E vërtetë apo spekulim gazetaresk-gjykoni vet!
Published On: 21 Korrik, 2017
Lajme / Lajmi Kryesor 2 |
Marrëveshja e Izraelit, që trondit Greqinë! Çamëria (Epiri) fillimisht mund të qeveriset nga Bashkimi Europian
Delegacioni i Republikës së Çamërisë u kthye nga Izraeli ditën e djeshme me një fitore mbresëlënëse. Presidenti i Çamërisë Festim Lato mori “Çelësat” e Çamërisë.
Por, kjo marrëveshje pati edhe disa kontradikta të vogla. David Friedman Ambasadori i SHBA-së në Izrael kërkoi të ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes midis dy qeverive asaj Izraelite dhe Republikes Çame.
Dhe mësohet se pas disa ditësh delegacioni i Republikës së Çamërisë do të kryejë një vizitë në shtëpinë e bardhë.
Chris Baraniuk gazetar i BBC-së shkruan se marrëveshja e firmosur midis qeverisë së Izraelit dhe Kompanisë SAMSON është një lëvizje pas krahëve të Britanisë së Madhe. Ai mes të tjerash shkruan se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë krijuar infrastrukturën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke e lënë Britaninë jashtë bisedimeve.
Ndërsa Peter Müller gazetar i Das Spiegel shkruan se- “Nuk është e nevojshme pjesëmarrja e Britanisë në bisedime pasi siç e dimë Britania tani është jashtë Bashkimit Europian dhe nuk ka arsye të marrë pjesë pasi Epiri është një territor, i cili me shumë gjasa do të menaxhohet nga Bashkimi Europian.
Ai mes të tjerash flet se Britania e Madhe ka kërkuar nga SHBA-të që të ndërhyjë, dhe si duket SHBA dërgoi Ambasadorin e saj në Izrael për ti kërkuar Qeverisë së Çamërisë të shkojë në SHBA. Ai thotë se frika e Britanisë është Korfuzi, mësohet se kjo e fundit është dakord që Epiri ti kalojë Kompanisë SAMSON, por pa Korfuzin pasi sipas mendimeve të britanikëve, Prince Philip duka i Edinburgut dhe njëherësh burri i mbretëreshës Elizabeth II ka lindur në Mon Repos Korfuz dhe ky territor është në protektoriatin Britanik. Por, e e gjitha kjo ka të bëjë me gjeopolitikën shprehet Peter Müller pasi Korfuzi është një pikë strategjike për kontrollin e Mesdheut.
Unë ditën e sotme pata një bisedë telefonike me Zotin Lato dhe e pyeta nëse Korfuzi bën pjesë në marrëveshjen që nënshkroi? Dhe ai mu përgjigj se, – Ne e duam të gjithë Epirin që na takon së bashku me Korfuzin, dhe do ta gjejmë një zgjidhje me ndërmjetësimin e SHBA -ve për çështjen e ngritur, pasi si Bashkimi Europian, SHBA-të dhe Britania e Madhe janë aleatët tanë, dhe ne do ta gjejmë një rrugë të mesme.
Marrur nga Reuters
Përshtati në Shqip Aleksander Shkreli
http://www.shqiptari.eu/marreveshja-...mi-europian-2/
Krijoni Kontakt