Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Po te shikohet me kujdes politika qe ndiqet nga BE ne Maqedoni eshte e nje rendesie te vecante per vete faktin(jo se ajo luan ndonje rol te rendesishem ne rajon,por perkundrazi),se atje ekziston mundesia reale,duke pasur parasysh "synimet" e Grekve,Bullgareve dhe SHqiptareve,qe ai shtet te shperbhet.
    Padyshim qe evropes nje gje e tille nuk i intereson per vete arsyet dhe problemet qe lindin nga nje ndarje e tille,dhe frika e perhapjes se ketij problemi edhe ne vendet e tjeraqe kane probleme te ngjajshme.Vajtja e Solanes dhe Robertson ne Maqedoni per nga numri eshte e barabarte me numrin qe ato kane vajtur ne te gjith vendet tjera te mara se bashku, dhe kjo per vete faktin se evropa nuk eshte e interesuar per ndarje te reja,perkundrazi ajo u trembet ketyre ndarjeve.Ne keto kushte shqiptareve te maqedonise sot nuk duhet te mashtrohen nga skenaret eGjorgjevksit.Duke pasur parasysh faktin qe GJorgjevksi perfaqson krhaun qe jane per bashkim te Maqedonise me Bullgarine,atij nuk i intereson problemi i shqiptareve,perkundrazi ai don qe shqiptaret ti paraqet perpara opinjonit botror si faktor destabilizues ne rajon.
    Ne qoftese GJeorgjevksi e ka seriozisht kete Ai duhet me pare te njoh kufite e vjeter te SHqiperise,dhe jo te propozoje ndrime teritoresh.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    E ardhmje e maqedonise do te jete ndarja e saje si shtet.Dhe do apo sdo Evropa,greqia apo ndonje vende tjeter SHQIPERIA do te mari pjesen e saje.
    Pervoja e ka treguar qe eshte e veshtire qe ne ballkane te jetoje nje shtete me miksim etnish.Ishte Jugosllaviä thuhej shtete i forte dhe kur erdhi puna plasi si fllukse sapuni.Jo maqedonia qe vetem quhet shtet.Kur u ngriten ne lufte vellezrit tane ne maqedoni e pame shume mire se si qe ushtria maqedonase.Maqedonasit duhet ti puthin kembet Evropes qe hyri negocjatore se te qe per ne sote Shkupi do te ishte i joni.
    Kurse ornamenti na hedhe supozimin e ndarjes se Shqiperise.Dua te pyes nga je me origjine ti?Se me dukesh se sje shqipetare.Por vetem SHQIPEFOLES.
    Mos haro dicka ti qe thoke seosket dhe geget sjane te lidhur midis tyre.
    A e pe kur qe lufta ne DARDANI?Te gjithe u beme 1 si popull dhe e gjithe bota e mori veshe mire se kush ishim me te vertete.Dhe cdo supozime si puna e keti qe ke dhene ti doli se ishte nje fllucke sapuni si puna e shtetit maqedonas.
    Per sa i perkete asaj qe thua se Serbet me Kroatet shkojne shume mire e pame ne luftrat e tyre se sa shum e donin(AMAN MOR AMAN SA DUHEN) njeri tjtri.
    Si guxone ti te thuash FEDERATE: Iliriane ose turkemenistane.Kutu ku studjoje une kam nje studetnte nga maqedonia.Dhe ai kur bie fjala per ndonjë njeri te madhe te Shqiperise do thote qe njeri nga prinderit ishte turk.SE KUSHTU THA DHE PER NENE TEREZEN.Qe me detyroi tia tregoja mire vendi pastaj.
    PRANDAJE ME SA SHOHE UNE DHE TI NGA AJO RACE JE ME DUKET.
    Neve shqipetaret nuke kerkojme asgje me shume sec na takone.Sduam SHQIPERI TE MADHE POR SHQIPERI ETNIKE.Popullit tone i jame bere shume padrejtesi por qe FALE ZOTIT me sa shohe une tani koha po punone per neve.Kur aritem te clirojme DATDANINE imagjinoni car eshte PER NE TE MARIM PJESEN TONE NE MAQEDONI.
    NE BALLKANE DHE NE BOTE KUR SKA PER TE PATUR PAQE DHE QETESI PO SU ZGJIDHE CESHTJA SHQIPTARE ASHTU SI DO TE DUM NEVE.
    SHQIPERIA E SHQIPETAREVE VDEKJE ARMIQEVE DHE TRADHETAREVE



    TE DUA SHQIPERI ME ZEMER SHPIRTE MENDE JAME ATY.
    ESHTE TOKA JONE
    TE PARET NA E KANE LANE
    KUSHE MOSE NA E PREKE
    SE VDESIM TANE.

  3. #13
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Kjo "teze"ne mund ta quajme, keshtu nuk eshte shume e papritur per tu cuditur,pasi para Gjeorgjevskit ka qene akademia e shencave te Maqedonise qe e nxori nje ide te tille.Kjo mendoj qe paska qene ne ate kohe kur doli nga akademia e shkencave te Maqedonise ndoshta nje lloj testi per te testuar 3 faktoret:1-Faktorin maqedon,2-faktorin shqiptar dhe 3-faktorin nderkombtar (per ti pare sa te interesuar jane per kete ndarje).Pikerisht perseritja e kesaj teze nga Gjeorgjevski me duket se deri diku keta 3 faktore e kane" pranuar ne heshtje"nje propozim te tille aq me teper per shqiptaret ku eshte bashkuar tani edhe PDSH.
    Kjo teze e hedhur nga ish kryeministri i Maqedonise eshte hedhur per dy arsye,e para dhe me e rendesishmja eshte qe pjesa e mbetur ti bashkangjitet Bullgarise,pasi ai vetet eshte mbshtetsi i flakte i kesaj i(jo se i plasi per shqiptaret),dhe e dyta te perfitoje nga realiteti ai ka menduar qe duke pasur edhe mbshtetjen e PDSH shqiptaret e Maq. do ta presin kete kerkese me pa durim dhe ne kete rast te perfiton duke i quajtur
    shqiptaret faktor destabilizues ne rajon me te cilet nuk mund te
    kete bashkejetes etnike(pra te na e le kopilin ne dere)
    Do te vazhdoj ne postin tjeter .

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #14
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    .....vashdimi i postit te me siperm...
    Nga cfare thash me siper aty lindin disa pytje.
    !-A jane te interesuar shqiptaret e Maqedonise per nje ndarje te tille dhe sa % epopullsise e perkrhain kete ide.
    Duke ditur aspiratat e popullit shqiptare kudo qe jane per nje bashkim kombetar me duket(mendimi im) se era po fry nga ana e shqiptareve,ndoshta per her te pare.Deri diku dalja e kesaj "teze"
    pranon ne vetvete nje PRANIM per padrejtesit qe u eshte bere
    shqiptareve duke i ndare nga shteti meme.Mendoj qe shumica e shqiptareve te maq.e perkrhain nje bashkim kombtar.
    2-Sa e interesuar eshte SHqiperia per kete bashkim.
    Po te shohim realitetin e sotem me vjen keq te them se per politikanet tane ne SHqiperi(sidomos keto qe qeverisin tani)kane humbur dhe nuk kane asnje interes per nje bashkim kombtar.Kjo e vertetuar ne dekleratat e menjhershme qe bene pas daljes te kesaj"teze"(duke mos u mare fare parasysh opinioni dhe deshira e popullit)Se ne nuk jemi per ndryshim kufijsh te maqedonise.O bura kush te deklaroje i paridhe ta regulloje pjesen me B.Eqe te kene fjucer dhe te duken sa me te "bindur"ndaj tyre.
    Une do te isha i mendimit se para se te beheshin keto deklerata
    me perpara te studioheshte kjo teze dhe te kontaktohej menjhere me faktorin politik shqiptar ne Maq.kresisht me PDSH qe e mbshtet.Ketu kam parasysh edhe faktin tjeter qe menjehere pas deklerates qe beri SHtanjeri duke e quajtur AKSH nje organizate teroriste{sikur deri dje nuk kishte ekzistuar}O bura kush ta denoncon dhe ta quan org.teroriste.Pas gjith kesaj une mendoj dhe dyshoj se politika e jashtme qe ka ndjekur dhe po ndjek Shqiperia per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne KOsove, Maqedoni dhe me gjere paska qene vetem nje "fasade per te fituar,genjyer popullin e vet.Kur thuhet qe ndaj shqiptareve
    edhte bere jo vetem gabim por faj(kjo tani e pranuar edhe nga nderkombtaret) duke e ndare,coptuar,cte keqe ka sikur ky gabim tani te rregullohet,pra shqiptaret te bashkohen ne nje shtet te vetem.
    3-A do te pranohet nje ide e tile nga nderkombtaret.
    Po te kihet parasysh realiteti i sotem,shqiptaret kane fituar pike per sa u perket nderkombtarve,ketu kam parasysh vaktin se vetem pak para luftes ne maqedoni faktori nderk.as e kishte cuar ndermend qe shqiptaret atje trajtoheshin si qytetare te kat.3 dhe te drejtat e tyre shileshin me te kater kembet nga qeveria Maqedonse(modeli per nderkombtaretper bashkejetese ner etnike),gjithashtu edhe per Kosoven(me pak ndryshim).Lufterat qe bene shqiptaret bene qe faktori nderkombtar te edhi syte nga ne dhe te pranoje realitetin.Evropa e ka te veshtire te pranoj kete bashkim per vete problemet qe do hapen ne Evrope.
    Si perfundim te gjith shtetet qe kriohen artificialisht dhe ne baze te trysnise nderkombtare (maqedoni,mal i zi..etj..)jane te destinuar te vdesin.Demokracia ka si princip te saj deshiren,vullnetin dhe voten e popullit te saj per vetvendosje.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli



    ----


    Muri dhe moratoriumi

    Nga Emin Azemi *

    Pas shpalljes së moratoriumit nga PDSH, dy çështje që ngelën të hapura dhe jo shumë të vërejtura tani për tani janë: e para, si do të sillet BDI në pushtet pa një opozitë korrigjuese dhe e dyta, a arriti, vërtet Gjeorgjevski të përçajë subjektin politik shqiptar në Maqedoni. Përderisa çështja e parë kërkon shpjegim në vetë kontekstin dhe kontinuitetin e punës së BDI-së, çështja e dytë, problematizon inxhinieringun politik të koalicioneve shqiptaro-maqedonase, tash e më herët, bashkë me përparësitë dhe handikapet e këtij inxhinieringu. PDSH-së i mbetet të sjellë argumente plotësuese nëse ideja për moratorium do të zërë vendin e merituar në kuadër të strategjisë së saj politike, kurse BDI, si parti që ka përgjegjësi më të madhe në suksesin dhe dështimin e projekteve politike, e ka për obligim t’i përgjigjet pyetjes: Sa veprimet e saj shkaktojnë reperkusione natyrash të ndryshme në hapësirën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Vetëm kur të fitojmë një tablo më të plotë përgjigjesh nga dilema e parë dhe e dyta, mund të flasim për ndonjë varshmëri koherente në mes të moratoriumit dhe (jo)pasivitetit të BDI-së. Sa i përket Gjeorgjevskit, politika e të cilit po tregohet mjaft reflektuese qoftë edhe me një kolumnë të vetme, ai është në rrugë të mbarë për të përmirësuar rejtingun e humbur viteve të fundit. Mirëpo, edhe ai, si lider tipik i frustruar ballkanik, faturën e rejtingut ende e kalkulon mbi temat shqiptare. Nga deficiti ideor për t’u marrë me çështje që janë në interes të vetë maqedonasve, Gjeorgjevski kalon në një suficit idesh fashiste. Shqiptarët mund ta kuptojnë dëshpërimin e tij, por atë nuk do ta kuptojnë maqedonasit, sepse ai me gjithë atë mentalitet militarist që praktikoi në vitin 2001, nuk arriti të fitojë ushtarakisht. Prandaj frustrimi i tij burimin e ka te humbja ushtarake e jo te sasia e hekurit dhe betonit të murit që do ta ndante atë nga shqiptarët. Si një nxënës i dobët i teorive ushtarake, Gjeorgjevski është dashur të dijë se ai që humb ushtarakisht nuk ka të drejtë të përcaktojë kushte se si do të duket harta etnike e një vendi. Ai madje nuk e ka as privilegjin e të qenët argat i thjeshtë për të përzier betonin e murit të tij fiktiv. Prandaj, ideja e PDSH-së për moratorium nuk do të duhej të nxiste reagime që shpien në përçarje të reja, por do të duhej t’i kthjellonte, në radhë të parë vetë faktorët vendimmarrës në PDSH, të cilët sikur janë shndërruar në trupa inertë e të pareformuar, e pastaj edhe pjesën tjetër të subjektit politik shqiptar. Nëse shqiptarët do të arrijnë të kthjellohen, ata do të kenë shansin më shpejt t’i largojnë etiketat denoncuese, që mund të vijnë nga mossqarimi i vetë idesë së moratoriumit, por edhe nga maniri për të vendosur këte ide në korelacion me murin e Gjeorgjevskit. Me murin e Gjeorgjevskit korrespondon vetëm dështimi i tij për të nënshtruar shqiptarët ushtarakisht dhe politikisht, kurse me moratoriumin e PDSH-së korrespondon paaftësia e shqiptarëve për të tërhequr vija të qarta në peisazhin e afiniteteve të tyre politike. Çdo debat brendashqiptar që do të nxiste përçarje të reja do t’i jepte argumente plus murndërtuesve të Gjeorgjevskit për ta ndarë jo Maqedoninë, por shqiptarët. Nëse shqiptarët e kuptojnë si serioze idenë e Gjeorgjevskit për ndarjen e Maqedonisë, atëherë ata do të duhej të përgatiteshin që të sfidojnë më fuqishëm idenë e Cervenkovskit për Maqedoninë unitare, ku roli i shqiptarëve në ndërtimin e kësaj ideje do të mund të jetë formal dhe inferior. Mbështetja qorrazi tek partneri i koalicionit, siç veproi vite më parë PPD, pastaj PDSH e tash së fundi edhe BDI, mosfunksionimi i instrumentariumit të veprimeve të koordinuara politike në periudha të caktuara për probleme të caktuara (me përjashtim të muajve sa zgjati konflikti i armatosur i vitit 2001) si dhe përjashtimi nga debati i gjerë politik i intelektualëve, specialistëve, gazetarëve dhe gjithë ajo që mund të quhet shoqëri civile, të gjitha këto bashkë, rezultojnë në një situatë paraklinike ku shoku kolektiv është i garantuar, sepse të gjithë këta faktorë bllokues ia zvogëlojnë shoqërisë imunitetin për të përballuar destruktivitetet e brendshme dhe të jashtme. Në momentin aktual, shqiptarët në Maqedoni jetojnë me infuzionin e një krenarie morale të fituar në luftën e fundit dhe asgjë më tepër. Tani kur kemi situatë paradoksale me obstruimin e Marrëveshjes së Ohrit nga vetë forcat politike në pushtet, kur PDSH shpall një moratorium të pastudiuar dhe të pasqaruar deri në fund, kur elita (e paformuar) intelektuale bën sehir, në lojë hyjnë Gjeorgjevski dhe Cervenkovski të cilët, secili në oborrin e vet, e luan lojën që i konvenon. Shqiptarët ende nuk arritën ta perceptojnë trivialitetin e kësaj loje, sepse ata fatkeqësisht ende mendojnë se verifikimi i kuadrove dhe i politikës duhet patjetër të kalojë nëpër kabinetet e partnerëve të koalicionit. Muri dhe moratoriumi - dy fjalë që fillojnë me të njëjtën shkronjë. Gramatika e ngjashmërive, që këtu shfaqet sipërfaqësisht, e ka bërë politikën ushqim të konservuar, afatin e së cilës e përcaktojnë të uriturit e të gjitha kohëve. Fati për të qenë pa kuadro të mirëfillta (të posadiplomuarit në Perëndim presin), fati për ta absorbuar politikën si ushqim të konservuar dhe fati për t’u varur nga buzëqeshjet e kodoshëve, të cilët brenda natës bëhen dikushat, ngelin referencat kryesore të një fataliteti të përgjithshëm. Sfidat për t’u përballuar me këtë fatalitet, në të vërtetë janë edhe përgjigjet më të mira kundër mureve të Gjeorgjevskit dhe kopshteve zoologjike të Cervenkovskit.


    *Autori është botues i gazetës “Fakti” në Maqedoni


    ------------

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88

    SHQIPERI E SHQIPETAREVE VDEKJE ARMIQEVE DHE TRADHETAREVE

    Kame thene dhe jame i mendimit se Maqedonia do te ndahet si shtete per shume arsye:
    Po ta analizojme mire historine e ballkanit cdo shtete qe ka qene i krijuar artificialishte sote nuke egzistone.Per kete kemi shembullin me te mire ish Jugosllavine.Lufterat me te temershme qe pas luftes dyte boterore u bene atje.
    Pa te analizojme Maqedonin.Nje shtete qe jetojne Shqipetare,serbe,greke e sa e sa kombesi te tjera.Keto kombesi asnjera prej tyre nuk bashkejetojne me njera tjetren.Nje stete qe seshte shtete.Por gjeja qe Maqedonia se ka vleresuar dhe nuk do qe ta vleresoje eshteAKTORI SHQIPETARE.
    Jame shume dakorte me randin qe thote qe shqipetaret jane trajtuar gjithmone si kategori e dores se 3.Jo vetem kaqe por kur u ngriten ne revolte shqipetaret atje ata kerkuan ti paraqesnin para botes(gje qe u doli bllofe )si teroriste MYSLIMANE.
    Por fakti qe sduhet te harojme eshte se tashti vendi yne eshte ne perkrahjen e plote te Amerikes.Dhe po ta shohim po behet cdo gje qe te gjitha trojet e popullit shqipetare te lena jashte te vihen ne kufijte e Shqiperise.Nuk e di n.q.s. e keni degjuar por para disa kohesh ne kongrese amerikane u diskutua per kthimin e pronave te cameve.
    Mendoje se vendi yne ska per tu futur ne Evrope dhe shpresoje se keshtu do te behet se armja e Shqiperise eshte vetem me AMERIKEN.Dhe do apo sdo Evropa Maqedoni do te behet:NA ISHTE DIKURE NJE SHTETE I QUAJTUR MAQEDONI.(sa keqe me vjene per ornamentin)


    RROFTE SHQIPERIA

  7. #17
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872

    korrigjim

    Postuar më parë nga arkl
    Kam thene dhe jam i mendimit se Maqedonia do te ndahet si shtet per shume arsye:
    Po ta analizojme mire historine e ballkanit cdo shtet qe ka qene i krijuar artificialisht sot nuk egziston. Per kete kemi shembullin me te mire ish Jugosllavine. Lufterat me te tmershme qe pas luftes dyte boterore u bene atje.
    Pa te analizojme Maqedonin. Nje shtet qe jetojne Shqipetare, serbe, greke e sa e sa kombesi te tjera. Keto kombesi asnjera prej tyre nuk bashkejetojne me njera tjetren. Nje shtet qe s'eshte shtet. Por gjeja qe Maqedonia se ka vleresuar dhe nuk do qe ta vleresoje eshte: FAKTORI SHQIPETAR.
    Jame shume dakort me randin qe thote qe shqipetaret jane trajtuar gjithmone si kategori e dores se 3-te. Jo vetem kaq por kur u ngriten ne revolte shqipetaret atje ata kerkuan ti paraqisnin para botes (gje qe u doli bllof ) si terroriste MYSLIMANE.
    Por fakti qe s'duhet te harrojme eshte se tashti vendi yne eshte ne perkrahjen e plote te Amerikes. Dhe po ta shohim po behet cdo gje qe te gjitha trojet e popullit shqipetar te lena jashte te vihen ne kufijte e Shqiperise. Nuk e di n.q.s. e keni degjuar por para disa kohesh ne kongresin amerikan u diskutua per kthimin e pronave te cameve.
    Mendoj se vendi yne s'ka per tu futur ne Evrope dhe shpresoj se keshtu do te behet se ardhmja e Shqiperise eshte vetem me AMERIKEN. Dhe do apo s'do Evropa Maqedoni do te behet: NA ISHTE DIKUR NJE SHTET I QUAJTUR MAQEDONI. (sa keq me vjen per ornamentin)


    RROFTE SHQIPERIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga ornament : 25-04-2003 më 17:16

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    E care do te thuash ti mjeshter me kete?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Thirrje Per Shqiptaret E Maqedoni Ta Mbeshtesin -aksh-n.evetmja Alternativ
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 00:32
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •