Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte momenti me i mire qe politika Kosovare te kerkoje nje politik te re dhe bashkim.

    Eshte koha dhe momenti me i pershatshem per te dhene nje pergjigje politike. Eshte koha te pranohen gabimet dhe te krijohet nje pergjegjshmeri e re. Reset.

    1)Zgjedhje o ndryshim i aparatit te jashtem,fryme e re me njerez te rinj. 2) Te pranohet qe Vetvendosja kishte te drejte.

    Vetem nga keto dy pika mundet te fillohet. Deklaratat e tjera jane;"jo do ti heqim breket sot jo do ti heqim breket neser" .

    Dhe mbase te mbaroj e gjitha kjo,mbasi te pritet Haradinaj me lule siç e meriton,direkt duhet çuar perpara drejtesis per kontrollim pasurie.

    I ke ren kokes...

    Ramushi esht trim atdhetar dhe te gjitha, nuk duhet te perzihej ne politike..., po ashtu edhe Hashimi me te tjere ish luftetare te UÇK-se sot te aktivizuar ne politike.

    Pas shpalljes se pavaresise, te gjithe duhet te luanin ne prapaskene, politiken duhet t'ua linin ne dore nje shtrese tjeter...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    I ke ren kokes...

    Ramushi esht trim atdhetar dhe te gjitha, nuk duhet te perzihej ne politike..., po ashtu edhe Hashimi me te tjere ish luftetare te UÇK-se sot te aktivizuar ne politike.

    Pas shpalljes se pavaresise, te gjithe duhet te luanin ne prapaskene, politiken duhet t'ua linin ne dore nje shtrese tjeter...

    Ashtu eshte Skender. Duhet te kishin qendruar o duhet te ishin terhequr nga pjesmarja ne qeverisjen e vendit.

    Nga jashte politikes do t'ju degjohej dhe fjala. Tani jo vetem qe fjala nuk ju degjohet,se thon vetem budalliqe,por nuk po duan (populli) as t'ja shikojne me surratet.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ashtu eshte Skender. Duhet te kishin qendruar o duhet te ishin terhequr nga pjesmarja ne qeverisjen e vendit.

    Nga jashte politikes do t'ju degjohej dhe fjala. Tani jo vetem qe fjala nuk ju degjohet,se thon vetem budalliqe,por nuk po duan (populli) as t'ja shikojne me surratet.

    Hulumtimi i Gallup'it: 56 % e kosovarëve të lumtur, veç 11 % s’janë kurse 30 % neutral

    GazetaExpress E diel, 01 Janar 2017 18:00

    Sipas hulumtimit të Gallup'it, nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.

    Instituti botëror për nxjerrjen e e të dhënave nëpërmes anketave në gjithë botën, Gallup, ka publikuar të dhënat për shumë vende të botës se sa të lumtur janë qytetarët në vendet përkatëse.

    Anketat e kryera në Kosovë në muajin nëntor, sy më sy me qytetarë, kanë rezultuar se kosovarët në shumicë janë të lumtur, transmeton Koha.net.

    Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare. Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.

    Që nga paslufta kosovarët janë shpallur njerëzit më optimistë në botë. Kosova ka numrin e papunësinë më të madhe në Evropë. Megjithëkëtë kjo nuk i pengon ata të jenë optimistët më të mëdhenj në botë.

    [B]Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    E kan bere sondazhin brenda parlamentit.
    Nuk ka mar statistikat ,emigracionin , papunesine,varferine dhe nivelin e arsimit.

  5. #35
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

    Emri:  ramushitlg-3-780x439.jpg

Shikime: 845

Madhësia:  24.6 KB

    Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është liruar nga ndalimi policor në Francë.
    Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata në Colman të Francës ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe dy herë në javë të lajmërohet tek autoritetet.
    Kjo situatë do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.
    Lirimin me kusht të Haradinajt e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë të AAK-së.
    Ndryshe, autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.
    Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Telegrafi

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E kan bere sondazhin brenda parlamentit.
    Nuk ka mar statistikat ,emigracionin , papunesine,varferine dhe nivelin e arsimit.
    Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.

    -----------------------------------------

    edhe ne keto vende e paskan ba sondazhin ne parlamentin e Kosoves sipas teje a hehehehe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Haradinaj: Duhet reciprocitet me Serbinë

    Pas lirimit me kusht, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë për mediat kosovare se argumentet për pavlefshmërinë e fletë-ndalimit serb nuk janë marrë në shqyrtim nga gjykata, pasi Serbia nuk i ka paraqitur ende qëndrimet e veta.

    Duke folur në një intervistë telefonike nga Franca për KTV, Haradinaj tha se ka udhëtuar edhe më herët në shumë vende të BE-së, por kësaj radhe i kanë shpjeguar se ka ndodhur një riaktivizim në INTERPOL me kërkesë të Serbisë.

    Haradinaj ka thënë se në rrafshin personal nuk ka vërejte me mënyrën se si ka vepruar shteti gjatë këtyre ditëve. Por, Prishtina zyrtare është shumë e dobët në marrëdhënie me Serbinë, ka thënë Haradinaj, duke deklaruar se duhet të marrin shembull Kroacinë për reciprocitet me Serbinë.

    Haradinaj nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Presidentit kosovar Hashim Thaçi, se bileta për në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të blihet 500 dollarë, duke aluduar në ftesën që Haradinaj thoshte se e kishte për këtë ceremoni.

    “Duket e vështirë që do të shkoj për shkak se procedurat mund të zgjasin edhe një javë. Shpresoj të jem në Uashington. Është nder për Kosovën kushdo i yni që shkon në Uashington”, tha Haradinaj.

    / Top Channel

  8. #38
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Shtyhet vendimi për Ramush Haradinajn

    Emri:  1486653556090217_HARADINAJ_15_1_1_11.jpg

Shikime: 726

Madhësia:  84.3 KB

    Këtë të enjte gjykatat franceze pritej të dilnin me një vendim në lidhje me Ramush Haradinajn, i ndaluar që në fillim të muajit janar nga autoritetet e këtij vendi në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë.

    Por në mediat e Kosovës raportohet se vendimi është shtyrë. Indeksionline shkruan se vendimi do të bëhet zyrtar më 2 mars.

    Indeksonline mëson se vendimi për Ramush Haradinajn është shtyer. Mësohet se ky vendim do të bëhet zyrtar me datë 2 mars.

    Më herët, avokati mbrojtës i Haradinajt, Arianit Koçi është shprehur i bindur se kryetari i AAK-së do të lihet i lirë nga autoritetet franceze.

    “Kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar dhe krejtësisht politike”, citohet të ketë thënë ai, duke kujtuar deklaratat e politikanëve serbë: kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm.

    “Të mos harrojme se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviçit dhe Ivica Daçiç zëdhënës i partisë SPS”, ka kujtuar juristi i ish-kryeministrit.

    Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftën ndaj politikës se genocidit të pushtetit të Millosheviçit”.

    Politikanët serbë ndërkohë i kanë përshkallëzuar presionet. Pretendimeve të organeve juridike dhe krerëve të shtetit për ekstradimin e ish-liderit të UÇK-së i janë bashkuar së fundi edhe deputetë serbë, të cilët pretendojnë se të gjithë popujt në rajon kanë vuajtur pasojat e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë ka qenë në arsyetimin e tyre absurd “një prej viktimave më të mëdha”.

    / Top Channel

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Francë, arrestohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

    Vlora Çitaku ‘dridhë’ OKB-në për Ramush Haradinajn – Ja çka bëri

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku e ka konsideruar persekutim arrestimin në Francë të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Këtë ajo e deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, në të cilën po diskutohet për Kosovën për të paren herë për këtë vit.

    “Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës”, tha ajo, përcjell Gazeta Express.

    “Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, deklaroi Çitaku gjatë fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB’së.

    “Ky është një akt dëshpërues i Serbisë që të kthejë historinë mbrapa”, tha tutje ambasadorja në SHBA.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •