Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ne rradhe te pare, nuk e kuptoj , cfare ju djeg juve, korcarit dhe cupkes pe korce,nder kohe qe une flas me nje person. Ju jeni i treti dhe i katerti dhe nuk ju drejtova juve asgje por fola me bashkebiseduesin tim.Te gjithe kemi te drejten e te shprehurit dhe nuk e kuptoj pse duhet te me gjykoni?

    Se dyti, i dashur korcar, jam Zonjushe....dhe nuk i jap zotit asnje lloj paraqitjeje sepse nuk e kam pare.Sipas thenive, qe na ka bere sipas imzhit te tij ,mund te thuhet edhe kjo gje apo jo?Per nje njeri qe nuk beson ne Zot me duket si teper te vish dhe te me gjykosh mua se cfare imazhi kam une rreth tij.Nese te qeteson ty ne nje fare menyre se cfare mendoj une per Zotin dhe per besimin:besoj se ekziston nje fuqi e mbinatyrshme qe ka bere te mundur jeten ne kete planet.Ai KONKLUZIONI yt nuk me duket fare i drejte sepse sipas fese Zotit i behet vone nese ti beson ose jo.Dhe sa per diktaturen, besoj se njerez te cilet e perjashtuan Zotin plotesisht e bene te mundur nje gje te tille(meqenese more si shembull shqiperine)

    Se treti,Cupke pe Korce,faleminderit per vlersimin, qe keshillat e mia vlejne per poema lirike.Do te thote qe te pelqejne poezite e mia Te pakten keshillat e mia vlejne per dicka apo jo? Dhe sa per rekrutimin e dishepujve me llomotitje.... me sa di une dishepujt e Jezusit qene njerez te thjeshte, pa shkolle , pa dije, pa literature te lexuar ose te degjuar rreth filozofise.

    Desha te shtoja edhe dicka , por me mire po e le pa thene sepse nuk dua te bej armiq njerez te cilet nuk i njoh dhe dhe nuk kam asnje te drejte t'i gjykoj vetem nga disa fjale te thena ketu.
    Laguna Blu

  2. #42
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33
    Une mendoj qe njeriu eshte i krijuar me nje qellim dhe eshte vequar nga krijesat tjera me mendje pra edhe do te llogaritet per ate se qfare punon per ndryshe nuk do te kishte dallim nga kafshet kur shohim se ka me te fort se njeriu ,me te medhenje etj, po mendja eshte ajo qe e bene te dallohet nga qdo qe tjeter
    Mendoj se njeriu eshte krijuar qe ta adhuroj krijuesin .

  3. #43
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Para marsh drejt nje amerike te pazbuluar...

    Sapunin per djathe the? Te them te drejten nuk e besoj. E di pse? Teknologjia duke bere te sajen me ka detyruar prej kohesh te perdor sapun te lengshem, shampo ta kam llafin. Keshtu qe me mire do thuhej : te pish shampon si dhalle, ose ta hash si pershesh! Per kete te fundit smund te te them jo, ku i dihet. Por edhe kjo ka nje avantazh : te pakten me mban goja ere te mire edhe pse me shkumezon duke nxjerre flluska...

    Kur the ate shprehjen "Foli budallait me budadallekun e vet qe te mos kujtoje se eshte i mencur", pra fillimisht kujtova se ma hodhe, thashe me vete 1 : 0 per cupken... Po ja qe jam portier i mire dhe po te them nje tjeter thenie nga ato te mijat : " Zgjuarsia me e madhe eshte te besh budallain te besoje se eshte me i zgjuar se ty." Ka akoma ne traste...

    Ne lidhje me femijet : patjeter qe nje "bastard" (dobiē) nuk eshte me pak i vlefshem. Une e kam shpjeguar por ti me duket se i dashke gjerat me shume te shkoqitura ( ka nje shprehje korcare qe e harrova dreqi!), por une duke pasur parasysh se po flas me nje pretendente per timonin besoja se mund te flisja me metafora, me nenkuptime. Nejse po vazhdoj me shkoqitjen.
    Vertet dikush mund te jete fryti i dashurise se prinderve te tij por kete gje ai nuk mund ta dije kurresesi neqofte se prinderit nuk tregojne dashurine e tyre pas lindjes, gjate jetes, te ketij te fundit. Pra kur ai te kete mundesine te jete i ndergjegjshem per kete dashuri. E njejta gje dhe per bastardin, pak rendesi ka neqofte se ai eshte fryti i nje dhune apo keqkuptimi, neqofte se ai gjen dashurine e duhur pas ardhjes se tij ne toke. Po s'e gjeti, kjo do te thote se ai eshte nje i keqdashur midis te shumteve. Por kujdes, une nuk thashe se te jesh i dashur na jep ndonje vlere pasi dashuria qe na jepet eshte gjithmone subjektive, vlen per njerin por jo per tjetrin, nderkohe qe ne flasim per vlera universale, objektive. Dashuria qe na jepet ka me shume te beje me besim tek vetvetja dhe si rrjedhoje ai qe zoteron kete duket sikur ka me shume vlera ne syte e te tjereve. Po keto sy jane subjektive dhe nuk na thone asgje per vlera universale, te patundshme. Po te rikujtoj se bota vuan nga mosgjetja e nje vlere universale, e patundshme. DESCARTES eshte nje nga te paret e koherave moderne qe provoi te zbuloje nje te tille, pra ti gjente nje zgjidhje misterit, dhe arriti ne perfundim tek nje vlere nuk mund te kete me subjektive : COGITO, mendoj pra jam. Kjo e fundit tregon kufijte dhe subjektivitetin e cdo subjekti. Shkurt muhabeti, nuk kemi gjetur akoma nje vlere te patundshme mbi te cilen mund te bazohemi per vleresimin e te tjerave. Zoti eshte nje hipoteze... dhe ngelet i tille. Nje vlere e patundshme mund te jete "materia" por ja qe njerezve nuk ju vjen mire te perulen ne copa mishi (Nietzsche ka luftuar per ti dhene trupit, pra materies, vlerat e duhura, vleren supreme). Gjithesesi vecantia njerezore ngelet sidoqofte "mendja".

    Ketu vijme tek ajo qe ke thene :" Kuptimi i jetes nuk vjen per "cfare jeton", me teper se "si jeton"... Shume dakort, puqem 100% por ne anen tjeter ky eshte vizioni i te ashtuquajturve, ne filozofi, te "urtet". Ne e dime qe te dy qe asnjeri prej nesh nuk eshte i/e tille : i urte ne kuptimin filozofik te fjales. Hormonet mbizoterojne, tek mua ashtusi tek ty...
    "Si jeton" per ne kthehet ne "per cfare jeton" sepse nje nga cilesite dhe detyrimet e qenies , fale conceptit te se ardhmes qe vetem njeriu njeh, eshte "QELLIMI". (E ke thene dhe vete, por mos te duket se po perserit ate qe ke thene.) Pa patur nje qellim ne jete nuk mund te jetosh - ne fakt ka shume qe jetojne kesilloj por keta mund te jene ose te "urte" ose injorante ; fatkeqesisht te gjithe e dime se ne bote ka me shume nga keta te fundit - dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe shnderron "si jeton" ne "per cfare jeton?".

    Diskutimi po rreshqet pak nga vija nismetare dhe po shkon pak a shume sipas qejfit te muhabetit, gje qe me pelqen mua ashtusi dhe ty .

    Nuk te kuptoj mire se si e koncepton njeriun qe trashend vetveten? Nga njera ane me duket se i ke koncepte te degjuara por te cilave nuk jua di domethenien. Perderisa nuk ka asnje vlere universale me ane te se ciles mund te vleresojme trashendimin e vetevetes. Qellimi do me thuash ti na jep kete mundesi. Po kush me thote mua qe nje qellim eshte me i mire se nje tjeter. Midis qellimit te pianikut dhe atij te doktorit (doktor esell, nuk ve alkol ne goje), kush eshte me i mire? Duket se COGITO eshte e vetmja vlere qe me ben te percaktoj kush eshte e mire dhe e lige por duke qene subjektive, jo-universale, atehere ajo vlen per cdo njeri ne te njejten menyre dhe anarkia ngelet e vetmja zgjidhje per njerzimin. KJo eshte dhe arsyeja pse Dostojevski dhe te tjeret thone ate qe shkruajte ti... Megjithse pa lidhje me diskutimin tone kjo eshte dhe arsyeja pse nje shtet por mbi te gjitha ligjet jane te nevojshme. Dihet qe pa to bota do te ishte nje xhungel e te tjera me radhe... (spo i permend te gjtha kesaj radhe).
    Vetem neqofte se futemi ne nje kontekst egzistencialist mund te themi se doktori ka nje qellim me te lavdueshem se ai i pianikut. Pra rruajtja e egzistences.
    Pra "E MIRA" dallon nga "E KEQIJA" ne lidhjen e ngushte qe ajo ka me egzistencen. Ne te gjitha rastet do te dalesh tek i njejti perfundim. (Po me duket vetja filozof papritmas!)


    P.S.Ti ftome per darke mua mos ki frike se nuk te pyes per kuptimin e jetes, perderisa e di qe nuk egziston. E vetmja gje qe kerkoj eshte nje arsye per te jetuar... dhe kete mund te gjej shume mire fale pranise tende .
    Ahh! se desh harrova, nje grua ne nje anije o eshte e kapitenit, o eshte e te gjitheve. Ti e di tani...

    P.S. Armando Vranari, cfare ke ndermend te me nxjerresh bojen fare?!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #44
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Po ēu bėre bre Korēar se na morri mali.
    E di qė tė kam bezdisur por do tė pėrgjigjem se si adoleshent qė jam nuk duroj dot pa thėnė dy fjalė. Ndryshe nga ēupka, nuk do futem nė punėt e dashurisė pasi ėshtė bėrė shumė delikat muhabeti me ata bastardėt e tu.

    Ta filloj nė fillim me sapunin, djathin, shampon dhe dhallin.
    Si burr i urtė dhe i moēėm qė je, mė bėhet qejfi qė je i aftė tė modernizohesh. Qėnke mė i zoti nga gjyshi im pasi jam munduar ta bėj dhe atė modern por marzalla se e kthen shampon pėr dhallė.
    Kur tė kesh kohė mund tė tė jap numrin e telefonit dhe tė llafoseni njėherė kokė mė kokė dhe tė kujtoni ato fjalėt e urta, ti me tė tuat, ai me ato tė popullit. Ai ka vite qė e ha sapunin pėr djathė dhe lėre gojėn qė i mban ėrė tė mirė por i bėn mirė dhe pėr problemin e kapsllėkut. Lėre or djalė mė thotė mua se sapuni tė pastron me themel. Zotėrote e ke vėnė re kėte fenomen me pėrdorimin e shampos?

    Sa pėr gjetjen e njė vlere universale, mė duket si njė hipotezė shumė ideale dhe siē e dimė idetė ideale nuk janė tė mundshme nė kėtė botė. Feja mund tė themi se ėshtė universale. Tė gjitha fetė janė bazuar mbi tė njėjtat koncepte, mbi vetėm njė tė mbinatyrshėm dhe llogjikisht duhet tė kishte vetėm njė fe universale, por nė botė numėrohen me qindra fe. Jo vetėm aq por edhe sot e kėsaj dite njerėzit bėjnė luftra vetėm e vetėm pėr fenė. Psh: Shqipėri-serbi-greqi, Izrael-Palestinė, Rusi-Ēeēeni etj etj. Pra edhe nqs gjejmė njė vlerė pėr tė matur ēdo gjė tjetėr ajo nuk do ishte kurrė universale. Do ishte po aq universale sa dhe feja. Do mė falėsh se nuk i njoh ato shprehjet e huaja filozofike qė ke pėrdorur dhe nuk mund tė bėj koment.

    Ata njerėzit "e urtė" mos kanė mungesė hormonesh?
    Njeriu ndryshon nga kafsha sepse i kontrollon ose tė paktėn u reziston hormoneve. Ke bėrė dy gabime duke u shprehur se dhe ti bashkė mė ēupkėn jeni nė kontrollin e hormoneve. Gabimi i parė ėshtė qė ke ulur veten nė nivelin e kafshės kur ti e di shumė mirė qė je burrė i urtė. Kafshėt nuk mund tė nxjerrin konkluzione filozofike dhe ti shprehin ato aq bukur sa ty. Ti vetė e the qė ke njė torbė plot me thėnie origjinale prandaj mbaje veten si Korēar, si filozof dhe mos na zhgėnje neve tė tjerėve qė nderohemi me praninė tėnde nė forum. Mė vjen turp qė tė flas kėshtu se para teje unė jam vetėm njė adoleshent. Gabimi i dytė ėshtė qė ke barazuar ēupkėn me veten tėnde. Mendoj se ajo do tė jetė ofenduar shumė kur ti flet me aq kopetencė pėr cilėsitė e karakterit tė saj. Nejse, ajo si Korēare e ka gojėn brisk dhe jam i sigurtė qė nuk do ta vonojė pėrgjigjen.
    I shkreti ti...."po ē'tu desh more pulesh" thotė populli nė kėto raste. Apo ėshtė "po ē'tu desh more kokė presh" ....se mbaj mėnd mirė.

    Mezi po pres sa ti propozosh ēupkės nė forum. Do ishte martesa e parė nė forum. Thuaja hapur tė shkretės dhe mos e mundo. Ti as nė qiell, as nė tokė. Jo pėr gjė por tė mbledhim mėndjen ne tė tjerėt. Si filozof qė je mė duket se po e sjell muhabetin vėrdallė se ke frikė nga njė pėrgjigje negative tė saj. Kėrkon tė bindesh plotėsisht para se ti bėsh pyetjen magjike. Je me tė vėrtetė mjeshtėr nė gjueti dhe unė si mė i vogėl qė jam po mėsoj shumė. Tė faleminderit.

    Si gjithnjė me respekt,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 31-05-2003 mė 00:57
    Edi

  5. #45
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    O Edi I hapesires nje fjale e urte franceze thote : "Le bonheur des cons fait toujours peine ą voir!" Ik merre fjalorin... me vrap!

    "Ca shpirtra i shpetojne lehte gravitetit, vetem shkelmat ne prapashtese i sjellin ne toke."
    Thirri gjyshit qe nga larg qe te te fute nje maje shapke atje tek vendi, se po ta dhashe une do te te dhembe...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #46
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ahhh, tani po qė je filozof.
    Me kėtė postin e fundit u binda qė je i urtė.

    Sipas shprehjes tėnde....
    " Zgjuarsia me e madhe eshte te besh budallain te besoje se eshte me i zgjuar se ty."
    Pas postit tė fundit mė duket vetja mė i zgjuar se ty. Je vėrtet filozof i thekur.

    ps: Lėr Armandon tė ta nxjerrė bojėn dhe mos e nxirr vetė se s'ka lezet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 31-05-2003 mė 01:26
    Edi

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Calexico me pelqeu ajo shprehja. Camus ka thene dicka te tille gjithashtu, pak a shume :

    "Nuk ke per te jetuar ndonjehere nq se je gjithe kohes duke kerkuar kuptimin e jetes."

    Jetoni njerez se ka shume arsye per te jetuar, mos e vrisni mendjen cilat jane ato, pasi jane te pafundme.


    p.s. Edi mos i ngacmo korcaret se i ēorrodite Nuk ju gjendet gjuha e perbashket njerzve asnjehere, dhe kjo duhet pranuar keshtu e thjeshte sic eshte, nuk ka nevoje per shume teori.

  8. #48
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    fjale, fjale, fjale...
    edhe camus per ato qe ka shkruar eshte mbeshtetur tek pervoja e tij personale.
    po keshtu edhe cdo mendimtar tjeter...
    askush nuk mund te jape nje pergjigje absolute, sepse i tille eshte sistemi; ajo qe vertetohet sot vdes neser... pa keqardhje!
    nje gje eshte e sigurte per kedo qe eshte i sensibilizuar; qe nuk do te kete shans te dyte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    prandaj beni me te miren te mundshme, dhe pushoni se qari kot me koti...
    jeta eshte e bukur, por duhet jetuar dreqi, se pastaj....................


    shnet

  9. #49
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Nuk ka njerez qe nuk kane qellime ne jete, te gjithe ne e kemi nje qellim.
    ....Dikush e do shume cupen e vet, njekohesisht i pelqen futbolli dhe e ndjek, e diskuton me shoket, ne te njejten kohe nuk i pelqen ndeshja me demat dhe e shan, nderkohe qe eshte shume i dhene pas filozofise se shek. 18 dhe i pelqejne shume romancat etj..... ja te gjitha keto jane qellimi ketij njeriu, ky grumbull interesash te gjitha keto perbejne qellimin e tij, gjithmone qellimi ka vetite e "praxisi".
    Pastaj eshte tjeter pune se a perputhen qellimi i tij me ndonje prej shprehjeve konvencionale te qellimit te njeriut ne jete, sic mund te jene psh. "Qellimi injeriut eshte te adhutoje Perendine", apo "Qellimi i njeriut eshte te lere pasaardhes", apo "qellimi i njeriur eshte te fitoje sa me shume pushtet", apo te fitoje "sa me shume kenaqesi fizike" etj, etj.
    Por eshte e pamundur qe te shprehem ne menyre konvecionale tere ate game interesash qe perbejne Qellimin tone te jetes,qe eshte aq individuale dhe dy-planeshe IDE-Vperim (praxisi me lart) .
    Ne rast se njeriu vihet perballe kerkeses per te zgjedhur te pakten nje prej formave konvencionale (pra me ane te gjuhes ne kete rast) te shprehi qellimin e tij ne jete, atrehere ai menjehere vendos ne kandar gjerat dhe zgjedh ate Shprehje, e cila varur prej formimit te tij te pergjithshem, perputhet me shume me gamen e tij, qellimin individual te tij.
    Te gjitha ata qe thone se jeta nuk ka qellim e kane fjalen qe : une e kam te pamundur te burgos qellimin tim brenda gjuhes, brenda nje fjalie, ose nje grumbuli rregullash, ose parime fatere,etj.
    Qellimi i njeriut ka pak a shume karakter fizik, organik, eshte vete rryma e brendshme qe na mban gjalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 31-05-2003 mė 05:29

  10. #50
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Zilia i mban gjalle njerezit (jo te gjithe).
    Pa te njerezit do pelcisnin si flluska sapuni, pa zhurme... duke thirrur me te madhe.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •