-
Izmir Smajlaj kampion Europe në kërcim së gjati
Historike, Izmir Smajlaj kampion Europe në kërcim së gjati

E pabesueshme, rrëqethëse, dramatike, emocionuese, një shqiptar shpallet kampion Europe në Beograd të Serbisë ku po zhvillohet Kampionati Europian i sallave të mbyllura. Izmir Smajlaj ngjitet në majën e podiumit me medalje të artë në garën e kërcimit së gjati pas një finaleje drithëruese. 24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra.
Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentativën e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke ligjëruar suksesin historik të atletit shqiptar.
Momente dramatike, një finale për njerëzit me zemër të fortë, Smajlaj kampion Europe me një hedhje që do të shkruajë historinë e Atletikës Shqiptare.
E kotë të thuhet në të tilla raste që Smajlaj vendosi edhe rekord kombëtar sepse 24-vjeçari shqiptar gdhendi emrin e tij në një nga evenimentet më prestigjoze të Europës. Shqipëria dhe atletika kuqezi tashmë kanë një simbol, Izmir Smajlaj ndriçon pishtarin e një epoke të re.
Shqip
-
-
Për: Izmir Smajlaj kampion Europe në kërcim së gjati
Po rilind dhe sporti. Ne futboll pjesmarres ne kampionatin evropian,ne kercim s'gjati kampion evrope. Dhe njehere flamuri shqiptare ngrihet ne mes Belgradit.
Bravo Edvin Kristaqi!
-
-
Për: Izmir Smajlaj kampion Europe në kërcim së gjati
Shpresojme qe ky *** shteti qe kemi te zgjohet e te filloje seriozisht te perkrahi sportistet..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt