Tirana e Re
Global user
(6/20/00 10:17:33 pm)
--------------------------------------------------------------------------------
Per 4-5 persona duhen:
Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugë gjelle.
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.
labvlore
Diskutant i rregjistruar
Posts: 11
(11/12/00 2:06:13 am)
--------------------------------------------------------------------------------
Aman ore te keqen pse i shkruan, se na i ben stomaku ger-ger; na shkoi goja leng!Per here te fundit kam ngrene kabuni ne Shqiperi. Ndoshta po e bej nje neser.
Krijoni Kontakt