Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #61
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    'kur mos kem njeri'...

    ...sa mire e paska percaktuar Dr. Adhamudhi diagnozen mor aman
    Mire, mire, se me syte zgjidhet puna "kreje te te shpetoje tjatri" Po me zemren si i vete halli? "Kreje te te shpetoje tjatra" sikur nuk shkon (nese nuk beson ne jeten pertej varrit kuptohet). Ka Dr. Adhamudhi ndonje recete per kete, se vetem diagnoza nuk i lan hesapet. Pale, pale...me thenke se me paska shkuar huq e shtena. Nuk eshte vakti as i thellezave, dhe as i laraskave byrazer. Sic te kam lene te kuptosh, "s'e qellova per ta vrare, e godita per ta marre" (nese ke ndonje paqartesi ne lidhje me kete, me thuaj se ta editoj une)

    Kete rradhe vetem ke derdellitur. Nuk ta fal !!!! Aty ke filxhani ke kujtuar se ja ke hedhur lumit, por JO. Ke ngaterruar cilesine me sasine dhe ti e di mire qe keto te dyja nuk jane e njejta gje. Nese nuk e ke marre vesh mire ate qe kam dashur te them, lexoje prape. Gjithsesi, qellimi im nuk eshte ta rradhis veten me skeptiket, pasi sic te kam thene dhe me lart, jeta eshte e vlefshme per njeriun. Ajo qe ngul kembe une eshte se, vete ekzistenca nuk mund te siguroje vlefshmerine apo domethenien e jetes, megjithese gjithcka flasim i perket ketij realiteti. Bosh apo plot, ne vetvete nuk provon asgje. Jo me kot e preka paksa Nicen (s'me le ta mbaroj po nejse) pasi ai vertet mendonte se ekzistenca nuk eshte me e mire se mosekzistenca, dhe kjo nuk i dukej aspak kontradiktore. Me nje fjale, fakti qe jemi* nuk do te thote asgje. Shume mire mund te mos kishim qene, por ja qe jemi dhe kaq.

    Nice eshte ndikuar se tepermi nga Shopenhauer, nje nga skeptiket apo pesimistet me te medhenj, por sigurisht ai eshte me i kujdesshem me "dramen njerezore." Jo se jam dakort me filozofine e Shopenhauer-it, (qe ekzistenca e njeriut eshte nje gabim, dhe se do te kish qene shume me mire nese nuk do te ekzistonim) por ai ve theksin tek nje e vertete mjaft e hidhur: Lumturia dhe kenaqesia jane iluzione, dhe se realiteti eshte dhimbja, dhe vdekja. Kritiket mendojne se nje veshtrim kaq i zymte per jeten eshte pasoje e mosnjohjes se vlerave te tilla si dashuria, miqesia etj....por me thuaj, kush ka thene se jeta eshte e drejte???? Ti vete e ke thene se njerzit vuajne ngaqe nuk dine. Well....gjithmone kam besuar dhe besoj se e kunderta eshte e vertete: Sa me shume te dish, aq me shume vuan! Kjo eshte arsyeja qe nuk kam dashur ta argumentoj kuptimin/qellimin/vleren e jetes nga jashte. (hehe...ja pse Kamy-ja eshte kaq i madh). Kuptimi objektiv mund te mos ekzistoje, por askush nuk ma mohon dot kuptimin subjektiv, zot i te cilit jam une vete.

    Para se ti kthehem epikureanizmit, transhendences, dhe skllaverise, kam deshire te citoj nja dy rreshta nga "Vellezrit Karamazov" te Dostojevskit (kerkoj ndjese per perkthimin e dobet). Jam kurioze te di reagimin tend ne lidhje me kete pjese, si dhe pyetjes per kuptimin e jetes:

    Ai po udhetonte diku neper stepe...jo shume larg ishte nje fshat....dhe ai mundi te shohe kasollet e zeza, gjysmat e te cilave ishin djegur, si dhe re te zeza tymi qe ngriheshin drejt qiellit. Si hyne branda, gra fshatare u afruan pergjate rruges...
    "Pse po qajne? Pse po qajne?" pyeti Mitja ndersa ata vershuan prane.
    "Eshte foshnja" u pergjigj shoferi. "Foshnja po qan."
    Mitja u prek nga menyra sesi fshatari e perdori fjalen "foshnja," ju duk sikur kishte me shume meshire me te.
    "Po pse po qajne" kembenguli Mitja me budallallek. "Pse i ka krahet e zbuluar? Pse nuk e mbeshtjellin?"
    "Foshnja ka ftohte, se rrobat jane te ngrira dhe nuk e ngrohin."
    "Po pse, pse?" Mitja insistoi perseri.
    "Pse? Sepse jane te varfer, kasollet u jane djegur, nuk kane c'te hane. Po lypin pasi gjithcka kishin u eshte djegur."
    "Jo, jo" Mitja vazhdonte te pyeste sikur te mos kuptonte. "Me thuaj pse ato nena te shkreta qendrojne aty? Pse jane njerzit e varfer? Pse eshte foshnja e varfer? Pse eshte stepa e shkrete? Pse njerzit nuk e puthin dhe perqafojne njeri-tjetrin? Pse nuk kendojne kenge gezimi? Pse jane kaq te zymte nga mjerimi? Pse nuk e ushqejne foshnjen?"
    Dhe ai e ndjeu qe, edhe pse pyetjet e tij ishin te paarsyeshme dhe pakuptim, ai perseri donte te pyeste te njejten gje, dhe ne te njejten menyre. Ndjeu nje pasion meshire ti mbushe zemren, te tille qe se kishte ndjere kurre me pare, dhe ai donte te qante, donte te bente dicka per ta, qe foshnja te mos qante me, qe nena e shkrete te mos qante me, qe qysh nga ai moment, askush te mos derdhte me lot....
    "Kam pare nje enderr te bukur, zoterinj," tha me nje ze te cuditshem, dhe fytyra i ndriti si prej gezimit....


    Ps. E vazhdojme ca me vone...
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #62
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Edi...

    po he te shkreten, beje nje argument per te mbinatyrshmin. Them argument dhe jo opinion
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #63
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nuk ka argument nė filozofi sepse nuk ėshtė shkencė.
    Ti bazon argumentat mbi njė filozof tjetėr qė ka vdekur me kohė.
    Ai filozof mund tė ketė qėnė shumė i zgjuar dhe te ketė studiuar shumė por nė fund tė fundit ėshtė vetėm njė njeri si ne.

    Jo vetėm aq por edhe sikur njė filozof tė ketė argumentuar drejtė ti qė lexon konkluzionet e tij mund ti interpretosh ndryshe nga njė njeri tjetėr. Kjo dukuri ėshtė shumė e qartė edhe nė luftėn tėnde me Korēarin kur shumė herė keni kundėrshtuar njeri tjetrin pėr kuptimin e njė shprehjeje filozofike.

    Filozofia ecėn pėrpara por ndyshe nga matematika, fizika e lėndė tė tjera nuk lė asgjė mbrapa, asnjė formulė, asnjė teoremė, asnjė bazė por vetėm fjalė tė "pjekura" qė na sjellin mėndjen vėrdallė.

    Megjithatė unė e kam dhėnė mendimin tim dhe e kam shprehur vėshtirėsinė pėr njė argument bindės (sidomos pėr korēarėt).
    Argumentin kundėrshtues ti e fillove shumė bukur dhe unė tu pėrgjigja por pėr fat tė keq forumi pati probleme dhe na u fshinė qė tė dyja shkrimet.

    Po tė kesh kohė lexoi dhe njėherė shkrimet e mia pėr kėtė temė dhe formo njė argument kundėshtues. Tė jap fjalėn qė do tė pėrgjigjem sa mė parė tė jetė e mundur.
    Edi

  4. #64
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Live and let die

    Doktor Adhamudhi the? Ahh cti bej qe sme kujtohen replikat e asaj pjese, pa ta tregoja namuzin une ty. Pa dale njehere, me kujtohet njera me duket : "Te rente dambllaja mu ne ēaēke te kokes!"
    Nuk ka cben Adhamudhi per zemren vetem neqofte se dhimbja e kesaj zemres ka lidhje me te tijen, atehere po te sheron Adhamudhi ty. Hajde per vizite se te ve fitilin Adhamudhi, ne kuptimin e mire te fjales.

    "S'e qellova per ta vrare, e godita per ta marre" : not patato but potato...

    Te jap te drejte (te pakten per nje gjysme here) se radhen e kaluar vertet derdellita pak. Po une i shkreti duke pritur qe ti te ngriheshe ne nivelin tim, pas gjithe kesaj kohe, i deshperuar thashe me vete po ulem une ne nivelin e saj atehere.

    Muhabeti i kafese me duket se me jep mua te drejte. Shife dhe njehere. Egzistenca dhe mosegzistenca kane te bejne me sasine dhe jo me cilesine. ( E shikon se sa po e ul nivelin saqe po diskutoj per kafene tani. Dreq o pune!)
    Do ishte mire sikur te perparonim pak, si thua? Mua me duket se po i bie fyellit ne nje vrime. Do me thuash ti, po crendesi ka perderisa nuk e percakton dot cila muzike eshte me e mire, kur i bie ne nje vrime apo ne shume vrima dhe me melodi? Ja qe daullka s'eshte gje tjeter, vecse nje cipez e holle me force te kufizuar.
    Ta shpjegova me lart pse egzistenca eshte me e vlershme se mosegzistenca. Mos u bej kaq nihiliste, le qe po tregohesh nihiliste po paske pervetesuar dhe filozofine e sofisteve... Ehh cben evolucioni. " Ehh cben vetetrashendenca", do thoshte ndonjera.

    "Shume mire mund te mos kishim qene, por ja qe jemi dhe kaq.", thua ti. Deri ketu ne rregull, per sa i perket rastesise se ardhjes ne jete. Nga ana tjeter po te rithem se vetem kur je mund te dish se mund te mos ishe, dhe jo e kunderta. Te pakten per hir te kesaj dijeje - cdo gje ne bote vertitet rreth dijes, pra njeriu vuan se nuk di aq sa duhet - egzistenca eshte me e vlershme se mosegzistenca. Neqofte se ti thua se njeriu vuan ngaqe di, atehere ti ose di dhe rrjedhimisht vuan - te dy e dime qe nuk eshte keshtu, jo se nuk vuan por se nuk di -, ose nuk vuan dhe je injorante. (Merre butesisht.) There's not to much choice!
    Ata qe dijne vuajne sepse jane nje pakice qe jetojne te rrethuar nga shumica qe nuk dijne. Ne 99,9 % te rasteve njeriu nuk shikon vleren e dickaje por aspektin e thjeshte te tyre dhe lehtesine e realizimit se tyre. Dembelleku me nje fjale. Te vdesesh eshte pafundsisht me e lehte se te jetosh. Vetem kur deshiron te jetosh vdekja behet me e nderlikuara, dhe me e veshtira...


    Pak rendesi ka neqofte se lumturia dhe kenaqesia jane iluzione. Kjo nuk me pengon te jem ne dijeni per to. Neqofte se keto jane iluzione atehere dhe une jam iluzion, perderisa rrjedh dhe jetoj fale ketyre. Po te jem dhe une iluzion nuk me vjen keq. Do me vinte keq vetem neqofte se do te dija se une si qenie nuk isha iluzion dhe ato qe perjetoja do ishin iluzion. Te them te drejten une nuk kam pare iluzion te vetedijshem. AS e di fare se c'eshte iluzioni.

    A e di kush ka thene se jeta eshte e drejte? Te gjithe ata qe kane thene te kunderten. Duke thene se jeta nuk eshte e drejte ata kane dashur te provojne te kunderten, dmth qe ajo eshte e drejte. "CAUSALITETI" thote se per te qene e padrejte dicka duhet te jete e drejte, pra e padrejta duhet te kaloje nga e drejta. Rreth vicioz. Mbase kjo eshte natyra e njeriut. Pra jeta duhet te jete e padrejte qe te jete e drejte. "DUALITETI" (dyanshmeria) e universit, pa te asgje sdo te egzistonte. Kush thote dualitet thote "dy": une vetem smund te egzistoj, duhen te pakten dy veta. JA ku calon vetetrashendenca, dhe ku triumfon shoqeria.

    Atij paragrafit te Dostojevskit po i pergjigjem me nje tjeter po te atij autori ( kur marr hua argumentat e te tjereve ju heq vleren atyre timeve, megjithate...) :

    "Hajde ikim tani! tha ai [Mitia].
    -Ku keshtu? Jo prisni... Me te vertete donii tja kepusni kokes me ate plumb?... pyeti Piotr Ilitch i shqetesuar.
    -Jo cjane keto badallalleqe! Une dua te jetoj, e dua jeten. Duhet ta dish. E dua bjondin Phebus dhe driten e tij te nxehte... I dashur Piotr Ilitch, a mund te hapeni?
    -Cfare doni te thoni?
    -Ti lesh udhen e lire atij qe do dhe atij qe urren... madje te dashurosh ate qe urreje... dhe tju thuash : "Zoti ju rruajte! Hajde kaloni, dhe une..."
    -Dhe ju?
    -Mjafton, nisemi.
    -Per bese do ti tregoj te gjitha, ne menyre qe tju pengojne qe te niseni, deklaroi Piotr Ilitch duke e fiksuar. Cfare do shkoni te beni ne Mokroie?
    -Nje femer jeton aty, nje femer... Ja pra, mjaft per ty Piotr Ilitch ; mos bej pipez!"
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #65
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Po ēa bėn kėshtu bre Korēar se na turpėrove.
    Si guxon tė pėrulesh para njė femre?
    Ke filluar dhe ti flet gjuhėn e saj tė komplikuar. Nė fillim tė temės kishte lezet tė lexoje shkrimet e tua se ishin tė qarta deri nė kulm dhe tani ke filluar ti bėsh lėmsh. Ca kohė ja morre dorėn ēupkės por tani ta ka marrė ajo krahun ty. Po tė ikėn timoni nga duart dhe nuk po e kupton fare. I shkreti ti qė do pėrfundosh si peshqit nė fund tė detit me zemėr tė gjakosur.

    Ja nise si Odiseja por po pėrfundon si cikllopi, po verbohesh nga dashuria, i shkreti ti. S'ke faj jo, se je nėn hijen e perėndeshės sė bukurisė.
    Edi

  6. #66
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Ahh moj hapsire e Edit sa e ngushte qe je!

    O Edo po hajde bre te keqen lali te diskutojme. Ku i ke argumentat me vlere se une spo i shikoj. Se cfare ke shkrojtur ne postet e meparshme dhe une ti kam kundershtuar - ne nje post ku te jam drejtuar plotesisht ty- ne menyre te pakundershtueshme. TY si duket tu vra sadopak ego-ja dhe fillove po ja mbaje permetarce atehere kur ne po mbanim iso, nuk po diskutoje por po me thoshe sec mendoje per mua e te tjera me radhe...

    Ti je nga anet e Frasherve, dhe mbase e ke dobesine e poetit ne gjak, po jepi te te shikojne te tere dhe hajde perleshu keteja. Por fillimisht bej nje analize te posacme shpirterore dhe ditore po te vish, se kuēedra nuk ngopet me milingona, duhet te jesh te pakten elefant qe tja zerre syri.
    E pranoj se ne kete rast kam qene plotesisht egoist, por po mendoja qe te kurseja kohen, se eshte e cmuar e shkreta.

    Ahh edhe nje gje, mos u mundo te behesh si "NJERIU I POPULLIT" kur me thua se nuk shikon njeri te me beje balle. I kam inat njerezit qe perfitojne nga hollesira te kota. Do me thuash ti :"Meqe i paske inat shko pi uthull... si Cupka." JA do vete, ckujton se po bej.

    Ahh cupke se harrova ne posti i mesiperm :
    Ke thene se kuptimi objektiv mund te mos egzistoje, por askush nuk mund te me mohoje kuptimin subjektiv, zot i te cilit jam une vete. Me kete i ke vene vulen cdo diskutimi te mundshem. Eshte sikur te loznim shah dhe ne vend qe te mundohesh te me zesh "Shah e Mat" e ke lene ndeshjen ne mes duke rrezuar gurret perdhe. Ky eshte kuptimi subjektiv. Subjektivisht ke fituar ti por objektivisht ka fituar kundershtari. Po te donte njeri te te vriste ti do i lehtesoje punen duke vrare veten. (Po te preku njeri me thuaj mua ti. E di qe je e zonja e vetes po he! ) Pra parcela e fundit e fitores se nje njeriu eshte subjektiviteti ; kur thote " per mendimin tim eshte keshtu... dhe se luan as topi", dhe po ky njeri nuk ka nevoje per shoqerine te pakten ne pamjen e jashtme. Por ama kjo eshte bukuria e LIRISE...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #67
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Korēar!
    Mos ke ndonjė damar nga Vlora ti se po i qan kėto tė shkretat iso. Nuk e dija qė serenatat paskan avancuar kaq shumė.

    O Edo po hajde bre te keqen lali te diskutojme. Ku i ke argumentat me vlere se une spo i shikoj. Se cfare ke shkrojtur ne postet e meparshme dhe une ti kam kundershtuar
    Argumentat ishin shumė me vlerė edhe pse nuk janė bazuar mbi filozofėt e famshėm qė ti dhe ēupka zini nė gojė. Ti vėrtet u pėrgjigje pėr postin tim por nė tė njėjtėn kohė nuk harrove tė mė ofendoje duke mė quajtur adoleshent dhe duke treguar respektin qė kishe pėr mendimet e mia.

    O Edi i hapsires a e di se cila eshte karakteristika kryesore e adoleshenteve? Jane te vetmit qe po morren vesh dicka ju duket sikur dijne gjithcka. As qe ju vete mendja per te pyetur veteveten a eshte e drejte ajo qe mbrojne. Shkurt : nuk kane asnje lloj mosbesimi per diturine e tyre (dituri eshte fjale e rende me mire do ishte ta quanim dituriēke). Te them te drejten e pashe postin tend te pare por ajo qe ke shkrojtur mu duk kaq absurde dhe e pakuptimte saqe nuk mu duk e vlefshme te reagoja
    Pra mos ma hidh mua fajin qė dola nga tema duke tė kundėrshtuar ty si individ. Ishe ti ai qė nuk e respektove debatin.

    Me duket se ata qe besojne si puna tende - sepse te besosh ne te mbinatyrshmen nuk ka ndonje te keqe - kane nje hall shume te madh. Ata kujtojne se te mos besosh do te thote se Zoti do te nevrikoset dhe se do ti ndeshkoje per mosbesimin e tyre. Duke bere kete, ti dhe zonja Shpirta i jepni zotit paraqitje njerezore.
    Edhe nje gje tjeter, jane njerzit me ket lloj besimi qe i japin zotit cilesi njerezore, qe bejne te mundshme DIKTATURAT sepse e kane te lehte te zvendesojne zotin antropomorf me nje nje njeri duke i dhene statusin e zotit. gJe qe ndodhi ne Shqiperi per fat te keq, fale mungeses se kultures. Nuk e di a je i tille ne te vertete, mbase besim yt eshte nje bindje dhe mbase ti nuk i jep zoti cilesi antropomorfe, por argumenti qe perdor te nxjerr te tille. Prandaj mendohu dy here, ose shtate, si te duash, para se te shkruash a flasesh. Keshille miku .
    Njeri jam dhe unė o Korēar dhe fjalė si kėto mė lart ndonjėherė kėrkojnė pėrgjigje. Futemi nė kėtė forum pėr tė disktuar por aman ka ligje. Ti me ato fjalė besoj se i tejkalove ligjet e diskutimit dhe fillove tė shahėsh kundėrshtarin. Besoj se tani e kupton dhe arsyen pse unė nuk kam vazhduar tė argumentoj.

    Tė gjitha posteve tė tua u jam pėrgjigjur dhe kam bashkėngjitur materiale shtesė sepse i ke merituar.

    Nejse!
    Tani qė ēupka hoqi dorė nga ty dhe nuk jemi mė nė konkurencė mendoj tė bėjmė paqe dhe tė fillojmė diskutimin nga e para pa iso.
    Edi

  8. #68
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Te bekuar qofshin kokecaret se do lejojne driten qe te hyje.

    Prape te njejtin avaz...!
    Qe je adoleshent kete se luan as topi. Shikoje perseri kete postin e mesiperm. Cfare ke bere zoterote vetem me ke gjykuar duke kerkuar "hakmarrje", si adoleshentet. Une vertet mbase te kam gjykuar dhe rrjedhimisht mbase, te kam ofenduar por me pas kam marre mundin te diskutoj ne lidhje me temen. Ne te gjitha postet kam bere te njejten gje me cupken, si dhe cupka me mua.
    Arrin ta kuptosh adoleshentllekun tend. Nuk e kishin kot romaket qe e konsideronin adoleshencen deri ne moshen 30 vjecare.
    E di ēe? As me le rehat mua se skam kohe per te humbur o katran.

    Nuk e di a i ke qejf filmat sidomos ata amerikanet (megjithese vetem te tille ka). Po ti shikosh, ne te gjithe, ai qe fiton ne fund - si psh zemren e gocave - eshte gjithmone me humbamenoja, me zgerdalla. Asnjehere nuk fiton ai qe eshte me i zgjuari me i forti. Jane te meshirshme femrat. Kot skane dale keta filma: percjellin realitetin. Pra neqofte se ishim ne konkurence (gje qe se dija) per ndonje gje, ta them une qe ti do te jesh fitimtari, mos ki merak. "Nje me nje ilac per miza." Hajt gjithe te mirat.

    P.S. Cupke po ziren djemte ne forum per ty, merre me mend jashte tij.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #69
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Atij qe hapi temen dhe gjithe pjesmarresve ne kete teme, shume te gjate dhe ndoshta te pafund diskutimesh, sugjerimesh do ti kujtoja librin e Predikuesit nga Bibla. Ky liber i shkruar ndoshta rreth 3000 vjet me pare i ka trajtuar temat qe jane diskutuar ketu, i ka rrahur mendimet nga te gjitha anet. Fillon me punen e njeriut duke thene: "Kotesi e kotesive....eshte gjithshka qe ben njeriu". Duke vazhduar me gjithe kenaqesite qe te ofron jeta, ne fund fare te gjitha jane kotesi e kotesive, nje dite do te marre fund gjithshka. Por me gjithekete ne fund fare predikuesi, i kujton njeriut cfare ka me shume vlere dhe rendesi ne kete jete, ose si te thuash me fjale te tjera : "Pse jetojme?" Predikuesi 12:6-14

    6 Kujto Krijuesin tėnd pėrpara se tė kėputet kordoni prej argjendi, tė thyhet vazoja prej ari, tė thyhet shtamba te burimi dhe tė bėhet copė-copė ēikriku nė pus,
    7 dhe pluhuri t’i kthehet tokės siē ishte mė parė dhe fryma t’i kthehet Perėndisė qė e ka dhėnė.
    8 "Kotėsi e kotėsive", thotė Predikuesi, "gjithēka ėshtė kotėsi".
    9 Predikuesi, pėrveē se ka qenė njė i urtė, i ka mėsuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kėrkuar dhe ka renditur njė numėr tė madh fjalėsh tė urta.
    10 Predikuesi ėshtė pėrpjekur tė gjejė fjalė tė kėndshme; dhe gjėrat e shkruara janė tė drejta dhe tė vėrteta.
    11 Fjalėt e tė urtėve janė si hostenė dhe ato qė mbledhin njerėzit e ditur janė si gozhda tė ngulura mirė; ato jepen nga njė Bari i vetėm.
    12 Biri im, ruhu nga ēdo gjė qė del jashtė kėsaj. Shkruhen shumė libra, por nuk mbarohet kurrė kjo punė, dhe studimi i tepėrt e lodh trupin.
    13 Tė dėgjojmė, pra, pėrfundimin e gjithė ligjėratės: "Ki frikė nga Perėndia dhe respekto urdhėrimet e tij, sepse kjo ėshtė tėrėsia e njeriut".
    14 Sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe.


    Ne fakt do te ishte mire per secilin qe ta lexonte te gjithe librin e Predikuesit (Ecclesiastes), per te kuptuar me shume dhe me mire se pse jetojme. Cdo njeri, mendoj se duhet te kembenguli ne gjetjen e kuptimit te jetes, perndryshe nuk do te kishim ndryshim nga kafshet, sepse edhe ato jetojne dhe vdesin, njelloj si ne njerezit, por neve njerezve na eshte dhene arsyeja dhe mendja qe te mendojme dhe te kuptojme.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #70
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėrshėndetje Astrit!

    Gėzohem qė u fute nė temė se ma morrėn shpirtin Korēarėt me filozofitė e tyre. Jam munduar qė tė marrin nė argument edhe tė mbinatyrshmin por siē e shikon dhe vetė kam dėshtuar.

    Pa dashur ta kthej kėtė temė nė temė fetare dua tė them qė jam dakord me ato sa ke shkruar. Tani ato fjalė duhet ti pėrkthejmė nė gjuhėn e filozofisė qė tė mund tė komunikojmė dhe me ca e ca qė nuk besojnė tek njė fuqi e mbinatyrshme.

    Korēar!
    Posti im i fundit nuk ishte pėr tė marrė hak por ishte pėr tė bėrė paqe. Ti thua qė pas shakave dhe zėnkave je futur prapė nė temė por unė tė gjitha ato qė citova mė lart i morra pikėrisht nga ajo temė. Ato pak argumenta qė nuk i kishe fėlliqur i lexova dhe u jam pėrgjigjur nė postin # 35 (faqja 3).

    Mbase duhet tė jemi mė konkretė pėr tė gjetur njė argument bindės. Mbase duhet tė studiojmė disa ēaste tė jetės kur mendojmė se jeta jonė ka kuptim dhe pastaj ti analizojmė.

    Psh:

    Dashuria!
    ------------------
    Qė nė fėmijėri njihemi me dashurinė. Pothuajse tė gjithė kemi patur njė person (zakonisht prindi) qė ėshtė kujdesur sepse na ka dashur. Mė vonė largohemi nga dashuria e prindėrve dhe gjejmė dashuri tek njė partner. Ēifti i ri bėn fėmijė tė tjerė dhe procesi fillon nga fillimi. Pra pėr aq kohė sa ndjejmė dashurinė mendoj se jeta jonė ka kuptim dhe nuk mendoj se do mė kundėrshtojė njeri kėtu.

    Rrezik pėr jetėn!
    ----------------------
    Pleqėria, sėmundjet e pashėrueshme dhe plot fatkeqėsi tė tjera nė kėtė botė na vėnė nė rrezik pėr jetėn. Pikėrisht nė kėto ēaste kur jemi tė fundosur me vuajtje arrijmė tė vlerėsojmė jetėn dhe kuptimin e saj.

    Ka dy lloj pleqsh nė kėtė botė. I pari ėshtė nevrik dhe nuk pranon pleqėrinė, vdekjen, nuk ėshtė i kėnaqur nga jeta, ankohet gjithnjė. I dyti ėshtė i qeshur, u gėzohet nipėrve dhe mbesave, merret me punė dhe pranon pleqėrinė e vdekjen pėr atė qė ėshtė. Pėr tė dytin jeta ka kuptim. Ai/ajo jeton pėr niprit e mbesat. I pari nuk kėrkon tė gjejė kuptimin e jetės sepse ėshtė i trėmbur deri nė palcė nga vdekja. Pra nqs ne shikojmė vdekjen si hiē, si asgjė ateherė do vijė dita qė tė bėhemi pleq dhe tė tėrbohemi nga inati, frika, zhgėnjimi i jetės.

    Njė fenomen i ngjashėm ndodh edhe me njerėz mė tė rinj me kancer, sidė e plot sėmundje tė tjera vdekjeprurėse. Kėta njerėz i kanė ditėt tė numėruara dhe kjo i bėn ata tė mendohen mirė pėr kuptimin e jetės. Tė sėmurėt dinė tė vlerėsojnė dritėn e diellit dhe cicėrimat e zogjve. Qė nga dita qė ata mėsojnė pėr sėmundjen e tyre fillojnė tė kuptojnė "kotėsinė" e ditėve qė ata kanė jetuar duke u sorrollatur pėr budallėqe. Ėshtė pėr tu ēuditur se vetėm pas sėmundjes fillojnė tė besojnė tek i mbinatyrshmi. Vdekja pėr ata ėshtė e pashmangshme por si njerėz qė jemi duam tė kemi gjithnjė njė shpresė. Pėr ata tė sėmurė i mbinatyrshmi ėshtė e vetmja shpresė, e vetmja ringjallje pas vdekjes.

    Nė disa pėrgjigje qė humbėn nė problemet e forumit pata shkruar pėr tė burgosurit tė pėrjetshėm, pėr ēupat e pėrdhunuara, pėr nuset shtatzanė qė presin tu vijė burri nga lufta. Ngrihet pyetja: Pse jetojnė kėta njerėz? Ku e gjejnė kuptimin e jetės?

    I burgosuri jeton qė njė ditė do shikojė prapė ditėn e diellit, ajo ēupa e pėrdhunuar jeton pėr njė princ qė ta mbajė ngrohtė nė gjoksin e tij, nusja shtatzanė jeton qė burri tė kthehet e ti presė kėrthizėn fėmijės. Tė gjithė jetojmė pėr tė vdekur se me vdekjen lidhim shpresėn e njė jete mė tė mirė.

    Disa nga njerėzit mė tė suksesshėm nė kėtė botė kur dalin nė televizor pėr intervista gjėja e parė qė bėjnė ėshtė qė falenderojnė tė mbinatyrshmin qė u plotėsoi ėndrrat e tyre. "Ėndėrroni dhe ndiqini ėndrrat me besim" ėshtė pak a shumė kėshilla e tyre pėr tė gjithė tė tjerėt.

    Kur gjithė kėta njerėz qė pėrmėnda mė lart dinė tė gjejnė shpėtimin, kuptimin e jetės tek i mbinatyrshmi a nuk do ishte e llogjikshme qė dhe ne tė kėrkojmė nė tė njėjtin vėnd.
    Shumė filozofira janė pėrhapur nė kėtė botė por asnjėra nuk ėshtė aq e hapur sa besimi tek njė fuqi tė mbinatyrshme.
    Kur ke pėrpara diēka qė ėshtė besuar me shekuj tė tėrė pse kėrkon tė gjesh diēka tjetėr? Pse e barazaon vdekjen me hiēin kur e di shumė mirė qė pėrveē trishtimit nuk do gjesh asjgė tjetėr?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 10-06-2003 mė 14:42
    Edi

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •