Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #51
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    ewww....jo qe u poq ca si shume, por po vjen era e djegur biles...

    Jotja o e te gjitheve huh? Mon cher, s'mund ta mohoj se ke nje mendje gjeniale, pjelloria e se ciles nuk mund te vihet aspak ne dyshim. Per fat te keq, kesaj here (dhe vetem kesaj here ama) te ka shpetuar nje detaj i vogel...DETI. E vene para alternatives se siperpermendur, do te kisha preferuar te mbytesha ne det ( nese do te kish erdhur puna gjer aty se, te me shtysh mua ne vetevrasje, duhet te jesh gati te vdesesh edhe vete, ose te pakten ti friksoshesh kesaj se nuk do ta kishe aq te lehte). Kjo pasi preferoj ti afrohem fundit te luftes per kuptimin e jetes me heroizem me teper sesa me deshperim apo "submission." Well...nuk e kane thene kot "there is only one philosophical problem, and that is suicide." (kete besoj se ti e di me mire se une, packa se nuk do ta shprehesh)

    "Zgjuarsia me e madhe eshte ta besh budallain ti duket vetja me i zgjuar sesa ty" WOW....ve bast qe edhe Solomoni nuk do e kish thene me mire. Tamam e ke...ca njerez, edhe kur hypin maje direkut (per te mos thene maje gamiles) u duket vetja si ne Olimp. Hehehehehe....vetem per nje copez here my friend, pasi eshte e pamundur te degjosh ligjerimin e tyre qe andej lart....nje cope here dhe vijme prap ke thenia "Kamzhiku per kalin, kapistra per gomarin, dhe shkopi per kurrizin e budallanjve" Kshu pra, ti sjellim punet ne vije. Gjithsesi, me behet qejfi qe fale meje, paska ndryshuar filozofia jote. Do e shofim sa e vertete eshte kjo kur vjen puna ke kursi i lundrimit

    Se kupton se c'do te thote te transhendesh vetveten the? Well, me ate ftesen per darke, ta thashe troc qe kuptimi i jetes nuk eshte objektiv por subjektiv. Por mendja jote, si gjithmone e prirur per djallezira, deshtoi ta kape kuptimin e metafores (se mos eshte hera e pare...)

    Nejse, sic e ke thene edhe vete, vecantia ngelet MENDJA, per te cilen do beje mire te zgjeroheshe edhe ca...ku i dihet...mund te nderpritet diku me transhendencen.

    Armando, eshte pikerisht "ajo rryma" qe me intereson mua.

    We* shall be back...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 31-05-2003 mė 21:50
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #52
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Allasoj ēupkė kjo o Korēar.
    Ta dredh kuptimin e jetės sipas qejfit. Jo vetėm aq por me gjithė ato shaka e tė qeshura po na bėn tė ndihemi vėrtet budallenj.
    Ne tė shkretėt po lodhemi kot se ēupka po na sjell vėrdallė si kali nė lėmė.

    Ja kisha frikėn kėtij posti dhe ja qė e shkruajti.
    S'ma mban ti pėgjigjem. Nė je burrė binde.
    Edi

  3. #53
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Jo, s'eshte e mundur!

    Me duket mua apo sikur Cupka po gjunjezohet pak nga pak.
    A nuk e di se ti besh komplimente kundershtarit i ngre vleren.
    Ne disa raste kjo mund te jete nje dredhi atehere kur merret vesh se kundershtari eshte superior. (Po i jap vetes shume rendesi he!?) Por kjo hile nuk jep efekt kur ky kundershtari eshte i ndergjegjshem per keto lloj lajkash.

    Dhe une kujtoja se kisha gjetur mesefundi dike me te cilin mund te beja muhabet. Cupke aman mos me zhgenje, nuk eshte momenti.

    Sic me njeh ti mua ashtu dhe une te njoh pak a shume, fale ketyre shkrimeve. Neqofte se nuk do te njihja dhe sikur te mos dija se je e afte per kunderpergjigje cilesore, nuk do te guxoja te thosha se nganjehere "hedh pak vickla". Ta kam llafin, kur thua se do te hidheshe ne det ne vend qe... Po te siguroj per nje gje se po te me njihje vertet jo vetem qe nuk do hidheshe ne det por edhe sirene te ishe, sapo te me shikoje do kerkoje me patjeter per te hypur. Pastaj deti ku lundrojme NE (te gjithe) eshte aq i CEKET saqe po u hodhe as gishti i madh nuk mbulohet.

    Nuk jam aq djallezor sa kujton po he. Por ja qe ai qe di te beje me te madhen di te beje dhe me te voglen. Apo jo?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #54
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    You ain't seen nothing yet...

    Gjunjezohem the? Harroje! Nese do te kishe qene "Apollo" edhe mundet, por "Dionis" as qe mos te te shkoje nder mend.

    Nese do te vazhdoj argumentin, nuk e bej kete pasi "pushteti" yt me frymezon, perkundrazi, nganjehere me iriton pa mase. Por Cupka nuk i dorezon kollaj armet, se sic te ka thene dhe me pare, jeta per te eshte detyre dhe jo kenaqesi

    Ben sikur s'te vjen mire kur ta krehin bishtin eh? Aman mos me bej te ve buzen ne gaz me ironi. Nese te kam bere ndonje kompliment, qofte edhe terthorazi, kam dashur te te them se te konsideroj te denje per debat, dhe se po te mos kishe qene i tille, do te te kisha injoruar teresisht. Kjo nuk do te thote qe po ti ngre vlerat, pasi Cupka nuk te ve ty ne qender te universit te saj sikur qeni qepen ta haje. Gjithsesi, edhe ne qofsh i mire, je per veten tende

    Per punen e detit, si gjithmone, edhe kete rradhe je gabuar. Deti (ketu, njohja njerezore) eshte kaq i thelle dhe i paane sa nuk i dihet fundi. E rendesishmja eshte te dish te notosh, dhe me dinakeri biles. Me keqardhje e them se, edhe pse ti nxjerr flluska me shume se keta te tjeret, akoma s'e ka dale koka mbi uje...dmth je akoma i mbytur (lol)

    Ore, po se prapthi e ke degjuar are historine e sirenave ti eh? Jo se une e di qe Odisea (qe shquhet per urtesi) gati sa su hodh ne det kur i degjoi. Prandaj te them, urdheroi marinaret e tu ti shtrengojne mire zinxhiret, se me pare se te kercej une ne anije, ka rrezik te kercesh ti ne det. Djalli e mer vesh se c'te pret mbasandaj

    OK, Ok, se ironia jote s'a te sosur. Tja marrim dhe nje here me iso eh? Sikur u be ca si bajat, dhe mua po me dhemb fyti....po ja ja nxjerr nje kuptim jetes une, ja ti nxorra syte ty...(kidding)
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #55
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    e ore
    po beni gallate ju?
    ...niente che amassi di piu'...

  6. #56
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Ja ta shome edhe nje here....

    Para se tja filloj dua ti hapim ca letrat. Ti mendon se jeta nuk ka asnje kuptim objektiv (ketu te mbeshtes plotesisht) dhe se gjithcka na duhet per te jetuar eshte nje arsye. Per ty, kjo arsye eshte kenaqesia (e cfaredo lloji qofte kjo). Bukur fort! Nese dashuria (nje nga arsyet qe ti ke permendur) te mban gjalle, pse mos te mbaje gjalle dhe urrejtja? Nese per ty, te duash dike/dicka me gjithe forcen e shpirtit perben nje arsye te mire per te jetuar, per dike tjeter fjala vjen, kjo arsye mund te jete urrejtja, perpjekja per ti shkaktuar dhimbje dikujt etj. Duke pasur parasysh se vlerat jane gjithmone subjektive, ti nuk mund te argumentosh dot se dashuria eshte nje arsye e mire per te jetuar, dhe urrejtja jo. (ketu, nuk kam per qellim moralin)

    Problemi i ekzistences eshte pak a shume e njejta gje. Ti nuk ke asnje prove te konkludosh se ekzistenca eshte me e mire se mos-ekzistenca, ose qe e para ka vlere dhe e dyta jo. Ti thua se nuk ka asgje me te keqe se vdekja, se ajo eshte nje "hic" por nuk paraqet asnje evidence per kete. Deri ketu, gjithcka ti ke shprehur eshte vetem nje opinion ne lidhje me "hic-in" apo vdekjen, por kjo nuk perben ndonje argument apo te vertete objektive.

    Me fjale te tjera, ti nuk mund te provosh dot se kafeja me sheqer eshte me e mire se kafeja pa sheqer, dhe se une duhet te zgjedh te paren dhe jo te dyten. Sic e shikon edhe vete, eshte pune preference....

    Ti e identifikon vdekjen me "hic-in," dhe kjo te terrorizon. Edspace ta ka permendur me lart dhe ti nuk i ke dhene nje pergjigje te sakte. Per nje njeri te gjalle, qe nuk beson ne jeten e pertejme, vdekja nuk eshte nje objekt observimi apo eksperience. Ne thjesht mendojme per te si nje gjume i perjetshem, si nje harrim, mosqenie a ku di une, por ky eshte vetem nje pershkrim--nje reagim ndaj dickaje iracionale, qe mund te jete rrezultat i gjendjes shpirterore ne te cilen ndodhemi etj.

    Shkurt hesapi, te diskutosh kuptimin e jetes, apo arsyet e mira per te jetuar nga ky prizem, eshte si te kesh pyetur nje pyetje qe nuk ka pergjigje...dmth qe nuk ka kuptim. Dekarti mund te vertetoje qe une ekzistoj, por jo qe ekzistenca ime eshte me e rendesishme apo me e vlefshme se mosekzistenca.

    Ke permendur Nicen, dhe me vend. Filozofia e tij, me sa arrij te kuptoj une, lindi si pasoje e ndryshimeve shoqerore. Avancimi i shkences revolucionarizoi menyren se si njerzit e kuptonin zotin, duke i lene ata pa nje QELLIM. Mungesa e qellimit rrezikonte te shkaterronte themelet ne te cilat mbeshtetej shoqeria njerezore, dhe duke pasur parasysh kete, Nice mendonte se i vetmi shpetim ishte vetetranshendenca, (Etymology: Middle English, from Latin transcendere to climb across. 1 a : to rise above or go beyond the limits of b : to triumph over the negative or restrictive aspects of) --aftesia e njeriut per te krijuar vlerat e veta. Sipas ketij gjykimi, nese ska nje zot qe ti jape domethenie jetes sime, une mund tja jap vete, sigurisht duke respektuar normat e imponuara nga shoqeria ne te cilen jetoj. Sic e thame, MENDJA eshte i vetmi mjet qe ben te mundur transhendencen, pasi nepermjet gjykimit ne jemi ne gjendje te shikojme se c'fare jemi, dhe te dallojme limitet tona.

    E vazhdojme nje here tjeter...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 01-06-2003 mė 21:34
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #57
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ahh po unė kaq desha. Tani qė u hodh dhe ēupka nė anėn time gjej vėnd ku tė futesh o Korēar. Ēupka pėrpara dhe unė na mbrapa dhe sna del dot njeri pėrpara. Nė listėn e ēupkės je po aq i padėshiruar sa dhe Binladeni me Sadamin. Nė mė dėgjon mua bėji shokė tė ngushtė ata se i dinė mirė vrimat e miut.

    Nuk luftoja dot kundėr dy korēarėve por tani qė ju pėrēava kam shpresė tė fitoj.

    Ēupkė jepi se e ke zėnė mirė. Mirė qė tė ka ty Korēa se Korēari e turpėroi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 01-06-2003 mė 21:55
    Edi

  8. #58
    Postuar mė parė nga korēar
    Zilia i mban gjalle njerezit (jo te gjithe).
    Pa te njerezit do pelcisnin si flluska sapuni, pa zhurme... duke thirrur me te madhe.
    Amin. Bukur e the...Jo bukur por e the tamam te verteten ...

    Perse jetojme? Sepse jemi egoiste...Gjithshka e bejme me shpresen se do marrim shperblim...dhe mundohemi , mundohemi sa here deshtojme.

  9. #59
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Skllave e gjore...

    "Si duket gjendja e pacientit?
    -Shenjat e paraqitura jane ne permiresim doktor : ka filluar iritohet.
    -Shume mire, ne radhe te pare i rekomandojme te pije uthull... me pas sna ngelet gje tjeter vecse te shndrrojme iritimin ne dashuri."

    Cupke armet mos i dorezo por ki kujdes, bej ca stervitje me kapacka, dhe qello vetem kur te jesh e sigurt se deshiron te vrasesh. Qello vetem per te vrare "my son". (John Wayne) Me nje llaf mos qello per rabecka...

    Tani mos i ngaterro gjerat, "ti nxorra syte ty..." thua. Ti vete me krahasove me kapitenin, dhe me Odisene. A nuk eshte Odiseja qe u nxjerr syte te tjerve. Dezavantazhi me mua eshte se une jam dhe Odiseja dhe ēikllopi, me dy sy, po me nxorre njerin me ngelet tjetri. Ske nga ja mban me duket.

    Te drejte ke , nuk e provoj dot se kafeja me sheqer eshte me mire se ajo pa te. Por nuk e kam fajin une ne kete rast, eshte analogjia jote qe ēalon. Per nje gje jam i sigurt, se filxhani plot (me kafe e kam llafin jo me ujera te cfaredollojshme) eshte me i mire se ai plot sepse pikerisht po ta kesh plot e ben bosh, por kurresesi te kunderten. Ja pra pse egzistence eshte me e mire se mosegzistenca sepse vetem e para perfshin edhe te dyten. Argument jo shume joshes ne vetevete por qe permban nje te vertete te madhe. Po te jesh mund te mos jesh por po te mos jesh nuk mund te jesh.

    Te them te drejten pertoj te rishkruaj ato qe kam thene ne postet e meparshme. Po ti shikosh mire, dhe me ndjenjen e mirefillte per te kuptuar, do te gjesh pergjigjet e pyetjeve te ribera se fundmi. Kjo s'eshte vecse nje "para mbrapsht" qe nga fillimi.

    Neqofte se ka nje Zot, jam i sigurt se ai nuk shfaqet sepse eshte i ndergjegjshem se dhe ai vete nuk mund tju mbushe mendjen budallenjve. Besoj se e di qe te heq nga kjo kategori per hir te asaj thenies se pare : "MOs i fol budallait se e meson."

    Nuk e di ciles pyetjeje te njerit apo te tjetrit nuk i jam pergjigjur, ma perserit edhe njehere.
    Nderkohe po te them se eshte tjeter gje mospergjigjia dhe tjeter gje mosdashja per te kuptuar.

    Gjithcka qe kam thene eshte mese e kundershtueshme neqofte se si vlere "vleresuese" merret nje tjeter nga ajo qe kam perdorur une : arsyeja dhe llogjika. Sigurisht qe keto te dyja mund te hidhen poshte duke privilegjiuar nje tjeter vlere si besimi psh. Por une kujtoja se qe ne fillim, dhe vetevetiu, ishte bere e ditur se vlera krahasuese e patundshme ne diskutimet tona ishte arsyeja dhe llogjika. Neqofte se jo skam asgje per te thene, vecse gjera te percarta ne te cilat nuk besoj - arsyeja mbeshtet besimin tek une dhe jo e kunderta -dhe qe jane te pakuptimta per mua si venes ne qender i arsyes. Me thuaj a eshte keshtu apo jo?


    Po nga e pe qe qenkam i terorizuar nga vdekja? Une te siguroj per te kunderten. Mbase diskutimi do na sjelle qe te shpalosim ideēkat tona ne lidhje me te dhe atehere do mund te te tregoj se si e konceptoj une vdekjen. Nderkohe dua te permend nje tekst te famshem te filozofise te EPIKURIT me titull : "Vdekja nuk eshte asgje per ne". Duhet ta njohesh besoj. Asaj cfare ke thene me pas pohimit se "vdekja me terorizon" nuk ja nxjerr dot anen, nje dreq e merr vesh se cke perrallisur. Me thuaj, te ndodh shpesh te te shkruash percart?


    Shume e sakte ajo analiza e Nices. Por eshte pikerisht ai termi i "vetetrashendences" qe nuk me pelqen, dhe sjam i vetmi... Si gjithmone te gjitha problemet vijne nga liria dhe dyanshmeria e fjaleve per te cilat duhet patur nje percaktim i plote dhe i njetrajtshem. Se pari nuk me pelqen sepse Niēja e ka pas thene ate shprehje pasi pat jetuar me te tjeret dhe se une jam nje mbrojtes i idese se njeriu i vetem nuk mund te arrije asgje. Eshte shoqeria ajo qe i jep vlerat njeriut dhe qe lejon kete te fundit te "vetetrashendohet" qofte kjo dhe ne vetmi. Nuk po flas ketu per vetmine e njerezve, si ajo e Nices psh, por per nje vetmi gjithesore duke mos patur asnje lloj kontakti me te tjeret. Nje liber psh eshte nje kontakt. Se dyti nuk me pelqen sepse kur ti thua vetetrashendenca mua me duket sikur kjo me ben nje njeri tjeter nga ai qe isha, atehere kur jam po i njejti. Eshte thjesht nje evolucion i njeriut, term me simpatik per mendimin tim. Gjithesesi nuk shikoj se per cfare duhet diskutuar ne lidhje me vetetrashendencen. What's the point?

    Une per vete po shikoj gjithmone e me pak vlera diskutimi. Nuk mund te kete diskutim kur nuk ka kundershtim opinionesh, idesh, pikeveshtrimesh etj. Spo shoh njeri te me kundershtoje ne menyre te sakte deri tani...
    Ti thua qe une skam pare asgje deri tani po une po shikoj pak e me pak.

    Ahh se desh harrova, po ja qe une i ha arrat e bakllavase ne fund fare, pas brumit te pjekur. Pse valle te quajta "skllave"? Neqofte se jeta per ty eshte detyrim atehere ti je skllave - ja ta nxjerr kamzhikun dhe kapistallin megjithese nuk kam tendenca apo preferenca sadomazoshiste - pra skllave e jetes apo e dickaje tjeter qe te detyroka. Nuk mund te jesh e lire neqofte se ke nje detyrim i cfaredo lloji qofte ky i fundit. Sic duhet ta dish LIRIA eshte parimi thelbesor i njerezimit. Pa me thuaj gjithmone detyrim eshte?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #60
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėrshėndetje Korēar!

    Nga ato qė ke shkruar (edhe pse janė pėr ēupkėn) ishte interesante fakti qė ti shikon njė mungesė kundėrshtarėsh nė kėtė temė. Mendoj se ēupka dhe plot tė tjerė qė kanė marrė pjesė nė kėtė temė kanė sjellė argumenta shumė tė ndryshme nga tė tuat por nuk mendoj se ti i ke respektuar siē duhet. Kėtu po flas nė pėrgjithėsi.

    U pėrgjigjesh vetėm atyre njerėzve qė tė intereson (psh: ēupkės) duke lėnė jashtė argumente tė mirėfillta nga anėtarė tė tjerė.
    Nqs kėrkon kundėrshtarė nė kėtė temė filozofike ateherė mendoj se duhet ti mirėpresėsh tė gjithė.

    Nė njė diskutim ti mund tė shprehėsh mendimet e tua por nė tė njėjtėn kohė duhet tė respektosh dhe tė jesh i hapur tė kuptosh mendimet e tė tjerėve. Me kaq sa kam lexuar nė kėtė temė mė lė pėrshtypjen se ti nuk je i hapur tė ndryshosh edhe nqs arsyeja dhe llogjika janė bindėse.

    Me mijra anėtarė nė kėtė forum mė duket e cuditshme si asnjeri nuk guxon tė tė bėjė ballė. Nuk janė aq tė zgjuar sa ty apo ka ndonjė arsye tjetėr qė unė nuk po e kuptoj?

    Gjithė tė mirat!
    Edi

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •