ARENA DI VERONA - BRAVOOO !
ARENA DI VERONA - BRAVOOO !
A do te vijoje suksesi edhe kete vit ?
https://wiwibloggs.com/2018/01/30/po...xcited/208161/
Italianėt: Ermal Meta fitues i “Sanremo 2018”
Mbrėmjen e sotme starton edicioni i 68-tė i muzikės italianė, “Sanremo 2018”.
Pėr plot 5 ditė, 20 kėngėtarė do tė konkurrojnė pėrballė njėri-tjetrit pėr tė rrėmbyer vendin e tretė, tė dytė dhe sigurisht, vendin e fituesit.
Ndėr konkurrentėt e kėtij viti ėshtė edhe kantautori shqiptar, Ermal Meta, i cili sipas mediave italiane ėshtė favorit pėr tė fituar kėtė vit.
Kėtė vit, Meta do tė vijė me njė bashkėpunim me kėngėtarin italian, Fabrizio Moro, tė quajtur “Nuk mė keni bėrė asgjė”.
Sipas bookmaker-ave italianė, kjo kėngė mund tė jetė dhe fituesja e Festivalit “Sanremo 2018”. “Sanremo 2018” do tė prezantohet nga njė emėr i rėndėsishėm i muzikės italiane, nga kėngėtari Claudio Baglioni i cili ėshtė njėkohėsisht dhe Drejtori Artistik i Festivalit, i shoqėruar nga prezantuesja Michele Hunziker e nga aktori Pier Francesko Favino.
Epo, le tė kryqėzojmė gishtat! /Blitz.al/
blitz.al/showblitz/rreth-e-rrotull/italianet-ermal-meta-fitues-i-sanremo-2018/
SUKSESE ERMAL !
bili99 (02-06-2018)
“Rebelim ndaj terrorizmit!” – Kėngėtari shqiptar, sėrish pjesė e Sanremos 2018, kėtė herė me njė bashkėpunim…
Kantautori shqiptar po korr sukses tė madh vitet e fundit. Talenti i tij po e shpėrblen dhe bėhet fjalė pėr Ermal Metėn, i cili do tė marrė pjesė pėr tė tretin vit rradhazi nė Festivalin e Sanremos.
Ai ka prezantuar trailerin e kėngės nė profilin e tij nė Facebook; bėhet fjalė pėr njė duet me njė kėngėtar shumė tė njohur italian siē ėshtė Fabrizio Moro. Titulli i kėngės ėshtė “Non mi avete fatto niente” (Nuk mė keni bėrė asgjė) dhe ka njė tematikė mjaft interesante dhe aktuale. Ajo flet pėr frikėn ndaj terrorizmit dhe pėrcjell disa mesazhe mjaft goditėse.
“Kėnga jonė ėshtė njė rebelim i njerėzimit ndaj frikės sė terrorizmit”, – kanė deklaruar dy kėngėtarėt.
Festivali i Sanremos 2018 do tė zhvillohet prej datės 6 deri nė 10 shkurt nė teatrin “Ariston” dhe do tė prezantohet nga njė emėr i madh i muzikės italiane, kėngėtari Claudio Baglioni.
Ermal Meta nė vitin 2015 u prezantua nė Sanremo nė garėn e tė rinjve me kėngėn “Odio le favole” (Urrej pėrrallat) ku u klasifikua nė vend tė tretė, ndėrsa nė vitin 2016 garoi nė kategorinė “Big” me kėngėn “Vietato di morire” (E ndaluar tė vdesėsh), duke fituar ēmimin e kritikės “Mia Martini”. /Blitz.al/
http://blitz.al/showblitz/rreth-e-rr...e-bashkepunim/
bili99 (27-12-2018)
Nga pezullimi, drejt triumfit. Ermal Meta fiton Sanremon
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me kėngėn e tyre “Non mi avete fatto niente”, janė fituesit e Festivalit tė “Sanremo”-s nė Itali.
“Non mi avete fatto niente” rrezikoi t’i pėrjashtonte nga konkurrimi dy kantautorėt nė bazė tė akuzave pėr plagjiaturė tė njė kėnge tė prezantuar nė “Sanremo”-n e tė rinjve tė vitit 2016, nėn interpretimin e Ambra Calvanit e Gabriele De Pascalit, por gjatė konferencės pėr shtyp para medieve, Fabrizio Moro tha se kėngėn nė fjalė e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit tė saj nėpėrmjet produksionit tė sivjetshėm ishte njė rikthim i vlerave qė nuk duhet tė harrohen.
Pas vlerėsimeve tė bėra, edhe “Rai” doli nė pėrfundimin se kėnga mund tė vazhdonte garėn, nga e cila dy artistėt dolėn triumfues. Ndėrkohė qė nė vendin e dytė u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe nė tė tretin kėngėtarja “Analisa”.
Kėnga ėshtė njė himn kundėr terrorizmit dhe nė tekstin e saj pėrfshihen shumė raste tė ndodhura nė tė shkuarėn, por qė lajtmotiv mbetet vargu “nuk mė keni bėrė asgjė”, qė pėrbėn edhe titullin e saj.
Tanime ėshtė publikuar edhe videoklipi i kėngės, qė ilustron nė imazhe qytetet e rrėnuara nga bombardimet, homazhet e njerėzve nė vendngjarje dhe fėmijėt e vegjėl, si simbol i mosmposhtjes. /TopChannel/
http://fax.al/read/news/14351519/172...fiton-sanremon
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-02-2018 mė 10:18
Krijoni Kontakt