Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Te poseduar nga djalli...

    Kam pare nje kronike ne TV me materiale filmike origjinale, pa truke. Personat e poseduar nga djalli cuditerisht reagonin dhe interpretonin njelloj deliret vizive gjate ketij momenti. Ata te gjithe kalonin ne gjendje anormale, ulerinin, flisnin nje gjuhe te panjohur dhe tmerroheshin nga prania e priftit madje e therrisnin priftin djall. Keta prifterinj te specializuar per te cliruar nga djalli personat, realizonin me nje seance kete dukuri. Kush ka koment eshte i ftuar ne kete teme.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Perderisa mendoj se nuk ka djall eshte logjike qe nuk ka edhe persona te zoteruar nga djalli.
    Cfare eshte per mua ai qe per te tjere eshte "i zoteruar nga djalli"?-Eshte personi qe per shkarjen e tij te trurit ka si shkak fene.Nje cun qe kam njohur dikur u cmend vetem nga ndenjja e tepruar mbi libra,shume me teper se c'mund t'i mbante truri.Nese nuk do te studionte inxhinieri por teologji, shumekush ne vend te "i cmendur" do ta quante "te zoteruar nga djalli"
    ...niente che amassi di piu'...

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    I cmendur eshte ai qe i rreshqet truri dhe nuk i kthehet me. Keta qe une permend siper e perjetojne kete fenomen vetem ne disa minuta. Me pas kthehen ne normalitet pa pasoja.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga Mina
    Me pas kthehen ne normalitet pa pasoja.
    Persa i perket temes dicka te tille kam degjuar edhe une, por kjo eshte teme e madhe e mbi te gjitha kam pershtypjen e nuk i takon forumit te filozofise...

    Ne 99% te rasteve qe njoh, perfundimi i ketyre njerezve ka qene ose cmendine ose vetvrasje... 1% i takon atyre njerezve qe e gjeten shkakun dhe e luftuan deri ne fund...
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e di per per kishat e tjera fetare, por Kisha Katolike ka nje ritual (eksorticizem - nuk e di emrin ekzakt ne shqip) qe pastron demonet nga shpirti i viktimes. Rituali eshte sekret dhe permban lexime biblike, lutje, ne prani te viktimes. Jo kushdo mund ta beje kete ritual nga kleri katolik pasi duhet qe edhe kleriku te kete nje besim te patundur per ti rezistuar tundimit dhe forces se demoneve.

    Demonet i tremben eres se thimjamit te djegur, i tremben kryqit te krishtere dhe prezences ne nje vend te shenjte sic mund te jene kishat. Ka egzistuar nje tradite e vjeter fetare shqiptare ne kete drejtim ku te gjithe te pushtuarit nga demonet flinin neper kishat orthodokse/katolike, varnin ne qafe kryqin e perendise, merrnin pjese ne ritualet fetare ne kishe dhe digjnin thimjam ne shtepite e tyre per te mbajtur larg demonet. Kisha Orthodokse e Shen Marise ne Benje (fshat ne rrethin Permet), eshte nje Kishe me nam Ballkanik ne kete drejtim dhe vendasit do te tregojne plot histori njerezish qe jane sherruar ne te. Edhe sot e kesaj dite, ne diten e festimit te Shen Marise se Benjes, besimtare nga mbare Shqiperia mblidhen ne kete Kishe per ta kremtuar kete dite te shenuar. Pjese e ritualit eshte fjetja e njerezve ne kishe perpara gjate gjithe nates per te deshmuar Hyrjen e Shen Marise ne Kishe.

    Albo

    P.S Kjo teme nuk eshte filozofike dhe u leviz ne forumin perkates.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Natyrisht qe ka shume persona qe jane te poseduar nga djalli, dhe do te thosha qe per debimin e ketyre demoneve, jo vetem prifterinjte qe duhen te kene nje besim te patundur, por cdo besimtar ne Krishtin Jezus, me besimin e tij mund te deboje demone.

    Ne Bibel shkruhet se ne Emrin tim, thote Jezusi ju do te deboni demone, do te flisni gjuhe te panjohura etj.

    Sa per ulerimat dhe te tjerat, si folja ne nje gjuhe te pakuptueshme eshte e vertete, ashtu sic kane engjejt gjuhen e tyre ashtu edhe djalli dhe demonet kane gjuhet e tyre, dhe kjo eshte pare dhe degjuar ne shume raste nga persona te demonizuar.

    Di plot raste te tjera, konkrete, dhe mund ti them me hollesi, se si jane debuar keta demone dhe gjera te tjera qe kane pasuar gjate debimit te tyre!

    Miqesisht Abigail!

    Ps. Albo, mua me duket sikur nuk kane lidhje me psikologun keto, dhe ndoshta do te ishte me mire te futeshin tek ndonje Forum qe ka te beje me anen frymore.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  7. #7
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Tek Muslimanet kemi Njerzit me xhinde ndersa tek te Krishteret Njerezit e poseduar nga dialli ose demonet.

    Muslimanet kendojne pjese Kur'anike ndersa te Krishteret praktikojne ekzorcizmin qe eshte pak a shume e njejta gje, recitojne psalme te posacme dhe therrasin ne ndihme forcen e Perendise per te sheruar te semuret. Kjo mesa di une nuk eshte e pranuar nga vatikani.

    Ashtu sic nuk pranohet edhe rastet e Stigmates-kujto filmin Stigmata. Keto raste paraqiten si perjetime te vuajteve trupore dhe shpirterore te Jezu Krishtit, dhe manifestohen me bulezime ose rrjedhje gjaku ne pellembe, lote gjaku, shenja te ngjashme me ato te Krishtit ne koke nga kurora me gjemba etj. Edhe kjo prape nuk eshte e pranuar zyrtarisht prej Vatikanit. Rasti me i njohur eshte ai i Padre Pio-s, Murgut te famshem Italian qe me vone Vatikani e shpalli Te shenjte por aspak per shkak te Stigmates qe i mbartte, por fale punes se tij madheshtore kushtuar njerezve dhe humanitetit te tij.

    Ne pergjihtesi keto raste mund te trajtohen edhe si autosugjestione ose perjetime mistike qe shprehen me shenja somatike(trupore) si pasoje e vullnetit te brenshem te njeriut.
    Dihet se me ane te mendjes mund te komandohen edhe ato funksione te trupit te njeriut qe jane automatike, si psh rrahja e zemres, ndjeshmeria-prekja etj. Kujtoni ketu Fakiret e Indise qe bejne cudira me vullnetin. Ndrersa ne keto raste eshte pavetedija qe merr frenat ne dore dhe ne persona tej mase mistike mund te paraqitet me shenja te tilla.

    Gjithsesi gjithcka mbetet e hapur. Dhe perseri per mendimin tim ne keto fusha eshte Besimi dhe Perendia qe ka gjithcka ne dore( fusha e botes se brendshme te njeriut-shpirti, pavetedija).

    Sipas meje tema i perket pak a shume Mistikes dhe ne Forumin e Filozofi-Psikologji-sociologjise jane disa te tilla. Pak a shume mund te perfshihet edhe ne Rubriken Pyesni Psikologun. Mbase edhe tek FEJA.
    Pershendetje.

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    ata personat jane me xhinde edhe ne momentin kur i hyjne xhindet ne trup kalojne ne ate gjendje por kjo eshte shkattarim per to a shume sekte si keto megjithese jam musliman doja te thoja se sekte te tilla jane jashte rruges jane ato qe quhen rrfi shpohen me shigjeta etj.eto jane gjera qe ta papelqyera disa prej tyre rihen edhe prej xhindeve sepse ato ja kane shiur shpirtin atyre

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Mina ,teme interesante dhe e vertete. Dhe kushdo nuk e beson qe keto ndodhi jane reale do benin mire ta besonin sepse kam pare njerez dhe kam biseduar vete me to nga afer dhe me e forta eshte se kam biseduar dhe me djallin qe ajo kishte ne trupin e saj. Ishte nje vajze 25 vjecare dhe shume ne rregull nga trute gjate gjithe jetes se saj. Nje nate ( shkel nje xhindi , i cili kishte qene hije ne toke ) dhe qe ne ate moment terbohet. Nuk dua te zgjatem shume por ka ndenjur 3vjet xhindi ne trupin e vajzes dhe e transformoi si njeri. Fytyren e ka te care ne 100vende po keshtu dhe trupi. Dhe me e tmerrshmja ishte sepse keto te cara ja bente ne pranine e njerezve te tjere. Njerezit e shkrete u llaftarisen. Gjithashtu me zerin e saj xhindi fliste me njerezit. Psh diten qe mua me hengri ***** dhe shkova ta shikoj vajza me thoshte :: me thote ky(xhindi) qe cohu e ik se te paskam inat se mendoke keq per mua(xhindin) dhe n.q.s une nuk ikja vajzen e masakronte. Pas tre vjetesh u gjet nje sherues ne Arabi dhe e sollen. Nuk ju besohet por vetem me disa fjale qe i tha arabisht u tund lagja dhe drita verbuese dhe ulerimat zaptuan shtepine dhe xhindi doli nga trupi i vajzes. Po ta takosh sot ate vajze eshte si kokrra e molles vetem se ka aftesi te te lexoje fatin per gjithe jeten po deshe. Tani ndodhet ne Itali dhe keshilla qe me ka dhe qe kjo: Naten mos ec kurre afer ndonje varri dhe nese e ben gjithmone kollitu para se te ecesh dhe (per cunat) nese shurroni ne ndonje rreze apo peme gjithmone kollituni para me qellim qe ta lajmerosh ndonje xhind per veprimin dhe te largohet.

    Ju lodha pak por jane te perjetuara !
    Kam dhe te tjera por me vone!
    Wolf Power

Tema tė Ngjashme

  1. 17 janar - Shėn Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2025, 13:33
  2. Kryqėzohet njė murgeshė e pushtuar nga djalli
    Nga RTP nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 01-12-2007, 03:07
  3. A eshte jezusi Zot ?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 06:15
  4. Djalli!
    Nga Dara nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 19:34
  5. Mė keq se djalli!
    Nga Pellazgu nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2002, 00:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •