Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo halli im u "zgjidh" se e dija se kush eshte Basha por hallit tend si t'ja bejme qe mendon se Basha eshte lider i ri ! Sa per skraparlliun po i hoqen drejtorit dhe vendet e punes qeveria e Edi Rames nuk e mbush vitin. Lsi-s asnje nuk do guxoj t'ja preki vendet e punes dhe kesaj radhe do kete nje pjese dhe per PD e dyshes te shokut Gramoz e Shokut Berisha.

    Po ndonje gje per kete liderin e ri perendimor Bashen nuk kishe ndonje gje per te thene ? Ky lideri ri perendimor i Tiranes si ka mundesi qe humbi ne Tirane ne menyre kaq spektakolare ? Edhe kesaj here humbi pa premtuar as tramin dhe as parkimet private Topi-Cannelit. Si do t'ja bejme ?
    Si te thashe muajin e kaluar: do degjosh e shikosh cudira pas zgjedhjeve. Bej durim, bej durim. Nuk do te festoje fitoren Edi Rama ne Tirane. I ka vene ne merak socialistet e thjeshte. Sec ka nje siklet i shkreti e nuk e shpreh dot. Merkeli ia nisi urimin dhe i tha: "dua te te takoj brenda pak ditesh".

    Kemi Rilindas ne Shqiperi e jo llafe!

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Analiza/Po fillon procesi i linçimit të Bashës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si te thashe muajin e kaluar: do degjosh e shikosh cudira pas zgjedhjeve. Bej durim, bej durim. Nuk do te festoje fitoren Edi Rama ne Tirane. I ka vene ne merak socialistet e thjeshte. Sec ka nje siklet i shkreti e nuk e shpreh dot. Merkeli ia nisi urimin dhe i tha: "dua te te takoj brenda pak ditesh".

    Kemi Rilindas ne Shqiperi e jo llafe!

    Albo
    Albo ti ma the muajin e kaluar ndersa une kam 10 a 15 vjet qe po ta them ; ne ate vend nuk ndryshon asgje. Do vazhdoje e njejta loje e ketyre 25 viteve.

    Socialistet qe kur futen PD ne çader hallet e tyre i zgjidhen. Po nuk plasi pushka ne ate vend nuk ka asnje "surprize" .Kur te degjosh pushket atehere mbase ka ndonje shprese edhe vetingu.

    Mor po rilindasit i kemi po na doli dhe ky matufi i Republikes se Re ! Ky eshte e çeshte ;na zgjidhi si problemin e dekriminalizimit,si problemin e droges dhe problemin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.
    Nga e psonisi familja e shokut doktor ? ..mor aman !

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Të tjerë personazhe të njohur në PD kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultatit katastrofik të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit.
    Letra dhe emrat:
    Të shqetësuar:
    -Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
    -Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
    -Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
    -Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet  sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
    -Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve  vendimmarrëse të PD-së;
    -Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;
    Të ndërgjegjshëm për peshën e rëndë  të misionit  opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,
    Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;
    Kërkojmë:
    1. Dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
    Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
    2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per  Rindërtimin e shpejtë  te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
    3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të
    plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.
    I bëjmë thirrje cdo demokrati që t'i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron  këtë qëndrim.
    Besnik Mustafaj
    Gjergj Lezhja
    Tomorr Alizoti
    Julian Deda
    Leonard Olli
    Zana Guxholli
    Majlinda Bregu
    Genc Ruli
    Ridvan Bode
    Armand Teliti
    Astrit Patozi
    Keltis Kruja
    Agron Musaraj
    Igli Cara
    Ardian Kollozi
    Rajmond Hoxha
    Eleina Qirici
    Gjergji Papa
    Bedri Hoxha
    Roland Keta
    Kreshnik Bozho
    Gent Minarolli
    Mirgen Lata
    Shrefedin Shehu
    Fabian Topollaj
    Grigels Mucollari
    Arieta Keci
    Andi Permeti
    Kozma Dashi
    Ferdinand Shehu
    Roland Keta
    Dashnor Sula
    Shaban Memia
    Arqile Gorea
    Artur Shehu
    Vasillaq Ndreko
    Ermira Qosja
    Luter Nuraj
    Atird Hoxha
    Viktor  Bezhani
    Gjovalin Bzheta
    Edi Vecani
    Vilson Haxhiraj
    Agron Hasanbasha
    Mirela Mucaj
    Remzi Haxhiu
    Bedri Luku
    Iriat Hyka
    Mirela Hasanaj
    Ilia Milo
    Artur Ajazi
    Edlira Jakova
    Renato Preza
    Koco Bello
    Valter Miza
    Ramadan Hoxha
    Genci Doci
    Ilir Laci
    Bedri Mihaj
    Florian Dani
    Vasillaq Ngresi
    Nexhmi Dokollari
    Ermir Petriti
    Demir Gjana
    Spartak Shaholli
    Armand Cenolli
    Aurel Agolli
    Ilir Kondi
    Ndue Paluca
    Guri Tatari
    Ilir Krosi
    Kristo Cipa
    Nexhmie Xhuveli
    Vasil Milo Rrapo
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Megjithese duhet pritur rezultati perfundimtar, nje gje eshte e sigurte:
    Basha e ka konsumuar mandatin e tij ne menyren me te shemtuar dhe duhet ta thyeje qafen..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Mbas gjithe kesaj liste te gjate personash lind nje pyetje ; keta persona jane pa shtylle kurrizore apo kane mungese te theksuar inteligjence ?

    Sepse dy jane gjerat ; o i bien tani Bashes qe eshte kal i ngordhur dhe nuk kane kurrajon ti bien fajtorit te vertete qe eshte Berisha,ose e kan kuptuar me vonese nje gje qe dihej dhe ishte mese e pritur.

    Dhe ka shum mundesi te jete kjo e dyta qe jane nje tuf delesh qe nuk e konceptojne se çfare eshte politika.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Kur lexon ultimatume te tilla dhe emrat e njerezve te nenshkruar, e kupton se perse PD e ka te veshtire te beje divorcin me te shkuaren. Ne krye te listes, ish-sigurimsi i shtetit Besnik Mustafaj qe qenka sot flamurtari numer nje i demokrateve. Kush ta dha kete idene e listes o Besnik, shoku Gramoz Ruci? Eshte humbje kohe te merresh me te tille njerez, pasi interesi i tyre nuk eshte as ai i shqiptareve, as i vendit e ca me pak i PD-se. Interesi i tyre eshte pushteti: parazitet duan te ushqehen ne kurriz te te tjereve. Dje i mbante Berisha mbi supe, sot Basha u ka treguar deren e u thote ikni se une nuk jam Sali Berisha e nuk merrem me njerez meskine si puna juaj. Dhe e gjeten rastin qe te hakemerren ndaj Bashes...

    Mos u genjeni demokrate nga keta njerez parazite e pa vlera. Dashakeqesia e tyre duket se ne vend qe te pyesin: "A ishin keto zgjedhje te lira e te ndershme?" dalin ne perfundimin e "humbjes katastrofike", qe le te nenkuptosh se atyre nuk u intereson as blerja e votes nga baronet e droges, as bandat kriminale dhe implikimet e strukturave te shtetit, e as grushtat e gjakosjet per te vjedhur nje vote e per te manipuluar nje rezultat. Per keta njerez, zgjedhjet ishin te lira e te ndershme, dhe demokratet i humben ato dhe fajin e ka vetem Lulzim Basha se ai eshte ne krye te partise!

    Pas as pyetjes se pare, e bukura me keta kllaune eshte se keta nuk dine as te lexojne verdiktin e zgjedhjeve:

    - Pjesmarrja me e ulet ne zgjedhje e shqiptareve ne kete cerek shekulli.
    - PS fitoi zgjedhjet me me pak se 50% te votave te atyre qe dolen te votojne.
    - Gjithe partite e tjera pervec PS moren me shume vota se sa PS, qe do te thote se opozita e PS mori me shume vota se vete PS edhe pas gjithe blerjeve te votave dhe pislleqeve te tjera.
    - PS mori 74 mandate ne parlament, qe do te thote qe opozita ne parlamentin e ardhshem do te kete 66 mandate.

    Kuptohet, per ta aritmetika eshte e thjeshte: "PD mori 7 mandate me pak se 4 vjet me pare". Lulzim Basha i vetem ne krye te opozites ne keto kater vjet, arriti nje fitore te madhe: prishjen e koalicionit PS-LSI fale denoncimeve te hapura publike te implikimit te kesaj mazhorance ne krim, droge e korrupsion. Dhe nese keta te dy nuk qeverisen dot bashke per 4 vjet me nje shumice absolute ne parlament, shume me shume se 74 deputete, cfare ju ben te besoni se Edi Rama do ta kete te gjate ne pushtet pa votat e LSI ne parlament? Kater deputete Rames opozita ne bashkepunim me nderkombetaret ia futen ne burg ose i perzune nga parlamenti si te inkriminuar ne mandatin e pare. Sa te tille mund te perzene nga parlamenti tani qe Meta eshte president dhe frontit te opozites parlamentare iu bashkuan edhe votat e LSI?

    Ka gabime Lulzim Basha ne drejtimin e PD?

    Sigurisht qe ka. Por lidershipi i tij ne keto kater vjet ka prodhuar real-politike dhe jo rrugaceri politike sic ishin mesuar demokratet vite me pare. Lulzim Basha, sikur te jepte doreheqjen e tij nga politika sot, do te largohej si njeriu me i suksesshem i dy mandateve te PD ne pushtet kur ne krye te qeverise ishte Berisha. Ishte ai qe ndertoi rrugen Durres-Kukes si minister i transportit. Ishte ai qe mundesi liberalizimin e vizave si minister i jashtem. Ishte po ai qe ruajti institucionin e Kryeministrise nga kokepalaret e Edi Rames qe e sulmuan per ta marre me dhune pushtetin ne 21 janar. Cilat jane arritjet tuaja o njerez qe u qan shpirti per PD por nuk i kini dhene asnje kontribut atij vendi, e atij populli, e ca me pak PD-se?

    Keshtu qe mos shkoni pas intriganteve e injoranteve, por mbeshtesni lidershipin e Bashes ne PD dhe projektin e tij per Republiken e Re ligjore. Basha ka nevoje per mbeshtetje sot e jo per sulme te tilla. Ai ka nevoje edhe per mirenjohjen e te gjithe demokrateve. Ai nuk i humbi zgjedhjet pasi humbja eshte e ligjshme vetem atehere kur te gjithe respektojne rregullat e lojes. Politikani me i mire ne bote nuk do te fitonte dot me shume vota ne nje vend si Shqiperia ku ligjin e bejne bandat e baronet e droges. Demokratet mund te jene te humbur ne nje rezultat zgjedhor qe ne pak muaj do te jete i parendesishem, por jane sot po aq te fituar sa ne 1991: qindra mijera shqiptare te ndershem e te heshtur, shohin tek PD dhe tek lidershipi i saj fijen e vetme te shpreses per nje te ardhme me te mire. Ne heshtjen e bojkotin e tyre, ata tregojne mirenjohjen per partine tuaj: faleminderit qe te pakten ju demokratet, nuk dilni te blini, vidhni, kercenoni voten tone! Shqiptaret nuk jane qorra e budallenj, ata dine te dallojne te keqen e te miren qe jeton mes tyre. Dhe ky eshte triumfi moral i PD-se pas ketyre zgjedhjeve.

    Projekti i Bashes duhet mbeshtetur dhe PD duhet te mbaje nje vendim te prere per te mos njohur keto zgjedhje dhe per te punuar si ne parlament, si ne rruge me protesta me qytetaret, per te permbysur njehere e mire nje sistem elektoral kriminal. Gjithe inteligjenca e vendit, pavaresisht nga dallimet politike, eshte sot me PD dhe lidershipin e saj, pasi nuk kane se si te pranojne harbuterine dhe djallezine e misheruar ne njeriun e Edi Rames. E keqja ne Shqiperi sot ka nje emer, nje fytyre, dhe kete e dine te gjithe shqiptaret. E ka emrin Edi Rama! Dhe ajo qe shqiptaret presin ne ditet ne vazhdim eshte nje opozite qe udhehiqet nga PD dhe qe i shton rradhet e saj perdite me njerez te rinj. Pushtetet e ngritura me vota te vjedhura e te blera nuk e kane te gjate, pasi kur ndryshimi nuk vjen nga vota, kur vota e shqiptareve nuk numerohet e respektohet, ata dalin ne rruge per te protestuar e numeruar. Ditet e Edi Rames jane te numeruara ne pushtet dhe jetegjatesia e ketyre zgjedhjeve do te jete me e shkurter se ajo e vitit 1996.

    Gabimi me i madh qe demokratet mund te bejne eshte qe te bien ne llumin e derrave si Rama. Mos e beni gabimin qe te ktheheni ne Partine e baroneve te droges si PS apo klienteliste si LSI. Dhe mos hidhni poshte projektin per permbysjen e Republikes se Hashashit me Republiken e Re te shtetit ligjor. Po bete keto dy gabime, ne emer te ca mandateve me shume ne zgjedhjet e ardhshme, dijeni se keni marre fund si Parti dhe u keni vrare shpresen e vetme atyre shqiptareve qe ende kane ngelur ne ate vend.

    Albo

  7. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Albo, llogjike e drejte, por jashte realitetit.

    Cfar ndodhi!? Ndodhi ajo qe Basha mbolli, percarje, klientelizem, shkaterrim te strukturave...etj.

    Ngrirja e kryetarit eshte akt qe statuti nuk e njeh fare. Basha po shkel statutin dhe ka shpallur daten e zgjedhjeve pa asnje vendim forumesh. Dhe vazhdon te ushtroje funksionet sepse dje dhe sot po therret te gjithe kryetaret e degeve ne parti.

    Basha eshte i vetmi qe ska zbritur asnjehere nga kolltuku, nderkohe keta te tjeret kane luftuar per PD ne dite te mira e te veshtira, ne kohe opozitash shume te veshtira, jo si kjo e sotmja qe te shtrin doren kryeministri. Nuk mendoj se i takon te bej ironi aq me teper kur ka humbur. Dhe ata qe tha qe sjane angazhuar ne fushate, ai i hoqi dhe nuk i angazhoi fare. Ai eshte drejtuesi partise dhe i takon dhe eshte detyra tij te organizoje dhe ngarkoje me pune cdo anetar te partise si dhe te gjitha nivelet drejtuese te forumeve me detyra konkrete. Dhe pastaj tu kerkoje llogari. Nuk eshte partia self servis si ne hotel qe shkon e merr vete. Partia ka strukture organizative. Dhe Rd, organi zyrtar i PD tani ka bere shkrim kundra kritikeve. Pse gare eshte kjo? Ky do ta caje me zor partine te shpalle armiq.

    Keshtuqe Albo, me vjen keq, por je shm larg realitetit politik brenda PD.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #18
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Mos harro qe ka humbur 3 here perballe Rames! 1) Bashkine e Tiranes (edhe kur u zgjodh vete, e dime shm mire se si), 2) zgjedhjet lokale 3) zgjedhjet parlamentare.

    E vetmja gje qe i ka mbetur eshte shkaterrimi i plote i Partise Demokratike.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Albo, llogjike e drejte, por jashte realitetit.

    Cfar ndodhi!? Ndodhi ajo qe Basha mbolli, percarje, klientelizem, shkaterrim te strukturave...etj.

    Ngrirja e kryetarit eshte akt qe statuti nuk e njeh fare. Basha po shkel statutin dhe ka shpallur daten e zgjedhjeve pa asnje vendim forumesh. Dhe vazhdon te ushtroje funksionet sepse dje dhe sot po therret te gjithe kryetaret e degeve ne parti.

    Basha eshte i vetmi qe ska zbritur asnjehere nga kolltuku, nderkohe keta te tjeret kane luftuar per PD ne dite te mira e te veshtira, ne kohe opozitash shume te veshtira, jo si kjo e sotmja qe te shtrin doren kryeministri. Nuk mendoj se i takon te bej ironi aq me teper kur ka humbur. Dhe ata qe tha qe sjane angazhuar ne fushate, ai i hoqi dhe nuk i angazhoi fare. Ai eshte drejtuesi partise dhe i takon dhe eshte detyra tij te organizoje dhe ngarkoje me pune cdo anetar te partise si dhe te gjitha nivelet drejtuese te forumeve me detyra konkrete. Dhe pastaj tu kerkoje llogari. Nuk eshte partia self servis si ne hotel qe shkon e merr vete. Partia ka strukture organizative. Dhe Rd, organi zyrtar i PD tani ka bere shkrim kundra kritikeve. Pse gare eshte kjo? Ky do ta caje me zor partine te shpalle armiq.

    Keshtuqe Albo, me vjen keq, por je shm larg realitetit politik brenda PD.
    Ingenuous,

    Teknikalitetet e "e dha doreheqjen apo jo" jane debate te kota. Ai e tha hapur dhe troc para gjithe shqiptareve: Fati im ne politike dhe ne krye te PD-se varet plotesisht nga strukturat e Partise demokratike dhe kongresi i tyre. Ashtu sic e beri te qarte, qe ai do te kerkoje te rikandidoje per kreun e PD ne garen per kryetar ne zgjedhjet brenda Partise. Kushdo qe mendon se mund te beje nje pune me te mire se Basha ne krye te PD dhe ka nje vizion dhe nje program me te mire, le te garoje per kreun e PD, le te loboje per voten e demokrateve. Ne fund te atij procesi do te mesojme nese Basha do te qendroje ne krye te PD apo jo.

    Lulzim Basha tha edhe nje fjale shume te drejte ne daljen e tij para kamerave: Une nuk jam Edi Rama e Ilir Meta, une nuk e ul veten ne llumin e tyre ne blerjen e votave, ne venien e Partise nen kontrollin e baroneve te droges dhe krimineleve te vendit. Ata qe e sulmojne me lart, e sulmojne Bashen pikerisht se ai nuk e uli veten ne llumin e derrave te se majtes. E sulmojne e duan te thone me shume fjale nje mesazh te thjeshte: sy per sy e dhemb per dhemb. Ata vjedhin vota, ne duhet te vjedhim vota. Ata blejne vota, ne duhet te blejme vota. Ata e shesin partine e tyre tek mafia e droges ne vend, ne duhet te bejme te njejten gje. Te gjithe kete per hir te "nje fitore ne zgjedhje". Sic e thashe edhe me lart, po beri kete gje, PD mori fund si Parti e Shqiperia vdiq si Republike: u kthye ne pashallekun e hashashit te baroneve te droges ne vend.

    Partine Demokratike nuk e shkaterroi Basha, e shkaterroi droga dhe korrupsioni ne politike. Te gjithe ata qe votuan per Edi Ramen nuk duan t'ia dine as per PS e as per PD. Zgjedhja per ta ishte e thjeshte: Edi Rama me lejon te mbjell e shes hashash, e te punoj ne parcelat e hashashit si argat, puna e vetme qe mund te bej sot ne Shqiperi per te mbajtur familjen me buke. Kurse PD dhe Basha jane kunder industrise se droges dhe na luftuan per 4 vjet. Dhe modeli tjeter klientelist i Ilir Metes: voto per mua e une te punesoj ne shtet, jeto edhe ti me korrupsionin e ligjeruar!

    Ky eshte realiteti ekonomik i atij vendi, dhe shqiptaret kane 4 vjet qe po votojne me kembet e tyre: po marrin arratine nga ai vend duke ikur ne mase, pasi jo te gjithe jane zorraxhinj e votojne me stomakun e tyre. Sic e kam thene disa here, politikani me i afte e astut ne bote nuk fiton dot ne nje vend me ate sistem elektoral dhe me ate politike e shtet ne duart e mafies. Ky eshte realiteti i Shqiperise qe shoh une nga larg, ky eshte realiteti i Shqiperise qe njeh edhe gjithe bota e qyteteruar te cilet nuk kane ndonje iluzion per ate qe po ngjet ne Shqiperi.

    Demokratet nuk kane dale aq te humbur nga keto zgjedhje sa kujtojne. Sic e thashe edhe me lart, objektivi i pare u arrit: Ilir Meta nuk eshte me ne koalicionin qeverises e votat e tij ne Kuvend do te bashkohen me opoziten. Shqiperia doli nga keto zgjedhje me nje opozite parlamentare me te forte se sa para hyrjes ne zgjedhje. Mazhoranca absolute Rama-Meta u zevendesua me nje mazhorance qe rrezohet vetem me 4 vota deputetesh nga rradhet e deputeteve te PS. Frika e demokrateve dhe nderkombetareve, se zgjedhjet do te bliheshin nga bota e krimit, po ashtu u vertetuan. Mos kujtoni se opozita e demokrateve eshte e vetme ne kete beteje titanike per ta kthyer vendin perseri ne shina, ne nje shtet ligjor. Ky eshte objektivi, ky eshte sherbimi qe nje parti politike si PD i ben vendit e te ardhmes se atij populli. Dhe ky mocion mosbesimi i parakoshem ndaj Bashes nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje per te vene interesat partiake mbi interesat e vendit e shqiptareve. PD nuk e ka problem te jete edhe 4 vjet te tjera ne opozite. Shqiperia dhe shqiptaret nuk mbijetojne dot ne ate vend edhe per 4 muaj pas ketyre zgjedhjeve, e do te bejne ate qe kane bere gjithmone ne keto 20 vjet: do te marrin arratine nga ai vend.

    Keto zgjedhje me kujtojne zgjedhjet e 1996 ku Berisha i binte gjoksit se fitoi 75% te votave dhe e shkaterroi fare opoziten. E humbi ate pushtet brenda vitit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2017 më 10:30

  10. #20
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Une thjesht dua tju ve ne dijeni per ate qe ndodh ne partine demokratike.

    Kam vetem keqardhjen qe bashke me shume figura themeluese, te mira apo te keqija, do largohen dhe shume anetare apo militante te PD, jo se do ndjekin keta por do ikin dikush nga zhgenjimi dikush per interes etj. Kjo do ndodhi ne rastin me te mire. Ne rastin me te keq Pd do pushoje se ekzistuari dhe do shuhet sic jane shuar gjithe partite e djathta ne europen lindore.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •