Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Rastësia më bëri hamshorin e grave të kryeqytetit

    Kastriot Çerepi, aventurat me bashkëshortet e impotentëve

    "Rastësia më bëri hamshorin e grave të kryeqytetit"



    Ilir Bushi

    Jam 39 vjeç, banoj te stacioni i "21 Dhjetorit" dhe paguhem duke ndihmuar të mbeten shatzëna gratë e atyre që vuajnë nga impotenca". Kështu shprehet 39- vjeçari nga Tirana, Kastriot Çerepi, i cili qysh nga viti 1990 nuk ka qenë në marrëdhënie pune me asnjë ndërmarrje. Ai sqaron gjithashtu se profesioni i ri e ka ndihmuar të grumbullojë disa kursime për të përballuar shpenzimet e ikjes nga Shqipëria. "Këtu shumica janë pa punë dhe pa perspektivë, kështuqë unë nuk kam ç'të pres më", thotë ai.

    Cili është Kastriot Çerepi?
    Unë jam pa punë, pa shkollë dhe pa gjuhë të huaj. Sebepi që mbeta i tillë ishte koha e diktaturës, kur lufta e klasave përdorej edhe për të ndaluar fëmijët e "armiqve" të vazhdonin universitetin. Kështu shkolla e msme që kam vazhduar nuk më ka pirë ujë. Tani merrem me çdo punë që më garanton jetesën. Disa më quajnë "bamirës", disa më thonë "hamshor".

    Me çfarë merresh konkretisht?
    Unë përdorem për të ekuilibruar familjet e tjera pasi për vete nuk pata fat të ndërtoja një familje të lumtur. Shkurt, hyj nëpër dhoma me gratë e atyre që vuajnë nga impotenca, bëj zanatin dhe marr paratë.

    Si e keni nisur këtë punë?
    Kjo ka ndodhur rastësisht kur isha 22 vjeç. Atëherë punoja si tornitor në uzinën që mbante emrin e Enver Hoxhës. Mua nuk më pëlqente puna por doja të ndërroja zanatin dhe të punoja si frezator. Ky profesion kishte më pak lodhje se sa tornitori. Për këtë i lutesha shefit tim i cili ishte atëherë në prag të pensionit, por sapo ishte martuar për herë të dytë me një grua të re. Ai sillej mirë me mua dhe një mbrëmje më ftoi në shtëpinë e tij. Aty gjatë mbrëmjes gjeti një sebep dhe u largua. Unë mbeta vetëm me nusen e tij e cila më ftoi në shtrat. Më tha se ata të dy ëndërronin të lindnin një djalë.

    A more shpërblim për këtë punë?
    Jo. Ishte hera e parë dhe atëherë nuk diskutoheshin shpërblimet. Por jo vetëm kaq. Pasi i lindi vajzë, shefi im filloi të nervozohej me mua dhe një ditë gjeti sebep e më hoqi fare nga ndërmarrja. Kjo sepse unë fillova të shoqërohem shumë me punëtorët e tjerë dhe ai ndofta kishte frikë se mos më shpëtonte ndonjë fjalë. Nuk donte në asnjë mënyrë që të merrej vesh kjo histori.

    Po më pas...?
    Ishte viti 1990 kur një ditë më doli në rrugë gruaja e ish-shefit tim. Atëherë isha pa punë. Kërkoi të bisedonte me mua dhe më tha që në fillim se i shoqi i kishte vdekur dy vjet më parë. Ndjehej në siklet, por në fund të muhabetit më kërkoi të shkoja një mbrëmje te një kushërira e saj. "Eshtë një rast i njëjtë, por pagesa është e mirë", më tha. Unë pranova menjëherë pa pyetur për sa lekë bëhej fjalë.

    Pse pranove aq shpejt?
    Atëherë isha pa punë dhe pa perspektivë. Pranova t'i futem aventurës dhe thashë me vete "të dalë ku të dalë". Kështu krejt padashur u bëra njeri i përfolur në mjediset ku shtrohej një hall i tillë. Duke më rekomanduar tek njera-tjetra u detyrova të shkoja edhe në 10-15 shtëpi të tjera ku bëra të njëjtën punë. Por për të ruajtur sekretin e identitetit të tyre nuk do të them asnjë fjalë më tepër.

    -----------------------------
    -----------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Eshte gjeja me e cuditshme qe kam degjuar ndonjehere. Burri sado i emancipuar te jete nuk eshte e mundur te ftoje "mustangun" ne shtepi per t`i mbarsur te shoqen. E shumta qe mund te pranoje ne nje rast te tille eshte inseminimi artificial por jo te jape gruan me qera neper hamshore.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Na rrofte shkolla dhe gjuhet e huaja neve (lol)

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Nese kjo eshte e vertete (gje te cilen une e dyshoj), mua me tmerron fakti qe ai njeri, mund te kete 10-15 femije te cilet nuk e dine fare qe jane prej te njejtin baba dhe rasti mund ta sjelle qe te martohen me njeri tjetrin.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Duhet t'jua tregojne femijeve se cili eshte babai i tyre biologjik... Ama... paskan filluar dhe shqiptaret te bejne nga keto budallalleqe? Te qeshesh apo te qash... kjo eshte ceshtja!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lo Bello
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    England
    Postime
    78
    pupupupu o tu hik dynjoja....!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 25-04-2003 më 05:26

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ta besosh se beson dot, te mos e besosh pyet pse jo.....


    Vertete te kete egzistuar kjo ne ato kohe ne shqiperi? Bej cudi me cudine.....

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Mund te jete e vertete, por eshte e pabesueshme. Si mundet ai njeri te kete aq shume femije te mos care per to, p.sh.
    I don't know.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Kush do mjapi nje kobure me vra veten se me paska ike rasti prej shalesh kot fare!!!!!!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e darxtar
    Anëtarësuar
    03-05-2003
    Postime
    15
    Rast qe tregon primitivizmin e shoqerise shqiptare. Ne bote praktikohet insiminimi artificial, por "pranuesja" nuk di gje lidhur me identitetin e donatorit. Perndryshe, paraprakisht behet kontrollimi i donatorit mos ka ndonje te mete trasheguese dhe sperma e tij e deponuar mund te perdoret maksimalisht 3 here.

    Kjo menyre anonime e dhurimit te spermes se kontrolluar nga mjeket eshte si parandalim i dilemave potenciale etike ne te ardhmen si dhe nje siguri se femija i lindur nuk do te kete ndonje te mete te trasheguar nga babai biologjik. Donatori nuk di gje se kush eshte mbaresuar me spermen e tij, as gruaja e mbaresuar nuk di gje per donatorin.

    Sipas mentalitetit shqiptar, cdohere gruaja eshte fajtore, prandaj ndodh qe dikush t'i nderroje 2-3 gra derisa njera te mbetet shtatzene. Kjo behet edhe ne ato raste kur dihet saktesisht se "fajtor" eshte burri, por nuk deshirohet qe dynjaja te merr vesh se ai burre nuk qenka BURRE.

    Dikush e ka kuptuar mire kete mentalitet dhe e ka shfrytezuar mire per perfitime materiale. Nuk flas per rastin e permendur por per rastet qe ndodhin neper disa "klinika gjinekologjike". Disa "mjeke", disa pa diploma e disa me titujt te larte shkencore, fshehin rastet kur pasqyra e spermiogramit te burrit eshte e pakenaqshme dhe duke premtuar disa "metoda me te reja shkencore", bejne "trajtimin mjekesor" (qe kushton shume shtrenjte) te pacientes thjesht duke e mbaresuar artificialisht me spermen e vet apo te ndonje "profiteri" pa ndergjegjie.

    Ta sqaroj me thjesht, ata mjeke deklarojne se problemi eshte te gruaja e jo te burri, keshtu duke perfituar shuma te medha kinse ne trajtimin e gruas, se ciles ne fakt ia insiminojne spermen e vet apo te dikujt tjeter.

    Rast tjeter tragjik ndodh edhe neper disa laboratore ku mashkujt kane dorezuar spermen e vet per analize. Pas perfitimit te rezultateve, sperma e perdorur ne analiza nuk zhduket, por sperma qe ka dhene rezultate pozitive shfrytezohet per insiminim artificial. Keshtu, as donatori as pranuesja nuk dijne gje e cka mund te ndodhe neser askush nuk e can koken.

    Keto nuk jane trillime, por jane "tabu teme" e shoqerise shqiptare. Kujdes nga mashtruesit mantelbardhe!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •