Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    PRANGA BANDES QE RREMBEU KLAJDIN

    Policia e Vlores ka ndaluar gjate 24 oreve te fundit 5 persona ne lidhje me pengmarrjen e 20-vjecarit Klajdi Shehu. Te ndaluarit akuzohen per organizimin e pengmarrjes se nipit te biznesmenit te njohur vlonjat, Sulo Shehu. Dyshohet qe grupi pengmarres e ka ndermarre aktin e rrembimit pasi ka studiuar me pare te gjithe levizjet e te riut 20-vjecar. Para se te beheshin arrestimet e bujshme policia ka deklaruar se i njihte autoret, por nuk mund te vepronte per te mos rrezikuar jeten e pengut. Ne grupin e pengmarresve dallohet punonjesi i policise Perlat Kodheli, aktualisht efektiv i policise se Vlores. Prania e Kodhelit ne grupin e rrembyesve ka bere qe te deshtoje tentativa e pare e policise per lirimin e pengut 24 ore pas rrembimit. Vec pese te arrestuarve, eshte shpallur ne kerkim i gjashti i ketij grupi.

    Ja kush eshte grupi kriminal qe rrembeu Klajdi Shehun

    Besnik Bajram Gjata, i datelindjes 02.05.1968, lindur e banues ne fshatin Sherishte te rrethit Vlore, me arsim 8-vjecar, i padenuar me pare, aktualisht emigrant ne Itali. Ndalimi i tij u be pasi eshte organizator dhe ekzekutor ne rrembimin dhe mbajtjen peng te shtetasit Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 te Kodit Penal. I arrestuara i dyte eshte Luan Refit Saraci, i datelindjes 1969, lindur ne fshatin Kote dhe banues ne lagjen "24 Maji" te qytetit te Vlores, me arsim te mesem, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. I treti i arrestuar eshte Elton Eqerem Ismaili, i datelindjes 1976, banues ne lagjen "Lirim" te qytetit te Vlores, me arsim 8-vjecar, i padenuar me pare. Ndalimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. I katerti i arrestuar eshte Perlat Jemin Kojdheli, i datelindjes 1961, lindur ne Selenice e banues ne lagjen "Rilindja" te qytetit te Vlores, me arsim te mesem, i padenuar me pare, punonjes policie ne Komisariatin e Policise Vlore. Ndalimi i tij u be per arsye se ka bashkepunuar me autoret e rrembimit me qellim fshehjen e pengut si dhe u gjet e sekuestruar me cilesine e prves materiale aparati telefonik celular i perdorur nga rrembyesit, veper penale e parashikuar nga neni 109 e 25 i Kodit Penal. I arrestuari i peste eshte Besnik Refit Saraci, i datelindjes 1973, lindur e banues ne fshatin Kote te rrethit Vlore, me arsim te mesem, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. Po keshtu u urdherua ndalimi i shtetasit Julian Luan Metushi, i datelindjes 1978, me arsim te mesem, lindur e banues ne lagjen "29 Nentori" te qytetit te Vlores, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u urdherua pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 e 25 i Kodit Penal. Me gjithe organizimin e operacioneve per kapjen e tij, nuk u be i mundur kapja dhe ndalimi i tij. Ky shtetas u shpall ne kerkim.

    KOHA JONE

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Ore mos e organizoje gje vete policia rrembimin, qe t'i mbushi mendjen botes per inteligjencen policore qe ka Shqipria?!!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ato 10 milione dollaret qe premtoi si ka te tijat.

    Nuk e le "pronari i ligjshem" Sulon ti hedhe paret ne rruge.

    Rrobaqepesi nr 1 i Vlores u be nr 1 i Cimentos !!!!!!!!

    Mua me vjen ere ky muhabet !!!!!!!

  4. #44
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Jam sinqerisht i prekur nga kjo ngjarje,panvarsisht qe nuk i njoh dhe nuk kam asnje lidhe me familjen e Sulo SHehut,jam shume,shume i gezuar qe me ne fund perfundoi me sukses lirimi i pengut Klajdi SHehu,gjithashtu i uroj atij dhe te gjithe te afermve te tij te mos u ndodhin me keshtu ngjarje te dhimshme dhe tragjike.
    Gjithashtu dua te pershendes PRINCE E 75 per informacionin e bollshem qe na ka dhene gjate gjithe kohes per rrjedhen e ngjarjeve.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  5. #45
    *IGLI*
    i/e ftuar

    Burgosen pa afat rrėmbyesit e Klajdi Shehut

    Gjykata e Vlorės ka dhėnė dje masėn e sigurisė pėr 6 personat e akuzuar pėr nipin e biznesmenit

    VLORĖ- Gjashtė tė akuzuarit pėr rrėmbimin e Klajdi Shehut, nipit tė biznesmenit Sulo Shehu, kanė marrė dje masėn e arrestit burg pa afat nga gjykata e rrethit tė Vlorės. Ka qenė ora 13:50 e ditės sė djeshme kur sirenat e policisė kanė lajmėruar mbėrritjen e 5 prej tė pandehurve, (pasi njėri ėshtė nė mungesė). Tė akuzuarit Besnik Gjata nga fshati Sherishtė, Luan dhe Besnik Saraēi, vėllezėr, nga Komuna e Kotės, Elton Ismaili, nga Vlora, Perlat (Alfred) Kodheli, ish- polic i komisariatit tė Vlorės, kanė mbėrritur nė gjykatėn e Vlorės nėn masa tė rrepta sigurie, ndėrsa Julian Metushi, ėshtė nė kėrkim nga policia. Gjykata e Vlorės ishte dje nė njė gjendje tė lartė sigurie, ndėrkohė qė njė numėr gazetarėsh shtyheshin pėr t’u futur brenda. Fillimisht policia nuk i ka lejuar, ndėrsa ėshtė dashur njė urdhėr i gjyqtarit Fuat Muka, qė drejtonte kėtė proces, qė gazetarėt tė futeshin nė sallėn e mbushur plot. Drejtuesi i seancės, gjyqtari Fuat Muka u ka bėrė tė ditur tė pandehurve se, akuzoheshin pėr rrėmbim personi, nė bazė tė nenit 109, tė Kodit tė Proēedurės Penale. Prokurorė tė ēėshtjes ishin Dorian Tafili dhe Eugen Beci, ndėrsa avokatė mbrojtės Xhorxhi Prendi, Dukė Abazi dhe Zeqir Sulaj. Njė prej tė pandehurve, Besnik Gjata, baba i tre fėmijėve qė mbrohej nga avokati Duk Abazi, kishte njė tė nxirė tė ėnjtur nė syrin e majtė, pėr tė cilėn nuk u dhanė informacione. Dy vėllezėrit Saraēi mbrohen nga avokati Xhorxhi Prendi, ndėrsa i pandehuri Elton Ismaili deklaroi se familjarėt e tij i kishin pajtuar pėr avokat mbrojtės Luan Xhuvelin, i cili nuk ishte paraqitur nė seancėn e djeshme. Po ashtu nė seancė nuk ishte paraqitur dhe Lulo Ymeri, avokati mbrojtės i ish –policit Perlat (Alfred) Kodheli. Pėr Julian Metushin, babai i tij kishte marrė si avokat mbrojtės Zeqir Sulajn, ndėrsa prokurori Beci tha se Metushi nuk ėshtė marrė ende si i pandehur.

    Dy tė pandehurit pa avokat, nuk pranojnė avokatėt prezentė

    Drejtuesi i seancės, Muka, tha se dy nga tė pandehurit, Elton Ismaili dhe Perlat (Alfred) Kodheli nuk i kanė prezent avokatėt e tyre mbrojtės. Por ka reaguar prokurori Eugen Beci i cili tha se dy tė pandehurit i kanė zgjedhur vetė pėrmes familjarėve avokatėt e tyre dhe nė mungesė tė tyre do tė mbrohen nga avokatėt qė ndodhen prezent, sipas nenit 49 pika 5 e Kodit tė Procedurės penale. Tė dy tė pandehurit, Elton Ismaili dhe Perlat (Alfred) Kodheli, nuk kanė pranuar qė tė mbrohen me avokatė tė tjerė, tė cilėt nuk i njihnin,siē u shprehėn ata. Muka ka kėrkuar qė mbrojtjen e dy tė pandehurve pa avokat prezent, ta merrte pėrsipėr avokati Mallėngjim Skenderi, sipas nenit 49 pika 5 e Kodit tė Procedurės Civile. Avokati Skėnderi nuk ishte dakord qė tė merrte pėrsipėr, vetėm pėr kėtė seancė, mbrojtjen e dy tė pandehurve, pa qenė dakord vetė ata. Nė kėtė situatė, gjyqtari Muka u ka deklaruar si tė pandehurve ashtu dhe avokatėve tė tyre se seanca do tė zhvillohej me ēdo kusht. Po ashtu ai vendosi qė t’i kėrkojė Dhomės sė Avokatisė sė Vlorės, qė tė caktojė avokat mbrojtės pėr dy tė pandehurit. Kjo gjė shkaktoi ndėrprerjen e seancės pėr disa minuta.

    Rifillimi i seancės

    Me rifillimin e seancės, avokati Zeqir Sulaj pranoi qė tė mbronte vetėm pėr kėtė seancė Elton Ismailin. Kurse mbrojtjen e tė pandehurit Alfred (Perlat) Kodheli,e mori pėrsipėr avokati Eduart Velēani, i caktuar nga Dhoma e Avokatisė nė Vlorė, pas kėrkesės sė Gjykatės.Ndėrkohė, avokati Xhorxhi Prendi, qė mbron dy vėllezėrit Saraēi, kėrkoi 10 minuta kohė pėr t’u njohur me materialin, gjė tė cilėn e kėrkuan dhe avokatėt e tjerė. Kjo kėrkesė e mbrojtjes u kundėrshtua nga akuza. Prokurori i ēėshtjes, Eugen Beci, lexoi aktakuzėn qė prokuroria e Vlorės ka ngritur pėr secilin nga tė pandehurit. Sipas aktakuzės, nė orėn 20: 40 tė 21 prillit, tre persona kanė rėmbyer Klajdi Shehun, i cili po dilte nga palestra e forcės pranė fabrikės sė makaronave nė Vlorė. Pasi e kanė futur nė sediljen e pasme, rrėmbyesit i kanė vendosur atij prangat dhe e kanė dėrguar nė disa baza nė fshatrat e Vlorės. Pengu ėshtė ēuar nė njė banesė nė vendin e quajtur Belik tė fshatit Vajzė tė Vlorės dhe mė pas nė fshatin Sherishtė nė shtėpinė e Gjergj Bedinit. Banesa ku mbahej pengu nė fshatin Sherishtė hapej me ēelėsat qė mbaheshin nga e zonja e shtėpisė Dafina. Prokurori Dorjan Tafili paraqiti procedurat e arrestimit tė 5 tė pandehurve, nė bazė tė nenit 258, tė Kodit tė Proēedurės Penale, ku kėrkoi tė vlerėsohej i ligjshėm arrestimi i 5 tė pandehurve. Ai tha se, rrezikshmėria e tyre ėshtė e madhe dhe kėrkoi arrest nė burg pėr ta.

    Mbrojtja

    Avokati Duk Abazi qė mbronte tė pandehurin Besnik Gjata kundėrshtoi masėn e sigurisė qė kėrkonte prokurori dhe kėrkoi arrest me afat pėr klientin e tij derisa tė provohet fajėsia. Ndėrsa avokati i dy vėllezėrve tha se prokuroria nuk e bindi pėr akuzėn e ngritur ndaj klientėve tė tij, duke e konsideruar arrestimin e tyre tė paligjshme, ndaj dhe kėrkoi tė mos merrej asnjė masė ndaj tyre. Ai aludoi se mos fshihet diēka tjetėr me kėtė proēes. Tė njėjtėn gjė kėrkuan dhe avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve Elton Ismaili dhe Julian Metushit. Drejtuesi i seancės Muka kėrkoi qė nė bazė tė nenit 395 tė merreshin nė shqyrtim provat, por prokurori Eugen Beci kundėrshtoi drejtuesin e seancės. Nė kėtė situatė u ra dakord deklarimi i provave materiale. Prokurori Eugen Beci lexoi pjesė tė shkėputura tė procesverbaleve tė tė pandehurve si dhe provat materiale qė prokuroria disponon pėr ta. Sipas tij, provat materiale janė njė autoveturė, disa celularė, njė kapele ushtari, njė fuoristradė, njė benz 240, njė automatik model 56, i cili ėshtė nxjerė nga fundi i liqenit artificial tė Amonicės pas nxjerrjes sė autoveturės tip Ford tė rėmbyesve, njė mėngė bluze qė i ishte vėnė nė kokė pengut pėr t’i zėnė sytė, njė tjetėr automjet, njė banesė nė Sherishtė e identifikuar nga pengu, njė banesė nė fshatin Vajzė etj. Banesat ku ka qėndruar pengu dhe rėmbyesit, janė tė vėrtetuara me analiza shkencore, theksoi prokurori Beci.Po ashtu, ėshtė marrė si provė materiale dhe deklarimi i shtetases Dafina Gjata nė Sherishtė.Tė gjitha kėto akte u pranuan qė tė futen nė fashikuj nga ana e gjykatės.Megjithėse avokatėt mbrojtės i kanė kundėrshtuar tė gjitha kėto, trupi gjykues, nė bazė dhe tė kėrkesės sė prokurorėve dha masėn e sigurisė burg pa afat pėr 6 tė akuzuarit pėr rrėmbimin e Klajdit Shehut, nipit tė biznesmenit Sulo Shehu.

    Ngjarja orė pėr orė

    Ora 20: 40 e datės 21 prill, tre persona rėmbejnė Klajdi Shehun, nipin e biznesmenit Sulo Shehu
    Ora 20: 50, njoftohet policia e Vlorės pėr rrėmbimin e Klajdi Shehut
    Ora 20:55, policia bllokon tė gjitha rrugėt e qytetit, por rėmbyesit kishin mundur tė dilnin nga qyteti.
    Ora 21:00, e gjithė familja Shehu nė frikė dhe pasiguri pėr Klajdin e zhdukur.
    Ora 21: 40, njė telefonatė nė shtėpinė e Agron Shehut, babai i Klajdit, kėrcėnon me jetėn e pengut
    Ora 21:50 Sulo Shehu kėrcėnon rėmbyesit nė telefon se do tė vendosė 10 milionė dollarė pėr t’i asgjėsuar po tė preknin nipin.

    Ora 07: 30 e datės 22 prill, policia gjen autostradėn e Klajdit tė lėnė pėrpara zyrave tė OSBE-sė nė Vlorė
    Data 22 prill, mediat fillojnė sensibilizimin total tė ngjarjes
    Data 23 prill, zbulohet njė telefonatė e dyshimtė e policit Perlat Kojdheli dhe policia e merr atė nėn hetim. Ndalohet edhe njė person tjetėr.
    Data 24 prill shtohet ankthi dhe pasiguria pėr Klajdi Shehun dhe policia dhe grupi hetimor fillojnė operacionin pėr lirimin e tij
    Ora 10: 35, PD e Vlorės proteston nė Sheshin e Flamurit dhe kėrkon lirimin e Klajdit
    Ora 23: 50, agjentėt e policisė rrethojnė zonėn e identifikuar dhe rrėmbyesit detyrohen tė lirojnė pengun pa e dėmtuar atė

    Ora 03; 30 e 25 prillit, Klajdi kthehet nė shtėpi pas 4 orė pyetjesh nė polici
    Gjithė dita e 25 prillit, Klajdi nėn efektin e mediave tė shumta tregon rėmbimin dhe mbajtjen peng pėr 4 ditė
    Gjatė ditės policia shoqėron nė komisariat 8 persona
    Ora 14:00 e datės 26 prill, Prokuroria urdhėron arrestimin e Besnik Gjatės, Luan dhe Besnik Saraēit, Elton Ismailit,Perlat Kodhelit dhe Julian Metushit.

    Ilir Ruci

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Besnik Gjata krimineli qe organizoj rrembimimin (ai e ka pranuar akuzen)

    Keta duhen varur ne litar te tere se ndryshe nuk zene mend !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 29-04-2003 mė 06:53

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Klajdi ka dash t'i rrjepi ca lek ati trapit, se i duheshin, kishte ca pune.

  8. #48
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    postuar me pare nga brari
    __________________________________________________
    Vlora eshte inkriminuar si Qytet qekur filluan vrasjet ne PUSI(megjith se kjo e fundit po me pelqen po ne englisht jo ne shqip)
    Per Redi
    E kame shume te madh??????????, konsideraten per ju
    Duke mare parasysh fletrufen qe me bere (qe mos te merem me antaret e forumit por me temen )nuk po merem me ta,por dhe per temen skma c'far te them


    Un i dhashe shume te drejte fletrufes tende qe me beret . .

    Por nuk kuptoj si ju mund te jeni kaq te rept dhe kritik per diskutimet individuale dhe jo atyre bashkatdhetare
    Ketu eshte e disjta here qe Vlora (pse jo dhe Laberia dhe

    Mallakastra) po na del e pa bese




    Nuk po e kuptoj prap ju a jeni themelusit e ketij forumi apo jeni bodigard
    Po sikur te akuzohen krahinat Shqipare nga skizofrenia (ose posti qe kemi len)c'far te mirash do te kemi ??????????????????
    Kush jane keta antare qe flasin per VLOREN e Ismail Qemalit .Vlora ajo eshte dhe nuk ka ndryshyar qe nga 1912 kur ISA puthi flamurin per bashkimin ton dhe dhame BESEN
    Bese e cila po mbahet dhe do te mbahet nga fisniket shqiptar
    Redi (ma mere mendj se ti e di me mire sipas fotos qe ke poshte nickut po se dite te ruhaft qe po e mban)

    Kush do te hapi teme per Vloren Bujrum

    ME krye respkt per stafin Altin Islamik Vlonjati

    Cili je cili je
    cili je ti more burre
    qe kerkon vulat e mija
    une jame une jame
    une jame ISMAIL QEMALI
    mbrapa me vjen histori
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #49
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Shkrimi qe citova eshte ky(pasi me lart nuk duket qart)
    __________________________________________________ _
    Vlora eshte inkriminuar si Qytet qe nga 1942-shi qekur filluan vrasjet ne PUSI
    __________________________________________________ _
    selam altini
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #50
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    O PRINCE E75- qe me ke bere edhe disa paralajmerime pasi nuk te pelqeu realiteti i hidhur edhe menyra e te thenit troc te gjerave.

    Qenke edhe jo tolerant ore i uruar qe paske dale me litare ne dore per te vare njerzit. Ku te shkoi toleranca ore sternip i I BEJ VLORES, apo po tregon temperamentin e "LEBERVE" te 1997.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •