Mora shkas per kete teme nga dy shkrime ne forum te nje jomuslimani dhe nje muslimani te cilet gabonin ne disa botekuptime te tyre ne lidhje me temen e meposhteme.
Shkurtimisht
Fatkeqesisht ekzistojne shume jomuslimane por edhe muslimane qe nuk kane idene e interpretimit te Kuranit dhe fese islame.Duke qene se jane ne kete gjendje painformimi pa dashur ta shkruaj injorance ato fillojne dhe bejne interpretime te ndryshme fetare.Se pari Islami nuk eshte fe qe mund ta interpretoje cdo kush, porse ajo ka shkencat e veta brenda saj te cilat bejne nje interpretim ekzakt te asaj qe ajo predikon
Shkenca e Tefsirit
Merret me komentimin e ajeteve Kuranore, vendin ku ato kane zbritur, Meke apo Medine .., kohen ku kane zbritur para hixherit apo mbas hixhretit, ngjarjen pse kane zbritur, kujt i drejtohen, besimtareve muslimane, njerzve ne pergjithesi, jomuslimaneve, munafikeve etj.Jane ajete te posacme apo ajete te pergjitshme, jane te posacme per njerez dhe individe te vecante apo jane te pergjithshem per te gjithe kategorite e njerzve.PSh Ajetet e detyrimit te faljes se Nates para agimit jane te posacme per profetin Muhamed a.s dhe nuk jane obligim per besimtaret e tjere. Psh Ajetet qe kane zbritur per jobesimtaret si Ebu Lehebi apo Uelid ibn Mugira apo dhe per te tjere jane te posacme per to.
Moskuptimi i shkences se tefsirit detyron njerzit te keqinterpretojne ajetet e Kuranit per kete arsye keto ajete nuk interpretohen nga kushdo por nga specialistet muslimane te shkencave te tilla.
Shkenca Hadithit
Merret me theniet profetike te profetit Muhamed a.s , vertetimin e tyre, saktesine e tyre, zinxhirin e transmetuesve, kuptimin e haditheve .Kjo shkence eshte e domosdoshme per tiu permbajtur haditheve te sakta.
Lenda e qellimeve te jurispondeces Islame(Mekasid sheria)
Ruatja dhe Mbrotja e ..
1. Ruatja dhe Mbrotja Fese ose sistemi natyral i besimit dhe mėnyra islame e jetės (hifdhud-dīni);
2. Ruatja dhe Mbrotja Jetes se individit dhe e gjinisė njerėzore (hifdhun-nefsi);
3. Mendja e individit (hifdhul-akli),
4. Ruatja dhe Mbrotja e Lidhshmėrise see gjakut apo pėrkatėsia familjare dhe nderi i individit (hifdhun-nesli ose hifdhun-nesebi dhe hifdhul-irdi) dhe
5. Ruatja dhe Mbrotja e Pasurise apo prones (hifdhul-mali).
apo dhe rregullave te kuptimit te jurispondeces (Kauid fikhije dhe Usul fikh).
Merret me qellimet e jurispondeces Islame, lehtesimet fetare per kohe te ndryshme vende te ndryshme, gjykimet mbi veprat>
1)Detyruar,
2) Fakultative (me deshire),
3)Lejuar,
4)e Papelqyer,
5)e Ndaluar.
Shkenca e Akides (besimit)
Merret me shpjegimin e besimit, si njeriu behet besimtar, Kush eshte Zoti, cilesite dhe emrat e Tij, Besimi ne engjejt, librat hyjnore, profetet e Zotit, diten e Kijametit,diten e gjykimit, jeten e varrit, xhenetin(parajsen) dhe xhehenemin (ferrin), caktimin i Zotit ( Kaderi).
Shkenca e Fikhut
Merret me shpjegimin e kryerjes se adhurimeve, qofshin keto adhurime personale apo te bashkepunimit.Shpjegimin e faljes, larjes para saj, pastertise ne rroba, zbukurimit, Namazit, Agjerimit, Haxhit, Marteses, Divorcit, , Tregtise, Kontratave, Borxhit marredhnieve ndernjerzore, prinder-femije, grua-burre, komshi, farefisn, trashegimia, testamenti, xhenazes etj etj
Pastaj kemi lende islame si Teskija-pastertia shpirterore, Etika Islame, Kultura Islame, Civilizimi Islam, Historia Islame, etj etj
Te gjitha keto perbejne mozaikun e njohjes se mire te Islamit ne menyre shkencore.
Ka nje tendence nga jomuslimane por dhe nga muslimane te paditur per te keqinterpretuar ajetet e luftes ne Kuran.
A ka ajete Lufte ne Kuran?
Po sigurisht qe ka, Kurani ka zbritur si kushtetute hyjnore dhe do te ishte e manget feja Islame nese nuk do interpretonte te gjitha ngjarjet kryesore te njeriut nga lindja deri ne vdekje.Duke qene se lufta eshte pjese e jetes njerzore Zoti madheshtor nuk kishte sesi ta linte pa sjelle shpallje profetike per kete pjese.
Po sigurisht qe edhe Bibla permban fragmente lufte ndoshta dhe me brutale se ato te Kuranit.
25 Nga jashtė shpata do t'i privojė nga fėmijėt, nga brenda terrori, duke shkaktuar njėkohėsisht vdekjen e tė riut dhe tė virgjėreshės, tė foshnjės sė gjirit dhe tė plakut tė thinjur.
26 Unė kam thėnė: "Do t'i fshij njė herė e mirė, do tė zhduk kujtimin e tyre nė mes tė njerėzve",Ligji perterire 32
Po kushtetuta Shqiptare , Italiane, Kosovare, Amerikane, etj ka ligje lufte?
Po sigurisht qe kane
2. Presidenti i Republikės, nė kohe lufte, emėron dhe shkarkon Komandantin e Forcave tė Armatosura me propozim tė Kryeministrit
1. Masat e jashtėzakonshme mund tė vendosen pėr shkak tė gjendjes sė luftės
1. Nė rast agresioni tė armatosur kundėr Republikės sė Shqipėrisė, Presidenti i Republikės, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave, shpall gjendjen e luftės.
Lind pyetja a ne cdo kohe dhe rrethane per shkak te ketij ligji lufte Shqiperia eshte ne lufte?
Jo sigurisht qe jo, vetem ne rrethana te caktuara.
Lind pyetja tjeter ne cdo rrethane kohe dhe vendi shteti shqiptar mobilizon civilet per lufte?
Jo sigurisht qe jo brenda rrethanave te caktuara te shpalljes se luftes nga ndonje kercenim i jashtem.
A e obligon kushtetuta e Shqiperise shtetin shqiptar ti shpalle lufte ndonje vendi tjeter meqe ai ka nje ligj lufte ne kushtetuten e tij?
Jo kurrsesi jo.
A i merr presidenti i republikes se Shqiperise komptencat te plota vetem ne kohe lufte apo dhe kohe paqe?
Sigurisht vetem ne kohe lufte.
A ka te drejte nenshtetasi shqiptar qe meqe ka nje ligj lufte ne kushtetute ai ti shpalli lufte nje vendi tjeter?
Kurrsesi jo.
Greqia edhe pse ka nje ligj lufte ne fuqi me Shqiperine ajo prape nuk po tregon asnje agresion aktual luftarak.Qe do te thote, ekzistenca e ligjit te luftes, apo gjendjes se luftes jodetyrimisht i vendos njerzit ne gjendje lufte por sipas percaktimit te sakte te ligjeve.
Edhe Kurani, Ka ligje lufte, ka ligje paqeje,
Ka rregulla agjerimi por nuk e obligon njeriun gjate gjithe kohes me agjerim.
Ka ligje faljeje por falja nuk obligohet ne cdo kohe
Ka ligjin e divorcit por nuk e obligon cdo njeri te divorcohet
Ka ligje borxhit por nuk obligon cdo njeri te marre borxhe
Ka ligjin per hajdutin dhe vrasesin por nuk vret cdo njeri te pafajshem
Ka ligje per vende te caktuara sic eshte Haxhi ne Meke por haxhi nuk mund te behet ne Turqi.
Ka ligje per kohe te caktuara sic eshte agjerimi i cili behet ne muajin Ramazan dhe nuk obligohet ne muajt e tjere.
Ekzistenca e nje ligji nuk do te thote domosdoshmerisht veprimi i tij pa rregulla te shpjeguara fetarisht.Dhe rregullat e shpjeguara fetarisht i shpjegojne shkencat e permendura me lart nga dijetare elitare dhe jo njerzit e rendomte.
Historia Islame na ka mesuar se marredhenia e muslimaneve me jomuslimanet ne historine e saj ka qene e ndare ne shume kategori.
1)Marredhenie paqeje dhe bashkepunimi midis dy shteteve
2)Marredhenie e jomuslimanit brenda shtetit Islam
3)Marredhenie lufte midis dy vendeve
4)Marredheniet e paqes dhe bashkepunimit te muslimanit me jomuslimanet ne nje shtet jomusliman (Abisinia ne ate kohe)
Psh Besimtaret muslimane ne Abisini por dhe ne nje pjese kohore ne Medine kishin marredhenie paqeje me jomuslimanet
Besimtaret muslimane ne Meke ishin te pervuajturit nga jomuslimanet
Besimtaret muslimane ne kohen e Ebu Bekrit dhe Umerit kishin marreveshje te nenshtesit jomusliman ne shtetin e muslimaneve.
Askush ska te drejte te keqvendose aktualitetin e tij me nje aktualitet te meparshem duke keqinterpretuar ligjet dhe marredheniet e muslimaneve me jomuslimanet.
Ndarja muslimane-jomuslimane, dhe pastaj ndarja jomuslimaneve ne dy grupe 1)idhujtare(mushrike) dhe 2)ehli kitabe(pasues te librit, krishteret dhe jehudet) jo detyrimisht do te thote se shpallja e tyre jomuslimane do te thote se lejohet demtimi i tyre fizik ose vrasja e tyre.Kjo eshte sikur te thuash meqe uji pihet cdo uje qe ka ne toke duhet te pihet.Eshte e pallogjikshme.Jomuslimanet kane dhe ato percaktimet e tyre , ka me to bashkepunim, si tregtia, martesa e femrave te tyre, ngrenia e kafsheve te therura prej tyre me emrin e Zotit, komshilleku, bashkejetesa ne nje shtet si Shqiperia pa demtuar fizikisht njeri tjetrin.Ndryshimi i besimit jo detyrimisht do te thote lufte fizike.Aspak perkundrazi ne dialogojme dhe diskutojme per besimin por pa te drejten e askujt per te demtuar fizikisht nje shtetas te nje feje tjeter.Perplasja e ideve ndodh dhe ne politike por kjo nuk obligon politikanet ne dhune me njeri tjetrin.
Tani na kane dale disa teori injorantesh jomuslimane qe meqe islami e shpall nje person qafir(jobesimtar) atehere muslimanet duhet ta vrasin ate.Kjo eshte absurde, gjykimi per personin eshte me shume gjykim qe i perket besimit te tij sesa mendjeve te semura qe mendojne se ky eshte gjykim per ta vrare ate.Historia e profetit Muhamed ne Medine ka shembuj te gjithaneshem, e nje hebreu qe i hudhte plehra para deres dhe profeti Muhamed a.s pavarsisht kesaj e vizitoi ate kur ishte semure ne shtepine e tij derisa nga kjo sjellje hebreu pranoi Islamin.Profeti Muhamed a.s qajti kur pa trupin e nje jomuslimani qe po percillej ne varrim duke treguar meshire per njerzit te cilet vdesin pa besim ke Zoti.Profeti Muhamed a.s i kishte marre hua nje hebreu dhe ja ktheu atij.Historite jane me qindra .nese do obligohet vrasja atehere pse te ndodhnin te gjitha keto veprime profetike!?
Psh ne gjendjen qe jane muslimanet shqiptare eshte gjendje paqeje, dhe e marredhenies se ndersjellte me jomuslimanet.U lejohet tregtia dhe bashkepunimi me to, ushqimet e tyre, martesa me femrat e tyre.Pra perderisa Islami ka lajuar ushqimin e tyre, dhe martesen me femrat e tyre a mund te mendohet qe muslimanet dhe jomuslimanet jane ne gjendje lufte?Aspak, Kurrsesi jo.
Marredhenia e luftes ne Islam percaktohet nga kryetari i muslimaneve ose shtetit te muslimaneve.Pikerisht ne Shqiperi muslimanet shqiptare nuk kane ndonje kryetar shteti (musliman) qe ti obligoj ne lufte, per kete arsye muslimanet duhet ti permbahen ligjeve te shtetit shqiptare te bashkepunimin dhe mireqenies.
PSH nese Shqiperine e sulmon Serbia, atehere nese ne Kuran nuk do shpjegohej lufta dhe ligjet e saj atehere i binte qe te gjithe muslimanet shqiptare te beheshin si ndonje grup krishtere (deshmitaret e jehovait apo Mormonet) qe e kane te ndaluar ushtrine dhe marrjen e armes per mbrotjen e vendit.Por jo ne rast rreziku kur Shqiperia rrezikohet nga nje armik i jashtem, gjithmone muslimanet shqiptare kane treguar shume mire se kane ditur te mbrojne vendin e tyre.Rastet jane te shumta, por vlen te theksohet Familja e Jashareve, Nje familje qe Islami jo vetem qe nuk e pengoi te mbroje atdheun e tyre por u bene simbol i rezistences per pavarsi te Kosoves.E raste te ndryshme ka shume dhe historia shqiptare nder shekuj.
Pra nese lexojme nje ajet kuranor lufte jo detyrimisht ai eshte i obligueshem pa percaktuar rregullat e Tefsirit, pa percaktuar realitetin e ndodhur, pa percaktuar shpjegimin e tij nga dijetaret elitare etj etj.
Sepse leximi personal i teksteve fetare mund te coje dhe ne keqinterpretim te tyre, prandaj komentimi i Kuranit ndahet ne 4 kategori
1)Komentimi i Kuranit me Kuran
2)Komentimi i Kuranit me hadithe profetike
3)Komentimi i Kuranit me fjalet e sahabeve(shokeve te profetit Muhamed a.s)
4)Komentimi i Kuranit sipas domethenies se gjuhes Arabe
Pershembull
Alkoli ne Kuran vjen ne tri faza para se te ndalohej
Keshillimit
“Tė pyesin ty pėr verėn dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dėme tė mėdha, por edhe dobi pėr njerėzit. Megjithatė, dėmi i tyre ėshtė mė i madh se dobia.” (El-Bekare: 219).
Ndalimit ne Namaz
“O besimtarė! Mos u falni kur jeni tė dehur, prisni tė kthjelloheni e tė dini se ē’flisni.” (En-Nisa: 43).
Ndalimit te pergjitshem
“O besimtarė! Me tė vėrtetė, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janė vepra tė ndyta nga punėt e djallit. Prandaj, largohuni nga kėto, me qėllim qė tė shpėtoni!” (El-Maide: 90)
Ajeti i fundit te Kuranit definiton sakte se alkoli eshte i ndaluar, dhe askush nuk mund te marre nje ajet para tij dhe te thote qe ja lejohet alkoli ne Kuran.Pra njohja shkences se tefsirit nuk do te linte shkak per keqinterpretim ne kete rast.
Nje rast tjeter
Ne Kuran thuhet
107:4 - Mjerė pėr ata, tė cilėt kur falen
Nese do merrnim kuptimin literal te kesaj thenie atehere i bie qe kjo te jete kunder te gjithe besimtareve muslimane qe falen.Por vazhdimesia e ajeteve te Kuranit na e shpjegon kete kuptim qarte
107.5 Qe ndaj Namazit te tyre jane te pakujdeshem
Pra ajeti me meposhtem e heq keqkuptimin.
Si ky rast ka shpejgime te ajeteve Kuranore me ane te thenieve profetike.
Pra detyrimisht muslimanet duhet ti kthehen shkencave te fese islame per te kuptuar qarte librin e tyre hyjnor pa e keqinterpretuar ate.
Po keshtu dhe zerat jomuslimane se Kurani ka ajete lufte dhe duhet te shpallet antikushtetues duhet te kuptojne se Kurani nuk eshte liber pa histori, pa kuptim, pa shkenca shpjeguese, pa njerez dijetare qe e shpjegojne ate.Islami nuk kerkon daljen zhvillimin fetare duke dale nga nje realitet, per kete qellim Zoti e zbriti Kuranin pjese pjese tek profeti Muhamed a.s. 13 vjet i ftoi njerzit ne Monoteizem, pastaj zbriten ligjet e jurispondences se bashkeveprimit dhe bashkepunimit, marteses,divorcit,luftes sipas realitetit te asaj cka po ndodhte apo ne menyre shpjeguese te rregullave, theniet per mosvrasjen e femijve,kafsheve, pleqve, prifterinjve apo murgjeve ishin pjese e ligjireimit dhe kuptimit qe shoket e profetit Muhamed a.s i kishin kuptuar Islamin.
Islami eshte i arte ate nuk mund te baltosin keqinterpretimet e injoranteve dhe ziliqareve.Shteti me i madh ne bote sot me muslimane eshte Indonezia me nje popullsi afersisht sa ajo e Amerikes por atje Islami nuk hyri me lufte nuk hyri shpate por me ane te tregtareve te ndershem muslimane qe duke e kuptuar drejte fjalen Islam, Nenshtrim ndaj Zotit per te qene ne Paqe me Te, ato u bene emisare te Paqes Islame dhe te perhapjes se Tij.
Islami nuk eshte antikushtetues, antikushtetues jane mendjet e njerzve qe duan te prodhojne islamofobi me shkrime apo nisma te tilla.Islami eshte fe Natyrale per njeriun qe fillon thirrjen me Monoteizmin e Zotit pa te cilin Islami nuk do quhej feja e Zotit.Islami nuk e pranon politeizmin apo paganizmin, dhe nuk kerkon qe ne cdo rrethane dhe vend pa pasur parasysh kriteret e mesiperme te obligoje njerzit per demtime fizike ndaj njerzve te feve te tjera.Islami nuk ka qellim demtimin fizik te asnje personi por Islami kerkon ngritjen shpirteore te njerzve dhe ruajtjen e fizikut te tyre prej gjerave qe i bejne keq njeriut.Do ishte absurde kur e mendon qe nje fe qe ndalon alkolin se i ben keq njeriut te urdheroje vrasjen e tij fizike.Do ishte absurde kur e mendon qe nje fe qe urdheron lidhjen e Zotit dhe shkeputjen nga krijesat ne varesi duke urdheruar totalitarizem te kultit te individit.Islami kerkon qe njerzit te lihen te lire, mos u behet lavazh turit te atyre per tu deformuar mesazhi i qarte Islam i besimit.Gjate gjithe historise Islami eshte perballur me te keqen si ide por dhe si veprim per te shmangur njeriut nga e keqa.
Zoti e potencon ne Kuran
“Kush vret njė njeri (pa tė drejtė) pa mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, konsiderohet si t’i kishte mbytur tė gjithė njerėzit…” (Maide, 32)
Pra lufta ne Islam nuk do te thote terrorizem te njerzve, ajo ka kushtet, rrethanat, kohen e saj.Islami erdhi atehere kur Perandorite Romake dhe Perse ishin ne lufte me njera tjetren, erdhi atehere kur arabet ishin te percare, erdhi atehere kur idhujtaria ishte e perhapur ne cdo perandori.Islami solli paqen dhe drejtesine mes popujve.Perandorite dhe civilizimet u bene pjese e mozaikut te tij e gjithe kjo per ti treguar botes se i gjithe Adhurimi i takon Zotit madheshtor, pushteti i Tij eshte ne qiell dhe ne toke, bashkoi vullnetin hyjnor me vullnetin njerzor ne veprim dhe besim.
Islami nuk eshte fe vetem e paqes, por as dhe fe vetem e luftes, Ajo eshte feja e jetes dhe pertejetes njerzore.
Krijoni Kontakt