Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Kjo nuk eshte thjeshte nje marje pengu vetem per ceshteje gjobe(mendimi im),por shkon edhe me larg,lufta e konkurences tek ne eshte shume e "ashper"dhe ne vencanti e pa meshirshme, ketu kam parasysh faktin qe vetem per nje kohe te shkurter eshte goditur disa here biznesi i madh.Jam i sigurte se pas ketyre ngjarjeve asnje bisnismen i ketij rangu ne SHqiperi nuk ndihet i sigurte,dhe le me te imagjinojme biznismenet e huaj te vijne tani dhe te investojne tek ne.Ne kete situate qe eshte krijuar duhet ne menyre urgjente qe nga qeveria,parlamenti dhe presidenti te meren masat nga me ekstremet,keto raste te quhen te vecanta dhe te klasifikohen ne denim me vdekje.Do ishte me mire qe parlamenti shqiptar te nxirte nje nen ligj te ketille( qe nuk e do Evropa) se te meret dhe te debatoje me ligjin per homot dhe lesbiket(qe e do evropa).Turp te kene parlamentaret tane,qe jane gati te shk....ehen ne ***** vetem qe ta kene mire me evropen,packa se ne jemi me shekuj mbrapa tyre.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Shėrbimet e huaja sekrete, nė kėrkim tė Klaudio Shehut

    Lokalizohet vendstrehimi i pengmarrėsve tė nipit tė biznesmenit Sulo Shehu

    VLORĖ- Forcat e policisė sė Vlorės, nė bashkėpunim edhe me prokurorinė e kėtij qyteti, kanė mundur tė lokalizojnė vendin ku mbahet peng 20- vjeēari vlonjat, Klaudio Shehu. Burime pranė kėtyre organeve bėjnė tė ditur se pėr gjetjen e nipit tė biznesmenit Sulo Shehu janė impenjuar edhe shėrbimet e huaja sekrete, tė cilėt kanė mundėsuar lokalizimin e vendstrehimit tė pengmarrėsve tė Klajdit. Ndėrkohė, gjatė natės sė kaluar, uniformat blu tė qytetit tė Vlorės kanė “krehur” gjithė fshatrat pėrreth, duke kontrolluar nė shtėpi, tunele apo vendstrehime tė tjera ku dyshohej se mbahej peng 20- vjeēari Klaudio Shehu. Burime pranė komisariatit tė policisė bėjnė tė ditur se operacionet policore janė realizuar edhe gjatė natės sė kaluar, por nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e nipit tė biznesmenit Sulo Shehu. Kontrollet policore janė pėrqendruar nė Pyllin e Sodės, nė Kaninė, Qishbardhė si dhe nė disa fshatra tė Myzeqesė. Mėsohet se uniformat blu kanė kryer kontrolle tė befasishme pėr gjetjen e pengmarrėsve tė Klaudio Shehut, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e tij dhe arrestimi i autorėve tė grabitjes. Burimet policore janė tepėr tė rezervuara pėr publikimin e motivit tė grabitjes, mbi tė cilin po zhvillohen edhe veprimet e uniformave blu. Madje ata i kanė kėrkuar familjarėve tė 20- vjeēarit tė heshtin pėrpara mediave, duke mos ndikuar negativisht nė zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje. Edhe gjatė ditės sė djeshme, punonjėsit e policisė kanė kontaktuar me babanė e Klaudios, Agron Shehu, si dhe me vėllanė e tij. Drejtuesit e policisė sė Vlorės shprehen se kėrkimet pėr gjetjen e Klaudios janė nė rrugė tė mbarė. Ata shpresojnė qė gjatė natės tė lokalizojnė pėrfundimisht vendin ku fshihen pengmarrėsit e 20- vjeēarit si dhe tė bėjnė tė mundur kapjen e tyre.

    Ilir Ruci

    Copyright 2003 Shekulli

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Shehu: Do tė fillojmė kėrkimet private pėr Klaudion

    Biznesmeni i njohur i ēimentos ka marrė njė tjetėr telefonatė kėrcėnuese gjatė ditės sė djeshme

    TIRANĖ- Biznesmeni Sulo Shehu ka qėnė nė zyrėn e shefit tė Rendit tė Vlorės, kur ka marrė njė tjetėr telefonatė kėrcėnuese. Zilja e telefonit celular ka rėnė gjatė paradites sė djeshme , nė ēastin kur xhaxhai i djalit tė rrėmbyer, Klaudio Shehu ndodhej nė njė takim me drejtuesit e policisė sė Vlorės. Ai tregon pėr “Shekullin” se ka ngritur telefonin dhe ka dėgjuar zėrin e njė personi me dialekt verior, i cili e pyeste se nga fliste. “Nė kėtė moment, unė fillova tė nxehesha dhe e pyeta se nga mė fliste”,-thotė Sulo Shehu. Por zėri pėrtej telefonit i ka thėnė Sulos se fliste nga Anglia, duke i kėrkuar me insistim vendin se ku ndodhej biznesmeni i ēimentos. “ Unė i thashė se jam nė Tepelenė, por ata e dinin shumė mirė se ku ndodhesha unė nė ato ēaste”,-shton xhaxhai i Klajdi Shehut. Pas personit qė fliste me dialekt verior, telefonin e ka marrė njė tjetėr person por nga Vlora. Sulo Shehu tregon se ky person i panjohur pėr tė dhe policinė e Vlorės e ka sharė. Ndėrsa biseda e mėsipėrme ėshtė dėgjuar edhe nga drejtuesit e policisė sė qytetit bregdetar. Sulo Shehu thotė se pėrveē kėsaj telefonate, nuk ka pasur asnjė reagim tjetėr nga personat qė kanė rrėmbyer Klaudio Shehun. “Ne do tė presim edhe disa ditė, duke lėnė forcat e policisė tė punojnė pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje, por mė pas na duhet tė merremi privatisht pėr gjetjen e Klaudios”,-thotė Sulo Shehu. Ai shton se gjatė ditės sė djeshme ka komunikuar me drejtuesit e policisė sė Vlorės, tė cilėt e kanė siguruar se po punojnė pėr gjetjen e nipit tė tij si dhe tė autorėve qė e rrėmbyen mbrėmjen e 21 prillit. Megjithatė, Sulo Shehu dhe vėllai i tij, Agroni po shohin mundėsinė private, pėr gjetjen e 20 vjeēarit tė zhdukur pa asnjė gjurmė. Vetėm njė ditė mė parė, biznesmeni i njohur me origjinė nga Shkodra ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr “Shekullin” se dyshimet e tij janė nė dy pista kryesore. Konkurenca pėr shkak tė tregtisė sė ēimentos si dhe rrėmbimi pėr vėnie gjobe mund tė jenė arsyet qė ēuan tre personat ende tė paidentifikuar, tė rrėmbejnė Klaudio Shehun.

    A.Bogdani

    Copyright 2002 Shekulli

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Postuar mė parė nga kundraRRYMES
    A lejohen mendimet e lira ne kete forum ?!
    1- NIPI i "FILANIT" qenka MARE PENG..... e kujt i plasi ?
    2-I jepka "FILANI" 10 milion "copa guri"(dollare) per NIPCEN, nderkohe qe nje gje e tille ti ndodhte "ASKUSHIT" ai duhet te SHKULE leshte e B_THES se ska 10 milion qime e jo 10 milion dollare.
    3-NIPCJA me BENC 4/4 ne nje vend te qe cilesohet VEND I BOTES SE TRETE..!!!!
    4-IRONITE e fatit por cmendon ai qe punon tere diten te fabrika e FILANIT e rropatet e shikon NIPCEN me KAL te ri FRINGO...
    5- BIEN BUBULLIMAT PER VESH PIPZEN edhe jo per SHURDHIN kesaj here
    ***

    E shoh qe flet me shume mllef dhe urrejtje per ata qe kane para, por duhet ti dish mire gjerat para se te japesh gjykime te tilla. Ne rradhe te pare ai qe merr peng nje njeri e di se ke merr dhe nuk do vej te grabisi djalin e nje te varferi. E dyta nipēja i Sulos mund te dali xhiro me cfare makine ti doje K**I atij edhe me limuzine po deshi sepse i ka para te fituara me djerse dhe nuk ja grabitur ndonjerit. Ne shqipetareve keto dy gjera nuk na lene te ecim perpara, cmira qe kemi ndaj njeri-tjetrit dhe ideja si te behemi te pasur brenda nje nate (kur tjetri ka nje jete te tere qe punon). Njeriu qe ta dish ti nuk lind i pasur por behet duke punuar shume dhe duke pasur mendjemprehtesi dhe nje ēik fat. Nderkohe qe te tjeret punojne ti rri me goje hapur dhe prit te te bien para nga qielli !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 24-04-2003 mė 06:21

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Familja qe zoteron 80% te tregut te cimentos

    Vellezerit Sulo e Agron Shehu, kontrollojne pjesen me te madhe te cimentos qe hyn ne Shqiperi dhe vec ketyre, shume objekte tregtare, pika karburanti, hotele e troje te shumta ne qytet dhe fshatra. Vetem ne taksa e tatime, i japin cdo vit shtetit, 8 milione USD, duke u renditur nder me te medhenjte e bisnesit shqiptar. Rrefimi, per hapat e pare te tregtise gjigande

    Ardian DAUTI

    Dy vellezerit Sulo dhe Agron Shehu, ndajne se bashku, nje nder bisneset me te njohura dhe me te fuqishme ne vend. Sulo Shehu eshte ne fakt, emri me i rendesishem i ketij bisnesi. Ndersa vellai i tij Agroni, mbulon teresisht transportin e produkteve te ndryshme dhe ne vecanti cimentos, ne tere vendin dhe ne vendet e tjera, me te cilat keta bisnesmene kane marredhenie tregtare. Sulo tregon per "Korrieri"-n se prej disa vitesh, ai kontrollon te pakten 80 per qind te tregut te cimentos ne Shqiperi.

    Fillimet e familjes

    Por fisi Shehu, e ka nisur aktiivtetin fitimprures qe ne vitet e para te nisjes se pluralizmit ne Shqiperi. Qe ne kohen e monizmit Sulo ishte nje nga rrobaqepesit me te mire te qytetit dhe ishte i dhene pas tregtise. Me ardhjen e nje ere te re, demokratike dhe ne tregtine e lire, te dy vellezerit Shehu, u hodhen ne kambizem dhe ne tregti shumice. Me parate e fituara ata filluan te blejne cimento tek anijet e ndryshme italiane qe i porosisnin dhe biznesi i ri po ecte mire. Me guxim duke marre edhe leke me fajde, dy vellezerit nisen vete per ne Itali duke marre anije me qera. Keshtu, arrijne te rritin ndjeshem tonazhin e cimentos, duke fituar edhe ekskluzivitetin e cimentos "ColaCem". Treg i tyre tashme eshte e gjithe Shqiperia por dhe tregu kosovar duke kontrolluar 80 per qind te cimentos qe futet ne vend. Aktualisht, ata disponojne disa hotele dhe lokale ne qytet, disa dhjetra hektare troje, ne zona te ndryshme te rrethit bregdetar jugor. Kurse tani, ata po ngrejne depozitat me te medha te naftes buze detit, me mijera tonelata kapacitet. Prej disa muajsh, ata kane marre nen pronesi dhe ish-hotelin qe po ngrihej qe ne vitet e monizmit, ne qender te qytetit, me lartesi 12 kate.

    Tatimpagues te fuqishem

    Ne cdo qytet te Shqiperise, vellezerit Shehu, kane tregun dhe pika te cimentos se tyre. Sipas burimeve nga deget e tatim taksave, mesohet se fisi Shehu, eshte pagues i rregullt i taksave te vendosura nga shteti. Duke folur per kete, Sulo thekson se "une, paguaj cdo vit per arken e shtetit, taksa dhe tatime, nga me te ndryshmet, qe arrijne ne vleren 8 milione dollare. Nje vlere e tille likujdimesh tatimore, e ben bisnesin "Shehu", nder me te medhenjte e me te rendesishmit, e vendit tone.


    Shikoni lajmet e fundit









    ----------------------------------------------------------------------------
    Korrieri
    ----------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 24-04-2003 mė 06:41

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si shpetohet Klajdi???

    Keshtu:

    Parlamenti duhet te mblidhjet urgjent e te vendose Denimin me vdekje per Rrembyes e grabitesit.
    Presidenti te paralajmeroje Rrembyesit se.. ne se nuk dorzojne urgjentisht Klajdin mbi rrembyesit dhe familjaret e tyre te afert do te bjere hakmarrja e fuqishme e shtetit pa pyetur per norma e kode juridike.


    Llafet e tjera jan fukarallek.

  7. #27
    Klaudio u gjend. Per te tjerat nuk di gje.
    Keep it REAL!!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI BRARI JAM DAKORT PLOTESISHT ME MENDIMIN TUAJ DENIMI ME VDEKJE PER KETO MOMENTE ESHTE DOMOSDOSHMERI PER NDRYSHE DO JU VIJE RADHA PENGJEVE TE TJERE . PER KETA ZOTRINJ PENGMARRES DUHET DREJTESIA TE DENOJE PA MESHIRE JO VETEM KETA PENGMARRES POR DHE FAMILJET E TYRE PER MOS KALLZIM TE KRIMIT .PER MENDIMIN TIM NE SHQIPERI DUHET URGJEND TE MBLIDHET PARLAMENTI DHE TE MIRATOJE NJE LIGJ KU TE PARASHIKOJE NE RASTE TE VECANTA TE ZBATOHET DENIMI KAPITAL PER KETA PERSONA DENIMI ME VDEKJE NE TE KUNDERT N E SHQIPERI DO SUNDOJE KAUSI DHE SHKATERRIMI I SHTETIT

    PERSHENDETJE NGA MONDI DETROIT
    nuk ka rendesi

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Lirohet Klaudio Shehu, pengu i Vlores

    Ne mesnaten e mbremshme, ne fshatin Kanine, policia arriti qe te kapte shendoshe e mire Klaudio Shehun, 20 vjecarin e familjes se njohur te biznesit, i marre peng te henen ne mbremje. Dy nete me pare ishin arrestuar 2 nga pengmarresit, pjestare te nje bande nga fshati Risili i Shushices, 15 km larg qytetit. Si u ngrit kurthi per pjesen tjeter, te cilet tashme jane identifikuar

    Ka perfunduar mbreme aventura 3 ditore e Klaudio Shehut, 20 vjecarit te familjes se biznesmeneve te njohur te Vlores, i marre peng ne mbremjen e se henes se kesaj jave. Policia njoftoi ne mesnate se ai ndodhej ne ambjentet e saj, ne perfundim te nje operacioni ne afersi te fshatit Kanine. Drejtori i Policise se Vlores Neritan Nallbati, i ka sqaruar "Korrieri" detajet e para te operacionit teper sekret qe coi ne perfundimin e nje aventure qe kishte vene ne levizje jo vetem strukturat e ministrise se Rendit, por edhe politiken, median, komunitetin e biznesit dhe shoqerine civile.

    Ngjarja filloi te shtunen e se henes, me 21 prill, kur pas stervitjes ne nje nga palestrat e qytetit te Vlores, Klaudio po kthehej ne shtepi me nje fuoristrade tip Benz,- kur eshte ndaluar dhe eshte detyruar te shkoje me tre persona. Te nesermen makina eshte gjendur e braktisur prane godines se OSBE lokale, ndersa pengmarresit 2 ore me pas, kane telefonuar ne shtepine e Klaudios dhe me pas ne telefonin celular te Sulo Shehut. Ata kane kercenuar, por nuk kane vendosur ndonje gjobe per familjen biznesmene,- sic edhe pritej. Madje edhe vete Klaudio ka telefonuar nga celulari "Vodafone" i rrembyesve te tij, por pa mundur te jape ndonje mesazh qe do te mund te ndihmonte ne zbardhjen e autoreve, vendodhjes dhe qellimin e rrembimit.

    Dy dite me pare, policia kishte njoftuar per ndalimin e 3 personave te dyshuar, 2 prej te cileve, pas hetimeve intensive, rezultoi se ishin pikerisht pjestaret e nje bande nga fshati Risili i komunes se Shushices qe ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit te Vlores. Ka qene ky edhe momenti i fillimit te operacionit, ku te ndaluarit kane hyre ne komunikim me shoket e bandes, duke i detyruar ata te besojne se shoket e tyre kishin hyre ne lidhje me familjen e pengut, per te marre shumen e parave qe ata deshironin. Mbreme 3 pjestaret e tjere te grupit, jane udhezuar nga shoket e tyre qe te dalin ne afersi te fshatit Kanine, nderkohe qe dhjetra forca policore kane bere rrethimin e nje zone shume te madhe per te patur ne lakun e tyre banden. Ndersa laku eshte ngushtuar, ne momentin e fundit, duket se pengmarresit kane kuptuar se ishin te rrethuar dhe kane leshuar Klaudion, i cili ka rene shendoshe e mire ne duart e policise. Ndersa 3 pjestaret e bandes, duke perfituar edhe nga nata dhe terreni i veshtire kane mundur te shpetojne per momentin. Por, burimet zyrtare te policise thane se aksioni do te vazhdonte gjate gjithe nates dhe se pengmarresit jane identifikuar. Vete Klaudio ka dhene shpejgime te hollesishme ne polici, per aventuren e tij.

    Lajmi i rrembimit ishte kete jave ne qender te te gjitha mediave te Shqiperise, te cilat aluduan se behej fjale per nje rrembim per shkak te konkurences ne tregtine e cimentos. Gjerat duket se u ngaterruan, kur gjate telefonates me pengmarresit, Sulo Shehu i deklaroi atyre se do te jepte 10 milione dollare per t'i shkaterruar. Policia i kerkoi famijes qe te heshte, nderkohe qe ndryshe nga heret e tjera, ajo punoi ne nje konspiracion te plote. Specialistet me te mire te Drejtorise se Policise se Vlores u angazhuan drejtpersedrejti ne operacion, per te zbardhur nje nga ngjarjet me te renda te ketij viti, ne vazhden e nje seriali vrasjesh mafioze qe kane goditur komunitetin e biznesit, ku me e fundit, ishte ajo e afro 2 javeve me pare, kur u vra ne Tirane, bosi i firmes "Flevi" te hekurit, Florian Vila.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 25-04-2003 mė 03:20

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kishte qene mire te bejme komentet tona ne vazhdi lidhur me kete ngjarje te hidhur qe ndodhi ne vendin ton.Pra po shifet se edhe shteti eshte i perzier ne keto flliqtira e njerezit e tij.Na kujtohet nga nje bisede telefonike e Sulkos e rrembyesit kur ai ishte ne polici e ata e pyesnin se ku qendronte tani , pasi ata e dinin ne detaje situaten e tij.

    Lirohet nipi i Sulo Shehut, njė polic nė pranga


    VLORE (25 Prill) - Lirohet Klajdi Shehu. Policia ka zbuluar dje rreth orės 23.30 nė fshatin Qishbardhė, 21-vjeēarin e rrėmbyer katėr ditė mė parė. Klajdi, nipi i biznesmenit tė ēimentos, ka qenė i lidhur me pranga dhe me sytė e mbyllur, por nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Policia ka shoqėruar ndėrkohė dy persona, mes tė cilėve, njėri ėshtė polic i komisariatit tė Vlorės, si bashkėpunėtorė tė pengmarrėsve. "E dinim qė do tė lirohej sė shpejti, sepse qė tė nesėrmen ne i dinin emrat e autorėve tė rrėmbimit", ėshtė shprehur dje nė mbrėmje, zėvendėsministri i rendit, Thoma Jano, i cili ndodhej nė drejtorinė e policisė sė Vlorės. Sipas drejtuesit tė kėtij operacioni, drejtorit tė kriminales, Sokol Bizhga, lirimi i Klajdit ka ardhur si pasojė e presionit qė ushtroi policia. Nė mesditė, hetuesit prangosėn njė polic tė komisariatit tė Vlorės dhe njė kushėririn e tij, tė cilėt kishin komunikuar me familjarėt e Klajdit. Por edhe pse tė shoqėruarit nuk pranuan akuzėn, nė mbrėmjen e djeshme djali i marrė peng ėshtė lėnė i lirė. Sinjalizimi nė drejtorinė e policisė ka mbėrritur rreth orės 23.30 pėr njė person tė prangosur nė fshatin Qishbardhė nė afėrsi tė Kaninės. Policėt qė kanė mbėrritur kanė zbuluar se bėhej fjalė pėr Klajdin. 21 vjeēari ka qėnė nė gjendje tė mirė shėndetėsore por ėshtė ankuar se ishte tepėr i uritur. Xhaxhai i tij, Sulo Shehu, ėshtė shpehur dje se nuk i interesonte mė se kush mund tė kishte rrėmbyer tė nipin, se falėnderonte policinė pėr lirimin e tij. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    ------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •