Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    Kreksi,Bogdani (1665)shprehet se kane egzituar librat shqip ose ata qe quheshin "evangjelitaret" ose "Ungjillat" ne Veri.

    Dhe vet gjuha e perdorur ne shkrimet e katolikeve te tjere (simbas studjuesve) nuk ndryshon nga gjuha e Buzukut....Dhe kjo do te thote qe ka pasur nje tradite a trashgimeri.

    Tani se eshte stamposur apo eshte shkuar me dore nuk e di...por te gjithe studjuesit kane kerkuar folus si nje liber i shtypur... Daten e botimit te librit nuk e ka vene asnje ne diskutim.
    Ne kete liber ka disa emra famulltaresh te shkuar me dore ose ato qe quhen anéshkrime,dhe aneshkrimi kryesor ne Mesharin e Buzukut eshte nje emertim "Asanes" Ky emertim Asanes simbas dokumentave osmane (te shekullit XV-pesembedhjete) del ne nje fshat te Krujes a Fushe-Krujes ne mos gaboj me emertimin e sotem Hasanaj. Qe siç duket duhet te jete nje emertim i kthyer ne tjajten myslimane.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    Nje krahasim i duhur per me pa realitetin, ketu ne kete imazh nje botim i te njejtes epok si Meshari dhe hec e krahasoji;;Cili prej juve s'e ka lexua "hanko-hallen" ?

    Missale Romanum nouissime impressum, [et] summa reuisum diligentia ..
    Par Chiesa cattolica 1552








    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 03-02-2018 më 09:20
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    Kulture Nga VISAR ZHITI

    11 Nentor 2012 - 13:51

    "Meshari" i Gjon Buzukut, pas
    5 shekujsh mbërrin në Shqipëri

    Mbërriti sot në Tiranë, pas 5 shekujsh, “Meshari” i Gjon Buzukut. Libri i parë shqip mbërriti sot nga Vatikani. Meshari do të ekspozohet nesër në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare dhe do të qëndrojë deri më 28 nëntor në Shqipëri. Ekspozita është e hapur për çdo qytetar. Sjellja e librit në Shqipëri u mundësua nga Ministria e Kulturës në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Meshari u zbulua më 1740 nga Gjon Nikollë Kazazi, ndërsa është shkruar nga Gjon Buzuku më 1555. Ai u rikonstruktua kohët e fundit në Vatikan.

    PERIPECITE E LIBRIT TE PARE SHQIP NE VATIKAN
    Pritje e grumbulluar në breza, ëndërr e përbashkët dhe e atyre që s'janë! Përzier me ca mister dhe me gëzim! Një libër!... i pari fare. Aty nisi... Do t'i afrohemi më shumë se kurrë, do të mund ta shohim si dorën tonë, që shkruan... Meshari i shqiptarëve, i gati 5 shekujve më parë, që ka mbetur i vetmuar në një Bibliotekë të huaj, ndër më të mëdhatë në botë e më të rëndësishmet, vjen në tokën e gjuhës së vet për herë të parë. Sikur kthehet nga një mërgim i gjatë si harrimet. Dhe shpërthejnë emocioni dhe malli, përsiatjet dhe kujtimet. Rimëkëmbja e një kombi vjen nga e kaluara, nëse e dashuron atë, thotë një i mençur i madh. Do të vijë nga qielli Meshari, se libër qiellor është.

    Me avion nga Roma do të zbresë në aeroportin "Nënë Tereza" dhe mes pritësve, sigurisht do të dalin dhe hijet e Budit, Bardhit e Bogdanit, e poetëve themeltarë, Naimi e Fishta, do të dalë hija e romancierit të parë shqiptar, Ndoc Nikaj, e atyre që nisën prozën moderne shqipe, Koliqi e Kuteli, gruaja e parë shkrimtare, Musine Kokalari, do të vijnë nga Kosova Mekuli, Shkreli, Podrimja, do të dalin fëmijët me tufa me lule. Vendoseni në një shtrat topi si heronjtë Librin e Parë, mbështilleni me Flamurin Kombëtar dhe çojeni drejt qendrës së Kryeqytetit, aty ku pret në bronz Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Dhe të presin në radhë shqiptarët, me mijëra, të ardhur nga të gjitha trevat e të shohin Librin e tyre të Parë, ta prekin. Kemi udhëtuar me shekuj drejt tij... Në kërkim të mesharit: Mesharin së pari e zbuloi në Vatikan gjakovari Gjon Nikolë Kazazi më 1740. Sepse deri atëhere dihej i humbur. Pastaj sikur u harrua prapë dhe më 1909, një vit pas Kongresit të Manastirit, kur si alfabet i shqipes u konfirmuan sërish shkronjat latine, ato të Mesharit, e rigjeti Pal Skiroi nga Palermo dhe përsëri më 1930 At Justin Rrota nga Shkodra, që e fotografoi në tre kopje dhe i shpërndau.

    Më 1968 "Mesharit" iu bë një (ri)botim shkencor në Tiranë me faksimile dhe trasnskribim, pajisur me një studim të gjerë nga profesor Çabej.
    Ndërsa origjinali dergjej atje, në Vatikanin e ndaluar. Duke u harruar. Studiuesit nuk kishin mundësi të dilnin nga Shqipëria diktatoriale sa herë t'u duhej, por kur nisnin ndonjë, misioni ishte ndryshe…

    * * *
    Autori Gjon Buzuku, prifti katolik nga Veriu i Shqipërisë, mbase nga fshatrat e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, famullitar i një kishe jo larg vendit të botimit të librit, ndoshta në trevat e Ulqinit a të Tivarit a gjetiu në Bregun Dalmat, por dhe në Venedik, sipas një mendimi më të përgjithshëm, pra, ai, Buzuku, është kështu dhe autori i parë i letërsisë shqiptare. I botuar më 1555, i papërcaktuar se ku, se i mungojnë 16 faqet e para bashkë me ballinën.
    "Meshari" i tij nuk është thjeshtë një libër kishtar, që përmban lëndë të ndryshme biblike të përkthyer, liturgji, të shoqëruar me copëza proze tregimtare. Rëndësia e tij është e jashtëzakonshme, jo vetëm për historinë e gjuhës tonë, por për gjithë kulturën e kombit, identitetin e tij. Vepra është parë dhe si sintezë e botës së një populli, shpirt dhe mendësi, kahu i ecjes dhe çelësi i shumë enigmave. Aty gjejmë, ndër të tjera, se si kanë folur shqiptarët në Mesjetën e tyre, pa evoluimin e dukshëm të dy dialekteve tona, si ka folur Skënderbeu dhe na bën të besohet që të ketë pasur dhe vepra të tjera paraprirëse. Të zhdukura (!?!). Buzuku ndjek kështu një traditë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, që do të vijojë dhe me autorë të tjerë. Gjuha shqipe ndjehet e kultivuar, kurse në pasthënie shprehet qartazi dashuria për atdhe si frymëzuese e kësaj bëme për të ndritur mendjet e bashkatdhetarëve.
    "Meshari" është shkruar me alfabetin latin me shkronja të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë e Veriut. Dhe për tingujt e shqipes që nuk i ka latinishtja, janë përdorur dhe pesë shkronja të posaçme, të ngjashme me ato të alfabetit cirilik.
    Gjithsesi libri ndihmon dhe linguistët indo-europianistë në rrafsh të gjerë.

    DY TREGIME ME MESHARIN:
    (diplomaci)
    1. Edhe unë e kam kërkuar Mesharin tonë, kam ëndërruar të jem përballë tij. Shqipëria qe hapur, pa diktaturë, duhej të shkonim drejt Mesharit. Dhe nga i burgosur politik, isha caktuar të punoja në ambasadë...
    Kisha hyrë në portat e shtetit të Vatikanit, të rrethuar me mure të larta dhe me roja zviceriane me shtiza të gjata ndër duar. Më ishte dukur sikur isha futur jo vetëm në një kështjellë paqësore, por dhe në një tjetër kohë, shumë të ngjashme me përjetësinë.
    Qetësi dhe rrugët bosh, me vetura të ndaluara dhe ajër si i manastirtë. Dëgjoja hapat e mi nëpër gurë. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotësova ç'duhej me rigorozitet dhe kërkova Librin e Parë Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndër duar, ta ledhatoja…
    Vetë Prefekti i atëhershëm i Bibliotekës, një kanadez hollak me uniformë të stilizuar prifti, e zezë e gjitha, me pakëz jakë të bardhë, se nga shkoi nëpër ca labirinthe, në Mesjetë me siguri dhe u kthye me një sasi fletash ndër duar, pergamena apo fotokopje të tyre?
    - Ky është libri që kërkon? - më pyeti në italishten e tij të bukur, me pakëz akcent.- Shikoje… E mora librin me duart që më dridheshin.
    - Jo, jo! - thashë me pikëllim të thellë, megjithëse nuk e kisha parë kurrë.
    - Do ta gjejmë, - shtoi gjithë siguri. - Këtu asgjë nuk humbet. Do të jetë në rikonstruktim.
    Ndjeva dhëmbje, dyshim dhe frikë. Të jetë zhdukur vërtet? I vetmi ble që kishte mbetur në të gjithë botën dhe për çudi nuk ndodhej në atdheun e vet. Rreziku i grabitjes, i zhdukjes së tij, me qëllim, pa qëllim, ishte, është... unë s'besoj se bleu tjetër i "Mesharit" tonë humbi rastësisht në Raguzë, para do kohe. Ç'duhet bërë?...
    Dhe kundërlajmi mbërriti. Gjithë ngazëllim u ula mbi makinën e shkrimit, poshtë në zyrën time të nëndheshme, kantinë a bodrum, ç'kishte qenë dikur, në vilën e Ambasadën dhe shkruajta fjalinë e parë, rraha tastat me po ato shkronja si të "Mesharit".
    U gjet… - dhe thashë me vete: Shekulli nuk mund të mbyllej pa 'Mesharin' tonë… të rikonstruktuar. Po çoja informacionin në Tiranë, ku qe përhapur lajmi në media se në Vatikan nuk gjendej më Meshari ynë. Po mua më lajmëroi vetë Prefekti i Bibliotekës se këtu asgjë nuk humbiste, kush i përhapte këto lajme të pavërteta? Libri është gati për përdorim, - përfundoi ai me zë sipëran. Po gati për në atdhe kur do të jetë?

    2. Dhe në një ditë romane plot me diell, në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI, u nisëm nga ngrehina shkretane e ambasadës tonë.

    Megjithatë më dukej ditë solemne.

    Takim drithërues, i ëndërruar gjithë jetën. Vetura e sorrtë e ambasadorit na futi në shtetin e vogël, por të madh, në atë shpirtëror, të Vatikanit.

    Ja portat e Bibliotekës.

    Kolegu ynë, Zef Bushati, kishte folur me miqtë e tij për një takim me... Mesharin.

    Po dridhesha.

    Sikur ndizeshin vetvetiu qirinj.

    Mezi po prisja në sallë.

    S'po kuptoja ç'po flisnim.

    Dhe ja, një nga punonjësit e Bibliotekës së famshme erdhi, e solli.

    I ngazëllyer dhe ai prej ngazëllimit të syve tanë. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vërteti, i gjallë.

    E prekëm me radhë. Sipas hierarkisë. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjësi i Bibliotekës.

    Unë i fundit.

    Doja të qaja.

    Kur m'u duke se nuk po më shikonte kush, e putha. Fletët ishin të mbrojtura.

    Duhet ta sjellim në Shqipëri, gjëmoi një zë brenda meje. Patjetër, patjetër. Unë kam parë "Mesharin", doja t'i tregoja kujtdo që takoja, kam prekur Librin tonë të Parë dhe ditët e mia sikur u ndanë para dhe pas Mesharit.
    Sa i madh do të ishte gëzimi i përbashkët, kur shqiptarët të gjitha ta shihnin librin e tyre të parë në vendin e tyre!

    Natyrisht që duhet festuar...

    REALIZIMI I ENDRRES
    Por dhe mund të kërkohej të vinte këtu për pak kohë ky libër i mërguar, të ekspozohej, të vizitohej nga të gjithë, të prekej me sy, me duar, të shikonte ai libër shqiptarët e vet. Po, na thoshin, mund të bëni një kërkesë zyrtare. Por... ngrinin supet. S'ka ndodhur ndonjëherë. Si me Mona-Lizën, edhe ajo ka dalë nga Luvri. Buzëqeshnin.

    Shteti mund të bëjë, ja, ne jemi shteti, ka ambasadorë, avionë, reciprocitet, agjentë, të ketë dhe pakëz fantazi dhe dashuri më shumë... për të kaluarën. Ne i dhamë kohë më parë Vatikanit Kodikët tanë për një ekspozitë atje, u befasua Roma e madhe, çuam dhe të famshmin, të Purpurtin, që me të drejtë u vu mbi një shtrat topi, kur e nisëm. Dhe Vatikani mund të na i kthejë nderin duke na dërguar "Mesharin" mysafir në dheun amë, kështu bisedonim me njëri-tjetrin në tryeza diplomatike. Dhe harrohej "Meshari" si të ishte libri i trashë i menysë së restoranteve.
    Ndërroheshin ambasadorët, ministrat e Kulturës, por jo dëshira e thukët për të pasur Mesharin mes nesh.
    Dhe një ditë, kur isha kthyer, ia thashë zotit Aldo Bumçi, e dëgjoi, heshti, u entuziazmua kujdesshëm, u prek… Po, po, u përgjigj, do ta sjellë Qeveria jonë në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit modern shqiptar. Dhe Nisi çështja "Meshari". U hartuan shkresa, marrëveshje, me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe "Meshari", i firmosi Ministri, pastaj Biblioteka jonë Kombëtare me Biblioteka e Vatikanit… erdhën përgjigjet nga jashtë me po ato shkronja me të cilat është shkruar dhe "Meshari". U bënë verifikimet e sigurisë, u kontrolluan kushtet. Meshari do të vijë do të ekspozohet në Tiranë. Mbas 457 vjetësh. 5 shekuj...
    Nderimet më të mëdha meriton dhe Meshari ynë, rindiznim bisedën. Një tempull, një piedestal. Pranë armëve të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Dhe ato do të vijnë...

    Të derdhim në bronz fjalët e shqipes së vjetër, me shkronjat latine, ato zgjodhëm, edhe pse ishim të rrethuar nga alfabete cirilikë. Ishte prirja jonë natyrale me Perëndimin Evropian, ën së dashunit së botës s'anë.
    ...u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjã të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë… desha me u…për sã mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e…
    Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, ja si thotë, përsëritnim fjali të shenjta të Mesharit, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e bë Meshari ynë. Dhe është dhe një lutje që nuk e ka asnjë meshar në botës, e shtoi Buzuku ynë: Gjithë popullsinë… ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.

    ËNDRRA PERSERI SI EPILOG:
    Meshari mbi një shtrat topi, Libri i Parë i Shqiptarëve, i një nga gjuhët më lashta të botës, asaj që shpjegon emrat e perëndive, siç thoshin rilindasit tanë. Tallazitet Flamuri Kombëtar që e mbështjell Veprën. Nga të dy anët e bulevardit njerëzit duartrokasin. Makina që tërheq topin me Librin përsipër, sipas protokollit, i afrohet qendrës së kryeqytetit. Ndal aty tek shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Heroit Kombëtar me dimensione europiane. Libri gati është moshatar me armët e Skënderbeut, po është më i ri Libri se armët në përgjithësi dhe bota duhet të kthehet tek arma e librit për t'u harruar gjithë armët e tjera, përsërisja me vete.
    Dhe njerëzit në rradhë për të parë Librin e tyre të Parë. Qëndrojnë para tij, përkulen me nderim
    Nga fletët e tij gumëzhijnë zëra, pyje, lumenj, vringëllima shpatash, orteqe eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtrinj, mijëra - të një populli, shkëlqejnë sy, si yjet, që edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithë dashuri e amëshueme, del frymë nga ato fletë, por edhe gjak, del vetë ëndrra, fjalë, fjalë, fjalë të librave pafund të një populli, shkresa, memorandume, ultimatume, përgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonë që përmbledh jetë, atë që shkoi e atë që do të vijë, vetë përjetësinë.

    U kthye Meshari, Mesh- ari, meshë e artë është kjo ditë. Dhe më shumë se aq…

    Shkrimi u botua në suplementin RILINDASI në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

    (Gre.M/Shqiptarja.com)

    VERSIONE TJERA

    Gjatë një vizite më 1743 në Romë, Kazazi si ipeshkvi i Shkupit, në bibliotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë (Congregatio de Propaganda Fide) kishte hasur në ekzemplarin e vetëm të Mesharit të Gjon Buzukut.
    Kazazi veprën e vjetër e përshkruante si "një libër të përdorur ndër vite për mesha".

    Pastaj ai bëri një kopje të cilën ia dërgoi themeluesit të Seminarit të Shqipes në Palermo, Gjergj Gjyzetës (Giorgio Guzzetta - (1682-1756)dhe nga fundi i shekullit XVIII,

    Meshari gjendej te Kardinali Stefan Burgia (Stephan Borgia) e më vonë, në Bibliotekën e Vatikanit.[1]

    De cruce Veliterna commentarius auctore Stephano Borgia sac. congreg. de ...
    Par Stefano Borgia
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 03-02-2018 më 09:52
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    Kreksi,nuk mundet te behet krahasimi i dy teksteve pa ditur se ku jane stamposur dhe ne ate kohe kishte stampa me çmime te lira dhe çmime te shtrenjta qe natyrisht te japin rezultate te ndryshme. Kishte dhe stampa fallco. Histori e stampimit ka akoma edhe sot e kesaj dite shume mistere dhe enigma te pazgjidhur.

    Nuk mundet te krahasosh nje gjuhe qe ka nje tradite ne tekste me nje gjuhe te re se shqipja e asaj kohe qe nuk kishte as edhe nje lloj tradite si ne tekstet e stampasura dhe si ne tekstet e doreshkrimeve a te shkruara me dore.


    Jane vite ku ne Europe perhapja e librit (XIV-XV) solli nje revolucion dhe mos flasim per Italine e asaj kohe ku secila republike ishte e specializuar ne tema dhe libra te veçante Venecia,Milano,Bolonja,Roma etj etj. Jane vitet kur filllon edhe ndalimi i perkthimeve biblike por lejohet qe librat e shpegimit fetar te shtypen edhe ne gjuhe te huaj ose ajo qe quej volgare. Por çensura ne shume raste nuk bente dallime dhe kjo mbase eshte edhe fakti qe Meshari ka mbetur si nje kopie e vetme.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kreksi,nuk mundet te behet krahasimi i dy teksteve pa ditur se ku jane stamposur dhe ne ate kohe kishte stampa me çmime te lira dhe çmime te shtrenjta qe natyrisht te japin rezultate te ndryshme. Kishte dhe stampa fallco. Histori e stampimit ka akoma edhe sot e kesaj dite shume mistere dhe enigma te pazgjidhur.

    Nuk mundet te krahasosh nje gjuhe qe ka nje tradite ne tekste me nje gjuhe te re se shqipja e asaj kohe qe nuk kishte as edhe nje lloj tradite si ne tekstet e stampasura dhe si ne tekstet e doreshkrimeve a te shkruara me dore.


    Jane vite ku ne Europe perhapja e librit (XIV-XV) solli nje revolucion dhe mos flasim per Italine e asaj kohe ku secila republike ishte e specializuar ne tema dhe libra te veçante Venecia,Milano,Bolonja,Roma etj etj. Jane vitet kur filllon edhe ndalimi i perkthimeve biblike por lejohet qe librat e shpegimit fetar te shtypen edhe ne gjuhe te huaj ose ajo qe quej volgare. Por çensura ne shume raste nuk bente dallime dhe kjo mbase eshte edhe fakti qe Meshari ka mbetur si nje kopie e vetme.
    I dashtuni SERAFIM, keshtu e ka politika; "fol ndryshe e meno krejet ndryshe"...po nejse.

    E vetmja gje qe na ka mbetur neve eshte çlirimi me veteveten, pranimi, pra, s'jam as i pari as i mrami qe e thote kete se; s'paska patur "meshar" origjinal te dalun prej shtypshkronjes por eshte perpilim i gerrvishtë sipër 5 botimeve te ndryshme në latinishte !
    S'ka "meshar" dhe s'ka, çka me ba ne tash ? -kurrgja kerkujt, bota sillet por se paku mos ti mashtrojmi gjeneratat e reja qe do vijn me keto rrena...sespe shihet kjarte, per ata qe kane sy se "meshari eshte gerrvishje/grrithje/rjepje sikur me pas maru ai kepuctari i lagjes tiranes i kohnave te xhaxhit e besa edhe ma keqë !

    Qe ketu se si u krijuan prej latinishtes pershtatje per hyjniun "ZOT" tuj i gerrvishë shkronjat (ne iu themi ma mire se ju andej, gerrmat...)
    =QO ZOT DO ZOT O ZOT=krejet fallco !
    "QO 3OT" =se pari u fshi gerrma "E" dhe u be '3'=Z ..."u" u fshi, "s" u fshi e u zevensue me "T"

    Emri:  IMG_2271-1.jpg

Shikime: 2175

Madhësia:  62.5 KB
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Libri Në Gjuhën Shqipe, Më I Vjetër Se Meshari

    O Kreksi e di si eshte kjo pune... ne kohen e meparshme kishte shume shqiptare qe thonin qe Skenderbeu nuk ka egzistuar (ishte nje mit i krijuar nga Vatikani).

    Ishin shume,nuk ishin pak sa kjo teori kishte mbeshtetes edhe ne kohen e komunizmit....prandaj nuk duhet te shqetesohesh se nuk je as i pari dhe as vetem ne perberjen e popullsise qe ja fusin kot. Ti vazhdo me gerrvishje dhe rrjepje se je mire. Mos u largo nga zona e teorive blektorike.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •