-
ISIS godet Barcelonën - 13 të vdekur
Skenari i Londrës-Nice-Berlin-Stockholm përsëritet edhe në Las Ramblas,Barcelonë.
Incidenti ndodhi vetëm pak caste më parë ,kur një furgoni i marrë me qera nga i dyshuari kryesor Driss Oukabir vërshoi drejtë këmbësorëve në një ndër zonat turistike më të populluara të Barcelonës,duke vrarë 13 njerëz e plagosur 80 të tjerë,sipas raportimeve numri i viktimave pritet të rritet.
Terro Van
Policia ka arrestuar dy orë pas sulmit Driss Oukabir, emigrant maroken i cili jetonte legalisht në Spanjë
ndërsa një i dyshuar i dytë ka mbetur i vrarë gjatë përleshjes me forcat e policisë në një qytet vetëm 7 milje larg Barcelonës.
Në sulmin terrorist besohet se janë përdorur dy furgonë të ndryshëm një për të kryer sulmin dhe i dyti për tu larguar nga vendngjarja.
I menjëhershëm ka qënë dhe prononcimi i autoriteve spanjolle , Joaquim Forn ministër i brendshëm dënoi ashpër sulmin terrorist për të cilin përgjegjësinë tashmë e ka marrë shteti islamik - ISIS.
Gjithashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump dënoi sulmin terrorist dhe deklaroi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtë autoriteteve dhe kombit spanjoll, krahas liderëve të tjerë si Angela Merkel , Theresa May , Emmanuel Macron.
E gjitha bota në solidaritet për Las Ramblas !
-
-
Sulmi terrorist në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit
Një shqiptare punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit.
Dëshmitarja që e ka filmuar këtë video dhe shume turistë të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.
Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Madrid i bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin shëtitoren e Las Ramblas në Barcelonë ku pasditen e së enjtes ndodhi sulmi terrorist si dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ministria e Jashtme bën me dije se nuk ka informacione për viktima shqiptare. Ministri Bushati dënoi këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin me popullin spanjoll dhe ngushëllimet familjeve të viktimave./topchannel
-
-
Për: ISIS godet Barcelonën - 13 të vdekur
E natyrisht, asnje lidhje me Islamin dhe myslimanet!!
Veçse, per habi, jane te tere myslimane....
-
-
i/e regjistruar
Për: ISIS godet Barcelonën - 13 të vdekur
...ata jane myslimane dhe kjo eshte politika e Zotit per boten 'prish dhe shkaterro'. vetem se nuk jane myslimane si ne qe dikush nga frika dhe dikush nga qe na vret ndergjegja nuk guxojme te vrasim!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt