Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
13 KORRIK 2019,
Momenti kur Florian Marku e mban premtimin dhe e nokauton kundërshtarin anglez në shtëpi të vet
Florian Marku ka mbajtur premtimin duke e mposhtur me nokaut anglezin Tommy Broadbent në Londër.
Ky ishte dueli i katërt i Markut në boksin profesionit, ku deri para këtij meçi kishte kishte tri fitore.
Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha se “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do të ja mbyll gojën”.
Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar në raund të katërt anglezin. /Periskopi.com/ vidio
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve meçin ndaj çekut, Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër.
Marku triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.
Kundërshtari i Markut, 28 vjeçari Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje – duke përfshirë edhe meçin ndaj Markut – nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.
Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje.
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku mposhti britanikun Nathan Bendon me vendim unanim të gjyqtarëve, 60-55, për të regjistruar edhe fitoren e gjashtë radhazi.
Marku, i cili pati përkrahje të jashtëzakonshme nga të pranishmit shqiptarë në Manchester, ishte më i mirë se kundërshtari i tij, përkundër faktit se nuk arriti ta mposht para kohe.
Ky meç i mbajtur në Altrincham të Ceshire të Britanisë së Madhe i solli në sallë shumë shqiptarë, të cilët e shfaqnin mbështetjen e tyre të plotë për shqiptarin Florian Marku.
Në turneun “Ultimate Boxxer 6”, Marku shënoi tjetër fitore të rëndësishme, për të treguar edhe njëherë se synon edhe më shumë në karrierë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 14-12-2019 më 06:31
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku ka mundur të mposhtë kundërshtarin e tij Dylan Moran në ndeshjen e boksit që e nisi pak çaste më parë.
Florian Marku si Tyson, boksieri shqiptar mposht kundërshtarin që në sekondat e para të ndeshjes
Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda. grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.
Krijoni Kontakt