Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu

    Policia: Rrėmbimi i Klajdit mund tė jetė dhe njė grindje mes adoleshentėsh. Biznesmeni kėrkon ndihmėn e medias

    Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu

    Klajdi Shehu, 17 vjeē, ėshtė rrėmbyer forcėrisht nga tre persona, teksa udhėtonte me mjetin e tij

    VLORĖ- Merret peng nipi i biznesmenit tė fuqishėm nė vend, Sulo Shehu. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, teksa 17-vjeēari Klajdi Shehu kishte lėnė palestrėn e forcės dhe me mjetin e tij ishte drejtuar pėr nė shtėpi. Burime tė policisė, tė cilat i referohen edhe dėshmive tė marra nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se sapo 17-vjeēari ka qenė duke udhėtuar me mjetin e tij, kur i kanė dalė pėrpara tre persona tė cilėt e kanė marrė forcėrisht dhe e kanė futur nė automjetin e tyre tip Volsvagen dhe mė pas janė larguar nė drejtim tė paditur. Kanė qenė familjarėt e 17-vjeēarit ata qė kanė njoftuar menjėherė policinė e cila ėshtė vėnė nė ndjekje tė autorėve tė krimit, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, uniformat blu nuk kanė rėnė nė gjurmė tė tyre. Burimet thanė pėr gazetėn se ka qenė vetė biznesmeni Sulo Shehu ai qė ka njoftuar policinė si dhe mediat e qytetit pėr rrėmbimin e nipit tė tij 17- vjeēar, i cili ishte nxėnės nė shkollėn private "Drita e Dijes" nė qytetin e Vlorės. Shehu ka kėrkuar nga policia kapjen e rėmbyesve dhe lirimin e nipit tė tij, ndėrkohė qė ka sensibilizuar vetė mediat e qytetit, duke kėrkuar ndihmėn e tyre pėr lirimin e nipit tė tij.
    Rrėmbimi.

    Ora kishte kaluar 21:30 tė ditės sė djeshme, kur 17- vjeēari Klajdi Shehu ka lėnė palestrėn e forcės nė afėrsi tė qėndrės sė qytetit, tė cilėn e frekuentonte rregullisht dhe me makinėn e tij ėshtė drejtuar pėr nga stacioni hekurudhor i udhėtarėve, pa e vėnė re se dikush po e ndiqte. Kur makina e drejtuar nga Klajdi Shehu ėshtė gjendur pranė ish- fabrikės sė makaronave, njė autoveturė tjetėr i ka prerė atij rrugėn, duke e detyruar qė tė ndalonte. Ka qenė njė autoveturė tip Volsvagen , nga e cila kanė dalė tre persona dhe e kanė nxjerė 17- vjeēarin nga makina e tij, duke e futur forcėrisht nė makinėn e tyre, thanė pėr gazetėn burime tė policisė tė cilat i referohen dėshmive tė marra nė vendngjarje.
    Mė pas Volsvageni me tė tre rrėmbyesit ėshtė larguar me shpejtėsi dhe duke pėrfituar nga errėsira e natės ka mundur tė largohet nė drejtim tė paditur. Nuk dihet se kush i ka njoftuar familjarėt e 17- vjeēarit pėr rrėmbimin e kėtij tė fundit, por bėhet e ditur se ata kanė njoftuar policinė e Vlorės, e cila ėshtė vėnė menjėherė nė gjendje alarmi, duke nxjerrė shumė forca nė rrugė. Uniformat blu kanė bllokuar tė gjitha kryqėzimet dhe janė vėnė nė ndjekje tė rrėmbyesve tė panjohur. Burimet e vona tė policisė sė Vlorės, bėnė tė ditur pėr njė grindje midis rrėmbyesve dhe 17- vjeēarit,qė mendohet tė ketė qenė edhe shkaku i kėsaj pengmarrjeje. Megjithatė, policia nuk ka bėrė tė ditur saktėsisht se kush ka qenė shkaku i vėrtetė i kėtij rrėmbimi, njė grindje banale mes adoleshentėsh, apo qėnia e 17- vjeēarit si nip i biznesmenit tė njohur Sulo Shehu.

    Kush ėshtė Sulo Shehu
    Sulo Shehu ėshtė njė nga biznesmenėt mė tė fuqishėm dhe ndėr mė tė njohurit nė vend. Ai njihet si njė nga grosistėt mė tė mėdhenj tė ēimentos nė Shqipėri dhe ka njė aktivitet prej mė shumė se 10 vjetėsh. Sulo Shehu nuk njihet pėr konflikte nė qytet, ndėrkohė qė nė qershor tė vitit ’99 Alfred Nebiu, i njohur me pseudonimin “Kakami”, i cili kishte vetėm njė javė qė kishte dalė nga burgu, i ka vėnė atij njė gjobė prej 238 milionė e 100 mijė liretash. Biznesmeni Shehu ishte lidhur me policinė e Vlorės e cila nė atė kohė drejtohej nga Arben Zylyftari, duke i treguar edhe vendin se ku e kishte lėnė me Alfred Nebiun pėr tė dhėnė gjobėn e kėrkuar. Por njė i afėrm i biznesmenit Shehu e ka tradhtuar kėtė tė fundit, duke i treguar Kakamit pėr pritėn qė i kishin bėrė. Kakami qė kishte marrė tė gjitha informacionet ka shkuar nė shtėpinė e tė vėllait tė Sulos Shehu, i cili do tė ishte dhe dorėzanėsi i lekėve dhe i ka bėrė pritė atij pėrpara vilės sė tij, duke i rrėmbyer thesin me lekė dhe duke u larguar nė drejtim tė paditur. Pas njė viti Kakami ėshtė gjetur i vrarė.
    Ilir Ruci
    ---------------------------
    ---------------------------------
    Gjendet makina e 22 vjeēa
    rit tė rrėmbyer, Klajdi Shehu


    VLORE (22 Prill) - Policia e Vlorės gjeti mėngjesin e sotėm automjetin e 22-vjeēarit Klajdi Shehu, nipi i biznesmenit tė njohur vlonjat tė ēimentos, Sulo Shehu, i cili u rrėmbye mbrėmjen e djeshme. Automjeti fuoristradė tip "Benz" me targė DR 3435 B, u gjet rreth orės 07.30, nė rrugėn qė tė ēon tek agjencia e vjetėr e udhėtarėve, disa dhjetra metra larg godinės sė Zyrės Rajonale tė OSBE-sė. Nuk ka tė dhėna rreth fatit tė 22-vjeēarit, ndėrkohė qė policia po punon me intensitet pėr gjetjen e tij. Mėsohet se gjatė natės janė shoqėruar nė komisariat 3 persona, tė cilėt dyshohet se mund tė kenė dijeni pėr rrėmbimin e 22-vjeēarit Shehu. 22-vjeēari Klajdi Shehu u rrėmbye dje rreth orės 22.00 tė mbrėmjes nga tre persona. Vetė biznesmeni Shehu, xhaxhai i 22-vjeēarit, njoftoi policinė pėr kėtė rrėmbim. Ai sqaroi se pengmarrėsit e Klajdit nuk kanė kėrkuar para dhe e cilėsoi rrėmbimin si presion pėr t'u shkėputur nga biznesi. ro/ro (News24/BalkanWeb
    -------------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 22-04-2003 mė 06:57
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Po ju sqaroj disa paqartesi nga shkirmi i mesiperm. Personi eshte 20 vjec dhe jo 17 e as 22, dhe se ai ka qene me studime ne Shqiperi.


    Le te shpresojme se do te gjendet shendoshe e mire ai.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Keto ngjarjet me grabitje, pengmarje e korrupsjoni i pa skrupull i qeveritarve,te kujtojne kohen e Al Kapones e bandes se tije ne vitet 30 ne Amerik!
    E uditshme, disa i shqetsone (gabimi i moshes ne artikullin me larte), dhe nuk i shqetsone pasigurija qe ka krijuar kjo qeveri e ndyre dhe e zhytur ne hajdutllek.
    Te rrroje partija o mikkkkk

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ndryshimin e moshes dhe vendin ku studjonte e kerkuan njerzit e tij te njohur. Shoket e tij., per mua nuk ka rendesi mosha. Mua me vjen cudi me gazetat nga i marrin keto informacione kaq te sakta. Ja sa mund ti besosh informacionit qe vendosin ata neper artikuj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    --------------

    Per Klajdin e rrembyer, 10 milione USD.
    (..Jep Sulua...shenim imi..brari)

    Sulo Shehu ne lidhjen telefonike qe pati me rrembyesit e nipit 22-vjecar, u premtoi se "do te paguaje 10 milione dollare per t'i shkaterruar". Reagimi erdhi menjehere pasi ata i kishin thene me gjakftohtesi, "djalin do ta vrasim", duke mos kerkuar para ne kembim te lirise. Policia mes shume te shoqeruarve, ndaloi tre prej tyre. Detajet per minutat para dhe gjate rrembimit dhe deshmite okulare per makinen me targa te Fierit qe kaloi Uren e Mifolit

    Ardian DAUTI

    Bisnesmeni Sulo Shehu ne shenje shpagimi ndaj rrembyesve te nipit te tij 22-vjecar Klajdit, premtoi te jape 10 milione dollare, nese "ata do ta vrasin". Shehu e beri kete deklarate gjate nje lidhjeje qe pati me disa persona qe i thane permes telefonit celular "me gjakftohtesi se do ta vrasim djalin". Telefonata, eshte bere me nje nga rrembyesit, vetem 2 ore pas rrembimit te nipit. "Ishte nje ze i embel, por i vendosur, qe me tha se do ta vrasin Klajdin", tregon Shehu. Ai u eshte kundervene ne telefon rrembyesve dhe, madje, ne perpjekje per t'i trembur, thote se, u ka permendur edhe nje shifer prej 10 milione USD, qe do te vinte ne dispozicion, per t'i shkaterruar ata, ne rast te ndonje veprimi ekstrem.

    Daja: Si ma rrembyen Klajdin

    Te afermit e Klajdit tregojne se cdo mbremje shkonte ne nje palester. Por dje, ishte kunati i Sulos, qe ka pare tere skenen e frikshme, duke lajmeruar me pas familjaret. "Po kaloja me makine afer palestres qe ndodhet prane rruges transballkanike kur nga pasqyra shoh foristraden dhe tre persona te beshem te gjate qe i afrohen Klajdit. Ne fillim s'kuptova gje por dyshova ndaj u ktheva pas 5 minutash. Nuk e gje Klajdin dhe pyes punetorin e palestres se ku ndodhej e ai me thote se iku me makinen e tij. atehere kuptova gjithcka. Menjehere lajmerova familjen". Policia eshte lajmeruar nga bisnesmenet dhe ajo eshte vene ne levizje per gjetjen e autoreve. Fillimisht jane bllokuar rruget e qytetit por patrulla u vune dhe tek familjet e bisnesmeneve, per cdo eventualitet. Sipas burimeve te policise, punetori i palestres ka dhene disa tipare te pengmarresve. Ata kishin qendruar pa rene ne sy per te keq, per disa minuta mbi nje automjet tip Volksvagen, duke pire cigare. Kur Klajdi nisi makinen, ata i dolen para dhe me pistolete ne dore i bene shenje te ndaloje. Djali ka ndaluar dhe aty nisi kacafytja pasi pengmarresit ndeshen ne rezistencen e Klajdit. Dy prej pengmarresve jane ulur ne sediljet e parme te makines kurse i treti ka qendruar nga prapa dhe me force e kane detyruar Klajdin te hyje ne makine. Nga burime te ndryshme te policise dyshohet se pengmarresit jane nga rrethe te tjera, sepse tonacioni dhe menyra e te folurit ne telefon nuk ngjason me theksin e njohur vlonjat.

    Policia ndalon 3 persona

    Policia e Vlores, eshte duke realizuar nje operacion te fuqishem, ne bashkepunim me forca te shumta te policise speciale te Tiranes. Kjo e fundit ka sjelle nje ekip te specializuar per te ndermjetesuar ne nje lirim te mundshem te personit te marre peng. Sipas nje prej drejtuesve te policise kriminale, "kemi te bejme me nje grup te sofistikuar prej 12 vetesh, te ndare ne sektore te ndryshem dhe teper te organizuar, ku cdonjeri prej tyre ka kryer saktesisht punen e tij. Dikush eshte marre me vezhgimin, dikush me transportin dhe marrjen e pengut dhe te tjere, me strehimin". I njejti burim, shtoi se "ne kemi ngushtuar rrethin e te dyshuarve". Nderkaq, edhe Prokuroria e Vlores po punon me intensitet per zbardhjen e ngjarjes. Prokurori i Rrethit, Petrit Cano, tha dje se, "eshte ngritur nje grup i posacem hetimor, qe ka marre ne shqyrtim te gjitha provat. Po vleresohet cdo element qe ka vlere per ecurime e hetimeve", nenvizoi Cano. Sipas disa deshmitareve nga fshati Kanine, mesohet se ata kane pare nje makine fuoristrade me targa te Fierit duke kaluar fshatin me shpejtesi per ne rrugen e malit ne nje terren mjaft te veshtire.

    Nena e Klajdit: Do ta shoh djalin serish?

    Ne familjen e Agron Shehut shtepia e te cilit ndodhet prane tregut te qytetit dje, kishte shume vizitore. E ema e Klajdit Lushi, mbahet mire dhe mundohet t'i fshehe lotet por sapo ze emrin e Klajdit ne goje lotet burojne. "Kam besim se djali do te rikthehet sepse ne nuk i kemi bere keq njeriut, por punojme me djersen e ballit". Nena e perlotur duke mos arritur dot te permbahet ashtu si edhe te gjithe pjesetaret e tjere te familjes por dhe te afermit e miqte, mendon se kjo qe ndodhi eshte mjaft e rende por per nje djale krejt te pafajshem. A.D

    Alo! Xhaxhi, jam Klajdi...

    Rreth dy ore e gjysme, pasi kishte ndodhur rrembimi i bujshem ne mes te qytetit, Klajdi eshte bere i gjalle. Ai ka arritur te flase vetem 10 sekonda me familjen, ndersa para e pas tij, folen pengmarresit, qe kercenuan te afermit. "Ishte ora 24°°, kur ata moren ne numrin fiks te Sulo Shehut dhe folen me nje nga nipat duke i thene: "Kete rradhe nuk e merrni te gjalle". Menjehere pas kesaj, telefoni, eshte mbyllur nga te panjohurit. Familjaret lajmeruan Sulon dhe te vellain qe ndodheshin ne polici, por ende pa mbaruar biseden, celulari i Sulos ra dhe pengmarresit folen edhe me te. "Po nuk na dhe 10 milione $ nuk e merr nipin". Menjehere pas kesaj, ka dale Klajdi ne telefon duke folur "Xhaxhi jam mire", por, pa mundur dot te vazhdoje sepse ne telefon ka dale nje prej pengemarresve qe i thote Sulos: "A e degjove". Por Suloi reagon ashper: "Jap 10 milione dollare dhe do t'ju kap", duke i dhene fund bisedes. A.D

    Policia familjes: Se bashku, heshtje shtypi

    Ne oret e vona te pasdites se djeshme, menjehere pas nje takimi qe kryepolicet e prefekturave te vendit, paten me kreret e tyre ne Ministrine e Rendit, eshte vendosur nje marreveshje mes policise se Vlores dhe familjareve te Klajdi Shehut, per te heshtur ndaj shtypit. Sipas burimeve, mesohet se dy palet, me kerkesen e policise, kane vendosur te shkepusin dhe te mos japin me asnje detaj per publikun pasi vleresojne, se kjo prish hetimet e ngjarjes. A.D


    ...........................................



    Mendime..

    Mendoj se ne Vrasjet e fundit ka dore Banda "hakmarrja" e Leart Shytave te Bllok-Terbacit..
    Banda Hakmarrja ishte e lire te bej cte doje kto vitet Socialiste.
    Megjithate Qeveria ja hoqi dhe me vendim Gjyqi ate "njolle ne biografi" kesaj Bande.
    Pra vrisni ... rrembeni.. beni cte doni..u tha Shteti djemve "debatikas" te Luan Pobratit.

    Ata tani jane Vipa ne Tirane dhe ndertojne grataciela per Vete dhe Ed Ramen..
    Dhe Erion Brace e ka per nder te pije kafe me Njesitin Gueril te Pobrat-Kolanecvee Shyt-Sigurimsave te Bllokut.. ose berthamen e Revolucionit Skafist-qosist Skelarist te 97-tes..

    Sulo Shehu eshte biznesmen qe nuk hyn tek Rraca e militanteve Ps-iste dhe gjithmone i ka dale pune me bandat e Vlores.

    Keshtu eshte kur Rendi komandohet nga nje hajdut si Luan Rama..e jo vetem hajdut por dhe demagog maestro ne llafo-rrena-logji.



    -----

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Per Klaudion e rrembyer, 10 milione USD

    Sulo Shehu ne lidhjen telefonike qe pati me rrembyesit e nipit 20-vjecar, u premtoi se "do te paguaje 10 milione dollare per t'i shkaterruar". Reagimi erdhi menjehere pasi ata i kishin thene me gjakftohtesi, "djalin do ta vrasim", duke mos kerkuar para ne kembim te lirise. Policia mes shume te shoqeruarve, ndaloi tre prej tyre. Detajet per minutat para dhe gjate rrembimit dhe deshmite okulare per makinen me targa te Fierit qe kaloi Uren e Mifolit


    Bisnesmeni Sulo Shehu ne shenje shpagimi ndaj rrembyesve te nipit te tij 20-vjecar Klaudio, premtoi te jape 10 milione dollare, nese "ata do ta vrasin". Shehu e beri kete deklarate gjate nje lidhjeje qe pati me disa persona qe i thane permes telefonit celular "me gjakftohtesi se do ta vrasim djalin". Telefonata, eshte bere me nje nga rrembyesit, vetem 2 ore pas rrembimit te nipit. "Ishte nje ze i embel, por i vendosur, qe me tha se do ta vrasin Klaudion", tregon Shehu. Ai u eshte kundervene ne telefon rrembyesve dhe, madje, ne perpjekje per t'i trembur, thote se, u ka permendur edhe nje shifer prej 10 milione USD, qe do te vinte ne dispozicion, per t'i shkaterruar ata, ne rast te ndonje veprimi ekstrem.

    Te afermit: Si na rrembyen Klaudion

    Te afermit e Klaudio Shehu tregojne se cdo mbremje shkonte ne nje palester. Por dje, ishte kunati i Sulos, qe ka pare tere skenen e frikshme, duke lajmeruar me pas familjaret. "Po kaloja me makine afer palestres qe ndodhet prane rruges transballkanike kur nga pasqyra shoh foristraden dhe tre persona te beshem te gjate qe i afrohen Klajdit. Ne fillim s'kuptova gje por dyshova ndaj u ktheva pas 5 minutash. Nuk e gje Klajdin dhe pyes punetorin e palestres se ku ndodhej e ai me thote se iku me makinen e tij. atehere kuptova gjithcka. Menjehere lajmerova familjen". Policia eshte lajmeruar nga bisnesmenet dhe ajo eshte vene ne levizje per gjetjen e autoreve. Fillimisht jane bllokuar rruget e qytetit por patrulla u vune dhe tek familjet e bisnesmeneve, per cdo eventualitet. Sipas burimeve te policise, punetori i palestres ka dhene disa tipare te pengmarresve. Ata kishin qendruar pa rene ne sy per te keq, per disa minuta mbi nje automjet tip Volksvagen, duke pire cigare. Kur Klaudio nisi makinen, ata i dolen para dhe me pistolete ne dore i bene shenje te ndaloje. Djali ka ndaluar dhe aty nisi kacafytja pasi pengmarresit ndeshen ne rezistencen e Klajdit. Dy prej pengmarresve jane ulur ne sediljet e parme te makines kurse i treti ka qendruar nga prapa dhe me force e kane detyruar Klaudion te hyje ne makine. Nga burime te ndryshme te policise dyshohet se pengmarresit jane nga rrethe te tjera, sepse tonacioni dhe menyra e te folurit ne telefon nuk ngjason me theksin e njohur vlonjat.


    Policia ndalon 3 persona

    Policia e Vlores, eshte duke realizuar nje operacion te fuqishem, ne bashkepunim me forca te shumta te policise speciale te Tiranes. Kjo e fundit ka sjelle nje ekip te specializuar per te ndermjetesuar ne nje lirim te mundshem te personit te marre peng. Sipas nje prej drejtuesve te policise kriminale, "kemi te bejme me nje grup te sofistikuar prej 12 vetesh, te ndare ne sektore te ndryshem dhe teper te organizuar, ku cdonjeri prej tyre ka kryer saktesisht punen e tij. Dikush eshte marre me vezhgimin, dikush me transportin dhe marrjen e pengut dhe te tjere, me strehimin". I njejti burim, shtoi se "ne kemi ngushtuar rrethin e te dyshuarve". Nderkaq, edhe Prokuroria e Vlores po punon me intensitet per zbardhjen e ngjarjes. Prokurori i Rrethit, Petrit Cano, tha dje se, "eshte ngritur nje grup i posacem hetimor, qe ka marre ne shqyrtim te gjitha provat. Po vleresohet cdo element qe ka vlere per ecurime e hetimeve", nenvizoi Cano. Sipas disa deshmitareve nga fshati Kanine, mesohet se ata kane pare nje makine fuoristrade me targa te Fierit duke kaluar fshatin me shpejtesi per ne rrugen e malit ne nje terren mjaft te veshtire.

    Nena e Klaudios: Do ta shoh djalin serish?

    Ne familjen e Agron Shehut shtepia e te cilit ndodhet prane tregut te qytetit dje, kishte shume vizitore. E ema e Klaudios, Lushi, mbahet mire dhe mundohet t'i fshehe lotet por sapo ze emrin e Klaudios ne goje lotet burojne. "Kam besim se djali do te rikthehet sepse ne nuk i kemi bere keq njeriut, por punojme me djersen e ballit". Nena e perlotur duke mos arritur dot te permbahet ashtu si edhe te gjithe pjesetaret e tjere te familjes por dhe te afermit e miqte, mendon se kjo qe ndodhi eshte mjaft e rende por per nje djale krejt te pafajshem. A.D

    Alo! Xhaxhi, jam Klajdi...

    Rreth dy ore e gjysme, pasi kishte ndodhur rrembimi i bujshem ne mes te qytetit, Klajdi eshte bere i gjalle. Ai ka arritur te flase vetem 10 sekonda me familjen, ndersa para e pas tij, folen pengmarresit, qe kercenuan te afermit. "Ishte ora 24°°, kur ata moren ne numrin fiks te Sulo Shehut dhe folen me nje nga nipat duke i thene: "Kete rradhe nuk e merrni te gjalle". Menjehere pas kesaj, telefoni, eshte mbyllur nga te panjohurit. Familjaret lajmeruan Sulon dhe te vellain qe ndodheshin ne polici, por ende pa mbaruar biseden, celulari i Sulos ra dhe pengmarresit folen edhe me te. "Po nuk na dhe 10 milione $ nuk e merr nipin". Menjehere pas kesaj, ka dale Klaudio ne telefon duke folur "Xhaxhi jam mire", por, pa mundur dot te vazhdoje sepse ne telefon ka dale nje prej pengemarresve qe i thote Sulos: "A e degjove". Por Suloi reagon ashper: "Jap 10 milione dollare dhe do t'ju kap", duke i dhene fund bisedes. A.D

    Policia familjes: Se bashku, heshtje shtypi

    Ne oret e vona te pasdites se djeshme, menjehere pas nje takimi qe kryepolicet e prefekturave te vendit, paten me kreret e tyre ne Ministrine e Rendit, eshte vendosur nje marreveshje mes policise se Vlores dhe familjareve te Klaudio Shehut, per te heshtur ndaj shtypit. Sipas burimeve, mesohet se dy palet, me kerkesen e policise, kane vendosur te shkepusin dhe te mos japin me asnje detaj per publikun pasi vleresojne, se kjo prish hetimet e ngjarjes. A.D

    Ardian Dauti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Rrėmbimi i Klajdit, Topi: S’pėrjashtohet pista politike

    TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar Bamir Topi kėrkoi dje ndėrhyrjen e presidentit Alfred Moisiu pėr zbardhjen e rrėmbimit tė Klaudio Shehut, nipit tė bosit tė ēimentos nė Vlorė, Sulo Shehu. “Kjo mbetet njė ngjarje e hidhur qė do tė sqarohet orė pas ore por duke u nisur nga ngjarjet e mėparshme, mund tė themi se vrasjet po vijnė nė mėnyrė tepėr periodike dhe dinamizimi i vrasjeve nė Shqipėri ėshtė i lartė. Kjo do tė donte patjetėr ndėrhyrjen e Presidentit tė Republikės, i cili ka mbajtur vazhdimisht njė qėndrim tepėr tė vėmendshėm ndaj ngjarjeve qė preokupojnė institucionet ne shoqėrinė shqiptare, por mė shumė se kurrė nė rastin konkret ėshtė bėrė shqetėsim nga tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė ndėrhyrja pėr t’i thėnė ndal kėsaj krize tė madhe qė ka pushtuar institucionet”, -tha Topi. Ndėrkohė xhaxhai i djalit tė marrė peng dje, bosi i ēimentos nė Vlorė, Sulo Shehu, ka qenė njė ndėr pretendentėt pėr kandidat pėr deputet nė vitin 2002 nga Partia Demokratike. Pėr kėtė arsye, demokratėt nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė rrėmbimi e nipit tė Sulo Shehut tė jetė bėrė edhe pėr arsye politike. Sipas Topit, bosi i ēimentos njihet pėr afeksionin pėr tė djathtėn dhe veēanėrisht pėr PD-sė, ēka nuk e pėrjashton mundėsinė e njė ngjarje me baza politike. “Ju besoj se jeni tė informuar po aq mirė sa unė pėr ngjarjet e orėve tė fundit, atė tė rrėmbimit tė tipit mafioz tė Klaudio Shehut, nipit tė njė biznesmeni tė njohur dhe duhet ta dini se biznesi nė Shqipėri klasifikohet nė dy hallka, ai i vogėl dhe i mesėm. Biznesi i vogėl rrėnohet nga vendosja e taksave tė larta dhe konkurrenca e pandershme, ndėrsa biznesi i madh natyrisht rėndohet pėrmes kėtyre mėnyrave tė cilat nuk janė tė panjohura pėr mafien ndėrkombėtare, e pėrcaktuar dhe e huazuar natyrisht nga mafia mė e sofistikuar, siē ėshtė ajo siēiliane. Pra mėnyra pėr tė ushtruar presion mbi biznesin ėshtė ose nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ose nė mėnyrė tė tėrthortė pėrmes familjarėve”, -tha Topi.

    Nevila Pėrndoj

    Copyright 2003 Shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    "Mos u bėni merak pėr mua”

    Djali 20- vjeēar ka studiuar pėr katėr vjet nė njė universitet nė Misisipi tė Amerikės. Nisej pėr nė Itali

    Aleksandra Bogdani

    VLORĖ- Babai i Klaudio Shehut, djalit tė marrė peng mbrėmjen e sė hėnės, e ka gdhirė nė korridoret e ngushta tė Drejtorisė sė Policisė sė Vlorės. Agron Shehu ka mundur tė qėndrojė vetėm pėr disa minuta nė banesėn e tij, ku janė mbledhur tė gjithė tė afėrmit, pėr t’u larguar mė pas nė drejtim tė policisė. Ai ka ndjekur nga afėr tė gjitha lėvizjet e uniformave blu pėr gjetjen e djalit tė tij tė madh. Por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, familja e Agron Shehut vuante ankthin e zhdukjes sė Klajdit. “Shpresoj tė mė kthehet shėndoshė e mirė nė shtėpi, pasi kam frikė se mos ma vrasin”,-thotė me zė tė dridhur Agron Shehu. Babai i Klaudios ka pirė njė kafe me miqtė e tij dhe mė pas ka shkuar nė shtėpi, mbrėmjen e sė hėnės. Por qetėsia nė familjen Shehu ėshtė “thyer” menjėherė pas lajmit tė zhdukjes sė Klaudios, nė ēastin qė 20- vjeēari po dilte nga palestra ku stėrvitej mbrėmjeve.

    Rrėfimi

    Agron Shehu tregon se dy djemtė e tij shkonin prej tre muajsh nė palestėr nė orėn 7 e 30 minuta dhe qėndronin aty pėr 1 orė. Por mbrėmjen e sė hėnės, djali 15-vjeēar Ronaldo ka qėnė i sėmurė me grip dhe nuk e ka shoqėruar tė vėllanė nė palestėr. Sipas tė atit, Klaudio ka marrė fuoristradėn e tij tip “Benz” dhe ėshtė nisur drejt rrugės me baltė tė palestrės. “Rreth orės 9 e 30, minuta nė shtėpinė time erdhi kunati i vėllait, i cili mė pyeti pėr Klajdin”,-tregon Agron Shehu. Ai i ka kėrkuar Agronit tė merrte nė telefon tė birin, pėr tė marrė vesh se ku ndodhej. Babai i Klaudios thotė pėr “Shekullin” se ka tentuar disa herė tė lidhet nė telefon me tė birin, por asnjėherė nuk ka mundur tė dėgjojė zėrin e tij. Nė kėtė ēast, kunati i Sulo Shehut i ka thėnė Agronit se ka parė tre djem tė bėshėm, tė cilėt po hipnin nė makinėn e Klaudiost, pak metra larg palestrės. Sipas dėshmitarit nė vendngjarje, tre djemtė kishin zbritur nga njė makinė pa targa, ngjyrė gri dhe me portobagazh dhe shpejtėsi kishin mundur tė hipnin nė makinėn e pinjollit tė familjes Shehu. I mėsuar me “kėrcėnime” e vendosje gjobash, Agron Shehu i ėshtė drejtuar menjėherė komisariatit tė policisė sė Vlorės, ku ka denoncuar zhdukjen e tė birit.

    Telefonata

    “Ka qėnė ora 22 e 40 minuta kur ka rėnė telefoni i shtėpisė”,-vazhdon rrėfimin Agron Shehu.Ai thotė se pengmarrėsit e tė birit kanė reaguar menjėherė pasi kanė parė nė njė kanalin televiziv Top-Channel lajmin pėr zhdukjen e Klaudio Shehut. Telefonin e ka ngritur Ronaldo, vėllai i 20- vjeēarit tė marrė peng. Personat nga ana tjetėr e telefonit, i kanė kėrkuar Ronaldos tė flisnin me tė atin. Por Agron Shehu thotė se nė kėtė ēast ka qėnė nė mjediset e policisė sė bashku me tė vėllanė. Pak minuta pas telefonatės sė parė, tė bėrė nė numrin e shtėpisė, personat e panjohur i kanė rėnė telefonit celular tė Agron Shehut. Ai thotė se grabitėsit e tė birit e kanė marrė me numėr tė panjohur. “Sapo e ngrita telefonin, dėgjova zėrin e tim biri, i cili po mė thoshte tė mos bėhesha merak”,-thotė Agroni. Sipas tij, Klaudio i ka folur me zė tė qetė dhe e ka porositur tė mos e “ngrinin zėrin” pėr zhdukjen e tij. Menjėherė pas kėtij, zėri i Klaudios ėshtė zėvendėsuar me zėrin e njė tjetėr djali, i cili i ka kėrkuar Agron Shehut tė mos denoncojė nė polici dhe as nė media. Zėri pėrtej telefonit ka kėrcėnuar me jetėn e 20- vjeēarit tė marrė peng. Kėrcėnimet i ka dėgjuar edhe biznesmeni Sulo Shehu, i cili u ka kėrkuar pengmarrėsve tė lironin nipin e tij. Agron Shehu thotė pėr “Shekullin” se i vėllai u tha pengmarrėsve se do tė jepte 10 milionė dollarė pėr tė gjetur dhe shkatėrruar personat qė i morėn peng tė birin.

    Pengu

    Klaudio Shehu, nipi i biznesmenit tė ēimentos, kishte disa muaj qė ishte kthyer nga Amerika. I ati i Klaudios tregon se ai ka studiuar nė njė kolegj nė Misisipi, pėr katėr vjet. Mė pas, ai ka vendosur tė kthehet pranė familjes pėr disa muaj, pėr tė studiuar nė Itali. “Kishim pėrgatitur gjithēka qė ai tė shkonte nė Itali pėr studime, nė shtator”,-thotė Agron Shehu. Ai shton se i biri ishte djalė i qetė dhe se nuk ka pasur asnjė grindje gjatė ditėve tė fundit. Ndėrsa marrjen peng tė Klaudios, i ati e lidh me vėnien e njė gjobe ose me goditjen e biznesit tė vėllait tė tij, Sulo Shehu. “Unė kam shumė shpresė tek policia, e cila ėshtė vėnė nė lėvizje qė nė ēastin qė denoncuam zhdukjen e Klaudios”,-thotė Agron Shehu. Ai tregon se uniformat blu tė Vlorės kanė ushtruar kontrolle dhe kanė shoqėruar njerėz gjatė gjithė natės. Ndėrsa nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, policia ka mundur tė gjejė makinėn e Klaudios, me targa DR 3435C. Sipas babait tė 20- vjeēarit tė marrė peng, makina ėshtė gjetur e mbyllur, nė njė rrugicė pranė prokurorisė sė Vlorės. Agron Shehu shprehet se nuk e di se cilėt janė personat qė i kanė grabitur tė birin. Frika se mos i vrasin Klaudion, e tmerron prej shumė orėsh. Megjithatė, ai shpreson nė ēdo ēast rikthimin e tė birit pranė familjes.

    Copyright 2002 Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Biznesmeni i njohur i ēimentos, Sulo Shehu, u ka kėrkuar pengmarrėsve t’i lirojnė nipin ose do t’i shkatėrrojė

    Mė mirė tė punosh nė Irak sesa nė Shqipėri. Pengmarrja pėr konkurrencė ose pėr vendosje gjobe

    VLORĖ- Sulo Shehu, biznesmeni i njohur nė tregun shqiptar pėr shitjen e ēimentos, ėshtė pėrballur shumė herė me kėrcėnime e vėnie gjobash. Por pasi ka paguar shuma tė mėdha parash pėr tė mbrojtur biznesin e tij dhe jetėn e tė afėrmėve, Shehu shprehet pėr “Shekullin” se nuk ka ndėrmend tė japė asnjė lekė pėr personat e inkriminuar qė i kanė rrėmbyer nipin e tij apo pėr ata qė tentojnė t’i shkatėrrojnė tregtinė. Biznesmeni i njohur, me origjinė nga Shkodra ka qėndruar sė bashku me tė vėllanė nė mjediset e policisė, duke u njohur me tė gjitha lėvizjet e bėra, pėr gjetjen e Klaudio Shehut. Tepėr i shqetėsuar pėr rrėmbimin e nipit, Shehu shprehet se kjo ngjarje mund tė jetė nxitur nga dy qėllime, nga konkurrenca ose nga persona gjobėvėnės. E ndėrsa kėrkon qė policia tė gjejė grabitėsit e nipit tė tij, Shehu shprehet se situata nė Shqipėri ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė bėrė biznes tė ndershėm. Sipas Sulo Shehut, shitja e 500 mijė tonėve ēimento nė vit mund tė ketė nxitur konkurrentėt e tij t’i shkatėrrojnė nė kėtė mėnyrė biznesin.

    Zoti Shehu, ju keni komunikuar vetė me pengmarrėsit gjatė mbrėmjes sė djeshme. Sa para ju kėrkuan ata pėr tė lėnė tė lirė Klaudion?
    Nė tė vėrtetė unė nuk e di se ēfarė kėrkojnė kėta persona. Gjatė bisedės qė pata nė telefon, kėta persona mė kėrkuan qė tė mos flisja, pėr zhdukjen e nipit tim. Ndėrsa unė u thashė se e dija se kush ishin dhe se ēfarė donin. U kėrkova tė linin tė lirė nipin tim, duke iu thėnė se do tė jap 10 milionė dollarė pėr t’i gjetur dhe pėr t’i shkatėrruar kėta njerėz. Personi me tė cilin fola, nuk mė kėrkoi para por kėrkoi qė unė dhe vėllai im tė heshtnim, duke mos e bėrė tė madhe kėtė ngjarje.
    A mendoni ju se Klajdi Shehu ėshtė rrėmbyer pėr t’ju bėrė presion ju apo familjarėve tuaj?
    Unė sot mbuloj 75 pėr qind tė tregut tė ēimentos nė vend, gjė qė ka nxitur edhe pakėnaqėsi.Di tė them se jam njė ndėr biznesmenėt mė tė ndershėm nė Shqipėri. Dyshimi im pėr ngjarjen e fundit ka lidhje me personat tė cilėt mbulojnė 30 pėr qind tė shitjes sė ēimentos nė vend, pra me konkurrencėn. Megjithatė unė nuk mund tė pėrjashtoj as pistėn e gjobėvėnies, edhe pse personat qė kanė rrėmbyer Klaudion nuk mė kanė kėrkuar para. Momentalisht nuk mund tė them se rrėmbimi i nipit tim ka lidhje me politikėn apo jo. Por unė nuk e di se ē’lidhje me politikėn kanė konkurrentėt e mi nė biznes. Sa pėr kėrcėnime, kjo nuk ėshtė hera e parė qė kam marrė. Ca vjet mė parė, unė kam humbur miliona lekė vetėm nga gjobat. Ndėrsa kjo ėshtė hera e dytė qė vėllait tim i marrin peng djalin.
    Dyshimet tuaja kanė lidhje vetėm me pistat e mundshme tė kėtij rrėmbimi apo edhe me personat qė e kanė kryer kėtė krim. Sipas pėrshkrimeve qė u kanė bėrė, a i njihni ju rrėmbyesit e nipit tuaj?
    Sipas kunatit tim qė ka parė skenėn e rrėmbimit, personat ishin tė gjatė, tė bėshėm si dhe tepėr tė shkathėt. Ata kanė vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi, si tė stėrvitur pėr kėtė punė. Ata mund tė kenė qėnė pengmarrės te specializuar, tė cilėt mund tė jenė komanduar nga persona tepėr tė fuqishėm. Por ne nuk e dimė se cilėt janė tre personat qė rrėmbyen nipin tim.
    Si e cilėsoni ju punėn e policisė sė Vlorės dhe a shpresoni se uniformat blu do ta kthejnė nė shtėpi Klaudio Shehun?
    Forcat e policisė janė impenjuar shumė pėr gjetjen e personave qė kanė rrėmbyer nipin tim. Ata kanė zhvilluar kontrolle gjatė gjithė natės si dhe kanė kontrolluar gjithė vijėn bregdetare. Madje kanė ardhur edhe specialistė nga Tirana, pėr kėtė ēėshtje. Rreth orės 8 e 30 minuta, policia ka gjetur fuoristradėn e Klajdit, tė cilės i ėshtė bėrė edhe ekspertiza. Sipas policisė, nipin tim e kanė keqtrajtuar nė makinė. Pengmarrėsit e kanė shtyrė nga vendi i shoferit ndėrsa janė gjetur shenjat e atleteve tė djalit, i cili i ka rezituar dhunės. Ne shpresojmė se policia do ta gjejė nipin tim si dhe do t’i arrestojė personat tė cilėt e morėn peng atė.
    Ju dhe familjarėt tuaj jeni kėrcėnuar shumė herė nga persona tė inkriminuar. A ndiheni i rrezikuar gjatė karrierės suaj si njė ndėr biznesmenėt mė tė fuqishėm tė tregtisė sė ēimentos nė vend?
    Pas kėsaj ngjarjeje, unė mendoj se ėshtė tepėr e rrezikshme tė punosh ndershmėrisht nė Shqipėri. Vetėm para disa ditėsh na tronditi vrasja e njėrit prej biznesmenėve tė ndershėm, Florian Vilės. Ndėrsa rrėmbimi i nipit tim mė bėri tė vendos tė largohem nga Shqipėria. Ėshtė bėrė gati e pamundur tė punosh i qetė dhe pa probleme, gjė qė mė bėn tė largohem nga Shqipėria. Tani ėshtė mė mirė tė punosh nė Irak sesa kėtu.

    Copyright 2002 Shekulli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Dėshmitari nė Vendngjarje, K.M, tregon detajet e rrėmbimit
    “Tre persona tė bėshėm rrėmbyen Klaudion”

    VLORĖ- K.M. ėshtė personi i vetėm i cili ka parė skenėn e rrėmbimit tė Klaudio Shehut. Kunati i Sulo Shehut ka qėnė duke lėvizur me makinė, pranė ish-fabrikės sė makaronave, kur ka parė makinėn e Klaudios nė njė cep tė rrugės. “Ishte errėsirė dhe unė nuk mund tė shquaja fytyrat e tre personave qė iu afruan fuoristradės”,-thotė pėr “Shekullin”. Ai ka dyshuar fillimisht nėse makina ka qėnė e Klaudios ose jo, pasi nė Vlorė qarkullon edhe njė tjetėr fuoristradė me targa tė Durrėsit. Ndėrsa tre personat, tė cilėt dukeshin tė gjatė e tė bėshėm kanė hipur me shpejtėsi nė makinėn qė ėshtė larguar mė pas nė tė djathtė. Pas fuoristradės ka shkuar njė tjetėr makinė e tipit Wolsvagen Passat, me ngjyrė gri dhe pa targa. “Nė fillim mė vajti mendja tek Klaudio, por nuk isha shumė i qartė. Pastaj personave tė dyshimtė nuk u pashė ndonjė armė nė dorė”,-thotė K.M.. Ai shton se ka shkuar nė palestėr, ku ka pyetur pėr Klaudion. Punonjėsit e palestrės i kanė thėnė se djali 20- vjeēar sapo ėshtė larguar nga stėrvitja. Kjo gjė ka nxitur edhe mė tepėr dyshimet e tij, i cili ėshtė drejtuar pėr nga shtėpia e Agron Shehut. “Pasi shkova nė shtėpinė e Agronit, i thashė tė merrte nė telefon djalin”,-thotė dėshmitari okular nė vendngjarje. Kur nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje nga djali, ai i ka treguar Agron Shehut tė gjithė skenėn qė kishte parė me sytė e tij. K.M. thotė se ndihet shumė keq pėr ngjarjen e rėndė, pasi ai mund tė kishte lajmėruar menjėherė policinė. Megjithatė shton se errėsira e pengoi tė dallonte se ē’po ndodhte nė makinėn e tė afėrmit tė tij.

    Ronaldo u rrėmbye 5 vjet mė parė

    VLORĖ- Agron Shehu ėshtė pėrballur pėr herė tė dytė me zhdukjen e djemve tė tij. Ai nuk e ka harruar tmerrin e katėr viteve mė parė, kur djali i tij i vogėl, Ronaldo u rrėmbye nga disa persona ende tė paidentifikuar nga policia. “Tim bir e rrėmbyen nė oborrin e shtėpisė, i vunė njė thes nė kokė dhe e dėrguan nė njė fshat tė Vlorės”,-thotė Agron Shehu. Ronaldo ėshtė rrėmbyer nė orėn 18.00 tė dhjetorit 1998 dhe ėshtė kthyer nė shtėpi tė nesėrmen. Shehu tregon se pengmarrėsit e kishin zhveshur tė birin, e kishin lidhur mbas njė peme dhe ishin larguar. Ndėrsa Ronaldo, i cili nė atė kohė ishte vetėm 10 vjeē, kishte mundur tė zgjidhej dhe tė largohej vetėm nė pyll. Rastėsisht kishte takuar njė ēoban nė Kaninė, i cili kishte lajmėruar mė pas policinė. Uniformat blu e kishin gjetur djalin 10- vjeēar nė njė baxho nė fshat dhe e kishin dėrguar pranė familjes. Ndėrsa pese vjet mė vonė, pengmarrja godet pėrsėri familjen e Agron Shehut, duke i marrė djalin e madh. Klaudio ėshtė zhdukur mbrėmjen e sė hėnės dhe deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme nuk dihet se ku ndodhet.


    Policia, 4 tė shoqėruar pėr rrėmbimin

    VLORĖ- Forcat e policisė sė Vlorės janė vėnė nė lėvizje menjėherė pas denoncimit tė familjes Shehu. Sipas burimeve nga komisariati i Vlorės mėsohet se uniformat blu kanė kontaktuar dendur me familjarėt e 20- vjeēarit tė marrė peng, pėr tė mundėsuar kėshtu zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Ndėrsa nė mjediset e policisė sė Vlorės janė shoqėruar 4 persona tė dyshuar, tė cilėt janė lėnė tė lirė gjatė mesditės sė djeshme. Njė grup ekspertėsh nga Tirana kanė mbėrritur gjatė ditės sė djeshme nė Vlorė, duke ndjekur nga afėr tė gjitha veprimet e policisė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Burimet e mėsipėrme policore bėjnė tė ditur se po hetojnė sė bashku me prokurorinė e rrethit nė disa pista, pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Megjithatė, pista kryesore nė tė cilėn po zhvillohen hetimet e policisė ėshtė mbajtur sekret, pėr shkak tė dekonspirimit. Kontrollet policore kanė vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm ndėrsa janė ngritur shumė postblloqe, qė kontrollojnė makinat e dyshimta. Ndėrsa mėsohet se deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e Klaudio Shehut dhe arrestimi i autorėve tė krimit.

    A.D.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 23-04-2003 mė 05:14

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •