Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Humbja e afro 200 mijë votave nga PD-ja në karahasim me rrezultatin katastrofik të 2017-së po krijon një klimë linçimi të Lulzim Bashës që konvergon me largimin e tij nga kryesimi i PD-së. Pas Besnik Mustafajit që i çoi që dje një shkrim tejet të ashpër gazetës Panorama ku pasi kërkonte largimin argumentonte : «Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij » Me të njëjtat tone foli edhe ish zv kryeministri i Berishës Ilir Rusmaili : «Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët ».

    Edhe Edit Harxhi, ish-zv.ministrja e jashtme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike përpara vitit 2013 ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas daljes së rezultateve të para.“PD-ja ime duhet te ringrihet. Populli foli me heshtje. #Make PD Great Again” – shkruan Harxhi në Twitter.

    Por përpos ish zyrtarëve në garë janë future edhe analistët. Gjatë gjithë paradites në emisionin special të zgjedhjeve në Top Channel u debatua si temë kryesore jo faji i padiskutueshëm i Lulzim bashës në humbje, por fakti nëse ai ka përgjegjesi vetëm për 4 muajt e fundit apo për gjithë opozitën 4 vjeçare. Në këtë debat shkëlqeu ish mbështetësi i Bashës Agron Gjekmarkaj që e quajti humbjen një përgjegjësi historike: “Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.

    Po t’i shtosh kësaj klime faktin se peshat e rënda të njohura si armiq të Bashës në PD, Topalli, Patozi, Bregu, etj nuk kanë folur ende situate e liderit të humbur bëhet shumë e vështirë. Ai nuk ka asnjë mundësi që të justifikojë se si e refuktoi PD-në nga 57 mandatet e 2013 në 40 deputetë sot, duke fituar vetëm një qark në të gjithë vendin, atë të Kuksit.

    Dhe duke qenë se PD ka të planifikuar për 22 korrik zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet thënë se Basha gjendet në momentin më të vështirë të karierës së vet. (Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Sic e kam bere gjithmone te qarte ne kete forum, qe para se te mbaheshin zgjedhjet, ceshtja ne keto zgjedhje nuk ishte se "cila parti do fitonte e cila do humbiste?" por ceshtja shtrohej: "A do te hiqnin dore vete shqiptaret nga droga e do te zgjidhnin rrugen e shtetit ligjor apo jo?" Kjo eshte pyetja qe nderkombetaret prisnin nga keto zgjedhje, dhe rezultati e ben te qarte, qe shqiptaret zgjodhen industrine e hashashit. Zgjodhen me mire te jene zorraxhinj, te mbushin zorren e tyre me buken e fituar duke punuar ne arrat e hashashit apo ne tregtine e saj fitimprurese, se sa te zgjidhnin rrugen e drejte te biznesit dhe ekonomise.

    Arritja me e madhe e opozites se ndjekur nga Basha u arrit qe para mbajtjes se zgjedhjeve ne keto 4 vjet: denoncimi publik si brenda e jashte vendit i mafies ne pushtet, qe kontrollonte gjithe industrine e hashashit ne vend. Kjo solli prishjen e koalicionit te te majteve, Rama-Meta te cilet hyne ne zgjedhje me vete dhe u kacafyten e gjakosen ne keto zgjedhje, ne perpjekjet per te blere e marre votat e shqiptareve. Ata qe e quajne humbjen e Bashes "katastrofike", nuk marrin ere nga politika. Basha jo vetem do te kete me shume mandate se 4 vjet me pare kur numerimi te perfundoje, por do te kete ne Kuvend edhe votat e LSI qe pas ketyre zgjedhjeve i bashkohet rradheve te opozites se vendit. Dhe duke qene se Ilir Meta eshte kryeminister i vendit, Rama nuk do ta kete aq te lehte qeverisjen e vendit sa kujton dhe jetegjatesia e kesaj qeverie te ardhshme do te jete me e shkurter se ajo e Berishes ne 1996.

    Arritja tjeter e madhe e Bashes eshte se ai eshte sot njeriu i gjermaneve dhe amerikaneve ne Tirane. Ai eshte projektuar si kryeminister i ardhshem i vendit, me apo pa hirin e shqiptareve, dhe misioni i tij eshte pastrimi i territorit te vendit nga hashashi dhe pastrimi i politikes nga baronet e droges e kriminelet. Ajo qe kjo fushate e keto zgjedhje deshmuan hapur per gjithe shqiptaret e mbare boten eshte se nese mafia e krimi kish dy rilindesa te majte ne krye te politikes shqiptare, sot ajo ka vetem nje: e ka emrin Edi Rama.

    Ideja se nje lider tjeter ne krye te PD do te fitonte para mafies se droges eshte qesharak. Politikani me i afte ne bote nuk do te fitonte bindshem ne nje vend si Shqiperia ku shqiptaret e urritur e shpresevrare e shohin drogen si mundesine e vetme per te mbijetuar...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-06-2017 më 14:29

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Ky njeri jeto me andrra lol. Hala fol per arritjet e bashes. As basha nuk ka fol per naj arritje kto dy dit


    Ani njeriu i amerikanve dhe europianve, qe nuk la llaf e sharje e shpi fje pa perdor kundra ambasadorit amerikan dhe te dergumes se BE ne shqipri
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (26-06-2017)

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Deri tani ska ndodhur asgje e papritur. Keto jane pak a shume shifra te parashikueshme. Balancat e vjetra po prishen dhe skena politike shqipetare po perjeton nje transformim qe lajmeron fundin e tranzicionit te stermundueshem dhe, le te shpresojme, traumen qe pesuam me te.
    Sa per PD s'besoj se pesoi ndonje disfate te madhe duke konsideruar qe ne kater vitet e fundit nuk eshte se u perpoq per me shume. Ç'do te enjte u be estrade me Berishen ne parlament kurse Ristanin dhe Paloken askush e nuk mban mend se per ç'fare folen apo luftuan. Luli me çadren i vuri kapakun nje kazani qe u mbush me bajga per kater vjet. Mund te ishin riformuar me emra dhe ide te reja por vendosen ti drejtohen shqiptareve sikur te ishte '97, pa kuptuar ose pa dashur te kuptojne qe ne jemi filluar dhe emancipuar.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Jo me humbi Basha ! Mos.

    ( Kemi vite qe na doli goja mbrapa duke thene : Asnje person ne Shqiperi mundet ti humbi zgjedhjet me keq se Basha)

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo me humbi Basha ! Mos.

    ( Kemi vite qe na doli goja mbrapa duke thene : Asnje person ne Shqiperi mundet ti humbi zgjedhjet me keq se Basha)
    Një pyetje kisha unë, pse duhet ti hidhet gjith faji Bashës kur e dimë se në cfarë gjendje e mori partinë?

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Një pyetje kisha unë, pse duhet ti hidhet gjith faji Bashës kur e dimë se në cfarë gjendje e mori partinë?
    Sepse eshte thjesht i pa-afte, per kater vjet nuk beri opozite. E filloi opoziten me Meta ik dhe e mbylli me Meten president.

    Partine e mori ne piken me te mire per te bere opozite,per ta rinovuar,mund te bente te gjitha ndryshimet qe duheshin edhe te pakten si fasade... Nuk beri asgje dhe beri gjithça qe kishte ne dore per te humbur.

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sepse eshte thjesht i pa-afte, per kater vjet nuk beri opozite. E filloi opoziten me Meta ik dhe e mbylli me Meten president.

    Partine e mori ne piken me te mire per te bere opozite,per ta rinovuar,mund te bente te gjitha ndryshimet qe duheshin edhe te pakten si fasade... Nuk beri asgje dhe beri gjithça qe kishte ne dore per te humbur.
    O Serafimo,

    E di une se ku e ke hallin ti. Halli yt nuk eshte Basha, halli yt eshte se Berisha doli ne pension politik. Thuaj djalit te verteten: nuk me pelqen politika e ketij djaloshit Basha, Serafimi do politiken e Berishes.

    E more vesh qe Ilir Meta e Basha tani jane ne opozite? Po qe ai skaparlliu na e kercenoi shokun Rama gjate fushates se "Une nuk ua dekretoj qeverine e dale nga vota e blere" a e more vesh? Po halli me i madh qe ka zene shokun Rama tani qe fitoi zgjedhjet e do qeverisi vete eshte: Ore, po mire qe do qeverisim vete ne tani, po kur te me pyesin ata nderkombetaret per drogen e trafiqet, si tu them une atyre tani? Dje u thosha qe i bente Ilir Meta. Po tani qe qeverine do ta kemi ne ne dore, ke te bejme kurban?

    Gezojne kokeboshet fshatare qe ka mbledhur rreth vetes, pasi gjithe inteligjencen e PS e perjashtoi nga Partia dhe i beri demokrate me zorr. Nuk e dine te shkretet, qe ne muajt ne vazhdim, nje e nga nje, Rama ka per ti dorezuar tek drejtesia si te implikuar ne trafiqe. Kurbani i pare, Tahiri...

    Qe thua ti Serafimo, po gezojne socialistet ne Tirane. Dhe e di se si i thone Rames: Kur do ti pushosh nga puna ata njerezit e Metes qe te na i japesh ne vendet e tyre te punes? Si thua ti Serafim se do te reagoje skaparlliu president i vendit qe do te jete edhe kreu i sistemit te drejtesise ne vend?

    E mban mend ate librin per femije "Aventurat e derrkucit Çufo"? Aventurat e Çufos nuk jane aq argetuese se sa "Aventurat e Rilindasit Edi Rama". Mos u merzit Serafimo, Meta do ta beje Berishen kryetar te SHISH ne Facebook.

    Albo

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Zgjedhjet në TV/ Si i manipuloi Rama ekranet?

    Postuar në 27 Qershor, 2017 10:06

    Gjatë gjithë së hënës pas zgjedhjeve, kudo që ta shtypje pultin e televizorit, në ekran të shfaqeshin banakë më analistë që kërkonin dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ata analizonin humbjen e thellë të PD-së dhe detyrimin imediat për rinovimin e saj. Natyrisht midis tyre kishte reagime të sinqerta të njerzve që ishin prekur nga mënyra jo parimore se si lideri i PD-së ishte sjellë në opozitë. Por pavarësisht kësaj ajo që dominonte ishte se tema që duhej të mbizotëronte në shtëpitë e shqipëtarëve ishte disfata e Bashës. E ktheje tek Top Channel shikoje Agron Gjekmarkajn që kërkonte largimin e liderit. E shtypje pultin tek Nevs 24 edhe Besnik Mustafaji, edhe Lubonja edhe Rakipi edhe Bushati përsërisnin të njëntën gjë. Po të shkoje më tej, tek TV Klan gjeja Aleksandër Frangaj që kishte dalë për herë të fundit në Opinion, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës atëherë në opozitë, që tani godiste sërish opozitën. Pra ngado i njëjti refren: Dorëheqja e Lulit.

    Ndërkohë që në shumë pak TV u shtrua pyetja tjetër, ajo e anomalisë së madhe të këtyre zgjedhjeve: Si ka mundësi që të tre partitë e koalicionit qeverisës, megjithëse në fushatë e diskredituan njëra tjetrën, megjithëse e përbaltën shoshoqin me epitetet drogaxhi, tepsi, kusi, hajdutëri, patenta, hipoteka, vjedhje, përsëri fituan më shumë vota se në 2013 (në numër total votash)? Si ka mundësi që partitë e koalicionit që si kurrë më parë punoi vetëm kundra asaj që kishte bërë për katër vite në fund shënuan rritje?

    Kjo pyetje e cila ngre dyshime për faktorët ekstra ligjorë që kanë luajtur rol në këto zgjedhje pothuajse u anashkalua nga TV tradicionalë. Për këto dilemma që hedhin hije dyshimi mbi 25 qershorin nuk u fol fare. Dhe si kundërpërgjigje edhe njëherë u përsërit skenari i humbjes së Ramës në 2009: kur linçohet humbësi dhe ruhet në maksimum ai që është në pushtet. Kjo u pa edhe mbrëmë në ekranet tona. E vetmja gjë që nuk dihetë është nëse drejtuesit e programeve janë shtrembëruar aq keq profesionalisht sa e bëjnë këtë gjë me vullnet të lirë, apo edhe njëherë më shumë ata kanë marrë urdhër. (Lapsi.al)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Serafimo,

    E di une se ku e ke hallin ti. Halli yt nuk eshte Basha, halli yt eshte se Berisha doli ne pension politik. Thuaj djalit te verteten: nuk me pelqen politika e ketij djaloshit Basha, Serafimi do politiken e Berishes.

    E more vesh qe Ilir Meta e Basha tani jane ne opozite? Po qe ai skaparlliu na e kercenoi shokun Rama gjate fushates se "Une nuk ua dekretoj qeverine e dale nga vota e blere" a e more vesh? Po halli me i madh qe ka zene shokun Rama tani qe fitoi zgjedhjet e do qeverisi vete eshte: Ore, po mire qe do qeverisim vete ne tani, po kur te me pyesin ata nderkombetaret per drogen e trafiqet, si tu them une atyre tani? Dje u thosha qe i bente Ilir Meta. Po tani qe qeverine do ta kemi ne ne dore, ke te bejme kurban?

    Gezojne kokeboshet fshatare qe ka mbledhur rreth vetes, pasi gjithe inteligjencen e PS e perjashtoi nga Partia dhe i beri demokrate me zorr. Nuk e dine te shkretet, qe ne muajt ne vazhdim, nje e nga nje, Rama ka per ti dorezuar tek drejtesia si te implikuar ne trafiqe. Kurbani i pare, Tahiri...

    Qe thua ti Serafimo, po gezojne socialistet ne Tirane. Dhe e di se si i thone Rames: Kur do ti pushosh nga puna ata njerezit e Metes qe te na i japesh ne vendet e tyre te punes? Si thua ti Serafim se do te reagoje skaparlliu president i vendit qe do te jete edhe kreu i sistemit te drejtesise ne vend?

    E mban mend ate librin per femije "Aventurat e derrkucit Çufo"? Aventurat e Çufos nuk jane aq argetuese se sa "Aventurat e Rilindasit Edi Rama". Mos u merzit Serafimo, Meta do ta beje Berishen kryetar te SHISH ne Facebook.

    Albo
    Albo halli im u "zgjidh" se e dija se kush eshte Basha por hallit tend si t'ja bejme qe mendon se Basha eshte lider i ri ! Sa per skraparlliun po i hoqen drejtorit dhe vendet e punes qeveria e Edi Rames nuk e mbush vitin. Lsi-s asnje nuk do guxoj t'ja preki vendet e punes dhe kesaj radhe do kete nje pjese dhe per PD e dyshes te shokut Gramoz e Shokut Berisha.

    Po ndonje gje per kete liderin e ri perendimor Bashen nuk kishe ndonje gje per te thene ? Ky lideri ri perendimor i Tiranes si ka mundesi qe humbi ne Tirane ne menyre kaq spektakolare ? Edhe kesaj here humbi pa premtuar as tramin dhe as parkimet private Topi-Cannelit. Si do t'ja bejme ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-06-2017 më 12:31

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •