-
Champions League

U hodh shorti i 1/8 tė Uefa Champions League
Atlético (ESP) - Leicester (ENG)
Dortmund (GER) - Monaco (FRA)
Bayern (GER) - Real Madrid (ESP)
Juventus (ITA) - Barcelona (ESP)
-
-
Pėr: Champions League
Kur Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut tė pėrballen pėr fazėn ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve, ajo nuk do tė jetė hera e parė. Dy klubet, qė nė renditjen aktuale tė UEFA-s zėnė pėrkatėsisht vendin e parė dhe tė dytė, janė pėrplasur shpesh nė kėtė kompeticion dhe bilanci nuk ėshtė pozitiv pėr “Galaktikėt”.
Pėrballjet:
Bajern-Real
Dy prej emrave mė tė mėdhenj tė fubollit europian, nė total numėrojnė 16 tituj kampionė europe. Bajerni nuk e nisi mirė sezonin, por gradualisht u pėrmirėsua dhe sesa serioz ėshtė nė ambicien e tij pėr marrjen e trofeut e tregoi sfida ndaj Arsenalit, e fituar 10-2 me rezultat tė pėrgjithshėm.
Krejt e kundėrta ndodhi nė kampin madrilen. Skuadra e Zidane e nisi shumė mirė sezonin, por me hyrjen e 2017 u pa njė rėnie nė formė, por qė sėrish vėshtirė tė mundet.
Nė total kėto dy skuadra janė pėrballur plot 22 herė, 11 janė fitoret e Bajernit, 9 tė Realit dhe 2 barazime. Pėrballja e parė daton qė nė 1976, kur Bajerni fitonte 3-1 nė dy takime, ndėrsa e fundit ėshtė mė e freskėt (dhe e hidhur pėr bavarezėt). Nė 29 prill tė 2014, Bajerni i Pep Guardiolas priste nė ndeshjen e kthimit nė Allianz Arena Realin e Madridit. Ndeshjen e parė e kishte humbur minimalisht 1-0. Kthimi rezultoi akoma mė dramatik. Di Maria udhėhoqi Realin nė fitoren mė tė thellė nė histori ndaj Bajernit, 0-4 dhe Reali vazhdon rrugėn pėr “La Decima”.
Juventus-Barcelona
Njė rikthim i finales sė 2015. Nė total, dy skuadrat janė pėrballur 9 herė dhe bilanci historik ėshtė lehtė nė favor tė Juventusit, qė ka fituar 4 nga kėto pėrballje, 3 janė fitoret e spanjollėve dhe 2 sfida kanė pėrfunduar nė barazim. Megjithatė, pėr t’u rikthyer nė fitoren e fundit tė bardhezinjėve duhet rikthyer nė vitin 2003, kur Pavel Nedved eleminonte “Blaugranat”.
Atletico-Leicester
Anglezėt nuk janė krejt tė panjohur me arenėn europiane tė futbollit. Nė total, dy skuadrat kanė luajtur 4 ndeshje, ku 3 janė fitoret e Atletikos dhe njė ėshtė ndarė nė barazim. Pėrplasja e fundit ishte pėr ish-Kupėn UEFA nė vitin 1997, ku Atletiko fitoi tė dyja ndeshjet.
Dortmund-Monako
Kjo ėshtė hera e parė qė dy skuadrat pėrballen me njėra-tjetrėn. Favoritė konsiderohen gjermanėt, por francezėt kanė provuar qė janė njė skuadėr e paparashikueshme dhe qė i ka qejf surprizat, sidomos me eleminimin e Manchester City.
/ Top Channel
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt