
Postuar mė parė nga
Xhemis
Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s .
Fjala profeci vjen nga fjala greke “propheteia” qe do te thote " dhurate per te interpretuar deshiren e Zotit".Profecia tek disa zakonisht pėrfshin frymėzim, interpretim ose nje zbulesė tė vullnetit Hyjnor nė lidhje me botėn shoqėrore tė profetit dhe ngjarjet qė do tė vijnė. Sipas enciklopedise katolike “ nėnkupton njohjen paraprake tė ngjarjeve tė ardhshme, tė cilat nuk jane permendur dhe paraqitur dhe jane tė fshehura te cilat nuk mund tė njihen me ane tė arsyes ".
Islami jep nje kuptim me te gjere se njohja e se ardhmes.Ne Islam perdoret fjala Uahj-shpallje, frymezim- inspirim, kumtese, legjislacion, urdherese, lajm per te padukshmen, zbulese etj duke qene nje bashkesi kuptimesh, por dhe “Nebe-Lajm” prej se ciles vjen fjala Nebij-profet lajmerues, dhe prej foljes se rrenjes se fjales Risale-Dergese prej se ciles vjen Resul- i Derguar .Ne Islam Resuli- i Derguari (1)eshte nje grade me larte se profeti sepse ai vjen me shpallje dhe liber hyjnor dhe me nje sistem te plotesuar juridik per popullin e tij ndersa Nebij-Profeti ploteson nje profet tjeter apo e ndihmon ate.
Sipas Islamit, Jezusi = Isa a.s quhet Resul ndersa Jahja = Gjon Pagezori quhet nebij-profet.Te derguarit me te medhenj jane Nuhu, Ibrahimi,Musai,Musai Isai, dhe Muhamedi a.s(Opaqa e Zotit qofte mbi to). Profetet te tjere jane Isaku, Ismaili, Jusufi, Sulejmani, Zekeria, Shuajbi,Salihu, Jahja etj .Kurani permend 25 emra te tyre por sipas Islamit numri i tyre eshte shume i madh ku cdo popull ka pasur profetin e tij.(2)
Shpallja hyjnore nuk mund te quhet vetem profeci sepse nese do i referoheshim kuptimit te ngushte te enciklopedise katolike si vetem “lajmerim per te ardhmen”. Shpallje hyjnore permban dhe ligje juridike per te rregulluar sistemin shoqeror, sistemin hierkik dhe marredheniet e njerzve me Zotin dhe me njerzit me vetveten e tyre..Keshtu librat hyjnor qe njihen sot jane Fletushkat e Ibrahimit, Teurati i Musait, Zeburi i Daudit, Inxhili i Isait (Jezusit) dhe Kurani per Muhamedin a.s .Cdo liber tjeter jashte tyre nuk ka baze hyjnore.Dhe keto libra jo te gjithe jane te sakte.Prandaj Zoti i permblodhi te gjithe gjerat bazike ne menyre te pergjithshme ne librin e fundit Kuranin famelarte dhe ne menyre te detajuar ne theniet profetike te Derguarit Muhamed a.s .
“Nuk ka asnjė njeri qė Allahu t’i ketė folur ndryshe pėrveē mėnyrės sė frymėzimit(inspirimit), ose pas ndonjė mbulese ose t’i dėrgojė tė dėrguar (melek-engjell), e ai me lejen e Tij, t’i shpallė atė qė Ai dėshiron”. Me te vertete Allahu eshte i Lartesuari dhe i Urti (Shu’ra: 51).
Sipas Islamit keto jane disa pjese te menyres se shpalljes hyjnore
1)Enderrat
Profeti Muhamed a.s thote .”Endrra eshte 1/46 pjese e profecise”
a)Komentimi i enderrave dhe simbolikave te tyre (4)
Ato mund ti ndodhin profeteve, besimtareve dhe pabesimtareve (5)
2)Frymezimi apo Inspirimi(6)
3)Komunikimi me engjellin e derguar prej Zotit (zakonisht per kete gje eshte engjelli Xhibril-Gabriel).(7)
4) Thenie e ndonje profecie ose parashikimi per te ardhmen si pergezim,si qortim ose si ndodhi.(8)
Disa i shtojne kesaj dhe profecine e ndonje profeti perpara per ate qe do vije me pas.(9)
A profetizoi ndonjeri nga profetet para profetit Muhamed a.s per ardhjen e tij dhe se ai do ishte profet i vertete? Le te shikojme nje profeci te Danielit te permendur ne Biblen e krishtere.
Shpjegimi i endrres se Danielit
Muslimanet mesuan per emrin e Danelit kur ato pushtuan Irakun(Ish-Babilonine).Ndoshta kjo ishte dhe pika e perputhjes se profecise se Danielit dhe gjetjes se trupit te tij se bashku me disa fletushka nga ana e muslimaneve si nje pergezim te percaktuar shume kohe me pare. (Shiko Danieli tek muslimanet)
Danieli ishte njeri nga kater djemte e rinj hebrenj qe u largua nga vendi tij per ne Babiloni.Ne ate kohe ne Babiloni ishte ne pushtet mbreti Nebukadnezari II ose sic quhej ne bibel Belshatsar . Njė sundimtar i Babilonisė ntė Dinastisė Kaldease qė mbretėroi c. 605 pes - 562 pes . Sipas Biblės , ai pushtoi Judėn dhe Jeruzalemin dhe i dėrgoi izraelitėt nė mergim. Mbreti Nebukadnezar II jetoi (634-562 pes) dhe ishte mbreti mė i madh i Babilonisė sė lashtė, duke pasuar babain e tij, Nabopolassar. Mbreti Nabopolassar kishte mundur asirianėt me ndihmėn e Medes dhe ēliroi Babiloninė nga sundimi asirian. Nė kėtė mėnyrė ai siguroi djalin e tij (si Filipi II do tė bėnte pėr birin e tij Aleksander mė vonė) duke i lene njė pushtet tė qėndrueshem dhe pasuri tė mjaftueshme pėr tė ndėrtuar vendin e tij. Udhėheqėsi babilonas pėrdori forcėn dhe shkatėrrimin pėr tė rritur njė perandori. Ai pushtoi mbretėrinė pas mbretėrisė, pėrfshirė Fenikinė , Filistinė , Judėn , Amonin , Moabin dhe mė shumė. .
Danieli ne Judaizem.
Danieli nuk ėshtė profet nė judaizėm, eshte njeri i drejte dhe besimtar qe nuk pinte vere dhe nuk adhuronte statuja dhe nuk pranoi te trashegonte pasurine e parrethprereve(Darit te Persise).Ai ishte marre peng per te mesuar ne Babiloni nga mbreti Naebukadnezar II mbasi ai kishte pushtuar vendin qe hebrenjte jetonin.
Danieli ne Krishterim
Ndersa sipas krishtereve ai njihet si profet i permendur dhe nga Jezusi tek nje profeci biblike (Mateu 24: 15)
Danieli tek Muslimanet
Perpara se te paraqesim mendimin e muslimaneve rreth Danielit do paraqesim disa rregulla baze te mendimit te muslimaneve ne lidhje me literaturen biblike te ehli kitabeve
1) Nuk e pergenjeshtrojme ate qe vjen ne perputhje me fene islame(10)
2)E pergenjeshtrojme ate qe vjen ne kundershtim me fene Islame (11)
3) As nuk e pergenjeshtrojme dhe as e pranojne per ate qe nuk eshte e njohur ne fene Islame(12)
Nese krishteret pyesin pse citoni biblen kur ju mendoni se ajo eshte e ndryshuar atehere u themi rastin e Palit qe edhe pse sillte versete biblike qe ajo eshte e ndryshuar .(Letra e hebrejve 8: 7-13) por prape ishte vete ai citonte dhiaten e vjeter ne ". (Veprat 3/20-21) e cila thuhet tek (Zanafilla 18/15,18) Atehere u themi pse Pali e citon dhiaten e vjeter kur ai mendonte se ajo ka te meta?Edhe ne muslimanet edhe besojme se ka te meta bibla sikurse mendonte Pali i citojme pjeset e drejta.
Per muslimanet Danieli njihet ne librat e komentatoreve te Kuranit por nuk eshte i permendur ne 25 emrat e profeteve ne Kuran me ane te shpalljes hyjnore.Ate e permendin Taberiu dhe Ibn Kethiri , gjithashtu dhe Ibn Tejmija ne librin e tij “Pergjigja e sakte per ato qe ndryshuan fene e Jezusit” (13) ose si me poshte:
Shejhu el-Islam Ibn Tejmije (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė:
Kur varri i Danielit u zbulua nė Tastar, Ebu Musa i shkroi Umar ibn Khatab (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) pėr kėtė dhe Umeri i ktheu atij, duke thėnė: Gjatė ditės, tė beni trembėdhjetė varre dhe varrosin atė natėn nė njė prej tyre dhe fshijeni vendndodhjen e varrit tė tij, qė varri i tij tė mos jetė shkak i fitnesit dhe konfuzionit pėr njerėzit duke e marre ate per vend adhurimi (14)
Ibn Kethiri e permend kete histori dhe thote:
Ėshtė transmetuar nga Khalid ibn Dinaari qė Abu'l-Aalija ka thėnė: Kur muslimanet e pushtuam Taustarin(vend ne jug-perendim te Iranit), gjetėm nė thesarin e el-Hormuzanėve ne njė vend te fshehur nė tė cilin ishte trupi i njė njeriu tė vdekur dhe ne kokėn e tij ishte njė liber. Ne e morėm shkrimin dhe e ēuam tek Umer ib Hatabi r.a, Halifja i muslimaneve ne ate kohe , dhe ai thirri Ka'b el Ahbarin , i cili e pėrktheu atė nė arabisht. Unė isha njeriu i parė nė mesin e arabėve qe lexova atė. I thashė Ebu Ali'je: Ē'ishte nė tė? Ai tha: Ishte pėr ty, pėr ēėshtjet e tua, pėr besimin tėnd, pėr fjalėn tėnde dhe pėr atė qė do tė ndodhė pas kėsaj. Unė i thashė: Ēfarė ke bėrė me njeriun? Ai tha: Ne kemi hapur 13 varre tė ndryshme gjatė ditės, pastaj natėn kemi varrosur atė dhe i kemi rrafshuar tė gjitha varret, nė mėnyrė qė ta fshehin vendndodhjen e saj nga njerėzit, kėshtu qė ata nuk do ta gjejne atė. Unė thashė: Kush mendon se ishte njeriu? Ai tha: Njė burrė i quajtur Daniel. A kishte ndryshuar diēka prej tij? Ai tha: Jo, pėrveē disa qimeve nė shpinė, sepse toka nuk konsumon (trupat) e Profetėve dhe kafshėt e egra nuk mund t'i gllabėrojnė.(15)
Ibn Abi'd-Dunja ka transmetuar me njė zinxhir hasen - siē thuhet nė el-Bidaje ue'n-Nihajeh - nga Ebu'-Zinad qė ai tha:
Pashė njė unazė nė dorėn e Ebu Burdah ibn Ebi Musa al-Esh'ari, nė skajin e sė cilės kishte njė gdhendje tė dy luanėve, mes tė cilėve ishte njė njeri dhe ata nuk e hengren atė burrė. Ebu Burde tha: Ky ėshtė unaza e atij njeriu tė vdekur, tė cilin populli i kėtij qyteti pretendon tė jetė Danieli. Abu Musa e mori atė nė ditėn qė e rihoqėn atė. Ebu Bude tha: Ebu Musa kėrkoi dijetarėt e atij qyteti te shpjegonin pėr gdhendjen nė atė unazė, dhe ata thanė: Astrologėt dhe dijetarėt erdhėn te mbreti nėn sundimin e tė cilit Danieli jetoi dhe i tha: Nė kete natė , njė djalė dhe do te shkatarronte sovranitetin tuaj. Mbreti tha: Per Zotin, asnjė djalė nuk do tė jetojė atė natė, por unė do ta vras. Por ata e morėn Danielin dhe e hodhėn nė gropėn e luanėve, ku luani dhe luanesha nuk e dėmtuan atė, pastaj nėna e tij erdhi dhe gjeti luanėt qė nuk po e hanin. Kėshtu, Zoti e shpėtoi atė derisa ju shtua fama ne gjithe vendin. Ebu Musa ka thėnė: Dijetarėt e atij qyteti thanė: Prandaj, Danieli gdhendi imazhin e dy luanėve qė nuk e hajnė atė nė prehėr tė unazės sė tij, qė tė mos harrojė atė bekim qė Allahu i kishte dhuruar atij.
Shpjegimi i profecise se pare
Nė vitin e dytė tė mbretėrimit tė tij, Nebukadnetsari II pa njė ėndėrr. Kur zgjohet, ai e kupton se ėndrra kishte njė mesazh tė rėndėsishėm, kėshtu qė ai keshillohet me njerėzve te tij. Ai kėrkon qė njerėzit e tij magjistaret dhe kedo qe mbante prane tij qe t'i tregojnė se ēfarė ishte pėrmbajtja e ėndrrės dhe pastaj ta interpretonin atė. Kur njerėzit e tij u dorezuan se ishin te paafte dhe se interpretimi i saj ishte pėrtej fuqisė sė tyre mashtruese .Keshtu qe ai urdheroi ti vrasin te gjithe, magjistaret , astrologet dhe ato qe mbaheshin si te urte.Ne ate kohe vjen komandanti i mbretit tek Danieli per ta arrestuar e per ta vrare por ai merr persiper komentimin e saj duke iu lutur Zotit ti japi nje zbulese. Dhe ne fakt ashtu ndodhi, Danielit i vjen njė vizion shpjegues nga Zoti:
Me pas Danieli shkon tek Nebukadnetsari dhe i tregon se cfare ai kishte pare dhe se si ishte shpjegimi i saj:
Citatet biblike te enderres se Danielit.
Enderra Nabukdunosorit!
31) Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja njė figurė e madhe; kjo figurė e stėrmadhe, me njė shkėlqim tė jashtėzakonshėm, ngrihej para teje me njė pamje tė tmerrshme.
32) Koka e kėsaj figure ishte prej ari tė kulluar, gjoksi i saj dhe krahėt e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshėt e saj prej bronzi,33 kėmbėt e saj prej hekuri, kėmbėt e saj pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile.
34) Ndėrsa po shikoje, njė gur u shkėput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurėn nė kėmbėt e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copėtoi.
35) Atėherė hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copėtuan bashkė dhe u bėnė si kope byku nė lėmė gjatė verės; era i mori me vete dhe nuk u gjet mė asnjė gjurmė e tyre.Por guri qė kishte goditur figurėn u bė njė mal i madh, qė mbushi tėrė tokėn.
36) Kjo ėshtė ėndrra; tani do tė japim interpretimin pėrpara mbretit.
Shpjegimi Danielit!
37) Ti, o mbret, je mbreti , sepse Zoti i qiellit tė ka dhėnė mbretėrinė, pushtetin, forcėn dhe lavdinė.
38) Ngado qė tė banojnė bijtė e njerėzve, kafshėt e fushės dhe shpendėt e qiellit, ai i ka lėnė nė duart e tua dhe tė ka bėrė tė sundosh mbi gjithė ata. Ti je koka e artė.
39) Mbas teje do tė dalė njė mbretėri tjetėr, mė e vogėl, mė e ulėt nga jotja; pastaj njė mbretėri tjetėr prej bronzi, qė do tė sundojė mbi gjithė dheun.
40) Mbretėria e katėrt do tė jetė e fortė si hekuri, sepse hekuri copėton dhe thėrrmon ēdo gjė; ashtu si hekuri qė copėton, kjo mbretėri do t'i copėtojė dhe do t'i thėrrmojė tėrė kėto mbretėri.
41) Siē e pe, kėmbėt dhe gishtėrinjtė ishin pjesėrisht prej argjile poēari dhe pjesėrisht prej hekuri, kėshtu kjo mbretėri do tė ndahet; megjithatė, ajo do tė ketė fortėsinė e hekurit, sepse ti ke parė hekurin tė pėrzier me argjilė tė butė.
42) Dhe ashtu si gishtėrinjtė e kėmbėve ishin pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile, kėshtu ajo mbretėri do tė jetė pjesėrisht e fortė dhe pjesėrisht e brishtė.
43) Siē e pe hekurin tė pėrzier me argjilėn e butė, ata do tė pėrzihen nga fara njerėzore, por nuk do tė bashkohen njeri me tjetrin, pikėrisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilėn.
Mbreteria fituese!
44) Nė kohėn e kėtyre mbretėrve,Perėndia i qiellit do tė nxjerrė njė mbretėri, qė nuk do tė shkatėrrohet kurrė; kjo mbretėri nuk do t'i lihet njė populli tjetėr, por do tė copėtojė dhe do tė asgjėsojė tėrė kėto mbretėri, dhe do tė ekzistojė pėrjetė,
45) pikėrisht ashtu siē e pe gurin tė shkėputet nga mali, jo nga dora e njeriut, pėr tė copėtuar hekurin, bronzin, argjilėn, argjendin dhe arin. Perėndia i madh i ka bėrė tė njohur mbretit atė qė ka pėr tė ndodhur tani e tutje. Endrra ėshtė e vėrtetė dhe interpretimi i saj ėshtė i sigurt"
)Mbreti i foli Danielit dhe tha: "Me tė vėrtetė Perėndia ėshtė Perėndia i perėndive, Zoti i mbretėrve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti mund tė zbulosh kėtė sekret"..(Daniel 2/31-45)
Nebukadnetsari kishte parė njė statujė tė madhe me njė kokė floriri, gjoksi prej argjendi, barku dhe kofshėt prej bronzi, kėmbėt e hekurit dhe kėmbėt prej argjile(balte tė pėrziera), pastaj pa statujėn e shkatėrruar nga njė shkėmb qė u kthye nė njė mal plot ne tėrė tokėn. Danieli i shpjegon ėndrrėn mbretit: statuja simbolizonte katėr mbretėri tė njėpasnjėshme, duke filluar me Nebukadnetsarin II e deri tek Romaket, tė gjitha qė do tė shtypeshin nga mbretėria e Zotit, e cila do tė jetonte pėrgjithmonė. Nebukadnetsari pranon epėrsinė e Zotit tė Danielit, ngre Danielin mbi tė gjithė njerėzit e tij tė menēur dhe i vendos Danielit dhe shokėve tė tij ne poste kryesore ne tere Babiloninė.
Realiteti i endrres
Ta bejme me shume realiste kete enderr duke shpjeguar historikisht cfare ka ndodhur.Kush jane mbreterite ne enderren qe shpjegoi Danieli?
Figura pėrfaqėsonte katėr fuqitė pagane qė do tė ushtronin sundimin botėror deri nė ardhjen e mbretėrisė monoteiste tė Zotit e cila do shkatarronte keto mbreteri pagane.
1) E para “ Koka e kėsaj figure ishte prej ari tė kulluar, ".(Daniel 2/32)
Kjo ishte Mbreteria Babilonase e Nabukdentsarit II.Prandaj Danieli i tha “Koka e artė je ti”. Mbreti Nabukadentsari rreth viteve 630-562 p.e.s
2) E dyta “gjoksi i saj dhe krahėt e saj ishin prej argjendi,” (Daniel 2/32)
Kjo ishte Perandoria Perse gjatė viteve 600-529 p.e.s dhe krahėt simbolizojnė njėri Medėt tjetri Persėt.Sipas disa historianeve thuhet se Medet jane kurdet e sotem.Ne kete kohe perandor ishte Kiri (Cyrus) ose Koreshi sipas bibles pastaj i biri i tij Cambyses II dhe me pas Darius.
3) E treta “barku i saj dhe kofshėt e saj prej bronzi.”(Daniel 2/32)
Mbretėria e tretė ishte mbretėria Greke-Maqedonase e Aleksandrit te madh. Aleksandri pushtoi botėn duke marshuar nga nga perėndimi nė lindje e deri nė Indi. Ka sunduar gjatė viteve 336-323 p.e.s Ai pėrmbysi Mbretin Persian Darius III dhe pushtoi Perandorinė Arkaemenide nė tėrėsinė e saj. [b] Nė atė moment, perandoria e tij shtrihej nga deti Adriatik nė lumin Indus dhe pushtoi Indinė nė vitin 326 p.e.s. Aleksandri vdiq nė Babiloni ne pallatin e Nabukodonosorit II ,
4) E katėrta “kėmbėt e saj prej hekuri, kėmbėt e saj pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile.”(Daniel 2/33)
Mbretėria e katėrt ishte perandoria Romake e cila u nda ne dy pjese ate me qender ne Romen dhe ate bizantine me qender ne Kostandinopoje.Dy kėmbėt tregojnė pėr ndarjen e saj Rome-Bizant dhe hekuri dhe argjila simbolizojnė fuqizimin dhe dobėsimin e saj.
5)Mbreteria e peste eshte perandoria e Islamit, guri qe do te shkatarroje te gjithe statujen pagane te perandorive duke simbolizuar mbarimin e perandorive pagane nga Babilonia, tek Persia, Greqia, Juruzalemi, Bizanti, Konstandinopja, etj etj, Perandoria e Islamit u shtri ne gjithe vendet qe permendi Danieli ne enderr dhe i largoi nga keto vende idhujtarine ndaj idhujve dhe vendosi besimi tek Zot nje i vetem.
.44 Nė kohėn e kėtyre mbretėrve,Perėndia i qiellit do tė nxjerrė njė mbretėri, qė nuk do tė shkatėrrohet kurrė; kjo mbretėri nuk do t'i lihet njė populli tjetėr, por do tė copėtojė dhe do tė asgjėsojė tėrė kėto mbretėri, dhe do tė ekzistojė pėrjetė,45 pikėrisht ashtu siē e pe gurin tė shkėputet nga mali, jo nga dora e njeriut, pėr tė copėtuar hekurin, bronzin, argjilėn, argjendin dhe arin. Perėndia i madh i ka bėrė tė njohur mbretit atė qė ka pėr tė ndodhur tani e tutje. Endrra ėshtė e vėrtetė dhe interpretimi i saj ėshtė i sigurt".(Daniel 2/31-45)
Kush jane profecite biblike se mbreteria e katert eshte mbreteria pagane romake e argjiles dhe hekurit?
Perandoria Romake pagane qe profetizoi dhe Jezusi ne bibel
15 "Kur tė shihni, pra, “neverinė e shkretimit”, qė ėshtė parathėnė nga profeti Danieli, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė),(Mateu 24/15)
Prishja e tempullit tė Juruzalemit nga romakėt paganė
"Dhe kur do tė shikoni Jeruzalemin tė rrethuar nga ushtritė, ta dini se shkretimi i saj ėshtė afėr.Atėherė ata qė janė nė Juda, tė ikin nė male; dhe ata qė janė nė qytet tė largohen; dhe ata qė janė nė fushė tė mos hyjnė nė tė.Sepse ato janė ditė tė hakmarrjes, qė tė pėrmbushen tė gjitha ato gjėra qė janė shkruar.Mjerė gratė shtatzėna dhe ato qė mėndin nė ato ditė, sepse do tė ketė mjerim tė madh nė vend dhe mėri mbi kėtė popull.Dhe ata do tė bien nga tehu i shpatės, do t'i ēojnė robėr ndėr tė gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganėt, derisa tė plotėsohen kohėt e paganėve".(Luka 21/20-24)
Prishja e tempullit nė Juruzalem nga Romakėt janė fillimi i shenjave.Jezusi u pyet pėr fillimin dhe mbarimin e botės dhe ai tregoi se shkatarrimi i tempullit nė Juruzalem ėshtė fillimi i tyre.
1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan pėr t'i treguar ndėrtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju tė gjitha kėto? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu nuk do tė mbetet asnjė gur mbi gur qė nuk do tė rrėnohet".3 Pastaj, kur ai u ul tė rrinte nė malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mėnjanė dhe i thanė: "Na thuaj, kur do tė ndodhin kėto gjėra? Dhe cila do tė jetė shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit tė botės?".....6 Atėherė do tė dėgjoni tė flitet pėr lufta dhe pėr ushtima luftash; ruhuni tė mos shqetėsoheni, sepse tė gjitha kėto duhet tė ndodhin, por ende mbarimi nuk do tė ketė ardhur.7 Do tė ngrihet, pra, popull kundėr populli dhe mbretėri kundėr mbretėrie; do tė ketė zi buke, murtajė dhe tėrmete nė vende tė ndryshme....15 "Kur tė shihni, pra, “neverinė e shkretimit”, qė ėshtė parathėnė nga profeti Danieli, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė),(Mateu 24/1-15)
Shenja pėr tė cilėn Jezusi foli ėshtė shkatarrimi i tempulllit dhe pėrndjekja e besimtarėve.Mė vonė Palestinėn e pushtuan romakėt dhe zelotėt pjesėtarė i njė sekti hebraik u rebeluan dhe romakėt nė vitin 70 e dogjėn tempullin e dytė tė ēifutėve.Zelotėt e vazhduan rezistencėn deri nė vitin 74 porse mė kot romakėt paganė i rrethuan nė ndėrtesėn Masada dhe i vranė.Pikėrisht kėtu e kishte fjalėn dhe Jezusi kur tha kur tė shikoni “Neverinė e Shkretimit” e cila simbolizon Romėn.
Po kėtė gjė e thotė dhe Pali tek letra e Korintėsave.Megjithėse ky verset tregon se bibla ėshtė shkruar mbas shumė viteve duke treguar dhe pėr ngjarjen e vrasjes sė njerzve nga “Shkatarruesi” romakėt paganė e cila ka ndodhur nė vitet 70-80.Pali nuk kishte si te shkruante dicka per te cilen skishte ndodhur.Pra kjo tregon se bibla eshte shkruar mbas viteve 70.
8 Dhe tė mos kurvėrojmė, ashtu si kurvėruan disa nga ata edhe ranė tė vdekur nė njė ditė njėzet e tre mijė.9 Dhe tė mos e tundojmė Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranė nga gjarpėrinjtė.10 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranė nga Shkatėrruesi. 11 Dhe tė gjitha kėto gjėra u ndodhėn atyre si shėmbull, dhe janė shkruar pėr paralajmėrimin tonė, pėr ne qė jemi nė mbarim tė epokės. (1 Korintesave 10/8-11)
Pikerisht kete Jezusi profetizoi pėr atė qė ka thėnė Danieli
15 "Kur tė shihni, pra, “neverinė e shkretimit”, qė ėshtė parathėnė nga profeti Danieli, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė),(Mateu 24/15)
“Shkatarruesit” qė do tė shkatarrojnė tempullin.Kjo pikėrisht ndodhi rreth viteve 70-74.Romakėt nėn udhėheqjen e Titit e shkatarruan tempullin.Titi u ndaloi ushtarėve tė digjnin tempullin por pėr tė marrė arin ato nuk iu bindėn dhe filluan ta shkrijnė. Ari i rėnė nė gurėt e tempulli i detyroi romakėt tė hiqnin dhe gurėt e mėdhenj dhe i shkėrmoqnin skurse thotė Jezusi.
Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan pėr t'i treguar ndėrtesat e tempullit.Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju tė gjitha kėto? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu nuk do tė mbetet asnjė gur mbi gur qė nuk do tė rrėnohet". (Mateu 24/1-2)
Kjo ndodhi kur Romakėt hynė nė jJuruzalem dhe i vranė banorėt qė gjendeshin rreth tij sikurse profetizon Zakaria dhe Jezusi mė poshtė:
Ja, po vjen dita e Zotit; plaēka jote e luftės do tė ndahet nė mes teje. Unė do t'i mbledh tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; qyteti do tė pushtohet, shtėpitė do tė plaēkiten dhe gratė do tė dhunohen. Gjysma e qytetit do tė shkojė nė robėri, por ata qė do tė mbeten nga populli nuk do tė shfarosen nga qyteti.(Zakaria 14/1-2)
22 Sepse ato janė ditė tė hakmarrjes, qė tė pėrmbushen tė gjitha ato gjėra qė janė shkruar.23 Mjerė gratė shtatzėna dhe ato qė mėndin nė ato ditė, sepse do tė ketė mjerim tė madh nė vend dhe mėri mbi kėtė popull.24 Dhe ata do tė bien nga tehu i shpatės, do t'i ēojnė robėr ndėr tė gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganėt, derisa tė plotėsohen kohėt e paganėve".(Luka 21/22-24)
Derisa te plotesohen kohet e paganeve ka kuptimin kur te marrin fund keto perandori te kota.Pra nga te gjitha cka thame vertetuam se perandoria e kater qe simbolizohej me kafshen e kater ishte Perandoria Romake e cila do ndahej ne dy pjese ne ate te Romes dhe Bizantit –Kostandinopojen.
E kush perandori tjeter e shkatarroi perandorine romake pervec perandorise Islame e cila mbizoteroi vendin e Juruzalemit, Konstandinopojen Bizantine,Persine e Kirit,Egjiptin, Greqine dhe Maqedonine e Aleksandrit, Spanjen, Siciline, Irakun e Nabukdonosorit, Indine etj etj .
Profecia e profetit Muhamed a.s per rrezimin e perandorive pagane
Profeti Muhamedi a.s ka thėnė para se te nderronte jete ne nje thenie profetike: “Do tė luftoni kundėr gadishullit arabik dhe Allahu do tė japė tė pushtohet, pastaj kundėr Persisė dhe Allahu do tė japė tė pushtohet.Do tė luftoni kundėr Romakėve dhe Allahu do tė bėjė qė ata tė pėsojnė disfatė, pastaj do tė luftoni kundėr Dexhallit(Antikrishtit) dhe Allahu do tė bėjė qė ai tė mundet.(trans Muslimi, Ahmedi ibn Maxhe)
Shoket e profetit Muhamed a.s e realizuan kete profeci.
Madhėsia e ushtrisė muslimane ishte fillimisht 13,000 trupa nė vitin 632, por me pas u zgjerua shteti islam dhe ushtria gradualisht u rrit nė 100,000 trupa ne vitin 657. Tre gjeneralėt mė tė suksesshme tė ushtrisė muslimane ishin Khalid ibn Velidi , i cili pushtoi Persine- dhe Mesopotaminė(Irakun) kohe ne te cilin u gjend dhe trupi i Danielit, dhe Ebu Ubaideh ibn el-Xherrahi cili pushtoi Sirinė nen sundimin romak, dhe 'Amr ibn el-Asi , i cili pushtoi Egjiptin ne sundimin romak.Me pas edhe pse e nisi Muavija dhe Ebu Ejub el Ensari por Sulltan Fatihu e pushtoi Kostandinopojen . Me pas kryeveziret shqiptare e moren mbare gjithe boten nga lindja-perendim.
Ja cfare tha Herakliu kur u largua prej Sirise: “Te pershendes oj Siri, pershendetu dhe ti me ata qe po shkojne.Asnjehere bizantinet nuk do kthehen me tek ty vecse me frike.Oh cfare toke te mire po ja leme armikut tone”(16)
Mbas betejes se Jermukut ne Siri, Ebu Ubejde i shkruan Umerit r.a per ta pyetur se ku te shkojne ushtria muslimane ne Cezare apo ne Kuds.Umeri i thote te shkojne drejt Juruzalemit.Ushtria muslimane e rrethon ate dhe e mban nje muaj te rrethuar saqe me pas patriarku Sofranius ka kerkuar te dorezohet me kusht qe Umeri te shkoje vete atje.Umeri shkon atje dhe mbasi hyn ne Kuds dhe merr qytetin i thote Bilalit te kendoje ezanin dhe Bilali nuk ia prishi.Kur kendonte Bilali te pranishmit ju kujtua Profeti a.s dhe filluan te qanin.U plotesua profecia.
Allahu me Islamin e shkatarroi paganizmin per 23 vjet, rrezoi perandorite pagane dhe ngriti civilizimin e ri te monoteizmit qe deri ne ate kohe nuk ekzistonte edhe pse hebrenjte e prisnin kete gje duke pritur mbretin e tyre por me kot ato e tradhetuan Jezusin dhe se bashku me Romaket u bene bashke kundra tij.Prandaj stafeten e profecise hyjnore e moren muslimanet duke e derguar profecine deri ne fund.Falenderimi i takon Zotit qe e beri realitet fjalen e tij te dhene ne Kuran.
Edhe premtimi yne u eshte dhene me pare roberve tane te derguar, ska dyshim se do te jene te ndihmuar, dhe per ushtrine tone do te jete ngadhenjimi (Safat 171-173)
Ky premtim ju dha nga Zoti dhe Ibrahimit dhe djalit te tij Ismail po sipas bibles
18 Po atė ditė Zoti bėri njė besėlidhje me Abrahamin duke i thėnė: "Unė u jap pasardhėsve tė tu kėtė vend, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin e madh, lumin e Eufratit (Zanafilla 15/18)
Hebrenjte pretendojne se ky eshte premtimi i tyre por jo ky eshte premtimi qe ju be pasardhesve te Ismalit a.s sikurse thuhet dhe me poshte ne versetin biblik.
12 Tani kėta janė pasardhėsit e Ismaelit, bir i Abrahamit, qė egjiptasja Agar, shėrbėtorja e Sarės, i kishte lindur Abrahamit.13 Kėta janė emrat e bijve tė Ismaelit, simbas emrit tė brezave tė tyre: Nebajothi, i parėlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,14 Mishma, Dumahu, Masa,15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.16 Kėta janė bijtė e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve tė tyre. Ata qenė dymbėdhjetė princėrit e kombeve tė tyre pėrkatės.17 Por kėto janė vitet e jetės sė Ismaelit, gjithsej njėqind e tridhjetė e shtatė vjet; pastaj ai dha frymė dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.18 (Dhe bijtė e tij banuan nga Havilahu deri nė Shur, qė ėshtė nė lindje tė Egjiptit, nė drejtim tė Asirisė). Ai u vendos nė prani tė tė gjithė vėllezėrve tė tij.(Zanafilla 25)
14 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes, mori bukė dhe njė calik ujė dhe iadha Agarit; vuri gjithēka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkė me fėmijėn. Kėshtu ajo u nis dhe filloi tė bredhė nėpėr shkretėtirėn e Beer-Shebas.15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fėmijėn poshtė njė kaēubeje.16 Dhe shkoi e u ul pėrballė tij, nė njė largėsi sa njė goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fėmijėn tė vdesė!" Kėshtu ajo u ul pėrballė tij, ngriti zėrin dhe qau.17 Dhe Perėndia dėgjoi zėrin e djaloshit dhe engjėlli i Perėndisė thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Ēfarė ke, Agar? Mos ki frikė, se Perėndia ka dėgjuar zėrin e djaloshit aty ku ndodhet.18 Ēohu, ēoje djaloshin dhe mbaje fort me dorėn tėnde, sepse unė do tė bėj prej tij njė komb tė madh".19 Atėherė Perėndia ia hapi sytė dhe ajo pa njė pus uji: kėshtu vajti tė mbushė calikun me ujė dhe i dha tė pijė djaloshit.(uji zemezem)20 Dhe Perėndia ishte me djaloshin; ai u rrit, banoi nė shkretėtirė dhe u bė shenjėtar harku.21 Ai banoi nė shkretėtirėn e Paranit dhe nėna e tij e martoi me njė grua nga Egjipti.(Zanafilla 21/14-21)
Sepse ėshtė shkruar se Abrahami pati dy bij: njė nga shėrbėtorja dhe tjetri nga e lira. Dhe ai qė lindi nga shėrbėtorja lindi sipas mishit, por ai qė lindi nga e lira lindi pėr hirė tė premtimit. Kėto gjėra kanė njė kuptim alegorik, sepse kėto dy gra janė dy besėlidhje: njė nga mali Sinai, qė ngjiz pėr skllavėri, dhe ėshtė Agari. Dhe Agari ėshtė mali Sinai nė Arabi dhe i pėrgjigjet Jeruzalemit tė kohės sė sotme ...(Galatsve 4/22-25)
Vijon me “Profecine e dyte te Danielit” ku permend perandorin Konstandinin dhe profetin Muhamed a.s.
Referenca:
1)Ata qė ndjekin rrugėn e Pejgamberit, lajmėtarit tė fesė, i cili nuk di shkrim lexim (Muhammedi), tė cilin ata e gjejnė tė shėnuar nė Teurat dhe Inxhil, i urdhėron ata tė bėjnė vepra tė mira dhe i ndalon nga tė kėqiat, ua lejon tė mirat, e ua ndalon tė kėqiat dhe i liron nga barrėt e rėnda dhe vėshtirėsitė qė i kanė pasur. Prandaj, ata qė do tė besojnė ate (Muhammedin), qė do ta pėrkrahin dhe ndihmojnė, e do tė ndjekin dritėn qė i ėshtė shpallur atij – vetėm ata janė tė lumtur.(Arafe 157)
Muhammedi ėshtė i derguari i Zotit. E, ata qė janė me tė (shokėt e tij) janė tė ashpėr ndaj mohuesve, e tė mėshirshėm nė mes tyre. I sheh ata si bėjnė ruqu dhe sexhde duke kėrkuar dhuntinė dhe kėnaqėsinė e Perėndisė. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky ėshtė pėrshkrimi i tyre nė Tevrat. E, pėrshkrimi i tyre nė Ungjill, ėshtė: (ata janė) si fara (e mbjellur) qė lėshon filizat (e vogla) tė cilat e forcojnė atė, e bėhet e trashė, e pastaj drejtohet (vertikalisht) nė trungun e vet; (kėshtu qė), e entusiazmon atė qė e ka mbjellė, - qė pėr (kėtė gjė) t’i zemrojė mohuesit. Zoti u ka premtuar atyre qė besojnė dhe punojnė vepra tė mira (tė gjithė atyre) – falje (tė mėkateve) dhe shpėrblim tė madh.(El Fet’h 29)
O ithtarė tė librit(biblos), ju erdhi i dėrguari i Jonė(Muhamedi), ju sqaron (ēėshtjet e fesė) pas ndėrprerjes sė tė dėrguarve(tek ju), nė mėnyrė qė tė mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dėrguar qė tė na pėrgėzojė, e as qė tė na tėrheqė vėrejtjen". Pra ja, ju erdhi Pėrgėzuesi dhe Kėrcėnuesi. All-llahu ėshtė fuqiplotė pėr ēdo send.(Maide 19)
O ithtarėt e Librit! Ju erdhi juve derguari Ynė i cili u shpjegon shume gjėra nga to qė i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe per shume nuk ju sqarime . E, prej Zotit ju erdh juve dritė (Pejgamberi) dhe Libri i qartė (Kur’ani),(Maide 15)
Ne kemi dėrguar pejgamberė para teje; pėr disa prej tyre tė kemi njoftuar me rrėfimet e tyre e pėr disa tė tjerė nuk tė kemi njoftuar.” (40:78)
2)Thuhet se numri i profeteve ka qene rreth 120 mije .Kurani i permend pergjithesisht.
Nuk pati asnjė nga popujt qė nuk pati tė dėrguar.” (35:24)“Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar.” (16:36)“Secili popull kishte tė dėrguarin e vet, e kur u vinte i dėrguari i tyre, bėhej gjykimi i drejtė mes tyre e atyre nuk u bėhej padrejtėsi.” (10:47)
3)Enderrat jane tri llojesh:
a)Prej Zotit dhe ato flasin per gjera pergezuese, parashikime apo jane simbolike te pakuptueshme qe duhen komentuar prandaj quhen pjese e profecise ose lajmerimit te Zotit tek njerzit.
b)Enderrat qe ndodhin si shkak i perjetimeve ditore dhe psikologjia njeriut ngarkohet me ate problem dhe ajo ceshtje i del ne enderr.
c)Enderrat prej shejtanit te cilat jane enderra te keqija dhe frikesuese.(Behen lutjet e gjumit)
4) (Surja Jusuf ne Kuran)
5) a)Endrra e Ibrahimit etj, b)Endrra e Bilalit per Ezanin, dhe c) endrra e Firaonit
6) Kjo behet direkt ne zemren dhe ne mendjen e profetit duke u frymezuar ai prej Zotit me nje shprehje(fjale te urte), mendim, veprim ose qendrim ose vegim.Shiko (Kuran 4; 63)
7)(Kuran 53:5-7)
8)Ardhja e dyte e Jezusit (Kuran 43;61)(Kuran 30;1-4)etj etj
9) E kur Isai, i biri i Merjemės, ka thėnė: “O bijtė e Israelit, unė u jam derguari i Zotit te ju, pėr t’ju vėrtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe pėr t’ju sjellė lajmin e gėzueshėm pėr profetin, emrin e tė cilit ėshtė Ahmed, qė do tė vijė pas meje; dhe kur ai u solli atyre argumente tė qarta, ata(hebrenjte) thanė: “Kjo ėshtė magji e qartė!”(Saf 6)
10) (sikurse profecia e Jezusit per Muhamedin (Gjoni 14 dhe 16, ndalimi alkolit, ndalimi kamates, ndalimi mishi derrit etj)
11) sikurse ofendimi i profeteve te medhenj si Lutit, Nuhut, Sulejmanit etj etj)
12) . (Maide 15) (Histori te ndryshme qe kane baza monoteiste dhe nuk kundershtohen nga rregullat dhe mesime e pergjithshme dhe bazike te Islamit)
13)Kerkoje ne anglisht ne google PDF “Answering those who altered the religion of Jesus christ” .
14) Ne (Mexhmu El- Fataua (15/154)
15) .( El-Bidajeh ue'n-Nihajeh (Fillimi dhe Fundi) Vėllimi 2 faqe 40)
16)ne librin “Khalid ibn Uelid” Autori A.I.Ekrem e permend Taberiu
Krijoni Kontakt