Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,451
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes: Rilindëm industrinë e rafinimit të naftës. Punëtorët në grevë: 4 muaj pa paga!

    Rilindja e një industrie

    Emri:  big_km_web_ballsh.jpg

Shikime: 16500

Madhësia:  188.6 KB

    Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka rifilluar punën me kapacitet të plotë. E shtrirë në 104 hektarë dhe me një histori të gjatë që prej ndërtimit në vitin 1978, rafineria prej mëse një viti kishte mbyllur dyert si rezultat i falimentimit të kompanisë, pas një privatizimi të dështuar të bërë nga qeverisja e kaluar. Rafineria e Ballshit vlerësohet një aset strategjik në industrinë e naftës. Mbyllja e saj u kthye edhe në një plagë sociale, duke lënë të papunë mijëra banorë të zonës. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, inspektoi rafinerinë, pas kalimit të saj në administrim të ri. Riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

    “Prej një jave, të gjithë repartet e rafinerisë punojnë me kapacitet të plotë. Njerëzit janë të paguar. Një nga elementet bazë që ne shpresojmë në të ardhmen dhe ky është një problem thelbësor, punonjësit, është që të rimëkëmbim qendrën e trajnimit që të kemi të rinj që vijnë,” – tha një prej administratorëve të rinj të uzinës.

    “Kjo rafineri ka një histori të dhimbshme, një privatizim të dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri. Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë. Megjithëse ky është një biznes privat, ne nuk mund të mbyllnim sytë ndaj një problemi të madh social dhe detyra jonë dhe Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht që rafinerisë të mos i mungojë nafta. Vetëm biznesi që është rreth kësaj rafinerie, zinxhiri që nga furnizimi dhe pjesa tjetër prodhimi janë disa qindra milionë dollarë që janë pjesë e ekonomisë shqiptare,” – u shpreh ministri Gjiknuri.

    Pas rivënies në punë, uzina ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera.

    Rivënia në punë e uzinës ka rikthyer edhe shpresën e naftëtarëve. “Fati i keq i yni qe që ne ngelëm në mes të katër rrugëve. Azerbajzhanasit ikën duke lënë gjithë këtë kapital e këta njerëz në mëshirë të fatit. U munduam e trokitën në derën e Kryeministrit. Na premtoi, do të bëjmë ç’është e mundur me mundësitë e fuqitë që kemi si shtet që rafinerinë e Ballshit, gjithë atë krahinë duke filluar nga Patosi në Tepelenë, ta vëmë në funksion dhe sot, ne jemi këtu ku jemi. Sot ka dalë eurodieseli me 5ppm, çka do të thotë i standardit europian,” – tha një prej punonjësve, që më parë ka protestuar, dëshmitar i rrënimit që po pësonte uzina.

    Kjo problematikë sipas edhe vetë dëshmive të punëtorëve i ishte bërë e njohur Kryeministrit, i cili e përcaktoi zgjidhjen e problemit të punëtorëve si kushtin kryesor në tryezën e negociatave me drejtuesit e rinj. “Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës. Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar.”

    Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, “të gjithë serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale.” Kjo, për Kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës. “Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t’i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore.”

    Kryeministria

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,451
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rilindëm industrinë e rafinimit të naftës. Punëtorët në grevë: 4 muaj pa p

    Dy muaj pas Rilindjes së Rafinerisë së Ballshit, punëtorët e Fierit mbesin pa paga

    Emri:  armo-1.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  54.7 KB

    Një punëtor i rafinerisë së Fierit u ngjit në majë të një oxhaku 40 metra të lartë dhe kërcënoi me vetëdjegie në protestë për pagat e prapambetura, ndërsa telashet e industrisë së përpunimit të naftës duket se nuk kanë të sosur.

    Agim Myrdini, 59 vjeç, hipi në majë të një oxhaku në Rafinerinë e Fierit mëngjesin e të hënës dhe kërcënoi me vetëvrasje në protestë për pagat e pashlyera, për të cilat, 150 punonjësit e rafinerisë kanë protestuar prej disa ditësh. Pas tri orësh negociatash, babai i dy fëmijëve pranoi të zbresë nën premtimin se katër pagat e prapambetura do të shlyhen së shpejti.

    Kompania DPT Drilling, e cila gjatë viteve të fundit ka menaxhuar rafinerinë e Fierit, deklaroi se kontrata e saj me ARMO për marrjen me qira të rafinerisë së Fierit ka “përfunduar më 31 dhjetor” dhe se rafineria “i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të Armo sh.a ndaj tyre”.

    Industria e rafinimit të naftës ka hyrë në vështirësi të mëdha që nga viti 2008, kur qeveria e atërhershme e privatizoi kompaninë ARMO, e cila ka nën pronësi rafineritë e Ballshit dhe të Fierit.

    Gjithsesi, në nëntor 2016, qeveria aktuale deklaroi se e ka rilindur rafinerinë e Ballshit duke ndihmuar një kompani të panjohur të quajtur Ionian Refining & Trading Ltd, e cila ka arritur një marrëveshje private me pronarët e mëparshëm të ARMO për të rivënë në punë rafinerinë.

    Në një njoftim për shtyp të Kryeministrisë, u deklarua se jo vetëm rafineria e Ballshit është rivënë në punë, por ajo është në gjendje të prodhojë diezel të standardeve Europiane si dhe do të shërbejë si një zinxhir industrial për të furnizuar me avullin që prodhon si produkt anësor, serat që gjenden në zonën e Mallakastrës.

    Por për punëtorët e rafinerisë së Fierit, e cila ka qenë në punë edhe gjatë kohës kur Ballshi qe mbyllur, ndryshimi i pronësisë nuk solli rilindje pasi ata thonë se kanë shumë muaj që nuk marrin pagat.

    Gjergj Erebara
    BIRN

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •