Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Emri:  1494921628operacion.jpg

Shikime: 470

Madhësia:  75.5 KB

    Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Ndërkohë më pas mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat "Kontinental", ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.

    Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

    Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    Ky është mjeku që i “mori jetën” 16-vjeçares Blerta Pepa?

    Emri:  645222__BJ2jlUugW.jpeg

Shikime: 307

Madhësia:  26.0 KB

    Personi që shikoni në fotografi është mjeku Tefik Zhurda, 54 vjeç, i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas ndarjes nga jeta të një paciente të tij.

    Mjeku anestezist i spitalit privat “Continental” në Tiranë, në orët e para të së hënës tentoi vetëvrasjen, pasi pacientja 16- vjeçare Blerta Pepa nuk u përmend pas operacionit.

    Zhurda, i tronditur duke dyshuar se kishte gabuar në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes, tentoi flijimin.

    Në gjendje shoku, duke mos i falur dot vetes vdekjen e Blertës, ai injektoi në trup një preparat lëndë anestezie, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ndërkaq, familjarët e anestezistit si edhe drejtori i spitalit, të kontaktuar nga “Ora News” e kanë hedhur poshtë hipotezën e vetëvrasjes duke u shprehur se mjeku pësoi infarkt prej tronditjes.

    Zhurda është mjek me eksperiencë, prej disa vitesh ai ka punuar edhe si mjek anestezist në Spitalin Ushtarak, Tiranë. Por, me sa duket, një gabim fatal i ka kushtuar shumë shtrenjt dhe mbi të gjitha jo vetëm në jetën profesionale.

    Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

    Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku të tentojë fundin fatal, i tronditur nga gabimi i tij.

    E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”, ku po operohej në gju.

    16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël”, ndërsa më poshtë gjeni video nga interpretimet e saj.

    Në cilësinë e provës materiale për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e së resë, u sekuestrua kartela mjekësore e së resë.

    Ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të ndodhur në spitalin privat në rrugën “Ali Demi”.

    Opinion

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    O Lazo ça u bo me ate shendetesine falas qe na premtoi Edvini jot para kater vjetesh???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Esht e tmerrshme!!
    Zoti u dhant forc familjareve me perballu ket tragjedi!!

    Vetem 15 vjeçe, te keput ne shpirt!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    mesia4ever (17-05-2017)

  6. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    O Lazo ça u bo me ate shendetesine falas qe na premtoi Edvini jot para kater vjetesh???
    O duke,

    minimumi sonte duhet te ishte shkarku ministri i shendetsise, spitali duhet te vihej ne sekuestro derisa te zbardhet e verteta.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    O Lazo ça u bo me ate shendetesine falas qe na premtoi Edvini jot para kater vjetesh???
    Pse do te na thuash kjo qe erdhi si pasoje e shendetesise falas qe premtoi Edvini?

    Kur nuk te siguron sigurine spitali privat, ku ka sherbime me te mira madje edhe ti vet (larg qofte) te kesh nje problem familjar do shkosh te privatii. Vajzes i erdhi si pasoje e nje semundje hipertemi malanje qe eshte e trashegueshme..

    Ngushellime familjes!

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Une nuk e lidha me rastin ne fjale, por rasti ne fjale me nxiti per te te pyetur ty si simpatizant i politikave te Edi Rames se çfare u be me shendetesine falas qe u premtua.
    Cfare te nenkuptojme me shendetesine falas? Ilaçe falas, sherbime spitalore falas, mjekim falas?
    Apo ndoshta kane ndodhur dhe neve s'paskemi marre vesh gje, duke gabuar me pagesat qe bejme sa here na bie rruga per spital.
    Ja per keto te pyeta, por edhe nese nuk ke ndonje pergjigje te mirekuptoj...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Une nuk e lidha me rastin ne fjale, por rasti ne fjale me nxiti per te te pyetur ty si simpatizant i politikave te Edi Rames se çfare u be me shendetesine falas qe u premtua.
    Cfare te nenkuptojme me shendetesine falas? Ilaçe falas, sherbime spitalore falas, mjekim falas?
    Apo ndoshta kane ndodhur dhe neve s'paskemi marre vesh gje, duke gabuar me pagesat qe bejme sa here na bie rruga per spital.
    Ja per keto te pyeta, por edhe nese nuk ke ndonje pergjigje te mirekuptoj...
    Unële nuk jam simpatizant i Rames, por i reformave te tij per te bere shtet.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,771

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Ja, per keto gjera populli duhej te ngrihej vertet ne proteste. Ne keto raste duhet te shkarkoheshin nja gjashte a shtat drejtora nga ministria e Shendetsis bashke me dorheqjen e ministrit,edhe se eshte spital privat.

  11. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

    Oh Zot sa gjynah edhe vajza 15 vjece por edhe ky mjek qe do ta kete ne ndergjegjen e tij per tere jeten nje jete te humbur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •