Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç

    Emri:  agim-xhafka.jpg

Shikime: 1175

Madhësia:  73.0 KB
    Nga Agim Xhafka

    Çdo vit unë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhëtimin e gjatë nga Amerika, lodhjen, shpenzimet se dua të gjendem mes njerëzve të mij, të gjakut a shok e miq.

    Shkoj te varrezat, te prindërit, bëj muhabet të gjatë me ta se kam bindjen që më dëgjojnë, rri me gocën, nipin, mbesën, të afërm e plot të njohur e ia mbath ca ditë nga Vlora deri në Sarandë. Ca ditë se më tepër nuk ia vlen. Stresohesh, acarohesh, grindesh, sëmuresh, tërbohesh e mund të shkosh në djall.

    Unë nuk jam si ca të fandaksur që duan partinë mbi Shqipërinë. Këtë as e them as e mendoj. Por veten e dua, e dua shumë, edhe më tepër se Shqipërinë. Se një jetë kam që do e falja për njerëzit e mij, por për atdheun e sotëm kurrë.

    Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kerkojnë haraç ata që pandehin se janë pronarë të saj. As 800 mijë banorë nuk ka Tirana e unë lahem me orar, se për të pirë ka vite e vite që ujin e blej. Krahasoj ajrin me të vendeve pranë, jo atyre të zhvilluara, e del që është 4 herë mbi normat e lejuara. Shoh grafikët e zhurmave e shigjeta në Shqiperi po i drejtohet hënës. Kryqyteti si një kapanon i madh ku prodhon sëmundje e tret njerëz.

    Plazhet pa drita, ose me voltazh që frigoriferi nuk ngrin gjë e kondicionieri vërtit ajrin e nxehtë. Derdhen në bregdet mutrat e gjysmës së kombit. Ia kanë mbathur edhe peshqit, e shumta gjen në breg ndonjë breshkë të ngordhur. Rrugët copë e gropë, bajpaset u transformuan në qendra fshatrash e qytetesh , ku ka veç qenër se njerëzit kanë marrë arratinë. Shyqyr diellit nuk i kanë menduar ndonjë rreng hë për hë.

    Në këto kushte unë, i pëmallur për vendin, por i gjendur në grackën e tij, i thërras mendjes e iki me vrap kudo, veç Shqipëri mos quhet. Shkoj në Itali e pushoj si njeri, vete në Greqi e ndjej që zemra më zbutet, shpirti më qetohet. Shkoj në Mal te Zi e gjej rehati, arrij në Maqedoni e nxehem që as si ky vend nuk u bë Shqipëria ime.

    Unë e dua veten, e dua shumë. Nuk më shkon ta them që e dua më shumë se vendin tim. Por kështu më del, se Shqipëria e ca njerëzve nuk i do shqiptarët. Na përbuz e na largon, nuk na ofron gjë. Ndaj unë iki e si Bajroni i këndoj këtij largimi, nxjerr dufin, trishtimin, inatin, por nuk qëndroj. Iki..

    Koha Jone

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç

    Epo edhe bora bora nuk gjenden në shqipëri, sepse keta europianët shohin dicka jashte dhe pse mos ta kemi edhe ne..
    Harruan qe shtetet e cila permend ky nuk kane qene pushtuar ndonjehere, si dhe infrastruktura nuk eshte bere keto vite..

    Turizmi shqiptar eshte per tu admiruar se vit per vite ka rritje dhe gjithmone do kete!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç

    shqiptaret ne evrope mund ta gjejne shqiperine, ne amerike nuk ka gje vetem se stepa te tjera te populluara tashme dhe po e njejta histori, nje bote plot me kineze, turq dhe ashtu..kojota!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •