Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    8. Rruga për te Perëndia


    Matjuku vazhdonte të qëndronte në tribunë i heshtur, melankolik dhe i mjeruar. U hodhën poshtë bindjet e mëparshme që shpalli me pompozitet dhe tani ngjante me një këndes të rrjepur... Si një kalë i duruar i tërhequr nga frerët, shkonte në gjurmët e Llukiçit. Dhe ai vazhdimisht e tërhiqte larg ateizmit dhe më pranë besimit te Perëndia.

    - Në të gjitha epokat, - vazhdoi, - njeriut të logjikshëm i dilnin pyetjet: Nga ka ardhur? Përse jeton? Ku zhduket? D.m.th., secili ka kureshtjen dhe ankthin të hapë kutinë e së panjohurës, velin e botës mistike dhe të mësojë se kush i ka rregulluar me kaq urtësi të gjitha këto që na rrethojnë... Ja dhe bleta, kjo krijesë shumë e vogël, na thotë që e krijoi dhe e mësoi jo ndonjë i verbër dhe pa mend, por një dijetar dhe mësues i madh. Mendo për një çast, sa gjëra të urta di bleta. Kërkon dhe gjen material që ruan mjaltin nga prishja dhe bën huallin me të. Nga e mësoi këtë? Ti e di dhe pohon që e bën në mënyrë të pavetëdijshme, pa mendim dhe dëshirë. Por dikush mendoi për këtë gjë dhe i dha porosi të gjente materialin e përshtatshëm. Mjekët, në gjithë jetën e tyre, marrin mësime dhe përcaktojnë ilaçe për sëmundje të ndryshme. Një ilaç të tillë, që të mos prishet mjalti, do të ishte e vështirë ta gjenin. Bletët nuk studiuan asgjëkund, por e gjetën në pyll, ose në fushë. Kush i mësoi? Ai që di sekretet e gjithë gjërave. Kjo kandërr vogël bën punë, të cilat i admirojnë të gjithë të mençurit! Kush ia dha porositë e duhura? Kush i vendosi ligjet në natyrë? Kush e qeveris gjithësinë?

    - Kush? - pyeti veten i shastisur Matjuku.

    - Perëndia i gjithëfuqishëm! - shpalli Llukiçi në mënyrë ngadhënjimtare, por me respekt të thellë. Ai “Të gjitha i ka bërë me urtësi”.

    - Secili është i lirë të arsyetojë ashtu si mendon, - ngriji i vrenjtur supet Matjuku.

    - Atëherë, o i dashuri im, kush ua mësoi bletëve kaq urtësi?

    - Pusho. Pyetja u shqyrtua.

    - Konkretisht, mbi fjalimin e folësit, nuk mund të thoni asgjë? - ndërhyri përsëri Alculeri duke iu drejtuar Llukiçit!

    Ai nuk u përgjigj, por vazhdoi të merrej me Matjukun. |

    - Pranon, o i dashuri im, që e dimë se librin e shkroi një; shkrimtar, që makinën e shpiku një mekanik. Bleta është' shumë më e urtë se librat dhe më e aftë se makinat. Kjo do të thotë se e krijoi dhe e udhëzoi dikush që është mbi shkrimtarët dhe mekanikët e gjithë botës. A nuk është kështu?

    Matjuku nuk u përgjigj. Diçka mendonte i përqendruar dhe i zhytur thellë në mendime. Ndoshta nuk e dëgjoi pyetjen e Llukiçit. Madje zbriti nga tribuna dhe u ul përbri tryezës.

    - Në lidhje me këtë temë, ju lutem, të flisni! - u hodh për-sëri Alculeri që të nxirrte Matjukun nga gjendja e vështirë.

    Ju është shpjeguar në fjalim që besimi te Perëndia erdhi nga padija e njerëzve ndaj fuqive të natyrës. Për këtë të flisni. Nuk është e nevojshme të turbulloni mendjen tuaj me gjëra të tjera.

    Dëgjuesit atëherë filluan të bënin zhurmë.

    - Përgjigjuni pyetjes së shokut Llukiç! - thirri një djalë i ri.

    - Pse heshtët? Thoni kush e krijoi bletën? - pyeti një plakë nga rreshti i parë.

    - Një bletë, - foli përsëri Llukiçi duke qetësuar auditorin, - zbulon qartë gjithurtësinë e Perëndisë së gjithëfuqishëm. Por dikush mund të thotë: Njerëzit nuk krijuan dhe nuk imagjinuan Perëndinë. Besimi tek Ai ekzistonte që nga fillimi dhe do të ekzistojë gjithmonë në shpirtin e njeriut. Ashtu si brenda farës së një fryti, ekzistojnë të gjitha: trungu, rrënjët, degët dhe frytet, kështu dhe në shpirtin njerëzor që nga fillimi, u vendos nga Perëndia besimit tek Ai. Pema mund të rritet e shtrembër, mund të sëmuret dhe të mbesë pa fryte, në varësi me tokën, klimën ku zhvillohet dhe me shërbimet që i bëhen. Edhe njeriu shpesh rritet në kushte të këqija. Bëhet invalid, me shpirt të sëmurë, nëse refuzon Perëndinë dhe jeton në mënyrë të pamoralshme. Kjo varet edhe nga edukata që merr, por kryesisht nga vullneti i tij, sepse Perëndia i dha njeriut arsye dhe vullnet të lirë, që të zgjedhë vetë të mirën ose të keqen. Përse tani ekzistojnë njerëz që nuk e njohin Perëndinë, krijuesin e botës? Shkaqet janë të shumta. Disa nga plogështia shpirtërore. Ato nuk i mendojnë thellë pyetjet ekzistuese serioze. Ndonjëherë, pakënaqësia e besimtarëve pengon të tjerët të kthehen te Perëndia. Nuk mund të dallojnë grindjet dhe konfliktet personale nga e vërteta. Gjithashtu, nuk janë të paktë ata të cilët u bindën qysh në fëmijëri nga mësues të rremë dhe duke u rritur, nuk vunë në veprim logjikën që të shqyrtonin nëse ishin të drejta të gjitha ato që u mësuan.

    Njeriu u pajis me një ndjenjë respekti dhe frike para diçkaje më të lartë dhe më madhështore, prandaj dhe jobesimtarët vendosin përpara ndonjë gjë ose disa gjëra në vend të Perëndisë. si: shkencën, artin, përparimin, njerëz të dëgjuar, dhe iu falen këtyre idhujve. Megjithatë, në thellësi të shpirtit kanë mall për Perëndinë! Për këta njerëz duhet t’i vijë keq ndokujt...

    Këtu, Matjuku u mendua seriozisht. Solli ndër mend vitet e tij të fëmijërisë në fshat, Pashkën, tingullin e kambanës. Gjyshja e çonte në kishë dhe ai donte të qëndronte përbri saj, të vështronte qirinjtë e ndezur, besimtarët që bënin kryqin, plakat e moshuara që përkuleshin fort. I pëlqente aroma e temjanit, ikonat dhe prifti me rrobat e ndritshme, që gjithmonë e përkëdhelte në kokë kur afrohej të puthte kryqin... Më pas u rrit, shkoi në qytet dhe studioi në universitet. Dukej sikur të gjitha përvojat fëmijërore ishin harruar.

    - Por jo! Diçka i kishte mbetur në shpirt dhe tani u shfaq dhe foli në zemrën e tij... Në vitet studentore iu dha rasti të lexonte shumë gjëra për shkencëtarët të cilët besonin në mënyrë të palëkundur se Perëndia krijoi botën dhe faleshin shpesh para Krijuesit. Solli ndër mend që shkencëtari anglez Fleming, i cili zbuloi antibiotikët, penicilinën, në kongresin zyrtar që u organizua për nder të tij, shpalli: “Ju mendoni, që unë krijova diçka. Kjo nuk është e drejtë. Unë thjesht zbulova diçka që Perëndia kishte krijuar. Nderimi dhe lavdia i përket Atij, jo mua”.

    Kohët e fundit kishte rënë në duart e tij një libër që qarkullonte në Perëndim “Ne besojmë” . Në këtë libër, pesëdhjetë e tre shkencëtarë bashkëkohorë, shumica e të cilëve kishin marrë çmimin Nobel, pohojnë besimin e tyre te Perëndia dhe ndihmën e Tij në realizimin e zbulimeve të rëndësishme”. Atëherë nuk i kushtoi rëndësi këtij libri, por besonte në mënyrë të vendosur tek ateizmi dhe darvinizmi.

    Tani, Matjuku po mendohej thellë:

    “Si mund të shpjegohen me darvinizmin aftësitë dhe punët e bletëve? Midis tyre ekziston ndarje: disa ndërtojnë dhomëzat; disa mbledhin nektarin; disa ruajnë kosheret; disa mbledhin mbeturinat; brumbujt pllenojnë amën e bletës dhe kjo lind vezët.

    Që nga ujkonja lind këlysh ujku me gjithë zakonet e ujkut, dhe nga delja lind qengji me karakteristikat e llojit të tij, kjo është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Që nga fara e lisit mbin lisi dhe nga fara e bizeles mbin bizelja, dhe kjo është e natyrshme. Ujku dhe delja trashëgojnë te pasardhësit çdo gjë që kanë në natyrën e tyre. Në mënyrë të ngjashme edhe bimët. Por, nëse këlyshi i ujkut fillon të fluturojë si shqiponjë, ose të cicërojë si bilbil, kjo do të ishte mrekulli shumë e madhe. Në mënyrë të ngjashme, nëse nga farat e lisit mbijnë lule vjeshte ose trëndafila. Këto mrekulli nëse bëheshin, do ta hidhnin poshtë teorinë e darvinizmit... Por bletët bëjnë punë të mrekullueshme, të cilat nuk mund të shpjegohen me asnjë teori; punë, të cilat nuk është e mundur të shpjegohen pa pranimin e një fuqie të mbinatyrshme. Sigurisht, kjo fuqi duhet të ekzistojë! Dhe është kaq lart mbi logjikën njerëzore, saqë e tejkalon atë. Mrekulli të tilla të ngjashme në gjithësi janë të panumërta! Mrekullitë që konstatojmë në jetën e bletëve, përbëjnë një pikë uji në oqean...”.

    Ndërsa Matjuku po mendonte këto, shpërtheu një grindlje midis Llukiçit dhe drejtorit të shkollës, që rastisi të ishte biolog:

    - Në natyrë të gjitha janë të rregulluara në mënyrë logjike, a nuk është kështu? - pyeti Llukiçi përgjegjësin. - Të të pyes, përse disa dyshojnë? Në ca raste thonë që këtu diçka nuk shkon mirë. Madje, ia hedhin fajin Perëndisë. Nuk ka faj Perëndia, por arsyetimi ynë i gabuar. Dikur, një dyshues i tillë i gjithurtësisë së Perëndisë vizitoi një perimore. Vështroi kungujt dhe nxori konkluzionin: “Ja diçka që u krijua në mënyrë të gabuar! Ndërsa kungulli është kaq i madh, bima e tij është shumë e vogël. Padyshim, ky është gabim...”. Pas perimores shkoi në pyll, qëndroi para një dushku, vështroi frytin e tij dhe filloi përsëri të kritikonte: “Ja një gabim tjetër. Një pemë kaq e madhe, prodhon fryt shumë të vogël, lenden...”. Me këto mendime, u shtri poshtë dushkut të madh dhe e zuri gjumi në hijen e tij. Papritur, një lende ra nga lart drejtpërdrejt në fytyrën e tij dhe për pak desh e gjakosi. U ngrit shumë i trembur, preku fytyrën e tij dhe thirri: “Lavdi Perëndisë!”, nëse lendja do të ishte e madhe si kungulli, sigurisht që do të më vriste.

    Në sallë të gjithë qeshën.

    - Shpjego tani, o shoku drejtor: Kush ua mësoi zogjve shtegtarë rrugën e shtegtimit? Fluturojnë nga vendet e ftohta në ato të nxehta duke përshkuar mijëra kilometra sipër fushave, pyjeve, maleve dhe deteve, pa humbur rrugën. Në verë kthehen me përpikmëri në foletë e tyre. Kush ua tregon rrugën?

    - E bëjnë nga zakoni, - u përgjigj drejtori. - Jua ka shpjeguar shoku Matjuk që zakonet transmetohen në mënyrë trashëguese. Këtu dhe mijëra vjet më parë, zogjtë kishin zakon të fluturonin në ndonjë rrugë. Zakoni u bë instinkt dhe ky transmetohet nga brezi në brez.

    - Kjo që thua, i dashuri im, nuk ndodh në praktikë, - kundërshtoi Llukiçi. Ja, unë jam mbi 60 vjeç. Eci, dhe shpresoj të eci, deri sa të vdes. Babai im ecte, në mënyrë të ngjashme dhe stërgjyshi dhe të gjithë paraardhësit deri tek Adami, nga i cili erdhi gjinia njerëzore. Kështu që ishte e nevojshme të mësoja fëmijët e mi të ecnin. Zakoni shumëvjeçar i kaq paraardhësve nuk u transmetua! Çdo foshnjë të re, je i detyruar ta mësosh të ecë! Por, vështro zogjtë e shpendëve. Zogu i pulës sapo del nga veza, menjëherë vrapon. Zogu i patës apo i rosës, menjëherë noton, ndonëse askush nuk e mësoi. Ne, njerëzit e logjikshëm, nuk mund të transmetojmë zakonet tona tek fëmijët... Paraardhësit tanë ecën për shumë vjet dhe nuk e transmetuan të ecurit në pasardhësit e tyre. Jaredi jetoi 962 vjet. Matusalemi 969 vjet. Nëse pulat do të jetonin kaq vjet, ndoshta do të vraponin dhe vezët e tyre!

    Dëgjuesit filluan të qeshnin. Madje dhe biologu, drejtori i shkollës buzëqeshi.

    - Përse qesh, o i dashuri im? - e pyeti Llukiçi. - Ky konkluzion del nga teoritë. Më shpjego: Përse njeriu nuk mund të lindë me zakonin që të ecë, meqenëse paraardhësit e tij ecnin për shumë mijëvjeçarë, ndërsa zogjtë vetëm me një udhëtim nga vendet e nxehta në vendet tona, të vegjlit e tyre tashmë e dinë rrugën dhe fluturojnë përpara pa ndonjë udhëzim, pa harta, pa arsim, dhe kthehen përsëri? Si bëhet kjo?

    - Kështu është natyra e tyre, - mundi të kundërshtonte drejtori.

    - Atëherë, kush iu dha një natyrë të tillë të mençur, të cilën nuk e ka as njeriu? Ti je shkencëtar, por duke shkuar në fshatin fqinj, mund të humbasësh rrugën pa udhëzues. Ose, nëse të vendos dikush pilot në ndonjë aeroplan, po nuk pate hartë, ku do të fluturosh? Zogu, që nuk ka mbushur as vitin dhe ka një kokë të vogël sa një gishtëz, fluturon i sigurt dhe e di ku shkon. Fluturon mijëra kilometra dhe nuk e humb rrugën. Dhe më e çuditshmja: Duke u kthyer pas, gjen folenë e tij. Kush e mësoi? Më shpjego, o i dashur! Meqenëse je mësues, duhet ta dish...

    Po ecja njëherë me një mik nëpër pyll dhe papritur dëgjojmë zogjtë të shqetësohen. Çfarë po ndodh? Pamë që sipër pemës zvarritej një gjarpër i madh. Brenda foleve, zogjtë kishin të vegjlit e tyre. Si t’i ruanin? Dhe ja sesi! Një zog ikën dhe pas pak kthehet duke mbajtur disa filiza në sqepin e tij. I hedh në fole, në momentin që gjarpri futi kokën. Menjëherë u tërhoq, hapi gojën, fishkëlleu dhe u zhduk. Më pas kuptuam se zogu solli një barishte helmuese. Më thuaj pra, çfarë studimesh bëri? Cilin universitet mbaroi? Nga e dinte që ajo barishte ishte ngordhjeprurëse për gjarpërinjtë?

    - Natyra i pajisi zogjtë më këtë aftësi, - tha i turbulluar drejtori.

    - Natyra, natyra, - tundi kokën në mënyrë qortuese Llukiçi.

    - Në gjithçka natyra dhe zakoni... Nëse kjo natyrë është kaq e urtë dhe e përjetshme, atëherë përse ta quani natyrë? Ta quani Perëndi! Për ju kjo është Perëndi... Unë Trofimovin, tregoi atëherë nipin, që ishte ulur pak më tutje, - ndryshe e kam edukuar. Kur ishte ende fëmijë i vogël, e ftova në kopsht dhe i thashë: “Kjo ngastër e vogël është e jotja. Mbille ti me çfarë të duash”. Por unë, fshehtazi, e mbolla me bar që rritet shpejt. Me bar sajova emrin e tij. Fëmija, sapo fara ime u rrit dhe pa emrin e tij, vrapon tek unë: “Gjysh, shkojmë shpejt të të tregoj diçka!”, dhe më tërhiqte për nga kopshti. “Shiko, në ngastrën time mbiu emri im! Kush e bëri këtë?”. “Sigurisht që natyra e bëri”. “Si bën natyra gjëra të tilla?”. “E shkroi kështu vetë ngastra e vogël”. “Jo, jo, nuk është e vërtetë! Ku e di ngastra e vogël si më quajnë? Këtë e shkrove ti”. “Po, unë”, - u detyrova të pohoja. “E dinte që në botë, nuk krijohet asgjë vetë. Këtë gjelbërim në ngastrën e vogël e mbolla unë, sepse kisha farë. Por gjithë tokën, kush e mbjell me bar dhe lule? Kush i mbolli pyjet, kush i krijoi lumenjtë, kush i lartësoi malet?” “Si më pyet, kush? - Perëndia!”. Fëmija i vogël kuptonte që Perëndia i krijoi të gjitha. Ndërsa ju këmbëngulni, që natyra i bëri të gjitha; që ajo është e urta e të urtëve, që iu mësoi zogjve dhe bletëve urtësi të tillë, të cilën nuk e kanë madje as shkencëtarët.

    Drejtori tundi dorën me përbuzje, sikur donte të thoshte: “Gjëra të tilla do diskutojmë tani?” dhe u ul në vendin e tij. Por nuk e mbante vendi dhe tha me inat:

    - Por çfarë pësuat me bletët tuaja dhe zogjtë. Gjithë pasditen me këto e harxhuam. Të flisni mbi temën e fjalimit, përndryshe do të ndërpresim diskutimin.

    Kur dëgjuan këto, pjesëmarrësit në sallë u turbulluan. U bënë si një det i dallgëzuar.

    - Përgjigjuni! Përgjigjuni pyetjes së shokut Llukiç, - dëgjoheshin në mënyrë këmbëngulëse zërat nga të gjitha anët.

    - U kapën në grackë ateistët, nuk do t’i shmangen tani, - u tall dikush nga rreshti i parë. - Njërin e pickuan bletët, u përul dhe qëndron në qoshe. Tjetrin, zogjtë dhe po bëhet gati që të largohet! Jo, nuk do t’i lëmë. Duhet të përgjigjen.

    - Përgjigjuni, përgjigjuni, - dëgjoheshin zëra nga të gjitha anët e sallës.

    Matjuku i papërmbajtur, u ngjit në tribunë.

    - Unë duhet të them, - shpalli, - që natyra nuk ka intelekt ashtu si njeriu. Ne kemi ndërgjegje, njohim veprimet tona, mendojmë, gjykojmë, vendosim, ndryshojmë vendimet tona. Në natyrë nuk ndodhin këto. Natyra nuk mendon, as arsyeton. Nuk ka vetëdije të veprimeve të saj. Natyra nuk ka logjikë. Natyra është e verbër.

    - Zoti të shpëtoftë për këto që thua, - tha Llukiçi. - Do të thotë që njeriu është më i zgjuar se natyra?

    - Jo vetëm më i zgjuar, por dhe e nënshtron dhe e detyron natyrën që t’i shërbejë. Njeriu është sundimtar i natyrës!

    - Sundimtar the? - pyeti duke buzëqeshur Llukiçi. Një i urtë tha që njeriu ngjan me bubuzhelin. Kur dita është e nxehtë dhe dielli shkëlqen, luan, ndihet krenar dhe ai mburret: “Të gjitha pyjet janë të miat! Gjithë livadhet janë të miat! E gjithë bota është e imja". Por sapo errësohet, dielli fshihet dhe fryn erë e ftohtë, bubuzheli harron madhështinë e tij, mblidhet në një gjethe të vogël dhe dridhet...

    - Vërtet, - psherëtiu dikush nga salla. - Të tillë jemi ne njerëzit...

    - Nëse njeriu është me të vërtetë sundimtar i natyrës, - vazhdoi Llukiçi duke iu drejtuar Matjukut, - atëherë më thuaj: A mund të krijojë një mjet që të flasë si ne?

    - Jo vetëm që mund, por tashmë e ka krijuar! Nuk e dini që ekziston mjet që flet, këndon, ecën? Nuk i dini magnetofonët, robotët?

    - Nuk të pyes për këtë. Këta përsërisin fjalimet dhe këngët e njerëzve. Unë të pyes: A mund një njeri i zgjuar të krijojë një mjet të logjikshëm, i cili mund të mendojë vetë?

    Eja këtu, Trofimka, - ftoi Llukiçi nipin e tij.

    Ai u afrua. E përkëdheli dhe tha:

    - E shikon këtë djalë të vogël? Babai i tij është shurdh-memec. Por biri i tij është i zgjuar, orator dhe i mençur. Sëmundja e të atit nuk u transmetua tek ai... Na shpjego Trofimka, si e imagjinon Perëndinë?

    - Perëndia është kaq i madh, saqë nuk e nxë as qielli dhe toka, - u përgjigj fëmija me zë të lartë dhe seriozitet. Dhe njëkohësisht, është kaq i vogël, saqë e nxë brenda meje, në zemrën time!

    - Të lumtë, Trofimka! - thirrën të gjithë.

    Trofimovi dhe kur ishte në shkollë, mbronte besimin te Perëndia. Mësuesja e tij iu mësonte fëmijëve, se besimin e krijuan disa njerëz të paditur, të cilët nuk mund të shpjegonin dot dukuritë e ndryshme të natyrës. Madje, njëherë i detyroi fëmijët të thërrisnin: “Nuk ka Perëndi! Nuk ka Perëndi!”. Pastaj mori një ikonë të vogël, e hodhi në një qoshe të klasës dhe tha: “Dhe tani, fëmijë, duke pështyrë sipër saj, do thoni: “Nuk ka Perëndi!”. Të gjithë si papagaj, e thanë këtë. Vetëm Trofiniovi qëndronte serioz dhe i heshtur. Mësuesja iu afrua: “Çohu dhe ti! Nuk të intereson kjo që thashë?”. Djali u përgjigj: “Përderisa ju thoni, Maria Ivanovna, që nuk ka Perëndi, atëherë cilin pështyjmë? Por nëse ekziston, duhet të qëndrojmë para tij me respekt dhe dashuri”.

    - Ti beson te Perëndia? - pyeti Alculeri djalin.

    - Besoj, - u përgjigj me guxim Trofimovi.

    - Si kështu? Nuk ju mësojnë në shkollë që Perëndia nuk ekziston dhe që kozmonautët, të cilët fluturojnë në hapësirë, nuk e takuan?

    Trofimovi u mendua pak dhe u përgjigj:

    - Shumë ulët fluturuan. Perëndinë nuk e shohim me këta sy. E shohim me zemër të pastër!...

    - I ngjan gjyshit të tij, - thirrën disa me entuziazëm.

    Damian Llukiçi u kthye përsëri nga Matjuku:

    - Meqenëse njeriu, ashtu si the, është më i zgjuar se natyra, a mund të krijojë një mjet me logjikë si ky fëmijë?

    Matjuku nuk e kuptoi menjëherë se në ç’anë synon sulmi i ri me fjalë dhe tha:

    - Shkenca zhvillohet vazhdimisht dhe me çdo zbulim e bën njeriun më të fortë dhe më të formuar. Atë, që më parë e konsideronim të pamundur, ajo tani realizohet. Nëse paraardhësit tanë do të jetonin përsëri në ditët tona, shekulli ynë do t’iu dukej i mrekullueshëm. Ne bisedojmë dhe shohim njëri-tjetrin në distancat e mijëra kilometrave. Lundrojmë poshtë ujit. Fluturojmë në hënë dhe më larg. Kemi mjete të ndërlikuara dhe moderne. Mundi të shpresojmë kryesisht se do të vijë koha që shkenca do të krijojë qenie të gjalla, të logjikshme, vetëlëvizëse.

    - Shumë mirë. Do të shkosh në fabrikë do të porositësh dhc do të marrësh sa fëmijë artificialë të duash. Bletë, a do të krijohen? - pyeti me ironi Llukiçi.

    - Për shkencën, të gjitha janë të mundura. Do të krijohen dhe bletë artificiale.

    - Përse nuk krijohen tani?

    - Sepse njeriu nuk ka arritur ende në këtë nivel.

    - Natyra e palogjikshme arriti? - parashtroi Llukiçi pyetjen fatale. Cili është më i zgjuar natyra apo njeriu?

    Matjuku kuptoi që u gjend në dilemë. Mendohej, se çfarë përgjigje të jepte tani. Në praktikë dukej që natyra është më e zgjuar dhe më shpikëse se njeriu. Ajo prodhon miliona vjet, atë që njeriu nuk mundi deri tani, me gjithë zhvillimin e jashtëzakonshëm të njohurisë shkencore. Njeriu nuk mund të krijojë një kandërr të vogël, as një lule të vogël. Ndërsa natyra, - ashtu si e konsideronte Matjuku, - krijon njerëz!

    - Ja pse bletët dhe zogjtë orientohen saktë, - tha dikush duke parë hutimin e folësit.

    - Me të drejtë i ka vënë re, - mbështeti një tjetër bletërritësin. - Ah, Llukiç, mendja jote është thesar!

    Te Matjuku nuk mbeti gjë tjetër, veçse të binte dakord që mbi natyrën ekziston një Qeveritar mbarëbotëror dhe një Mendje krijuese, d.m.th. Perëndia, ose të pranonte për Perëndi natyrën që lind gjoja vetë ajo zogj, bletë dhe njerëz. Por Matjuku, sapo pak më parë tha që natyra është e palogjikshme dhe e verbër: që është shumë më poshtë se njeriu i logjikshëm. Si ta mohojë tani këtë mendim?

    I hutuar dhe i lëkundur për bindjet e tij ateiste, dha një përgjigje të ngatërruar dhe të paqartë në të cilën dhe vetë ai nuk besonte:

    - Ju shpjegova, se të gjitha në natyrë dalëngadalë zhvillohen. përsosen, përshtaten në kushtet ekzistuese. Vazhdon pa pushim përpjekja për mbijetesë, rezultat i së cilës është dallimi te kafshët dhe te bimët i organeve të dobishme. Këtë ecuri zhvillimi mund ta krahasojmë me rritjen e embrionit në barkun e një nëne.

    - Por, nëse në barkun e nënës nuk ekziston embrion,- e ndërpreu Damian Llukiçi, - a do të ndodhë zhvillimi që na përmendët?

    - Natyrisht, që jo.

    - Kjo do të thotë, që të gjitha duhet të kenë filluar nga diku. Dikush duhej të krijonte qelizën e parë! Sikur ende të mendojmë sipas pikëpamjes sonë, që bota zhvillohet nga më e thjeshta tek më e përbëra, atëherë domosdoshmërisht do të duhej të pranonim që Perëndia ekziston. Pa Atë, asnjë qenie e gjallë nuk do të mund të ekzistonte. Gjithashtu as njeriu... Ju vazhdimisht ngulmoni: Puna, puna e zhvillon njeriun. Por në praktikë, shohim se gomari sado vite të punojë, nuk u bë aspak më i zgjuar. Mbetet gjithmonë i njëjti, budalla.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    9. Qëllimi në natyrë


    Salla qeshi. Alculeri u skuq, u ngrit, me sa duket dëshironte të thoshte diçka, por u pendua.

    - Vështroni me sa urtësi i rregulluan të gjitha! - vazhdoi Llukiçi. - Qeliza fillestare njerëzore në barkun e nënës është në madhësi të barabartë me një pikë të vogël që bën në letër një laps i mprehur mirë. Dhe në këtë qelizë mikroskopike futen të gjitha ligjet e natyrës. Cilat? Ligjet e jetës, edukimit, e riprodhimit, e trashëgimisë, e karakterit, e vdekjes etj. Gjithashtu, në këtë qelizë futen koka, sytë, duart, këmbët, d.m.th. të gjitha të domosdoshmet për njeriun e ardhshëm! Por, më thuaj, o i dashur Matjuk, a nevojiten sytë, duart dhe këmbët tek njeriu, kur është ende në barkun e nënës?

    - Nevojiten, - mezi u përgjigj.

    - Përse i nevojiten atje? Mos ndoshta sheh diçka, apo ecën?

    - Le të supozojmë se nuk i nevojiten.

    - Nëse nuk i nevojiten, atëherë përse ekzistojnë?

    Përse këto u vendosën atje? Cilët ishin ata që i krijuan?

    - Të gjitha këto organe do t’i nevojiten njeriut kur të lindë...

    - Kjo do të thotë, - përmendi në mënyrë triumfale Llukiçi, - që Ai, arkitekti dhe mekaniku i cili krijoi qelizën, e dinte që më parë se, kur foshnja të lindë, do t’i nevojiteshin. Mos ndoshta natyra i parashikoi të gjitha këto? Mos ndoshta natyra mund të dinte që njeriut i nevojiteshin sytë për të parë? Veshët për të dëgjuar? Këmbët për ecur? Mushkëritë për të marrë frymë?

    - Këtu Matjuku uli kokën, ndërsa Llukiçi vazhdonte:

    - Le të marrim fillimisht sytë. Sa organ i mrekullueshëm! Dhe në barkun e nënës krijohet pa ndonjë përpjekje, apo adoptim të veçantë! Kjo është vërtet mrekulli! Është e njëjta gjë si të mësosh të notosh pa ujë! Të marrësh frymë pa ajër! Të mendosh pa mendje!..

    Në sallë u dëgjuan shfaqje miratimi:

    - Të lumtë, o fshatar i ditur!

    - Të lumtë, o mik i zgjuar Llukiç. I munde shkencëtarët ateistë!

    Llukiçi gjithnjë e më shumë përpiqej të nxirrte pohimete përshtatshme nga Matjuku.

    - Ja më thuaj: Sytë, a i vendosën në mënyrë të drejtë lart në kokë?

    - Po, natyrisht. - U përgjigj me nervozizëm. Kush nuk e di këtë? Vendosja e logjikshme e syve i habit të gjithë studiuesit!

    - Dhe, përse janë vendosur kështu?

    Kjo pyetje Matjukut iu duk si tallje. Sigurisht që nuk ruajti tonin natyror dhe fisnik të zërit. Gjithashtu mendoi se ç’rrjeta i hodhi ky plak i çuditshëm, dhe i tronditur, tha:

    - Përse më pyesni për marrëzira? Përse dilni nga tema? Kushdo e di, madje dhe një fëmijë i vogël, se sytë u krijuan që të shohim.

    - Shumë e drejtë, - tha Llukiçi në mënyrë inkurajuese si mësuesi që lavdëron nxënësin për përgjigjen e tij të saktë.

    Atëherë, më thuaj: Ai që krijoi sytë, a e dinte se për do të nevojiteshin?

    - Duhet të supozojmë që e dinte...Por...

    Matjuku u ndërgjegjësua se pohoi diçka të kundërt me ideologjinë e tij, por tashmë ishte vonë që ta tërhiqte pas.

    - Saktë! - u përgjigj Llukiçi. - Atëherë, ai që krijoi sytë, është i logjikshëm, apo i palogjikshëm? Shikon apo është i verbër? I ndërgjegjshëm, apo i pandërgjegjshëm?

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    10. Qenie e logjikshme apo Krijues?


    Në të vërtetë, Matjuku ra në rrjetë! Por, që t’u shmangej, tashmë ishte shumë e vështirë, sidomos pas atyre që tha pa dashje, se qenia që krijoi sytë, e dinte përse i krijoi. Nëse tani do ta quante këtë qenie natyrë e pandërgjegjshme, do të ishte gjë e gabuar. Atë, që e di se çfarë bën dhe përse e bën, nuk mund ta mohojmë që nuk ka mendje. Do të thotë që është qenie e logjikshme dhe e ndërgjegjshme. Nuk mund të ngulmojmë se është e verbër, mbasi krijoi syrin që shikon.

    Pyetja e Llukiçit ishte kaq e qartë dhe konkrete, saqë nuk kishte përgjigje tjetër, veçse që qenia, e cila krijoi syrin është patjetër e logjikshme dhe e ndërgjegjshme. Dhe Matjuku tani ishte i detyruar të jepte një përgjigje të tillë:

    - Po, - tha. - Sytë u krijuan nga qenie e logjikshme dhe e ndërgjegjshme.

    - Por njeriu, - pyeti përsëri Llukiçi, - mund të krijojë një sy, dhe për më tepër të gjallë?

    - Shkenca nuk ka arritur ende deri në këtë pikë. Por njëherë, ndoshta do të arrijë.

    - Ku ekziston pra, logjikë më e madhe, në shkencë, që deri tani nuk mund të krijojë një sy, apo në atë qenie që tashmë e krijoi?

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    11. Tronditja e Matjukut


    Matjuku e kuptonte shumë mirë ku të drejtonin pyetjet c zgjuara të Llukiçit. Të drejtonin në pranimin e Perëndisë.

    Ndiente në thellësi të shpirtit të tij ta trazonte ndonjë ndërrim i pikëpamjeve. Herë-herë mendohej, herë-herë turbullohej dhe lëkundej. Njëherë i shkonte mendja të largohej nga diskutimi. Njëherë përpiqej të gjente një përgjigje që të zmbrapste pyetjet ngulmuese të diskutimit. I kaloi mendimi të pohonte që ka Perëndi, por është i pakonceptueshëm nga ne. Filloi të mendohej: “Çfarë marrëzie është ateizmi... Është në kundërshtim me natyrën njerëzore. Është një shkretëtirë e frikshme, e zhveshur dhe e vdekur. Është një humnerë e zezë dhe pa fund. Është një hapësirë e tmerrshme, vdekjeprurëse dhe asgjë tjetër...”.

    Në pyetjen e fundit të Llukiçit u përgjigj tashmë duke pohuar se qenia, e cila krijoi syrin, ishte e logjikshme.

    - Cila është ajo? - pyeti Llukiçi.

    - Është mistike, e pakonceptueshme dhe mbinatyrore, - u përgjigj me ngadalë dhe i vendosur Matjuku.

    - Kjo përgjigje ishte në esencë pranim i Perëndisë.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    12. Largimi i Alculerit


    Përgjegjësi i shtëpisë së kulturës ndiqte me vëmendje diskutimin. E kuptoi mirë përfundimin dhe vendosi ta mbyllte.

    - Ju njoftoj, se diskutimet u mbyllën!

    Por dëgjuesit mbetën në vendet e tyre. As vetë Matjuku nuk lëvizi. Alculeri i hodhi një vështrim me inat dhe thirri:

    - Dëgjoni, dilni menjëherë nga salla, përndryshe do t’ju nxjerrim me forcë.

    Pas kërcënimit shkoi nga katedra e tij te presidiumi, zbriti nga skena, veshi pallton prej gëzofi e kapelën dhe doli nga salla. Të gjithë e vështronin të heshtur. Askush nuk mori vesh se ku shkoi...

    Fatkeqësisht ka në botë njerëz si Alculeri! Këta nuk mund t’i bindësh. Sikur të shfaqej dhe vetë Krishti dhe t’iu tregonte plagët e Tij dhe t’iu thoshte: “Unë vuajta për ju. Derdha gjakun tim që t’ju shpëtoj nga vdekja e përjetshme”, edhe atëherë nuk do ta besonin. Do të shkonin tek mjeku dhe do t’i thoshin: “Nuk i kam në rregull shqisat”.

    Shkencëtari ateist më sjell ndër mend atë që është krejtësisht i shurdhër që nga lindja, i cili përpiqet të vërtetojë se muzika e Bahut, Bethovenit, Moxartit, nuk është asgjë tjetër, veçse disa shenja të zeza të vendosura sipër një letre të vijëzuar, pa ditur nga kush dhe përse. Kot përpiqet shurdhi të bindë një që ka dëgjim të mirë dhe që ngazëllohet për muzikën e mrekullueshme të këtyre muzikantëve të mëdhenj. Për këtë shurdh duhet t'i vijë keq dikujt..

    Në sallë po prisnin me padurim se cili do të ishte vazhdimi dhe cili konkluzioni i këtij diskutimi.

    Matjuku nuk e braktisi tribunën e tij. Dukej që donte seriozisht të vazhdonte diskutimi. Deri atë çast përpiqej të këmbëngulte në pikëpamje dhe koncepte ateiste. Paraqiti atë që kishte mësuar nga propaganda ateiste e partisë. Tani ndjeu që fliste me fjalë të huaja...

    Ishte njeri që besonte sinqerisht te shkenca. Besonte, që kjo në të ardhmen do t’i studionte dhe do t’i shpjegonte të gjitha. Por, kohët e fundit detyrohej të dëgjonte shpesh mendime për pamjaftueshmërinë dhe paaftësinë e saj. Ajo, që para 10 vjetësh konsiderohej e vërtetë shkencore, sot vetë shkenca e refuzon... Saktë i thotë ky fshatari plak. Shkencëtarët nuk përcaktojnë ligje në natyrë, por vetëm i zbulojnë...

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    13. Organizëm i mrekullueshëm dhe i ndërlikuar


    Llukiçi e vëshlroi i kënaqur Matjukun dhe mendoi: “Nuk ndoqi Alculerin! Duket që është i sinqertë dhe i zgjuar. Sigurisht që gjendet në turbullirën e propagandës. Por shpirti i kërkon të vërtetën. E ndien dhe drejtohet te drita... Ndihmoje, o Krisht...”. Në vazhdimësi iu drejtua atij:

    - Na përshkruaj, o i dashur, si është i ndërtuar një organizëm i gjallë? Matjuku u mendua pak, u kollit dhe filloi:

    - Shkenca zbuloi se çdo qenie, qoftë kafshë apo bimë, përbëhet nga qeliza të panumërta. Ashtu siç mund të ndajmë një shtëpi në tullat që e përbëjnë, kështu dhe shkencëtarët mund të ndajnë një organizëm. Le të marrim si shembull një kostum. Mund ta ndajmë në pjesët e tij: në krahë, jakë, xhepa etj. Këto përsëri me radhë t’i ndajmë në copa të vogla. Pikërisht atëherë mund të mësojmë nga cilat pjesë, nga cila copë dhe në ç’mënyrë u qep kostumi. Diçka të ngjashme mund të bëjmë me çdo send. Në këtë mënyrë, shkencëtarët studiuan natyrën dhe arritën në konkluzionin që bimët dhe kafshët përbëhen nga qeliza që janë kaq të vogla, saqë nuk mund t’i dallojmë dot me sy. Ato i dallojmë me mikroskop. Brenda qelizës ndodhen të gjitha karakteristikat e një organizmi. Brenda çdo qelize të njeriut ndodhet i gjithë projekti i çdo organi dhe gjithashtu vendi i tij. Ndodhen madje të regjistruara dhuratat e trupit të tij, dhe karakteristikat e trashëguara të shpirtit dhe të gjinisë së tij...

    - Nga çfarë materiali përbëhen qelizat?

    - Nga atome dhe molekula të ndryshme. Në qelizat e një orgnnizmi ekziston oksigjen, hidrogjen, azot, fosfor dhe elemente të tjera. Qeliza është një bashkim i ndërlikuar.

    - Perëndia im, sa gjëra të çuditshme janë këto! - thirri Llukiçi. Kjo do të thotë që çdo qelizë ngjan me një pallat të ndërtuar me materiale të ndryshme.

    - Shumë saktë! Vetëm me ndryshimin se qeliza është shumë më e ndërlikuar edhe se pallati më madhështor!

    - Atëherë, Kush ndërton qeliza të tilla të çuditshme? Kush është arkitekti gjenial? Kush iu dha jetën këtyre?

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    14. Kush e krijoi qelizën?


    - Shkencëtarët me sukses punojnë në këto studime, - u përgjigj Matjuku. - Biologjia ka ecur mjaft përpara. Para disa kohësh, u zbulua krijimi i qelizës, përbërja organike dhc shfaqjet e saj...

    - Ti flet për studime në qelizë të gatshme. Unë të pyes: A mund të krijojë njeriu një qelizë prej atomesh dhe molekulash?

    - Gjer tani përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat. Madje një shkencëtar tha: Të krijojë dikush një qelizë, është kaq vështirë, aq sa të krijojë një kalë të gjallë.

    Megjithatë, shkencëtarët arritën të përftojnë albuminë në laboratorët biologjikë, një element ky bazë i organizmit të qelizës. Është një zbulim i rëndësishëm...

    - Por unë mendoj që distanca nga kjo albuminë e pajetë deri te qeliza e gjallë, është sa distanca nga toka deri në qiell, - e ndërpreu Llukiçi. Kam lexuar që, nëse shkencëtarët arrijnë të krijojnë në ndonjë laborator një qelizë nga elementët kimikë, kjo do të jetë ngjarje mbarëbotërore... Por siç e shikon, me gjithë përpjekjet, nuk e realizojnë dot.

    Matjuku nuk u tërhoq:

    - Megjithatë, shkenca ka përparuar. Shumë qendra studimore punojnë për krijimin e ushqimeve artificiale. Tashmë keni dëgjuar që ekziston havjari artificial.

    - E kemi dëgjuar. Sigurisht këtë havjar mund ta lyejmë në bukë dhe ta hamë. Por, a mund të prodhojmë peshq të vegjël nga ky?

    - Jo. natyrisht, - buzëqeshi Matjuku.

    - Mund, - vazhdoi Llukiçi, - të bëjmë fara artificiale. Mund t'i bluajmë dhe t’i bëjmë bukë. Por a mund t’i mbjellim dhe të krijojmë bimë prej tyre? Sigurisht, kurrë. Sepse nuk ka jetë brenda tyre. Vetëm Perëndia jep jetë!

    Matjuku heshti. Ishte e qartë se Damian Llukiçi kishte të drejtë në të gjitha... Por dhe vetë Matjuku, tashmë nuk kishte dëshirë të fliste dhe të ngulmonte që natyra e palogjikshme krijoi qelizën e mrekullueshme. Tashmë nuk besonte më në këtë teori... Atëherë, kush e krijoi qelizën? Kush e krijoi botën? Mund tani ta emërtonte Fuqinë e Logjikshme Krijuese me emrin Perëndi!.. Por ishte ende e vështirë të ndryshonte mënyrën e të menduarit.

    - A mund dikush të krijojë një zemër artificiale, - vazhdoi Llukiçi! - Po, vetëm sesi do ta pajisë me dashuri? Mund të krijojë tru artificialë! Por kush do ta pajisë me logjikën? Do të jenë vetëm mekanizma të vdekur, të pajetë! Vetëm Perëndia mund të krijojë një zemër që të ketë dashuri dhe tru që të mendojë!

    Në shpirtin e Ivan Petroviç Matjukut tashmë luftonin ndjenja të kundërta: “Po, shekulli i njëzetë, shekulli i atomit, i elektricitetit, i hapësirës, i industrisë, është shekulli i sukseseve kulmore të shkencës dhe teknologjisë. Por a mund shkenca dhe teknologjia të krahasohet dhe të konkurrojë me Atë që krijoi botën? Shkenca nuk krijoi ndonjë atom, ndërsa Ai krijoi miliona galaklika. Shkenca nuk mund të ndryshojë kohëzgjatjen, slinët e vitit. Nuk mund të rrisë një bimë pa farë... Po, ky fshatari plak ka të drejtë. Shkenca nuk mund të krijojë as bletë, as zogj...”

    - Nuk po na përgjigjesh, - ndërpreu Llukiçi mendimete tij. - Kush krijoi qelizën e parë?

    - Sigurojnë që u krijua vetë, - u përgjigj tashmë padashur Matjuku.

    - Po, a është e mundur kjo? Si do të mund të krijonte veten e saj, mbasi nuk ekzistonte?

    Shumë e çuditshme është kjo që po thua! Është e njëjtë sikur të thuash që unë linda veten time. Unë e krijova dhe vendosa brenda meje zemrën, mushkëritë, stomakun. Gjeta gjak diku dhe e derdha në venat. Pastaj vendosa kokën, duart, këmbët dhe fillova të ecja. Por, pyes: Kush isha para se të kisha zemër, mëlçi, gjak, veshka? Kur nuk ekzistonte as koka ime, as mendja, as duart, as këmbët, as trupi? Kështu pra, nuk ekzistoja aspak! Kush filloi i pari të më krijonte? Asgjë nuk krijohet vetë... E dimë që nga materialet ndërtohet një shtëpi. E dimë sa tulla nevojiten, sa trarë, gozhdë, dërrasa, dyer, strehë etj. Le t’i grumbullojmë të gjitha këto në një vend dhe të themi:

    “Të gjitha këto, o shtëpi punëtore, janë të tuat. Janë të gjitha sa nevojiten. Fillo pra të ndërtohesh vetë”. Një shekull të presim, nuk do të bëhet asgjë. Vetëm që disa materiale do të kalben dhe ndryshken. Që të ndërtohet shtëpia, nevojitet ndërtues! Por per qelizën e gjallë, që ashtu siç the është më e mrekullueshme dhe nga pallati më madhështor, dhe që materialet e saj nuk mund t’i grumbullojmë, si do të bëhet vetë?

    Dhe një shembull tjetër: Nëse dëshirojmë të pikturojmë një pikturë p.sh. për zjarrin në Moskë, dhe përgatisim ngjyrat, penelat dhe kanavacën. Mendoni se do të krijohet ndonjë punë e mrekullueshme, nëse do të themi:

    “Ja, piktura ime e mirë. Të gjitha u përgatitën për ty. Fillo vetë të pikturohesh. Por ki kujdes mos e ngatërron, dhe në vend të zjarrit të Moskës, pikturon bishtin e ndonjë qeni, ose fshesën e ndonjë fshesaxhiu të ndjerë”.

    Llukiçi, kaq në mënyrë shprehëse dhe retorike i thoshte këto, saqë dhe vetë Matjuku nuk duroi dhe qeshi. Qeshën dhe të gjithë të tjerët në sallë...

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    15. Projektimi dhe ligjet në natyrë

    - Ja më thuaj: Qeliza ndërtohet me ndonjë projekt, apo bëhet rastësisht, të dalë ku të dalë?

    - Natyrisht që krijohet duke u bazuar tek projekti, - u përgjigj në mënyrë serioze Matjuku. Pa projekt nuk do të ekzistonte asgjë në botë. Do të ekzistonte një kaos. Do të ekzistonte një gërdhajë pa kuptim dhe qëllim. Por ne, madje dhe te qeliza konstatojmë se ekziston që më parë qëllimi dhe perspektiva e studimeve dhe e parashikimeve. Që më parë dimë se nga qeliza njerëzore do të lindë njeriu dhe jo bima apo kafsha. Nga qeliza e trëndafilit do të dalin trëndafila, jo mollë, apo lende. Në natyrë ekzistojnë ligje të rrepta në bazë të të cilave jeton bota e gjallë me gjithë dukuritë e saj.

    Papritur Llukiçi mendoi se Matjuku përpiqet që ta ngatërrojë. Por ndodhi pikërisht e kundërta. Ai fliste pa dëshirën për ta kapur në grackë. Tani gjithnjë e më i vendosur, filloi të bindet që botën e qeveris një Fuqi e Gjithëfuqishme Logjike. Gjithnjë e më fort dhe më ngulmuese tingëllonte brenda tij, pyetja: “Cila është kjo Fuqi”? Dhe si përgjigje një zë i brendshëm i pëshpëriste: “Perëndia ekziston! Pa Atë asgjë nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë. Ai është fillimi dhe krijuesi i jetës!”

    Tek çdo njeri ekziston natyrshëm ndjenja fetare. Por tek ateistët, kjo është e dobësuar, e shkelur, e mbuluar si prushi poshtë hirit. Por fryji hirit, fryji prushit, dhe ndoshta ky do të ndizet në flakë të madhe. Diskutimi i sotëm me Damian Llukiçin ekzistonte për Ivan Petroviç Matjukun një fryjtje e tille intensive. Prushi i fetarisë nuk ishte shuar në shpirtin e tij, dhe sa më shumë diskutimi vazhdonte, aq më shumë fuqizohej dhe flakëronte, aq më shumë ngrohte zemrën e tij. Prandaj dhe tani në mënyrë të qetë, shtoi:

    - Është e sigurt se projektet e krijimit dhe ligjet që qeverisin gjithësinë janë punë e një Fuqie të logjikshme.

    - Lavdi Perëndisë! - thirri Llukiçi. - Por duhet të dish që shkenca thjesht konstaton Perëndinë. Që ta përjetojë dikush Atë, nevojitet besim, besim i thellë. Në shekullin e kaluar, pyetën mitropolitin e Moskës, Fillaretin: “Në Shkrimin e Shenjtë përmendet që balena gëlltiti profetin Jona. Por si u bë kjo? Balenat kanë grykë të ngushtë. Ushqehen me plankton”. A e di si u përgjigj? “Nëse Shkrimi i Shenjtë shkruante që Jona e gëlltiti balenën, unë do ta besoja menjëherë!”...

    Në fjalimin tënd the që feja është tashmë diçka e shkuar, dhe duhet ta dorëzojmë në muze. Tashmë dorëzuat në muze ikona, kryqe, madje dhe lipsanet e shenjta. Por Kishën Orthodhokse askush nuk mund ta futë në muze; nuk mund ta fshehë dhe as nuk mund ta zhdukë... Ti e di sa e luftuan perandorët romakë krishterimin në shekujt e parë. E di sa përpjekje bënë Neroni, Deki, Diokleciani, që të zhduknin të gjithë të krishterët. Çfarë arritën? Ku janë të gjithë ata perandorë të tmerrshëm? U zhdukën. Por Kisha jeton dhe do të jetojë!

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    16. Ndërrimi i pikëpamjeve të Matjukut


    Matjuku tani i sheh gjërat shumë qartë dhe me një dritë tjetër. Me ndershmëri e di që bota e ndërlikuar, e mrekullueshme, e tëradmirueshme, dëshmon për një Mendje jashtëzakonisht të lartë, për krijuesin Perëndi. Konstaton që askush përveç Perëndisë, nuk do të mund të krijonte gjithësinë dhe jetën. Ndjeu thellë brenda tij gjithë gënjeshtrën e ateizmit: gjithë marrëzinë dhe absurditetin e tij. Dhe habitej, sesi mundi të bëhej ateist! Ateizmi është verbëri dhe ai deri tani ishte i verbër! Por, ja ku shikonte përsëri dhe sytë e tij shpirtërorë u hapën. Jetonte në errësirë dhe tani një dorë e padukshme e ngriti në dritë. Hiri i Shpirtit të Shenjtë, i Shpirtit të së Vërtetës, preku shpirtin e tij. Dhe ai nga i vdekur, filloi të rilindet... Pyetjes së Llukiçit, “Kush e krijoi botën" ai tani pa asnjë dyshim, iu përgjigj:

    - Bota u krijua nga Mendja e madhe dhe e gjithëfuqishme. E logjikshmja nuk mund të vijë, veçse nga e logjikshmja. Kjo është kaq e sigurt, aq sa dhe drita vjen nga drita dhe errësira nga errësira.

    - Kjo do të thotë që ka Perëndi? - pyeti Llukiçi.

    - Po, këtë do të thotë, - u përgjigj në mënyrë paqësore Matjuku.

    Më në fund, dëgjuesit u qetësuan. Frazat e fundit kishin shkaktuar një forcë dhe mallëngjim të paimagjinueshëm.

    Damian Llukiçi “ngazëllohej në frymë”. Fluturonte në qiejt. Papritur bëri kryqin me devocion dhe në mënyrë panagjirike filloi të psalte himnin e Pentikostisë: “O Mbret qiellor, Nsushëllimtar...”.

    Dhe turma orthodhokse u bashkua me të. Në fillim, ata që ishin në rreshtat e parë dhe në vazhdim të gjithë bashkë morën pjesë me entuziazëm në psalmodi. Lutja psalej në zemër dhe ngjitej e nxehtë në Qiell...

    * * *

    E vërteta dhe besimi triumfuan. Bletërritësi i thjeshtë, duke pasur besim të patundur tek Perëndia dhe interesim për shkencën bashkëkohore, arriti të hapte sytë e folësit ateist, i cili ishte përgatitur posaçërisht, që të çrrënjoste besimin nga zemrat e të krishterëve.

    Lavdi Perëndisë!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •