Lajmi i ores 6:15PM
Branko Cërvenkovski
SHKUP (21 Prill) - Kryeministri maqedonas Branko Cërvenkovski ka deklaruar sot pasdite se promovimi i konceptit të ndërrimit të kufijve do të thotë thirrje e drejtpërdrejt për luftë etnike dhe ndarje të shtetit. "Skenaret e tmerrshme të promovuara publikisht nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski dhe përkrahja për to nga ana e njerëzve kryesorë të PDSH-së janë të papranueshme", u shpreh Cërvenkovski. Sipas tij shpallja nga ana e opozitës respektivisht mes Gjeorgjevskit, Arbën Xhaferit dhe Menduh Thaçit, tregon qartë një koordinim të plotë në funksionomin mes këtyre dy partive. "Kjo është ndarje e shtetit dhe shkatërrim i sovranitetit të tij", tha Cërvenkovski dhe shtoi se Qeveria fuqishëm qëndron pas integritetit territorial, karakterit unitar të Republikës së Maqedonisë dhe ndërtimit të saj si shoqëri integruese multietnike. Kryeministri tha se paqia, stabiliteti, siguria, kthimi i personave të zhvendosur, zbatimi i Marrëveshjes kornizë, lufta kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë, si dhe sigurimi i kushteve për zhvillim ekonomik mbesin prioritetet e qeverisë. dxh/dxh (MIA/BalkanWeb)
-------------------
Mendoni se eshte dicka per t'u shqetesuar? Si mund te komentohet largimi i Arben Xhaferrit nga drejtimi i PDSHse si dicka taktike per te, apo nje terrheqje e tij nga politika?
Une shpresoj qe kjo ndodhi (e me siperme), te mos ndjell negativitete ne rajon, dhe sidomos ne trojet Shqiptare atje. Gjithcka do te shkoj edhe me mire, por me kohe.
drini.
Krijoni Kontakt