjala e perdorur eshte per zoteri dhe jo Zot.

    Emri:  D7BE3789-53C0-4045-92ED-465AE86758B2.jpg

Shikime: 2593

Madhėsia:  28.2 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 01-02-2020 mė 06:17
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Problemi i ketij verseti eshte perkthimi.Theo ne greqisht i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne anglisht Lord i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne gjermanisht Herr i thojne dhe Zotit dhe zoterise, ne italisht Signore i thojne dhe Zotit dhe zoterise.Per ta kuptuar kete i kthehemi gjuhes origjinale te Jezusit dhe ajo e jep shume qarte se fjala e perdorur eshte per zoteri dhe jo Zot.

    Emri:  D7BE3789-53C0-4045-92ED-465AE86758B2.jpg

Shikime: 2593

Madhėsia:  28.2 KB


    Ndėrsa Jezusi i ndaloi njerzit ta emėrtonin ashtu"Shuma veta i liroi nga shpirtarat e keqinj; dhe keta bertiten: "Ti je Biri i Perendise". Por Jezusi i urdheroi rreptesisht tė mos flitninsepse e dinin qe ai ishte Mesia". (Luken 4/41)(tek ungjijtė e tjerė fjala bir i i perėndisė nuk pėrmendet pasi pėrmendet vetėm fjala Krishti Perėndisė. Shiko (Marku 8/29) ,(Luka 9/20-21)

    Jezusi predikoi dhe profetizoi se kur njerzit do ta hyjnizonin duhet tiu vinin ndėrmend se ai nuk i bėnte gjėrat vetė por me fuqinė e Zotit.

    Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre pėr Atin. Atėherė Jezusi u tha atyre: "Kur ta keni lartėsuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar.Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati s'mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė".(Gjoni 8/27-29)

    Po ashtu bibla na tregon se fjala Zot ėshtė pėrdorur nė vend tė emrit Zotėri dhe jo pėr Krijuesin e qiejve dhe tokės.Maria mendon se ėshtė kopėshtari dhe i thotė Zot po kėshtu priftėrinjtė e emėrtojnė Pilatin Zot.Pra kjo tregon qartė se fjala Zot nė biblė kur i drejtohet njerzve si Jezusit, Pilatit etj ka kuptimin Zotėri dhe jo Perėndi.Jezusi i tha: "O grua, pse po qan? Kė kėrkon?". Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: "Zot, po e pate hequr ti, mė trego ku e vure dhe unė do ta marr".(Gjoni 15/15)Dhe tė nesėrmen, qė ishte mbas ditės sė Pėrgatitjes, krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė u mblodhėn te Pilati, duke thėnė: "Zot, na ra nė mend se ai mashtruesi,...(Mateu 27/62-63)Sikurse thuhet tek Korintėsave.Po a nuk e pashė Jezu Krishtin, Zotėrinė tonė?(1 e Korintėsave 9/1)Shumė gjėra nga ato qė u tha Jezusi nuk u shkruajtėn nė bibėl dhe ato qė u shkruajtėn u ndėrruan mė vonė nga njerzit pėr ta shpallur atė qėllimisht bir tė Zotit kur ai e mohonte kėtė gjė duke emėrtuar veten e tij qindra herė nė biblė si “Bir njeriu”.

    Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr. Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.(Gjoni 20:30-31)

    Gjithashtu Jezusi i ndaloi njerzit ta adhuronin atė por tė besonin vetėm tek Zoti.

    Dhe mė kot mė adhurojnė[, duke i mėsuar doktrina qė janė urdhėrime nga njerėzit"".(Mateu 15/9)

    Dhe, si shkoi pak pėrpara,(Jezusi) ra me fytyrė pėr tokė [dhe lutej duke thėnė: "Zoti im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti". (Mateu 26-39)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •