Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lumi fle Hasmi nuk fle.

    Thot Populli.

    .........
    KJ.
    ..............
    Programi berthamor jugosllav per prodhimin e bombes atomike - kercenim per sigurine nderkombetare
    Si shkencetar berthamor jam per paqe dhe vetem per shfrytezimin paqesor te energjise berthamore, qe deshmohet edhe me telegramin, qe i kam derguar ambasadores se SHBA-ve ne OKB, znj. M.Olbrajt, me 1995, lidhur me Konferencen e OKB-se mbi Traktatin per mosperhapjen e armeve berthamore. Ne kete telegram, ambasadores se atehershme te SHBA-ve ne OKB, i kam shprehur perkrahjen time si ekspert i Fizikes Berthamore per mosperhapjen e armeve berthamore, qe ishte edhe qendrim i delegacionit amerikan ne konference. Regjimi "jugosllav" nuk ka dhene indikacione publike mbi ringjalljen e programit te armeve berthamore por tere programi eshte mbajtur ne fshehtesi. NPT-Statuti "jugosllav" mbi Traktatin per mosperhapjen e armeve bertthamore sidiqofte mbetet i errsuar. Beogradi reziston formalisht te pranoje Traktatin mbi Mosperhapjen e Armeve Berthamore. Kjo instance e parandaloi Jugosllavine qe te marre pjese ne konferencen e OKB-se mbi mosperhapjen e armeve berthamore me 1995 si dhe ne proceset pas vitit 1995. Ne lidhje me ligjin e vitit 1989 eshte fatale qe regjimi jugosllav ka ngritur ne nivelin me te larte Komisionin mbi Energjine Berthamore me 1996, 2000 dhe 2001, qe te perkujton komisionet e krijuara me 1955 dhe 1978, kur ish-Jugosllavia ndjeku programin e armeve berthamore.

    Bomba Atomike, si arsenal i armates jugosllave, do te ishte rrezik shume i madh per vendet anetare te NATO-s dhe partneret e NATO-s.

    Regjimi aktual "jugosllav" vazhdon me orientimin e vjeter politik. Nga nje numer i madh i krimineleve serbe te luftes, regjimi aktual i Beogradit ka derguar ne Tribunalin e Hages vetem disa kriminele serbe te luftes. Ne te njejten kohe nje numer i madh i krimineleve serbe te luftes ende ndodhen ne pozitat e tyre te vjetra politike, ushtarake dhe te sigurimit.



    Programi "jugosllav" i armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike

    Te dhena per programin "jugosllav" te armeve berthamore jane gjetur ne artikullin e dates Mars/Prill 2000, me titull "Tito's Nuclear Legacy ", botuar ne buletinin: "The Bulletin of the Atomic Scientists, March/Aprill 2000, Vol.56, N.2, pp 63-72, (si dhe referencat aty); te hartuar nga William C.Potter, ekspert i njohur amerikan ne lemin e hulumtimeve mbi Traktatin e Mosperhapjes se Armeve Berthamore, si dhe dy shkencetareve berthamore jugosllave ne Programin jugosllav te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike: Ivo Slaus dhe Djuro Miljanic. Konfirmimin e ekzistences se Programit berthamor jugosllav per prodhimin e bombes atomike e kane bere ne shkrimet e tyre edhe dy ish-presidentet jugosllave, Stipe Mesici dhe Janez Dernovsheku. Konfirmimet e ketyre te dhenave me shkrim, aktualisht jane duke u analizuar ne Tribunalin Nderkombetar per ish-Jugosllavine ne Hage. Gjithashtu, ka indikacione se nje bombe atomike e prodhuar ne kooperim, ndermjet Jugosllavise dhe disa vendeve te tjera eshte gati,por tere programi i armeve berthamore ende nuk eshte komplet. Grupi per bashkepunim ne prodhimin e armeve berthamore ndermjet Jugosllavise dhe disa vendeve te tjera ishte i koordinuar nga Nikola Shainoviqi, Borisav Joviqi, Zoran Liliqi, Nebojsa Coviqi, David Gajici, pjesetar i UDB-se, Serbosllav Savici, pjesetar i UDB-se, Boban Kerstiqi dhe se paku edhe disa pjesetare te sherbimit sekret te Beogradit si dhe disa oficere te armates "jugosllave". Anetare te tjere te grupit jane shkencetare berthamore dhe ingjiniere. Nje kohe udheheqes i Programit jugosllav te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike ishte koloneli Martin Sajnkari, drejtor i Institutit Teknik Ushtarak ne Beograd.

    Vendi i prodhimit te armeve berthamore

    Projektet me kryesore ne lidhje me prodhimin e armeve atomike kishin bazen ne Beograd. Ato perfshinin punet ne Vince ne dizajnin e reaktorit per prodhimin e plutoniumit, fabrikimin e lendes eksplozive (lendes metalike te uraniumit, qe sherben si eksploziv berthamor), riprocesimin e plutoniumit, si dhe dizajnin dhe konstruktimin e reaktorit te shpejte rrites (breeder) me fuqi zero. Pergjegjesia ne zhvillimin e pajisjeve dhe mjeteve komplekse, qe mundesojne prodhimin e ujit te rende, sidoqofte i ishte dhene Institutit per energji berthamore dhe termike nje kompanie te Energoinvestit. Jugosllavia qe nga viti 1985 kishte nje bombe atomike me origjine nga lindja. Kjo bombe atomike ishte stacionuar ne perendim te vendit me qellim qe te kishte nen shenjester vendet anetare te NATO-s. Me vone, pasi filloi lufta civile ne ish-Jugosllavi, me 1991, armata jugosllave e terhoqi bomben atomike ne brendesi te vendit ne zonat e kontrolluara nga serbo-malazezet.

    Ekzistenca e nje bombe atomike jugosllave ishte permendur gjithashtu me 1994 nga pjesetaret e sherbimeve sekrete jugosllave dhe oficeret e armates jugosllave.

    Qe ne vitin 1994 UDB-ja dhe armata jugosllave, por gjithashtu edhe njesite paramilitare te krimineleve jugosllav te luftes, fillojne intensivisht Programin jugosllav te armeve berthamore.Keto bomba berthamore te teknologjise se re jane te njohura me emrin mini-bombat berthamore dhe jane shume te rrezikshme. Ne kete program te armeve berthamore eshte i perzier edhe i ashtuquajturi grupi PAUK si dhe njesitet paramilitare te krimineleve serbe te luftes. Nje grup tjeter per koordinimin e Programit jugosllav te armeve berthamore ne bashkepunim me disa vende te tjera koordinohej nga: Vojislav Sheshel, Aleksander Vuciq, Boban Kerstiq si dhe disa pjesetare te UDB-se dhe oficere te armates se Beogradit.

    Ky grup kishte instaluar ne pjesen serbe te Bosnjes, laboratorin sekret per prodhimin e armeve kimike, biologjike dhe atomike. Ne kete laborator ishin prodhuar gazrat toksike: SARIN dhe BZ qe jane arme kimike, qe ishin perdorur nga serbet ne luften ne Bosnje. Ky grup eshte poashtu pergjegjes per organizimin e disa sulmeve terroriste kunder disa perfaqesive amerikane. Vojisllav Shesheli kishte thene se ai do t'i sulmoje perfaqesite e vendeve anetare te NATO-s kudo qe te jene ato dhe duke perdorur te gjitha metodat.Ky grup eshte i involvuar ne disa sulme kunder SHBA-ve, duke perfshire sulmet kunder ambasadave amerikane ne Afrike me 1998, si dhe sulmet terroriste ne Nju Jork dhe ne Uashington. Si caqe tjera, keto grupe nepermjet rrjetit te grupeve kishin ne plan te kidnapojnź presidentin amerikan, te sulmojne marinen ushtarake amerikane, si dhe te kryejne sulme terroriste kunder Natos-s ne Bruksel. Rrjeti i ketyre terroristeve perfshin grupet e sherbimeve sekrete dhe terroristet nga disa vende te tjera.

    Plani sekret per zbatimin e planit

    Per realizimin e Programit serb te armeve berthamore per prodhimin e bombes atomike, keta persona kishin planifikuar te siguronin eksploziv berthamor ne disa menyra: 1. Duke perdorur materialet berthamore te grumbulluara ne qendrat per hulumtime berthamore, 2. Duke blere materiale berthamore, sic jane uraniumi 235 dhe plutoniumi 239, 3. Duke perdorur metodat laboratorike per perfitimin e izotopeve, sic jane uraniumi 235 dhe plutoniumi 239, e qe perdoren si eksplozive berthamore. Por, armata e Beogradit ne laboratoret e saja sekrete hulumtonte gjithashtu metoda te ndryshme te dizajnimit te prototipeve te ndryshme te centrifuges se gasit.

    Rreziku i armeve sot per sot

    Sot per sot armet me te rrezikshme ne arsenalin e Beogradit jane 50 kg uranium te fresket me cilesi te eksplozivit berthamor, qe perdoret per mbushjen e bombave atomike si dhe 10kg uranium shume te pasuruar dhe te rrezatuar ne shkalle te ulet. Materiali berthamor eshte i grumbulluar ne Institutin berthamor te Vinces afer lumit Danub. Ne Institut gjendet reaktori berthamor hulumtues i sjelle aty nga ish-Bashkimi Sovjetik. Metali i pasuruar deri ne 80 per qind uranium 235, u eshte dhene jugosllaveve nga ana e ruseve ne vitet e 1970-ta dhe te 1980-ta dhe permban 5,056 elemente metali ne konteinieret e aluminit. Vinca posedon gjithashtu nje depo ku jane grumbulluar elementet e metaleve te shpenzuara, qe ne rast se riprocesohen, mund te japin me shume se 5 kg plutonium. Programi ishte "teper sekret" . Nuk ka dyshim se tere programi ruhej si sekret shteteror. Programi ishte i emeruar me emrin "R-2000".Personi qe koordinonte programin jugosllav te armeve berthamore kishte dokumente te UDB-se, qe do te thote se ishte pjesetar i sherbimit sekret jugosllav. Regjimi serb ishte dhe mbetet nje regjim kriminelesh te luftes.

    (Prof. dr Agim Ibishi, ekspert i Fizikes Berthamore)





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    do te deshiroja te dija nese ke ndonje informacion se ne cilin universitet mban leksione prof. Ibishi.

    -----


    Ky artikull tregon rrezikun qe vjen nga Serbia dhe nga paparashikueshmeria e shtetit serb.

    Sidoqe te ndodhe, perpjekjet e tyre per zhvillimin e armeve berthamore do te vazhdojne. Problemi eshte se ata duket se e kane potencialin per te punuar ne kete drejtim.

    Sa e kemi ne shqiptaret????

    Bashkepunimi me NATO-n eshte i domosdoshem per ne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nuk di gje

    Dita !

    Nuk di asgje se ku punon ky pr Ibishi.

    Ushtria jugosllave ne kohen e Titos radhitej e dyta ose e treta ne Europe per nga forca.
    Tito mbante lidhje te mira si me USA-n, me Bashkimin Sovietik, me Kinen, me Korene e veriut por gjithashtu me boten e te ashtuquajturve " te te pa angazhuarve".
    Ne kete grup vendesh bente pjese dhe India e Pakistani. Pra Tito kishte lidhje me gjithe vendet me potencial ne fushen berthamore.
    Tito ishte nji autoritet i jashtzakonshem nderkombetar.
    Varrimi i tije ku erdhen gjith burrat e medhenj te Botes eshte tregues i fuqise dhe emrit te tije.
    Populli thote "kiji inatin foli hakun". Kjo vlen per Titon.
    Pra probabiliteti qe Jugosllavia e Titos te kete krijuar dicka ne ato vite eshte me i madh se xero.
    Mbas ndarjes se Jugosllavise kush e di cdo jet bere.
    Prandaj te qenit nen sqetullen e Natos sa me gjate eshte i rendesishem per Kosoven.
    Kam shume merak qe per hater te disa klaneve ne Kosove te lekunden relacionet KOSOVE-NATO.
    Kosovaret nuk duhet te tmerrohen ne se ndonji mik i Ramushit ose Ashimit perfundon nen prangat e UNMIKUT.
    KOSOVA eshte me e rendesishme se spaletat prej gjeneralesh te ASHIM RAMUSHIT me shoke.
    Keto dite keto klane po reagojne pak me dinakeri...
    Psh ne shtyp doli slogani se.. "POLICIA e UNMIKUT veproka me te njejtat metoda si Policia Serbe dikur".

    Ky slogan eshte shum i rezikshem.
    Ky slogan synon konfrontimin e turmave me Policine e Unmikut.
    Hartusit e ketij Slogani qe dihet se kush jane vene "nderin" e ca zorraxhive mbi fatin e Kosoves.
    Le te ikin zorraxhinjte nga te duan..Kosoven ta len rehat.

    Kosova nuk ka nevoje per kulte te vdekur ose te gjalle kushdo qofshin...e perseris kushdoqofshin.. Kosova do ajer do liri dhe ajrin e lirene ja dha NATO dhe pa Naton jemi per 24 minuta nen zinxhiret e tankeve serbe..
    Rrofte miqesia e Kosoves me Naton per hater te 3 milion shqiptareve aty.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    RFJ JO BOMBE ATOMIKE, PO BUKEN E KA RREZIKUAR ME KRIMET NE 4 LUFTA - KUR TE VIE KOHA

    Shkrimi i Prof. Ibishit, eshte me rendesi politike, per zbulimin e proceseve te perpjekjeve sekrete ish-jugosllave, per nje projekt te bombes atomike - por, sot nuk ka vend per asnjefare paniku, se ajo ceshtje eshte e mbyllur me shperberjen e RSFJ, anipse tentimet kane vazhduar edhe pas 1990-shit, jane vetem prralla boshe te sherbimeve sekrete serbe - gjoja po bejne mini-bomba atomike. Qendrat berthamore ishin e jane ne Kroaci e Slloveni, e jo ne serbi, sepse titoja i kishte siguruar mire (si kroat qe ishte dhe nanen sllovene), me iu lane atyre vendeve te veta, e ne popujt e vet. Ai kishte parashikuar nje gje te tille me kohe dhe per ate edhe nuk ka lene asgje te tille ne duart e serbeve! Ky eshte fakt i gjalle!

    ***

    Shkrimi per perpjekjet e rfj per te prodhuar bombe atomike, i takon periudhes kur ishte 27 milion banore dhe vertet ishte fuqia e trete ushtarake me 8 milion ushtare dhe ato qendra nukleare
    ishin ne kroaci (Vinc) e slloveni (Kranji) dhe poashtu edhe kane mbetur sot nen shtetet perkatese, kurse serbet e kane sot prej te treve te gjatin...nga tri fuqite ish-jugosllave me sllovenet e kroatet.

    E verteta eshte se pas shperberjes se brss, neper shume vende europiane u shtiten privatisht pjese gjoja atomi, per perfitime personale e deri edhe erdhen me gati gjithe florinin e diamantet dhe pasuruan rockfellerin ne njujork, ku sot eshte nje pjese e madhe me te gjitha pasurite e ardhura nga ish-brss...Poashtu, edhe deri me 1990, duke menduar regjimi beogradas, se nuk ka fuqi qe guxon ta shperbeje ish-jugosllavine, tentuan te marrin pjese armesh nukleare dhe poato i vendosen ne Vinc (Kroaci) e Slloveni, sepse te gjithe ekspertet e fizikes berthamore ishin ne keto dy vende. E pas bombardimit te Lubjanes (aeroportit nga ushtria e ish-rfsj, u munduan me te gjitha forcat te mbronin edhe ato vende ku ishin projektet shkencore berthamore - por pa sukses, sepse, atje menjehere reaguan forcat interne gjermane e austriake dhe ishte president i fundit ish-jugosllav, Janez Dernovsheku (qe Stipe Mesiqi, nuk arrijti te mbaje presidencen si i fundit, per shkak te fillimit te luftes), ku menjehere pas vizites se tij te fundit ne SHBA, J. Dernovshekut (slloven), iu garantua njohja e pamvaresise sllovene dhe u shkeput Sllovenia, tevona edhe Kroacia...keshtuqe serbia mbeti vetem ne luftat me te ndyera, qe nuk kishte kohe as me marre fryme, se lene me te angazhoje projete per arme berthamore!

    Sot pas kater luftave primitive ish-jugosllave, gjoja per mbrojtjen e emrit 'jugosllavia' (1991-1999), kur te vie koha per kthimin e demsperblimeve te atyre luftave, humbjet e 270.000 boshnjakeve, mbi 20.000 kroateve, mbi 10.000 shqiptareve te Kosoves (sepse Sllovenia u nda me vetem 68 viktima) - tevona,
    do te shohim a po i bjen ne mend per bombe atomike!!!

    Rfj apo si te quhet me 2003, jo qe ka fuqi, apo do t'i bjere ne mend nje projekt atomik (qe eshte gje komike per rastin), por e ka te rrezikuar edhe buken e gojes - kur te kthehen te gjitha demshperblimet e krimeve te 4 luftave ne ish-rsfj!

    Pas perfundimit te gjyqit te Hages, ku jane duke u bere ekspertizat politike, per krimet e luftes, qe tash vazhdojne kroatet e boshnjaket dhe sllovenet, me deshmite e tyre - veshtire qe serbet do te arrijne te kene projekte agronomike per buke!

    Tash, ne faktin tjeter, me anetaresimin e rusise ne NATO, si anetare e 20-te, nuk ka ndonje projekt atomik te mos pergjohet nga pakti veriatlantik as ne rusi, se lene me ne serbi, qe jane te synkronizuara si ne pasqyre reale, per cdo veprim! Dhe ne te kunderten, asnje anetare i NATO-s, nuk i humbe interesat e veta per askend!

    Nuk ka vend per kurrfare panike - mbaroi projekti titist e millosheviqist!

    Une ketu do te shtoja dicka konkrete: projekti i bombes biologjike shqiptare, te ciles ia kane pase dro edhe nen ish-jugosllavine, ku vet akademia shkencore serbe, duke pare shtimin e vrullshem te demografise shqiptare ne Kosove, arrijti
    te percaktoj edhe koncenzuesin demografik me theorine se 'pas 50 vjeteve, ne vitin 2050, nataliteti shqiptar (nen ish-rsfj - sic e quanin ata) bomba biologjike shqiptare (albanska bioloska bomba) - serbet do te mbesin nje minoritet', nen bomben biologjike shqiptare!

    Sa kohe deri me 1979, apeluan politikisht edhe ne institucionet kulturore kosovare, shtyp e mjete audio-vizuele informative - projektin e 'dy femijve', ku jemi deshmitare, qe iu kane bere si 'urdheresa politike neper anetaresite poitike shqiptare, se cdo femij i trete i nje familje nuk do te gezoje te drejten e sigurimit social...pati edhe raste te percjelles se ketij refreni politik, per ndalimin e demografise shqiptare edhe nga vet disa punetore kulture e shkence shqiptare... ky eshte fakti gjalle (qe asnje shqiptare te mos lindi mbi dy femij)! Bile me kujtohen disa raste, kur mbas atyre 'urdheresave' politike mbi kosovaret deri ne vitin 1980, i kam ndegjar vet, kur thojshin me satire, se posa te takohem me gruan, se percdo vit kemi me linde nganje djale!

    Nje variante e politikes titiste ishte me dekada (pas renies se rankoviqit 1966), ishte si thirrje direkte e tij, se 'kush i ben 9 djem e zen titon kumbar' dhe kemi pase mijera raste, qe nje prind shqiptar kishte 9 djem dhe vertet, e zente titon kumbar, i jepte nje dekret si 'kumbar i titos'!
    Tash, pse e beri tito kete? Ai e dinte dhe e parashikonte nje rrezik eventual nga serbet - kunder kroateve e slloveneve (ku iu thoshte haptazi permes mitingjeve te tij te shumeta: 'te qendroj nje jugosllavi e fort, duhet te jete nje serbi e dobet') - ai ishte nje vizionar, qe me shtimin demografik te shqiptareve, do te rrezikohej armiku i kroato-slloveneve dhe nuk do te iu bie rendi te kene ndonje lufte serbo-kroato-sllovene, mbase do te perfundonin serbet prej shqiptareve! Shkurt, me e ruajte popullin e vet nga rreziku eventual serb, se jo aqe per gezimin e tij qe te rritet numri i shqiptareve! Theoria e tij ishte: benja nje armik - armikut tim, qe mos t'i bie ndermend te me sulmoje kurre! Por, ajo nuk ndodhi, sepse, askush nuk e ka paramenduar, se Lubjana e Zagrebi, do te bombardoheshin ndonjehere, pikerisht po nga ato forca ushtarake ish-jugosllave - parase te bombardohet Prishtina! Kur, shperthyen vlimet revolucionare demostrative, demostratat e pergjakshme ne Kosove me 1981!

    Theoria politike perendimore, ishte me e shkathte, me vizionare
    krijoi kushte demokratike ne Kosove me vizionin - zgjidhje paqesore me mjete politiko-demokratike te ceshtjes se Kosoves - derisa te perfundonin zjarret pikerisht ato slloveno-kroato-boshnjako-serbe, qe ne fund t'i vie rradha Kosoves, ta shfrytezoje rastin - edhe e shfrytezoi, permes luftes clirimtare (1998-99), si shkak per bombardimin e beogradit e qendrave ushtarake ish-jugosllave dhe dorezimin e regjimit millosheviqian,
    qe me se shumeti e ka shkaterruar vet shtetin e populline tij! Kjo do te shihet ne nje te ardhme te afert, ku jane ne pyetje vitet...!

    fjala nxierr fjalen se nuk e pata ndermend te zgjatem kaq, por vetem me dy periudha, por e ndjej te arsyeshme, per opinionin shqiptar, te mos e hutoj asnje forme projektesh te tilla atomike, sepse ajo ceshtje eshte pune e perfunduar! Rreziqet e sotme per boten jane masive, ne nje pan tjeter, qe askush nuk e ka ndermend ndonje plan sekret as dekret serv, sepse sot eshte gjithcka nen thjerze te vet paktit veriatlantik!

    Perkunder veshitresive politike shqiptare e boterore, une shoh nje te ardhme te lumtur per shqiptaret, vetemsa te tejkalohen
    nuansat momentale dhe te bijne ne binar, ku e vetmja detyre shqiptare eshte - vendosmeria per nje unitet kombetar...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 22-06-2002 mė 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •