Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Shkruan Dr.sc. Ilmi VELIU, ( teolog i diplomuar dhe doktor i shkencave të Historisë )

    Imami-spiun rus, me emrin italian “Armando” është i shkolluar dhe i trajnuar në rusi, bën propagandë antishqiptare dhe ka pamje të priftit rus.

    Lexova se njëfar soj hoxhe me një emër Italian apo meksikan ,,Armando,, Aliu eshtë imam, dmth se ai është i angazhuar te punoi ne ndonje xhami dhe se deklaratat që kishte dhenë ai për heroin tonë kombëtarë ia kalojnë edhe deklaratave të kriminelëve më të mëdhenjë serbë si Arkan, Vuk Drashkoviq e Milosheviq.

    Nuk mundem të besoj dhe të kuptoj se si Bashkësia e Fesë Islame e Shqipërisë mundet ti lejoi të punoi si imam një majmun-njeriu të këtillë, i cili me deklaratën e tij, eshtë shumë identik me hoxhët spiuna që i ka shkolluar Rusia ne atë kohë dhe i ka future si agjentë sekret në territorin e Perandorisë Osmane,sidomos ne territoret shqiptare, si hoxhë, e që ata kanë punuar e vepruar ne dobi te Rusisë e Serbisë dhe kundër shqiptarëve të Rumelisë.

    Ky lloj hoxhe që me mjekrrën e tij i përngjan një prifti serb apo rus, nuk duhet ti lejohet që të keqëpërdorë dhe shkatërroi dashurine dhe harmoninë që eksiston ne mes te shqiptarëve me besime të ndryshme dhe harmonisë ne mes të kishës e xhamisë.

    Shkrimi dhe shprehitë e tijë nuk ndryshojnë aspak nga ata greko-serbe, ose edhe ruse. Në të kaluarën e largët po edhe të afërt, këta lloj deklaratash të kësi pseudo hoxhëve të shkërdhyer i kan bindur shqiptarët se janë turq dhe se duhet te shpërngulen për në Turqi.

    Dihet se hoxhët e këtillë, në atë kohë, kan punuar për Serbinë e Nikolla Pashiqit, por se edhe sot gjinden kësi hoxhësh në tokat shqiptare nuk ma ka marrë mendja. Deri më sot kësi deklaratash antishqiptare, se heroi kombëtarë shqiptarë Skënderbeu nuk eshtë hero i shqiptarëve kan dhenë vetëm serbët, grekët, sllavomaqedonët…me qëllim që ta vjedhin e përvetësojnë heroin tonë i cili nuk luftoi as për kishë e as për xhami por për Shqipëri.

    Unë,autori i këtij shkrimi, Dr.sc. Ilmi VELIU, teolog i diplomuar dhe doktor i shkencave të Historisë, jam i gatshëm kurdoher ti kundërvehem këti lloj pseudo hoxhe, po edhe të tjerëve, qofshin ata priftërinjë grekë, serbë, sllavomaqedonas apo edhe këlyshë të ,,nënës Rusi,, në lidhje me origjinën e Kastriotit dhe luftërat që bëni ai për shqiptarët dhe në dobi të shqiptarëve.

    Unë në Universitetin e Shkupit, para komisionit sllavomaqedonas dhe shumë antishqiptarë, kam mbrojtur me suksesin më të madh disertacionin e doktoraturës me titull; ,,Skëpnderbeu ishte shqiptarë dhe luftoi për Shqipëri,, dhe tash duhet ti kundërvehem njëfar avganistanci apo indijanci dhe ta bind atë se Skënderbeu ka luftuar për Shqipëri dhe jo për Vatikan e Sërbi. Këta lloj hoxhësh finansohen nga burime secrete serbo-sllavo greke që veprojnë kundër shqiptarëve dhe për ti përçarë shqiptarët në baza fetare. Garantoj me kokë se ky lloj imami me mjekrrën që i ngjan priftit ,,Gospodin gospodin Gavrill,,


    Emri:  21192754_1763069067066468_8791027007371331994_n.png

Shikime: 2092

Madhësia:  110.6 KB

    Emri:  21192678_1763069257066449_2182991092562942951_n.jpg

Shikime: 2134

Madhësia:  12.8 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 03-09-2017 më 06:17

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Shqiptaret nuk e kanne harruar vesin e cjerrjes se maskes.
    Jua ka mesuar baba. Jo ky i tanishmi, as ai i meparshmi, ai tjetri :-)

    Per cdo gje qe katranosin, fajin e ka ky, fajin e ka ai tjetri, ai majtas ai djathtas. Dhe kujtojne te mjeret se ndergjejen e tyre e lajne me te njejtin uje, te piset tashme nga shplarjet e vazdueshme.
    Nuk lexova njehere ndonje, te thote dy fjale te llogjikshme dhe ta kerkoje a ta gjeje fajin tek servilizmi, babezia, pabesia, karakteristikat e shqiptarit te sotem. Apo tek gjarpri qe ata kane marre ne gji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 04-09-2017 më 18:16

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shaboni për postimin:

    Duke_Of_Arberia (30-04-2021)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Spiun dhe agjent te Rusise jane ata qe lejojne turmat fetare ne mes te Tiranes. Imagjnoni sikur rilindasit qe bene Shqiperine te shikonin pamje te tilla ne mes te Tiranes do thonin; "qe ky vend nuk behet kurre".

    Eshte e kote te kapeni mbas fetareve sepse ata kane fene perpara çdo lloj patriotizmi e nacionalizmi. Problemi eshte shteti dhe politikanet. Politikanet qe qyraviten neper festa fetare dhe shteti qe teorikisht duhet te jete laik.

    Sa per teorin e spiunazhit te huaj eshte nje justifikim per te mos zgjidhur asgje o per te mos thene asgje. (Eshte teori e shum perdorur per ta lene fajin kopil)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 04-09-2017 më 19:14

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    ...po na divorcuan Ruset ne morem fund si miq te Amerikaneve dhe Shqiperia mund te kthehet ne nje Bankok apo HongKong te vogel qe duket shume premtuese por qe te medhenjte e botes kane shume per te thene per keto lloj shoqeri shtetesh apo anarkish.

    Ruseve u duhet shume lufte, per te trazuar faren dhe trajnuar karakterin sepse po humbin si komb ne cadren e Mongoleve apo Tatareve te Islamit te vjeter apo (shshshsh..te vertete)!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Shkruan Dr.sc. Ilmi VELIU, ( teolog i diplomuar dhe doktor i shkencave të Historisë )

    Imami-spiun rus, me emrin italian “Armando” është i shkolluar dhe i trajnuar në rusi, bën propagandë antishqiptare dhe ka pamje të priftit rus.

    Lexova se njëfar soj hoxhe me një emër Italian apo meksikan ,,Armando,, Aliu eshtë imam, dmth se ai është i angazhuar te punoi ne ndonje xhami dhe se deklaratat që kishte dhenë ai për heroin tonë kombëtarë ia kalojnë edhe deklaratave të kriminelëve më të mëdhenjë serbë si Arkan, Vuk Drashkoviq e Milosheviq.
    Nuk mund ta degjosh asnjehere as Vuk Drashkovicin, Milloshevicin apo Arkanin te flasin keq per nje kryqëzator si biri i Vojsavës, ngase ne venat e tia rrjedhte edhe gjak i nje etnie që ju e keni veshtir që ta pranoni !

    Nuk mundem të besoj dhe të kuptoj se si Bashkësia e Fesë Islame e Shqipërisë mundet ti lejoi të punoi si imam një majmun-njeriu të këtillë, i cili me deklaratën e tij, eshtë shumë identik me hoxhët spiuna që i ka shkolluar Rusia ne atë kohë dhe i ka future si agjentë sekret në territorin e Perandorisë Osmane,sidomos ne territoret shqiptare, si hoxhë, e që ata kanë punuar e vepruar ne dobi te Rusisë e Serbisë dhe kundër shqiptarëve të Rumelisë.
    Rusia eshte shtet Orthodoks, dhe nuk ka asnje interes të fus imam në Republikën e Shqipëris !
    Dikur ndoshta edhe ka mund te kete pasur te tille, por jo pse ata ishin "musliman" por pershkak se ishin të krishter !

    Tani paramendo o i poshtër, sikur Shqiptarët të dërgonin hoxhallar si priftërinje në Vatikan, për ta prishur kulturën fetare katolike ? A na bën neve musliman te mire apo te kqinje ? Keshtu pra duhet ti paramendosh ata që kaq shume i adhuron !


    Ky lloj hoxhe që me mjekrrën e tij i përngjan një prifti serb apo rus, nuk duhet ti lejohet që të keqëpërdorë dhe shkatërroi dashurine dhe harmoninë që eksiston ne mes te shqiptarëve me besime të ndryshme dhe harmonisë ne mes të kishës e xhamisë.
    Ka edhe priftërinjë Shqiptar që jan shume te ndershëm e të sjellshëm, ngjasia me serb nuk e bejn kete "armik" të Popullit, oj mbeturin komuniste !


    Shkrimi dhe shprehitë e tijë nuk ndryshojnë aspak nga ata greko-serbe, ose edhe ruse. Në të kaluarën e largët po edhe të afërt, këta lloj deklaratash të kësi pseudo hoxhëve të shkërdhyer i kan bindur shqiptarët se janë turq dhe se duhet te shpërngulen për në Turqi.
    Ky nuk e thot kete, ky thot se jeni Shqiptar, por nëse pretendohet se Gjergj Kastrioti ka vrar edhe shqiptar të besimit Islam, vetëm pse i përkisnin besimit Islam, i bie sikur t'i detyronim katoliket te adhuronin Haxhi Qamilin !

    Dihet se hoxhët e këtillë, në atë kohë, kan punuar për Serbinë e Nikolla Pashiqit, por se edhe sot gjinden kësi hoxhësh në tokat shqiptare nuk ma ka marrë mendja. Deri më sot kësi deklaratash antishqiptare, se heroi kombëtarë shqiptarë Skënderbeu nuk eshtë hero i shqiptarëve kan dhenë vetëm serbët, grekët, sllavomaqedonët…me qëllim që ta vjedhin e përvetësojnë heroin tonë i cili nuk luftoi as për kishë e as për xhami por për Shqipëri.
    Unë,autori i këtij shkrimi, Dr.sc. Ilmi VELIU, teolog i diplomuar dhe doktor i shkencave të Historisë, jam i gatshëm kurdoher ti kundërvehem këti lloj pseudo hoxhe, po edhe të tjerëve, qofshin ata priftërinjë grekë, serbë, sllavomaqedonas apo edhe këlyshë të ,,nënës Rusi,, në lidhje me origjinën e Kastriotit dhe luftërat që bëni ai për shqiptarët dhe në dobi të shqiptarëve.
    Eshte Hero i komunitetit katolik, ngase ata e quajn "Atlet i Krishtit", e jo Hero i trojeve Shqiptare, sepse termin Shqiptar as që e ka degjuar ndonjehere bile ! Bile-bile,... un dyshoj se edhe ka folur gjuhen shqipe tamam si duhet, pershkak që ka jetuar shume kohe gjat ne turqi, dhe eshte disi turqizuar. Por aty, ju s'guxoni fort t'i fusni hundët, se e dini mir se si ju dalin hesapet.

    Unë në Universitetin e Shkupit, para komisionit sllavomaqedonas dhe shumë antishqiptarë, kam mbrojtur me suksesin më të madh disertacionin e doktoraturës me titull; ,,Skëpnderbeu ishte shqiptarë dhe luftoi për Shqipëri,, dhe tash duhet ti kundërvehem njëfar avganistanci apo indijanci dhe ta bind atë se Skënderbeu ka luftuar për Shqipëri dhe jo për Vatikan e Sërbi. Këta lloj hoxhësh finansohen nga burime secrete serbo-sllavo greke që veprojnë kundër shqiptarëve dhe për ti përçarë shqiptarët në baza fetare. Garantoj me kokë se ky lloj imami me mjekrrën që i ngjan priftit ,,Gospodin gospodin Gavrill,,
    Waow,.. çfar suksesi !
    Po pse nuk e dergoje një femi 5 vjeçar para atij Komisioni ?
    Te gjithe e dim qe kishte baban has Shqiptar, kurse nënën Sërbe, e vet një lloj turko-shqiptaro-vatikani,... thjesht, nje sallat që veshtir t'i binte njeri ne fije.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Deklarata e Hashim Thaçit në Katedralën katolike në Prishtinë :

    "Gjergj Kastrioti, hero dhe atlet i Krishtit" !

    Un si musliman, si mund ta kem për Hero një Atlet të Krishtit që i bie të jet një mercenar i luftrave të Kryqëzatave (Luftë anti-Islame) ?

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Deklarata e Hashim Thaçit në Katedralën katolike në Prishtinë :

    "Gjergj Kastrioti, hero dhe atlet i Krishtit" !

    Un si musliman, si mund ta kem për Hero një Atlet të Krishtit që i bie të jet një mercenar i luftrave të Kryqëzatave (Luftë anti-Islame) ?
    Siç e kan pasur Ismail Qemali, Naim Frasheri, Zogu e te gjithe muslimanet e tjere. Nejse ata pyetjen e benin ;un si shqiptar... Po fillove te zgjedhesh heronjte simbas perkatsis fetare dhe jo simbas kontributit historik eshte e kote ti besh pyetje vetvetes.

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Për fat të mirë personin tek fotografia e dytë e njoh personalisht dhe kam shumë respekt pavaresisht profesionit dhe ate cfarë ushtron.

  10. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Korrupsion,varferi,kriminalitett,droge,prostitucio n,dhune,shatntazh,injorance.Kjo eshte atmosfera dominuese.
    Han pa porta u be ky vend,ne kuptimin se hyn e del cdo gje pa dogane.Ide,koncepte,teori konspirative.
    Nese ky mjeker dhjere flet ne emer te vet,nuk ka pse shqetesohet njeri.Myftinia duhet te distancohet nga keta elemente shkombtarizues.Por edhe ligji per fete duhet te jete me i sakte e me i rrepte kur behet fjale per thirrje per dhune fetare,raciale,krahinore etj.Por ketyre qeveritareve tane nuk i intereson paqja e harmonia sepse nuk do mund te vjedhin e abuzojne keshtu sic po bejne. Perca e sundo eshte moto. Nuk eshte gjithcka e keqe qe ndodh ketu per faj te ruseve.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Spiun dhe agjent i Rusisë, punon si imam në Tiranë....

    Hajde të shohim a ishte nëna e Gjergj Kastriotit Kineze apo Shqiptare?! Me siguri, Skëndërbeu gjuhën amtare e ka pas gjuhën Kineze, dhe shqipen se ka njoh ose ndoshta ka njoh disa fjalë që i mësoi nga ushtarët e tij....Meqë nënën e ka me kombësi Kineze, Skenderbeu nuk mund të konsiderohet Shqiptar, andaj duhet Tá largojmë përmendoren e tij nga sheshi, tia ndryshojmë emrin edhe sheshit dhe në vend të tij , duhet të vendoset ndonjë përmendore e dinastisë Ming nga Kina. Atëher Shqiptarët do kenë figurë/personalitet me të cilin do mburen....Njëkohësisht do i kënaqim kërkesat e ...dhe pretendimet e tyre që Skëndërbeu është i huaj....
    Xhaxhi-shoku Enver ka pas do ilaçe për do njerëz-i shëronte menjëher...(v.ime)
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Emri:  teskt-mayan-696x400.jpg

Shikime: 1969

Madhësia:  42.4 KB

    Mayani: «Triballët ishin ilirë»
    Fahri Xahrra

    Të lexosh Mayannin në origjinal sheh një njeri që aq shumë gëzohet kur puna e tij 10-vjeçare për gjetjen dhe leximin e gjuhës etruske Ilire, bryge , lydiane dhe hitite kurorëzohet vetëm me gjuhën shqipe.Pra gjuha shqipe, sipas tij, është çelësi i gjuhëve të vjetra nga rrënjët e pellazgjishtes.

    Santfeld -i , identifikimin e emrit të Dalmacisë lidhte me «delme» , atë tëDardanisë me dardhë: Jokli, emrin e lumit Maltein dhe atij Malus e lidh me «malin» shqip.Emri i Jupiterit mesap «Mansana» me gjuhen shqipe «Mëzi». Për «AqueBalizal» në Panoni, Jokli thotë se është nga ilirishtja e vërtetë.
    ( « Albaner »fq 86) pra Baltë, fjalë e cila u huazua nga sllavët Blato, Bloto, Boloto.
    Balta ishte me shekuj eshekuj para ardhjes se sllavëve në brigjet e Danubit.
    J. Bryh (StudienzurAlbanischeWortforschung 1921 fq.25) thotë që disa qindra vjet para lindjes së Blateas dhe Balatros latine ishte lindur fjala ilirishte baltë.

    E fillova shkrimin me nje pyetje të madhe se si studiuesit shqiptarë i mirëpresin shkrimet e të huajve (rasti i Oliver Schmitit) për të na bindur neve se nuk kemi lidhje direkte me ilirët, por duhet lexuar ZACHARIE Mayannin në librin i tij « Les Etrsuquescommencent a parler» ( Paris , 1961).

    Të shkojmë më tutje,Mayanni, në faqen 364 tëkëtij libri shkruan «Të ndalemi pak te Triballët».
    “Historia e njihte një popullsi që quhej triballët, që jetonin nën Danub.Arisrofani i quante barbarë, kurse Filipi i Maqedonisë dhe Aleksandri i Madhi kishte luftuar.
    Pauly-Wissova, në librin «Triballi» na mëson që të gjithë autorët modernë i konsiderojnë triballët fis Ilir, kurse Jokli thotë thrakas.Ata banonin në malin Vitosh në Jug tëSofies(Bullgari). Triballët njiheshin për guximin e tyre dhe për besimin shpirtëror «pavdekshmëria e shpirtit».
    Mayani e shpjegon bindshëm kur thotë se ata ishin banorët e nje ultësire në rrëzën e një mali me tri Ballë. Pra emri i tyre etnik është Ilir. Aristofani në librin e tij “Zogjtë” thoshte se fjalët e tyre janë të palexueshme dhe gjuha e triballëve ishte jointeligjente. Nejse, punë e Aristofanit.

    Shqiptarët sot, të hutuar nga dreqi i mallkuar, na e bëjnë nënën e Skënderbeut serbe ngase serbët duan që të mbesin «trashëgimtarë» të triballëve. Ne duhet të dimë që fiset ilire dhe iliro-thrake që pësuan më së shumti nga ndarja e Kishave 1054 ishin triballët.
    Konvertimi i tyre në ortodoksë na i polli ata që nuk po na hiqen qafe.

    Emri:  mayan.jpg

Shikime: 1899

Madhësia:  33.9 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 08-09-2017 më 11:57

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •