Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #91
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Natyra ėshtė perfekte dhe gjithashtu edhe njeriu.
    Liria ėshtė natyrore, perfekte.

    Me liri nėnkuptojmė zgjedhjen midis njėrės ose tjetrės, tė mirės ose tė ligės. I mbinatyrshmi qė na dha lirinė na dha dhe llogjikėn.

    Nė ēdo kohė tė jetės kemi gjithnjė disa opcione pėr tė zgjedhur.
    Kjo zgjedhje vjen vetėm njėherė dhe nuk mund tė kthehet mbrapsh. Pra kemi lirinė tė zgjedhim jetėn tonė. I mbinatyrshmi nuk mund tė zgjedhė pėr ne se pastaj do ishim vetėm kukulla.
    Pse njerėzit vuajnė aq shumė nė diktatura?
    Sepse diktatura ėshtė njė kufizim i natyrės, njė kufizim lirie.

    Tė gjitha kafshėt kanė lirinė por vetėm njerėzit kanė llogjikėn pėr tė thurur laqe e pėr tė bėrė keq. Po tė mos kishim kėtė liri asgjė nuk do kishte kuptim.

    Unė dhe biliona njerėz para meje kanė gjetur krijuesin e natyrės dhe e quajnė tė mbinatyrshėm, zot, allah etj etj. Ky besim plotėson botėkuptimin tim. Ndėrsa ti jeton me njė botėkuptim tė kufizuar. Ato pyetjet qė tė bėra mė lart pėr ty ngelen pyetje ndėrsa pėr mua janė prova pėr ekzistencėn e njė tė mbinatyrshmi.

    Supozojmė se ti je i plotfuqishėm dhe dėshiron tė krijosh njė univers ideal.
    Si do ta krijoje ti natyrėn? Si do ta krijoje njeriun? Ēfarė do ndryshoje nga natyra ekzistuese? Ku do ta bazoje ti kuptimin e jetės sė njė njeriu nė botėn tėnde ideale?

    ps: Gjėja e parė qė do ndryshoje do ishte zemra e ēupkės, apo jo?

    I dyti do isha unė....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 21-06-2003 mė 22:33
    Edi

  2. #92
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    I'm having a heart attack :P

    Le qe me shkrive gazit, por me bone merak mi dreq. Thash me vete: "Qyqja mi none...i paska ik petlla cunit" Jo se, ca nuk bon vaki (lol).

    Filluat prape me ato gerr-verr ju eh? Vertet po me ben pershtypje se une kujtova qe tashme do kishit rene ne ujdi. S'ju gjend qe s'ju gjend dermani ketij kuptimit te jetes. Hajt mo se po bejme edhe pa te

    Edi...nuk me le kohe ti pergjigjesha atyre pyetjeve qe me bere. Pse keshtu bejne xhentelmenet eh? Te dija dhe djalke me namuz pale (lol). E ka tamam Korcari kur thote se ke bere nja dy hapa prapa. Nuk jam e sigurt nese i kuptoj ato qe ke shkruar me lart ne lidhje me ligesine ne bote. Nese do ta shikonim boten nga nje kendveshtrim ateist, do te thoja se dicka emertohet si e lige vetem kur i imponojme moralin. Dmth, nese eshte ne natyren e qenies te jete i/e pamoralshem, ketu nuk ka asgje per te dyshuar se kjo qenie eshte me e ulet se nje tjeter qenie tjeter e "moralshme". Shiko boten perreth; shiko kafshet. Eshte e moralshme qe tigri te shqyeje kperrollin, apo shqiponja lepurin, apo ujku delen? Well....me sa arrij te kuptoj une, nuk ka asgje ne natyre dhe ne kozmos qe te reflektoje ligjet morale, keshtu qe qenia njerezore nuk ben asnje perjashtim. Mos kerko harmoni ne univers se nuk ka. Jemi ne qe i moralizojme gjerat, qe i perfeksionojme ato, pasi jemi ne gjendje te mendojme dhe gjykojme--dhunti keto qe jane produkt i evolucionit social.

    Te shumte jane ata qe mendojne se sot, njeriu e gjen veten ne nje "krize shpirterore" pasoje kjo e ngritjes se shkences, dhe tablose qe paraqet ajo--Bote e Krijuar nga Rastesia. Greket e lashte besonin ne nje "arsye universale" pra ne dicka (edhe pse jo qenie personale si Zoti i te krishtereve) qe rregullon dhe drejton gjerat (ne mos gaboj ky nocion njihej me emrin "logos"). Keshtu, kuptimi i jetes, duke e pare ate qe nga jashte, varet nga qellimi, por duke qene se rastesia nuk eshte e qellimshme, kjo ide lekund themelet e asaj c'ka njeriu ka besuar ne shekuj--arsyen universale! Ta pranosh boten keshtu sic eshte, dhe ti japesh asaj nje kuptim eshte shume e veshtire (Nice nuk e kish keq kur "krijoi" mbinjeriun), dhe kjo pasi kerkon vullnet dhe gjykim te hekurt, kur ne te njejten kohe ne e dime qe "free will is a myth."
    Nuk besoj qe sot ka shume evidence per te kundershtuar "behaviorism-in" madje do te shtoja se pas zhvillimit te kesaj shkence (apo c'faredo qofte) njeriu kurre nuk do ta kuptoje vetveten ashtu sic e kuptonte me pare. Dhe ky eshte FAKT!

    Jo me kot e kam permendur rrezikun qe i kanoset njerezimit nga rrezimi i idealeve. Ne mos gaboj, a nuk shkaktoi psikoanaliza e Frojdit (dhe nje sere fenomenesh te tjera) te ashuquajturin "revolucion seksual" ne Amerike? Njerzit pothuajse u "cmenden" nga nje zbulim i tille dhe filluan te eksperimintonin me seksin. Ajo qe deri dje ishte e shenjte u kthye ne profane, por jo vetem kaq: njerzit filluan te drejtohen nga instinkti dhe jo arsyeja, dhe ky eshte nje fenomen aktual apo jo? Do thuash ti, kuptimi i jetes ka marre dimensione te reja. Well...askush nuk me siguron se ka marre per mbare.

    Kur them se i trembem nje kthimi ne origjine, besoj se eshte e qarte qe nuk pres qe njerezve tu dalin briret apo bishti. Sfida qe i behet njerezimit eshte kjo: me gjithe te verteten e mungeses se nje qenie qe transhend jeten tokesore, te nje arsye universale, logos apo c'te jete, a do te jete ne gjendje njeriu qe te jetoje me te (te verteten) dhe perseri te ruaje vlerat qe ai vete ka krijuar? A eshte e mundur qe civilizimi ti shpetoje vdekjes? Apo mos valle ka vdekur tashme?
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #93
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    pse une tri duar kam eh?:)

    Tani e vura re se ke shkruar.

    Nje pyetje kisha: Pse ekzistenca e nje qenie te mbinatyrshme do ti jepte kuptim jetes? Se eshte e plotfuqishme? Eshte pushteti ai qe jep kuptim? Se besoj!

    Ja ta zeme se Zoti ekziston. SO WHAT?

    Vraje nje cike mendjen se e imja ka rrjedhur tashme
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #94
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    S'ju gjend qe s'ju gjend dermani ketij kuptimit te jetes. Hajt mo se po bejme edhe pa te
    Tani po flet si urtesia vete. E the dhe ti sikur po fillojme te merremi vesh, megjithese nuk eshte shenje e mire. "Pas shiut del dielli." Ne jemi ne diell... pas diellit stuhia. Po gjemon qe tani...

    P.S.Edo spo te pergjigjem ne lidhje me ate postin e fundit se boll ke per te vrare trurin me keto te Cupkes. Se mos japesh doreheqjen ore i biri i Perendise! Se mos na besh ndonje avaz ore ditezi, se ajo e shkreta kokerr gruri eshte dhe...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #95
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ja ta zeme se Zoti ekziston. SO WHAT?
    Tė ka rrjedhur vėrtet ajo e shkreta mėndje apo nuk u ke kushtuar vėmėndje shkrimeve tė mia?

    Nqs njė fuqi e mbinatyrshme ekziston atėherė kuptimi i jetės do ishte pėr tė bindur atė fuqi qė ne jemi tė aftė pėr tė hyrė nė mbretėrinė e tij pas vdekjes. Ky ishte argumenti im i parė pėr kėtė temė por mesa shoh ti ke qėnė e dehur nga dashuria e Korēarit dhe nuk i ke kushtuar rėndėsi.

    Nė lidhje me kėndvėshtrimin ateist.....
    Sipas teje nqs mungon njė i mbinatyrshėm atėherė mungon dhe njė moral pėr tė gjykuar tė mirėn nga tė ligėn. Gjithashtu ke dhėnė si shembull ujkun qė shqyhen delen pėr tė mė bindur qė nuk ekziston moral nė atė veprim.
    Jam dakort qė ujku nuk ka moral. Ujku nuk mendohet dy herė para se ti hidhet deles dhe pėr kėtė e quajmė kafshė, i biem me ēifte dhe i sulim zagarėt ta copėtojnė.
    Ndėrsa njerėzit si mė tė zgjuarit e tokės, si pronarėt e saj ndryshojnė nga kafshėt. Njerėzit llogjikojnė, vrasin mėndjen dhe mendohen mirė para se tė vėnė jetėn e tyre nė rrezik. Njerėzit ushqehen nga njė moral universal. E kam fjalėn pėr atė moralin qė tė bėn tė ndihesh me faj edhe pse sipas shoqėrisė ti je i pafajshėm. psh: Kapiteni urdhėron ushtarin tė vrasė njė tė burgosur dhe ushtari e kryen atė veprim sepse ėshtė nėn moralin e shoqėrisė dhe shoqėria thotė qė pėr aq kohė sa ti je nėn urdhrat e njė oficeri me gradė mė tė lartė ti duhet ti bindesh. Ēėshtė e vėrteta ushtari pasi ka shkrepur pushkėn ndihet me faj edhe pse ai zbatoi urdhrin e kapitenit tė tij.
    Pse?
    Ēfarė e bėn ushtarin tė ndihet me faj?
    Pse veteranėt e luftrave nuk janė asnjėherė tė kėnaqur me fitoren dhe jetojnė gjithnjė me ėndrra?
    Ēfarė shkakton kryengritje kundėr diktaturės?
    Ėshtė pikėrisht ai morali i fortė qė i bėn disa njerėz tė kundėrshtojnė moralin e shoqėrisė dhe tė sakrifikojnė veten e tyre. Tė gjithė ata studentė qė hodhėn poshtė komunizmin e Shqipėrisė kishin lindur nėn komunizėm apo jo? Sipas moralit tė shoqėrisė komuniste ata duhet tė jetonin nė njė utopi. Ata nuk dinin mė mirė por morali universal njerėzor i shtyu tė kuptonin se ajo qeverisje nuk ishte e drejtė? Ēfarė e bėri Amerikėn vėndin mė demokratik nė botė? Mungesa e moralit shoqėror. Tė gjithė tė ardhurit e Amerikės kishin njė gjė tė pėrbashkėt, ishin nė kundėrshtim me moralin shoqėror tė vėndeve evropiane. Pse lindi demokracia nė Amerikė? Sepse qeveria u bazua mbi moralet universale qė themeluesit ndjenin pėrbrėnda shpirtit. I lanė mbrapa tė gjitha mbretėritė e evropės dhe bazuan ligjet e kushtetutės mbi atė qė ata ndjenin se ishte e drejtė. Pra morali ekziston nė vetė palcėn tonė. Nuk kemi nevojė tė na thotė qeveria se kur bėjmė mirė e kur bėjmė gabim. Ne vetė e ndjejmė tė mirėn dhe tė ligėn kur e bėjmė atė dhe kjo rrjedh nga vetė natyra e tė mbinatyrshmit qė na dhuroi jetėn.
    ---------------------------------------------------------------------------------

    Nė lidhje me argumentin e dytė pėr shkencėn, grekėrit, rastėsinė, lirinė.......
    Ėshtė e vėrtetė se shkenca, ndryshe nga shumica, ėshtė bazuar tek hiēi dhe hap pas hapi ka ndėrtuar nje arsye universale pėr ligjet e natyrės. Ajo rastėsi e krijimit tė botės mund tė ketė ardhur nga fuqia e mbinatyrshme megjithatė do ta pranoj si njė kundėrshtim pėr argumentin tim edhe pse njė pjesė e mirė e shkencėtarėve nuk e pranojnė kėtė teori pėr lindjen e universit. Siē the dhe ti fakti qė shkenca po zhvillohet nė njė drejtim tė kundėrt nga besimet shekullorė ėshtė njė kėrcėnim serioz pėr mbijetesėn e shoqėrive njėrėzore por nuk e kuptoj pse tė vjen kaq keq. Sipas argumentit tėnd ata njerėz do dalin nė dritėn e vėrtetė dhe mė nė fund do jenė tė aftė tė arrijnė utopinė tokėsore.

    Ta pranosh boten keshtu sic eshte, dhe ti japesh asaj nje kuptim eshte shume e veshtire (Nice nuk e kish keq kur "krijoi" mbinjeriun), dhe kjo pasi kerkon vullnet dhe gjykim te hekurt, kur ne te njejten kohe ne e dime qe "free will is a myth."
    Asnjėherė nuk kam thėnė se tė gjesh kuptimin e jetės ėshtė e lehtė. Realiteti ka arritur kulmin e hidhėrimit por kush e ka fajin pėr kėtė? Rastėsia? Njerėzit janė e vetmja fuqi nė kėtė tokė dhe nuk ja hedhim dot fajin asnjė fuqie tjetėr pėr "krizėn shpirtėrore". A nuk tregon kjo dobėsi?

    E pranoj qė sjellja e mėsuar kėrcėnon ndjeshem lirinė por nuk mendoj se ėshtė njė arsye e mjaftueshme pėr tju bindur jetės shoqėrore dhe tė mohojmė kuptimin jashtė saj. Nqs liria do ishte gėnjeshtėr (free will is a myth) dhe nqs sjellja e mėsuar do ishte efektive atėhere ne do jetonim nė njė utopi. Komunizmi u bazua pikėrisht mbi kėtė ide, sjelljen e mėsuar. Brez pas brezi, babai ushqente fėmijėn me mendimet qė kishte trashėguar nga brezi mė lart. Komunizmi ėshtė ide fantastike por dėshtoi sepse nuk arriti tė kontrollonte lirinė e njeriut. Kur e panė qė liria ishte pengesė pėr realizimin e utopisė atėherė qeveritarėt filluan tė vrisnin, burgosnin, internonin lirinė e individit. Liria ėshtė njė frymė shpirtėrore qė lind me ēdo fėmijė qė del nga barku i nėnės. A nuk ėshtė shembulli mė lart njė provė e mjaftueshme qė liria jeton dhe sjellja e mėsuar nuk mund ta mposhtė atė.

    Jam dakort qė njerėzimi po shkon drejt shkatėrimit. Nė fakt nuk mendoj se ka qėnė ndonjėherė drejt pėrparimit. Ka mė shumė njerėz qė duan tė bėjnė keq sesa ata qė duan tė bėjnė mirė nė kėtė botė. Shoqėritė udhėhiqen nga shumica dhe nqs shumica ėshtė e ligė atėherė mos prit tė rregullohet. Do thuash ti pse ėshtė shumica e ligė? Pse e krijoi i mbinatyrshmi tė ligėn? Pėrgjigja e kėtyrė vjen prapė tek liria sepse pa atė do ishim vetėm kukulla. Mbase e liga ekziston pėr tė na vėnė nė provė para tė madhit, tė mbinatyrshmit pėr mirėsinė qė ne zotėrojmė nė shpirtrat tanė. Midis nesh ka ajkė dhe llumb dhe jeta ėshtė vetėm njė filtėr pėr tė ndarė njerėn nga tjėtrėn.

    Dolėm pėrsėri tek argumenti i parė qė kam bėrė pėr kėtė temė: "Jetojmė pėr tė vdekur". Kuptimi i jetės ėshtė zgjedhja qė ne bėjmė pėr pėrjetėsinė pas vdekjes.

    ps: Ēupkė, mi ke borxh kėto orėt qė kam shpenzuar pėr kėtė romanin mė lart. E shkreta ti po nuk i lave borxhet se ngela pa gjumė e po zbraz trutė e mi pėr tė mbushur kokėn tėnde.

    ps: Korēar, bėre si bėre ju shmange pyetjeve qė tė bėra se ke frikė mos na rėndohet forumi. Nejse, ju zbraza ēupkės edhe pėr ty bashkė. E di qė i ke qejf thėnjet por tė gjitha kėto qė kam pėrdorur mė lart janė origjinale dhe mos harro tė pėrmėndėsh autorin e tyre sa herė qė do ti pėrdoresh nė tė ardhmen.

    Gjithė tė mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 22-06-2003 mė 02:37
    Edi

  6. #96
    ShKoDrane_per_qejf Maska e VoGeLuShJa2
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Shpi
    Postime
    27
    Jetojm vetem per ta mbajtur boten gjalle..

    Nji thenjie:
    Qar do me shum ti??
    te lindesh,te jetosh apo te vdesesh....
    un zgjodha dy te parat se e 3 me zgjodhi vet.

    gjthsesi ky eshte mendimi im.
    byee
    Dasuria eshte..
    Ta shohesh me nje tjeter...>
    Te thojn se eshte e motra...>
    Kur ti e di se eshte djale i vetem...>

  7. #97
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    244
    ME TE VERTET PYETJE ME INTERES. KUSHDO QE E HAPI SI TEME AKOMA NUK E KA KUPTUAR PERSE JETOJME?
    PER TE KUPTUAR SYNIMIN E JETES DHE PER TE KUPTUAR MISTERIN E SAJ PREJ NGA VIME SI JEMI KRIJUAR DHE ect,etc.edhe pse eshte ky synimi e jetes asnje nga ne nuk vepron ne nje hap te till

  8. #98
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ka nxjerrė ndonjė burrė tė urtė Korēa apo vetėm ēupka tė bukura? Po nuk morra pėrgjigje brėnda 24 orėve pėr argumentin mė lart them tė shpall fitore.
    Edi

  9. #99
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Epo kur u be dhe ky per ultimatume!...

    Cili moral universal mo te keqen xhaxhi, nga na i nxorre keto capravura? Une nuk njoh ndonje moral universal, te pakten jo te aplikuar ne te vertete. Morali universal eshte thjesht nje ideologji e tejkaluar. Ne te gjithe historine asnjehere morali universal nuk ka qene i pranishem, i aplikuar, ne jeten e njerezve. Pastaj eshte pikerisht ky morali universal qe ne syte e njerezve perkthehet si nje lloj heqjeje lirie.
    Po nejse, ma percakto se c'eshte morali universal? Dhe ky jane provat qe mund te japesh qe te besoj se nje moral i tille vertet egziston?

    Ti e shkruake historine allafrenga, alla-Edi... Te ka zene syte dashuria per Ameriken. Sipas zoterote morali universal qenka monopol i Amerikes? (Te betohem qe as vete spo e besoj qe po diskutoj per hajvanlleqe te tilla.)

    Pastaj, ja e dime, jemi te vetedijshem, kur bejme te keqen, dhe cfare do te thote kjo? Cdo me thene e paskemi moralin ne palce? Morali mesohet ne shoqeri, dhe asnjeri nuk e ka ne palce.

    Shkenca bazohet tek hici, sipas teje. Neqofte se njeriu, "jeta" e mirefillte, universi... jane hici, atehere jam 100% dakort me ty. Bravo (megjithse bravo i thuhet vetem gamorit kur del nga balta).

    Si tregoka dobesi fakti qe njerezit ja hedhkan fajin vetes per ato qe bejne? Kujt duhet tja hedhin fajin? Zotit? Neqofte se Zot ka. Ne te kunderten kjo tregon kurajon, guximin njerezor per te pranuar gabimet e bera : jane pak a shume trajtat e mbinjeriut te Niēes.

    Liria na qenka fryme shpirterore apo jo? Aman te keqen ku vete e i psonis keto gjera?

    Kam thene nje fjali qe dhe vete e ke lavduar, mbi iluzionin. Do beje mire te shkoje ti hidhje nga nje sy ndonjehere, kur te kesh kohe. Ose shkruaje gjekundi qe ta kesh prezente, ne dore a ne balle a, nuk e di gjej nje vend.

    P.S. More po qe jane origjinale ato qe ke thene nuk e ve ne dyshim njeri. Por jo gjithmone origjinalja eshte dicka e vlershme, ne kuptimin e mirefillte te fjales. Dhe origjinalja ka dy pole : te mirin dhe te ligun. Shume mire mund te jesh origjinal duke thene ndonje hajvanllek apo jo?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #100
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Urte e bute...urte e bute se na e bete gjakun uje...

    Ca behet ketej mer zot. Aman ore se nuk i gjendet kuptimi jetes duke e shpene maje me maje.

    Edi-
    Mos ja ver re byrazerit se i ka kercyer ca damari. E ke prekur ne seder kur i ke thene se nuk qenka burre i urte. Ti duhet ta dish sa vlen burreria per korcaret

    Sa per "hajvanlleqet," ta them une me 100% qe ky s'ka haber fare se c'jane. Shikoje vete: edhe fjalen me te sakte qe perdoret per hajvanet e shkruan "gamor" dhe jo "gomar"...c'pret pastaj

    PS. Me tere kete vape qe kaluam duhej patjeter nje armepushim.

    I kthehemi nje here tjeter...
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •