Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    Basha: Luftë do të ketë!

    Emri:  573a22dd5886489edb104b11db7ab29064108f66.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  55.0 KB

    Kanë kalua vetëm 7 ditë nga nisja e protestës së PD-së e cila vijon në çadrën para Kryeministrisë, por retorika e Lulzim Bashës është përshkallëzuar ndjeshëm sot, kur ai kërcënoi qeverinë se do të ketë luftë, meqë kjo e fundit, sipas Bashës, luftën po kërkon. Protesta e të shtunës së kaluar përmbante thirrje për të dalë me fëmijët, paqësisht në protestë, ndërsa sot Basha foli vazhdimisht për luftë në fjalimin e tij nën çadër dhe tregoi se do vijë ora kur protestuesit do t'i nxjerrin kundërshtarët nga zyrat e do t'i marrin zvarrë në shesh.

    Disa citate nga fjalimi i sotëm i Bashës:

    Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyer e dritare dhe nxirrini jashtë. Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht.

    Nuk do të qëndrojmë si dele, nuk do tërhiqemi, por do luftojmë deri në fitore.

    Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, repuvlika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj shqipëreinë peng e të burosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe
    të ndershme.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Basha: Luftë do të ketë!



    Basha bëri thirrje për ‘revolucion’, vjen përgjigja nga qeveria


    GazetaExpress E premte, 24 Shkurt 2017 19:02


    Nga Shkodra, ku ka marrë pjesë në takimin me të rinjtë e FRESSH, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka apeluar kreun e opozitës, Lulzim Basha që të mos bëjë thirrje për destabilitet politik.

    Ai ka thënë se thirrjet e Bashës sot për kaos, janë thjeshtë thirrje për tu shmangur nga Reforma në Drejtësi.

    "Jemi vend anëtar ne NATO dhe kandidat per ne BE, dhe qytetaret tane duan te degjojne alternativa dhe projekte ne funksion te zhvillimit te vendit. Thirrjet per kaos nuk nderojne askend per me teper kryetarin e opozites te cilit nuk i shkojne fare keto thirrje. Thirrjet per destabilitet jane ne fakt thirrje per te bllokuar reformen ne drejtesi. Reforme e cila eshte thelbesore per qytetaret dhe te ardhmen europiane te vendit, dhe do te kete pajosa pozitive per jeten politike ne vend. Kerkesa e opozites per qeveri teknike eshte jo politike dhe jo logjike. Keto kerkesa kerkojne te shmangin agjenden e reformes ne drejtesi. Kemi nje rekomandim te qarte nga komisionin europian per integrimin e vendit ne BE, por nga ana tjeter kemi nje qendrim te pa kuptueshem te pd qe synon bllokimin e vetingut, i cili eshte thelbi i reformes ne drejtesi", tha Bushati. /Gazeta Express/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Basha, avash avash po permirsohet. Ka filluar qe edhe fjalet e tije te behen lajm. Po vazhdoi keshtu do dali edhe ndonje njeri qe ta mari seriozisht.

    Megjithate, nje avantazh Basha e ka; nuk ka kundershtar as jashte dhe as brenda partise,se nuk shfaq asnjehere nje mendim, qe jo e jo te kundershtohet por te pakten te diskutohet.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Keta jane njerez te semure psiqikisht. Keta duan qe Shqiperia te vazhdoje me kaos dhe pa kurrfare sistemi. Keta per pushtet do ta fusnin vendin ne lufte civile perseri si me '97. Ku dreqi i rane hise keta shqiptareve. Me te ardh me vjelle. A I humben zgjedhjet keta idiote, cfare duan me shume. Ta ftoje prokuroria kete idiot dhe te jape llogari se cfare po flet.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,335
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Pervec se kerkon te kete imunitet nga reforma ne drejtesi, dhe duket qe e kerkon me ngulm sepse plaga duhet te jete e madhe..

  9. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Ky e meriton burgun. E mjera Shqiperi nga kush pret. *** keta *** ata...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 24-02-2017 më 19:23

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Basha: Luftë do të ketë!




    Basha bën thirrje për luftë, zbaton urdhërin e Berishës për destabilitet

    February 24, 2017
    Basha bën thirrje për luftë, zbaton urdhërin e Berishës


    Kryetari i opozitës nuk është përmbajtur duke bërë thirrje të hapur për luftë. Këtë e ka bërë në të gjitha mediat, vetëm një ditë pasi të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë i kanë hequr vizën atij dhe opozitës se nuk mund të kthehen në binarët e të bërit opozitë sipas metodave demokratike në vend.

    Kështu Lulzim Basha, kryetari i PD-së dhe vartësi i Sali Berishës në këtë parti, i ka tejkaluar sot thirrjet e tij drejtuar mbështetësve duke kërkuar revoltë të ashpër ndaj institucioneve.

    Duke marrë rastin e një të larguare nga puna ditën e sotme nga TVSH-ja, Basha sulmoi kreun e televizionit publik duke e quajtur pleh. “E mbani mend vajzën që këndoi këtu për ne? Mamanë e saj sot e kanë hequr nga puna në televizionin publik. Thoma Gëllçi, do të heqim zvarrë o pleh”, tha Basha me tone të larta.

    Kreu demokrat tha se çdo pushtetar duhet qëlluar me grusht dhe jo t’i kthehet faqja tjetër. “Doni luftë, luftë do të keni, por do të fitojë populli. Nxirrni zvarrë nga zyrat, thyjani dritaret me gurë, çpojani gomat e makinave”, tha Lulzim Basha duke iu drejtuar mbështetësve në çadër.

    Një thirrje përtej normale që mund t zhysë vendin në greminën e përplasjes dhe luftës civile, pasi dhe pala tjetër ka njerëzit e saj dhe mund të reagojë njëlloj ndaj njerëzve të Bashës dhe t’u çpojë kokën atij dhe të tjerëve përpos gomave.

    Në të vërtetë ajo që duhet dërguar urgjent në çadrën ku janë në “protestën aheng” të PD-së është një qen anti-drogë për të kërkuar nëse ka sasira të larta drogërash të forta në këto ambiente ku ka përfituar dhe Basha për të konsumuar nga mërzia se ka dy javë pa shkuar në Holandë. Si dhe duhet dërguar akoma më urgjent një mjek psikiatër për të parë gjendjen shëndetësore të tij dhe të njerëzve që e mbështesin në këtë cep çadre. Eshtë shumë emergjente kjo. /Pamfleti.com
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    O vullezer socialspecalista,

    Basha tha, qe nese ju behet padrejtesi, mos ulni koken, por reagoni.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O vullezer socialspecalista,

    Basha tha, qe nese ju behet padrejtesi, mos ulni koken, por reagoni.
    Kush ka bere me shume pa drejtesi, kur ky idhulli profet I dreqit Sali Berisha iu ka shitur nafte rregjimit te Milloshevicit dhe kjo I mundesoi t'i mbushte tankset e te bente gjenocid ne Bosnje dhe me vone ne Kosove.
    Saliu i ka bere milionat ne dem te shtetit e ky me flet mua per pa drejtesi. Ky e di qe nese forcohet ligji ne Shqiperi shkon drejt BE-se ky do te hyje ne burg. Ky vet iu ka vjedhe e tanaj po na fliska per drejtesi e per padrejtesi.
    O zoteri te perkrahi nese proteston kunder korrupsionit e hajnise por jo duke perkrahur te korruptuar dhe hajdute. Deri kur do te mbeteni idiotet e Evropes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 26-02-2017 më 17:47

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Basha: Luftë do të ketë!

    Saliu nuk eshte profet i shqiperise dhe as profet i dreqit? por heronjte e shqiperise kane frike te shfaqin hapur idete e tyre. Jo sepse kane informacionin e duhur dhe jo sepse nuk jane intelektuale por sepse e ndjene qe ndryshimet ne shqiperi qene nga dora e pushtetit te tokes dhe nuk mund te reagonin dhe as qe moren pjese ne lojrat gjoja lufte te Sali Berishes per mospermbysje te rradhes dhe as me kontrabanden e cuditshme te naftes drejt Millosheviqit apo dreqit qe kekron ta ktheje mbrapsht Serbine ne Indine para tartare, pra mik i Kosovareve te medhenj.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •