Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Keta kane vene disa rregulla e na sillen si dhespoter.

    Ke ardhe ke kafeneja ime na thone, por ne vime ke shoqnija jo ke pronari.

    S'guzon njeri te flas lirshem, a thua se i marrim buken e gojes.

    Ketu te gjithe dun me u krekos se jane komandanter dhe te tjeret u binden, keshtu i thone dashnoreve te veta, se s'dine me bo muhabet tjeter.

    Na e shpifen.

  2. #52
    Lirshem nuk quhet te urosh vdekjen dikujt
    Keep it REAL!!!

  3. #53
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Mendoj se kesaj teme po i afrohet fundi nga fete diskutimet qe po behen(jashte teme),dhe pas lirimit dhe kapjes se autorve te kesaj grabitje.Me kete goditje qe ju be familjes Shehu une nuk kam parasysh ata vete si persona,pasi ato perfaqsojne secili nje individ,(sinqerisht edhe per ata),por goditjen qe ju be ekonomise shqiptare,biznesmeneve shqiptar,pasi Sulo dhe familja e tij pefaqsojne biznesin e sukseseshem shqiptar.Edhe une jam per masa ekstreme per autoret e grabitjes,pasi nuk e konsideroj si nje ngjarje ordinere,por si nje goditje fatale per ekonomine shqiptare.Ne qoftese nje shteti i goditet ekonomia ai shtet eshte i destinuar te "vdesi"te kapitulloje(mendoni se vetem nga tatimet e nje biznismeni si SULO shteti merte rreth 8 miljon$ ne vit).
    Vetem disa kohe me pare diskutohej qe SHqiperise me hapjen e kufijve,emigrimit SHqiperise po i largohej,emigronte jashte truri(intelegjenca),po mendoni per nje cast sikur per vec kesaj ne SHqiperi te largohen biznismenet,pra ekonomia cfare do behej me ate vend????do ti ngjante nje skeleti me fije merimange...qe cdo ere e do ta shtrinte per toke.
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Ju tregoj oret e tmerrit

    Gjithe aventura e rrembimit dhe mbajtjes peng te nipit te Sulo Shehut, bosit te cimentos ne Shqiperi. Me ndihmen e nje gruaje dhe te policit te zones, banditet synonin te merrnin miliona. Si ra policia ne gjurmet e bandes dhe zbulimi i nje telefonate

    Nga Alfred Peza



    Klajdi Shehu

    Ne te vetmet sekonda, qe e ka ndjere se ndodhej i vetem ne dhomen- qeli ku mbahej peng qe nga mbremja e te henes duke zbadhur e marta e kesaj jave, Klajdi Shehu megjithese me duart ne pranga, ka mundur te ngreje masken. Per te fiksuar nje ambjent fshati, nje kazan rakie, nje qyp balte, nje fener ndricimi dhe nje pompe per sperkatje rrushi, ne gjendje pune.

    Hapat qe afroheshin e kane detyruar te rimbuloje serish fytyren me masken e zeze qe nuk i hiqej nga koka dhe eshte munduar te fotografoje gjithcka kishte arritur te shihte. I bindur se bashke me kengen e gjelave, qe e zgjonin pas neteve te kaluara mbi nje cope derrase, ato mjete shtepiake fshati do ta ndihmonin te identifikonte nje dite grabitesit e tij. Dhe ky moment, per fatin e tij te madh, nuk vonoi shume.

    Ne mesditen e premtes, vetem 12 ore pas lirimit te tij, kur policia pas shume kerkimesh kishte mberritur ne periferine e fshatit Sherishte, ne shtepine e braktisur te nje emigranti ne Itali, pinjolli i familjes milionere Shehu, pa as me te voglen medyshje, i ka deklaruar Drejtorit te Policise Kriminale te Republikes, Sokol Bizhga dhe Drejtorit te Policise se Vlores, Neritan Nallbati: "Po. Ketu kam qendruar per 75 ore me grabitesit e mij".

    Ai kishte 12 ore qe ishte i lire. Dhe kishte patur kohe te cmallej me familjaret e shoket, te ushqehej, te bente nje dush me uje te nxehte dhe te merrte nje sy gjume ne shtratin e ngrohte. Koha ishte gjithesesi shume e shkurter qe ai te harronte se i ishte dashur te kalonte tre dite- nete te tmerrshme, i "ushqyer" vetem me uje, duke humbur 10 kilogram ne peshe. Nje aventure e keqe, ne kufijte e nje endrre te mallkuar, qe e ka ndjekur nga pas gjate dekades se fundit familjen e tij. Jo vetem me gjobat qe i jane vene, e ne ndonje rast eshte detyruar t'i paguaje xhaxhai i tij Sulo Shehu, por edhe me pengmarrjen. Por, ashtu si dhe vellai i tij 3 vjet me pare, Klajdi ka shpetuar paq. Ndaj ne mesnaten e te enjtes, duke zbardhur e premtja e kesaj jave, i biri i tregtareve qe kontrollojne pjesen kryesore te tregut te cimentos ne Shqiperi, nuk i ka mbajtur lotet, ndersa takohej me te afermit. Te cilet, gjate gjithe asaj kohe, me syte nga mediat dhe veshet tek telefoni, ishin munduar te merrnin me mend raportet e tij me pengmarresit.

    Me thes ne koke

    Por vetem tani ata kane mesuar te verteten e nates se 21 prillit. Pasi kishte studiuar dy vjet per biznes ne Universitetin e "Addenburgut" ne Misisipi, i kishte nderprere studimet ne SHBA, per t'u kthyer prane familjes ne Vlore. Dhe ne pritje te rifillimit te shkolles ne Itali, Klajdi i kalonte pasditet ne nje palester te qytetit. Pasi ka perfunduar kete ritual edhe te henen ne mbremje, ka marre fuoristraden dhe eshte nisur drejt periferise se qytetit, ku ndodhet qendra e bizneseve te xhaxhait te tij, Sulo Shehu. Ishte ora 21.15 dhe ndersa po i afrohej Fabrikes se Makaronave, dikush e ka marre ne celular porsa ishte kembyer me makinen e shokut te tij, Krenar Mehmeti. Kjo dhe rruga e keqe, e kane detyruar te ule ne maksimum shpejtesine. Por, nuk ka mundur dot te beje as 50 metra rruge, kur tre persona i kane dale para dhe pasi dy prej tyre kane hypur me shpejtesi nga dyert e pasme te makines, i kane vendosur armen ne koke duke e detyruar te udhetoje drejt godines se OSBE lokale. Atje i priste makina e tyre, ndaj edhe e kane braktisur fuoristraden me targa Durresi. Pasi e kane prangosur pinjollin e Shehajve, e kane futur ne nje makine tjeter dhe i kane vendosur nje kapuc te zi ne koke. "E kuptova menjehere qe po rrembehesha per nje gjobe parash, sic edhe i kishte ndodhur me pare edhe vellait tim, Aldos. Ndaj, nuk kishte asnje kuptim qe te merrja mundimin e te kundershtoja", thote Klajdi, qe kujton se pas rreth nje ore rruge fshati, "kuptova se kisha mberritur ne baze".

    "Mos leviz se do te vrasim. Tani duhet t'u thuash prinderve dhe xhaxhait tend te na japin parate qe do i kerkojme. Perndryshe!..." Po afrohej mesnata mes te henes dhe lajmi kishte mberritur jo vetem ne policine e qytetit dhe ministrine e Rendit, por ne te gjitha redaksite e gazetave, qe krejt papritur e kishin gjetur kryeartikullin per numrin e te martes. Pas 2 oresh nga rrembimi, ne celularin e Sulo Shehut ka rene zilja. "Nje ze i embel dhe i qete me tha se djali ndodhej ne duart e tyre", rrefen bosi i cimentos se Shqiperise dhe i mjaft bizneseve te tjera. Me pas ka degjuar edhe zerin e Klajdit: "Alo! xhaxha, jam mire...". E pas kesaj, duket se ne linje kane hyre serish rrembyesit. Dhe deshmitare kujtojne shperthimin e Sulos: "Degjoni ketu ju plehra. Do te jap edhe 10 milione dollare, derisa t'ju shkaterroj, prandaj...".

    Por, ketu biseda eshte nderprere. E bashke me naten e pare te ankthit, gjithcka eshte futur ne terr per policine. E cila ka nisur te levize menjehere. Ne oren 04.00 te se martes, eshte dhene alarmi dhe te gjitha efektivat e Drejtorise se Policise se Vlores, perfshi edhe operativet e policise se fshatrave, jane paraqitur ne detyre. Marrja peng e djalit te nje familje tregtaresh te medhenj, ndodhte nje jave nga vrasja ne Tirane e bosit te frimes se hekurit "Flevi", Florian Vila. Kjo ishte nje goditje e rende per policine. Ndaj, menjehere drejt qytetit bregdetar jane nisur nga Tirana zv/ministri i Rendit Thoma Jano, Drejtori i Policise Kriminale Sokol Bizhga dhe disa prej specialisteve me te mire antikrim.

    Hamendjet

    E marta ka qene dita ideale qe gjithesecili te bente analizen e tij, nderkohe qe policia kishte vendosur te punonte krejt ne heshtje. Shigjetat e kritikave nga mediat, opozita dhe opinioni publik ishin drejtuar mbi qeverine dhe Luan Ramen, qe ate dite ndodhej ne Selanik ne takimin e ministrave te Rendit te BE dhe Ballkanit, per luften kunder krimit te organizuar dhe kontrollin e kufijve. Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Policise u detyrua te mbledhe shefat kryesore te dikasterit dhe kreret e policive ne prefektura per te analizuar situaten e krimit, pas nje seriali prej 15 vrasjesh mafioze te 6 muajve te fundit, te mbetura pa autore dhe me kriminalitet gjate 2003, 13% me te larte se vitin e kaluar.

    Ne keto kushte, marrja peng e nipit te njerit prej biznesmeneve me te medhenj te lendes se pare per industrine kryesore te vendit, ishte pika qe duket se do te derdhte kazanin e mekateve te policise. Ndaj, gjeja e pare qe Nertian Nallbati i ka kerkuar familjes Shehu, me te mberritur nga kryeqyteti ne Vlore, ka qene heshtja. Pasi ate dite, nje pjese e medias kishte komentuar se behej fjale per nje goditje tjeter te krimit ekonomik qe po mundohej te rindante kontrollin mbi tregjet kryesore te biznesit shqiptar, nepermjet atentateve dhe frikesimit te lojtareve kryesore.

    Varianti me ekstrem u paraqit ai i goditjes se kapos se cimentos nga shteti, per shkak te raporteve te njerit prej qeveritareve me te larte me boset e huaj te kesaj industrie ne Shqiperi. "Pas goditjes se njerit prej kokave te hekurit, i ka ardhur radha boseve te cimentos", komentuan disa te tjere, te ndihmuar nga fakti se pengmarresit e Klajdi Shehut, nuk kishin vendosur gjobe per te. Nje prove se thjeshte kerkohej frikesimi i familjes se tij. I lodhur nga disa gjoba gjate '97 e pak me pas, por edhe marrja peng e dy nipave, a nuk kishte deklaruar Sulo Shehu se pas kesaj do te largohej nje here e mire nga Shqiperia?

    Nje teze qe i ndihmoi skeptiket e perjetshem te argumentonin se ai po pergatiste keshtu ikjen per t'iu shmangur perfundimisht disa detyrimeve fiananciare ne dogana dhe tatime.

    E merkura ters

    Keto teza i kane kaluar ndermend edhe shefave te policise, te mbledhur ne Drejtorine e Vlores, ndersa perjashtonin njera pas tjetres pistat e shumta te ngritura gjate gjithe te martes. Dhomat e paraburgimit kishin filluar te mbusheshin me te shoqeruarit e pare, ndersa agjentet e policise kriminale nisen kontaktet intensive me kontigjentet e tyre ne radhet e krimit ne qytet. Ne Tirane, kishin filluar tratativat me Drejtorine e Pergjimeve ne SHIK dhe dy kompanite e telefonise celulare, AMC e Vodafone, per te bashkepunuar ne lokalizimin e vendodhjes se pengmarresve, nepermjet venies nen kontroll te telefonave.

    Keshtu kane kaluar 24 oret e para dhe dalengadale trokiti e merkura. Klajdi kujton se "per shkak te maskes ne koke, fillova te humb nocionin mes dites e nates". Me veshet ngritur ne cdo sekonde, ai mundohej te thithte cdo tingull, qe ne mendjen e tij konvertohej menjehere ne sende qe mund ta ndihmonin per te kuptuar se kush ishin tutoret dhe vendi ku mbahej i izoluar. Vendin e frikes se pare, kishte filluar ta zinte qetesia per te zoteruar situaten. Edukimi dhe vitet e para te shkollimit te larte ne SHBA, duket se e kishin pjekur Klajdin ne ate mase sa "te sillesha mire, per te ngjallur meshiren kristiane te tyre". Megjithese nuk i kishin dhene asgje per te ngrene, duhej te ishte i kenaqur perderisa i jepnin uje dhe nuk e kishin dhunuar per asnje cast fizikisht.

    Nderkohe qe njeri prej pengmaresve i qendronte aq prane sa "ta njihte tashme vetem nga zeri", sebashku me kater te tjeret, bisedat e tyre ishin bere me te trocta. "Duam 10 miliarde leke. E c'i ka Sulo Shehu aq para? A nuk ka paguar ai kaq pas disa gjobave njera pas tjetres?", bisedonin ata, ne pak caste qe qendronin sebashku ne dhomen- qeli te Klajdit. Me pas ata zhdukeshin, per te nisur negociatat ne distance me familjaret e prese se tyre dhe per te kontrolluar situaten nepermjet medias, opinionit dhe burimit te tyre, qe ndodhej brenda kupoles se policise.

    Prej tij po vinin mesazhe shqetesuese. Pasi mes te shoqeruarve te dites se dyte, ne polici kishte perfunduar edhe Besnik Gjata. Por ata ndiheshin te sigurte pasi shoku i tyre i aksionit, i kthyer vetem dy jave me pare nga Italia, kishte dhene prova edhe me pare se nuk ishte nga ata qe perkulej. Ata do te prisnin e shumta 48 ore dhe ai do te lirohej. Megjithate, kishin nisur te shqetesoheshin se perse njeri prej tre te shoqeruarve, te ishte pikerisht njeriu qe kishte siguruar strehen per pengun.

    Dyshimet e tyre ishin shnderruar ne nje panik te vertete, kur te merkuren afer mesnates sirenat e makinave te policise kishin depertuar deri ne veshet e Klajdit. "U gezova pamase, nderkohe qe rojen tim e zuri nje panik i papershkruar, kujton Shehu. Nga momenti ne moment, prisja te hapej dera dhe une te ulerisja: Jam ketu. Jam gjalle". Pas pak sekondash jane degjuar edhe disa krisma armesh ne ajer. Por kur Klajdi po priste qe kapuci i zi te hiqej nga koka e tij, zhurmat filluan te largoheshin, aq sa ai tani mund te degjonte vetem te lehurat e qenve te fshatit.

    "Ne momentin kur po kontrollonim nje shtepi ne periferi te fshatit Sherishte, kujton njeri prej drejtuesve te operacionit, operativi i zones, polici Perlat Kojdheli na tha se "kam kontrolluar une ne ate ane. Nuk kishte gje". Ka qene ky momenti, kur pengmarresit na shpetuan per nje qime".

    Shpleksja e lemshit

    Por deshtimi i operacionit i ka shtuar dyshimet, qe kishin ardhur edhe me pare nga pergjimet telefonike, se kishte qene nje polic ai qe kishte biseduar diten e paren, ne numrin nga ku ishte telefonuar Sulo Shehu. Kaq ka mjaftuar qe me pak shterngim, i ndaluari Besnik Gjata te drejtonte gisthin drejt Kojdhelit. I cili, edhe pas ndalimit te menjehershem, sigurisht qe nuk kishte si te pranonte. Ishte mbyllur edhe dita e dyte dhe kishte nisur te zbardhej e enjtja. Drejtuesit e operacionit, si edhe pengu, kishin kaluar 48 ore pa gjume.

    Mediat vazhdonin te mbanin ne qender te kronikave te tyre, lajmet per fatin e Klajdi Shehut, nderkohe qe Presidenti i Republikes dhe lideri i opozites, kishin biseduar ne telefon me xhaxhain e tij. PD kishte zhvilluar dy konferenca shtypi me kete teme, duke i bere presion qeverise qe te gjente sa me shpejt autoret.

    Diten e trete, ne qender te qytetit te Vlores, dega e PD dhe biznesmenet e qytetit organizuan nje tubim proteste. Jehona e se ciles, nuk kishte si te mos kishte shkuar 10- 12 kilometra me tutje. Ne fshatin Sherishte te Komunes se Babices, ku disa bandite fshati mbanin peng nje bashkemoshatarin e tyre per te detyruar familjaret e tij te paguanin shumen e cmendur prej 10 miliarde lekesh.

    Pas trokitjes se policise ne fshat dhe ndalimit te Gjates e operativit te policise se zones, ata i kishin humbur lidhjet dhe bashke me to, jo vetem shpresat e pasurimit te menjehershem, por edhe sigurine per jeten e tyre ne liri. Ndaj, afrimi i mbremjes se te enjtes, dukej gjithnje e me i rrezikshem. "E ndjenim se presioni i gjithanshem po i jepte efektet, ndaj sapo ra mbremja e te enjtes beme 2- 3 kombinacione", tregon drejtuesi i operacionit, kolonel Bizhga.

    "Rreth ores 21.00, dy persona me vendosen thesin ne koke dhe ashtu te lidhur me pranga, me nxoren jashte baneses. Filluam te ecnim neper nje terren te veshtire", kujton Klajdi, duke treguar se nisi te frikesohej, pasi nga momenti ne moment, mund edhe ta ekzekutonin per te humbur gjurmet. Nje ankth pa fund mes nje qetesie vrastare, qe ka zgjatur plot dy ore. Derisa ndalen, me hoqen thesin e masken, e ashtu me duar ne pranga me thane: "Tani largohu".

    -"A do te me vrisni?", i pyeta.

    -"Jo, thane ata, por vetem mos e kthe koken prapa".

    Megjithese nisi te ece, frika e ka shoqeruar gjate gjithe atyre 20 minutave qe iu desh te pershkuante ne kembe rrugen deri ne shtepine e pare te fshatit Kanine. Ishte mesnate dhe te trokiturave i eshte pergjigjur Artur Xhafa. "Me tha se jam nipi i Sulo Shehut i marre peng". Hapa deren, pashe nje djale te zverdhur, qull ne djerse dhe te trembur. Menjehere i telefonuam xhaxhait te tij dhe pas 20 minutash, ai, sebashku me dhjetra forca policie, mberriti ne fshat.

    Nderkohe lajmi per lirimin e 22 vjecarit mberriti ne celularet e qeveritareve dhe redaksite e mediave, po aq shpejt sa edhe marrja e tij peng. Kishin kaluar 75 ore dramatike dhe pas mesnates se te enjtes, kishte trokitur e premtja. Por, policet nuk kishin kohe qe t'i bashkoheshin gezimit te familjareve per gjetjen shendoshe e mire te Klajdit. Pengmarresit ishin te lire, ndaj ata filluan ta merrnin ate pyetje. "Nuk ka problem, me pyesni per gjithcka", kishte thene Klajdi, qe ka dhene shpjegime te detajuara per tri ore me radhe. Nje kronologji interesante e nje njeriu, qe kur i mbyllet nje shqise, mpreh ne kufij pertej normales shqisat e tjera. "Filmimet" e te cilave i kane cuar policet te premten ne mesdite, ne shtepine e Bedineve, ne periferi te fshatit Sherishte. Celesat e se ciles i ishin besuar Liri Gjates, kunates se Besnik Gjates, te arrestuar diten e dyte te operacionit.

    Te bindur se kishin "trokitur" ne shtepine e duhur, ata kane thirrur ne vendngjarje protagonistin e saj, Klajdi Shehun. I cili nuk pati pike dyshime ne momentin qe pa serish kazanin e rakise, qypin e baltes, fenerin e ndricimit dhe pompen e sperkatjes se rrushit. Te vetmet objekte, qe kishte mundur te dallonte ne pak sekondat qe e kishin lene vetem. Aq sa per te ngritur kapucin e zi te rrembimit, per te denoncuar dhomen- qeli te aventures se tij te zeze 75 oreshe. Nje drame qe e detyroi te deklaronte me bindje, menjehere pas lirimit, se tani e tutje do te kthehej ne Shqiperi, vetem per pushime.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Fakti qe Klajdi nuk u exekutu dhe i njihte mire rrembysit, te ben te besosh 1 000% qe e kish organizu vete rrembimin, e as syze e jo kapuē qe s'ka pas, por prisni se keni me ndigju me mbrapa, kur te dalin ne gjygje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Shkon pėr gjykim pengmarrja e Klajdi Shehut

    Prokuroria kė pėrfunduar hetimet pėr gjashtė tė pandehurit dhe tė hėnėn dosja shkon nė gjykatė


    Vlore - Prokuroria e rrethit Vlorė mbyll hetimet dhe dėrgon pėr gjykim ēėshtjen penale ndaj pengmarrėsve tė Klajdi Shehut, ngjarje e ndodhur dy muaj mė parė. Organi i akuzės sė Vlorės ka pėrfunduar hetimet nė lidhje me Elton Ismailin, Luan Saraēin, Besnik Saraēin, Besnik Gjatėn, Perlat Koidhelin dhe Julian Metushin. Tė gjithė kėta akuzohen nga prokuroria pėr pengmarrje tė kryer nė bashkėpunim dhe rrezikojnė nga 10 deri nė 20 vjet burg. Momentalisht vetėm Julian Metushi ka mundur qė t’i shpėtojė prangave tė policisė pasi ėshtė larguar nė drejtim tė Italisė. Ai ėshtė shpallur person nė kėrkim ndėrkombėtar dhe sapo tė arrestohet do tė ekstradohet nė Shqipėri. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime zyrtare tė Prokurorisė sė rrethit Vlorė. Sipas tyre, hetimet janė pėrfundur dhe tė hėnėn pritet qė tė dorėzohet kėrkesa pėr gjykim. Nė akt-akuzėn e prokurorisė thuhet se gjashtė personat janė pengmarrėsit e Klajdi Shehut, nipit tė biznesmenit tė ēimentos Sulo Shehu. Dy organizatorėt e pengmarrjes kanė qėnė shtetasit Luan Saraēi dhe Besnik Gjata. Ndėrkohė katėr tė tjerėt i kanė ndihmuar nė marrjen peng, transportimin dhe fshehjen e pengut Klajdi Shehu. Ata kishin si qėllim pėrfitimin e njė shume tė konsiderueshme parash nė kėmbim tė lirisė sė nipit tė biznesmenit. Nė duart e organit tė akuzės ka njė sėrė provash qė vėrtetojnė fajėsinė e gjashtė tė akuzuarve. Vetė pengu i liruar ka mundur qė tė japė shumė tė dhėna tė rėndėsishme. Ai ka identifikuar shtėpitė ku ka qėndruar, prona tė tė arrestuarve, si dhe ka treguar pėr pengmarrjen. Gjithashtu policia ka gjetur njė nga armėt e krimit, maskat e pėrdorura nga grabitėsit si dhe makinėn me tė cilėn ėshtė trasportuar Klajdi. Nė tė gjitha kėto ndodhen gjurmėt e pengmarrėsve.
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Nano: Djali im liroi Klajdi Shehun

    Ju siguroj zori Berisha se djali im ka ndihmuar drejtpėrdrejt nė ēlirimin nga pengmarrėsit


    TIRANĖ – Kryeministri Fatos Nano ka zbuluar dje, nė mėnyrė tė papritur nė mes tė fjalės sė tij gjatė debatit tė kėrkuar nga opozita pėr dhunėn ndaj biznesit, se djali i tij, Sokoli, ka ndihmuar nė lirimin e nipit tė biznesmenit vlonjat, Sulo Shehu. "Rrėmbimi i Klajdi Shehut zgjati rreth katėr ditė, por ju siguroj ju zoti Berisha se njė faktor kryesor i lirimit tė tij ishte djali im, i cili ka ndihmuar drejtpėrdrejt nė ēlirimin nga pengmarrėsit. Nėse ju doni tė dini mė shumė bashkė mund tė bėjmė njė bisedė konkrete", -ka shpjeguar Nano, duke zbuluar kėshtu njė detaj tė ri nga i gjithė operacioni pėr lirimin e Klajdi Shehut. Nė replikėn e tij kryetari i PD-sė, Sali Berisha tha se “Mė pėrmendi kėtu djalin. Gėzohem shumė qė nuk i ka ngjarė tė atit dhe kjo pėrbėn njė lajm tė mirė. Por nuk mund tė mburret nė kėtė mėnyrė. Nuk mund tė flasė nė kėtė mėnyrė njė kryeministėr”, -tha Berisha. Sipas burimeve Sokol Nano, djali i kryeministrit, i cili punon nė kompaninė celulare Vodafon, ka realizuar vetė pėrgjimin e perceptimin e telefonatave qė pengmarrėsit e Klajdi Shehut kanė bėrė me familjarėt e tij, por edhe me njėri-tjerin . Zona, ku pengmarrėsit mbanin nipin e biznesmenit nuk ka qenė fort e lehtė pėr tė perceptuar telefonatat duke qenė fshat pak i fshehur. Ky detaj nuk ishte zbuluar deri nė kėtė moment. Nga policia u tha se ēelėsi i suksesit nė tė tėrė operacionin pėr lirimin e Klajdi Shehut ka qenė identifikimi i vendit nga ku bėheshin telefonatat e pengmarrėsve, por pa zbuluar se ato janė bėrė nga specialistė shqiptarė tė Vodofone. Telefonata qė zbėrtheu rrjetin e pengmarrėsve ishte ajo mes njėrit prej anėtarėve tė grupit me inspektorin e zonės, pjesėtar i forcave policore, i cili kishte si detyrė qė tė njoftonte pengmarrėsit pėr lėvizjet e policisė qė ishte vėnė nė kėrkim tė tyre.
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •