Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,631
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Diskutime të lira

    Puthja e jetës

    Kjo foto e bërë nga Rocco Morabito më 1967 që u quajt "Puthja e jetës", tregon dy elektriçistët Champion Randall dhe JD Thompson në majë të një shtylle elektrike.
    Ndërsa bënin kontrollin rutinë, Champion preku linjën e tensionit të ulët në pjesën e sipërme të shtyllës. Mbi 4000 volt elektricitet përshkoi trupin e tij duke bërë që zemra e tij të ndalonte menjëherë (për karrigen elektrike përdoren deri në 2000 volt). Falë pajisjeve të sigurisë me të cilat ishte i lidhur ai nuk u rrëzua përtokë dhe Thompson që ishte pas tij e mbajti dhe filloi t'i bëjë frymëmarrjen gojë më gojë. Për shkak të rrethanave nuk mund t'i bënte masazhin kardiak, por vazhdoi t'i bënte frymëmarrjen derisa arriti të ndiejë një rrahje të dobët zemre. I zgjidhi pajisjet dhe zbriti nga shtylla duke e mbajtur shokun mbi supe. Kur zbriti, ai dhe shokët e tjerë i dhanë Champion ndihmën e shpejtë derisa frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës rifilluan. Më pas erdhën mjekët e urgjencës mjekësore dhe Champion erdhi sërish në jetë. Shoku i tij i kishte shpëtuar jetën .
    Ai jetoi deri në vitin 2002 kur vdiq nga një atak kardiak në moshën 64 vjeçare.
    Fotografia u publikua në të gjitha gazetat e revistat e kohës dhe fitoi çmimin Pulitzer më 1968-ën.

    Ka miq që nuk janë miq,
    dhe ka miq që janë më tepër se vëllezër.

    Marrë nga Rozi Dhimitri.

    Emri:  FB_IMG_1611604549052.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  50.0 KB

  2. #42
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,631
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Diskutime të lira

    Ky është Ledion Mita. Shoqëria nuk e njeh. Nuk e njeh se modeli që merr zë në Shqipëri është modeli i tallavasë dhe antivlerave thuajse në çdo fushë të jetës. Ky djali mu në palcë të dimrit u hodh me rroba në lumin Gjanicë pa e menduar dy herë dhe shpëtoi 2 fëmijë të mitur që po mbyteshin.

    U futa bëra një kërkim dhe rezultoi se janë qindra mijëra shqiptar që angazhohen me shikime, komente dhe debate për një farë emisioni me emrin "përputhen", por jo për sakrificën e Ledion-it. I kushtojmë vëmendje tallavasë së ca njerëzve që asnjë gjë si japin shoqërisë dhe lëmë në harresë vlerat.

    Për këtë faji nuk gjendet te Parlamenti. Gjendet mes nesh.

    Faleminderit Ledion djali për mirësinë tënde! (Huazuar)

    Emri:  FB_IMG_1612168672232.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  24.3 KB

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Diskutime nga te krishterët!
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 20:01
  2. Diskutime pas zgjedhore..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-07-2009, 07:10
  3. Diskutime mbi nenforumin
    Nga Pratolini në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:36
  4. Diskutime mbi arkitekturen
    Nga Diesel Industry në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-05-2007, 07:03
  5. Diskutime mbi letërsinë...
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 11:14

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •