
Postuar më parë nga
Albo
Shoku Serafim,
Te duhet te perqafosh ekonomine e tregut. Cdo ndermarrje shteterore, kostoja e korrupsionit, vjedhjes, inkompetences, ben qe cdo ndermarrje te dali me humbje. Arsyeja eshte e thjeshte: prone shteterore = monopol, nuk ka konkurrence, dhe qytetari apo konsumatori nuk ka mundesi te zgjedhi. Kurse ne ekonomine e tregut, kur nje resurs natyror menaxhohet nga nje biznes privat, shteti rezervon te drejten qe te rikontraktoje te drejtat e shfrytezimit te naftes cdo X vjet. Qe do te thote, nese kompania kanadeze nuk ben nje pune te mire sot, nuk jemi te kenaqur me te ardhurat e rendimentin e punes, vitin tjeter do te dalin 2-3 kompani te tjera private qe do te thone: ma jep mua kontraten e une te siguroj rendiment me te larte e te ardhura me te larta se ajo firma aktuale. Pra ka konkurrence. Dhe kur vjen puna tek nafta, shqiptaret nuk kane ekspertizen apo kapitalin financiar qe te menaxhojne e zhvillojne kete industri edhe sikur te duan. Investimi qe shteti shqiptar ben per ato puset e naftes sot eshte $0, gjithe kostoja e investimit dhe risku qe vjen me te, del nga arka e biznesit privat dhe xhepi i te gjithe atyre stokmbajtesve te asaj kompanie private. Dhe ne kembim, shteti shqiptar merr 200 milion euro per vit, qe do eshte afersisht $68 euro per fryme ose 250 euro per cdo familje shqiptare me 4 veta.
Shokun Blushi e kemi kalemaxhi ne profesion, i ka ngjare te atit, shokut Kico, nuk i kupton keto gjerat ekonomike. Dhe po thote, edhe une shoku i Rames jam, parazit, po te pakten une di te flas e shkruaj me bukur se shoku Rama! Ja, me beni mua kryeminister qe te shikoni!
Albo
Krijoni Kontakt