Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve
    Emri:  1485447165trump-dapl.jpg

Shikime: 596

Madhësia:  33.5 KB

    Presidenti amerikan, Donald Trump mohon që të ketë autorizuar një “ndalim” të emigrantëve myslimanë, duke e quajtur veprimin e tij më të fundit vetëm si kufizim të hyrjeve në SHBA të emigrantëve nga vendet me histori terrorizmi.

    “Ato janë vende që kanë pasur histori të tmerrshme me terrorizmin”, tha ai për “ABC News” në intervistën e tij të parë si president. “Janë gjithashtu vende, nga ku njerëzit mund të vijnë dhe të na shkaktojnë probleme të jashtëzakonshme”.

    Ekipi i Trumpit ka pezulluar programet e vizave dhe refugjatëve që aplikohen për shumë vende me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme, mes të cilëve edhe Sirinë e përgjakur nga lufta. Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar mëngjesin e së enjtes.

    Kritikët thonë se urdhri i fundit do të bllokojë myslimanët që përpiqen të largohen nga dhuna e skajshme, për të cilën edhe vet Trump po flet ndërkohë. Rabini Jack Moline, president i Aleancës Ndërfetare e quan këtë një “ndalim de facto të myslimanëve”.

    “Shtetet e Bashkuara janë lavdëruar ndër vite si një bastion i sigurtë për refugjatët anembanë botës, të cilët përballen me persekutimin dhe konfliktet e përgjakshme”, tha Moline. “Presidenti Trump është i gatshëm që të shkelë mbi këtë trashëgimi, që në aktet e para të rëndësishme në krye të Shtëpisë së Bardhë”.

    Trump tha për “ABC News” se shënjestra e tij është Shteti Islamik dhe grupet e tjera ekstremiste. “Ju i keni parë njerëzit që vijnë prej andej. Në shumicën e rasteve, ata vijnë me synime djallëzore. Nuk dua që të ndodhë kjo gjë. Disa njerëz mund edhe të vijnë - sugjeroi më pas Trump. - Por vetëm pasi të kenë kaluar atë që unë e quaj ‘vetting ekstrem’. Dhe ju më kuptoni se çfarë dua të them me ekstrem”.

    Urdhri i fundit ekzekutiv që ka nënshkruar Trump u ndalon dhënien e vizave njerëzve nga 7 vende të Lindjes së Mesme dhe vendeve të Afrikës së Veriut, nga të cilat, ushtria e tij faktikisht është duke bombarduar 4 prej tyre.

    Vendet që janë bërë subjekt i ndalimit të përkohshëm të vizave janë Iraku, Siria, Libia, Jemeni, Irani, Sudani dhe Somalia. Ushtria amerikane, ndërkohë, është duke luftuar kundër terroristëve të ISIS-it në 4 shtetet e para, ndërkohë që zhvilloi sulme ajrore edhe në Somali në shtator të vitit të kaluar.

    / Top Channel

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Evropa dhe ShBA boll kane marre myslimane, para se te marrin me teper duhet te perpiqen t'i integrojne ata ne shoqerite perendimore. Ne te kunderten perendimi do te behet me gjakderdhje sikur Lindja e Mesme. Ku shkel kemba e myslimanit, ruseve, serbeve aty nuk mbin me bari, e kam fjalen per ekstremistet jo per te gjithe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Te perzesh myslimanet, negrit, te semuret apo te skamurit skajor nga Amerika do te rihapte nje lufte te re, lufte qe marinaret e vjeter amerikane e humben sepse anija per ne Amerike qe Evropiane dhe u mbyt ne det, pati defekt.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Evropa dhe ShBA boll kane marre myslimane, para se te marrin me teper duhet te perpiqen t'i integrojne ata ne shoqerite perendimore. Ne te kunderten perendimi do te behet me gjakderdhje sikur Lindja e Mesme. Ku shkel kemba e myslimanit, ruseve, serbeve aty nuk mbin me bari, e kam fjalen per ekstremistet jo per te gjithe.
    Kjo shprehje ishte per pushtuesin turk, i cili ishte islamik dhe me thirrjen "allahu ekber", c`beri popullsine e Arberise, nen udheheqjen e nehmet fatihut (emri i te cilit nderohet ne kosove). Islamiket jane tallur deri me sot me demokracine e lirine dhe e kane cfrytezuar per te futur ushtrine e isisit ne evrope. Trampi po merr disa masa pozitive, por gjithsesi te pamjaftueshme. Nuk ka tolerance me islamiket, perndryshe perrballuni me pasojat (france, belgjike, stamoll, ..etj).
    Duaje te afermin tend si veten

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    jarigas (30-01-2017)

  6. #5

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Evropa dhe ShBA boll kane marre myslimane, para se te marrin me teper duhet te perpiqen t'i integrojne ata ne shoqerite perendimore. Ne te kunderten perendimi do te behet me gjakderdhje sikur Lindja e Mesme. Ku shkel kemba e myslimanit, ruseve, serbeve aty nuk mbin me bari, e kam fjalen per ekstremistet jo per te gjithe.
    Po si more, ti vure ne nje kandar terroristet me ruset...?!
    Po mire qe veshet te jane shurdhuar, po edhe syte te jane veshur nga urrejtja?!
    Po qe Rusia eshte i vetmi vend qe po lufton ( me sukses ) terrosizmin islamik...-kete e di edhe lopa!
    Gjithmone si nje manjetofon i prishur vazhdon po te njejtin avaz..., sa here do shprehesh do te kepusesh karafila...
    Pastaj ç'pune kane ketu ruset dhe serbet me shtate shtete myslimane...? ketu po flitet per zt. President te Shba-se, ti ja fute si kau - peles...!
    Jane gjithsej mbi tridhjete e tre shtete myslimane, nuk u vendos per te gjitha vendet myslimane, pasi jane vetem ato vende nga dihet qe importohen terroriste.
    Pasi qe nuk u ndalohet mbi 1 Miljarde e 300 Miljone myslimaneve por vetem atyre shteteve qe kane PROBLEME ME FUNDAMENTALIZMIN FETAR.
    Ndalohet vetem per pak muaj sa te vihen "NE RREGULL GJERAT" ne Arabistan, sa ti percellojne pak mjekerroshat, ushtria Ruso-Amerikane...!
    Por qe ne te vertete Trump, duhet te ndaloje me pare evropianet dhe perendimoret ylberjane ( per flamurin shumengjyresh qe kane si identitet ),
    ato forca mengjarashe ( per nga perkatesia politike = "te majtet"), lobistet e pothuaj te ç'do fushe nga gay deri tek financa dhe informacioni.......,
    duke perfunduar ne tipat si ti, jo pse je i veçante por thjesht qe hecen si kali me gjyslyke ( syze )...,
    sens unik, pa kthesa dhe nje dite do te prezantohesh balle per balle me murin! - Kjo e fundit eshte, miqesisht shaka, por qe po te mendohesh pakez... ndoshta ....
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Merkel, kundër Trump për ndalimin e qytetarëve nga vendet myslimane.

    Angela Merkel e kundërshtoi hapur vendimin e presidentit amerikan për t’iu ndaluar hyrjen qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane.

    “Lufta kundër terrorizmit nuk do të fitohet me masa kundër individëve të caktuar”, ishte deklarata e kancelares gjermane, që i kujtoi shefit të Shtëpisë së Bardhë konventat dhe të drejtën ndërkombëtare.

    “Beteja e nevojshme dhe vendimtare kundër terrorizmit nuk e justifikon vendosjen e grupeve të caktuara të njerëzve nën një hije të përgjithshme dyshimi. Në rastin për të cilin po flasim, bëhet fjalë për besimtarët myslimanë. Mendoj se një gjest i tillë bie ndesh me parimet themelore të ndihmës për refugjatët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Merkel.

    Kancelarja nuk pajtohet me vendimin e Trumpit e këtë ia ka bërë të qartë edhe gjatë telefonatës 45-minutëshe të ditës së shtunë. Ajo kujton sesi Konventa e Gjenevës për refugjatët parashikon që vendet të ofrojnë ndihma humanitare për pranimin e refugjatëve të luftës dhe se të gjithë nënshkruesit e dokumentit janë të detyruar ta respektojnë atë deri në fund.

    Ekzekutivi gjerman tani po sheh me kujdes se cilat janë pasojat e vendimit të presidentit amerikan për personat me dyshtetësi dhe, në raste të caktuara, siç thotë zëdhënësi Steffen Seibert, ai do të mbrojë interesat e personave të prekur para atyre të partnerëve amerikanë.

    Pas komenteve të përmbajtura të fillimit, edhe kryeministrja britanike Theresa May e kritikoi lëvizjen e Trumpit e tha se edhe Britania e Madhe do të reagojë nëse urdhri ekzekutiv prek shtetasit e Mbretësisë së Bashkuar.

    / Top Channel

  8. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin

    Drejtesia e vendimit te Trampit per te ruajtur popullin e tij nga ushtria terroristo-islamike, duhet t`i beje te mendojne politikanet shqiptare. Per mendimin tim ata duhet te bejne nje pakt kombetar, ku jo vetem te ndalojne ardhjen e emigranteve nga vendet islamike, por te ekstradohen edhe ata qe jane ketu dhe ne rradhe te pare te revokohet vendimi per strehimin e muxhahidineve.
    Persa i takon vendeve evropiane, mesa duket keta nuk po nxjerrin mesime nga zhvillimet e ngjarjeve te fundit, shperthimeve te terrorit ne france, belgjike, ...etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 30-01-2017 më 15:52
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Cka thue, derdimen!!!
    A ka rus "ekstremist"???
    Boll me idiotesira si puna e Ciarlit edhe ti.......jeni bere si daulle e çare!!
    Diskutoni per temen e mos shkruani perçart....
    Mos ofendo, ste ofendova, ti ke mendimin tend une timin. Ti duhet te me respektosh bile per hiq gje veq qe jemi shqiptare dhe qe besoj ne Zot dhe mbroj dhe e deklaroj te verteten.

    Kjo per temen: Nuk ka me demokrat dhe liberal e paqedashes si une por gjithsesi une e kuptoj se secili shtet ka te drejte te ua ndaloje te tjereve qe te hyjne ne ate shtet banore te shteteve ku ka simpati me terroristet. S'mund te punosh me politike paqesore kur kundershtari nuk zgjidh mjete per te te bere dem e te te shkatrroje plotesisht. Kete e kemi provuar ne shqiptaret e Kosoves ne Kohen e Rugoves, ne me lule e ne anen tjeter Serbia na gjymtonte derisa u detyruam te rrokim armet e te sakrifikojme jetet tona e jetet e familjareve tane per liri.
    Kurgje s'thashe idiotesi, thash qe ku hyn politika e rusit, islamikeve e serbeve aty mbaresi nuk ka. Rusia ka patur problem me terrorizmin islamik me dekada te tera por ajo fatkeqesisht iu eshte pergjigjur me gjenocid, shiko cfare bene ne Çeçeni tani sipas teje une duhet ta perkrah gjenocidin, perse te dukem ateist, islamik apo ortodoks une? Vetem keta perkrahin gjenocidin ndersa une sjam i tille.
    Te pershendes ia kalo mire, mos ofendo ste kam borxh asgje thjeshte mendimin tim po thosha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 30-01-2017 më 16:32

  10. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Drejtesia e vendimit te Trampit per te ruajtur popullin e tij nga ushtria terroristo-islamike, duhet t`i beje te mendojne politikanet shqiptare. Per mendimin tim ata duhet te bejne nje pakt kombetar, ku jo vetem te ndalojne ardhjen e emigranteve nga vendet islamike, por te ekstradohen edhe ata qe jane ketu dhe ne rradhe te pare te revokohet vendimi per strehimin e muxhahidineve.
    Persa i takon vendeve evropiane, mesa duket keta nuk po nxjerrin mesime nga zhvillimet e ngjarjeve te fundit, shperthimeve te terrorit ne france, belgjike, ...etj.
    Vendimi i nacizmit te Trump ka bere nje Amerike te ngrihet ne kembe duke protestuar kudo, e ti me thua qe kjo eshte dicka e mire per njerezimin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 30-01-2017 më 16:37

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Trump kufizon vizat për 7 shtete: Nuk është ndalim ndaj myslimanëve

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Vendimi i nacizmit te Trump ka bere nje Amerike te ngrihet ne kembe duke protestuar kudo, e ti me thua qe kjo eshte dicka e mire per njerezimin?
    kujdes kur permend ameriken, jane ngritur ca islamike dhe te "aferm" te tyre, 90 % jane me Trampin
    Duaje te afermin tend si veten

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    jarigas (01-02-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •