Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    RRofte policia shqiptare qe e kap LEPRIN ME QERRE...

    Per te DASHUREN E NIPCES...

    E dashur, nuk po te flas me teper po te kuptoj qe qenke ne nje rreth shume te ngushte me "te marrurin peng". Flm shume per informacionin ekonomik rreth biznesit te "DAJOS".
    Nuk dua te hy ne debat pasi secili do ti bije daulles se vet por dua te them.. CIMENTO qe shet DAJUJA eshte me te njejten CMIM me CIMENTON qe shitet ne ANGLI. Taksat qe PAGUAN "DAJOJA" jane jo efektive pasi DUHET TE JETE SEKRET PAGESA E TAKSAVE , edhe jo te botohet ne nje GAZETE zgjebaraka qe ne vend qe te rreshtoje fakte , rreshton EPITETET..

    E dyta BERI BUM , nje gje e tille sepse DAJOJA i kishte LO-QET e MEDHAJA ,,, edhe ishte edhe nje REKLAME FALAS per DAJOJEN edhe BISNEZIN e tij...

    Sa per 4x4 mercedezin ,,, ne gjermani jane TURQIT , angli jane INDIANET, ne shqiperi jane FSHATARET ,, me fal edhe NIPCJA I DAJOJES ...qe perdorin MERCEDEZ...

    NIPCES i ndodhi ajo qe pritej. Pasi te thashe SHQIPERIA packa se DAJOJA paska BIZNES te RREGULLT, edhe ka 4x4 cilesohet vend i BOTES te TRETE. Pra e DASHURA E NIPCES...keshilloje BIPCEN qe pervec se 4x4 te marri edhe nje 4x24 ore truproje ,,, se ne mos sot nesser do ta marrin perseri PENG.

    - ligji me vdekje-

    Amerika e ka nje ligj te tille, edhe prape nuk pi uje
    Dizniveli i madh ekonomik , papunsia edhe mbi te gjitha mungesa e BESIMIT ne ZOT(fese) sjell krimin.
    Zgjidhja duhet kerkuar tek ZOTI, BIBLA/KURANI...edhe jo tek DENIMI me VDEKJE.
    DAJOSH/NIPCE bej MIRE/BAMIRSI, JEPU TE VOBEKTVE te PAFUQISHMEVE edhe te siguroj qe NUK DO TE GJE GJE E KEQE...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    TIRANE (25 Prill) - Dy persona janė arrestuar nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, pasi akuzohen pėr bashkėpunim nė marrjen peng mbrėmjen e sė hėnės tė 20-vjeēarit Klaudio Shehu, i cili u lirua mesnatėn e mbrėmshme. Lajmi u bė i ditur sot per News 24 nga drejtori i policisė sė Vlorės, Neritan Nallbati, i cili shtoi se njė nga tė arrestuarit ėshtė 42-vjeēari Perlat Kojdheli, deri dje inspektor i policisė pėr zonėn e Kaninės. Ndėrsa, identiteti i personit tjetėr tė arrestuar nuk bėhet i ditur. Sipas drejtorit tė policisė lokale, nga hetimet e deritanishme, rezulton se pengmarrja kishte si qėllim kėrkimin e njė shume tė lartė nė tė holla familjarėve tė 20-vjeēarit, por qė nga veprimet e shpejta operative tė policisė, pengmarrėsit nuk arritėn tė bėjnė tė ditur shumėn qė kėrkonin. Nallbati pėrsėriti edhe njėherė se, "Lirimi i Klaudio Shehut nuk ishte njė rastėsi, por rrjedhojė e veprimeve shumė profesionale dhe presionit tė policisė ndaj pengmarrėsve. Qė dy ditė pas marrjes peng tė 20-vjeēarit ne kishim nė dorė elementė dhe prova tė mjaftueshme, qė pėrcaktonin fajėsinė pėr persona konkretė tė pėrfshirė nė kėtė akt, tė cilėt u lokalizuan nė mes tė tė shoqėruarve nė komisariat".
    ro/ro (News 24/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 25-04-2003 mė 09:42

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Iintervista e pare e Klaudio Shehut menjehere mbas lirimit te tij

    -Si ndihesh Klaudio?

    Ndihem shume i lumtur qe u lirova pas 100 oresh qe jam mbajtur i lidhur, qe kam pasur presione nga me te ndryshmet dhe qe isha perballe nje fakti se rrembyesit qe duhet te jene pese, kerkonin nje shifer astronomike ne kembim te lirimit tim 10 miliarde leke.

    -Si i ka kaluar 100 oret, a eshte ushtruar dhune?

    Vetem dhune e terror psikologjik eshte ushtruar, jo dhune fizike. Nuk jam prekur fizikisht vecse ne keto 100 ore une kam pasur nje maske ne fytyre dhe nuk dija kur ishte dite dhe kur ishte nate. Kam rene 10 kile nga pesha. Vetem nje person ka qene me mua, te tjeret merreshin me veprime kordinuese, per te siguruar edhe shumen e domosdoshme qe do te kerkonin. 100 ore nuk kam ngrene buke vetem kam pire uje.

    -Ku ishe i izoluar?

    Nuk e di. Di qe kam qene ne periferi te Vlores. Me ka gezuar zemra kur degjoja afer sirena policie dhe prisja qe nje moment te clirohesha. Qe te mos e mohoj, kisha frike se do me vrisnin. Armet ishin shume afer meje dhe, gjithshka mund te ndodhte.

    -Kur u ndieve i lire, nga zbrite?

    -Kam ecur 2 ore e gjysem ne kembe me maske ne fytyre deri sa pashe qe isha afer Kanines. Trokita ne nje shtep.i mora celularin e te zotit te shtepise dhe lajmerova xhaxhain tim Sulo Shehu. "Xhaxhi jam gjalle! Xhaxhi eja me merrni, jam ne afersi te Kanines". i fola edhe mamase dhe e degjova qe ajo klithi nga gezimi. Pas 20 minutash u gjenda i rrethuar nga makina te shumta policie, nga drejtuesit e policise. Pashe kryeprokurorin dhe tani jam ne mjediset e policise ku po deklaroj.

    -A i njihni autoret dhe deshironi qe ata te pergjigjen para ligjit?

    -Di qe jane pese, mund te identifikoj nga zeri vetem njerin qe me shoqeronte gjate gjithe kohes. Sidoqe me thane qe nga momenti qe me rrembyen se nuk do te me vrisnin, se do te me lironin te gjalle. Une ngul kembe qe ata duhet te pergjigjen perballe ligjit. Te ndeshkohen ashper se jeta ime qe ne kete rast i dedikohet policise, spese duhet te theksoj, se ai shoqeruesi im, kur degjonte sirena policie fliste perēart, trembej dhe e pushtonte ankthi. Ata duhet te pergjigjen se neser mund ta pesoje edhe dikush tjeter si une, e te mos kthehet gjalle. Madje do te deshiroja te isha perballe tyre ne nje salle gjuyqi. E them kete sepse, as une e askush tjeter, nuk u ka borxh ketyre banditeve qe cenojne te drejtat e njeriut dhe rrezikojne jeten e tyre.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me ne fund mbaroj ai ankth per Klajdin.

    I urojm Klajdit dite te qeta prane familjes.

    Deshiroj qe te denohen rende gjith rrembyesit qe po bejne palle keto 15 vjet Ramizo-Berisho-Nano-Mejdane.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Po ti me shkrin ore kundra rrymes mua. Mos guxoje njeriu te saktesoje emrin dhe moshen dhe llojin e biznesit (veprimtarite e tij etj...) se ta bene dhe te dashur. lol ( Se ke pasur me mua besoj) Princi pastaj eshte mashkull......apo e ke pas me Vikin?
    Kjo eshte qesharake.....

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    KLAUDIO (KLAJDI), TELEFONATA E PARE TE DASHURES

    Pasi u clirua nga pengmarresit, Klaudio Shehu iu nenshtrua nje seance 4 oreshe me pyetje nga policia dhe prokuroria. Me pare mori dicka te vogel per te ngrene. Pak buke me djathe. Nje autokolone mjetesh policie e solli rreth ores 23.30 ne komisariat. Ne deklarimin e tij ai dha ne detaje oret e tmerrit, si qendroi i lidhur dhe me maske, si e levizen nga vendqendrimi i pare, pse ishte afruar policia, dhe deri tek kerkesa astronomike e shumes prej 10 miliarde lekesh.

    Arrestimi i pengmarresve

    Ora 1.30 e mengjesit. Firmoset urdher-arresti per autorin kryesor te ish-refugjatin Besnik Gjata. I shoqeruar 2 dite me pare, si i dyshuar se kishte gisht ne marrjen e pengut, kryeprokurori Petrit Cano, ka firmosur urdher-arresti per Besnik Gjaten, 25 vjec, nga fshati Qishbardhe, por prej shume vitesh emigrant ne Itali. Po ne kete ore, eshte shoqeruar nga koleget e tij, pas nje urdher-arresti edhe polici i zones Perlat Kodheli. Nderkohe behet e ditur se mbeme vone jane arestuar dhe kater persona te tjere, te cilet mednohet se kane lidhje me pengmarrjen.

    Petrit Cano pas lirimit te pengut ka biseduar ne telefon me Presidentin, kryeministrin dhe liderin PD-se Berisha.

    "Ju ve ne dijeni se pengu u clirua, se -_e shendoshe e mire dhe jane identifikuar autoret dhe situata eshte nen kontroll", ka thene ne telefon Cano. Pasi ka degjuar nje bravo nga kreu i shtetit, kane vazhduar telefonata nga kryeministri, lideri i opozites Berisha e dhjetera te tjere.

    Oficeri i policise, shansi i lirimit te pengjeve

    Ardian Birce, oficeri i policise te komisariatit te Vlores, ka qene me sherbim tek salla operative. Ai thote se ka edhe ai shansin e vet ne kete ngjarje te rendesishme. "Une kam qene me sherbim edhe kur u clirua pengu 7-vjecar Denis Xhelo nga ish-shefi i komisariatit, tani deshmor, Arben Zylyftari", thote Birce.

    Nga komisariati tek lokali "Arpen"

    Rreth ores 4 te mengjesit, gezimi eshte spostuar ne nje nga lokalet turistike ne skele me emrin Arpen. Aty jane ngritur shendetet me veren 10-vjecare te servirur nga Sulo Shehu, por edhe peshk te fresket. Shendet per Klaudion qe eshte mire e bukur.

    Ne shtepine e Shehajve

    Klaudio, pas nenes, motres, cmallet me te dashuren e merakosur.

    Qysh nga momenti qe erdhi lajmi i gezuar, ne apartamentin e Agron Shehut kane hyre qindra njerez me lot gezimi ne sy. Te paren ka perqafuar nenen, Engjellushen, pastaj motren e vetme Jolen e vellane Ronaldon. Shoket e Klaudios jane gjetur te gjithe aty. Por Klaudio, qe tashme vetem qesh, thote se ka hequr me disa telefonata edhe merakun e te dashures qe e ka ne Itali. "Edhe ajo ka vendin e saj ne zemren time dhe ndjehemi te lumtur pas asaj qe ndodhi. Kjo dashuri, do te me lumturoje e patjeter do te ndikoje qe te harroj ato 96 ore ankthi e tmerri", thote Klaudio.

    Shtepia ku qendroi Klaudio, ruhej nga nje grua

    Baza e dyte ku ka qendruar si peng Klaudio Shehu, ka qene shtepia e Besnik Gjata ne Qishbardhe. Ajo ishte ne ruajtje nga nena e tij dhe ka sherbyer si strehe e Klaudio. Policia kriminale ka bere veprimet hetimore paraditen e te premtes, ndersa eshte shoqeruar kunata e Besnik Gjates.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 26-04-2003 mė 09:08

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Prokuroria firmos 6 urdhėrarresti, policia arreston 4, kėrkohen 2 tė tjerė

    VLORĖ - Britma tė mėdha gėzimi nė katin e parė tė pallatit ku banon familja Shehu pas telefonatės se Klajdi ishte shėndoshė e mirė dhe po kthehej nė shtėpi. Njerėz tė shumtė qė dalin nga shkalla e pallatit duke biseduar mė zė shumė tė lartė. Fqinjėt dolėn nė ballkonet e tyre dhe panė se gjithēka ndodhte nė shtėpinė e Shehajve. Dikush prej tyre bėrtiti me zė tė lartė “Kanė gjetur Klajdin”. Kaq mjaftoi dhe fjala u pėrhap brenda pak ēastesh nė tė gjithė Vlorėn. Megjithėse ishte vonė njerėz tė shumtė filluan qė tė vinin nė shtėpinė e familjes Shehu. Tė gjithė priteshin me pėrqafime. “Po shikonim televizor nė dhomėn kryesore. Ishte ora 23:45 minuta kur ra telefoni. Ne si gjithmonė u mblodhėm rreth tij dhe unė e kapa. Ishte njė fshatar nga Kanina qė mė tha se kishte gjetur Klajdin. Ai ndodhej nė rrugė dhe po priste. Menjėherė njė makinė u nis nė drejtim tė djalit.”,- thotė Agron Shehu, i ati i Klajdit. Pak minuta mė pas i gjithė fisi Shehaj por dhe miqtė e tyre u mblodhėn pėr tė festuar. Vėllai i vogėl, kushėrinjtė dhe shokėt e Klajdit filluan qė tė hidhnin fishekzjarre dhe tė bėrtisnin me tė madhe. Gratė e familjes shpėrndanin biskota dhe bonbone sikur tė ishte njė dasmė. Ata festonin lirimin e Klajdit pas katėr ditėsh peng. Minutat kalonin dhe nė shtėpinė e Shehajve sa vinte dhe shtohej numri i vizitorėve. Ata nuk mund tė qėndronin mė nė shtėpi dhe njė pjesė e mirė priste pėrjashta. Dikush mori nė telefon dhe tha qė Klajdi do tė ishte nė shtėpi pėr disa minuta. Pas kėtij lajmi, nė hyrje tė shtėpisė sė Shehajve, u krijua njė kordon me njerėz qė prisnin. Ēdo makinė qė afrohej “sulmohej” nga familjarėt qė prisnin tė gjenin Klajdin e tyre. Kjo situatė vazhdoi pėr disa minuta. Rreth orės 00:20 njė telefonatė tjetėr u shpjegoi njerėzve qė Klajdi ndodhej nė Drejtorinė e policisė sė qarkut dhe se do tė rrinte disa kohė aty. Kjo bėri qė tė gjithė njerėzit tė transferoheshin nė oborrin pėrpara Drejtorisė sė Policisė. Ndėrkohė mbrėmjen e djeshme policia dhe prokuroria e Vlorės kanė firmosur edhe katėr fletarreste tė reja duke e ēuar nė gjashtė numrin total. Nė prangat e njerėzve tė ligjit kanė rėnė rrėmbyesit fizikė tė Klajdi Shehut si dhe bashkėpunėtorėt e tyre, ndėrkohė deri nė orėt e para tė ditės sė djeshme nuk ishin kapur ende dy prej tyre. Emrat e kėtyre personave kishin dy ditė qė ndodheshin nė zyrat e drejtuesve tė policisė sė Vlorės por ata i druheshin arrestimit se mos dėmtohej pengu. Ato ende nuk mund tė bėhen publikė pėr arsye hetimore por sot pritet qė tė zbardhet gjithēka. Tashmė qė pengu ndodhet i lirė nė shtėpinė e tij policia nuk ka asnjė pengesė nė kryerjen e arrestimeve. Operacioni ka filluar qė orėt e para tė pasdites dhe ka pėrfunduar mėngjesin e sotėm. Sipas burimeve zyrtare Prokurorisė sė Vlorės, ėshtė e provuar katėrcipėrisht fajėsia e tė arrestuarve. Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton qė ata tė kenė lidhje me ndonjė grupim tjetėr kriminal. Rrėmbyesit ishin nga qyteti i Vlorės, fshati Qishbardhė si dhe nga fshati Kotė. Klajdi Shehu ėshtė gjetur nga tė afėrmit e tij dhe pak minuta mė pas ka ardhur edhe policia. Nė momentin qė nė shtėpinė e Shehajve ka ardhur telefonata pėr lirimin e Klajdit njė gjė e tillė ka ndodhur edhe nė polici. Njerėzit e Klajdit kanė qenė mė tė shkathėt dhe janė nisur menjėherė nė drejtim tė Kaninės. “Ishte natė dhe rrugėt ishin bosh, mund tė ecje shpejt. Ne shkuam shumė shpejt nė Kaninė”, thotė njė nga njerėzit qė ka qenė nė gjetjen e Klajdit. Sipas tij, djali ndodhej nė anė tė rrugės, i lagur nga koka dhe me pranga nė duar. I pari qė ka shkuar tek ai ėshtė njė shok, Elvis Likaj. Sipas tė afėrmėve, ai ėshtė njeriu qė ka takuar i pari Klajdin. Pasi ishte ēmallur, Klajdi, u kishte treguar miqve se njė herė kishte dėgjuar sirenat e policisė dhe tė shtėna. “Ne kishin ecur rreth 200 metra me makinė kur kryqėzohemi me policinė. Ata na prenė rrugėn dhe na ndaluan, kujtuan se ishin njerėzit qė kishim rrėmbyer Klajdin.”, thotė Elvis Likaj. Uniformat blu kanė dalė me armė dhe i kanė vėnė pistoletat tek koka miqve tė Klajdit. “Jemi ne njerėzit e shtėpisė.”, kanė thėnė ata kur kanė parė t’u drejtohen armėt. Kur i kanė njohur janė larguar dhe u kanė kėrkuar falje. Mė pas Klajdi ka pėrfunduar nė makinėn e Drejtorisė sė Policisė sė Vlorės. Pėr rreth tre orė e gjysmė djali ėshtė marrė nė pyetje nga drejtuesit e policisė dhe prokurorisė sė Vlorės. Sė bashku me ta ndodheshin edhe zv/ministri i Rendit Publik, Thoma Jano, sė bashku me kreun e policisė kriminale, Sokol Bizhga. Ata e lanė Klajdi Shehun qė tė dilte vetėm pas orės 03 e 30 minuta tė ditės sė djeshme. Klajdi shoqėrohej nga i ati dhe nga familjarė tė tjerė. Nė momentin qė ai mbėrriti nė shtėpi festa filloi edhe njė herė pėr tė pushuar vetėm nė mėngjes.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Arrestohen 6 pengmarrėsit e Klaudio Shehut

    TIRANE (26 Prill) - Policia e qytetit tė Vlorės ka arrestuar 6 persona, tė cilėt janė pengmarrėsit e Klaudio Shehut tė liruar pak ditė mė parė. Tė arrestuarit janė Luan e Besnik Saraēi, Elton Ismaili, Besnik Gjata, Julian Metushi dhe Perlat Koidheli. Pengmarrėsit gjatė kohės qė e kanė mbajtur tė ngujuar Klaudion, nipin e njėri prej biznesmenėve tė mėdhenj tė qytetit tė Vlorės Sulo Shehu, i kanė kėrkuar nė kėmbim tė lirimit 10 miliardė lekė. Shefit tė policisė sė qarkut tė Vlorės Neritan Nallbati ka sqaruar se rrėmbimi ėshtė kryer pėr qėllime pėrfitimi.
    dxh/dxh (BalkanWeb)

  9. #39
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Gazeta TemA




    KRONIKA



    Ekskluzive me familjen Shehu pėr gazetėn TemA

    "Policia udhėhoqi rrėmbimin dhe dorėzimin e Klajdit"



    Familjarėt, tė gėzuar nga kthimi i Klajdit nė shtėpi, por dhe tė frikėsuar. Pse u lirua krejt papritur, pse policia nuk informon familjarėt. Klajdi rrėfen pėr gazetėn TemA orėt e tmerrit tė kaluara nė njė bodrum tė errėt

    Nė rrjetin e grabitėsve bėnte pjesė njė oficer policie. "Pavarėsisht se djali u kthye nė shtėpi, forcat e rendit nuk na thonė asgjė nė lidhje me grabitėsit", shprehen tė shqetėsuar familjarėt e Klajdit. Ata mė shumė se ēdo gjė, i tremb se kush fshihet pas kėtij veprimi dhe pėrse policia nuk u thotė asgjė pėr personat qė supozohet se ka identifikuar. Megjithė kėmbėnguljen e familjarėve pėr tė ditur mė shumė rreth grabitėsve, policia nuk u jep asnjė tė dhėnė; i vetmi shpjegim nga ana e policisė ka qenė qė do t'u thonė pasi tė pranojnė fajėsinė katėr tė ndaluarit dhe pastaj tė bėjnė arrestimet e tjera. Madje tė afėrmit e tij shprehen se edhe lirimi ėshtė bėrė si bashkėpunim i policit me grabitėsit. Kjo sepse nė bisedėn e pėrgjuar ėshtė dėgjuar tė thuhet: "Lirojeni sepse po vijnė dhe do tė bėjnė aksione edhe gjatė natės".
    Edhe sipas burimeve tė policisė, gjatė aksioneve janė zbuluar telefonata tė policit nė fjalė dhe tė grabitėsve, ku kėta tė fundit informoheshin pėr gjithēka qė ndodhte nė lidhje me kėrkimin dhe identifikimin e tyre. Pas pėrgjimit policia ka identifikuar mė qartė ata dhe vendin ku ishte Klajdi. Nė tė vėrtetė, nė aksionin e paradites sė tė enjtes policia i ishte afruar shtėpisė ku ishte Klajdi gati 20-30 m, por ata janė lajmėruar menjėherė nga bashkėpunėtori i tyre nė polici, kėshtu janė larguar dhe nuk ėshtė bėrė i mundur ndalimi. Tė njėjtat burime nga policia bėjnė tė ditur se dhe lirimi i Klajdit ėshtė bėrė pas presionit qė iu bė grabitėsve nga shokėt e tyre tė ndaluar gjatė aksioni tė policisė. Ndėrkohė, nė komisariat janė katėr persona tė ndaluar, tė cilėt sipas policisė, janė tė implikuar nė marrjen e pengut, por qė nuk e pranojnė akuzėn e bėrė. Policia gjithashtu ka identifikuar edhe pjesėtarėt e tjerė tė grupit, por nuk i bėn ende publikė emrat e tyre. Forcat e rendit kėrkojnė qė kjo akuzė tė pranohet nga tė ndaluarit sepse pėr implikimin e tyre ekzistojnė prova.
    Ndryshe nga sjellja me familjarėt e Klajdit tė cilėve nuk u kanė kėrkuar asgjė, Klajdit i kanė kėrkuar para dhe kėshtu ia kanė motivuar edhe marrjen peng pėr shkak tė pasurisė sė xhaxhait tė tij. "Gjatė atyre ditėve, ata mė kanė kėrkuar para nė shkėmbim, por si fytyra nuk munda t'i shihja, sepse isha me maska dhe nė njė bodrum tė errėt", tregon Klajdi pėr gazetėn. Gjithsesi, i vetmi ushqim pėr Klajdin gjatė ditėve qė ishte peng ka qenė uji; ata i jepnin vetėm ujė pėr tė pirė dhe e mbanin tė lidhur me pranga. Klajdi tregon se gjatė katėr ditėve pėr shkak tė informacionit tė saktė mbi aksionet e policisė, atė e kanė zhvendosur dy herė, nė dy fshatra tė ndryshėm. Sipas Klajdit, nė vendin ku ėshtė gjetur dje, ėshtė shpėnė njė ditė para se tė dorėzohej te familjarėt. "Edhe kur ne i jemi afruar shtėpisė ku gjendej Klajdi, ai i ka sinjalizuar grabitėsit tė fshihen", thonė punonjės tė policisė.
    Familja e Klajdit kėrkon tė gjendet shkaku i vėrtetė i grabitjes sė djalit dhe kėtė e kėrkoj nga policia. "Dua tė di pėrse e kanė rrėmbyer, mua nuk mė kanė thėnė asgjė, kėshtu qė tė gjendet shkaku", thotė z.Shehu njė ditė pas kthimit tė nipit tė tij nė shtėpi. Ai shton se nuk ndjehet ende i sigurt, nuk i pėlqen ky lloj lirimi qė i kanė bėrė nipit tė tij, sepse tė njėjtėn gjė atij ia kanė bėrė katėr vite mė parė me nipin tjetėr, vėllanė e Klajdit. Kjo kėrkesė e familjes vjen pasi katėr tė ndaluarit nuk e pranojnė akuzėn qė u ėshtė komunikuar, ndėrsa forcat e policisė shtojnė se i kanė tė gjithė personat tė identifikuar, por nuk bėjnė tė ditur asnjė emėr me qėllim qė tė ndaluarit ta pranojnė kėtė akuzė dhe mė pas tė arrestohen dhe grabitėsit. Familjarėt i shqetėson dhe lidhja me pranga e Klajdit nga grabitėsit, dhe nga kjo ata supozojnė se nė kėtė rrjet bėnte pjesė njė polic i identifikuar dhe frika ėshtė se mos edhe tė paidentifikuarit janė tė tillė. Klajdi tregon se mbi tė kanė ushtruar dhunė psikologjike me anė tė kėrcėnimeve. Familja Shehu kėrkon menjėherė gjetjen e protagonistėve kryesorė tė ngjarjes sė ankthshme dhe shprehet se nuk ėshtė fare e sigurtė. Sa pėr fėmijėt, ata thonė se do t'i dėrgojnė jashtė shtetit pėrkohėsisht derisa tė gjenden shkaqet e vėrteta dhe ata tė sigurohen pėr jetėn. Nuk ėshtė hera e parė qė familjarėt i kėrcėnojnė dhe u marrin fėmijėt peng.








    Klajdi Shehu Flet pėr "TemA"

    Do tė iki nė Itali pėr studime



    "Unė dola dhe mė thanė tė ecja pėrpara, deri kur tė mė thoshin ata. Eca pėr afro 2 orė, por nuk e ktheja kokėn prapa, sepse edhe maskėn nuk ma kishin hequr. Kur arritėm nė njėfarė vendi, pas dy orėsh, mė thanė tė ndaloja dhe mė hoqėn maskėn, duke mė thėnė tė ikja. Isha aq i trembur, saqė pa kthyer kokėn, i pyeta dy herė. "Tė iki, tė iki…?". Ata mė thanė ik dhe unė i pyesja pėrsėri, sepse nuk mė besohej..."


    A e kujtoni momentin kur ju morėn peng?
    Isha duke u kthyer nė shtėpi, isha afėr pallatit dhe ata mė prenė rrugėn. Njė copė rrugė e bėmė me makinėn time, pastaj hipėm nė makinėn e tyre dhe mė shpunė nė njė shtėpi tė pabanuar dhe bosh. Unė nuk shihja sepe kisha njė maskė nė kokė, por gjatė kohės qė ndenja aty, arrita ta dalloja.


    Si ju trajtuan gjatė katėr ditėve qė ju mbajtėn peng?
    Nė tė vėrtetė, nuk mė kanė rrahur. Mė kanė bėrė presion dhe mė kanė shkaktuar njė dhunė psikologjike shumė tė madhe. Ende ndihem i frikėsuar, mezi e besova qė mė liruan mbrėmė. Gjatė gjithė kėtyre ditėve nuk mė kanė sjellė asgjė pėr tė ngrėnė, vetėm se kam pirė ujė.


    Prangat kur t'i vunė?
    Prangat m'i vunė sapo mė hipėn nė makinėn e tyre. Aty mė vunė edhe maskėn.


    Vendin ku tė kanė ēuar e mbani mend?
    Jo, sepse mė kanė ēuar nė dy vende. Fillimisht, nė njė vend ku nuk kishte njeri, mė duket se nuk kishte as familje, tjetra ishte njė shtėpi e braktisur, pa plaēka. Atje mė lanė vetėm njė natė. Tė nesėrmen mė ēuan nė njė vend tjetėr, ku mesa dalloja unė, kishte shtėpi, ishte si lagje. Nuk ma hiqnin maskėn dhe mė lanė nė njė bodrum.


    I njihni personat qė ju rrėmbyen?
    Jo, nuk i njoh. Kjo sepse natėn kur mė morėn, ata kishin veshur nga njė xhiboks dhe unė nuk i dalloja dot. Por edhe nuk e prisja qė tė pėrfundoja peng dhe nuk u kushtova rėndėsi fillimisht.


    Po nga zėri, a mundėt tė identifikoni ndonjė prej tyre?
    Nga zėri nuk i njihja, por ata flisnin si tė ishin nga fshatrat e Vlorės.


    Ua thanė shkakun e rrėmbimit?
    Jo dhe kjo mė frikėson pak. Unė i pyesja shpesh pėrse mė kishin marrė, ndėrsa ata nuk pėrgjigjeshin. Njė ditė, njė nga ata qė mė kontrollonte, pra qė vinte nė bodrum, kur e pyeta, filloi tė qeshte. M'u pėrgjigj duke u tallur: "Po ja duam nja 10 miliardė". Kjo shumė duket qė ėshtė qesharake dhe ata ma thanė ndoshta qė unė tė mos pyesja mė.


    Pse mendoni se ju liruan?
    Nuk e di tė vėrtetėn, pasi edhe ata nuk e thanė.


    Ēfarė ju thanė pėrpara se t'ju lironin?
    Nuk e dija qė do tė mė lironin. Erdhi njė nga ata dhe mė tha gjithė nerva qė tė ēohem dhe tė dal jashtė nga bodrumi. Unė dola dhe mė thanė tė ecja pėrpara, deri ku tė mė thoshin ata. Eca pėr afro 2 orė, por nuk e ktheja kokėn prapa, sepse edhe maskėn nuk ma kishin hequr. Kur arritėm nė njėfarė vendi, pas dy orėsh, mė thanė tė ndaloja dhe mė hoqėn maskėn, duke mė thėnė tė ikja. Unė isha aq i trembur, saqė pa kthyer kokėn, i pyeta dy herė. "Tė iki, tė iki…?". Ata mė thanė ik dhe unė i pyesja pėrsėri, sepse nuk mė besohej. Aty kėrkova tė telefononin familjen time. Mė pas erdhi policia dhe ata tė shtėpisė.


    Nė ēfarė vendi tė gjetėn familjarėt, afėrsisht?
    Nė afėrsi tė Kaninės, nė rrugėn nacionale qė kalon aty.


    Ēfarė mendoni tė bėni tani…?
    Tani do tė iki jashtė shtetit pėr studime. Do tė iki nė Itali, kėtė e kisha ndėrmend edhe mė parė se tė mė rrėmbenin.


    Ku keni studiuar deri tani…?
    Kam studiuar marketing nė Amerikė dhe para 6 muajsh jam kthyer nė Shqipėri.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Sulo Shehu: 8 milionė lekė pėr policinė

    8 milionė lekė shpėrblim pėr lirimin e Klajdi Shehut. Nga thesi prej 10 milionė dollarė, qė biznesmeni Sulo Shehu premtoi pėr lirimin e nipit, ai ka hequr mėnjanė vetėm 8 milionė lekė tė reja. Vetė Shehu tha dje pėr gazetėn “Panorama” se ishte shumė i kėnaqur nga puna e policisė sė Vlorės dhe e Ministrisė sė Rendit qė bėn tė mundur lirimin e nipit. “Unė do tė jap nė formė dhuratarsh 8 milionė lekė pėr ata policiė qė qėndruan nė aksion pėr tre netė pa gjumė”, tha ai. Tri ditė mė parė, Shehu kishte premtuar 10 milionė dollarė pėr ata persona qė lironin Klajdin. Por, dje Shehu sqaroi se premtimi i tij lidhej vetėm me ata qė jepnin informacione. “Mua nuk mė dha njeri informacione, kėshtu qė unė nuk mund tė jap shumėn qė thashė”, deklaroi ai. Megjithatė, nė shenjė respekti, biznesmeni Shehu premton se do tė shpėrblejė rreth 50 policė, qė morėn pjesė nė operacionin dhe bėnė tė mundur lirimin e Klajdit.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 27-04-2003 mė 06:10

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •