I
Nje shpifje e pafetyr
Vitin. 1913, nėsa Serbėt pėr faqe orvateshin t'a lirojnė Shqipninė nga robnija turke, dėrdhshin rrkaj gjakun Shqiptar i digjin shtėpija e katunde tė panumerta (jan nja 150.000 Shqiptarė te vramun nga Serbėt nder vitet. 1912 -13),
Vladan Gjorgjeviq, ish-Kryeministėr i Belgradit, me nji vepėr tė turpshme, mbushė me shpifie ma tė zeza, e poshtnonte dhe e mbulonte me Ilom PopuIlin Shqiptar faqe botės mbarė.
« Shqiptarėt, shkruente ish-Kryeministri i Belgradit, nuk janė nji Komb, por vetėm nji pėrzimje fisesh. pa typ tė pėrbashkėtė, pa gjuhe te unjisueme, pa histori e pa atdhe.
Ata s mund tė mbahen si nji popull (Komb), pse populli asht nji rezultet politik, nėsa Shqiptarėt janė ende nė nji shkallė kulturore parahistorike e nuk ēfaqin as ndėr cilsi as nė karakter tė tyne kurrnji aftsi perr t' u ba nji element pėrbas te Shtetit... Prandej pamvarsija e Shqipnisė a formimi i nji Shetit Shqiptar nė vehte asht gja jo vetm e pamujtun, por edhe e rrezikshme pėr Ballkan e pėr Europėm mbarė 2».
Nuk asht gojė me e diftue damin qi i bani ēashtjes s'anė kombtare kejo vepėr e kėjo propagandė e pandershme kundra Popullit t'inė 3).
Diplornacija Europjane, terratisė dhe helmatisė nga shpifje keso dore, nuk mujti a nuk desht nga shohi qartazi ndėr ēashtje jetsore te pamvarsise e t integritetit a tansise se Kombit Shqiptar, e e krijou atė Shqipni tė gjymtueme qi nuk plotson as lakmitė e pangishme tė Sllavėve e tė Grekve, as tagret shenjte tė Popullit Shqiptar pėr pamvarsi e tansi te tij.
referencat
1)A. BALDACCI,Albania 176. VL. GJORGJeVIQ, Les Albanai
et les Grandes Puissanees.fq. 255. -3
3) Pėrkah kejo propagandė kundra Shqipnisė, LUMO SKENDO shkruante Vj (vitin). 1922: «Kur vete njė i huaj mė njė kutund, mė nje qytet, detyra e nje Greku dhe nje Sllavi eshte ta bindje dhe ta terheqnje ne favor te kombit te tij, te tezes qe mpron.
Kėto tė thėnė me gojė, kėto tė pėrpjekurė me zell, ushqehen dhe forcohen akoma mė teprė me propaganden e pareshturė qe behet me shtypin, me librat,broshurat, gazetat dhe revistet, me fotografi, piktura dhe harta te botuar me mijė e me miliona eksemplarė.
Mjerisht ne keto mjete s i kemi njohure akoma mirė, dhe i kemi me pak perdoruar.
Kėtu fillon detyra dhe pėrgjegjesija e jonė» H. i D., 111 (1922), fq. 516,
nga Google...
REVISTE MUJORE KULTURORE
LEKA
1943 Nr.10-11
Vazhdon
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 04:19
Kundra shpifjeve te pafėtyrė tė Vladan Gjorgjeviqit e tė shokve te tij u ēuen ndėr Kombe tė ndryshme t' Europes shkrimtare, historjanė e albanologė tė pėrmendun, tė ciIėt qitėn posht nji ka nji pohimet e ish-Kryeministrit tė Belgradit (Beogradi), dhe shpallen botnisht se Shqipnija asht pėrnjimend nji Komb; pse asht e pajisun me tė gjitha elementat pėrbasė tė Kombit.
Tue qenė e pamundun te rrjeshtojme kėtu tė giitha fjalet e bukura tė kėtyne Autorve, po cekim vetėm do deshmi ma veshtrimplote.
>> Pa dyshim, shkruen i famshmi historjani rumun N. Jorga, mund tė flitet pėr nji Komb Shqiptar, pse si pėrkah gjuha si pėrkah rraca mund tė dallohen caqet e banimit tė tij 4».
Kėjo dėshmi e Prof. Jorga esht pėrforcue nga ajo e Profesorit Grek X. Lefeoparidis, Drejtor i Revistės Les Balkans.
Ai nė nji studim mbi Shqiperin botue me rradhė nė Revistė tė tij, thotė se e vetmja arsye qi shtyen disa tė mohojnė se Shqipnien asht nji Komb, asht lakmija e tyne pėr tokat e plleshme e limajet e randsishme tė bregut Shqiptar 5).
N' Europė Perndimore i duelėn zot nderit tė Popullit Shqiptar nji mori shkrimtarėsh sė vlerėtė: ne ANGLI, R. Rankin nė veper tė tij mbi Lufėn Ballkanike, tue folun pėr atė pėrzimje e kundershtim interesash qi shkaktuenė luftėn e 1911-1912, shkoqitė elhe ēashtjen e Kombsisė Shqiptare, dhe e zgjidhė tue pohue se Shqiptarėt pėrbajni; vertet nji Komb 8).
Nė FRANCĖ shumė autorė kanė shkrue shiko mbi ketė pikė.
« Asht e pamujtun, thotė L. L a m o u c h e, tė mohohet ekzistenca e Kombit Shqiptar Shqiptarėt kanė gjithshka lypset pėr nji Komb: gjuhė, tradita, ndergjegjje kombtare 7).
referencat
N. Jorga,, Breve histoire de Albanie, fq. 1. 5) X. LECFCOPAIUDIS, A travers l Albanie, fq. 92. 6)
R. RANKIN, The inner history of the Balkan War fq. 400. 7) L. LAMOUCHE, Les Droits de l Albanie ne La question albanaise, fq. 21 e 28.
43
Se asht nji Komb Shqiptar, shton G. L. Jaray, kurrkush nuk mund t' a mohojė ....Shum, Kombe nuk mbledhin ndėr pjestarė te tyne kaq elementa tė perbashkėtė sa Shqipnija.
E nė nji vepėr tjetėr i njajti Autor thotė se Shqiptarėt trajtojnė nji komb tė fortė, tė vetdijshem e tė gatshm pėr t' i mprojtun votrat e tynvet 8)».
J. Godart na siguron se Populli Shqiptar ka ruejtun Kombsinė e tij, e se Kombsija e Popullit Shqiptar asht shume e qartė e fort e moēme, sadoqi e kundėrshtueme nga disa tė vėrbue m nga epshi e interesa)9
Kombsinė e Popullit Shqiptar e pohojnė ndėr vepra tė tyne edhe P. Polyvios 10) A. Mousset "), D' estournelles - Constant, E. Kahn 12"), etj.
N' ITALI janė ēue kundra shpifjeve tė Belgradit A. Baldacci 13 "), A. Pernice 14), G. Tozzi"), R. Almagia 16") e shumė tjerė.
B a l d a c c i shkruen : Titujt e pakundėrshtueshėm tė Shqipnisė si Komb nė vehte s mund tė mohohen veēse nga ata qi kanė interesė nėr kuptim tė sajė.
Populli Shqiptar, thotė Tozzi, pėrmban nji Komb tė vėrtetė, ase nji mbledhje individash qi kanė tė njajtėn zanafille, tė njajtėn gjuhė, tė njajtat tradita historike e tė njajtat zakone.
Edhe simbas Pernice-s Almagia -s Shqiptarėt trajtojn nji Komb tė bashkuem nga kujtimet e pėrbashkta e nga luftat e Iumnueshme kundra pushtuesvet.
Para dėshmish kaq sė shumta e kaq sė randsishme, pohimi e shpifjet e Gjorgieviq-it humbin ēdo vlerė e ēdo fuqi, pse janė tė pshtetuna ndėr paragjikime e ndėr interesa e epshe politike ma tepėr se ndėr arsyena objektive e reale, shka shihet edhe ma qartazi po qe se marrim nji fije para sysh se nė Popull Shqiptar vėrtetohet plotsisht ēansimi i Kombit, shqyrtue ndėr faqe tė para tė kėtij studimi 17).
E njimend Populli Shqiptar asht nji shoqni natyrore qi ka zanafille, gjuhė, qytetrim e kulturė, doke e zakone, hisorike e tradita te perbashketa, dhe asht krejt i vetdijshem pėr ketė unjisi tė tij Kombtare.
referencat
8) G. L. JARAY, L' Albanie inconnue, fqq. 195-6; Les Albanain, fq. 6. - 9) J. GODART, L' Alhanie en 1921, fqq. 189, 195. 10) P. Poyios L, .Albanie et la Reunion des Ambassadeurs (at Londres. fq. 43. 11) ►.
A. MOUSSET, L' Albanie devant L Europe, (1912-1929) fqq. 33-34. — 12) D'ESTOURNELLES-KAHN, Albanie et la paix de Europe, fqq. 36-42. 13) A. BALDACCI, Albania, fq. 385. 14)
A. PERNICE, OrigiNE ed evoluzioine storica delle .
Naziovi balcaniche, fqq. 568-569.-15) G. TozzI, L'Albania e suo incerto fq. 9. 18) R. ALMAGiA Geografia, fq. 28. 17) Sh. pėrpara fq. 6,
vazhdon...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 05:08
1. Zanafillja e Shqiptarve
Pėrkah zanafillja e Shqiptarve, Autorėt thonė se janė nji popull autokton 18), nji popull shumė i moēėni 19), pasardhh i banorve ma tė parė tė Gadishuilit Ballkanik 20), populli ma i moēmi Ballkanit 21'), nji ndėr popujt mate moqmit t' Europės e tė botės 28).
Kėsi mendimi janė edhe H. A. Bernatzik 24), Becker 25), J. Cvijiq 26), X. Lefcoparidis 27), N. jorga 28), E. Pittard 29), F. Tajani 30), L. Ugolini 31) A. Baldacci 32), E. Durham 33).
Por prei cilit popull tė moēėni tė Gadishullit Ballkanik rrjedh Populli Shqiptar?
Pėr bukur do kohe disa Autorė edhe tė mėdhej, tue kujtue se Ilirė e Pellasgė janė njisoi, thanė se Shqiptarėt rrjedhin Pellasgėt e dikurshėrn.
referencat
- 18) G. Von HAHN, Albanesische Studien, Heft, I. fq. 215; Z. Valentini Rivista d' Albania II(1941, fq. 3: C. PAGANEL, Histoire de Scanderbeg, fq. XXIV: PALAT, Guerre des Balkans, fq. 7; E. AUBRY,Un mot sur Albanie nė La question Albanaise. fq. 54: L. Lamouche, Les Droits(do l Albanie nė La quest. fq. 20. 19) A. BALDACCI, IL paese degli Schipetari Albania I fq.8 (botim kujdesue nga•
Instituto Studi Adriatici) 20)
J. S, BABNES, Il, futuro Stato Albania, fq. 4. 21)
A. BRUNIALTI, Gli Eredi della Turehia fq. 115:
B. Barkilles ne La question Albanaise, fq. 7; A. Lorecchio, Albania, fash. VIII, fq. 17; L. LAMOUCHE, nė La question Albanaise, fqq..19-20;
D' Estournelles Kahn L Albanie et la Paix de l Europe, fq. 37 -22) J. Bourcart,L Albanie et les Albanais. fq.68 e 169. 23)
J. Godart, L' Albanie en 1921, fq. 298. 24)
H. Bernatzik, Albanien, fq. 13. 25)
C. BECKER, L Albanie et les Albanais,fq.14.26)
J.Cvijiq, La Peninsule Balkanique, fq. 158. - 27)
X. Lefcoparidis,A travers l Albanie, fq. 13.- 28)
N. JORGA, Breve hist. de Albanie, Preface. 29)
E. PITTARD, Lettre-prefface veprės Les Albanais chez eux eta l etranger te Lumo Skendos. «Les Alibanais me paraissent etre les deseendants les plus authentiques des anciens I Ilyriens.
Ils occnpent un territoire que leurs ancetres historiques ont tonjours su defendre avec un incomparable heroisme»
Keto fjalė jan qarta e nuk lanė kurrnji dyshim perkah mendimi i Autorit, e na mendojmė se, nė drite te tyne, do te kuptohen edhe fjalet e errta qe i njejti Autor pat shkrue nė vepėr Les Peuples des Balkans e qi ka pėr t' u shqurtuem ma poshte. - 30)
F. TAJANI, Le Istorie Albanesi, parathanje fq. 5. 31)
Ne G. Simini , Albania, fq. 14. —32)
A. Baldacci Albaniafq. 161 - 33
E.Durham, The Burden of the Balkans fq. 20.
Pėrfaqsuesi e mbrojtsi ma i madhi i ketij opinioni asht Albanalogu german G. von H a h n, i cili nė vepėr tė tij Albanesische Studien, tue folun pėr zanafillen e Shqiptarvet, thotė: «Tezat t'ona janė kėto:
1. Epirotasit e Maqedonasit edhe nė kohė tė Strabonit nuk ishin Grekė por barbarė.
2. Epirotasit, Maqedonasit e Ilirėt kanė tė njajten zanafille.
3. Ka shum gjasė se Epirotasit e Maqedonasit perfaqsojnė thelbin e populisisė thyrreno-pellasgjike qe nė kohė historike u pėrhap deri n' Itali e nė Traēje.
4. llir asht synonim i adjektivit pellasgjik nė veshtrim ma tė hapėtė 34)».
Tė tėrhequn nga auktoriteti i von Hahn-it, shumė autorė, sidomos italo-shqiptarė, pranuenė dhe mbrojtėn ndėr shkrime tė tyne thezin (tezen)e zanafilles pellasgjike tė Popullit Shqiptar.
Kėshtu Jeronim de Rada 35),
Dhimitėr Camarda 36),Mikel Marchiano 9, Zef Schiro 38), Dora d' Istria 39), e disa tjere 40).
Por kur ma vonė studime historike e gjuhsore ma tė thella provuenė se Pellasgėt nuk ishin nji popull i veēantė, me cilsi e veēori tė posaēme, por deftojshin tė gjitha popullsitė para hellenike tė Greqisė, t' Italisė, t' Azisė prendirnore, pa tjetėr u pranue nga tė gjithė thezi i zanafilles ilire a thrako-ilire tė Popullit Shqiptar; thez qe nė fund tė fundit, nė mos pėrkah shprehja sigurisht pėrkah palci, ishte edhe thezi i shuinė auktorve tė naltpėrmenduri, pse ata merrshin mbiemnin a adjektivin ilirik si synonim t adjektivit pellasgjik.
«Me pak pėrjashtime, shkruen Eugen O b e r h u m m e r, Prof. i Geografisė historike n' Universitet tė Vjens, me pak perjashtime, pothuese tė gjith dijetarėt e sotėm bashkohen nė mendimin se Shqiptaret janė sternipat e Ilirvet tė moēėni dhe se gjuha e tyne asht faza ma e re e ilirishtes sė vjeter...... Mendimi dilektant i ēfaqun herė mbas here se Shqiptarėt janė sternipat e Pellasgvet nuk ka as nevojė tė bisedohet.
I vetmi Komb qi mund tė vijė nė veshtrim si prind i Shqiptarvet tė sotėm qe kanė banuem qe motit nė kėto vise, janė ilire 41)
referencat
34) G. von Hahn, Albanesische Studien, I fq. 215: « Unsere Thesen sind folgende: (1) Die Epiroten und Makedonier waren noch zu Strabo's Zeiten Ungriechen oder Barbaren. (2)
Epiroten, Makedonier und Illyrier sind Staminverwandte. (3)
Es sind viele Anzeichen vorhanden, dass Epiroten und Makedonier den Kern des tyrrhenisch-pelasgischen Volkstammes bildeten, dessen äusserste Spitzen in Italien und Thracien die Geschichte hineinragen. (4) illyrisch =pelasgisch weiteren Sinne». - 35)
J. DE RADA, Confrenze sull' antichita della lingua Albanese.
Confer. III,fq.. 27. 36)
D. CAMARDA, Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua albanese, fq. LIII. 37)
M. MARCHIANO, L Albania e l opera J. de Rada, fq. 254. 38)
Z. SCHIRO, Gli .Albanesi laquestionė Balcanica, K 1. 39)
DORA d ISTRIA, La Nazionaliti Albanese fq. 12. 40)
sh. Hylli i Drites, III (1922), fqq. 179-180 n.
faqe 46
Zanafillja iliro-thrake provohet nga AUKTORITETI
Auktorėt qi pohojnė xanafillen ilire a iliro-trake tė Shqiptarve tė pa numėr.
Po pėrmendim vetem disa ma tė njohur.
Angleze e Amerikan: J. A. R. Marriott 42), E. Durham 43), Th. S. Hughes 44), Leake 45), Forbes 46), N. von Redlich 17 )E. F. Knight 48), E. P. Stickney 49); ndėr Austriak e Gjerman G. Meyer 50) J. Thunmann 51), Niebuhr 52), Hertzberg, 53), Drerup, 54), A. E. Lux Odescalchi 56), P. Siebertz 57) H. A. Bernatzik,58), E. Jack 59, F. Hueppe 60), R. Busch-Zantner 61); ndėr Italian : A. Galanti 62), F. V. Ratti 63), E.
41) E. Obermummer, Albanien, ēekun nė Bota shqiptare, fqq. 103-104
42) J. A. R. MARRIOTT, The Eastern, Question, fqq. 55, 3 65. 43) E. Dun-HAM, The Burden of the Balkans, fqq. 15, 16Twenty Years of Balkan Tangle, fq. 135. — 44)
TH. S. HUGHKS, Voyage ti Janina II, 11, fq. 200. —45) LEAKE, ēekun prej H.S.Hunghes ne Voyage janina,II fqq. 69, 103. 46) N. Forbks, nė The Balkans, fq. 16. - 47)
M. von RICDLICH, The Unconquered Albania, fq. 23. 48)
E. F. KNIGHT, Albania, fq. 278. 49)
E. P. Stickney, Southern Albania itt European Internatioual Affairs, 1912-1923, fq. 5. 50)
G. Mayer, Della Lingua e della Letteratura Albanese n. Nuova Antologia, 2a SERIE,Vol. 50 (1888) fqq., 585-607. — 51)
J. THUNMANN, Untersuehungen uber die Geschichte der östlichen Volker, I. 52)
NIEBUHR, Histoire Romaine, III, fq. 422. — 158)
HERTZBERG Storia della Grecia e di Roma Perkthim nga gjermanishtja, I, fq. 12. 54)
DRERUP, Le origini, della civilta, ellenica (nga gjermanishtja), bl. I, fq. 80. - 55)
A. E. Lux, Die Balkanhalbinsel, fq. 62. - 56)
ODESCALCHI, Albanien, fqq. 35, 36, 37, 40, - 57)
P. SIEBERTZ, Albanien und die Albanesen, fqq. 55-57. - 58)
H.A. BERNATZIK, Albanien, fq. 8. - 59)
E. JACKH, Im turkischen Kriegslagerdurch Albanien. 60)
F. HUEPPE Uber die Herkunft und Stellung der Albanesen nė Revisten Arehiv fur, Rassen und Gesellschaftibiologia, vj. VI, fash IV. fq. 520. (61) R. BUSCHE ZANTNER, Albanien, fqq. 10-11. (62)
A. GALANTI, L Albania, fq. 27 ēekun Bota Shqiptare, fqq. 116-117. (63)
F, V. RATTI, Profilo di albanese, fq. 14.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 05:23
47
Barbarich 64 )G. Simini 65) R. Almagia66 "), L. Hugues 67), G. Dainelli 68), A. Baldacci69),
7. Valentini S. J. 70), A. Lorecchio 71)S. Bettini 72');
Ndėr FRENGĖ Demoulins 73), B. Guyon 74)J. Bourcart 75), L. Rey76), C. Paganel 77), C. Becker 78) E. Denis 79), J. Godart 80), L. Lamouche 81), E. Kahn,82), H. Hecquard,83) E. Pittard 84);
Ndėr Sllave: F. Miklosich 85), K. Patsch, 86), J. Cvijiq 87), M. Shufflay 88 ) B. Magovac 89);
Ndėr Rumune : N. jorga 90), e A. Gjika (Ghica), burimi shqiptar 91).
Po riprodhojmė do thanje tyne ma karakteristike, tue i nxje-rrun nga veprat e cekuna me perpara.
«Shqiptarėt e sotėm rjedhin pa dyshim nga rraca e moēme e Ilirvet (J o r g a, fq. 3).
Shqiptarėt janė Ilirė tė moēem, teprica tė popullsivet ilire e thrake (C v i q, fq.159)».
Shqiptarėt janė pasardhsit e pamjetshėm t' Ilirve qe nxunė vend kah perendimi i Gadishullit Ballkanik para ardhjes sė Grekve.
Antropologėt provojnė ekzistencėn e nji rracės shqiptare e ma te mirė tė nji rracės ilire prej sė cilės rrjedhin drejtpėrdrejtė Shqiptarėl e sotėm (Kahn , fq. 37).
Shqiptaret janė pėrfaqsuesit e nji rraces ndėr ma tė moēmet e Europės.
Ata rrjedhin drejtpėrdrejtė nga iliret e pushtimet e shumta qe psuene nuk e kanė ndrrue typin fysik tė tynve (Denis, fq. 2I9)».
referencat
64) E. BARBARICH, Albania, fqq. 131-138, 147. 65)
G. SIMINI, Albania, 66) R. ALMAGIA? Geografia fq. 26. 67)
L. HUGUKS, Dizionario di Geografia antica, fqq. 236-237. -- 68)
G.DAINELLI,17 La regione Balkanica. fqq. 74, 94. — 69)
A. BALDACCI, Dal Montenegro al Golfo d' Ambracia, fqq.‘7-8. 70)
Z. VALLNTINI, nė Rivista d' Albania,11 ()941), fq. 276 71)
A. LORECCHIO, Albania, fash. VIII, fqq. 19 - 20— 72)
S. BETTINI, L orte nella zona di Kossovo, nė Kossovo, fq. 114. 73)
DIMOULINS, cekun nga H. Kokalari nė KosoVa, djepi i Shqiptarizmit, fq. 87— 74)
B.GUYON, Balcanica, fqq. 336-337. — 76)
J. BOURCART L'Albanie et les Albanais, fqq. 16-17, 65-70, 82. — 78)
L. REY, Guide de Albanie, fq. 24. 77)
C. PAGANELI Histoire de • Skanderbeg, fqq. LV e LIX. 78)
C. BECKER, L, Albanie et les AIbanais, fqq. 4-5. - 79)
F. DENIS, La Grande Serbie, fqq. 14, 219. 80)
J. GODART, L' .Albanie en 1921, fq. 34.— 81.)
L. LAMOUOCHE, Les Droits de Albanie nė La question Albanaise fq. 20. 82)
E. KAHN, L, Albanie et la Paix de l Europe, fq. 37. 83)
H. HECQUARD, Histoire et description de la Haute Albanie, fq. IX. 84)
E. PITTARDI ne Lititre preface veprės Les Albanais... tė LUMO Skendoa 85)
F. MIKLOSICH, Die.e Slavishen Elemente Rumunischen, fqq. 5-6. 86)
K. PATSCH, Gjendja ekonomike e kulturore e Shqpnis, fq. 11. 87)
J. CVIJIC, La Peninsule Balkanique, fqq. 91, 100, 159. 88)
M. SUFFLAY, Serbia dhe Shqiptarėt, fqq. 2, 33-34, dhe nė Aeta et Diplomata, fq. III - IV. 89)
B. MAGOVAC, O Albaneima i o Albaniji, fqq. 13, 23-24. 90)
N. Jorga, Breve histoire de l Albanie fq. 3. 4. 91)
GHIGA. L' Albanie, fq. 8.[/SIZE]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 08:39
«Kush janė Shqiptarėt?
Jane nje popull lumnueshem shumė i moēėm, qe rrjedhin nga iliret e moēėm, qi dikur banojshin nji pjesė shumė ma tė hapėtė tė Ballkanit (Almagi,fq.26).
Shqiptaret e sotėm mbahen si pasardhsit ma tė drejtė e ma tė pastėr te ilirve tė moqem (Dainelli, fq. 74, 94).
Shqiptarėt rrjedhin nga do fise ilire qi u strukėn kah prendimi i Pindit e i malit Shar, tue ruejtun tiparet etnike tė tynve (Pernice, fq. 7)».
«Zanafillja kaukazike e Shqiptaret asht krejl fantastike e pa kurrnji temel as historik as gjuhsore.
Shqptarėt do tė mbahen si pasardhsit e Ilirve tė moēėrn, qe populluenė dikur Shqipnin, Dalmacinė e Bosnjen (M e y e r, fq. 585).
Shqiptarėt pėrbajnė tepricat e familjes Trako~llire (L u x, fq. 62).
Populli Shqiptar asht nji tepricė e popollsis ilire tė moēme (Odescalchi, fq. 40).
Shqiptarėt janė pasardhsit ma tė moēmit e ma tė pastrit e popullsis ilire qi nxunė vend nė Gadishull Ballkanik shumė kohė para Grekve (Bernatzik, fq. 8).
Bota mbarė shef ndėr Shqiptarė tepricat e Ilirve tė moēėm qe banojshin dikur tė tanė krahinėn dinarike (Busch Zantner, fq.10).
Tė drejtat ma tė hershmet u pėrkasin, pa dyshim, Shiptarvet, tue qenė se ata janė pasardhsit e drejtpėrdrejtshėm tė Thrakve e t Ilirvet (Hueppe, fq. 520)».
«Shqiptarėt janė pasardhsit e Ilirve moēėm tė ruejtun nga vetė natyra e vendit prej ēdo pėrzimjeje me Grekė, Romakė, Gotė, Hunė, sllavė e pushtuesė tierė qi njeri mbas tjetri qe hyren ne Shqipni (Hughes, 11, fq. 103).
Ndėr kohė tė lashta tė tanė Bosnja e Hercegovina ishin pjesė t ilirisė tė banueme nga tė Parėt e Shqptarvet tė sotem, si e deshmojnė vorret parahistorike tė zbulueme nder kohė tė fudit (Durham, Twenty years..., fq. 1.55).
Hulumtimet moderne kanė provue se Shqiptarėt, pasardhsė t' ilirve tė moēėm, janė nji popull Indo-Europjan ose Arian, qe flet nji gjuhė tė ndryshme prej greqishtes (Stickney, fq. 2)».
" «Populli Shqiptar asht nji popull shumė i vjetėr, trim, adhurues i pamvarsisė e i Atdheut, pėr tė cilin mund tė thuhet ēka historiaku romak Kornel Taciti pėr Kombin e vogėl german tė Longrobardvet: «Pėr ketė popull asht titull lavdije numni i pakėt» (Taciti, Germania K. XI).
Kanė kalue sa e sa shekuj qė nga koha nė tė cilėn stėrgjyshat e moēėm tė trimavet Shqiptarė u selitėn ndėr qendra qe kanė ende pasardhsit e tyne e qe popuj tjerė me numėr mė te madh, ma tė fortė e ma tė gytetnuem deshtėn t u a pushtojnė; por vendi i tyne kurr nuk mujten me u pushtuem kreit, e askush nuk mujti me u a shdukė karaktėrin kombtar, fizionominė, natyrėn guximtare, traditat, doket, gjuhėn...
Populli Shqiptar qe i vetmi ne mes tė Popujve trako-ilirė qe dijti tė ruejė gjuhėn e Stėrgjyshavet tė tij tė lashtė, edhe ma mirė se dijitėn tė ruejnė gjuhėn e tyne origjinale malsorėt e Kornovailes, tė Princnisė sė Galles e tė Skocisė e banorėt e Irlanas e tė Bretanjes prendimore frenge, qe janė tė vetmit pėrfaqsues tė thjeshtė tė fisevet keltike, dikur zotnues tė nji krahine shumė tė hapėtė tė kontinentit europjan.
Si pėrfundim, Shqiptarvet tė sotėm u pėrshtatet emni neo -ilir, porsi Grekvet tė sotem ai i neo grekvet e Italjanvet, Frengvet, Spanjolvet, etj. emni neo latin (Galanti, fq. 27) ».[/SIZE][/B][/B]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 08:38
Zanafillja ilire a Iliro-thrake provohet nga, ARSYEJA
Bashkėzanimi pra i Auktorve tė ēdo Kombi perkah zanafillja ilire a iliro-thrake e Shqiptarve asht i plot e smund tė ndryshoj, pse:
1. Nė njen' anė Shqiptarėt na dalin para si nji popull nė vehte, me shenja fysike tė veēanta, me gjuhė tė veten, me doke, me tradita tė ndryshme nga fėqinjt e nė luftė gjithmonė me 'ta.
N anė tjetėr historija qi na kalixon ardhjen e kaIimin e sa e sa popujve ndėr kėto skaje tė Ballkanit, nuk na thotė gja pėr ardhjen e Popullit Shqiptar.
Pranija e tij pra s ka shpjegim tjetėr veēse tue thanė se ky Komb ishte ndėr kėto vende qysh heret, qysh para se historija te fillojė me rregjistrue dyndjet barbare, dmth, qysh ne kohen romano-ilire.
E mbasi historjakėt popullsite e atėhershme tė kėtyne vendeve i qujshin Ilirė kah prendimi e Trake kah lindja 92), nuk mbetet veēse te themi se Shqiptarėt janė pasardhsit e ilirve a t' Iliro -Trakve.
2. Nji argument tjetėr shumė i fortė i zanafilles ilire a iliro-trake te Shqiptarvet asht edhe gjuha e cila, si mbas Auktorve, paraqet shumė gjasime me ilirishten e trakishten e moēme ").
Si shkruen mirė Nikė Barcoll a, kemi emna vendesh e vehtjesh qi jetojnė gjithnji: Scodra, Barbana (Buena), Dirinus, Medeon (Medun I Podgorices), Bato (Vate), Bardyles (Bardel), Taulant (fusha e Tales, prej Matje den nė det),
Referencat
92) G.WEIGAND,Ethnograghie von Makedonien, fqq. 4-7. 93) C. TAGLIAVINI,LA Lingua .Albanese nė Albania, I, fq. 150.
49
[/B]
Kemi shume toponyme qe shpjegohen vetem me rrenjet e shqipes ende te gjalla: mal, balte, brrake, pellk, lage, treg, karpe, karme..., b.f. Dy-mallum = dy malet; Diligatum dy ligatat ose kenetat etj,
Gjuha shqipe paraqet aqe perkime me ilirishten e trakishten, sidomos nder vokalizma e nder mbrapashtesa, sa me i a mbushe menden edhe dijetarve si Mayer, Pederson, Holger, Kretschmer, Jokl, Ribezzo, Tagliavini..., se se shqipja esht vjanimi(vazhdim) i ilirishtes a trako- ilirishtes 94).
Tashti gjuha asht shprehja ma e forta e prova ma e pathyeshmja e gjallnise dhe e vijanimit te Kombit Shqiptar, pse nji gjuhe kaq e veshtire e kaq e padobishine per te huejt 95), nuk mujti me qindruem deri sot veqse tue kaluem brez mbas brezit si nji trashigim e shenjt ne gji se pasardhsvet te llirve, qe e nxejshin nga goja e prindve rreth votres familjare.
Tajtimet gjuhsore, si cdo tajtim tjeter, mund te bahen vetem nga njerzit e nga Kombet ma te forta a ne pikpamje fysike a ne pikpamje mendore e kulturore, si ndodhi ne kohe te Grekve e te Romakve.
Tashti as iliret as Shqiptaret nuk paten kurr kete epersi fysike a kulturore, sa me mujtun me u a tajtuem gjuhen e tyne popujve te aferme.
3. Nji prove tjeter e zanafilles ilirike a iliro-trake te Shqiptarvet mund te gjindet nder gjasime mjaft te medhaja mes zakonevet t' Ilirve e te Thrakasvet te moqem e te Shqiptarve to sotshem, si jeta blegtore n liri te maleve e andja e luftes qi s u hiqet kurr, organizimi i pamvarshem I njanit fis prej tjetrit, bashkimi i ngushte ne rase rreziku, pranimi I nji sovraniteti nominal te iargte qe mos te cenoje zakonet e ligjet e fisit e te katundit 96)
referencat
94) N. BARCOLLA Mbrojtja e kombit Shqiptar, fqq. 15-16. — 95)
Aglezi H. A. BROWON ne veper A winter in Albania, (Njidimen ne Shqipni), fq. 57, mbasi foli per veprimtarine e palodhshme t' Etenve Jezuit tė Shkodres per zhvillim e perparim tė gjuhes shqipe, vrojton se >>seeing that the chances of Albanian becoming the language of any considerable portion, of the earth are infinitesimal, this labour is perhaps superfluous>›, dmth. mbasi ka pak gjasa se shqipja bahet gjuha e nji pjeses se rendesishme te botes, veprimtarija e Jezuitve asht ndoshta e pa frytshme. - 96) N. BARCOLLA. v,e v.,c fq. 17.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-06-2017 mė 12:27
«Luftarit ilir, shkruen Ludwig Thalloczy, i pėlqento lufta nė male, mesymja prej prites dhe veprimi i shtirė.... Ai dinte pėrfituem mirė nga natyra e tokė vet, bante trepe garkullore dhe mbrohej me qendresė, kur afrohej ndonj rrezik dhe dukej armiku, ushtonte kushtrim nga nji maje mali nė tjetren: natėn i mbante zjarret ēelun.
Tė plagosunit nuk leheshin kurr nė dorė tė, anmiqve.
Kurse Ilirėt ishin pergjithsisht ushtarė tė mirė: Trakasit ishin kalorsė tė mirė: disa nga fiset e tyne kishin nji mjeshtri tė madhe.
Triballėt tė dobtit i vishin ne radhėn e pare, trimat nė te dyten, kalorsit ne tė tretėn, dhe krejt mbrapa ishin gratė,
Nuk kishin aradhe lufte„ britshin me tė madhe, kėrsitshin armėt njenėn me tjetren, por tėrhishin lehtas kur ndeshin nė. ndonji armik tė ngulur.
Sikurse asht zakon ndėr popuj luftarė, ata kėndojshin kangė lufte, tue pėrcjellun me zamare e me rrėshiqe, tue sjellun pėr rreth dorė mė dorė bririn e pijes e tue hedhur nji valle te egėr armėsh.
Iliri kėrcente me shpatė, shgjeshun, sikurse edhe Shqiptari i sotėm kur hedh valle shkreh pushkėn vringėllon hangjarin.
Darsma e mbretit thrakas Seuthes ka gjase tė ēuditshme me ndonji kremte nė Hot a Nė Mirditė.
Natyrisht gostat e defrimet ishin tė ndryshme si mbas vendit tė pasun a tė vorfen ku rronte fisi.
Kishin kujdes per ngranje e pije: ngranja ishte mish delje e dhije me qepė.
E meta e tyne ma e madhe ishte pija e tepruar, gja qe cilson si Iliret edhe Thrakasit....
Feja e tyne ishte nji pėrzijeje e ēuditshme e individualizmit te elementave natyrorė me traditat vendase.
Kulti trak dhe ilir-jugor qi i ka dhanė aq shumė lendė mytologjisė greke, duket tė kete qenė mjaft i njillojtė; kurse te ilirėt dhe Thrakasit verorė ruejtėn shumė ma mirė kultin e lashte tė natyrės me gjithė se ndikim kelt shihet edhe te kėta....
Besimet iliro-trake u ndrruan duke u pėrhapur kulti greko-romak, kurse marrdhėnjet me Keltetė ndrruau mėnyrėn e jetesės dhe zakonet e Ilirvet.
Kurse shkrimtarėt hellenė i krahasojnė Perenditė e Thrako-iiirvet me te vetat, Romakėt i permėndin me emra ilirė, por me mbaresa latine hyjnitė e atyre popujve qė njihen mė vonė me emrat Panonė e Dalmate; kėshtu pėrmenden perėnditė Latobius, Sedatus, Laburo, Uridha, Frombo„ Sentona dhe Bindus-i iJapodvet 97).
Dijme se magjistaret ilire gėzonin nderimin ma tė madh edhe iė qarqet bestare te Romes 98)•
_
referencat
97) Pėrkah besimi e Hyjnitė Ilirve te moēme vr. shka shkruen GRLASIUS ne H. i D., XIX (1943) fqq. 77-85. — 98)
L. THALLOCZY, Zakone te ilirve dhe te Thrakasve ne Bota Shqiptare fqq.105 - 108
faqe52
4. I vierti albanolog hungarez Baroni Franz Nopcsa beri nji studim tė thellė mbi elementa tė ndryshėm qe hyjnė ndėr kostume, ndėrtesa e almise tė Popullit Shqiptar.
Pėrfundimet e tija janė nji provė e re pėr vjetersinė e autoktoninė e Shqiptarve nė lidhje me Iliro - thrake e me epokėn mesdhetare 99).
E njimend u gjetėn ndėr tjera:
12 " " elementa tė kulturės trako-ilirike
12 " " mesdhetare tė vjetėr
7 " " meseuropjane tė moēme
6 " " ballkanike
5. Edhe disa zakone e bestytni tė sotshme tė Popullit Shqiptar e pėrforcojnė zanafillen e tij iliro-trake.
E me tė vėrtetė ndėr popullsi ilire tė moēme nderohei me madhni Diellin e Henen, si e dėshmojnė vjetersitė e gjetuna nder vorrezat para-historike tė Glasinac-it nė Bosnje 100) e tempullit ilirjan kushtue Diellit e zbulue tash vonė nė Silberbergen n' Austri 101).
Animirė, Shqiptarėt edhe sot pėrfėtyrojne me andje si diellin si hanen nder kryqa e ndėr gurė tė vorreve e ndėr almise tė shtėpisė 102), bajnė be nė diell e hanė; kur u dhembe syri, shikojn diellin nėpėr gur tė biruem.
Shqiptarėt e maleve, si na kallxon Atė Gjeēovi, si t' a shofin diellin tue le e porsa t' i lėshojė rrezet e para kah lindja, do sjellin kryet ne atė anė e, tue soditė kur lenė bajnė kryq ballit 103).
Qysh nga kohėt e moēme e parasllave ishte pėrhapė ndėr iliro-trakė gabimi qi kujton se janė nė botė dy Fuqi, nji e mirė e nji e keqe, gjithmonė nė luftė njena me tjetren 104).
Edhe sot mbetet nder Malsorė nji gabim kėso dore.
« Ata kanė nji numėr tė ēuditshem bestytnish pagane, i thonte nji ditė Ernest Cozzi Miss E. Durham-it, e nuk duen me i kallxuem.
Nder tjera, kam gjetė se besojn ndėr dy Fuqi, tė Dritės e tė Territ, qe janė nė luftė: e Mira e Keqja
Keto tė theruna tė lekurės me gjylpanė tė ngjyeme, kanė lidhje me ketė besim . .. 105)».
referencat
99) F. NOPCSA, Albanien, Bauten-Thrachten-Geräte, fq. 237. 100)
E. Durham, Some tribal origins, laws and cusioms of the Balkans, fqq. 106-116. 101)
GELASIUS, Bindimi i Diellit nder- illyrė, nė Hylli i Dritės, XIX (1943), fqq. 77-82. — 102)
E. DURHAM, v. e ē.. fqq. 121, 126. — 103)
SH. GJeqovi, Trashigime Thrako ilirjane ne; .Hylli i Drites, III (1922), fqq. 58-59. 104)
E. Durham, v. e ē., fqq. 116-120. - 105)
E. Durham, v. e q fqq. 121, 129.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 05-06-2017 mė 03:47
53
Ernest Cozzi tue permendė te therunit e lėlkures me gjylpan tė ngjyeme, ka pėrmendė nji zakon tjeter iliro-trak, shum hapun edhe sot ndėr Malsorė Shqiptarė.
Sa pėr moēmeninė e kėtij zakoni, kemi dėshminė e Herodotit e tė Strabonit: Herodoti, tue folun pėr Thrakėt, thot se piksimi i lėkurės shenjon ndėr ta fisnikinė e gjakut e mungesa e tij gjendjen e ultė tė tynve 106).
Straboni tue folun japodet, fis ilir, thotė se trupat e tyne ishin piksue si ata tė Thrakve e te Ilirve 107).
Nji tepricė tjetėr e ilirve asht beja ne gurė nė fuqi edhe sot nder Male tona 108), pėr tė cilėn flet edhe Kanuni i Lekė Dukagjinit qi thotė: 533.
Beja e Malevet tė Shqypnis asht dy medyrėsh a) beja mbi gur, me Kanu; b) beja mbė Kryq a mb Ungjilli. 534.
Beja mbė gur kah kanuja asht ndėr ma tė randat e ma tė ndershmet be qe njef Shqiptari i Malevet.
§ 535. Kanu esht qe, po desht me dlirė prej nji zhgarlimi mohuesi, do tė bajė be a mbi gur, a mbi Kryq e Ungjill 109). Atė Gjeēovi shton nė shenjim « BeJa nė gur mbetė qyshė motit.
Per gur kėtu mirret vesht njai gur trekindsh me tri bira, qe mbate nji terezi me te cillen peshojshin dyllin e qirave, qe kishin menden me que te Kisha.
Kėshtu ishte njinji si me bė be si nė gur,si nji gja shėjte e tė drejtė 110) ›,
Kush jane Iliret?
Shqiptaret jane sternipat e Ilirve tė moēem por kush ishin Ilirėt ?
Emni « Ilir » me tė cilin historjanėt grekė e romakė qujnė tė gjitha popullsitė e anės veri-prendimore tė Gadishullit Ballkanik, nė fillim i takonte vetėm nji fisi tė vetėm e tė vogėl mes Drinit e Narentės, fis i qujtur Illyrii proprie dicli ase Iliret e vertele 111).
Prej kėndej emni Ilir, si dikur emni Germani 112), muer nji veshtrim ma tė haptė tue pėrfshi tė gjitha fiset qi ishin nji gjinije
10 8) Herodoti Lib.V k,6 107)
STRABONI, Libri VII-108)
SH. 13, GJeēovi, Trashigime Thrako-Ilirjane, nė Hylli i Drites V, ( 924), fq. 503. 109)
SH. GJEĒOVI, Kanuni i Lekė Dukagjinit, 533535. --110)
SH. GJEĒOVI, v, e fq. 60 v•. 3. 111)
RLATI- COLETI, Illyricum , bl. I, fqq. 3-4. 112)
C. TACITI, Germania, K. 2,
54
me Iliret e vėrtetė, dmth. fiset e trollit (trojeve) epirot-maqedonas, si edhe feqinjet perndimore tė Peonve, Dardanve dhe Tribalve.
Nder shekujt e pastajmė hyjnė e pėrfshihen edhe fiset e shumta tė Dardanjev e tė Liburnjev.
Kėshtu Illyri aty kah koha e Krishtit mėrrinė prej kufini t' Epirit e deri nė Danub e nė Savė e qė nga Adriatiku deri mbrenda kufinit tė Thrakasve. 113)
«Populli i Ilirve, shkruen Mommsen, shtrihej n' e parė ne brigje tė detit Adrijatik, qė prej grykės sė Lumit Po pėr tė gjate t' Istries, Dalmacies e Epirit deri kah Akarnanja e Etolja, mandej, permbrenda, nė Maqedoni tė sypėr, si edhe nė Serbi tė soēme, nė Bosnje e nė hungare tė bregut djathėtė tė Danubit; kėshtu qi kah tė lemit kufizonte me popuj tė Thrakve, kah perendimi me Keltė, prej tė dive Taēiti ēiltasi e ndan 114)».
Nė kohė parahistorike ndonji fis ilir do tė jet shpėrngulet edhe n' Italin jugore, si na e deshmojne nė zbulimet gjuhsore tė kohve tė fundit 115).
Pėrkah zanafillja a rraca, iliret janė arianė a indo-europian, kėshtu qi, si thotė mirė K. Tagliavini, opinioni i zanafilles pellasgjike tė tyne asht sot lanun nga tė gjithė studjuesit, pos ndoshta ndo' nji dilektanti 116).
Prova ma e forta e kėtij pohimi esht gjuha ilire qi paraqet shenje tė sigurta se asht gjuhė indo-europjane.
Fiset Ilire pra rrjedhin nga nji prej atyne familieve qe ndėr kohė parahistorike, ndoshta kah vj. 2.000 para Krishtit 117), u . shkėputėn prej cungut arjan tė pėrbashkėtė, duelėn popuj ndryshėm, dhe u perhapėn n' Europė nė fillim tė kohės sė tuēit 118)
referenca
113) H. Krahe, Die Welt als Geschichte, ēekun nė Bota Shqiptare, fqq. 109-110. 114)
TH. Mommsen, Provincet Romane, K. VI ēekuti nė Hylli Drites III , (1922). fq. 522 ---- 115)
P. Kretschmer, Die indogermanische Spraochwissenschaft, ēekun Bota Shqiptare, fq. 113; Pais, Storia della e Sicilia e Magna Grecia, fq. 60 ; L. Ugolini, Albania Antica, I, fqq. 178- 179. 116)
K. Tagliavini. La Lingua Albanese, ne, Albania I fq. 149. 117)
E. Oberhummer, Albanien ne Bota Shqiptare, fq.105 118)
L. UGOLINI, Bota Shqiptare fq. 96.
]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 05-06-2017 mė 07:15
Krijoni Kontakt