Ky eshte nje perkthim i dokumentit: -
CASTELLAMARE, 9 Gusht, 1838
Vrasjet me te cilat njerezit tane e bejne veten fajtor per momentin ne France e ne Zvicer, e ne Itali, jane per ne keqardhje dhe turp. Eshte djepi i botes i ilustruar me epilogun e Kainit dhe Abelit e ne jemi shume larg nga progresi per ta kenaqur veten me mjete te tilla. Per cfare qellimi duhet te vrasesh nje njeri? Per te futur frike tek te ndjeshmit dhe per ti mbajtur zemrat e guximshme larg prej nesh? Paraardhesit tane te Karbonarizmit nuk e kuptuan fuqine e tyre. Nuk eshte tek gjaku i nje njeriu te izoluar, as tek ai i nje tradhetari per ta ushtruar kete fuqi; eshte tek masat. Le te mos e individualizojme krimin. Me qellimin per tu bere te medhenj, deri ne masen e patriotizmit dhe te urrejtjes per Kishen, eshte e nevojshme per ta pergjithesuar ate. Nje goditje e thikes nuk do te thote asgje, nuk prodhon gje. Cfare i duhet botes per ca trupa te panjohur te hedhur anash rrugeve nga hakmarrja e shoqerive sekrete? Cfare i duhet botes nese gjaku i nje punetori, i nje artisti, i nje zoterie, ose edhe i nje princi eshte derdhur per arsye te nje vendimi te Mazzinit? Bota nuk ka kohe per ti vene veshin thirrjeve te fundit te viktimes. Kalon dhe harron : jemi ne, Nubiusi im, ne vetem qe mund tja ndalojme marshin. Katolicizmi nuk ka me shume frike nga nje stileto e holle sesa monarkite, por keto dy baza te rregullit social mund te bien nga korrupsioni. Le te mos pushojme kurre duke i korruptuar. Tertulian kishte te drejte kur thoshte qe gjaku i martireve eshte fara e Kristianeve. Atehere, le te mos bejme martire, por le te popullarizojme veset mes turmave. Le ti bejme qe te terhiqen nga te pese shqisat; te pihen ne to; te dehen me to; dhe ajo toke qe Aretinus ka mbjelle eshte gjithmone e dispozuar per te pritur mesime te felliqura. Beni zemra te mbrapshta, dhe nuk do te keni me Katolike. Mbajini Prifterinjte larg punes, larg altarit, larg virtytit. Kerkoni me zgjuarsi ti mbani atij mendimet dhe oret e tij. Bejeni dembel, grykes dhe patriot. Ai do te behet ambicioz, intrigant dhe pervers. Do ta keni arritur detyren tuaj nje mije here me mire, sesa te kishit topitur majen e stiletos tuaj ne kockat e disa mjeraneve te shkrete. Nuk deshiroj, dhe as ju, Nubius miku im, tja perkushtoj jeten konspiracioneve qe te terhiqemi me to ne zakonin e vjeter.
Eshte korrupsioni ne mase qe kemi marre persiper: korrupsioni i njerezve nga kleri, dhe korrupsioni i klerit vete; korrupsion qe duhet nje dite ta coje Kishen ne varr. Kam degjuar kohet e fundit nje nga miqte tane duke thene: me qellim qe te shkaterrojme Katolicizmin eshte e nevojshme te fillohet tek shtypja e gruas. Fjalet ne nje fare kuptimi jane te verteta; por meqe nuk mund te shtypim gruan, le ta korruptojme bashke me Kishen, corruptio optimi pessima. Objekti qe kemi para syve eshte mjaftueshem i mire per te tunduar edhe burra si ne; le te mos e ndajme veten nga kjo per ndonje pakenaqesi personale te hakmarrjes. Gjeja me e mire me te cilen duhet te goditet Kisha eshte korrupsioni. Te punojme per kete pra, deri ne fund.
Programi i tmerrshem i impuritetit te propozuar ketu u adoptua menjehere. Nuk ishte gje tjeter vecse nje perpjekje me e vendosur se kurre per te perhapur imoralitetin per te cilin Volteri dhe shkolla e tij ishin apostuj. Ne nje kohe qe Alta Vendita propozoi kete program infernal, ato po i rezistonin nje sulmi mbi autoritetin e tyre nga ana e Josef Mazzinit, qe sapo po i dilte fama, dhe i cili sidoqofte, ia kaloi atyre.
Mazzini zhvilloi dhe mesoi, ne stilin e tij te fryre, dhe praktikoi doktrinen e vrasjes qe formoi, sic e dime, nje pjese te sistemit te gjithe shoqerive sekrete, dhe qe Alta Vendita kundershtoi sepse kishin frike qe do te perdorej kundra anetareve te trupit te tyre. Mazzini flet te jete ngritur nga shtrati i tij nje mengjes krejt i kenaqur me te drejten per te hequr qafe kedo qe e konsideronte armik me ane te thikes, dhe ishte plotesisht i vendosur per ta vene ate vendim te tmerrshem ne veprim. Ai e quante si mjetin me te thjeshte te dhene ndaj nje populli te shtypur per tu liruar nga tiranet. Por sado qe punoi ta bente kete kredo bindese, te lejueshme vetem kundra tiraneve dhe tradhtareve, shpejt u pa sesa mund te perdorej, derisa u be nje rrezik i madh per sektaret vete. Natyra njerezore nuk mund te ulej kurre dhe te verbohej kaq shume sa te mos revoltonte kundra nje parimi te tille kaq te demshem. Mund te zgjaste per nje stine mes pioniereve te pare te Alta Vendites, mes Dores se Zeze ne Spanje, kundra Nihilisteve te Rusise, kundra te Papushtueshmeve te Irlandes, kundra Sindikatave te Bradlaugh ne Angli, ose kundra Komunisteve te Parisit. Mund te sherbente te mbante ne terror princin ose udheheqesin e pafat qe mund te joshej ne rinine e tij ose ne burreri per tiu bashkuar shoqerive sekrete nga motivet e ambicjes; dhe kur ajo ambicje te ishte kenaqur, te refuzonte te shkonte ne piken e Socializmit qe Alta Vendita kerkonte. Perndryshe, vrasjet nuk provuan te jene fuqi e tille ne duart e Mazzinit ose Karbonareve sic priteshin te ishin. Aleatet e tij me te mprehte shpejt e kuptuan kete; dhe jo nga ndonje vrasje ndergjegjje, por nga nje sens i forte per paperdorshmerine e tyre per qellimet qe kishin, vendosen ti refuzonin. Ata gjeten nje menyre me efektive, megjithese me famekeqe, per te arritur zoterimin e erret te botes. Jo me ane te vrasjes se trupave por te shpirtit - nepermjet shperhapjes se qellimte, sistematike dhe kembengulese te imoralitetit.
Alta Vendita atehere u ul qetesisht te konsideronte si ta arrinte me se miri kete plan. Satani dhe engjejt e tij te rene nuk mund te planifikonin metode me te mire efikase. Ata vendosen te shperhapnin shthurjen me cdo menyre te perdorur ne te kaluaren nga djajte per ti tunduar njerezit ne mekat, ta benin praktiken e mekatit te zekonshme, dhe ta mbanin viktimen e palumtur ne gjendje mekati deri ne fund. Njerez te gjalle qe ishin, kishin menyrat per tja arritur ketij qellimi, te cilat djajte nuk mund ti perdornin pa ndihmen e njerezve. Civilizimi i Krishtere i ngritur mbi rrenojat e shthurjes Pagane e kishte mbajtur shoqerine Europiane te paster. Kur vesi u shfaq, ju desh te fshihte koken nga turpi. Miresjellja publike, e mbeshtetur nga opinioni publik, e mbajti poshte. Per sa kohe qe moraliteti ekzistonte si nje virtyt i njohur, Revolucioni nuk kishte shprese per sukses te perhershem; e keshtu njerezit e Alta Vendites vendosen ta sillnin boten ne gjendjen e shthurjes se eger qe sishte as gjysma e asaj ne kohet e Paganizmit, por ne nje gjendje qe edhe moraliteti i Paganeve do te dridhej. Per te bere kete gje ata vepruan me kujdes. Perpjekja e pare ishte te benin vesin te humbte tmerrin e vet konvencional, dhe te ishte i lire nga ndeshkimi publik. Shtresa e pafat e qenieve njerezore qe kishte gjurme ne mekat, do te merrej nen mbrojtjen e ligjit, dhe do te ruhej nga semundja nen shpenzimet e shtetit. Turpi qe i bashkangjitej gjendjes se tyre fatkeqe, per sa i perkiste ligjit, do te hiqej. Ai sens kuptimplote i rrezikut dhe frikes nga semundja qe shfaqej tek te dispozuarit ndaj mekatit, do te zhdukej. Agjentet e Alta Vendites kishin udhezim per te rritur numrin dhe joshjen e atyre qenieve fatkeqe, ndersa Shteti, kur te revolucionarizohej, do ti mbyllte syte ekseseve te tyre, dhe do te komplotonte ne perpjekjet e tyre mbi rinine e vendit. Ato do te viheshin prane shkollave te medha dhe universiteteve, dhe kudo tjeter qe mund te shkaterronin brezin qe po rritej ne cdo vend ku sekti mund te merrte pushtetin.
Pastaj letersia sistematikisht do te behej sa me imorale te mundej, dhe te shperndahej me kembengulje dhe te punonte per nje kauze me te mire. Stacionet e trenit, stendat e gazetave, librarite, restorantet do te mbusheshin me botime famekeqe, dhe te gjitha do ti shperndaheshin popullsise se cdo shteti.
Mesimdhenia e Universiteteve dhe e te gjithe shkollave te mesme te Shtetit do te behej jo vetem Ateiste dhe armiqesore ndaj fese, por do te punohej te demoralizonte nxenesit e pafat ne nje periudhe jete qe ishte me e prekur nga vesi.
Ne fund, pervec licences se lire per blasfemi dhe imoralitet, dhe ekzibimit dhe shperhapjes se pikturave imorale, dhe statujave, nje perpjekje e fundit u be mbi virtytin e femrave te reja nen pretendimin per ti edukuar ato nen standartet e progresit njerezor.
Prandaj, shkollat e mesme dhe te larta duhej, pavaresisht cmimit, te siguroheshin per femijet e gjinise femer, qe, me cdo kusht, duhej pastaj te merreshin nga kujdesi mbrojtes i murgeshave. Ata mesoheshin ne shkolla direkt nga mesues laike, dhe do te ishin gjithmone te ekspozuara ndaj influencave te tilla qe do te degradonin, deri ne shkaterrim pastertine e tyre, e si rrjedhoje e sigurte pas kesaj, besimin e tyre. Keto shkolla qe atehere, kane qene urdher i dites me mazonerine rreth e rrotull botes. Nese nuk e shtypim dot gruan, le ta korruptojme ate me Kishen, tha Vindex, dhe qe atehere kane vepruar me besnikeri ndaj kesaj keshille.
Shoqeria e tmerrshme qe planifikoi keto mjete infernale per te shkaterruar fene, rregullin social, dhe shpirtrat e njerezve, i vazhdoi veprimet e veta per shume vite. Udhezimi i perhershem i saj u be Ungjilli i gjithe shoqerive sekrete ne Europe. Agjentet e saj, si Piccolo Tigre, udhetuan pa pushim ne cdo vend. Urdherat e saj u priten, sipas sistemit te mazonerise, nga kryetaret dhe rradhet e lozhave si ligje te paevitueshme. Por fateqesisht per boten, lejoi shume veprim politik ne rradhet e dyta te konspiracionit te madh. Tek keto te fundit, u ngriten shpirtra ambicioz, qe duke perqafuar plotesisht doktrinat e Volterit dhe parimet e Weishaupt, filluan te mendonin qe Alta Vendita e kishte ngadalesuar shume Revolucionin. Kjo gjendje e gjerave u be e pergjithshme kur nje lozhe e larte i refuzoi pranimin Mazzinit, qe deshironte te behej nje nga dyzet te padukshmit - numri pertej se cilit trupi suprem qeverises nuk lejonte te rritej.
Xhelozia e Nubiusit, e ndaloi ate te futej. Por ai ishte nje ze shume i fuqishem ne rradhet e Karbonareve qe ti refuzohej zeri ne menaxhimin suprem. Ai i quajti kryetaret e vjeter impotente dhe qe kishin nevoje per ndryshim. Si rrjedhoje Nubius misteriozisht vdiq. Z. Cretinau-Joly eshte i opinionit qe ai u helmua; dhe sic ishte zakoni me kryetarin e pafat qe tradheton per mbrojtjen e tij, ose per ndeshkim te disa lozha te Karbonareve ndaj Qeverise Pontifike, eshte shume e mundur qe ne kete menyre e njejta Qeveri erdhi ne zoterimin e arkivit te plote te Alta Vendites, dhe qe Kisha dhe shoqeria kane dokumentet qe kam cituar dhe te tjere me te vlefshem per ti udhehequr ne zbulimin dhe fitoren ndaj perpjekjeve te Ateizmit te organizuar.
Alta Vendita pastaj kaloi ne Paris, e qe atehere ne Berlin. Ishte pasardhesi i menjehershem i Rrethit te Brendshem te Weishaput. Mund te ndryshoje numrin e eksperteve dhe te vendit te takimit, por ekziston perhere. Mbi te eshte nje Kryetar i njohur si Nubius ose Weishaupt. Por pergjate jetes se tij, ky Kryetar eshte i panjohur, te pakten per boten jashte mazonerise se iluminuar. Ai eshte i panjohur per rradhet dhe rreshtat e lozhave te thjeshta. Por ka nje fuqi, qe nuk eshte si ne rastin e Nubiusit dhe Mazzinit gjithmone e padiskutuar. Qe nga ajo kohe, nese jo me para saj, ka patur dy parti nen Drejtorine e saj, secila me detyrat e saj, mire te definuara.
Krijoni Kontakt