Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Qe sot mund ti destinojme 8/1000 te fameshmen otto per mille ( pjese e taksave ) , kishes orthodhokse. Mjafton te firmosim ne kazelen ( kutizen ) qe i perket “ SACRA ARCIDIOCESI ORTODOSSA D’ITALIA ED ESARCATO PER L’EUROPA MERIDIONALE”
    Ne Cud-in ( qe marrim nga puna ) ose ne Dichiarazione dei Redditi ( kush ben 730 ose Modelo Unico ) . Kjo eshte nje e drejte qe i njihet kishes orthodhokse, e miraturar kohet e fundit…, kush eshte orthodhoks ka te drejten e tij si te gjithe ti dhuroje kishes dhe komunitetit qe i perket nje pjese te parave qe mirren me ane te taksave…, pasi u mirren njelloj edhe pse nuk firmoset dhe mbajme qendrim indiferent ndaj ketyre shumave, perse atehere ti dhuroje shteti? Pse jo vet kontribuenti, neve qe paguajme!?
    Urdheroni, deri dje nuk e kishim kete te drejte, shkoni e destinoni 8/1000 pas deshires tuaj…
    L'otto per mille ( 8/1000 ) eshte nje kuote taksash qe shteti ndan me perfaqesi fetare…, kjo sipas zgjedhjes qe bejne kontribuentet, statistika qe merren nga IRPEF ( taksa per person sipas fitimit ). Asnje nuk eshte i detyruar te zgjedhe opsionin per ke duhet ta destinoje kuoten e 8/1000 ( otto per mille ) te tij, gjithesesi shteti edhe pse nuk ke zgjedhur asnje opsion, ndan ne sasi te barabarte kete pjese te taksave ne favor te te gjitha perfaqesive qe gezojne kete te drejte, ketu perfshire shtetin, kishen katolike dhe te gjitha konfesionet kryesore fetare.
    Pra perderi sa eshte nje e drejte e jona, e kush do i jep nje drejtim pjeses se tij te taksave, mund te firmose l’otto per mille ( 8/1000 ) ne favor te kishes orthodhokse, kujt i ndjehet pjesetar, pasi u tha me larte, destinimi u jepet edhe pa pelqimin o pa firmen e kontribuentit, kjo e drejte i rezervohet shtetit… art. 47 Ligji 20 maj 1985 n° 222 .
    Shteti i perdor ne dihma dhe urgjenca te ēdo llojit, pas nevojave me te nguteshme…, por edhe ne ndihma te vendeve te varfera dhe katastrofave qe shkaktohen nga natyra…
    Por keto ndihma shkojne edhe per nevojat e misioneve ushtarake, ndertimit te infrastrukturave, e shume te tjera si keto.
    Por ne te njejten mase ne kete “torte te majme” jane pjesetare edhe kishat ( konfesionet ) si ajo dominuese katolike, pastaj me rradhe ajo metodiste, anglikane, aventiste, evangjelike, valedeze, luterane, deshmitaret e jehovait…, mormonet, etj deri tek ajo hebraike. Nuk perjashtohen ketu edhe komunitetet myslimane me nendarjet e tyre…, por qe vetqeverisen ndryshe nga sa jemi duke diskutuar ketu.
    Gati 43% e kontribuenteve ne itali ( jo vetem nenshtetas por te gjithe sa jane force pune ) kane firmosur destinimin e pjeses se tyre te taksesave per 8/1000,
    ku pas statistikave behet fjale per nje shifer ( ekzaktesisht me 2010 ) 1.149.289.469 €uro.
    Pra nuk eshte thjesht humbje kohe, por nje zgjedhje me liri te plote kujt duhet ti shkoje nje pjese e taksave qe paguajme me te drjete ne vendin ku jetojme e punojme…
    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 11-05-2014 mė 06:45
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #2

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Edhe kete vit si ēdo vit ne kohen e pagesave te taksave behen “Dichiarazione dei Rediti” ( Modello 730 ose Modello Unico o CUD ) .
    Ndihmoni me “Tete per Nje Mije” nga IRPEF-i Kishen Orthodhokse qe te mund te vazhdoje vepren e saj misionare.
    Kjo perzgjedhje nuk do t'ju kushtoje as’pak, por do te sherbeje te ndihmoje vellezer te tu qe te kene nje pike referimi shpirteror, si psh. objekte kulti, katekizmi, biblioteka, vende takimi dhe bashkimi per komunitete Orthodhokse te ēdo kombesie, por kjo eshte edhe nje mbeshtetje materiale per familje nevojtare.
    Per ta njohur me mire Arqidioqezen
    ( Arcidiocesi Ortodossa d’Italia ) shko ne www.ortodossia.it ku mund te regjistroheni ne newsletter.
    Per destinimin e 8/1000 ( l’otto per mille ) Arqidioqezes Orthodhokse ( Arcidiocesi Ortodossa ) :
    -kush prezanton modello UNICO, duhet te vendose firmen ne kuadratin e modelit te deklarates,
    -kush prezanton modelin 730, vendos firmen ne skeden e duhur te cilen , pasi ta kete mbyllur ne nje zarf, ta dorezoje zyres qe e ka marr ne patronazh asistencen fiskale ( CAF, Studio Komerēalistesh, etj ),
    -kush eshte jasht detyrimit te prezantoje deklaraten (Dich. Reditti) por qe rezulton punonjes ( dipendente ose pensionist ) ku kesaj rradhe ēertifikohen me CUD, do te vihet firma ne skeden e bashkangjitur me CUD-in, duke vene skeden ne nje zarf te mbyllur me diēituren ( shkrimin ) “ CONTIENE MODELLO SCELTA OTTO PER MILLE”, pa harruar emer/mbiemer dhe adresen bashke me Codin Fiscal te kontribuesit. Kjo do te duhet te dorezohet brenda dates 30 Shtator, ne nje zyre Poste pa asnje pagese dhe pa leshuar asnje riēevute. Mundet gjithashtu tu drejtohen edhe nje profesionisti te abilituar ( komerēalist ) ose zyrave te CAF , ACLI, Sindikatave, etj. te cilat do te impenjohen te nisin ne menyre telematike ( internet ) skeden e firmosur me pare, ku do ti leshojne nje bilete ( scontrino / ricevuta ) qe provon plotesimin e kerkeses tuaj, por pa asnje shpenzim .
    Ju rikujtoj te nderuar, ne qofte se juve nuk do te vendosni per kete destinim te (8/1000) , sikur dihet nga te gjithe qe, 8/1000 prap se prap do te shkeputet nga parate e taksave ku te marre nje destinim qe juve nuk do ta dini njelloj.
    Por qe kjo gje mbetet ne vullnetin e lire te zyrave fiskale perkatese te shtetit ku jetojme, pra mund te marre drejtime nga me te ndryshmet, te sherbejne per qellime pak a shume te dobishme por edhe qe juve nuk jeni dakort, si psh. kerkime shkencore o mjeksore, financime te ndryshme misionare te kishes katolike neper bote, financimin e struktuarve mjekesore, Onlus, Socjale dhe Kulturore Artistike , por edhe misioneve te shumta ushtarake qe merr pjese shteti italian, ndihma nga me te ndryshmet drejt organizmash joshteterore ( perfshi ketu politike ) por edhe fetare ( te gjitha besimeve ne Itali )!
    Ndaj hapi me llogjik do te ishte qe gjithkush, te destinoje parate e tij me vetedije dhe deshire, atje ku beson me shume…
    Te nderuar, ju pershendes.

    Niko
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #3

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Te nderuar bashkeatdhetare, ju rikujtoj qe po afrohen pagesat e taksave..., pra ajo qe ndryshe njohim me 8/1000
    ose otto per mille. Ndryshe kuota qe i destinohet kryesisht kishes ose shtetit sipas deshires, ose organizmave te ndryshme te tjera...
    Per me shume informacjon, mund te lexoni me lart.
    Kjo gje perfshin te gjithe ata qe jane ne force pune, qe kane te ardhura nepermjet marredheniesh pune, tragetie,..., pra subjekt te IRPEF-it
    Por qe kush do e ben destinimin me deshire, ndryshe edhe pse te injorohet kjo deshire pra me liri te plote dhe pa harxhime te metejeshme,
    shteti nepermjet zyrave te financave, e perveteson kete shume, pa falenderuar as'kend, pasi Ligji dihet nuk njeh injorance...
    Pra kush do dhe per me teper ka mundesine ta destinoje kuoten e tij, atje ku beson qe ka vlere,por qe nuk ka shume kohe qe kjo e drejte u njihet edhe
    Kishes Orthodhokse, "SACRA ARCIDIOCESI ORTODOSSA D’ITALIA ED ESARCATO PER L’EUROPA MERIDIONALE” , institucjonit me te larte
    qe perfshin te gjithe te krishteret orthodhoks, pa dallim kombesie...
    Pasi kete mundesi e kishin me pare te gjitha konfesionet e krishtera, si edhe ata te fese islame, sot u jepet mundesia edhe komunitetit tone.
    Falenderime paraprake per interesimin, ndonse kush shkruan, personalisht nuk ka as me te voglin interes..., eshte thjesht vullnet i lire, e nje te drejte te garantuar.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #5

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Per te gjithe besimtaret orthodhoks ne Itali,
    po afrohet koha e pagesave te 8/1000 e IRPEF-it. Ju rikujtoj qe kush deshiron te ndihmoje me kontributin e tij te lire
    ( ku gjithnje ne menyre automatike mer nje destinacjon te pa autorizuar..., shkon ne drejtime te panjohura ),
    pra ē'do kontribuent me vullnet te tij mund te dedikoje kete kontribut qe gjithsesi do ti kalonte shtetit o institucjoneve te tjera te ndryshme...
    Njera nga Kishat orthodhokse ARQIDIOQEZA E ITALISE, me keto ndihma qe perfiton me ane te 8/1000
    Mund te vazhdoje vepren e saj te rendesishme ne mbeshtetjen shpirterore dhe materiale te emigranteve dhe misionin e saj te gjere.

    Pershendetje.

    Aiuta con l’otto per mille dell’IRPEF
    l'Arcidiocesi Ortodossa d'Italia ed Esarcato per l'Europa Meridionale,
    perché possa continuare la sua umile ma importante opera in Italia.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Faleminderit per informazionin.
    Vura re se shume nga kishat e komunitetit Ordhodoks ne Itali, jane kisha te quajtura "Kisha Greko-Orthodokse ...". Ndersa nje pjese theter e tyre quhen thjesht Kisha Orthodokse ...

    Mund te me shpjegosh ndryshimin ?

    Pershendetje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    ...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 01-04-2016 mė 10:14

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Faleminderit per informazionin.
    Vura re se shume nga kishat e komunitetit Ordhodoks ne Itali, jane kisha te quajtura "Kisha Greko-Orthodokse ...". Ndersa nje pjese theter e tyre quhen thjesht Kisha Orthodokse ...

    Mund te me shpjegosh ndryshimin ?

    Pershendetje.
    Per nje pergjigje me praktike dhe te sakte, prit pergjigjen e arbereshit qe jeton ne Itali dhe i njeh me mire keto gjera. Por une po te jap kontekstin historik te atyre emerimeve.

    Te gjithe arbereshet qe jetojne ne Itali, qe kur emigruan atje ne shekullin e XV, qe nga koha e Gjergj Kastriotit, popullsia vendase italiane u referohej si "greket". E benin kete gje pasi ishin gati te gjithe te besimit orthodhoks dhe ndiqnin ritin bizantin ne adhurim. Pra ishte menyra se si italianet romano-katolike qe ishin popullsia vendase, i tregonin me gisht e thoshin: "nuk jane si ne", nenkupto romano-katolike e latine. Arsyeja tjeter kish te bente me vete identitetin e ketyre emigranteve. Identiteti i tyre etnik, ishte identiteti epirot, dhe kur i pyesnin se nga kishin ardhur, u thoshin nga Epiri. Shume prej zakoneve dhe traditave te tyre ishin epirote. Shume vende ne vendbanimet e arberesheve ne jug mbajne tituj "greke" apo "epirote". Epirot dhe Arber jane fjale sinonime.

    Ne aspektin administrativ e shpirteror kishtar, keta emigrante e gjeten veten jetime: humben jo vetem atdheun e tyre qe ra ne duart e osmanllinjve, por humben edhe Kishen Meme, Kishen e Konstandinopojes nga e cila ishin varur prej shekujsh. Ne realitetin e ri qe e gjenin veten, ata fizikisht jetonin ne Itali dhe detyrimisht, ishin te varur nga Vatikani qe kish juridiksion te plote ne keto treva. Eshte interesant qe edhe Vatikani i ka dalluar keta emigrante nga romano-katoliket e tjere duke perdorur termin "katolik grek" ose "greko-katolik", qe nenkupton, romano-katolik qe ndjek ritin bizantin te adhurimit. Kete titull Vatikani e ka perdorur per te gjithe ata qe njihen si "uniate", ish besimtare orthodhokse ne kungim te plote me Kishen Orthodhokse, qe fale rethanave politike apo historike, kane kaluar ne kungim me Kishen Romano-Katolike.

    Dallimi mes dy kishave "greko-orthodhokse" dhe "orthodhokse" qe veprojne ne Itali, eshte nje dallim i rendesishem kishtar e shpirteror. Arbereshet, edhe pse ne vetedijen e tyre besojne se jane ende orthodhokse dhe ne shekuj e deri me sot vazhdojne te kerkojne kungimin me Kishen Meme te Konstandinopojes, nuk jane me ne kungim me Kishen Orthodhokse. Ata pushuan se qenuri ne kungim me Kishen Orthodhokse qe kur hyne ne kungim me Kishen Romano-Katolike te Romes. Por ne Itali kemi edhe disa kisha e dioqeza qe jane orthodhokse, edhe pse jane fizikisht brenda territorit te Italise e ne zemren e Vatikanit, jane orthodhokse pasi nuk jane ne kungim me Kishen e Romes por me ate te Konstandinopojes. Keta te dytet nuk besoj se jane arbereshe.

    Arbereshi mund ta konfirmoje apo korrigjoje kete qe une shkruajta pasi ai jeton prej vitesh ne Itali.

    Albo

    P.S Serafimo, i mbajte shenim ne bllok keto gjera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-04-2016 mė 11:44

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Albo,shenime mbajme gjithmone,per kete kemi dhe qitapin.

    Istituzioni ecclesiastiche dell'Albania Tarantina,qe eshte nje liber (Universiteti Lecce) i bazuar kryesisht ne dokumentet e kohes. Pastaj ke dhe: La Puglia Arbereshe,Grecanica,Franco-Provenzale.-Micol Bruni,Pierfranco Bruni Agostino Giordano. Kemi dhe "Aspeti giuridici e sociali nell'eta'Aragonese : I Castriota in terra D'otranto.-Giancarlo Vallone (Otranto 1480) Sot si shenime kemi vetem Pulien.
    Por si ēthote Antonio Bellusci : T'kam ndé zili/si krip ndé si. (F 139.203-San Costantino Albanese). Dizionario Fraseologico Degli Albanesi D'italia e di Grecia

  10. #10

    Pėr: Shqiptaret orthodhoks ne Itali ..., 8/1000

    Citim Postuar mė parė nga Shaboni Lexo Postimin
    Vura re se shume nga kishat e komunitetit Ordhodoks ne Itali, jane kisha te quajtura "Kisha Greko-Orthodokse ...". Ndersa nje pjese theter e tyre quhen thjesht Kisha Orthodokse ...

    Mund te me shpjegosh ndryshimin ?

    Pershendetje.
    Pershendetje Shabon,
    pyetja jote eshte shume me vend.
    Edhe une dikur, e kam bere kete pyetje, perse vall te quen "orthodhokse greke" dhe pse jo "thjesht" orthodhokse...
    Ketu flitet per momentin e kontributeve qe nje punonjes ne Itali, ku ne taksat vjetore qe paguan, u mbahet me deshire ose pa autorizim por ne menyre legale
    nga shteti nje shifer qe vlen 8/1000 pra nje vlere relativisht e vogel pergjithsisht por e shumezuar per miljona njerez kontribuent, jane shume...
    Behet fjale per mbi 1 miliard e gjysem €uro ku kjo sasi e stermadhe parashe, merr drejtime nga me te ndryshmet ( konsulto postimet e para ).

    Ndersa per pyetjen tende:
    Fjala Orthodhokse qendron si perkatesi bashkesie ne nje kungim, ku njohja reciproke dhe zbatimi i te njejta rregullave ben antaresimin qe i dallon nga te krishteret e tjere.
    Ndersa fjala "greke", eshte thjesht percaktuese, ku shpesh perdoret ne komunitet qe jane me shumice perdorues te gjuhes liturgjike ne greqisht.
    Por qe ne greqisht liturgjia kryhet edhe nga kishat qe me juridiksion i perkasin Patriarkanes se Kostantinopojes, por qe shpesh nuk kane as edhe nje anetar grek ne famulli.
    Gjithashtu sikur se dihet, ne greqisht liturgjine e tyre e kryejne edhe arbereshet e Italise, ku pse kendojne ne greqisht nuk do te thote te jene "automatikisht" orthodhoks.
    Ndaj greqishten e perdorin ne gjuhen liturgjike si arabe, shqiptare, bullgar, italian, turq, rumun,etj, keshtu jo vetem orthodhokset por edhe katoliket...
    Degjohet shpesh neper televizjon te meshohet ne italisht ku tek-tuk ndonje fjale, lutje ose kendim ne gjuhen greke, kjo ndodh pasi i jep larmi liturgjise, ndoshta.
    Pra kur ti sheh emertimet "greko orthodhokse" dhe "thjesht" kisha orthodhokse, nuk sheh tjeter veēse nje percaktim te atij komuniteti por qe jane nje lloj orthodhokse.
    Pasi keshtu mund te vantojne edhe kombesi te tjera ne Itali,si ruset, serbet, bullgaret, arabet, rumunet, etiopianet, ukrahinasit, etj, qe te quhen "kisha orthodhokse te aksh kombesie"
    por qe ne esence nuk kane dallim. Kur flitet per kishen kostantinopoletane, nuk behet fjale per nje "kishe greke" ose "ruse", apo "shqiptare", por nje Patriarkat qe me kohen
    dhe me marreveshje reciproke, gezon te drejten te mbaje kisha dhe dioqeza ne gjithe kontinentet me mandat shekullor..., por qe kjo eshte teme tjeter.
    Ne fund, orthodhokset ne token italiane jane nga 2 miljone ne 2,5 miljon ku pjesa derrmuese vijne nga Evropa Lindore, ku aspak nuk do te pranonin te quheshin "greke" pasi nuk jane.(ketu hyjne edhe shqiptaret)
    Por qe arbereshet ( si e shpjegoi mire Albo me lart ) perdorin ne kishe greqishten vetem per folklor, ose si kujtim preardhje, por qe nuk jane te gjithe orthodhoks, ku ndonse italianet ( letiret )
    enkas i kane quajtur "greke" si per te dalluar ritin e tyre, por qe sot asimilimi ka bere punen e vet dhe folklori mbetet vetem neper festivale ...
    Por te siguroj qe nder arbereshet me gjakun e tyre te ē'prishur ( te pa perzier , keshtu pretendojne ), me kohe eshte zgjuar deshira per tu rikthyer sikur stergjysherit e tyre, si ne gjuhen dhe zakonet
    por edhe ne ate te Beses, ku kjo e fundit u kushtoi plot pese shekuj emigrim. Ngado vajten ( gjithe kontinentet ) kurre nuk u quajten grek por arbresh dhe ndonse kendojne liturgjine ne greqisht.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •