Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Bletërritësi dhe ateisti

    S. Lavrov


    Bletërritësi dhe ateisti


    Përktheu: Rozeta Baba




    Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    TIRANË, 2010

    Botohet me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit

    © Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

    Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    • Rruga e Kavajës, Nr. 151, Tiranë

    • Tel. ++355 4 234117 - ++355 4 235095 • Fax. ++355 4 232109

    • Intemet: www.orthodoxalbania.org

    • E-mail: orthchal@orthodoxalbania.org




    Parathënie
    “Si ka ardhur besimi te Perëndia”
    1. Fillimi i diskutimit
    2. Bletët
    3. Darvinizmi
    4. Mbi natyrën
    5. Pushimi
    6. Perëndia - forcë e pakonceptueshme
    7. Libri i natyrës. Kush është shkrimtari?
    8. Rruga për te Perëndia
    9. Qëllimi në natyrë
    10. Qenie e logjikshme apo Krijues?
    11. Tronditja e Matjukut
    12. Largimi i Alculerit
    13. Organizëm i mrekullueshëm dhe i ndërlikuar
    14. Kush e krijoi qelizën?
    15. Projektimi dhe ligjet në natyrë
    16. Ndërrimi i pikëpamjeve të Matjukut
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-05-2017 më 00:44

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    Parathënie

    Pas kthimit të tij nga udhëtimi i parë në hapësirë, astronauti rus Juri Gagarin tha: “Udhëtova në hapësirë midis planetëve, por askund nuk takova Perëndinë. Për rrjedhojë, Ai nuk ekziston”.

    Mjaft njerëz që besojnë lehtë, e pranuan këtë thënie. Besuan se shkenca e sotme nuk e pranon ekzistencën e Perëndisë. Të tjerë, duke parë që Gagarini nuk arriti as deri në hënë, nxorën konkluzionin: “Gagarini u nxitua. Me një shëtitje të shkurtër rreth tokës nuk hetohet gjithë hapësira”.

    Që të përshkojë dikush galaktikën tonë me shpejtësinë e dritës (300.000 kilometra në sekondë), do t’i nevojiteshin një milion vjet! Që të arrijë dikush në galaktikën tjetër, do të nevojiteshin nëntë milion e gjysmë vjet! Dhe galaktika të tilla janë me miliarda. Pra, vetëm njerëzit, që në mënyrë të ndërgjegjshme mohojnë besimin te Perëndia, do të pranojnë gjykimin e kotë të të ndjerit Gagarin.

    Në kundërshtim me këtë, grupi i parë amerikan i astronautëve që zbriti në hënë, ndërsa gjendej në orbitën e saj shpalli vargun e kapitullit të parë të Biblës: “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën”. Dhe, kjo frazë nga Shkrimi i Shenjtë dëgjohej në të gjithë botën.

    Konkluzioni i Gagarinit në asnjë rast nuk u bë i pranueshëm nga astronautë të tjerë dhe as nga shkencëtarët. Kështu, shkencëtari Berke shpalli: “Shkenca e sotme nuk mohon të vëvtetat themelore të Shkrimit të Shenjtë. Unë hesoj te Perëndia! Besoj te Krishti! Besoj te Bibla!”.

    Midis dritave të shumta e të panumërta të planeteve dhe yjeve të palëvizshëm, toka jonë ngjan me një grimcë mikroskopike. Mbi këtë grimcë jeton njeriu! Këtu u krijua, këtu ra në mëkat dhe këtu u bë shpëtimi i tij.

    Këtu në tokën tonë erdhi Krijuesi i gjithësisë, Perëndia, mori formë njerëzore dhe jetoi si njeri 33 vjet, duke na mësuar, duke bërë mrekullira e duke synuar shpëtimin. Por, krijesa e Tij nuk e besoi, nuk e pranoi dhe si përfundim, e dënoi me vdekje në kryq.

    Çfarë është njeriu në krahasim me Perëndinë? Asgjë. Tani, ashtu si më parë, ka njerëz që me arrogancë ngrenë kokën kundër Krijuesit, me marrëzi mohojnë Bërësin e tyre dhe në këtë mënyrë dënojnë vetveten në shkatërrimin e përjetshëm.

    Mosbesimi te Perëndia nuk është i përgjithshëm. Besimi i nxehtë jetonte dhe do të jetojë në zemrat e shumë të zgjedhurve. Ndërmjet tyre është dhe Damian Llukiçi, një i krishterë i respektuar, me mendimet e të cilit, i dashur lexues, do të njihesh në faqet që vijojnë.

    S. Lavrov, 1979

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    “Si ka ardhur besimi te Perëndia”


    “Deri sa keni dritën, t'i besoni dritës, që të bëheni bij të dritës” (Jn. 36).


    Me rastin e Krishtlindjeve shkova në fshatin e madh Pokrovka ku takova dhe të afërmit e mi.

    Atje ndodhi një ngjarje e rëndësishme që më nxiti të shkruaj këtë libër...

    ... Pak ditë para festës, në të gjithë fshatin ngjitën njoftime në mure, se në shtëpinë e kulturës do të zhvillohet konferenca me temë: “Si ka ardhur besimi te Perëndia”. Folës do të ishte miku im Ivan Petroviç Matjuku, pjesëtar i zgjedhur i shoqatës edukative “Njohuri”. Pas konferencës, vijonte njoftimi, do të ketë diskutim publik.

    Fshati i madh Pokrovka prej shumë vitesh dallohej midis fshatrave të tjerë të krahinës ku sundonte ateizmi. Ishte një dhimbje koke e vërtetë për udhëheqësit e partisë, të cilët dëshironin me çdo mënyrë të zhduknin këtë beden të besimit të krishterë.

    Pothuajse, në çdo shtëpi të fshatit kishte libra për orthodhoksinë. Prindërit i ushqenin fëmijët e tyre me frymën orthodhokse. I mësonin të luteshin e të shkonin në kishë. E kundërta ndodhte në shkollën publike ku mësuesit përpiqeshin të çrrënjosnin nga shpirtrat e tyre të pafajshëm “obskurantizmin fetar”. Por nuk ia arritën qëllimit. Shembulli i gjallë i prindërve të tyre dhe biomat adhuruese që kishin përjetuar, i rezistuan propagandës së fortë ateiste.

    Për këtë arsye, përgatitja e folësit të shquar ishte shumë e kujdesshme.

    Në sallë u mblodhën shumë njerëz: mjekë, drejtorë shkollash, mësues, nxënës, të rinj dhe të moshuar, punëtorë dhe fshatarë, besimtarë dhe ateistë. Në mënyrë të veçantë, diskutimi që do të pasonte, tërhoqi si magnet shumë veta.

    Përgjegjësi i shtëpisë së kulturës Alculeri, u kujdes të zbukuronte sallën e konferencave me parullat përkatëse: “Feja, opium për popullin”, “Fe, obskurantizëm”, “Asnjë i prapambetur në rrugën e ndritshme të përparimit”. Gjithashtu, ai vetë prezantoi folësin dhe u kujtoi që pas leksionit sqarues, do të pasonte diskutimi, në të cilin do të mund të mermin pjesë të gjithë ata që dëshironin.

    Në kundërshtim me pamjen krenare, me vështrimin dashakeq dhe zërin e ashpër të Alculerit, Matjuku dukej i qetë dhe i butë. Sytë e tij të mbushur me mirësi dhe buzëqeshja e çiltër, krijonin një përshtypje të mirë, ai i bënte të gjithë për vete. Ishte rreth të pesëdhjetave. Duke u ngjitur në tribunë dhe duke dashur t’i jepte vetes rëndësi dhe autoritet, u shpërfytyrua me të vërtetë: Buzëqeshja i iku nga buzët dhe mirësia nga sytë. Me zë autoritar dhe pamje serioze, i mbushur me vetëbesim dhe vendosmëri, filloi me pompozitet:

    - Ashtu siç është bërë e ditur, materializmi historik, botëkuptimi ynë ateist, janë kozmoteoria pararojë në shkencë dhe filozofi...

    Alculeri hodhi një vështrim krenar në sallë, si të thoshte:

    “Deri tani jua shpalla unë dhe nuk më besuat. Tani do t jua shpallë një shkencëtar. Ivan Petroviç Matjuku do t’ju sigurojë dhe do t’ju vërtetojë se sa e kotë është të besoni dhe të luteni te Perëndia”.

    Folësi vazhdoi:

    - Bindjet dhe përjetimet fetare u lindën dhe u krijuan në kushte paditurie, frike dhe dobësie ndaj dukurive të çuditshme dhe fuqive të tmerrshme e të pashpjegueshme të natyrës. Dielli, hëna, planetët, yjet iu dukeshin njerëzve si perëndi të fuqishme. Këtyre filluan f i luteshin dhe t’iu kërkonin dhurata të ndryshme.

    Folësi vazhdoi t’i përmbytte dëgjuesit me një përrua shkrimtarësh të shquar dhe konkluzionesh të shkencëtarëve, të cilët nuk pranojnë besimin te Perëndia. Iu referua fesë së popujve dhe fiseve të Australisë, të Azisë, të Amerikës së Jugut... Mendimet dhe argumentet e tij të thëna me aftësi retorike i jepnin autoritet të veçantë. Ai sikur e dehu auditorin me njohuritë e tij; i mahniti me urtësinë e tij. Çdo fjalë e tij synonte të hiqte nga zemrat e dëgjuesve çdo besim te Perëndia, çdo përkushtim në fe.

    - Para personit dritëplotë të shkencës bashkëkohore, bëhet shumë e qartë rënia dhe gënjeshtra korruptuese e pikëpamjeve të vjetra fetare, - vazhdoi Matjuku. - Ne jetojmë në shekullin ku intelekti shfaq gjithë fuqinë e tij. Sot hapësira ajrore është shndërruar në punishte gjigante, në hapësirë të eksperimentimeve dhe kërkimeve shkencore. Janë lëshuar qindra sputnjikë, anijet tona kozmike arritën në Hënë, në Afërditë e në Mërkur. Udhëtimet ajrore u bënë fenomene të zakonshme.

    Këtu Matjuku bëri një pauzë të vogël, lëvizi duart dhe tha me ironi:

    - Dhe imagjinoni: Askush nuk e pa Perëndinë në qiellL. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, refuzojnë dogmat fetare, zhdukin pikëpamjet fetare. Nuk mund ta kuptoj sesi në epokën tonë, në të cilën njohuria shkencore ka arritur kulmin, si feja, besimi në të mistershmen dhe mbinatyroren, ka ende vend dhe sundim në mendjen dhe në zemrën e disa njerëzve!

    Këtu i hodhi një vështrim sallës së mbushur plot e përplot dhe Alculerit të kënaqur; parandjeu suksesin e tij dhe me zë të vendosur mbylli fjalimin duke shpallur:

    - Feja është tashmë një pemë e vjetër. Ne dogjëm rrënjët e saj dhe besoj që do mundim ta mbyllim në magazinë si një send muzeu.

    Alculeri u ngrit nga katedra dhe duartrokiti i gëzuar. Duartrokitën dhe të gjithë ata që ishin tashmë të ndikuar nga ateizmi.

    “Po, - menduan, - instruktorët e partisë e dinin se cilin duhej të dërgonin në Pokrovkën e egër”.

    Besimtarët u hidhëruan dhe nga vetë konferenca, por edhe ngaqë konstatuan që disa bashkëfshatarë të tyre u ndikuan nga fryma e ateizmit.

    Drejtuesit e mbledhjes njoftuan një pushim të shkurtër. Në këtë kohë, besimtarët më të fortë shkuan te plaku i respektuar Damian Llukiç bletërritësi.

    Ishte në moshën mbi 60 vjcç, me mjekër të shkurtër me ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe me sy të pastër e të qetë. Ishte i dëgjuar për besimin e tij të fortë te Perëndia dhe për njohuritë dhe dijet e tij të thella. Lexonte shumë libra dhe me kujdes studionte ngjarjet që ndodhnin në botë. Që kur ishte i vogël, e donte shumë natyrën. E mallëngjente çdo krijesë hyjnore, çdo bimë, çdo barishte ose lule, çdo krijesë e gjallë, zogjtë dhe insektet. Tek të gjitha shihte përkujdesjen dhe urtësinë e Perëndisë.

    Shpesh, bashkëfshatarët shkonin tek ai për një këshillë, për t’i ndihmuar në problemet e tyre të shumta. Me të gjithë fliste natyrshëm dhe në mënyrë përkëdhelëse në numrin njëjës, që të mos fyente apo dhe të habiste asnjë.

    Më shumë nga të gjitha, dëshironte të bisedonte për tema shpirtërore. Fliste gjithmonë në mënyrë të kuptueshme, madje dhe për tema të thella fetare.

    Në konferencë erdhi me nipin e tij 16-vjeçar, Trofimovin.

    - Shumë bukur na i tha folësi, - u shpreh dikush. - Vërtet shumë popuj ka në botë dhe secili ka besimin e tij. Kjo është e vërtetë.

    - Si ndihesh nga ato që dëgjove? - e pyeti dikush. - A ke gjë për të kundërshtuar, a ke gjë për të diskutuar me të?

    - Si do na ndriçojë Perëndia, - u përgjigj me përulësi Llukiçi.

    - Mos duhet të shkojmë në shtëpi? - i propozoi një mik. Përse të ngatërrohemi me këta ateistë? Ata vetëm do tallen.

    - Mendoj që nuk duhet të ikim, - iu përgjigj Damiani. - Duhet të mbrojmë gjithmonë besimin tonë, jo që lë bindim por që lë ruajmë besimtarët! Tashmë, disa filluan të lëkunden me ato që dëgjuan. Le të shohim, çfarë do të na paraqesin më tepër.

    Ai shkoi i qetë dhe u ul në vendin e tij. Gjatë kohës mendonte: “Sa i frikësuar dhe besëpakë është populli. Shumica dëshirojnë të ikin dhe të mos pohojnë besimin e tyre, që të mos i tallin dhe t’i përqeshin... Në kohët e vjetra, të krishterët për hir të Krishtit, shkonin në martirizim dhe vdekje si në festë... Por, a është e mundur të dyshojë dikush për Perëndinë?”

    Nuk mund ta imagjinonte dot, sesi njeriu me mend mund të jetonte pa Perëndinë! Të gjithë ateistët i konsideronte mashtrues, ose të mashtruar. Besonte se, shumë prej tyre hiqeshin si jobesimtarë, por në thellësi të shpirtit të tyre digjej në heshtje shkëndija e besimit... Veçanërisht në momentet e vështira, a nuk mendojnë të gjithë Perëndinë dhe a nuk shkojnë të luten te Krishti dhe tek e Tërëshenjta?... Matjuku tha shumë gjëra, që patjetër bënë përshtypje, por që në esencë nuk kishin lidhje me temën kryesore. Me gjithë oratorinë e tij, asgjë nuk vërtetoi. Le të shohim si do t’u përgjigjet disa pyetjeve...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    1. Fillimi i diskutimit


    Pushimi mbaroi. Të gjithë u ulën në vendet e tyre. Përgjegjësi i shtëpisë së kulturës, Alculeri, ftoi të gjithë sa dëshironin të merrnin fjalën. Asnjë nuk foli! - E përsëriti ftesën. Dhe atëherë, nga rreshti i parë u ngrit qetë-qetë Damian Llukiçi!

    Alculeri e vështroi i habitur. - Ju dëshironi të flisni? Ju lutem kaloni...

    Llukiçi u kollit dhe iu drejtua folësit:

    - Mik Matjuk. Na the shumë gjëra. Madje iu referove fesë dhe e konsiderove objekt muzeu të së shkuarës, që shpejt do të varroset në ndonjë magazinë të mbuluar me pluhur. Por, a është e mundur të ndodhë diçka e tillë? Feja nuk është një objekt, që e merr dhe e hedh poshtë. Është vetë jeta e popullit!.. Temat serioze shpirtërore duhet t’i përballojmë me seriozitet.

    I dashuri im! The që njerëzit primitivë krijuan fenë, idenë e Perëndisë, për shkak të frikës. Kjo nuk është e drejtë! Primitivët krijuan perëndira, por jo Perëndi. The që hyjnizuan natyrën, i faleshin diellit, pemëve, gurëve të ndryshëm. Këto ishin perëndi të idhujtarëve dhe ne nuk besojmë në perëndi të tilla. Ne besojmë në një Perëndi, krijues të qiellit e të dheut! Dhe nuk kemi arsye që Ta krijojmë, sepse ky Perëndi ekziston! Ekzistonte dhe do të ekzistojë gjithmonë!

    Llukiçi heshti për pak kohë.

    - Ju thatë. - vazhdoi, - që Perëndia nuk ekziston.

    E kemi dëgjuar shumë herë këtë. Kohë më parë një nga priftërinjtë komunistë që mohuan Perëndinë shpallte: “Unë deri tani ju ftoja të besonit te Perëndia. Por tani e di që Ai nuk ekziston”.

    Kur u takuam, nuk humba rastin dhe i thashë: “Nëse ti kaq vjet na mashtrove, tani cili do të të besojë?”

    Ai prift komunist thoshte fjalë pa fakte. Ti, o mik Matjuk, a ke fakte për mosekzistencën e Perëndisë?

    - Nevojiten fakte të tjera? - tha folësi. - A nuk dëshmojnë hapur për këtë sukseset e shkencës së shekullit të njëzetë që përmenda? Është shekull i shkencës dhe i teknologjisë. Shekull i fluturimeve ajrore dhe jo i fesë që tashmë është vjetruar.

    - Bën gabim, i dashur, - kundërshtoi Llukiçi. - Shkenca nuk merret me Perëndinë, por me veprat e Perëndisë. Shkenca studion natyrën sipas ligjeve të saj. Dhe ti e di mirë që shumë shkencëtarë të famshëm janë besimtarë. Për shembull, Lomonosovi, Piroglifi, Pavllovi, Filatovi, babai i aeronautikës Çiollkovski... Besimi te Perëndia nuk i pengonte dhe nuk i pengon të bëjnë zbulime të admirueshme, por përkundrazi i ndihmon! Perëndia i ndriçon, në mënyrë që duke studiuar natyrën, të dallojnë urtësinë e Tij dhe të lavdërojnë Atë, Krijuesin. Besimi te Perëndia ekzistonte, ekziston dhe do të ekzistojë përgjithmonë. Përse? Sepse shpirti njerëzor kthehet drejt qiellit dhe e dëshiron atë me zjarr. Edhe shkrimtarët e mëdhenj e pranojnë këtë. Para disa ditësh, lexova në librin e Vladimir Solohunit, të cilin ndoshta e njeh, një alegori të bukur. Jetonin, - shkruan ai, - në një liqen të vogël disa peshq që i quajmë krapë. Papritur, njëri prej tyre vendosi të bëhej kozmonaut, të fluturonte në qiell dhe të mësonte se çfarë jete ekzistonte atje lart. Këshlu fluturoi, u lartësua shumë, por pësoi asfiksi, iu morën mendtë dhe ra e u fundos në liqen. “Ç’bëhej atje lart? - e pyesin krapët e tjerë. “Bah, asgjë. Asgjë nuk ekziston atje!”

    Kështu dhe njerëzit! Fluturuan në hapësirën qiellore, një pëllëmbë nga toka, dhe menjëherë shpallën: “Fluturuam në qiell, por Perëndinë nuk e pamë. Perëndia nuk ekziston!” Nga raketat dhe anijet kozmike do ta shohim Perëndinë? Ai jeton në dritë të paarritshme... Dhe si mund të mësojmë për Atë? Nëpërmjet krijimit të Tij. Hidhni një vështrim rreth e rrotull jush dhe kudo do të shihni gjurmët e Tij...

    Të gjithë frekuentuesit e përhershëm të sallës së shtëpisë së kulturës dëgjonin me interes.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    2. Bletët

    Llukiçi vazhdoi:

    Në një koshere, është një turmë e panumërt bletësh. Sa më shumë i shoh, aq më shumë i admiroj. Me sa urtësi punojnë! Me ç'teknikë i krijojnë dhomëzat në kosheret e tyre! Dhe si e mbledhin e depozitojnë mjaltin! Kam lexuar që edhe shkencëtarët admirojnë urtësinë e bletëve. Dëshiroj pra, të të pyes ty, o mik Matjuk: nga e fituan bletët këtë urtësi? Kush ua mësoi?

    - Askush, - iu përgjigj prerë folësi. - Kjo urtësi që ju përmendët nuk është gjë tjetër veçse instinkt. Instinktet egzistojnë edhe tek njcriu, tek kafshët, tek insektet dhe tek te gjitha qeniet e gjalla. Instinkti vepron gjithmonë në mënyrë të pavetëdijshme, por me qëllim, d.m.th. synon në arritjen e ndonjë qëllimi të nevojshëm. Kështu dhe bletët. Nuk kuptojnë çfarë bëjnë, sadoqë rezultati i veprimeve të tyre është i dobishëm. E kuptoni?

    - Sigurisht, që i kuptoj, por nuk ju kërkova këtë. Pyeta: Nga vjen urtësia e bletëve ose instinkti i tyre, ashtu siç e emërton?

    - Nga zakoni! Zakoni është karakteristikë si e veprimeve të njeriut, ashtu edhe e kafshëve. Për shembull: ne bëmë zakon të ecnim, të shkruanim, dhe e bëjmë këtë në mënyrë të pavetëdijshme, mekanikisht. Zakone të ngjashme kanë dhe kafshët. Këto zakone nuk fitohen menjëherë, por krijohen me kalimin e qindra apo dhe mijëra vjetëve...

    - Atëherë, çfarë ndodh? - tha Llukiçi. - Bletët para mijëra vjetëve ishin më arkitekte se arkitektët e sotëm.

    - Përse? - pyeti Matjuku.

    - Ja, përse. Bletët e bënin këtë punë para shumë kohësh, punë të cilën nuk arrijnë edhe sot ta bëjnë shkencëtarët. Asnjë shkencëtar nuk mund të mbledhë mjaltin nga lulet, ndërsa bletët e bëjnë këtë shpejt dhe lehtë. Lexova gjithashtu, që bletët i shtojnë mjaltit 25% ujë dhe ndonjë përzierje antiseptike që ta ruajnë nga fermentimi. Kush ua mësoi këto?

    Ne njerëzit vetë nuk mund të mësojmë të shkruajmë, të lexojmë, madje as nuk mund të ecim, nëse nuk na mëson dikush. Si është e mundur që bletët t’i mësonin vetë këto?

    Matjuku këtu nuk u përgjigj menjëherë. Duket se u hutua pak. Alculeri u përpoq ta nxirrte nga gjendja e vështirë.

    - Mos devijo nga tema jonë. Përgjigjuni pyetjes kryesore: Si erdhi besimi te Perëndia?

    - Nuk devijon miku Damian, - u hodh dhe tha dikush nga salla. - Ai qëndron në esencën e temës.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    3. Darvinizmi

    Atëherë, e mori fjalën folësi dhe tha:

    - Në shkencë ekziston një teori e rëndësishme, darvinizmi.

    U emërtua kështu nga fizikani anglez, Darvini. Ai vërtetoi që të gjitha gjallesat në botë zhvillohen dhe përsosen. Është e ashtuquajtura teoria e zhvillimit. Këtu pra dhe miliona vjet më parë bota shtazore dhe bimore ishte ndryshe nga sot. Në natyrë bëhet vazhdimisht përpjekje për mbijetesë, çdo gjallesë që nuk përshtatet, shkatërrohet dhe zhduket; ndërsa çdo gjallesë që përshtatet mbijeton, forcohet dhe zhvillohet. Kjo ecuri emërtohet në shkencë seleksionim natyror. Por ekziston dhe një seleksionim artificial, të cilin e realizon njeriu. Kështu blegtorët kryqëzojnë raca të ndryshme dhe i përmirësojnë. Të njëjtën gjë bëjnë dhe kopshtarët me bimët. Karakteristikat e përmirësuara trashëgohen te pasardhësit, stabilizohen në brezat që vijnë dhe me këtë mënyrë krijohen lloje të përsosura të gjallesës.

    - Bukur! - ra dakord Llukiçi. - E saktë. Ekziston ky zhvillim që përmende. Por ky është vetëm një rezultat. Unë të pyes për shkakun, për fillimin, d.m.th. për Perëndinë, nga i Cili vijnë zhvillimi, instinktet dhe gjithë të tjerat.

    Matjuku përsëri heshti dhe Alculeri u hodh e tha:

    - Pyetja juaj u sqarua.

    Por Llukiçi nuk kishte dëshirë të heshtte.

    - Si u sqarua? - pyeti me përulësi. -I dashur, pyetjet e mia sapo filluan. Dhe unë do t’iu referohem kopshtarëve që përmirësojnë bimët. Kam një të njohur në qytet. Lulet që kultivon ai janë mrekulli e vërtetë! Njëherë e pyeta: “A mund të krijosh një lule nga një bimë, p.sh. nga një hithër?” -“Natyrisht jo”. “Po nga një pemë, a mund të bësh karrige të hekurt?”.

    “Kjo është krejtësisht e palogjikshme!” - m’u përgjigj. Përse? - Sepse ekziston në natyrë një ligj, që nuk tejkalohet. Nëse përpiqesh të shartosh diçka në pemë të tharë, asgjë nuk do bëhet, edhe nëse fton për ndihmë të gjithë kopshtarët dhe shkencëtarët, sepse në pemën e tharë nuk ka jetë brenda saj... Ndërsa me bletët, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. As kopshtari, as blegtori, as bletërritësi nuk i mësoi të mbledhin mjaltë dhe të ndërtojnë koshere. Me asnjë lloj nuk i kryqëzojnë, dhe as nuk i shartojnë. Si dinë të realizojnë këto gjëra të admirueshme? Për këtë pyetje nuk mora përgjigje nga ty, o mik Matjuk. Më thuaj, o i dashur, kush u mësoi bletëve kaq urtësi?

    Matjuku vetëm heshtte. Llukiçi priste ndonjë përgjigje. Më konkretisht, priste që t’i thoshin: Perëndia ose natyra. Dhe, që të arrinte të merrte përgjigje, solli një shembull.

    - Ja aeroplani, ja dhe zogu. Në ndërtimin dhe në mekanizmin e fluturimit ngjajnë, sepse aeroplani u bë sipas modelit të shpendëve. Le të shqyrtojmë një vepër interesante. Le t’i zbërthejmë të dyja. Dikush mund të vrasë zogun dhe të zbërthejë gjymtyrët e tij. Të dallojë një nga një, të gjitha kockat e tij. Le të bëjë diçka analoge dhe tek aeroplani. Le t'i zbërthejë të gjitha pjesët e tij. Tani, cila është më e lehtë: Të montojë zogun apo aeroplanin? Është shumë e qartë që aeroplanin. Ndërsa zogun nuk e montojnë dot, sepse është qënie e gjallë. Tani përgjigjmu: Kush e krijoi aeroplanin?

    - Nënkuptohet, njeriu!

    - Po zogun?

    Matjuku heshtte. Në vend të tij u përgjigj Alculeri.

    - Natyra!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    4. Mbi natyrën


    - Kjo do të thotë se ju besoni që natyra është dhe mësues i bletës dhe krijues i zogut. A ju kuptova drejt? - pyeti Llukiçi

    - Sigurisht, - u përgjigj Matjuku. Kush tjetër? Natyra dhe vetëm natyra është mësuesi i madh dhe krijues i ditur. Ajo vepron, ajo bën seleksionimin, ajo zhvillimin, ajo krijoi zogun. Ajo i bën të gjitha.

    - Bukur! - tha Llukiçi. - Atëherë përgjigjmu, çfarë është natyra?

    - Natyrë është gjithçka që na rrethon. Të gjitha ato që shohim dhe që ekzistojnë. Qielli dhe yjet. Toka dhe deti. Bota bimore dhe shtazore. Të gjitha këto janë natyra.

    - Kështu që, - filloi të mendohej thellë Llukiçi, - natyra përbëhet nga qenie frymore dhe nga materie të pajetë. Tani, le të marrim qeniet frymore: njeriun, kafshët, zogjtë. Me mendimin tonë le të shkojmë te pjesa tjetër e natyrës dhe le të pyesim veten: “Gjithë të tjerat, toka, ajri, uji, a kanë mendim dhe logjikë?” Sigurisht, që jo. Materia e pajetë, ajo vetë nuk ka logjikë, nuk mendon. Ekziston pra natyrë frymore dhe jofrymore? Natyrë që mendon dhe natyrë që nuk mendon? Tani le të pyesim veten: Cila nga këto krijoi zogun? Njeriu? Sigurisht jo. Kafshët e tjera? Jo. Mos ndoshta vetë zogu krijoi veten e tij? Dhe kjo, e pamundur...

    Le të shkojmë tani te natyra jofrymore. Mos ndoshta zogun e krijoi toka? Uji? Ajri? Mos ndoshta të gjitha bashkë u ulën në tryezë e me fuqitë e tyre konkrete, menduan dhe krijuan zogun? Përsëri jo! Dhc përse? Sepse, nëse njeriu i logjikshëm nuk mund të krijojë një qenie të gjallë, si mun ta krijojë natyra e pajetë, c cila nuk mund të mcndojë dhe të shpikë? Natyra jofrymore, e pajetë, kurrë nuk mund të krijojë atë frymoren, ashtu si pema e mollës nuk mund të prodhojë iriqë deti, në vend të mollëve. Nga materia e vdekur, a është e mundur te krijohet materia e gjallë? Nga gruaja e vdekur, a mund të lindë fëmijë i gjallë?

    - Sigurisht jo, - u përgjigj Matjuku.

    - Më shpjego pra, cila prej natyrës, frymorja apo jofrymorja e krijoi zogun dhe i mësoi bletës të punojë me aq urtësi? Njëqind njerëz të paarsimuar nuk mund të bëjnë një njeri të ditur. Por ama, një i ditur mund të mësojë dhe të ndriçojë njëqind njerëz të paarsimuar. Por kush e krijoi zogun dhe kush i mësoi bletës mjeshtërinë e urtë të saj?

    - Por tashmë, ju shpjegova, - tha i turbulluar Matjuku, - bletët veprojnë pa vetëdije, jo me logjikën, por me instinktin. Nuk kanë ndjenjë dhe qëllim në punën e tyre.

    - Por kjo është më e çuditshmja, - tha Llukiçi, - është e lehtë t’i mësosh njeriut që ka logjikë dhe gjuhë, të lexojë dhe të shkruajë. Provoje të njëjtën gjë tek lopa ose kali... Kjo do të ishte mrekulli! Dhe mrekullia më e madhe do të ishte të mësosh bletët e vogla të bëjnë punë intelektuale, të cilat nuk mund t’i kryejnë njerëzit më të aftë dhe që kanë studiuar. Më thuaj pra, kush e bëri këtë mrekulli, që të arrijnë bletët të punojnë në këtë mënyrë? Kush?

    Heshtja perfshiu sallën. Debati tërhoqi vëmendjcn e të gjithëve.

    - Në vitet e hershme të së shkuarës, - vazhdoi Llukiçi, -shumë popuj idhujtarë, egjiptianët, fenikasit, grekët, fantazonin krijimin e botës në këtë mënyrë: Në fillim ekzistonte një kaos, një oqean kryesor dhe prej kësaj materieje të errët, të pajetë dhe akumuluese, erdhi në mënyrë automatike bota e krijuar logjike. Këtë mësimdhënie të lashtë idhujtare e risollën ateistët e sotëm. Shpallin dhe ata se bota që lëviz me kaq harmoni dhe rregull erdhi vetë nga materia e pajetë dhe e vdekur. Përdorin dhe shkencën sipas masës së tyre: çdo gjë që iu përshtatet, e pranojnë; çdo gjë që nuk iu duket mirë, e refuzojnë.

    - Këtu Alculeri u vrenjt në fytyrë dhe mendoi të ndërhynte.

    - Nuk lejoj zgjatje të parëndësishme të temës.

    - Duhet të mendohemi seriozisht, - vazhdoi Llukiçi sypatrembur, - të shqyrtojmë nëse është e vërtetë kjo kozmoteoria e idhujtarëve dhe e ateistëve të sotëm. Për shembull, le të marrim librin “Lufta dhe Paqja” të Leon Tolstoit. Le ta lexojmë. Më pas le ta copëtojmë faqe për faqe. Më pas germë për germë. Pas kësaj, sasinë e madhe të copëzave le ta shpërndajmë në tokë. A do të mundim ta rilexojmë librin “Lufta dhe Paqja”? Sigurisht që jo! Do të jetë bërë një mishmash. Dhe, që të bëhet përsëri libri, çfarë nevojitet?

    - Është e vetëkuptueshme, - buzëqeshi Alculeri, - nevojitet kokë.

    - Kokë, i dashuri im, kanë edhe majmunët. Këtyre dhe fjali të gatshme t’iu japësh, nuk do ta rregullojnë librin. Për kokën çfarë nevojitet? Mendje. Çfarë mendlje? Mendja e shkrimtarit tonë Tolstoi.

    A nuk flas drejt?

    Matjuku pa dashur tundi kokën në mënyrë pohuese.

    - Prej oqeanit të parëlindur, prej kaosit, që të bëhet mendimi ynë, bota jonë e mrekullueshme, çfarë nevojitet? - pyeti Llukiçi.

    - Logjikë, intelekt, - u përgjigj Matjuku.

    - Cila logjikë, ajo njerëzore?

    - Jo...

    - Cila pra?

    - Duhet të mendojmë... një logjikë më të lartë.

    - Sigurisht! Pikërisht kjo logjikë e lartë është logjika e Perëndisë!

    Këto tjalët e fundit Llukiçi i shqiptoi me zë të lartë dhe me gëzim. Në shpirtin e tij ndjeu zërin triumfues të psalmistit: “Do t’iu mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesët do të kthehen tek ti”...

    Matjuku u ndje shumë keq. Si t’i përgjigjej këtij plaku? E kuptoi dhe vetë që ishte qesharake të mbështetje mendimin që dielli ose yjet, gurët ose deti, krijuan bimët, kafshët dhe njeriun; që krijuan zogjtë dhe mësuan bletët! Të gjitha këto nuk kanë logjikë dhe është e pamundur të krijojnë logjikë dhe vepra të logjikshme. Si pra u krijua bota me gjithë urtësinë që e dallon? Ja, pyetja e pyetjeve. Mos ndoshta u krijua rastësisht nga akumulimet e materialeve dhe kushteve? Por atëherë rreth nesh do të ekzistonte çrregullim dhe kaos.. .Prej kujt u krijua harmonia në natyrë, saktësia dhe mendimi i thellë?

    Matjuku kishte dirsur. Vazhdimisht pinte ujë që të shuante etjen torturuese. Alculeri i erdhi përsëri në ndihmë, njoftoi pushimin e dytë.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    5. Pushimi


    Që të besojë dikush se nga materia e pajetë, nga e cila privohet fuqia mendore, u krijua bota, bota jonë e mrekullueshme, duhet të jetë i çmendur ose ateist fanatik.

    Njohësi i madh i shpirtit rus Fjodor Dostojevski, për këtë besim të ateistëve shkroi: “Është më e lehtë të tërhiqet në ateizëm një rus, sesa një tjetër! Dhe rusët, jo thjesht që bëhen ateistë, por e pranojnë ateizmin si një fe. Nuk e kuptojnë që besojnë tek asgjëja, tek nihilizmi...

    Ata që ishin në sallë filluan të grindeshin dhe të bënin zhurmë. Pyetja rreth Perëndisë ndezi një interesim të madh. U mblodhën rreth Damian Llukiçit; disa e falënderonin që mbrojti besimin, ndërsa disa të tjerë e bombardonin me pyetje... U duk që tek shumica, e sidomos tek të rinjtë, ateizmi ishte sipërfaqësor, si pluhuri në një rrobë që me lehtësi mund ta shkundësh. Deri tani nuk ishin menduar seriozisht, nëse ekziston Perëndia. Thjesht si papagaj përsërisnin atë që i ofronin. Flisnin dhe shkruanin që Perëndia nuk ekziston, që e shpikën njerëzit me mendje të errësuar, të paarsimuar dhe të prapambetur. Kështu rinia që beson lehtë, e pranoi gënjeshtrën për të vërtetë... Dhe tani Llukiçi këtë rini e tronditi, e detyroi të mendohej thellë. Disa filluan të flisnin se dhe vetë Matjuku, edhe pse ishte i arsimuar, u habit që një fshatar e bëri të mendohej më thellë dhe i vërtetoi që Perëndia ekziston.

    Gjatë kohës së pushimit, Matjuku dhc Alculeri shkuan prapa skcnës. Matjuku shfletonte i hutuar bllokun me shënimet e tij.

    - Nuk e prisja që do të merrte fjalën ai plaku, - foli i pakënaqur Alculeri. - Mendova se do të ngrihej ndonjë intelektual, do të parashtronte një ose dy pyetje, të cilat do të ndihmonin në kuptimin e fjalimit dhe do të mbaronim. Nuk e prisnim të bëhej një diskutim i tillë. Madje, kishim përmendur në njoftim se do të pasonte diskutimi, thjesht për reklamë që të mblidhnim më shumë njerëz...

    - Por, kështu si erdhën gjërat, çfarë t’i përgjigjemi? - pyeti i shqetësuar Matjuku.

    Alculeri ngriti supet.

    - Ta bindni që natyra krijoi bletët. Shpërndani më shumë mjegull...

    Nuk ju kanë mësuar t’iu shmangeni vështirësive, grackave, debateve?

    - Fatkeqësisht, duket shumë i zgjuar dhe kokëfortë. I flas për instinkt dhe ai pyet: Kush e dha? I flas për zhvillim, dhe ai pyet: Kush e krijoi dhe kush e drejton? I flas për natyrën, dhe ai pyet: Konkretisht, cila nga të gjitha ato që përbëjnë natyrën iu mësoi bletëve të bëjnë mjaltë? Hajde t’iu shmangesh pyetjeve të tilla...

    Në pyetje të tilla të qarta, nuk mund të shpërndash turbullirë dhe mjegull.

    - Koha e pushimit mbaroi, - tha Alculeri. - Njerëzit janë kthyer në sallë dhe po bëjnë zhurmë.

    Sapo hynë ata salla u qetësua.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    6. Perëndia - forcë e pakonceptueshme


    - Mik Llukiçi, - filloi të thoshte folësi, - me ato që na tha, mbështet mendimin se cilësitë e veçanta që kanë bletët, vijnë gjoja nga Perëndia. Unë tashmë u përgjigja, që nuk vijnë nga ndonjë Perëndi, por nga natyra. Ajo iu mësoi urtësinë. Kjo përgjigje nuk e kënaqi bashkëbiseduesin tim. Duket që ka mendim të gabuar për esencën e natyrës. Shkenca pranon që ajo përbëhet, jo vetëm nga elementët e dukshëm, trupat materialë, por dhe nga shumë forca që bashkekzistojnë në materie. Vështroni në qiell, vështroni diellin, hënën, yjet... Si qëndrojnë në orbitën e tyre? Siç duket, në natyrë ekziston forca e tërheqjes. Shkencëtarët shpjegojnë që çdo planet, çdo trup qiellor, ka brenda tij këtë forcë dhe tërheq planetët dhe trupat e tjerë qiellorë. Këtë forcë nuk mund ta shohim dhe nuk mund ta prekim. Por pa dyshim, ajo ekziston. Përndryshe, sistemi ynë planetar do të ishte shkatërruar.

    Në gjithësi ekzistojnë shumë forca të tilla të ngjashme mistike, të pakonceptueshme, të padukshme. Këto funksionojnë në materien e ashtuquajtur e vdekur, e pajetë. Por akoma më shumë ekzistojnë gjëra mistike dhe të padukshme në natyrën e gjallë, frymore. Le të marrim si shembull instinktin e bletëve. Ndonjë forcë mistike, e pakonceptueshme vepron tek ky instinkt. Nuk mund ta shohim, as ta kuptojmë. Por padyshim, ekziston. Ja, kjo forcë është mësuesi, të cilin kërkoni dhe për të cilin pyesni, o mik Llukiç.

    Këtu Matjuku përfundoi fjalën e tij.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bletërritësi dhe ateisti

    7. Libri i natyrës. Kush është shkrimtari?


    Damian Llukiçi u kënaq kur dëgjoi fjalët e fundit te folësit. U duk, se me të gjitha pyetjet që bëri, priste të dëgjonte pikërisht këtë pohim.

    - Mirë na i the tani! Perëndia të bekoftë! Duket që je njeri mendjemprehtë dhe i ditur. Dikur dy shokë më ngacmonin që të kapeshim me fjalë. Këmbëngulnin që nuk ekziston asgjë tjetër në botë, përveç materies. Materie dhe asgjë tjetër. Asnjë forcë mistike dhe e pakonceptueshme. Nuk kisha më durim dhe e ndërpreva diskutimin me ta. Atë që nuk ka mend nuk mund ta bindësh me asgjë. Humbet kohën tënde kot. Por ti. i dashur, je diçka tjetër. Është kënaqësi të diskutosh me ty. Vetëm dëshiroj të më shpjegosh se kush është mësuesi i bletëve? Cila është kjo forcë e pankonceptueshme mistike që i mesoi?

    - Është e panjohur, - u përgjigj menjëherë Matjuku. Shkenca nuk e njeh natyrën e kësaj force. Tani për tani mbetet enigmë.

    - Kështu kjo forcë e panjohur, siç thua, është e logjik-shme? Mendon? Shikon, apo është e verbër? Si e imagjinon?

    - Asgjë nuk është e njohur për atë, - u përgjigj i pakënaqur Matjuku. Asgjë të sigurt nuk mund të themi për atë.

    Llukiçi nuk u kënaq me këtë përgjigje. Pyetja për forcën e mistershme që i mësoi urtësinë bletëve dukej e lehtë dhe e qartë e kuptueshme madje dhe për intelektin e pakët të auditorit. Përgjigjia e tij ishte e qartë. Dhe vetë Matjuku nuk dëshironte në asnjë mënyrë ta pohonte. Kështu Llukiçi filloi përsëri nga fillimi:

    - Le të marrim një shembull tjetër. Librin. Si shkruhet një libër? Para së gjithash, shkrimtari duhet të mendojë përmbajtjen e tij. A nuk është kështu, o i dashur? Dhe më pas, të ulet e ta shkruajë. Mund të themi që është fryt i mendjes së tij. Kur ne do të hapim librin, përveç përmbajtjes, do njohim dhe shkrimtarin, sigurisht aq sa është e mundur. Oshënar i madh Makari thotë se, dhe shkencëtarët e pranojnë që natyra është një libër, është një libër i hapur. Kapaku i tij është qielli dhe toka. Shkencëtarët e lexojnë dhe kuptojnë se sa urtësi fshihet në këtë libër! Zbulojnë ligjet e natyrës! Por nëse zbulojmë dhe pranojmë ekzistencën e ligjeve, duhet të pranojmë edhe ekzistencën e Ligjvënësit. A nuk është kështu? Mendja njerëzore nuk mund t’i nxërë e t’i kuptojë të gjitha ato që ekzistojnë në natyrë. Por mund të konstatojë dhe të bindet që të gjitha janë krijuar bukur, harmonikisht, urtësisht, logjikisht. Dhe çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që të gjitha u krijuan me logjikë. Me cilën logjikë? Logjika jonë është e papërsosur dhe e varfër. Nuk është në gjendje të kuptojë plotësisht logjikën e pafundme të Perëndisë.

    Me sa përpikmëri dhe takt i arsyetonte “fshatari i pashkolluar” Llukiç nocionet e thella dhe mistike! Dhe është një e vërtetë e qartë, që nëse marrim dy libra: librin e natyrës dhe një libër që është i shkruar nga njeriu dhe t’i krahasojmë, çfarë konkluzioni do të nxjerrim? Libri që shkroi njeriu është fryt i mendjes. Libri i natyrës ëshlë fryt i mendjes krijuese të Perëndisë. Libri njerëzor ka përmasa, peshë, d.m.th. një formë materiale. Por çfarë është kryesore tek ky? Forma materiale, apo ideja që ndodhet brenda tij? Çdo njeri i logjikshëm do të mendojë: Që të shkruash librin, duhet së pari të të krijohet në mendje ideja kryesore, që do të përbëjë përmbajtjen.

    Le të marrim librin e natyrës. Çfarë është parësore: materia e dukshme, forma materiale, apo ideja që ndodhet brenda tij? Natyrisht ideja. Parësore nuk është materia, por mendimi i Perëndisë. Parësore është Perëndia i përjetshëm. Materia është dytësore. Është thjesht një dhënie e formës së idesë së Perëndisë.

    Kur lexojmë një libër, nuk shohim shkrimtarin, por e dimë që ai ekziston. Kështu edhe ne, nuk shohim Krijuesin e botës, Perëndinë; por ashtu si nuk mund të shfaqet një libër pa shkrimtar, kështu nuk do të mund të shfaqej gjithësia pa Krijuesin. Është i padukshëm nga ne, por shohim atë që krijoi.

    Libri hyjnor i natyrës na çudit me pafundësinë, me harmoninë dhe rregullin absolut. Mendja jonë e kufizuar nuk mund ta kuptojë. Nga erdhi moria e panumërt e yjeve, kometave, planetëve, galaktikave, që ndriçojnë përjetësisht në qiell? Kush i vuri në lëvizje? Është e qartë që vetë materia nuk mund të japë lëvizje, aq më tepër nuk mund të japë logjikë dhe rregull. Cili vullnet dhe fuqi vuri në lëvizje botët? Shkencëtarët e nderuar duhet të pranojnë që shkenca nuk është në gjendje t’i shpjegojë këto dhe mbështetet vetëm në supozime dhe probabilitete.

    Matjuku heshtte, ndërsa Llukiçi përpiqej gjithnjë e më shumë ta ndihmonte të dilte nga mjegulla që i mësuan në dritën e Perëndisë.

    - Ka njerëz që i shpjegojnë të gjitha në mënyrë shumë të çuditshme. I pyet: “Kush e krijoi gjithësinë. qiellin dhe tokën? “Natyra”. - përgjigjen. “Mirë, po natyrën kush e krijoi? “Vetë u krijua”. Por, nëse u krijua vetë, do të ishte një kohë që nuk ekzistonte. Por, si mundi të krijonte veten e saj nga asgjëja? Jo, i dashuri im, natyra është krijesë e Perëndisë dhe nëpërmjet saj ne njohim Krijuesin. Prandaj dhe apostulli i Krishtit Pavli shkruan se Krijuesi i padukshëm i botës, bëhet i dukshëm nëpërmjet krijesave të Tij.

    - Llukiçi heshti. Hodhi një vështrim në sallë. Fytyrat e pjesëmarrësve ishin serioze dhe të menduara... Matjuku qëndronte në tribunë me kokën ulur.

    - Po sjell përsëri një shembull, - vazhdoi Llukiçi. - Shkojmë në një qytet. Shohim ndërtesat e tij të larta. I afrohemi një ndërtese madhështore. Admirojmë bukurinë e saj. Brenda nesh lavdërojmë arkitektin e talentuar që projektoi dhe ndërtoi një ndërtesë të tillë. Nëse tani vjen dikush dhe na thotë: E dini, ky pallat u bë vetë, pa ndonjë arkitekt; gurët ranë vetë nga disa male dhe u montuan sipër njëri-tjetrit; dritaret dhe çatia u bënë vetë dhe era i shtyu në vend. Mos ndoshta për këtë njeri do të arrinim në konkluzion që është i çmendur? Nëse për ndërtesën duhet patjetër të ekzistojë arkitekt, a është e mundur të krijohet pa arkitekt gjithë kjo botë kolosale dhe e mrekullueshme? Jo, o i dashuri im. Duhet të besosh që ekziston Krijuesi i botës, që ekziston Arkitekti i gjithësisë. Është Perëndia tek i Cili besojmë me besim të shenjtë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •