Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 12ditë

    Paralelisht me rëndimin e situatës politike dhe këmbënguljen e kryeministrit Rama se qeveria e tij është në detyrë dhe “kushtetuese”, vendi ka rënë në rënie të lirë në duart e krimit të organizuar dhe atij ordiner. Vetëm gjatë 12 ditëve të para të muajit Prill çdo ditë janë kapur rreth 1.5 tonë drogë, pa llogaritur sasitë përtej kufirit, shkruan SYRI.net.

    Dhe të mendosh që sipas statistikave që vijnë nga organet e specializuar të huaja për krimin dhe trafiqet, sasia e kapur zakonisht përbën vetëm 1/10 e asaj që trafikohet realisht. Vetëm sipas të dhënave zyrtare të vetë policisë shqiptare gjatë këtyre ditëve të para të këtij muaji janë sekuestruar plot 17 tonë e 690 kilogramë kanabis.

    Por situate e rënduar kriminale mund të quhet e dalë jashtë kontrollit edhe përsa i përket krimit të vrasjeve. Janë rikthyer frikshëm gjatë këtij muaji atentatet dhe vrasje mafioze, duke arritur kulmin me ekzekutimin e komisar Artan Cukut. Janë pesë vrasje e shumë atentate që kanë ndodhur vetëm në 12 ditët e para të muajit Prill, shkruan SYRI.net.

    Ja statistikat e frikshme që ka mbjell krimi në më pak se dy javë gjatë këtij muaji;

    1 Prill: 50 kilogramë kanabis u gjetën në Lezhë. Po këtë ditë një makinë në Pogradec shpërtheu nga një sasi eksplozivi.

    2 Prill: 2 ton e 55 kilogramë kanabis u kapën në Mat dhe 200 kilogramë të tjerë gati për shitje u gjetën në një tunel, në njësinë Administrative Baz.

    4 Prill: Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas veten. Në të njëjtën ditë kapen 1,7 ton kanabis nga Guarda di Finanza në Karaburun të Vlorës.

    5 Prill: 52 kilogramë kanabis u kapën nga policia kufitare e Sarandës dhe 9 kilogramë të tjerë në Qukës.

    7 Prill: Policia greke kap 1,5 tonë kanabis në një gomone me tre skafistë shqiptarë në kufirin tonë, nisur nga Shqipëria.

    8 Prill: U ekzekutua në Tiranë komisari Artan Cuku në sheshpushimin e pallatit ku banonte. Në të njëjtën ditë rreth 12 tonë drogë u sekuestruan në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit dhe 45 kilogramë kanabis të tjera u kapën në Tiranë.

    10 Prill: U vra në Vlorë me 15 plumba Elidon Mehmeti, teksa po udhëtonte me makinë. Po në Vlorë, Bashkim Brahajt ju vendos eksploziv poshtë makinës, ndërsa në Tiranë e Fushë-Krujë ndodhën dy grabitje të armatosura.

    Më 11 Prill: Vritet me thikë në Durrës një 58 vjeçar biznesmen. Rreth 27 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia e Shkodrës.

    Më 12 Prill: 17 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.

    Përgatiti SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Gjithe ky krim ka nje anormalitet qe duhet ti jepte opozites nje fitore pothuajse te padiskutueshme ne zgjedhje.

    Dhe krimi,korrupsioni,varferia jane rritur vertet por qe nuk ndikon fare ne rezultatin e zgjedhjeve, qe me pak fjale do te thote qe maxhoranca jep me shume siguri se opozita ose opozita jep me teper pasiguri se maxhoranca. Pra ne keto kater vite ky perceptim nuk ka ndryshuar.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Rezultatet e zgjedhjeve ne Diber dhe Permet na treguan komplet gje tjeter. E vetmja parti ne rritje mbas ketyre skandaleve, nuk eshte PD-ja, as LSI-a, por vetem PS-ja! Kur zbulon pastaj se ne Diber fenomeni i Hashashit i padegjuar nje vit me pare, eshte kthyer ne mjet mbijetese per gjithe zonen, kupton se nuk ka nevoje per pergjigje. Gjithçka eshte teper e qarte dhe nuk kerkon llogjike te jashtezakonshme per ta kuptuar...

    Cilado parti qe afron gangstere ne rradhet e saj dhe monitoron sebashku me ndihmen e policise trafiqet e droges, i ka te fituara ne tavoline zgjedhjet.
    Me keto parametra fiton sot edhe LGBT-ja apo edhe Partia Komuniste...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Leket e krimit a te droges megjith gangsteret ndikojn shum pak zgjedhjet ne Shqiperi,i ndikojne ne periferi o ne zona te largeta ku numuri i votuesve eshte shum i vogel. Ndikon ne vote shum e me shume here nje drejtor arsimi a drejtor ujsjellsi sesa trafikanti me i madh i zones. Qe trafikanti a gangsteri i zones cakton a ka lidhje edhe me drejtorin e arsimit a drejtorin e ujsjellsit ky eshte problem tjeter.

    Voten e blen premtimi i vendit te punes a premtimet e tjera korruptive nuk e blen paraja e thate o paraja ne dore. Qe paraja e droges blen a fiton zgjedhjet eshte nje budallik qe se besojne as te huajt e jo me shqiptaret. Do duhej nje shume e madhe,edhe sikur te mos kete konkurence e te perdorej vetem nga njera pale a parti,dhe tjetra do duheshin gangster a trafikant "bamires" ose gangster a trafikant ideologjik qe e bejne per partine.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Vendi ka mare fund. Nuk ka investime te huaja.Nuk ka rritje ekonomike pa investimet e huaja. Ky vend nuk ofron siguri per askend. Por duket se populli e ka humbur shpresen dhe nuk ka as besim tek kjo opozite idiotesh. Koha do tregoje por kam pershtypjen se po fundoset ky vend perfundimisht.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ne shqiperi qarkullojne diku tek 10 milarde euro ne vit vetem nga trafiqet e droges. Me vetem disa dhjetera miliona nga keto perfitime sot blihen votat e ne Shqiperi dhe Maqedoni bashke po deshe.
    Mjafton te shikosh rezultatet anormale te zgjedhjeve ne Diber, Kolonje, Durres apo Korçe, per ta kuptuar tjetersimin e dukshem te rezultatit zgjedhor. Çuditerisht ne keto zgjedhje rritet ne menyre artificiale vetem partia qe ka lidhje me kriminelet dhe kontrollon nepermjet policise se shtetit parcelat e hashashit. Nuk fitoi as LSI-a ne keto zona, as PD-ja, as ndonje parti tjeter mbrenda apo jashte koalicionit, por vetem Rilindja.
    Me keto para te pista, sot kontrollohet dhe mjeti kryesor i propagandes: Media! Çdo hapesire televizive dhe mediatike (me perjashtim te disa portaleve), eshte blere nga Rama. Edhe ato 3-4 zera kritik me qeverine qe kishin mbetur, jane nxjerre sot jashte loje.
    Po nepermjet ketyre parave blihen haptazi keta nderkombetarucet qe na vijne si Mesia ne Shqiperi. Mbeshtetja e tyre haptazi ne sherbim te Rames e verteton qartazi kete gje.
    Jane po prape keto para te pista dhe interesa underground sajojne parti gjoja opozitare vetem per pak diversion me opoziten (Bamir Topi, Bojaxhiu, Hasimja, apo ndonje parti rezerve çame).
    Te mos flasim pastaj per shoqerite civile apo unionin e gazetareve, te cilet e benin qimen tra dikur, dhe sot vritet, poshterohet, shtypet, perçmohet, perdhunohet çdo dite qytetari shqiptare dhe askush nga keta nuk flet!
    Shtoji gjithe kesaj liste edhe te infiltruarit e tjere te Rilindjes deri ne nivelet me te larta te komuniteteve te kulteve fetare apo letrare, te infiltruar deri edhe tek federatat sportive dhe tek grupet e tifozerive, behet e plote e gjithe rrjeta e merimanges. Kam pershtypjen se as Enver Hoxha ne fillimet e tij nuk i ka patur kaq te shtrira tentakulat e oktapodit ne gjithe shoqerine shqiptare, sa ç'i ka Edvini sot.
    I vetmi mjet qe ka stagnuar per momentin eshte mbeshtetja Sorosiane-amerikane. Ndryshimi i administrates me ardhjen e Trump dhe frika per stopimin e fondeve te USAID-it, i ka urtesuar nje pjese te ketyre qarqeve...

    Per te gjitha keto me siper, besoj kemi sjellur mjaftueshem fakte tek forumi.
    Te pretendosh se e gjithe kjo armate e paligjshme ne sherbim te pushtetit, nuk ndikon ne rezultatet e zgjedhjeve, tregon se je me se paku jashte realitetit dhe me se shumti nuk do ta vesh llogjiken ne perdorim!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Sikur te qarkullonin 10 miliarde euro ne vit ne Shqiperi (por edhe sikur te ishin 2 ose 3 miliard),Shqiperia do kishte nje problem "psiqik",qe edhe e ka,sepse nuk ka mbetur asnje njeri i zgjuar qe te kuptoje vertet se per çfare shifrash flasim....

    Ku shkon gjithe kjo mase paraje ? Ku shkojne keto 10 miliard euro... ku ne Shqiperi nuk ka investime dhe varferia eshte gjithmon ne ritje ?

    Sikur nga 10 miliardet e eurove ne vit te qendronte ne Shqiperi vetem 5%-10% e shumes Shqiperia do kishte nje ritje ekonomike te paimagjinueshme.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Diskutimi nuk behet me sikur por me shifra. Vetem para disa kohesh policia italiane kapi diku tek 20 ton droge mbrenda nje jave te vetme. Imagjino sa qindra mund te kene kaluar ate jave pa u kapur. Futi nje shumezim dhe mbledhje ketyre shifrave dhe del direkt tek miliardat e ketij biznesi.
    Me keto para po blihen nderkombetaret, te cilet e kane te kripur faturen. Dhe kete lloj lirie Rama e ka fal Sorosit. Sigurisht merr edhe ai pjesen kryesore te ketyre te ardhurave
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    10 miliarde euro ne vit do te thote pak a shume diçka me teper se i gjithe prodhimi i brendshem brenda nje viti. D.m.th qe ti fiton nga droga sa e gjithe industria,buqesia,mineralet etj etj te mbledhura se bashku. Me 10 miliard euro nga droga i bie qe ne te kemi dy ekonomi.

    Shifrat e kapjes nuk tregojne asgje persa i perket shumes se eurove qe qarkullojne ne Shqiperi nga droga. E para sepse nuk dihet se sa kalohet dhe shkon ne treg dhe e dyta varet nga çmimi i momentit...etj etj.


    Blerjen e te huajve dhe teorite Sorosiste jane edhe keto shkak i nje partie qe eshte shkaterruar ideologjikisht. Dhe ne fakt ketu qendron dhe avantazhi i vertete i socialisteve sepse te djadhtet nuk kane asnje parti qe i perfaqson.

    Zgjedhjet nuk i fiton as droga dhe as Sorosi,se; nuk i fiton as PS-ja se sa i humb PD-ja,sepse pikerisht nuk perfaqson me asnje shtrese dhe asnje ideologji.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Tani argumenta per t'i ikur argumentave mund te gjejme pafundesisht. Jo me pak se para disa javesh perfaqesuesi i OSBE-se ne Tirane e tha me ze dhe figure se ne Shqiperi qarkullojne miliarda euro nga trafiqet e droges dhe zgjedhjet jane ne rrezik sepse mund te blihen.

    Raporti i Departamentit te Shtetit Amerikan, e nxorri Shqiperine si prodhuesin kryesor te kanabisit ne Europe dhe vendin lider ne Europe nga ku furnizohet i gjithe perendimi me heroine!

    Sa per Sorosin s'ja vlen te riperseriten te njejtat gjera nga fillimi, kur me mjafton fakti se 3 themeluesit kryesor te Bashkimit Europian, si Franca, Anglia dhe Gjermania e kane zbythur nga vendi i tyre per zgrrapje nepermjet situatave destabilizuese te krijuara artificialisht nga ai.

    Por qe te kthehemi prape tek Shqiperia, rezultatet e zgjedhjeve te fundit treguan se ne Shqiperi elektoralisht, nuk eshte rritur as PD-ja, as parti te tjera opozitare, as LSI-a, as PDIU-ja (me perjashtim te ndonje fraksioni kriminal), as Blushi,
    as Kokedhima, as Duka dhe as Dash Shehu. Perkundrazi te gjithe keto forca jane ne tkurrje. E vetmja parti qe eshte rritur elektoralisht, eshte PS-ja!!! Partia qe eshte mbytur koke e kembe me skandale qe nga dita e pare qe ka marre pushtetin!!!
    Ja vlen me ta sqarojme prape arsyen pse ndodh dicka e tille, apo do vazhdojme te luajme kungulleshkash me fajin? Se nga fajin e ka Saliu, tek fajin e ka Meta, kemi arritur tek fajin e kane teorite koonspirative!
    Nderkohe qe ujku na ka zene rrugen duke ne bere kershillek, ne vazhdojme te kerkojme gjurmet..,


    PS: Meqenese e djathta spaska asnje parti qe perfaqeson elektoratin e qendres se djathte, ne emrin e ciles reforme apo plan socialo-ekonomik e gjen veten nje i majte tek programi socialist i rilindjes, qe e ben ate me te avantazhuar e perfaqesuar nga nje i djathte??? Nejse barcaletat sherbejne gjithmone si ç'tensionim situatash edhe kur e kalojne çdo imagjinate...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 13-04-2017 më 19:50
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •