Zgjedhje/ Shkodër-Dibër-Elbasan kambistët konvertuan 8,3 milion euro
Rënia drastike e kursit të eurove gjatë ditëve të fundit të fushatës dhe sidomos me datë 24 dhe 25 qershor tregon se janë hedhur miliona euro në treg për blerje vote. Ka patur shumë akuza dhe deshmi se votat po blihen deri në 200 mijë lek të vjetra, por shumëpak veta e besonin. Ndërkohë që një tregues i pamohueshëm vjen nga rrethet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Dibër. Preç Zogaj një kandidat i PD në Lezhë rrefen hapur e me përgjegjsi politike e juridike se ditën e shtunë dhe të dielë vetëm një kambist ka konvertuar 800 mijë euro, aqsa nuk i kishte bërë në dy vite punë. Pra eurot kanë dalë nga bosët e drogës për të blerë votat në qarkun e Lezhës. Po kështu informacione të tjera vijnë Shkodra ku mbi 3 milion euro janë hedhur ditën e shtunë nga konvertimi në pikat e kambistëve. Në Dibër 1,5 milion euro ditën e shtunë në darkë, kurse në Elbasan 3 milion euro në një ditë.
Po kështu miliona euro janë konvertuar në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë. Si rregull euro bie në raport me lekun vetëm kur ka valë të madhe emigrantësh. Por edhe në këtë rast nuk kap kuota minimale siç kapi ditët e fundit të fushatës. Si rregull emigrantët vijnë në gusht dhe sjellin euro me vete, por ishim me 25 qershor dhe nuk kishte emigrantë.
Pra kush futi kaq shumë miliona euro në treg për dy ditë, me datë 24 dhe 25 qershor?
Natyrisht bosët e drogës dhe të krimit për të blerë vota.
A u blenë votat? Pyesni, pse ra euro në shifrat me të ulëta të historisë së saj në raport me lekun ditën e 25 qershorit!
albanianews1.al
Krijoni Kontakt